Dëshmia e vajzës që u arrestua 16 vjeçe pasi bëri kryqin para kishës: Në qeli m’u vërsulën si të tërbuar pesë policë sepse u shava Enver Hoxhën

29 Prill 2024, 09:32Dossier TEMA
Dëshmia e vajzës që u arrestua 16 vjeçe pasi bëri

Nga Agustin Miraka 

Laura Keçi ishte vetëm 16 vjeç kur e arrestuan dhe më pas dënuan, duke shënuar kështu edhe të vetmen femër shqiptare, që u dënua në moshë kaq të vogël, në vitet e komunizmit në Shqipëri. Pas ndryshimit të kohëve, bashkë me familjen e saj, Laura u zhvendos nga Shkodra në Amerikë, prej nga ka vite pa u rikthyer. Megjithatë, historinë nuk e ka lënë pa rrëfyer, sado që jo të zbardhur në detaje. Katër vite nga jeta e një 16-vjeçareje, parë sot me syrin e një psikologu, të kaluara në burg, nuk do të shlyheshin kurrë nga kujtesa, edhe sikur të ishin nga më të qetat.

Pa marrë në konsideratë vuajtjet e torturat që i janë dashur të heqë, ajo vetë e ka rrëfyer si të tillë përvojën që do kishte dashur të harronte: “Im atë, Gjeto Keçi, ish-luftëtar i Spanjës, lidhur pas idealit të kohës së tij, u zhgënjye shumë shpejt nga sistemi komunist.

Këtë ai e shprehu me zë të lartë dhe indinjatë, çka mjaftoi për ta konsideruar; armik të komunizmit, idealit që ai besoi aq shumë. Bindjet e babait, diktuan dukshëm te unë, gjetën shtrat dhe u zhvilluan ngadalë, por në mënyrë të pandalshme. Që e re ‘hija fajtore’ e babait më ndoqi kudo, isha me një fjalë një vajzë e persekutuar, sado pak ta dija kuptimin e këtij përcaktimi…”!

Kjo ishte arsyeja e parë pse Laura ndodhej nën vëmendjen e Sigurimit. E dyta i vinte nga vetja, por ishte gjithaq e pashmangshme…! “Urrejtjen e madhe që kisha për sistemin komunist, kishte raste që e shfaqja hapur.

Në këtë periudhë, flas për vitin 1973, kohë e ashtuquajtur si ‘Revolucioni Kulturor’, arrita të shpërndaj trakte që kisha formuluar vetë dhe vendosur në fletët e regjistrit të shkollës, të cilat i deponova më vonë në hetuesi…! Dikush më ndiqte.

Ndryshe nuk ka si shpjegohet që fill pasi bëra kryqin para kishës, në sy të dy shoqeve të mia, njëra prej të cilave më denoncoi, ndodhi ajo që ndodhi. Fotografia ime, ishte vënë në Muzeun Ateist.

Edhe pas burgut, fotografinë e kam parë atje. Hetuesi që mori përsipër çështjen, Shyqyri Çoku, do të kishte përballë si ‘armike’ një 16-vjeçare. Gjatë hetuesisë u ushtrua dhunë psikologjike, vështrimi i lemerishëm i hetuesit donte të më gjunjëzonte me çdo kusht.

Kësaj nuk ia arriti kurrë. Donin të përdornin elektroshokun si torturë, por nuk arrita ta provoj, sepse si kundërpërgjigje, bëra grevën e urisë, ku ndenja 75 orë pa ngrënë. Më futën në qeli me një spiune e provokatore, ku kuptova menjëherë se gjendesha në kurth.

Më sollën më pas një mjek psikiatër, të cilit iu luta të mos shënonte asgjë, që nuk konstatonte. Doja të tregoja se isha krejt në rregull dhe çdo gjë e bëja me vetëdije…”!

Këto janë vetëm boshti i kujtimeve të hidhura të Laurës, ato që as do donte t’i përmendte po të mos ia kërkonin. Fatbardha Mulleti Saraçi, e ka përfshirë historinë e saj, në atë të librit “Kalvarit të grave në burgjet e komunizmit”.

Mes të tjera kujtimeve të mjegulluara, rrëfimi i Laurës përfundon: “Gjyqi im ishte edhe fundi i komedisë që luajtën me mua…! Unë, e akuzuara 16-vjeçare dhe dëshmitarët: mësuesit, drejtori, shoqet e mia e pak më tej populli, ai që ishte gjithnjë me mua.

Nga përgjigjet që i dhashë gjykatësit për partinë e udhëheqjen, ai tha: ‘Vetëm këto fjalë janë të mjaftueshme, për të vuajtur dyfishin e dënimit’. Prokurori më tha se; do të më shtypnin si krimbin.

Drejtori i shkollës vijoi: ‘Shpata e drejtësisë do të bjerë mbi Laurën dhe të gjithë armiqtë’. Ime më u ngrit për të thënë se; ç’armike mund të ishte një vajzë e parritur…!

Nga dënimi fillestar me tetë vite, për shkak të moshës, më lanë katër vjet. Sapo mbërrita në qeli, m’u vërsulën si të tërbuar pesë police, për të më lidhur duar e këmbë, sepse u kisha sharë udhëheqësin.

Mbaj mend që dhoma u bë krejt e kuqe dhe unë kafshova këmbën e atij, që ma vuri në gjoks. Përmes thirrjeve, ndjeva se gojën e kisha të mbushur me gjak. Kjo ishte historia e gjyqit dhe dënimit tim…! Ndërsa jo më e lehtë ka qenë edhe ajo pas burgut, kur u degdisa në Ndërmarrjen ‘Zunkth-Kashta’, për të punuar”.

Siç është e njohur skema tashmë, ata që kishte mbi kokë do t’i kërkonin vazhdimisht të bënte autokritika, përballë të cilave ajo zgjodhi gjithnjë heshtjen. Arsye kjo pse sytë që i rinin mbi krye për t’i matur çdo lëvizje, nuk iu ndanë asnjëherë, deri sa koha i hapi dyert për të ikur…!

Dëshmia e Laura Keçit, për torturat ndaj Dom Mikel Beltojës

Ata që e njohën nga afër, e dinin mirë se Dom Mikel Beltoja, nuk dallohej për ndonjë gjë të veçantë, siç edhe janë shprehur; nuk ishte erudit si paraardhësit e tij; nuk shfaqte ndonjë mprehtësi të jashtëzakonshme, as në shtjellimin e predikimeve; nuk ishte orator i shquar si përmendeshin At Anton Harapi, Dom Ndre Zadeja, Dom Kolec Prenushi, etj; por në vendosmëri e përkushtim, nuk i lëshonte radhë askujt.

Por në fund të fundit, edhe ato vite të pakta meshtarie, pasi më 1967-ën u mbyllën kishat, nuk lanë ndonjë gjurmë të veçantë në radhët e besimtarëve, gjatë shërbimit të tij në Dajç të Bregut të Bunës, Shllak e Barbullush.

Kur famëkeqi “Revolucion Kulturor”, çoi në mbylljen e kishave, Dom Mikeli u tërhoq në fshatin Beltojë, pranë familjes. Kishte filluar ndërkaq arrestimi në masë i atyre meshtarëve, që ishin ende në shërbim (shumica prej tyre e kishte provuar burgun të paktën një herë më parë në jetë).

Dom Mikeli u tërhoq në Beltojë, por nuk u tërhoq për asnjë moment nga shërbimet fetare, që ia kërkonin besimtarët. Ndërsa meshtarët e tjerë, ende të “lirë”, ishin strukur të tmerruar në ndonjë barakë apo, pranë ndonjë të afërmi, ai shkonte kudo ku e thërrisnin: prej Barbullushit, deri në Shllak, atje ku njerëzit kishin nevojë më shumë të besonin, se ky nuk mund të ishte fundi.

Ai vinte kurora martese (fshehtas), pagëzonte e krezmonte fëmijë, pa pyetur se cilat do të ishin pasojat. Prifti fshatar, i heshtur por edhe i ëmbël, i thjeshtë e trim, nuk e dinte deri në ç’pikë po e ndiqte Sigurimi i Shtetit. Kur ndokush e paralajmëronte se; ç’po i bënte vetes, ai përgjigjej buzagaz:

“Mirë, kështu thënka partia?! Po ligji? A është e ndaluar me ligj, të pagëzosh fëmijë”? Por liria e tij nuk zgjati edhe shumë. Më 19 prill të 1973-shit ra në duart e Sigurimit të Shtetit. Motivi; “Agjitacion e propagandë kundër Partisë”.

Së pari, dënimi për të, ishte për shtatë vite burg, por aty, nëpër fjalët e tij të fundit, në sallën e mjerë të Këndit të Kuq, përpara bashkëfshatarëve të tij, përveç fjalëve predikuese, Dom Mikel Beltoja, u ngrit e shtoi: “Këtu, në bankën e të akuzuarve, duhet të ishte Enver Hoxha, jo unë”!

Mund të parafytyrohet tashmë se si kanë kërcyer “të devotshmit” aty përpara trupit gjykues, gjaku i Dom Mikel Beltojës shndriti mbi rrobat e tij e, megjithatë vijoi; “Fali o Zot, nuk dinë çfarë bëjnë!”.

Dom Mikel Beltoja u dënua me pushkatim. Në ata pak muaj burgim përpara aktit të fundit, pranë qelisë së tij ka qenë edhe 16-vjeçarja Laura Keçi, e cila tregon makabritetet e ngjarjes:

“Ende pa u arrestuar, kisha dëgjuar se një prift i ri predikonte pa frikë, për Jezu Krishtin dhe bënte shërbime fetare. Prandaj edhe do të më vriste menjëherë veshin kur hetuesit, ndërsa më shoqëronin në qeli, thoshin; ‘Ç’t’i bësh, është ende e vogël, po të ishte pak më e madhe, do ta pushkatoja me dëshirë bashkë me priftin’, dhe qëlloi që më futën në një birucë aty afër tij.

E shihja se si komandant Basri Temja, i sillte gjellën Dom Mikelit, që ishte i lidhur këmbë e duar me zinxhir, në pritje të ekzekutimit të vendimit për pushkatim. Gjella, siç kuptohej, ishte shumë e nxehtë, mbasi nga djegia, dëgjoheshin ulërimat e priftit që nuk mund ta kapërdinte.

Kur mbyllte gojën, dëgjohej krisma e tastit të aluminit në çimento, që kishte rënë mbasi tasi i ishte hedhur fytyrës, bashkë me gjellën.

Kjo torturë i përsëritej çdo ditë, ose edhe dy herë në ditë. Një tjetër polic i birucave që vinte me çizmet e tij të rënda, hapte birucën e dom Mikelit e veç kur dëgjohej krisma e kockave të kupave të gjunjëve të tij prej shkelmimit që pësonte.

Goditjet ishin aq të forta, saqë betohesha se kockat po i thyheshin. Këto vuajtje e tortura i dëgjova disa herë përgjatë muajve që qëndroi në qelinë përbri meje deri sa u pushkatua.

Të paktën kështu ishte vendimi, sepse njëri nga rojet, krejt ndryshe nga të tjerët, me emrin Ndue, më pat treguar se kur e morën e u nisën për Tiranë, rrugës i patën bërë injeksion dhe ndërroi jetë menjëherë.

E kanë çuar të vdekur dhe, siç u tha, u pat marrë nga mjekët e besueshëm qeveritarë, për t’u përdorur për studim nga studentët e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Tiranës”. 

Memorie.al

28 Komente

  1. A
    Alexi

    Motra paske shkruar dhe trakte pale ,po ca doje te beje me teper ,nga idealet e luftes ne Spanje u hodhe kundra ketu,se kuptova kete urejtje po nejse, e ke kerkuar dhe pak vete moj cupe..

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrafsh

      16 vjeç? E ke kerkuar dhe pak vet? Alex, me fal per shprehjen po qenke nga truri rrafsh, po rrafsh fare.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje nga Skrapari

        Nejse...Gjyshi im, qe kishte qene ne kurbet nga Bostoni deri ne Melburn Australi, me keshillonte : .... Gjithmon beje kujdes se me zjarrin dhe qeverine nuk luhet.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Ymeri nga Devolli

          Pse nuk eshte Jozefina Topalli kjo?

          Përgjigjjuni
      2. R
        Realisti

        Tmerr! A kanë pasë njerëz në shtëpi të tyre këto kafshë? E shajmë Enverin por ai e gjeti kafshërinë gati mes gjith popullit.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qazim Mulleti

          Fiks

          Përgjigjjuni
        2. N
          Nje lushnjar

          U hap thesi i antikimunisteve te vjeter dhe te rinj Me gjith keto trimeri te paetreguara me par regjimi enverit do binte menjehere Po megjithate respekt per te persekutuarit e vertet qe jetonin ne lushnje si ne saver gjaz e grabian Ata te plukut ishin te gjith spiuna

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nardi

            Burgosja e L Keqit beri buje te madhe ne Shkoder per shume aresye. Vendosmeria e saj per tu ballafaquar me akuzuesit dhe deshmitaret, mosha e saj, e kaluara e lavdishme idealiste e babait te saj, replikat me prokurorin ne nje salle te tejmbushur, asnje ligshtim dhe pendese perballe trupit gjykues dhe ne fund denimi i saj, ishin te pa precedente. Kjo ngjarje beri efekt te kundert nga ajo qe pritej, Laura u be heroine. Te ky shkrim ka disa te paverteta. Sic doli nga gjykimi dhe ballafaqimi, perveç trakteve ajo qe ishte akuza qe e fundosi ishte denoncimi qe i kishte bere i dashuri i saj, i persekutuar politik me vella te arratisur. Sipas denocuesit ne salle, ai deponoi se Laura i kishte propozuar te arratiseshin se bashku dhe ai e kishte refuzuar duke I thene:” o shko vete ne degen e brendeshme ose shkova une” dhe ai e mbajte fjalen. Edhe policit te biri cave Zefit ja pranoi pa ju dridhur as syri e as zeri :”Po, e kam sha E Hoxhen, ai eshte kriminel”.Shperqendrimi me shoqen qe beri kryq, me drejtorin dhe mesuesit qe kane denuar aktivitetin politik te saj jane pallavra. Kush do te bente vetvrasje ta mbronte ate ne sallen e gjyqit? Vete qendrimi i saj tregon vetsakrifikim. Ish i dashuri qe e denoncoi u martua me me vone me vajzen e nje komunisti, shefi propogandistik i korpusit te Shkodres. Pse nuk shkruan te verteten Saraqi?Nje botim i dosjes se saj do ta nxjerre fallsifikatore.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arlindi

              Nardi shyqyr qe ka ende si ty more vlla qe e dine te verteten,se na mbyten mashtrusit

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zagali

                Kjo çupe e paska patur hak burgun. Por me shume babaj saj qe e ka edukuar me deologji kundra asaj rryme te pergjithsheme qe kishte perfshire gjithe rinin shqipetare. Keta qe shajn regjimin e Enver Hoxhes jane pak,kurse i gjithe populli shqipetar ishte i lumtur ne jeten e lire socialiste. Shqiperia vinte nga nje regjim antipopullor i Mbreterise,ku mbreti Ahmet Zogu nuk donte t'ja dinte se populli vuante nga varferia,reja e zeze e mushkonjave ku bente kerdin vdekja nga malarja. Qeveria e re socialiste iu zhduku kanetat,vendi i prodhimit te mushkonjave,hapi spitale dhe shkolla ne çdo cep te shqiperise,u solli shendet dhe u hapi syt populit qe ishte 95 % analfabet. Eshte kollaj te flasesh keq,por ama duhet menduar dhe vleresuar te mirat qe kishte ai sistem,sidomos sgurine e jetes. Kurse sot njeriu thot shyqyr qe u gdhiva dhe shyqyr qe u ngrysa,sepse krimineli,hajduti,grabitesit te hyjn ne shtepi te armatosaur,jo vetem qe te grabisin por edhe te vrasin. Po keto pse nuk i thoni?

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Beqiri

                  Komplet ja ke futur kot....Periudha e Mbretit Zog ishte nje periudhe tranzit nga Anadollizmi drejt qyteterimit europian .Te gjitha reformat ekonomike,projektet per bonifikime,arsimimi,shendetsor,reforma agrare,sistemi rrugor,etj,etj ishim projektuar nga qeverite perpara komunizmit.Enveri i morri te gatshme dhe i zbatoje ato ashtu si i zbatoje...ne menyre staliniste...Te flasim per periudhen e Mbreterise ,,duhet shune kohe,prandaj nuk ja vlene te zgjatemi...

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shqip

                    Zagalli, edhe regjimi hitlerian ndertoi rruge, aeroporte dhe zhvilloi industrine duke bere qe punetoret gjermane te ishin te vetmit ne bote qe kishin mundesi me pagat qe merrnin te blinin nje makine Volkswagen, qe ne gjermanisht ka kuptimin "makine per popullin". I tere sistemi i autobandave ne Gjermani u ndertua ne ate kohe, por kjo nuk e ben regjimin hitlerian te mos jete nje regjim kriminal, per faj te te cilit, Europa humbi 40 miljon njerez, qe u vrane ne lufte, por me te shumtit neper kampet e perqendrimit e burgjet e fashizmit. E njejta me regjimin e Hoxhes, qe beri te tera ato qe thoni juve dhe shume te tjera, por qe vriste kedo qe thoshte qofte edhe nje fjale te vetme pakenaqesie. Bashke me "te mirat", sistemi Enverian nuk harroi te ndertonte edhe kampe perqendrimi apo burgje ku mijera antikomuniste kane vdekur te masakruar nga torturat apo keqtrajtimet, pa folur per persekutimet e famijareve apo farefisit. Sistemi komunist ishte nje murtaje e kuqe, njesoj si murtaja e zeze e fashizmit.

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Tit vasili

                    eeee tani dihet, jeni bere te gjithe trima, te gjithe kini share partine dhe dullen ne ate kohe

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Anti Sali Bërish Komunisti

                      Debile delirante…..

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shkërdheni

                        Ku ish deri dje kjo farë Sokoli?! Jo se nuk besoj se nuk ka ndodhur, por tani po e tregojnë historinë vetëm ish të burgosur për vjedhje dhe shkruajnë vetëm gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nardi

                          Babai I saj kishte dale vullnetar antifashist ne Spanje si gjigandi Petro Marko (shih “Rete e guret “ nje autobiografi brilante) e dhjetra te tjere qe dhane jeten per ideale te pastra ne Spanje. Por kur pau bashkluftetarin e vet Mehmet Shehu duke bere krime si ne Spanje si ne Shqiperi ku u be dhe kryeminister, si njeri i ndershem i denoncoi dhe u distancu nga keto kriminele dhe sistem kriminal. Edhe Laura ishte idealiste prandaj u vetsakrifiku. Rast i rradhe, I mahnitshem, heroine e vertete. Drit i ndritte shpirti.

                          Përgjigjjuni
                          1. v
                            vezhguesi

                            Shume e sakte.

                            Përgjigjjuni
                          2. R
                            Rrahmoni

                            Kur isha njëherë në Dardanele.....

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              tironsi

                              Ene ti o Rrahmono i gjo e di qi flet se kot nuk ha mut ...

                              Përgjigjjuni
                            2. v
                              veri

                              Doli dhe nje tjeter e persekutuar ... kjo ka qene nje baxhelle e ndyre...

                              Përgjigjjuni
                              1. b
                                ben

                                veri-ne fakt, baxhelle je ti qe sigurisht qe duhet te kesh dale nga nje baxhelle, prandaj i njihke mire baxhellat. Individe si puna juaj jane jashteqitja e kombit. Lexoje "Nardin" ketu me siper qe duket se e njeh mire kete histori dhe mbylle halene qe e perdor per te dhjere dhe per te ngrene. Ti dhe ca te tjere ketu, qe perdorin fjalor te ulet per kete grua te mjere, mundet te jeni meshkuj, por nuk jeni burra. Burrat e vertete nuk hedhin sharje te ndyra per grate te cilat nuk i njohin fare. Nese ke vete moter, vajze apo grua, cfare do thonje sikur te ti shanin me fjalorin tend prej idjoti handikapat?

                                Përgjigjjuni
                              2. b
                                bektashi

                                Nje shoku im bente synet myslymanet e vegjel shqiptar ,,,ishte viti 1984,,,u spiunua dhe e arrestuan talibanet e Enverit ,,,,beri 5 vjet burg ,,,,

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lasgushi

                                  Për bërjen e kryqit apo edhe trakte kundër shtetit të diktaturës së proletariatit,hiç po abili. (Shiko kodin 9enal të asaj kohe) Të kishe dashnor të deklaruar,para mosjës 16 vjeçare,në atë kohë nuk do ishte normale. Da për torturat në biruca mashtron dhe gënjen.Pyesni Spartak Ngjelën që ka bërë agjitacion e propagandë hapur,gjatë hetuesisë,burgut dhe gjykatës.E ka turturuar njeri.As e kanç prekur me dorë.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Deda...

                                    Zoti Nardi, Do të ishte me shumë interes të na flisje për krimet e Mehmet Shehut në Spanje... Besoj duhet ta bësh se dukesh njeri me ndershmeri intelektuale, në të kundërt...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Nardi

                                      Lexo Xhelal Staravecken

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Nardi

                                        Lexo dhe Bashkim Shehun, djalin e Mehmetit, se i ati mbas pushkatimit pa gjyq te nje batalioni italian qe u dorezuan te brigada e pare, pra te M. Shehu, pushkatoi nje kolonel italian, komandantin e ketij batalioni qe e kishte vëlla gishtash, me doren e vet.

                                        Përgjigjjuni
                                    2. N
                                      Njerez pa gjake dhe pa dinjitet !

                                      Ne shqiperi ka patur normal disa grupime..... disa me Partine e disa me grupet etjera.. Nder me kriminelet koha tregoi se ishin me kriminele ata te Partise Enverit qe nuk la mik e shoke pa vfare per te mbijetuar mbi nje popull te tere dhe e skllaveroi keqe e me keqe , pervece vrasjeve ne te tera vitet deri sa vdiq krimineli.. Por PYETJA ngelet ! ata nje pjese qe kane bere krime.....si nuk ju hyri gjembe ne kembe nga keta te Presekutuarit ! ( jo per rastine kesaj ish adolishentes Trime dhe krenare qe ka kaluar kete kalvare torturash ) por behet fjala per ata te Presekuetuar qe mbas renies te komunizimit u fshehen mbas fusatve te grave dhe gjuajten vetem demshperblimet e denimeve te vuatjeve te tyre ....Askush nuk mori mundimin te behej tamam Hero.... Dmth mkire jua kane bere kure nuk ishit dhe nuk jeni te zoterit te merni hak....aty i keni ata qe ende nuk kane vdekur....nje nder me te rrrezikshmit eshte edhe Ai ne katin e tete qe pellete cdo dite....haram paci gjumeshtin qe jeni ritur dhe nuk vute ne vend dinjitetin e juaj te secilit qe ka vuajtur ne ate kohe si me Burg apo em pushkatimet e pjestareve te Familiareve te tyre ..Mjafte me me bla bla bla.....behuni Burra dhe beni bam bam bam....dhe verini ne gjume te perershem.....te gjithe ata kriminelel qe kane lyer duart em gjakun e juve te ish presekutuareve...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. N
                                        Njerez pa gjake dhe pa dinjitet !

                                        Ne shqiperi ka patur normal disa grupime..... disa me Partine e disa me grupet etjera.. Nder me kriminelet koha tregoi se ishin me kriminele ata te Partise Enverit qe nuk la mik e shoke pa vfare per te mbijetuar mbi nje popull te tere dhe e skllaveroi keqe e me keqe , pervece vrasjeve ne te tera vitet deri sa vdiq krimineli.. Por PYETJA ngelet ! ata nje pjese qe kane bere krime.....si nuk ju hyri gjembe ne kembe nga keta te Presekutuarit ! ( jo per rastine kesaj ish adolishentes Trime dhe krenare qe ka kaluar kete kalvare torturash ) por behet fjala per ata te Presekuetuar qe mbas renies te komunizimit u fshehen mbas fusatve te grave dhe gjuajten vetem demshperblimet e denimeve te vuatjeve te tyre ....Askush nuk mori mundimin te behej tamam Hero.... Dmth mkire jua kane bere kure nuk ishit dhe nuk jeni te zoterit te merni hak....aty i keni ata qe ende nuk kane vdekur....nje nder me te rrrezikshmit eshte edhe Ai ne katin e tete qe pellete cdo dite....haram paci gjumeshtin qe jeni ritur dhe nuk vute ne vend dinjitetin e juaj te secilit qe ka vuajtur ne ate kohe si me Burg apo em pushkatimet e pjestareve te Familiareve te tyre ..Mjafte me me bla bla bla.....behuni Burra dhe beni bam bam bam....dhe verini ne gjume te perershem.....te gjithe ata kriminelel qe kane lyer duart em gjakun e juve te ish presekutuareve...

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje