Thethi dhe Boga në “Lissus Art” - 20 piktorë hedhin në telajo bukuritë dhe traditat e Alpeve

25 Tetor 2025, 12:08Dossier TEMA
Thethi dhe Boga në “Lissus Art” - 20 piktorë hedhin

Thethi dhe Boga, dy prej zonave më të bukura të alpeve shqiptare u zgjodhën si destinacion i kolonisë së piktorëve Lissus Art në ndalesën e tyre të katërt. 20 prej piktorëve më të mirë në vend për katër ditë me radhë punuan veprat e tyre në Theth dhe Bogë duke nisur që nga peizazhet e deri tek kostumet tradicionale të burrave dhe grave në zemër të alpeve shqiptare.

Realizimet e kësaj ekspozite janë të mhanitshme sepse vet relievi i këtyre alpeve ka qenë imponues  që secili në telajon e tij të sjelli rezultate mbresëlënëse”, u shpreh Pashkë Përvathi, piktor.

Të gjithë artistët kanë krijuar dhe kanë sjellë vepra të një niveli të mirë, të cilat jetojnë gjatë”, tha piktori Buron Kaceli.

Organizatori i kolonisë që prej dy vitesh ka bërë bashkë 20 piktorët nga i gjithë vendi, Dedë Maluta shprehet se ka për qëllim mbajtjen gjallë të veprave të peizazhit tek brezi i ri, piktura që për shkak të formave të reja të artit po pakësohen gjithnjë e më shumë.

Ku ka shqiptar, ku ka një copë Shqipërie aty do të shkoj dhe kolonia në mënyrë që të përjetojnë penelat e këtyre artistëve”, u shpreh Organizatori  i Kolonisë “Lissus Art”.

Kolonia e artistëve shqiptar të pikturës prej dy vitesh po udhëton në zonat më të bukura të vendit me qëllim evidentimin përmes veprave të artit të natyrës mbresëlënëse që vendi ynë ka nga veriu në jug. - RTSH-

Lini një Përgjigje