Rrëfimi i Mit'hat Havarit për ballafaqimin me dy regjimet: Çfarë zbulova nga dosja e Sigurimit

21 Prill 2024, 18:10Dossier TEMA

Rrëfimi i Mit'hat Havarit për ballafaqimin me dy regjimet:

Janë të shumtë ata që e njohin Mit’hat Havarin si ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, veçanërisht për vendosmërinë e tij për të luftuar bandat e kohës dhe zbatimin e ligjit. Por Havari ka dhe një anë tjetër, atë të përballjes me regjimin komunist të kohës, me të cilin ka pasur jo pak andralla për shkak të sjelljeve të tij liberale dhe shprehjes së mendimit ndryshe. Në “Mes dy botëve” nga Helidon Haliti në RTSH, Mit’hat Havari rrëfen ish-Sigurimi i Shtetit i hapi dosje dhe përballjen me ish-drejtuesin e lartë komunist pas rënies së regjimit.

“Unë fillova të agjitoja kundër pushtetit dhe rashë në sy të tyre, sigurisht dhe të bashkëpunëtorëve të tyre. Në korrik të 1982 mua më është hapur dosja e Sigurimit të Shtetit me nr. 4171 të cilën unë e disponoj sot. Dosja ime është hapur në korrik të vitit 1982 dhe pas hapjes së dosjes filloi procedura, ndërkohë unë flisja dhe jam thirrur në dhjetor të vitit 1983 në Komitetin e Partisë të Rrethit të Elbasanit nga Sekretari i Dytë i atij qyteti dhe quhej Fatmir Selimi. Më ka thirrur bashkë me gruan , me timë shoqe Majlidën, sot nënë e tre fëmijëve dhe me vëllain tim. Më akuzuan për agjitacion dhe propagandë dhe ai u soll shumë ashpër me mua. Kështu mora goditjen e parë.
Ai ka vdekur, por e kam thirrur kur erdha në pushtet në vitin 1992. Dërgova shoferin dhe e mora me makinë në mënyrën më të kulturuar të mundshme, të makinës së kryetarit të Degës së Brendshme që atëhere as nuk u afroheshe, jo më të hipje armikun. Rrinte si pulë, e lashë pak përjashta të priste të jem i sinqertë.
Unë e pieta: Si jeni mir?Më njeh i thash?
Jo më tha. Ky është nga ata aq të pandershëm, aq pa dinjitet. Kanë qenë pa dinjitet, e mohoi më tha nuk e mbaj mend.
‘Kaluan vetëm 8 vjet’, i thashë që më ke thirrur në zyrë bashkë me gruan. Janë raste të veçanta, ti nuk thërret çdo ditë nga ne, e shumta 10 në një vit dhe ki kurajon të thuash. Siç e sheh unë nuk isha kriminel, por isha djalë Shqipërie që e doja Shqipërinë më shumë se ty, e doja këtë sistem të kohës që vjen si zotëri me makinën time dhe unë të pyes dhe nuk ke kurajon që të thuash , po ai ishte sistemi, kam bërë lavazh truri dhe them që ishin gabime.
Kë kisha vrarë, kë kisha prerë, doja një botë ndryshe, të isha i lirë. Unë punoj bashkë me vajzën tënde”. Punonte në prokurori, tani lexova që e ka larguar vetingu për shkak të pasurisë. U thirra herën e dytë. Ka qenë 31 dhjetor 1987. U thirra herën e dytë nga një Sekretar tjetër i Komitetit të Partisë, por ai ishte më I kulturuaar, më I qytetarëruar në diferencë nga ai dogmatiku i pare”, shprehet Mit’hat Havari.

Eksperti i sigurisë Mit'hat Havarit shprehet se në Shqipëri ka qenë instaluar diktatura më e egër dhe mizore në botë.
Përballë Helidon Halitit në emisionin ‘Mes dy botëve”, Mit'hat Havarit shprehet se viktima të komunistëve kanë qenë dhe shumë robër lufte italianë të cilët janë vrarë dhe u janë marrë rrobat. “Kjo e jona është shembëlltyra më e keqe dhe nuk ka në botë, nuk ka të krahasuar as me Rusinë, as me Bullgarinë, as me Rumaninë. Ne kemi qenë diktatura më e egër, më mizore që mund të ketë pasur ndonjëherë diktatura në botë. Për robërit e luftës kjo është një histori më vete. Në Dukat ka pasur disa robër lufte dhe i kanë trajtuar shkëlqyer. Por ka pasur të tjerë, një fshat ngjitur me Dukatin që ka ekzekutuar 8 italianë, robër lufte.

Në Bulqizë, Mehmet Shehu është akuzuar se ka vrarë 100 robër lufte bashkë me kolonelin e tyre. Kanë reaguar dhe fuqitë e mëdha, por ishte luftë dhe ia hodhën. Kanë vrarë dhe shumë robër italianë të lënë rrugëve. Musolini i la këtu dhe ata ngelën në duart e shqiptarëve, dhe shqiptarët u merrnin rrobat, i vrisnin dhe dilnin partizanë. Nuk u bënte përshtypje që ata ishin qenie njerëzore, sigurisht ishin pushtues, por ishin të pafajshëm. Nuk i kanë trajtuar mirë robërit e luftës pushteti komunist, bile i kanë futur edhe në burgje me akuza armiq të pushtetit, spiunë e ku e di unë”, shprehet Mit'hat Havari.

10 Komente

  1. A
    Agron

    Dhe ti dole trim pas lufte ,kjo tregon se buxheti q-----r ke qen e mbetesh burre legen

    Përgjigjjuni
    1. e
      ermal

      Akoma jeton ky bolja qe i dukej vetja superpolic. Ngrefej si ai miku kur eshte gati te futet npidh.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejtësia

        Nuk behet historia nga njerez te rrjedhur ose pa informacin. Lexoni literaturen italiane cfare thote, jo idiotizmat e Havarit.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrapoja

          Mit'hati eshte mjeshter,ka lozur fort me ish sigurimin,lereni se cfare thote,ka qene i infiltruar gjoja tek protestat,se nuk ka se si te shpjegohet kur erdhi si shef policie direkt nga rruga pa arsimin e duhur si dikur ne kohen e pas luftes mbajti sejmenet e vjeter,dhe tha me me vinte keq ti liroja se kishin familje.U flitej se e kishin keqtrajtura ne Degen e Brendshme,por thjeshte kombinacion i ish sigiurimit qe ti besonte e ti hapej turma qe me te vertete ishin disident.hahahaha.Leri lloqet Mutat po fol drejt e rri shtrember.

          Përgjigjjuni
          1. E
            EMIGRANTI

            Pordhe syfyri.Ste vjen turp,mund te jesh specialist i mire,por si njeri skarco per faktin e vetem qe dhe ti me metodat komuniste e paske thirrur dhe lene pas dere.Turp per çfare tregove.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sazan Gjomemo

              Zoti Mitat sigurisht mund te kete te drejte dhe te jete i vertete per gjithçka qe thote ne interviste, veçenarisht per ato qe paska hequr ne komunizem. Prandaj e mbeshtes dhe i qaj hallin, ne menyren me te sinqerte. Por thote nje te pavertete te madhe ne lidhje me qendrimin e shqipareve, te partizaneve dhe komunisteve ne veçanti, ndaj roberve italiane, duke theksuar se ata i keqtrajtuan, i vodhen e i pushkatuan. Kjo thenie eshte krejtesisht e pavertete. Ne te kundert ata bene çfare kishin ne dore per ti shpetuar nga gjermanet dhe ballistet qe u vune menjehere ne sherbim te tyre. Kjo eshte e vertetuar dhe e pranuar teresisht dhe boterisht, madje edhe nga roberit dhe shteti Italian. Rasti i Mehmet Shehut qe permend Mitati, eshte i shkeputur dhe madje i kritikuar nga udheheqesit e Luftes Nacionalçlirimtare. Zotni Mitati sjell edhe nje "shembull"tjeter: ne fshatin "ngjitur" me Dukatin(fshati i Mitatit), qe nenkuptohet ne Tragjas, u pushkatuan tete rober italiane. Kjo eshte teresisht e pavertete, mund te thuhet edhe genjeshter ose shpifje, pa dashur ta ngarkojme Zotni Mitatin. Ne Tragjas menjehere pas kapitullimit te Italise u strehuan dhe u mbrojten 180 ushtare italiane nga batalioni i Llogorase,pjese e dy regjimenteve te cilet vetem nje muaj me pare, pas tre dite luftimesh e kishin djegur e shkaterruar me themel Tragjasin. Mitati ka informacion te gabuar ose e shpik vete kete fakt, per te hedhur edhe ai nje gur kunder Luftes Nacionalçlirimtare.

              Përgjigjjuni
              1. X
                XHOI

                Mitat Havari eshte si Ilir Meta aktual, te dy te semure mendore apo skizofrene. Ky u gradua vetem per hakmarrje e dhune dhe eshte ana tjeter e sigurimit te shtetit ne mos i rekretuar prej tyre. Me disa fjale ai e tregon fytyren e vertete qe duke shfrytezuar postin ka marre nje person pa respektuar asnje norme ligjore e per ti treguar atij se tani urdheron ky e se ky eshte i pari,komandanti, trimi i Dukatit. Boll me keta trima pas betejes. Komunizmi ka 33 vjet qe ka vdekur o Mitat e tani jane trimat si ty o Don Kishot.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  STAVRI

                  ZORI HAVARI. ME FAL PER TE SHPREHUR MENDIMIN TIM PER TRIMERITE E TUA SI ATO TE Fatbardh Pikaloshit DHE Spartak Ngjeles. KETO TREGIME KANE VLERE TI BENI KUR NJERZIT QE JU PERMENDNI NE INTERVISTA TE ISHI GJALLE DHE NE TE DEGJONIM EDHE FJALEN E TYRE. KETO TREGIME JANE TE DENJA PER SHRIMTARIN DHE HUMORISTIN Pellumb Kulla " A DONI ME PER BELULI". ESHTE MIRE TE MOS GENJENI KAQ HAPUR SE PO TE KISHE MBERITUR NE ATO ZYRA TI NUK DO TE JETOJE I LIRE APO NUK DO TE GJENDEJ VARI. NUK TE VE FAJ SE DHE YOU JENI PLAKUR DHE "DIMENSHIA" KA BERE PUNEN E SAJ. JETOFSH I LUMTUR ME ENDRAT E TUA.

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Operacioni Zjarri

                    Ha ha ha doli prape ky debili. Po si dreqin e nxirrni ore. Ky sharlatan nuk ka se si te jete ekspert sigurie. Njeri i paarsimuar, i emeruar drejtor policie se kishte dosje si ish bashkepuntor i sigurimit dhe mund te perdorej ne cdo kohe. Vetem nje injorant si ky mund te tregoje perrallen me 8 italianet e pushkatuar. Ne vitin 193 kur Italia kapitulloi, Shtabi Pergjithshem i Ushtrise partizane i beri thirrje gjithe popullit qe te kujdesej per ushtaret italiane.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Na mbyti Mitati

                      Ky me kete fytyre ithtar i liberalizmit?O trangull te gjitha edhe mund te hahen por ti modern?Eshte si te thote gomari qe mua me vjen anash dhelpra per dredhi.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje