Dita e "JO"-së si kujtim edhe për djemtë shqiptarë të rënë në frontin italo-grek

29 Tetor 2025, 09:50Dossier TEMA
Dita e "JO"-së si kujtim edhe për djemtë shqiptarë

Nga Auron Tare

Dje ishte Dita e OXI-it (JO-së) në Greqi, dita kur një vend relativisht i dobët iu kundërvu me vendosmëri një shteti arrogant si Italia fashiste e Musolinit. Lufta italo-greke, ose më saktë kapitulli më i rëndësishëm i saj, u zhvillua në tokën shqiptare.

Ishte një konflikt që, në një farë mënyre, nisi me pretendime absurde nga Italia, por që për një kohë të gjatë ishte përgatitur ideologjikisht përmes propagandës italiane dhe pretendimeve për tokat shqiptare të Çamërisë.

Shumë të rinj shqiptarë u bashkuan me këtë propagandë, duke menduar se më në fund Europa arrogante do të korrigjonte padrejtësitë e saj në kurriz të tokave dhe popullsisë shqiptare. Shqipëria, e pushtuar më herët nga Italia, solli në fushën e betejës dy batalione me rekrutë shqiptarë, të cilët morën pjesë në sulmin e parë në kufirin grek.

Nëse lexojmë kujtimet e oficerit shqiptar Prenk Previzi, mësojmë se një numër i madh të rinjsh nga Veriu, që kishin dalë vullnetarë në këtë sulm frontal, humbën jetën me idenë se po kontribuonin për një çështje kombëtare.

Fatkeqësisht, gjatë 45 viteve të periudhës komuniste, kjo copëz historie u la në harresë me qëllim. Akti i të rinjve shqiptarë, edhe pse për një kauzë që historia e ka dënuar, në kontekstin shqiptar është plotësisht i kuptueshëm. Megjithatë, ai u mohua nga historiografia e mëvonshme, e cila u përpoq të lartësonte faktin se dy batalionet shqiptare dezertuan nga fronti.

Dezertimi një akt moralisht i ulët për ushtarakët që janë betuar para flamurit u paraqit si shembull i “lartësisë morale” nga historia zyrtare e pasluftës, e cila nxitoi të rishkruante historinë sipas ideologjisë së re.

Por shembujt e kombeve të qytetëruara janë shumë më fisnikë dhe moralisht më të lartë. E kam përmendur edhe më parë se si pasardhësit e trupave “Alpini” italiane çdo vit përkujtojnë të rënët e tyre në frontin italo-grek, jo si mbështetës të një kauze humbëse, por si ushtarë që sakrifikuan për atdheun e tyre.

Ky gjest, aq fisnik dhe human, duhet të na bëjë të reflektojmë e të kuptojmë se kombi formohet dhe lartësohet përmes shembujve të atyre që sakrifikuan për të, edhe kur lufta humbet.

Sot, në ditën kur kombi grek me krenari kujton sakrificat e ushtarëve të tij që luftuan dhe fituan ndaj një agresori arrogant, shqiptarët duhet të lartësojnë kujtimin e atyre që dhanë jetën për kombin si ushtarakë që bënë betimin para flamurit dhe jo të vazhdojnë të kujtojnë aktin e shëmtuar të dezertimit në front si shenjë të lartësisë morale.

(Në kujtim të 111 djemve nga Mirdita, Luma e Dibra, që ranë në Frontin e Luftës për vendin e tyre në vitin 1940, pavarësisht kontekstit politik të kohës.)

9 Komente

  1. A
    Albin kurtovic

    Po tju bejn shurren jo ti rikujtojne. Dava arnautesh gjithmone per te tjeret kan luftuar

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjergj Fishta I riu

      Kanga: Varret e dibraneve. (varret e dibraneve gjenden kudo ne viset shqiptare dhe ju thone kudo Varret e Dibraneve. Ne Janin e ne Nish(Kaçanik), ne shkoder e Selanik.//// Halil Alia dere per trimni/ I prine Dibres, drejt Cameri/ Toskte prene udhen, I bane tradheti// Qazim Koculi vesht a e more/ Mbani Vlora Njezete e pese Vorre/ T'mi nderosh me arkivole/ Mbeshtjelle n'flamur, shqipja dykrenore// Sot, mengjes jam tui t'njoftue/ Arkivolat sot, ora tre t'i due/ Dhe fjalen tende, tradhtine me denue(fjalimin tend tradhtine me denue)// Halil Alia asht largue/ Qazim Koculi mbrojtjen ka perforcue/ Veç italianeve, vlonjat ka afrue/ Ora tre, Halili ka kthy/ Urdhni ish dhene gjalle brenda mos me hy/ Fille i vetem e i pa shoqnue/ N'pamje i qete e i ç'kujdesue// Postbllokut pare i asht afrue/ Labi kthene pushken e ka urdhnue:/ -Ja ktheu mbrapsht, ja vdekun kam me t'lshue// Halil Alia shpejtesi vetetime/ Labi gjuan para, Halili pas shpine/ Revolen pas veshit ja ka vu/ Ja muer pushken e ka dorzu/ Postet e tjera skenen qe pane/ I hapen udhen, te kaloi e lane/ çdo brenda ky i terbue(!)/ N'kater anet objekti( Qazimi ) rrethue// Qazim Koculi ngrihet n'kam/- Bujrum Diber i ka thane/ Arkivolat gati jane/ Fjalim dot s"baj, Vlora s'me lane(!)// Sa arkivola thote Halili jane?/ Njezet e pese sa me ke thane/ Ja kthene Halili, paske gabue/ Njezet e gjasht te kam kerkue// Halil jame burre edhe kam Bese(!)/ Te baj be ne koke te Anes/ Njezete e pese ke kerkue/ Duket, s'je mire, me u qetsue// Qazim, Atdheu nuk ka funde/Ai asht gjithmone(!) e ne askund(!)/Njezt e gjasht, nje ma shume/ Se n'ta do hyjme, ja ti, ja une// Vazhdon

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        Tare e ke gabim. Italia mbas pushtimit te Shqiperise me urdher te Musolinin te gjithe ushtrine shqiptare te kohes se Zogut e futi si pjese e ushtrise se saj duke respektuar gradat e ofiqet megjithse oficeret italian te ushtrise nuk i donin ata si pjese e ushtrise italiane. Vetem rreth 70 veta nga ushtria e Mbreterse nuk u pranuan nga ushtria italiane. Dhe ushtria e kohes se Mbreterise nuk ishte vetem me ushtarak vetem nga veriu por nga e gjithe shqiperia. Kur italia i shpalli lufte greqise ushtria e saj si te kombesise italiane e shqiptar ishin pjese e frontit anti grek. Partia fashiste shqiptare kishte organizimin e saj ushtarak ku shqiptaret qe ishin vullnetare ne kete repart apo batalion ishin nga te gjitha trevat e Shqiperise. Po te kesh deshire te jap te gjitha emerat e ushtrise shqiptare qe u bene pjese e ushtrise italiane dhe aty do lexosh qe pasqyrohen te gjitha trevat e kombit e jo vetem Veriu qe ti mundohesh ta veçosh si nje e keqe e kombit.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erdogan

          Fuqite e medha ndane Epirin e Pirros dhe Jeorgios Kastriotis ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke. Kjo Eshte e Verteta (Este Vero ital). Arnautet (Skiptaret me vone) jane Druzet e Ballkanit per Cifutet kunder Kombit Greke te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos me qender Kostantinopolis. Por Arnautet si vegla te fashisteve te Romes nuk kane Bese dhe Kombesi.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lëvizja panshqiptare

            Pak gjëra kanë ndryshuar por ne shqiptarët nuk kemi mësuar asgjë nga historia. Si atëherë edhe sot vazhdojmë të prostituojmë për perëndimin, që armatos deri në dhëmbë Greqinë fake që sajuan, dhe na mban me thikën në gërrmaz ligjin e luftës grek, pa ushtri, pa armë, pa industri, pa arterie komunikimi europian ( hekurudha dhe autostrada), të paaftë të prodhojmë edhe bukën në vend dhe në koliben e qenit prapa mureve të saj. Na duhet pak dinjitet, trimëri, pavarsi mendimi , dmth pak enverizëm. E ka një arsye pse Greqia fake është varreza e çdo perandorie dhe mbretërie?! Nga Bizanti, mbretëria serbe, mbretëria bullgare, Perandoria Osmane, Pashallëku i Ali Pashës, Pashallëku i shqiptarëve dhe së fundmi edhe ajo europjane. Është vetëm çështje kohe. Prandaj na mbajnë të narkotizuar dhe ne ju jemi dorëzuar si deshët në thertore, në vend që të bëhemi gati të përballemi me historinë kur të trokasë në derë.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Erdogan

              Kjo history me Genitcere te turqizuar te vetequajturit skiptare ka qe ne kohen e Revolucionit Greke ne 1821a.d me ne krye Arvanitasit. Nga Veriu i Epirit (sot Albanistanit) shkonin dhe luftonin kunder popullit Greke ne ndihmecte Ibrahim Pashes. Ah moj turqi cfare u ke bere Genitcereve ish Epirote qe ishin Administrata Osmane! You o Auron perse do nderoni ata qe luftuan per interest e Italuse fashiste? Sa per popullsine e ashtuquajture Came ne Thesproti fajtore eshte Turqia dhe jo populli heroik Greke. Ata i turqizoi ne Gen qe nuk njifnin cfare eshte Kombi Epirote me qender Kostantinopolis Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos. You o Tare jini si Druzet e Sirise per Sionistet qe kane Turqine Proxi per interesat e tyre. Apo degjjoni Bla,Bla,Bla-te e Erdoganit qe e quan "Hitler" Netaniahun dhe pas disa muajsh e trefishon merrenien ekonomike. Ndrtshe e di ai se cfare e pret. Mbani mend cfare i beri Trampi i Pare per ate Pastorin e burgosur? E liroi per dy jave se ja shkateroi Lireten "Turke". Bile e ka shtet te nje Organizate "Paqesore" si Nato!

              Përgjigjjuni
              1. n
                na la dhe tarja

                Tare, ke mbuluar mutin me shurre: Se pari tregoi respekt per te renet e saj, jo se luftuan per atdhe( cfare atdheu mor i mjere, kur ata nga shqiperia sulmuan Greqine), por se ishin bir nenash italiane, qe duce fashisti i kish mobilizuar kunder shqiptareve dhe grekve.Se duti tare, ti vazhdon te shperndash keq shurren mbi mut, kur thua se shqiptaret, nen komanden e PUSHTUESVE italiane,shkojne dhe sulmojne Greqine.qe kjo sipas teje eshte lufte per atdhene!!!!!!!.Tare nuk ka ilac qe te ben derman.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emigranti

                  Ndryshe nga fqinjet tane qe Shqiperin e jugut e quajne Greqi e veriut. Kosoven e quajne pjese te Serbis ne shqiptaret nuk jemi te bindur per trojet tona jashte Shqiperis. Ato i quajme greke, serbe etj. Greku thote qe ku flitet greqisht eshte Greqi, te njejten gje edhe serbet. Kurse ne njohim kufijte pa pretendime.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    GOSTIVARI

                    I MADHËRISHËM JE, TARE. E VËRTETË - MOTIVI NDËR SHQIPTARËT ISHTE SHQIËRIA CAME, ATDHEU SHQIPTAR. RESPEKT I PËRJETSHËM PËR GJITHË SHQIPTARËT PJESËMARRËS DHE VECMAS PËR TË RËNËT. TRAJTIMI YT - AKT KOMBËTAR ME SENS QYTETËRIMI. ME MIRËNJOHJE TË PËRQAFOJ! GOSTIVARASI.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje