
Nga Ferdinand Dervishi
Më 2 nëntor 1962, diku në një kamp refugjatësh në Greqi, CIA, shërbimi sekret më i fuqishëm i botës, ka kërkuar dhe administruar një informacion të gjatë dhe të pazakontë për Enver Hoxhën. Përballë kishte një shoqërues të diktatorit shqiptar, Aleko Bimlin (emri fshirë në dokument, por harruar në një rast të vetëm), një shqiptar nga Korça që kishte pasur fatin, për një kohë, të kishte qenë shoqërues i Enver Hoxhës. Aleko Bimli e kishte njohur Enver Hoxhën qyshkur ishte mësimdhënës së Liceun e Korçës.
Më pas, në vitin 1946, i gjendur me punë në Legatën Shqiptare në Beograd, Bimli e kishte shoqëruar Enver Hoxhën për një javë të plotë gjatë gjithë vizitës së tij nëpër Jugosllavi. Pak kohë më pas, në rrethana që nuk dihen, Aleko është arratisur për në Greqi, ku edhe është peshkuar nga CIA.
Informacioni i dhënë nga Bimli rrëfen se ai ka qenë një tip inteligjent. Informacionet që ai ka dhënë për Enver Hoxhën, jo vetëm janë të shkruara shkoqur, por edhe të besueshme.
Po kështu edhe analiza logjike e fakteve duket e saktë dhe serioze.
Informacioni vërteton interesin e CIA-s për të gjetur dhe grumbulluar të dhëna komprometuese për Enver Hoxhën, sidomos informacione për jetën seksuale, për të dashurat dhe partnerët eventualë.
Informacioni i dhënë nga Bimli, nis me të dhëna për jetën seksuale të Enver Hoxhës kur ishte profesor në Liceun e Korçës. Po kështu, në dokument shkruhet se Hoxha nuk u është ndarë fustaneve të femrave edhe gjatë Luftës.
Në informacion ka edhe të dhëna të tjerë shumë të sakta, sidomos për pushtetin e Enver Hoxhës, Mehmet Shehut dhe të tjerëve.
Investimet e shërbimeve sekrete për të shtënë në duar detaje për pika të dobëta të liderëve të ndryshëm, sidomos të kundërshtarëve, janë të njohura.
Kjo sepse, publikimi i të dhënave që vërtetojnë imoralitet ekstrem apo të tjera të ngjashme, mund të ketë rezultat më të mirë se lufta me armë për të goditur një kundërshtar.
Dokumenti përbëhet nga 10 faqe. Katër faqet e para janë në gjuhën shqipe, ndërsa pesë faqet në vazhdim përbëjnë përkthimin në gjuhën angleze.
Faqja e fundit ka disa shënime e sugjerime të agjentit të CIA-s që ka administruar këto të dhëna.
Dokumenti sekret i CIA-s për jetën e panjohur të Enver Hoxhës
I N F O R M A C I O N
SEKRET
28 dhjetor 1962
Komenti i (…) për disa anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë Shqiptare të Punëtorëve
1-Bashkëngjitur janë komentet e (…) për disa personalitete të KQ të Partisë së Punëtorëve të Shqipërisë. Bëhet fjalë për zyrtarët: Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Spiro Koleka, Hysni Kapo, Beqir Balluku dhe Gogo Nushi.
2-(…) do të vazhdojë të përgatisë analiza të tilla dhe ato do t’i dërgohen zyrës qendrore sapo informacioni të jetë gati.
Komiteti Qendror
BYROJA POLITIKE – ENVER HOXHA
E kam njohur për herë të parë në Liceun Francez të Korçës. Atëherë, Sekretari i Parë i sotëm i Partisë së Punës ishte profesor i lëndës “Moral”, në klasat e ulëta të Liceut.
Unë ndodhesha nxënës në klasën e 3-të (Sixieme – gjashtë, red.) Detyrën e profesorit, Enveri e ushtroi për një vit të vetëm, mbasi u dëbua nga liceu për idetë e tij majtiste.
Jemi ri takuar disa vjet më vonë, kur unë sapo kisha mbaruar liceun dhe, sipas urdhrit të Partisë, kisha dalë në mal. Gjatë tërë periudhës së okupacionit e të Luftës jemi takuar shumë pak herë.
Sidoqoftë, njiheshim dhe bisedonim me njëri-tjetrin si thjesht të njohur, pa ndonjë intimitet. Në fakt, sa kohë që Partia nuk kishte marrë pushtetin në dorë, udhëheqësit e saj (dhe në këtë numër edhe Hoxha) mbanin një qëndrim të thjeshtë e miqësor me anëtarët e Partisë.
Një herë madje, së bashku me dy roje personale të tij, i kam shërbyer si udhëheqës për ta futur në qytetin e Korçës e fshehur në një bazë (shtëpi) ilegale. Herën e fundit jemi takuar në verën e 1946-ës në Beograd.
Atëherë Enver Hoxha kish ardhur si kryetar i delegacionit shqiptar që negocioi dhe nënshkroi traktatin e miqësisë të bashkëpunimit e të ndihmës reciproke midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë.
Atëherë unë isha atashe i shtypit pranë Legatës Shqiptare në Beograd. Unë e shoqërova Hoxhën në një tur njëjavor në gjithë Jugosllavinë (Serbi, Bosnjë, Kroaci dhe Slloveni).
Ishte e fundit herë që pata rastin ta shoh së afërmi e të bisedoj me të. Qysh atëherë e kam parë vetëm prej së largu.
Opinionet që pasojnë mbi personin e tij, pra, janë pjesërisht personale dhe pjesërisht të deduktuara nga sa kam dëgjuar prej miqve e shokëve të dikurshëm në Shqipëri.
Ka qëndruar kurdoherë përmbi udhëheqësit e tjerë dhe kjo, që nga themelimi i Partisë. Është i vetmi që ka mbetur nga i pari Komitet Qendror (zgjedhur nga Miladin Popoviçi) që në nëntorin e 1941-it. Qysh atëherë kish postin e parë: atë të sekretarit politik. E mbajti deri më sot duke kapërcyer të gjitha krizat.
Vetëm për një moment, por shumë të shkurtër, iu avit Koçi i Xoxes, ish-sekretar organizativ i Partisë gjer më 1949-ën. Zakonisht, e sidomos këtu në Greqi, mendohet se frenat e situatës në Shqipëri i ka më tepër Mehmet Shehu.
Nuk jam i këtij mendimi. Mendoj se frenat edhe në momentet më kritike për të (1948) i ka pasur Enveri. Opinioni im është ky:
Mehmeti është bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, dora e djathtë e tij. Diktatori i vërtetë ka qenë dhe mbetet Enveri. Në rast se Shehu është pesë kokë përmbi udhëheqësit e tjerë, nuk pushon, prapë se prapë, është një kokë më poshtë sesa Enveri.
Enveri ka qëndruar kurdoherë 6 kokë përmbi të tjerët. Mehmeti, nga i barabartë midis të barabartëve (1949), bëri një karrierë vertikale dhe sot ndodhet (1962) pesë kokë më lart. Tek-tuk, në shtypin e lirë figuron gjykimi se Enveri nuk është njeri me puls, se ka një karakter më tepër të butë e që pëson ndikimin e ndonjë tjetri. Nuk pajtohem as me këtë opinion.
Edhe puls ka, edhe karakter ka. Pa asnjë dyshim Mehmeti është më i egër; temperamenti i tij, më i spikatur. Merita të domosdoshme këto për një udhëheqës në një regjim totalitar. Mirëpo, këtu nuk duhet harruar fakti se krahas këtyre meritave, Mehmeti ka edhe të meta të mëdha; është kapriçioz, i rrëmbyer dhe ka kurdoherë nevojë për ndokënd që ta përmbajë.
Aq më tepër sepse dëshirat e tij i merr për realitete, sepse udhëhiqet shumë nga pasionet personale, sepse rrëmbehet nga sukseset e çastit. Ndryshe nga Mehmeti, Enveri është më tepër politik, më tepër diplomat, më realist.
E tërë jeta e tij tregon se Sekretari i Parë i sotëm i KQ është udhëhequr nga parimi: “mat shtatë herë e prit një herë”. Ndryshe nga Mehmeti që është sanguin, Enveri di të shtrijë këmbët sa është krevati.
Nuk i mungon pastaj as guximi, as pulsi. Enveri nuk ka guximin e një ushtaraku kapadai (siç është Mehmeti), por atë të një diplomati të talentuar që di të bëjë lëshime e koncesione (ndryshe nga Mehmeti që është intransigjent ekstremist), atëherë kur këto janë të domosdoshme, të paevitueshme.
Enver Hoxha ka sens kritik dhe buonsens. Di të demonstrojë në të njëjtën kohë që ka buonsens edhe kur është i mërzitur tej mase nga dikush.
Nga të gjithë udhëheqësit e Partisë, Enveri gëzon simpatinë më të madhe të masës së Partisë. Në këtë, natyrisht, përveç meritave të tij relative, ka influencuar edhe i ashtuquajturi kult i personalitetit, kultivuar për vite rreth personit të tij. Pak më përpara bëra fjalë për diplomacinë e Enverit.
Thashë se është një diplomat i talentuar që di të gjykojë drejt situatën e të përfitojë nga premisat që jep. Kjo është njëra anë e kësaj monedhe. Ana tjetër është se si diplomat i mirë, nuk avancohet kurrë shumë përpara.
Kur është fjala për vendime, masa dhe orientime antipopullore të hapta, atëherë di të vihet në plan të dytë; ngarkon për shpalljen dhe zbatimin e tyre ndonjë tjetër (fjala vjen, Mehmetin).
Kurrë, në tërë karrierën e tij, nuk mori përgjegjësi, si rregull, mbi tokë të shëndoshë. U është shmangur, me shumë mjeshtri hapave të pasigurt. Në këto raste ai kurdoherë ka ditur të vërë përpara të tjerët dhe të dalë më vonë si shpëtimtar i situatës.
Koçi i Xoxes dhe fati i tij është shembulli më karakteristik. Të tjerë shembuj: Më 1952, Komiteti Qendror mori në diskutim të veçantë “problemin bujqësor”. Studimin e raportit të masave Enveri ia la Mehmetit. Rezultati: Plenumi, sipas direktivave që përmbante raporti i Mehmetit, vendosi të hedhë parullën e “kolektivizimit integral”.
Dhjetë ditë më vonë (sigurisht sepse të tilla kishin qenë udhëzimet e Moskës) plenumi i Komitetit Qendror, kësaj here sipas një raporti të dytë, të mbajtur nga Hoxha, dënon parullën e kolektivizimit integral.
Thuajse në të njëjtën periudhë Partia merr në diskutim çështjen e ashpërsimit të luftës së klasave. Të gjithë përgjegjësinë e kësaj lufte anti-popullore (pushkatime pa gjyqe, arrestime masive, pushime nëpunësish “të dyshimtë” në administratë etj) Enveri ia lë përsëri Mehmetit.
Hoxha qëndron në hije, qëllimisht… Por disa muaj më vonë, kur mbahet Kongresi i ardhshëm i Partisë dhe kur konstatohet se ashpërsimi i luftës së klasave kish shkuar shumë larg (përgjegjës Mehmet Shehu), Enveri nuk mungon të dalë përsëri si shpëtimtar i situatës.
Kur me cilësinë e tij si udhëheqës nr. 1, propozon përbërjen e Byrosë Politike të atëhershme, Hoxha e cilëson Mehmetin një nga “udhëheqësit më të shquar të Partisë”, por… “që ka nevojë të frenohet disi sepse është shumë i rrëmbyer”.
Kur sjell ndër mend personalitetin e profesorit të Liceut që njoha në Korçë, nuk mund të mos habitem me faktin që sot ky mësues insinjifikant (i parëndësishëm, red.) drejton fatet e Shqipërisë. Asgjë të veçantë nuk kish.
Mirëpo, për hir të së vërtetës, duhet të pranoj se personi insinjifikant që ish profesor në 1937-‘38 në Korçë, m’u duk fare i ndryshëm kur u takova në mal si partizan. Ai ka personalitet. Ai e ka vendosur veten mbi masat, ai është një demagog i lindur. Ai është një orator i mirë.
Ai e di më mirë se çdokush tjetër se si ta frymëzojë anëtarin e thjeshtë të Partisë…!
…Enveri ka bërë për shumë vite me radhë shkollën e pushtetit. Dhe e vërteta është se ka ditur të përfitojë nga eksperienca e tij, nga përgjegjësitë personale, nga ushtrimi i fuqisë që iu dha.
Përgjegjësitë të zmadhojnë në sytë e të tjerëve (natyrisht me konditën që të dish t’i përballosh me sukses deri në njëfarë pike). Kjo ka ndodhur me Enverin. Si çdo njeri, ka të metat e tij. Natyrisht këto fshihen në Shqipëri.
Personalisht mendoj se midis të metave të tij duhet të përmenden:
a) Megalomania e tij. Kulti i personalitetit që i është bërë për vite të tëra ia ka fryrë mendtë. Enveri i 1945-s e pa dyshim edhe i sotëm nuk është Enveri i kohës së okupacionit. Atëherë në takimet me njerëzit ishte më i dashur, më njerëzor.
Tani, kur del për fjalime, është më tepër robot sesa njeri, më tepër teatral sesa natyral. Ka vet opinionin se është i vetmi, i pa zëvendësuar.
b) Këtu në Greqi kam dëgjuar së është edhe….! Sa kohë isha në Shqipëri, nuk më kishte zënë veshi diçka të tillë.
Përcaktojnë madje se H. Samarxhiu, një tregtar lëkurësh i emigruar që nga 1943 në Greqi, në gjendje të mirë ekonomike tani në Selanik, – e ka pasur…..të tij. Natyrisht, personalisht, as mund ta përgënjeshtroj, as mund ta vërtetoj këtë akuzë.
c) Dobësi të theksuar ndaj grave.
Sa kohë ishte profesor në Korçë, kish famën e një Don Zhuani. Në këtë e ndihmonte edhe paraqitja e tij. Bile një nga “amanetet” (të dashurat, red.) e tij – vajzë nga më të bukurat atëherë në Korçë, ndodhet tani e martuar në Selanik. Tanca Mishu (me emrin e çupërisë Tanca Manu).
Si ndjekës fustanesh njihej edhe gjatë kohës së okupacionit. Që nga 1945- ta e këtej, nuk kam dëgjuar gjë mbi aventurat erotike të tij.
d) Mungesën e çdo sentimenti.
Ka djegur kurdoherë bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Jashtë karrierës, jashtë jetës politike të tij, nuk ka llogaritur gjë. As miqësitë e vjetra, as lidhjet familjare s’i ka pasur ndonjëherë parasysh (dërgoi në vdekje burrin e së motrës, Omarin, një nga krerët e ‘Ballit Kombëtar’, në shtëpinë e të cilit edhe kish qëndruar për t’u fshehur gjatë operacionit si ilegal; Koçin e Xoxes, dhe të gjithë miqtë e tij të dikurshëm.
“Nevojat shtetërore” dhe “ambiciet personale” kanë qenë kurdoherë përmbi sentimentet. Ka treguar një egërsi, e cila në të shumtën e rasteve ish jo e domosdoshme. Ka preferuar kurdoherë zgjidhjet ekstremiste, radikale. Dhe të gjitha këto ka ditur t’i paraqitë si Pont Pilati.
Komenti i përkthimit
Koment: Duke folur për afërsitë politike të Enver Hoxhës, Aleko doli me një konkluzion qesharak. Ai pyet veten se si ai profesori i ri tashmë drejton fatet e vendit.
Në opinionin tim, janë dy njerëz të cilët unë i njoh personalisht, të cilët mund të na tregojnë detaje për imoralitetin dhe të tjera aspekte të jetës së Enver Hoxhës.
Ramazan Qosja, lindur në Tiranë rreth 1920, i pamartuar, me një fëmijë, emigruar nga ky vend më 1956, që aktualisht jeton në qytetin e Nju Jorkut (unë nuk e di adresën). Ramazan Qosja ishte një kambist, dhe ai e njeh Enver Hoxhën shumë mirë.
Loro Brahimi, afërsisht 60 vjeç. Më 1946 ose 1947 Loro Brahimi ishte një truprojë personal i Enver Hoxhës, gjatë kohës kur ai vizitoi Parisin.
Më 1948, Loro Brahimi u kthye në Shqipëri dhe më 1949 u arratis nga Shqipëria për në Jugosllavi, më tej në Itali.
Loro Brahimi aktualisht jeton bashkë me familjen në Paris. Ai njeh gjithçka për Enver Hoxhën. Memorie.al
Te tilla plehra mund t'i kene shkuar CIA-s nga njerz-plehra si ky Bimli, por keto nuk mund te quhen "dokumente sekrete" te CIA-s. Gazeta duhet te kishte vene kete titull: "Nje shqiptar qe u shit jashte Shqiperise shet kujtimet e tij te CIA." Mos e beni gazeten TEMA portal rrugesh!
Nuk perjashtohet si mundesi, por Bimli duket shume realist, nuk shfryn dufin duke e share, dhe ne disa raste duket sikur e lavderon, dhe nuk avancon qe te shpiki gjera qe nuk i di por thote « pas kesaj periudhe nuk kam dijeni ». Per homoseksualitetin e Hoxhes thote qe nuk e di. Pra duket realist dhe koherent, jo intrigant dhe trillues.
Enveri ishte gjenial dhe sa ishte gjalle talli koqet me CIA-n dhe me gjithe sherbimet sekrete te Botes . Nuk e ulin dot Enverin cfaredo qe te thone keta karat e Cia-s te cilet Enveri i xhiroi, sic e thone edhe vete keta ne dokumentat e deklasifikuara tani se fundi Ato vese qe shkruhen aty , i kane vete keta dhe mundohen t'ja hedhin Enverit Enveri ishte i jashtezakonshem dhe ndaj shpetoi Shqiperia nga thonjte e Greqise e cila mbeshtetej nga Anglia dhe Amerika kunder nesh Po te moos ishte Enveri nuk do kishte me Shqiperi, sepse kushdo qe te ishte ne vend te Enverit do kerrusej e do servilosej tek ata Kimetet asaj kohe, Por rastsisi Enveri qe ishte heroik dhe per nje fjale te veteme, si Amerikaneve edhe Ruseve -Ju tha : ikni shporruni, e mos ma rruani shume
Ky gomari i Memorie.al, se si e ka emrin, ka marre angazhim e madh: " O ja rris figuren Enver Hoxhes o s'ka". Tani, ketij budallit, Zoti ja shtofte inatin, por gallata është se ky nuk e di kete gjë. :-) Nga ky artikull, konkluzioni është qe Enveri bente seks me shume femra, kur ishte i ri, ndersa Saliu masturbohej. Konkluzioni tjeter është qe nuk ishte pederast si e kane akuzuar, dhe tere shkrimet apo emisionet e Fevziut janë zero me xhufke. Konkluzioni i fundit është sipas Bimlit, se Enver Hoxha kishte talent si diplomat dhe mbajtes i pushtetit, dhe i beri të gjithë ta donin, petfshire ketu edhe Bimlin, edhe autorin e ketij artikulli, Ferdinand Dervishin, qe e pasqyron Enverin me superlativa. Çfare t'i bejme Ferdinandit? E do e do! Mos është vëlla ose i aferm i Lutfi Dervishit? Se i njejti gen prej trap zalli duket. Ore, po komunistet mbeten komuniste, edhe 37 vjet mbas vdekjes se Enverit. Por të vjen per të qeshur kur hiqen pa pike turpi si antikomuniste. Ja, shikoni Sali Komunistin. E donte PD si PPSH, dhe beri. Kokeshkemb tjetri. Nuk dorezohet. Hallall.
Ky artikull shkruhetne kuadrin e luftes kundra "krimeve te komunizmit ". Qellimi i ketij shkrimi dhe i grupit qe eshte caktuar per luften "kundra krimeve te komunizmit" eshte qe ne radhe te pare te njollosin figuren e udhejeqesit shqipetar Enver Hoxha duke hedhur sa me shume balte. Le te hedhin sa te duan balte,figuren e Enver Hoxhes nuk kane per t'a erresuar kurre..Kjo lufte behet duke zmadhuar apo shpifur e sajuar gjera te paqena siç eshte akuza e qendrimit imoral te tij.Kete nuk e beson njeri dhe eshte komplete nje sajes dhe shpifje. Enver Hoxha eshte nje lis i madh shekullor qe ka rrenjet e forta ne token e tij (ne popullin e tij) dhe jo vetem nuk shkulet kurre, por as e lekundin dot.Ai do te ngelet ne shekuj,njeri gjigand,shqipetar i madh ne kombin e tij.Qent le te lehin dhe ata do vazhdojne te lehin se do marin parat.
I rruani karin Enver Hoxhrs or bythqira..Enver Hoxha ishte kollosi i Shqiperise.
I nderuar The Republic, Edhe artikulli kete gje beri. E ngriti lart figuren e Enver Hoxhes si një shtetar i klasit të larte, diplomat i talentuar, dhe politikan i rafinauar. Nese ishte ky qëllimi i Ferdinand Dervishit apo jo, ate e di vetem ai, por artikulli kete beri. Kështu qe pa merak, zoteri. Enver Hoxhen kane filluar ta mburrin edhe të persekutuarit. Ndoshta akoma e kane frike. Kush e di.
C'thua ore, Aleko Bimbli ishte familje deshmori, partizan e komunist, u dergua ne Perendim dhe atje "dezertoi", por shokun Taras e njihte mjaft mire.
Aleko paska qene 2 here i zgjuar. E para se e paska kuptuar qysh heret si funksionon truri i Enverit dhe Mehmetit dhe e dyta qe e ka nuhatur qe do ti vinte radha per ta zhdukur edhe atij (si gjithe njerezit qe kish punuar ne rini) dhe u arratis.
CIA, sherbimi me i fuqishem inteligjent i botes ka dokumentuar se Kampi i ashtuquajtur i tmerrshem i Tepelenes ruhej nga.... nje polic! Apo kur i leverdis Dervisheve citojne CIA-n e kur nuk ju leverdis del se CIA nuk ka qene e informuar
Kete mender dokumenti keni nja dhjete vjet qe e qarkulloni rrotull bythes tuaj.Jeni te njejtet pederaste qe para ca vitesh tek kryepederasti Fvziu deklaruat qe Enver Hoxha ishte homoseksual,dhe pas gjysem ore harruat karlliqet qe nxirrnit nga goja dhe deklaruat qe Enveri ishte kurvar,vetem per nje kaprico basti qe vute ju si shoke me te ai kapi gocen e konsullit Grek ne Gjirokaster.Ptu letyra qe se keni problem te beni dhe vajzat tuaja me barre.
Hahhaaa po pse Enveri e kishte te ndaluar te shkonte pas fustaneve te femrave??? E cili eshte ky qe i refuzon ato????? Mire ka bere. I lumte palla.
Shumë analizë e saktë, zotëria! E kam shoqëruar një javë në delegacion në Jugosllavi dhe e kam takuar ca herë nga larg në Korçë! Ky e njihka deri në ADN, duhet t'i ketë treguar të gjithë jetën këtij, ndoshta na tregon dhe se kush vrau Kennedy-n?
Nuk e di sesa dokumenta sekrete ke lexuar ti Drejtesia, por KY dokument duket sekret per ate kohe.. Mos ngaterro kohen e tanishme ku informacioni eshte ne internet me ate kohe kur as radio nuk kishte. Eshte teeter pune sesa re rendesi I dha CIA ketij raporti. Sot dokumentat sekrete apo sensitive kerkojne mes shume hollesira se cfare shkruhet ketu. Nuk ka me me te degjuar, por first hand knowledge.
Arb, shikoje me kujdes gjuhen e perdorur ne "dokumentin" e Bimlit. Konkluzioni 1: Ai eshte punuar sot nga Dervishet
Enveri ishte diktator ,per sa kohe ishte ne pushtet, por tani mos beni sikur do ti ruani koqet.
Kam ndegjuar qe gjyshi i Enverit kishte nj e dashnore ne palorto viti 1855 eshte burim i sigurte nga arkivat sekrete te Turqise
Kam ndegjuar qe gjyshi i Enverit kishte nj e dashnore ne palorto viti 1855 eshte burim i sigurte nga arkivat sekrete te Turqise
Kan'pas thënë që edhe e ema , një vajzë e bukur , kish'pas qënë e dashuruar me Bimbashin . Edhe pastaj ?! Si u bë o Çeço me kopen'e dhënëve ?! Dashuni dashuri si u poq e s'u poqen bashkë anë e mbanë sheleigët .
Ferdinant te uroj postin e ri prane kesaj redaksie duke zevendesuar Kaloshin,por njekohesisht dua te te sugjeroj se nuk i interesojne kerkujt vitet 62 te CIA-se e akoma me pak per Enver Hoxhen qe ka mbetur vetem tek mendjet tuaja per te marre honorarion e radhes duke nxjerre ndonje dokument te mykur qe s'ka asnje vlete nderkohe qe jemi kureshtar te kolumtoni nese keni kompetenca te ndonje dokumenti se kur eshte rekrutuar Sali Ram Berisha,nga CIA ,UDB,joa dhe sigurimi i shtetit Shqipetar!Kush ishin tekat e tija dhe si nderroi 1milion dollaret me nje celular BlackBery!Ndoshta keto jane me vlere ne rrugen triumfatale qe edhe pse vrau me 2 Prill 91,95,97,98 2008,2011 duke arritur kulmin per here te pare ne shtetet e vetshpallura koloniale nofken "Burre shteti" dhe ku ishte hatermbetja,prishja e ekuilibrave apo fundi i sherbimit te tij deri ne nofken "Person non grata" ku vetem ekstradimi drejt Guantanamos mund ta barazpeshonte me Osama Bin Ladenin.Kjo eshte interesante per lexuesin nga ju gazetarucet e skileteve te mbetura nen dhe ne kerkimet arkeologjike ,si deshmi te gjalla e dritheruese per kete vend e popull.Kemi kohe qe s'te kemi pare e degjuar apo ke qene pertej Atlantikut e ke mbrojtur ndonje desertacion apo ndonje titull ne gazetari e kerkon te na informosh me arritjet e tua!
Enveri ishte pedofil. I donte nen 14vjec
Bëj një test ADN-jë Ardonaim Tulla .
Megjithate duhet thene nje fakt qe eshte i pakundershtueshem: Sa ishte gjalle Ever Hoxha, CIAN e pruri verdalle siç deshte Enveri...
Me sa duket shoqja Nexhmije ia ndaloi edhe dashnoret, edhe dashnorët. Ky gjeti ngushellim tek ushqimi dhe embelsirat qe e bene mbipeshe dhe me diabet. Diabeti pastaj ia dha ne tru dhe e beri paranojak. Cfare na bere moj Nexhmije!
Leshe mero lesh Nuk keni ca te shkruani merreni me te vdekurit Shkruaj mere per te sotmit qe pasurin kombetare e japin me koncesion dhe shteti nuk perfiton asgje Shkruaj mero qe keta te sotmit kan familjet por mbajn dhe dashnoret me pasurit qe kan vjedhur
Jepini se ju ka ardhur dite te kenaqeni me thash e theme i keni pas te ndaluara prandaj zbrazini se ju ben mire
Pra sipas kesaj te vetmit bythqire ishin vetem ata qe e shajne, sepse Enveri ishte Don Zhuan mbas femrave dhe kete e tregojne edhe historite e femrave te cilave ai u ishte vardisur.
Cfare carit je mor Mero, Enveri ka 37 vite qe ka vdekur e ti merresh me rrushin e tij.
Nuk do të kalojnë as tri vite pas ikjes së Ramës kur po CIA do të publikon pederlleqet e tij e të Meros!
O Mero, mund të na thuash, sa të gjatë e kishte Enveri penisin? Vetëm kjo të ka mbetur pa na treguar për Enverin. Pyete atë Kaloshin e Zi, ndoshta e din , është merakli i madh ai për të gërmuar në kazanat e plehrave të historisë.
Po' djale I ri ka qene, edhe mund te ketee qire shume. Djale I bukur. POR ai qe shkruan kujtimet e Cia, Mos e ka hallin te ndonje moter apo Mami qe IA ka qire Enveri. CIA as nuk ekzistonte ne ate kohe, aq me teper me nje agjentura teper te reduktuar. PASTAJ nuk kish me c'merrej zbulimi American, por me femrat qe qinte nje professor liceu ne korce?Kjo cenone sicurine e amerikes ne ate Kohe?
Me duket se mbiemri i vertete i ketij Alekos eshte Bimbli e jo Bimli.
Enveri kishte problemet e veta por ndertoi hidrocentrale ,kanale ujitese ,fabrika ,shkolla ,thau kenetat dhe zhvilloi bujqesine e blegtorine .Ne 30 vjet demokarci vec pallateve nuk kemi bere asgje tjeter .Nje shtet pa asnje perspektive ekonomike eshte Shqiperia tashme.Ose e thene me thjesht vend i mare fund qe vecse te ricikloje paret e droges nuk ka se cte beje tjeter .
Megjithate ai ishte burr shteti qe na dha shkoll pun te garantuar , jet te garantuar kush ka byth te naj siguroj sot , kur vdiq Enver Hoxha drejtori rait ne nje prononcim tha se po ju them me keqardhie se sot vdiq marksisti fundit dhe udheheqsi me i bukur ne bot , nese do ish siç e akuzojn ca plera qe ai ja futi koken ne byth sa ishte gjall , se dashuronte motra Amet Zogut , ishte i vetmi burr shteti qe cias ja boni 8me2 .
Ah ç'na merzitet me keto tema. Ne ikem per lesh,edhe 10 vjet dhe trojet tona do mbesin me pleq e ju merreni me Enverin. Ajde torollaka ajde..!
Si zakonisht tru shperlaret , tru pjerllurit e koleres komuniste komentojne duke e mbrojtur anti Krishtin Enver , nejse , po tju shkruash gje per familjet e tyre nuk revoltohen , por per kjofte largun Enver nuk durojne , nuk eshte pak rreth 45 vjet tru shperlarje e ish komunistave , ish oficereve , pa harruar ish sigurimsat e koleres komuiste .... E megjithe ate ju deshtuat tru shperlare bashke me illullin tuaj te mallkuar Enver , doni nuk doni ne fatkeqesisht edhe ju fituam lirine e vertete ne 1990 en , duke shpetuar nga kolera komuniste e mallkuar ne gjithe boten ....
Plot 10-t vjet po te njejtat mendime shpreh.... mgjate me jep nje andrese para vitit ri do te nis nje pakooo..(vere te kuqe qe ta pishe me mish thiu) rekordet jane simbole te jetes dhe duhen shperblyer.
Hoxha? "Do t'a kërkojmë Vlorën,admiral! Po nuk kemi për t'a gjetur më kurrë...." Mbajmë në kurriz Saliun,Ilirin,Edin,Erjonin, Lulin ,Monikën sot ...
Qelbersira Amerikane CIA pse nuk tregojne dokumentin sekret dhe te shkruajne per kampin anti shqiptare ne Malin E ZI per zhdukjen e e Shqiptareve ku u organizua nga Serbet ,Britaniket,Francezet ,dhe Amerikanet per zhdukjen e kombit Shqiptare ne Shqiperi dhe Kosove qe ne kohen e Rankovicit,26000 familje u detyruan te ikin ne Turqi,pse nuk shkruan CIA per 13000 Shqiptaret e vrare dhe te zhdukur nga Millosheviqi dhe Vucici per keto gjera heshtin pse?Pse kane punuar se bashku dhe edhe sot punojne se bashku ,a nuk i vjen turp keti njeri te shkruaj per Enverin qe ka vdekur para 38 viteve pse nuk dole mashkull te shkruajshe kur ishte i gjalle por ike si miu ne Jugosllavi pra edhe ti punove bashke me Serbet per zhdukjen e Shqiptareve.
Shenim: Per te provuar cili eshte Enver Hoxha edhe ne keto momente, pa iu re- feruar se kaluares komuniste, beni nje prove (sondazh): (Duke perjashtuar Sken- derbeun ) dhe duke u dhene shqiptareve “Libre al bedriu” (liri te plote per zgjedhje) do te shikoni se nga te gjithe politikanet e Shqiperise deri me sot nuk I arrine as te maja e thoit Enverit ! Enveri merr jo me pak se 85 % te votave ! Te gjithe detraktoret e tij fashiste duke filluar nga Berisha dhe duke perfunduar te Rama, Enveri edhe i vdekur u kall tmerrin !
Shenim: Per te provuar cili eshte Enver Hoxha edhe ne keto momente, pa iu re- feruar se kaluares komuniste, beni nje prove (sondazh): (Duke perjashtuar Sken- derbeun ) dhe duke u dhene shqiptareve “Libre al bedriu” (liri te plote per zgjedhje) do te shikoni se nga te gjithe politikanet e Shqiperise deri me sot nuk I arrine as te maja e thoit Enverit ! Enveri merr jo me pak se 85 % te votave ! Te gjithe detraktoret e tij fashiste duke filluar nga Berisha dhe duke perfunduar te Rama, Enveri edhe i vdekur u kall tmerrin !