100 vjet nga vrasja e Avni Rustemit/ "Ora e Maleve": Plumbi i tradhëtarëve

23 Prill 2024, 12:50Dossier TEMA
100 vjet nga vrasja e Avni Rustemit/ "Ora e Maleve": Plumbi i

''Kalldremet e Tiranës u ngjyen me gjakun e heroit kombëtar e gjaku i Shqipërisë mbarë, sot vlon hidhur për humbjen e idealistit të madh. E ndjejnë të gjithë që kjo vrasje nuk është një marrje gjaku..... Atdhetari i palodhshëm, pushon përmbi shtrat të dekës. Zëri i tij i shenjtë nuk do të kumbojë më në Asamble e as ndër mbledhje të rinjsh; shpirti i madh që bënte të ndezur idealizmin shqiptar sot është shkimë,, ”

Këtë 22 prill, u mbushën plot 100 vjet prej ditës kur përmes një atentati u vra në Tiranë Avni Rrustemi. Mediat e kohës përshkruajnë me detaje atentatin duke përcjellë edhe dhimbjen për vrasjen e heroit. Por pas një shekulli, nuk e vlerësojnë të gjithë si hero. Hulumtues apo komentues të historisë e kanë quajtur Avni Rrustemin edhe “vrasës me pagesë”. Pavarësisht mendimeve apo gjykimeve të ndryshme të viteve të fundit, mediat e kohës përcollën përmes kronikave, Avni Rrustemin me përmasa heroi.

Do të publikojmë kronikën e gazetës “Ora e Maleve” të datës 23 prill 1924, vetëm një ditë pas vrasjes së Avni Rrustemit.

E mërkurë 23 prill 1924

Heroi i popullit Avni Rrustemi vritet tradhëtisht në Tiranë

Në një kryeartikull që patëm botuar, shkruam se “Shqipëria i ngjan anijes që udhëton me një tëvdekur brenda”. Nuk e kishim menduar kurrë se ai i vdekur do të ishte Avni Rrustemi. Zemrënqë për këtë Shqipëri rrahu me një fuqi tëmbinatyrshme, e thau plumbi i tradhëtarve. Kalldremet e Tiranës u ngjyen me gjakun e heroit kombëtar e gjaku i Shqipërisë mbarë, sot vlon hidhur për humbjen e idealistit të madh.

E ndjejnë të gjithë që kjo vrasje nuk është njëmarrje gjaku. Plumbi që shtroi përdhe AvniRrustemin, pati si qëllim rrëzimin e idesë qëishte përherë kërcënim për tradhëtarët e kombit. Avniu ishte me shpirt të viganshëm dhe i bëntëballë të gjitha intrigave që minojnë shtetin e ri.  Në të, porsi një çadër drite, nguleshin në këtëerrësirë të frikshme, plot krime e tradhëti. Sytë e nacionalistëve, të rinjtë, tek Avni Rrustemishihnin të pasqyruara idealet e veta, populli ivarfër priste prej inisiativave të tij zemër dhendihmë. Simpatia që në pak kohë rrethoi heroin tonë, ishte më e madhe dhe e hapur aq sa për tubërë symbol i bashkimit të elementeve dhekrahinave e besimeve të ndryshme.

Avniu ishte i Shqipërisë e i të gjithë shqiptarëve. Ky entuziazëm vërtetë i jashtëzakonshëm qëzgjohej përrreth tij, nuk do atribute por vetëmshungullimin e pushkës që tronditi Parisin e entuziazmoi Shqipërinë, por në një mënyrë tëposaqme, për shkak të cilësive morale me tëcilat ishte paisur. Kush ka pasë fatin me e njoftëe me e pasë afër këtë njeri të madh, ka vënë re tek ai zellin më të flaktë për me u bashkue me tëpërvuajturit më të spikatur. Çdo mendimpërparimi, çdo vepër kombëtare ishte e përkrahur me gjithë shpirt prej tij. Jetën e tëgjitha fuqitë e veta ia kishte kushtuar atdheut e kjo frymëzonte çdo veprim të tij. Mjerimet e skamnorëve mundohej me i lehtësu. Fëmijët e varfër të Tiranës mblidheshin rreth tij e ai idrejtonte për të furrtari për tiu blerë bukë. Pas ditës së sotme ata nuk kanë pse të presin mëpara hotelit Internacional. Atdhetari ipalodhshëm, pushon përmbi shtrat të dekës. Zërii tij i shenjtë nuk do të kumbojë më në Asamblee as ndër mbledhje të rinjsh; shpirti i madh qëbënte të ndezur idealizmin shqiptar sot ështëshkimë.

Mërija e pashuar e tradhëtarëve përpiu në njëgomen të përgjakur heroin e kulluar. Varguprogramatik i vrasjeve të shëmtuara po vijon, shteti i ri u trondit e po shkatërrohet. Fuqi tëturbullta kanë shpërthyer në Tiranë, që duan ta dëmtojnë Shqipërinë.

Sot, të gjithë ata që ushqehen me idealin e ndritshëm të kombësisë, të gjithë njerëzitvullnetmirë që duan shpëtimin e popullitshqiptar, fuqitë e shëndosha, duhet të bashkohene t’i bëhen pengesë rrymës së rrënimeve e tëtradhëtive. Këtë kërkon sot prej nacionalistëveshpirti i Avni rrustemit.

Tymi i pushkëve të Mamurrasit e të varreve tëPashës kanë trubulluar atmosferën e Tiranës. Tradhëtarët, intrigat, gjaksorët, rrënuesit, atykanë ngreh çadrën e tyre.

Asambleja mblidhet përmbi një krater.. liria e fjalës nuk është e siguruar, aty asambleistëtgjenden me kokë në gërshërë. Për të kryerdetyrën, asambleja ka nevojë për qetësi dhesiguri më të plotë e për liri më të hapur. Përndryshe ka për të filluar shpejt akti i fundit itragjedisë shqiptare.

Populli dhe asambleistat e Vlorës trimëreshëkërkojnë që asambleja mos të mblidhet më nëTiranë. Populli e asambleistat e të gjithakrahinave të tjera të Shqipërisë duhet që përshpëtimin e tyre duhet të përkrahin kërkesën e vlonjatëve. Për nderën e për jetën e Shqipërisë, asambleja duhet të shpërngulet sa më shpejt ngaShqipëria e Mesme drejt një ambjenti më tëpastër. Vetëm në këtë mënyrë shpëton Shqipëria. Duke shpëtuar Shqipërinë duke siguruar jetën e shqiptarëve, duke e rimëbkbur në rrugën e përparimit, merret mbi tradhëtarë, gjaku i Avni Rrustemit.

 

 

12 Komente

  1. s
    shqip

    "Vrases me pagese" e kane quajtur vetem armiqte e Shqiperise dhe sherbetoret e te huajve. Avni Rustemi eshte hero i te gjithe shqiptareve te vertete dhe keshtu do te mbese pergjithmone ne historine e kombit tone.

    Përgjigjjuni
    1. f
      fshtari halim

      Po kush e vrau Rustemin..... Baba E qeroi ate.....

      Përgjigjjuni
      1. s
        shqip

        E vrau i vetequajturi Zogu iPare, Mret i shqitpareve. Ky maskara, hajdut i pafytyre, vrau disa prej patrioteve me te ndritur te Shqiperise, qe kishin kontribuar nepamvaresine dhe ne ruajtjen e trojeve tona historike. Keshtu, ai pervec Avni Rustemit, vrau ne Bari Luigj Gurakuqin, Bajram Currin ne Dragobi si dhe shume te tjere.

        Përgjigjjuni
      2. T
        Toni Montana

        KUR NUK DEL DHE NJE AVNI TJETER QE TE NA I QERROJ NGA FAQJA E DHEUT KETO PLEHRAT E TOKES QE KANE PLACKITUR DHE SHITUR TOKAT DHE PASURITE E ATDHEUT NE EMER TE ''INTERGRIMIT,, DHE PASURIMITT TE VETES DHE PINJOLLEVE TE TYRE....QE EDHE KJO TOKE TE MARRI FRYME LIRISHT.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi

          I PERHETESHEM KUJTIMI I KETI HEROI.AH SA NA DUHESH TANI NE KETE KOHE O HEROI AVNI. TRADHETARET NE BASKEPUNIM ME SERBIN DHE GREKUN KAN KRIJUAR PARTITE E TYRE NE SHQIPERI. LAVDI AVNI RUSTEMIT. TE NDRITE SHPIRT O AVNI RUSTEMI.

          Përgjigjjuni
          1. d
            ddd

            vrases me pages ishte ,,,,,na bejne leberit patriotin ,,kur deri dje ishin byth e brek me turkun ,,,

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jorgo

              shko mor bajge...

              Përgjigjjuni
              1. v
                vezhguesi

                sakte

                Përgjigjjuni
              2. K
                K O R C A

                Komentuesi " ddd " me siguri matematike qe eshte gjirizi i VC-ve te Athines , komentuesi me antishqiptar " Erdogan ", sivellama e " Intelobajges" !

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Alehandro, Usa

                  Na hènksh ate ....malok muti

                  Përgjigjjuni
                2. D
                  Detari

                  Lavdi, eshte i perjetshem ne memorjen e popullit,jo te tradhetarve..

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Melissa

                    Sado të përpiqen ata që nuk e duan Shqipërinë, Avni Rustemi ishte dhe do të mbetet Hero, por nënat e sotme duhet të mësojn mirë historin që tjua mësojnë fëmijëve të tyre. Qëkur hyri demokracia librat e historisë janë bër çorap.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje