Dëshmia e Uran Butkës: Në fund të mbledhjes ku po na bënin demaskim publik, u ngrit një punëtor me kominoshe dhe tha; unë kam një propozim, t’i bëjmë shembull këta, t’i djegim…

3 Tetor 2022, 09:42Dossier TEMA

Dëshmia e Uran Butkës: Në fund të mbledhjes ku po na

Nga Uran Butka

– Larg njerëzve –

Kërkova një bojaxhi, por më thanë se kishte ikur në Fierzë. Atëherë, gjeta një kovë me gëlqere dhe një furçë dhe leva me të bardhë muret e brendshme të kullës.

Elën e vendosëm në karrocë nën hijen e një shege përballë derës. Ema e këqyrte herë pas here, lante e shpëlante me ujët që ja sillja me kova nga një çezmë larg dhe kthehej përsëri te vajza.

– Çikë apo çun e ke? – u dëgjua një zë gruaje.

– Çikë – ju përgjigj Ema.

– E paç me jetë! Si dritë qenka mashalla.

– Po si je moj doktoreshë?

Ky është im shoq, Bajrami. E mban mënd?

– S’më kujtohet…!

– Kam ardhur shpesh në spitalin e Tiranës, kur Teuta ishte e shtruar atje, – tha ai.

– Ah, po. Ju prisnit te dera gjatë çdo seance dialize. Madje m’u hodhët në qafë, kur thatë se Teuta kishte shpëtuar…!

– Ju jemi mirënjohës për jetën e saj.

– Urdhëroni brenda, megjithëse rrëmujë…!

– Kemi ardhur t’ju marrim në shtëpinë tonë. Kemi vend boll. S’keni pse të rrini këtu, – tha Teuta.

– Faleminderit shumë, por ne këtu na kanë caktuar dhe këtu do të qëndrojmë, – ju përgjigj Ema. – Do të përpiqemi të rregullohemi disi.

– Jo, moj doktoreshë, punë që s’bëhet. Madje, duhet t’ju kishim marrë qysh mbrëmë. Po u përhap fjala se kishin prurë disa të internuar nga Tirana dhe kurrkush nuk guxoi të dilte. Sot, më dëftoi doktor Ganiu, që e kemi komshi, se ka ardh një mjeke për veshkat. Cila? – e pyeta. – Ema, – më tha.

Teutën mund ta merrje për 30 deri në 32 vjeçe. E gjatë si selvi, flokëzezë dhe sykaltër si Valbona, një çudi e natyrës. Një vit më pare ish bllokuar pa parritur nga të dyja veshkat. Dhjetë ditë pa urinuar. Azotemia në kulm. E prunë urgjentisht në Tiranë. Atë pasdite, Ema ishte mjeke roje. I bëri menjëherë analizat dhe e futi në dializë. Senaca e parë zgjati 8 orë dhe Ema qëndroi vetë tek aparati. Për shtatë ditë rresht, e lidhur te veshka artificiale. Thuajse ishin humbur shpresat. Ditën e tetë, veshkat ju zhbllokuan dhe rimorën funksionin. Ema nuk ju nda për asnjë çast deri sa u rikthye në jetë.

– Si je tani me shëndet? – e pyeti – Ndjehem shumë mirë, doktoreshë. Tash kam ndërprerë edhe ilaçet.

– Si kokërr molle je, – i tha duke qeshur Ema dhe e përqafoi

– Hajt, nisemi për shtëpi, bashkë me çikën dhe burrin, – tha Teuta – Bajrami gjen një karrocë dhe i bie teshat.

– Nuk mund të vijmë, – ja ktheu Ema.

– Po a doni ta humbni çikën? Këtu s’ka asnjë kusht, madje as ujë ska. Në këtë kullë ka gjysëm shekulli që s’banon njeri. Qysh në kohën e Luftës. U vranë krejt meshkujt dhe fisi u shua. Tash vetëm gjarpërinj ka.

– Teuta? – e theu mundimshëm heshtjen Ema – nuk duam t’ju sjellim telashe as ty dhe as Bajramit. Ne…jemi në rreth kë kuq…!

– Ani, kjo s’na tut aspak, – foli Teuta.

– Unë punëtor jam, – tha Bajrami, – në më heqshin nga Fierza, diku do të punoj. Teuta në shtëpi ndodhet. Për ne, nder është, s’është marre.

S’kisha folur deri atëherë. Më preku miqësia e tyre, por edhe më erdhi shumë mirë që burrnia kishte mbetur ende gjallë.

– Ju falënderoj me zëmër, por unë s’vij dot. Ema të bëjë si të jetë më mirë.

– Unë s’ndahem nga ty, – s’u përmbajt ajo.

– Fjala nuk është për ndarje, por për të siguruar vajzën.

Rreziku për jetën e vajzës, e theu atë.

***

Të hënën në mëngjes, u nis nga shtëpia e Teutës për në spitalin e krahinës, ku i thanë se s’dimë gjë, mbi emërimin e saj atje. Shkoi në zyrat e lokalitetit. Kryetari e priti ftohtë, madje si dha as dorën.

– Nuk është vendosur se ku do të punosh, – i tha. – Do të presësh.

– Kush do ta vendosë? – pyeti ajo, por s’mori përgjigje. Ai nisi të fliste me një tjetër, duke i dhënë të kuptonte se biseda kish mbaruar.

Kur erdhi te kulla, ishte e mërzitur dhe nervozuar. Flegrat e hundës i dridheshin lehtë dhe buzët i kishte të shtrënguara, të zbehta.

– Mos u mërzit, është lojë nervash. Na duhet ta përballojmë me qetësi.

– Nuk më shqetëson shpërfillja që shkon deri në poshtërim, por kjo gjendja pezull…!

– Kurrkush s’e ndien veten të sigurt për vendin e punës, për vendin e qëndrimit, për vendin e vdekjes. Gjithçka pezull. Gjithkush – as në qiell e as në tokë. Vetëm kështu mund t’i zotërojnë e t’i drejtojnë shpirtrat atje ku duan.

– Unë s’kërkoj asgjë, veçse të punoj, kudo që të jetë. Ti e di dobësinë time për profesionin. A thua të ma heqin të drejtën e ushtrimit…?!

– Këta ta heqin pa mëdyshje edhe të drejtën për të jetuar. Duhet të jemi të përgatitur për gjithçka…! Për ty, – shtova që ta qetësoja disi, – s’kanë shkak për ta bërë këtë…! Pastaj jemi bashkë, kemi edhe Elën… Si the ti, kur u mblodhën të dyja familjet në Tiranë: “Me ty do të vij edhe në fund të botës”.

Ajo më përqafoi dhe ia ndjeva lotët mbi sup.

– Më fal, – tha me zë të njomur, – po tregohem egoiste…! Po për ty çdo të bëhet?!

Qëndruam pezull një javë. Në fund të saj, na njoftuan se duhej të udhëtonim për në Fierzë. Atje na kishin caktuar. Tashmë na këndonte gjeli në majë të mushkës…!

Siç mora vesh më vonë, ishte bërë një gurgule e madhe në rreth dhe në qeveri: Ç’na i keni dërguar këta të deklasuar? Tropoja është rreth i pastër kufitar. Ata mund të kalojnë nga çasti në çast kufirin! Kush e mban përgjegjësinë, pastaj…? Ishin mbledhur komisionet në Tiranë dhe kishin udhëzuar: “Sa të gjejmë vendin e përshtatshëm, zhvendosini në pjesën më të brendshme të rrethit, sa më larg kufirit”.

Fierza ishte skaji më i brendshëm.

Ngarkuan përsëri rraqet në një kamion. E vetmja që na përcolli ishte Teuta. Bajrami ndodhej në punë. Ajo mbante në krah Elën, pas së cilës ishte dhënë shumë ato ditë. Ela e kish qarkuar me doçkat e vogla në qafë.

– Ku-ku, ku-ku..! – mërmëriste Teuta.

– Mos u ligështo! – i tha Ema. Afër do të jemi. Sa të rregullohemi, do t’ju ftojmë të vini.

– Do të vijmë, patjetër.

Në Fierzë na vendosën në një nga pallatet e punëtorëve të Zonës B. Në një dhomëz në hyrje të ndërtesës, që shërbente si vendroje. Përballë WC-ve. As sustën nuk e nxinte. Për raftet e orenditë e tjera, as që bëhej fjalë. Ato i lamë në korridor, ku një nga një bënë këmbë. Brenda një prag beton poshtë derës, nga depërtonte urina dhe era e qelbur e WC-ve pa ujë. Zhurmave të pandërprera të punëtorëve, që punonin me tre turne, s’kishim ç’t’u bënim.

Njeriu përshtatet me gjithçka. E gjen arsyen dhe vullnetin për të jetuar, në çfarëdo rrethanash qoftë. Edhe kur jeta bëhet e padurueshme.

Ema interesohej çdo ditë për punën. Makar të fillonte ajo një herë. Na ishin mbaruar edhe ato pak para, që kishim marrë me vete. Na ishte sosur durimi.

Pasnesër do të filloj në spital. – ma dha sihariqin. – Kështu me thanë në Komitetin e Rajonit…! Bëhet një mbledhje me rëndësi. Më porositën që të jemi patjetër të dy. U thashë që njëri s’mund të vinte, nga që s’kemi ku të lëmë vajzën, sepse nuk na e pranojnë në çerdhe pa qenë në marrëdhënie pune. Po është urdhër i prerë, më thanë.

***

Salla e madhe e Këndit të Kuq ishte mbushur plot e përplot me punëtorë të Zonës B., mjekë të spitalit dhe arsimtarë të shkollës 12 vjeçare. Mezi gjetëm një vend andej nga fundi. Vajzën e kishim marrë me vete. Në orën e caktuar nisi mbledhja. Në presidium u ulën autoritetet vendore dhe i deleguari, sekretari i Komitetit të Partisë për Kuadrin, një burrë i vogël nga trupi, por mjaft i aftë, siç thoshin. Ishte nga Vlora, kushëriri i shokut Hysni. Në sfond, shkëlqente në vaj një portret i madh i Enver Hoxhës, vepër e sapo mbaruar e një piktori të njohur, që e kishin sjellë për riedukim në Fierzë. Rreth e qark mureve citatet e Enver Hoxhës.

I deleguari foli me pathos për situatën. Gjindja u elektrizua.

– Me leje, – tha një punëtor i veshur me kominoshe, ulur në rreshtin e parë. Kam një pyetje. Ju folët drejt për vigjilencën dhe luftën e klasave, por ama, na sillni në qytetin tonë të ri socialist, armiq të Partisë. Bile, i vini në punë të zgjedhura, i strehoni në pallatet e punëtorëve…!

E kuptova se kjo mbledhje ishte kurdisur për ne. Pas diskreditimit publik, zakonisht vinte arrestimi publik. Kësaj here, kurbani duhej të isha unë.

– Po më arrestuan, – i thashë me zë të ulët Emës, – mos e lësho veten. Nisu menjëherë për në Tiranë.

– Kjo është vigjilencë, – iu drejtua punëtori me kominoshe kryetarit të Komitetit të Partisë së Rajonit. – Kështu bëhet realisht lufta e klasave…?!

– Me leje, – u ngrit një punëtor tjetër me kasketë. – Dua t’ju bëj disa pyetje asaj shoqes atje, – dhe ju drejtua Emës. – Përse ke ardhur këtu?!

Ajo ma dha mua vajzën dhe u ngrit në këmbë.

– Pse ju kanë dëbuar nga Tirana, thuaja klasës punëtore?!

– Atë e di qeveria. Mua s’më kanë thënë gjë. Di vetëm që më kanë qarkulluar si shumë të tjerë.

– Çfarë lidhje familjare ke me nënën e të shoqes së Beqir Ballukut?

Ç’lidhje ka yt shoq me Petrit Dumen, këto pse s’i thua?!

– Uuuu, – u dëgjua në kor reagimi i masës së njerëzve që ishin në sallë.

– Asnjë lidhje, – ju përgjigj ajo. Përkundrazi…!

Donte të shpjegohej, të kundërshtonte, por në grykë i qe mbledhur një lëmsh i fortë. Ndjente një dëshirë që të thërriste që ta dëgjonin të gjithë, një ngathje për të thyer diçka, një zemërim të mbledhur prej kohësh që kërkonte të shpërthente, por s’po dilte dot nga vetja.

– Po i ati që ka qenë eksponent i Ballit Kombëtar, këtë pse s’e thua?! – këmbënguli punëtori me kasketë. Fytyra ishte skuqur dhe sytë i shkreptinin. Krahun e mbante mbledhur si një pushkë, me gishtin e këmbëzës drejt Emës.

I’a ngjesha në krah vajzën që filloi të qante.

– Pse i bini në qafë kësaj? – thashë. – Ja ku më keni mua!

– Përgjigju pyetjes! – u dëgjuan njëherësh disa zëra. – Ky është gjyqi i klasës.

– Është e vërtetë se im atë ka qenë eksponent i Ballit, por ka qenë patriot, ka qenë antifashist dhe i internuar në Itali. U vetëflijua për të ndaluar vëllavrasjen…!

– Po ky është kulmi, o shoku sekretar! Ky po na i bën ballistët patriot e luftëtarë antifashistë. Sipas tij, Shqipërinë e paskan çliruar ballistët! Kjo është në kundërshtim me vijën e partisë dhe veprat e shokut Enver, – tha i indinjuar drejtori i shkollës, një burrë i shkurtër, me flokë, vetulla e qerpikë të verdhë në të bardhë dhe me preka në fytyrë.

– Këlyshi ballistit, – klithi kryetari i Rajonit të Fierzës. – Ti nuk e ke vendin këtu, po në Spaç për të nxjerrë bakër!

– Armik i partisë! Armik i popullit! – u dëgjuan zëra në sallë.

Vajza qante me dënesë. Ema, që e kishte humbur, s’bënte asnjë përpjekje për ta qetësuar. Ishte ngritur në këmbë dhe ndiqet me tmerr atë që po ndodhte papritur. Thirrjet nga të gjitha anët, vapa dhe tymi i duhanit, po i zinin frymën.

– Ku jemi këtu, në mbledhje apo në çerdhe?! – u ngrit përsëri punëtori me kominoshe. – Nxirre jashtë atë gërnjare! – iu drejtua Emës me një zë të ndryshkur.

– Jepi pak gji, – i thashë unë.

– E provova, po më është prerë qumështi.

Ajo ishte topitur. Fytyra i kishte marrë ngjyrën e një meiti.

– Me leje, kam një propozim, – tha burri me kasketë. Tiparet e fytyrës së tij, nën vetullat e ngritura kërcënueshëm, kishin marrë një pamje të frikshme… – T’i bëjmë shembull këta. T’i djegim m’u këtu përpara sheshit. Të bëjmë një turrë me dru dhe t’i djegim të gjallë…!

Nuk u besova veshëve. Kërkohej linçimi ynë. O tmerr! Ku ishim kështu? Në mesjetë? E vetmja që më doli parasysh atëbotë, ishte nëna…! Sytë e saj të mëdhenj e të kthjellët më vështronin qetësisht. Mbulova me një shikim sallën që kishte nisur përsëri të ziente duke kërkuar ndëshkimin tonë. Kjo s’ishte e rastit. Disa muaj më parë, të njëjtën gjë kërkuan edhe për Beqir Haçin në Tiranë. “Ta djegim mbi një turrë drush në mes të Pazarit të Ri, borgjezin që u mëson gjuhë perëndime të rinjve tanë”. Ndjeva çmendurinë të më prekte.

– More, ç’bëhet kështu! – e ngriti zërin një mëso burrë, me flokë të thinjura. – Unë jam nga Kolonja dhe e njoh mirë këtë familje. Partia dhe shoku Enver e kanë vlerësuar. Gjyshi dhe xhaxhallarët e këtij kanë dhënë jetën për Shqipërinë.

– Dale, dale! – e zbuti pakëz i deleguari. – Partia nuk djeg njerëz, djeg sëmundjet e tyre.

– Si thua ti, – iu drejtua kolonjarit, punëtori me kominoshe – t’i mbajmë këtu në Fierzë? Po sikur të sabotojnë, siku të hedhin në erë digën e digën e Hidrocentralit, ç’bëhet?!

– Ka të drejtë, – tha kryetari i Rajonit. – Të mos i pranojmë në Fierzë.

Ky është zëri i masës. Qeveria t’i çojë ku të dojë, por jo këtu.

– Epo, mirë, – i vuri vulën sekretari që ishte ngritur më këmbë. Trupi i vogël i dilte mbi tavolinën e mbuluar me beze të kuqe dhe sytë e përshkënditur i kishin marrë një refleks të kuq. – Përderisa ju mendoni kështu, kështu do të bëhet. Klasa punëtore vendos, ajo është në pushtet. Kush është dakord me këtë vendim?

Të gjithë ngritën duart lart.

Atëbotë ktheva sytë nga Ema. Ajo mbante shtrënguar në gjoks instinktivisht vajzën e cila kishte pushuar së qari, po lotët i vareshin ende poshtë qepallave, si pika të dridhshme vese. Emës i dridheshin lehtë gishtërinjtë prej ankthit, që siç dukej, ishte shkarkuar tek duart. Tërë qenia e saj ishte e zbehtë, gati e tejdukshme, si një gjethe e zverdhur, e mbetur ende, ndoshta rastësisht, mbi një degëz peme dhe dridhej nga era e akullt e dimrit.

***

Këtë radhë s’kishte nevojë për kamion. Me një boçe plaçka në dorë dhe më vajzën në krah, u nisëm me linjën e urbane për në Bjaram Curr, ku do të qëndronim përkohësisht, derisa të vendoste qeveria. U sistemuam në hotelin e vjetër të qytetit. Për të përballuar jetesën, Ema punoi për disa kohë në Poliklinikë. E përkohshme. Gjithnjë pezull. Në pritje. Por kjo zgjati shumë. Në fakt, nuk ishte e lehtë. Udhëzimi i Komisionit Qendror të Internim-Dëbimeve, pasi s’na pranuan në Fierzë, ishte i prerë: të vendoseshim përfundimisht larg kufijve dhe larg qendrave të banimit. E kishte firmosur vetë shoku Hysni Kapo! Mirëpo ishte shumë e vështirë të gjendej një vend i tillë, në mos e pamundur. Larg kufijve dhe larg njerëzve! Kjo e dyta e ngatërronte keq çështjen. Komisioni i Dëbim – Internimeve punonte intensivisht mbi harta dhe të dhëna. Shoku Manush, e kish vrarë gjumin. Më në fund u gjet Teqeja e Martaneshit, e tjetërsuar në spital rural. Larg fshatrave. Rrëzë një shkëmbi, krejtësisht e vetmuar dhe rrethe qark me varre pa emër.

Larg, shumë larg kufijve…!

Dhe larg njerëzve. 

Memorie.al

36 Komente

  1. T
    Tropoja

    Nder per Tropojen qe ka pas te "internuar"aty qofte dhe per pak dite nje familje dhe burre si zoti Butka,respekte per ju.

    1. D
      Dibra modhe

      Bravo Tropoja

      1. K
        Kujtimi

        Nuk e besoj qe Uran Butka te jete derguar me qarkullim ne Tropoje per shkak se i ati ishte komandant cete te Ballit Kombetar, pasi ate e njohte direkt Enver Hoxha dhe i biri i tij kishte mabruar Shkollen Pedagogjike, ishte mesues ne Fier, Kruje etj dhe kishte mbaruar me korrespondence Degen e Gjuhe-Letersise ne Fakultetin e Historise te te Filologjise. Uran Butka nuk eshte internuar, por ka qarkulluar ne profesionin e tij dhe te bashkeshortes. Im ate ka qene oficer kufiri ne Tropoje, ishte vella i dy deshmoreve dhe kurre nuk e kemi menduar se sherbimi ne Tropoje ka qene internim per ne, por nder ku te kishte nevoje atdheu.

      2. I
        Islimiket dhe komunistat kane të njëjten filozofie

        Prandaj them unë se komunistat dhe islamike kane të njëjten filozofie dhe turi. Dhune diskriminime ndaje çdo kujet në shoqri ështe i pa fuqishem. Dhe ky rast nga tregone më së mire se pse jemi në kët gjendje Ku jemi sote. Se pse Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta me islimiket e Erdoganit jane si ai Burri me kombinoshe.

        1. E
          Emigranti

          Ke harruar sllavo ortodoksët qe kane vendin e pare…..

      3. N
        Nje mije e nje nete….

        Perrallat e Uranit nuk mbarojne…..hartim i dobet i shkruar nga nje nxenes i klases te 5.

        1. P
          Pandi

          Ti je nga Familje qe ndoshta kishte privilegje ne ate kohe,por keto qe shkruan jane te verteta,mbaj Mend qe Babait Tim i nxorren Flete Rrufe si Armiku i Partise e i Deklasuar se dikush e Spiunoi qe kishte dashnore ne Tirane.Si tani e mbaj mend Ne Dushaj aty ne Krah te Klubit te Rustemit,ishte 77/78 dhe Shkoja ne klasen e trete cdo mengjes sa here kaloja aty tek Kendi I Flete Rrufeve lexoja Emrin e Tim ati ,edhe ne shkolle me tallnin,Ai njofi nje femer pasi mbeti Pa Grua se na vdiq Nena,dhe ajo banonte ne Tirane,Sa here shkonte ta takonte e spiunonin Karaklecat e revolucionit Kinez.Aty afer Zones B ishin edhe Kinezet miqte e Xhaxhi Enverit.Urani nuk genjen por biles e ka treguar mire.Kolera e kuqe sllave vrau shume Shqiptar i internoi e perdhunoi,akoma edhe sot Femijet e tyre Qeverisin.Tipa si Nano,Berisha,Meta ,Rama i vodhen te ardhmen Njerezve te djathe e patriote.

          1. P
            Plaku

            Pandi mos e tepero se e dhjete. Flete rufe per babane tend si armik i Partise sepse kish dashnore???!! Ka shume mundesi qe ai qe kish bere flete rufene te ishte burri i dashnores se babait tend sepse Flete Rufete ishin shpikja demokratike e Komunizmit....

          2. Roberto

            Nuk jane perralla. Ne ate kohe ashtu ka qene dhe njerzit mundoheshin te tregoheshin sa me te zellshem ndaj partise qe partia ti mbante ngrohte ne gjirin e saj.Keshtu ka qene ne cdo nderrmarje apo uzine e fabrike,kombinate e kudo. Kjo fryme debati mbizoteronte. Ka qene shume gabim dhe shume njerez kane vuajtur nga persekutimi por kaa patur edhe nga ata qe e kane merituar denimin per ato qe kane bere dhe sot hiqen si te persekutuar nga rregjimi komunist. Kjo ka qene shume e theksuar neper rrethet dhe fshatrat e Shqiperise pasi qytetet e medha kane qene dicka me ndryshe. C'faj ka i biri se c'ka bere i jati??? Po tani a shikoni se c'behet??? Merni rastin Berisha. A mund te thuash c'faj ka Shkelzeni se c'ben babai i tij Sali Kerma??? Ne kete rast Shkezeni eshte i perlyer ne lojen dhe krimet e te jatit bile familjarisht keshtu qe duhet te marre denimin e merituar. Etj etj etj.

            1. V
              Vranakonti

              Uran Butka eshte nje njeri qe vjen nga radhet e partise famkeqe te ballit kombetar. Butka na servir sot pas 78 vjetesh shkrime te felliqura qe kerkon te laj bythen e tij te felliqur pasi eshte biri i eksponentit te ballit,kriminel qe ka vrar e terrorizuar banoret e fshatrave te pafajshem, vetem se kishin djemet e me partizanet. Krimet e ballit kombetar as mund te maten e as mund te peshohen,aq te renda kane qene. Ata hynin ne shtepit e fshatareve kerkonin pula te pjekura,raki rroba te bukura dhe ne fund i vrisnin sikur shtypnin ndonje mize dhe u digjenin shtepit..Reprazaljet e ballit kombetar kane qene aq te poshtra sa arriten urrejtjen e popullit.Ata te mbeshtetur dhe nga fashishtat dhe nazistat benin çfare u donte qejfi deri ne shnderimin e grave dhe te vajzave neper fshatra. Sot Uran Butka shkruan te kunderten dhe nuk ze ne goje asgje nga ato krime qe benin ballistat,por shkruan sikur ata kane qene engjuj kur ne fakt ishin bijt e djallit. Sot Uran Butka mund te genjej brezin e ri qe nuk e ka haberin fare se çfare ishte LANCL, kush ishin partizanet dhe kush ballistat. Kush ishte qellimi i partizaneve e kush ishte i ballisteve. Partizanet luftuan e çliruan shqiperine qe po vuant nen çizmen e te huajeve,kurse ballistet bashkepuntor te pushtueseve. Te gjitha ato qe shkruan Uran Butka,ky bir i kriminelit te ballit Safet Butka qe vdiq ne Itali brenda ne nevojtore,kerkon te genjej njerzit e rinj dhe te laj mutin me shurre.Ai kerkon te ndryshoi historin se shqiperine e çliruan ballistat. Jo more jo,nuk e ndryshon dot se shqiperia u çlirua nga partizanet dhe u radhit krah fitueseve mbar botes.Ata i dhane emer shqiperise,kurse ballistat fituan urrejtjen aq shume sa kur i thoshe ndonjerit ballist pa qene ballist,ishte ofendimi me i maddh.

            2. p
              per tru shperlaret

              Kolera komuniste , 45 vjeçare e zeze e turpeshme , e projektuar me aq mjeshteri nga kjofte largu Enver , por e zbatuar ne menyre te verber nga legenat e asaj kohe te perenduar , ose ma sakte nga tru shperlaret tru pjerllurit komunista .... nejse turp e neveri per ate kohe kur shqipetaret ishin bere armiq per njeri tjetrin , pa harruar se edhe e gjithe bota perendimore ishte gjoja ishte armike e shqiperise se lulezuar socialiste ...socialeshe , e mbushur plot me skllever pa asnje te drejte , pa shprese per te ardhemen, popull i reskapitur , skelet ,njerez te zbehte, kocke e lekure nga keq ushqyerja , pa harroje vesh mbathjen , e ketu sigurisht skllaveria ma e malle dihet ishte ne fshat , ne saje te politikes raciste te kjofte largut te mallkuar Enver ose komandantit tuaj shpirterore , e dini ju ish oficera e ish sigurimsa te koleres komuniste .....

              1. 1
                19

                Pse nuk i thua me emra mor pis apo jane fantazi .thuaj emrin personit qe ta demaskosh si familje .

                1. Q
                  Qeveri leshi

                  E cuditshme ne mbledhje, maloket i hidhnin benzin zjarrit ti djegim, ti vrasim....kolonjari : po daleni more jo kaq me yrysh...do gjoja te hedhi balte po syte e tij nxjer....plerat .. po ne ka pas tradhetar e sabotator atje kane qene ...vajti jugu i beri njerez...( ndjese per njerzit e ndershem e punetor verior)

                  1. T
                    Tironci

                    Me sa di une Uran Butka ka qene nendrejtor i nje gjimnazi ne tirane,dhe kurre ska qene i internuar,po sot po dslin te gjithe te internuar dhe te burgosur, nga komunizmi,keta dolen me te zgjuarit,se mire ne ate kohe,e borgjeze ne kete kohe.Urani ka shkruar nje histori te x personi,dhe te nenkuptohet sikur eshte historia e tij.

                    1. L
                      Luci

                      Dhe te mendosh qe kta lincuesit e djeshem qe te vrisnin per partin e enver hoxhen, sot jan te gjith me shokun sali dhe thyenin dyer me comange ne 8 janar, pu puuuu

                      1. T
                        Tropoja

                        O ti Qeveri Leshi se nuk e ke kuptuar shkrimin megjithese e ke lexuar.Ne tropoje ose Fierze ne ato vite po ndertohej hidrocentrali dhe kishte me mijera punetore nga e gjithe Shqiperia se Tropoja pak banore ka tani e jo me ne ato vite.Ata qe kane diskutuar aty kane qene nga e gjithe Shqiperia jo tropojan biles ai i derguari partise kusheriri hysni kapos nga Vlora qe thua ti (erdhi nga jugu per te na hapur syte ne në veri) ndersa kolonjari ka folur e mbrojtur me dinjitet familjen butka se e ka njohur me mire se te tjeret sepse ishin te dy nga ajo zone dhe tjera ate djegien e armiqve te popullit e kishin kerkuar me perpara te tjere ne Tirane per dike tjeter nejse keshtu qe lexo me mend here tjeter se nuk jam ketu te te ndriçoj mendjen tende,kemi dhe pune te tjera hajde klm

                        1. A
                          Anila

                          Djegia ne turren e druve eshte sajese e shkrimtarit te madh Uran Butka. Pse Zoti Butka nuk e permend me emer kusheririn e Hysni Kapos? Mashtrues!

                        2. A
                          Andreas

                          Pse nuk e shikoni te keqen edhe te njerezit aty qe jane nje grumbull muti?!

                          1. M
                            Moisi Golemi

                            Hartimet e Shurran B¥thkës.

                            1. X
                              XhaJaho

                              Kush e beri me shkolle Uran Butken Pse i shkeli ligjet Pa le dhe na thote Ai punetori…… Po e di ky pinjoll Butka qe Ai puntori me kominoshe mund te kete qene me i zgjuar se Butka por nuk pati mundesi te shkollohet se ja moren te drejten e studimit Butkat me shoke .

                              1. p
                                ppa

                                Po te ishe vertete ne nivelin e xha Jahos nuk do flisje keshtu; por je nje dallkauk i trashe qe nuk arsimoheshe dot; shkruar bukur dhe me vertetesi ....ne fakt po te besh krahasim - i degjoni verioret qe flasin te Bashkimi ne mengjez ....rob te trashe qe thone gjithfar lloj brockullash ; jane dhe jugoret edhe ata flasin shumica qesim, por jo ne ate nivel mjeron te veriorve.

                              2. P
                                Patriot

                                Po sote ku jeni ju qe pasi kaqe shume vuajtjeshe late te udhehiqte te djathten nje anetare i PPSH dhe spihunet. Nuk di se cfare emri ti veme udheheqjes se PD sote ku ju internoi perseri ne ditet e sotme, por gjoja ne perengime, qe ato ish antaret dhe spihunet te udheheqin lirshem PD.

                                1. k
                                  kuriozi

                                  ky kari qe ka shkruar kete romanin eshte i biri apo i nipi i atij ballistit te mutit qe vrau veten ne hale

                                  1. L
                                    Llaf Dibre

                                    Ore Uran bufi! Buf i shtirur tamam, sepse kerkon te thuash qe e keqja vdiq qysh ne dhjetorin e '90 -tes. Jo ore jo. Ne, brezi i dy sistemeve, vetem nje mesim te vyer jete kemi nxjerre. Që sistemet shkojne e vinë, ndersa njeriu i lig dhe i keq po i lig dhe i keq ngelet, deri ne vdekje dhe pertej bile. Pikerisht kjo eshte drama shqiptare ne vazhdimesi e qe edhe sot shoqeria jone po e vuan ne forma e mjete tjera. E din shume mire ku jane sot ata revolucioneret e flakte qe jepnin jeten ( e tjetrit ama) per "ideal", ata deshmitaret fallso te gjygjeve montaturë, spiunet vullnetare etj,etj. Jashte ketij kedveshtrimi, shkrimi jot eshte nje kapak i halesë te sotme. Siç duket edhe ti ke skeletra ne rrafet e te kaluares...

                                    1. H
                                      Himarioti

                                      Boll me kakarisjet e korbave të tipit Butka me shokë, o Z. Mero! Kombi po rrenohet dhe ju merreni me legjenda të epokës së Gurit. Dilni zot kombit, leri këta korbat e zinj që nuk e deshën kurrë kombin tonë. E zëmë se të gjitha thënjet e Butkës janë të vërteta, po pastaj!? Kujti i duhen përrallat e tij?

                                      1. .
                                        .....

                                        Po Uran Butka doli bashkepunetor i sigurimit nga dosjet, apo jo? Kushedi sa do kete marre ne qafe per vete..

                                        1. F
                                          FCB

                                          Kryetari i Komisionit te Debim Internimeve ka qene Mehdi Bushati, dhenderri i shefit te Sahalese, babai i kuratorit te kufomave politike "demokrate", Andi Bushatit, dhe laureati i çmimit "Nder i Kombit" dhene monstres Mehdi, ne kembim te kuratimit politik qe bene i biri, Andi, per krimbat e mutit Ilir Metaj dhe Sali Ram Berisha.

                                          1. F
                                            Fabricia Llapshin

                                            Qef babaxhanësh e terror Jakobin e shumë të tjera e të rinj që edhe të kollarisur e studiues që dhanë gjithë ç'ka e u plasën sytë librave kush e kush të dallojë në sytë e botës që të paragjykonte për hiç gjë e nga këto presionë të asaj kohe , u këputeshin zemberekët e zëmrës të ndjeshmëve e infarktet të mernin ymrin ashtu si gripi pulat tulat po këto brylat vazhdë akoma edhe sot nën brez..i kujt nga ç'derë ajo.si mund ti quajmë enigmë e njohur . Ngado ky terror e gjen dhe tani edhe jashtë reshtash në buzqumët që u hikën peu nga vër'e gjilpërës sytë xhoko e llaca shtizës e numëro llacë e shtir bë rreshtën . Edhe në tabele të nderit të ishe , katër të markonin e ti i pëstë . Un'isha gjithmon në mes që të përafrohemi në gjuhën e shkartisur si të luajmë letrash spathi a remi . Ka pas edhe : I qepeshin tim eti nga pas dhe i gjente koleget e tij rrugës në kthim [si shushunjë ( Flutura në kabinën time ) shoferi kurvinte e bukura kurshkonte sa barrë presioni , leri mas'nej llafet e dynjasë ] e i rimorkonte . Në bledhjen e Bash/ve Prof/ale kolegu një morracak kritiknë : shokë , më ra rruga e shkova në Cakran për të parë veprën e Partisë e shokut Hamdullaim H si i'u thonë...por pashë shokun që kemi dalluar si nder i qytetit , që po u"a shkarkonte Sauelën armiqve të popollit ( punëtorë si , të internuar ) me gjithë rrimorkë në tokë të thatë dhe jo në moçalin pranë dhe i ndihmonte në shkarkim . Propozo jtë shkarkohet nga detyra e kruetarit të BP/ale . Ka edhe më... Kush ai e kush ai .Veç të tjersh para Noles me xanxa në kohë lufrash për të bërë shtët me hafijet q'vran'Gramen'e Çerçiz helmuan Isë e vranë gërmën për një gërmatikë të farmakosur jo po nëpërkë pikalashe zullapësh , si , jo po me bisht e kërab'e'qylafë zylyfi . As u bitis verema...Morri çiftën e dolli për gjah . Po , ushtinë e bëri 2 vjet në tropojë në kufi po nuk la ndonjë dobiç andej . Flutura një flutur e vockël blu qielli si lulja e çikores q'i pihet lengu rrënjës për ilaç e gjelja sallatë uthull e vaj ullini t'tundur os'limon e baj për pastrim gjaku o'si i thonë ndryshe rradhiqes e , e çikore .

                                            1. A
                                              Askushi

                                              Ooooo ca vepre madhështore ska nevoje te kuptosh vetëm lexo.hahaha

                                            2. B
                                              Berish Saliu

                                              Me vjen keq qe nuk u be realitet propozimi ,do ishte mire per Shqiptaret ,posht ballistat

                                              1. D
                                                Demotakercita

                                                Nje tregim me shume genjeshtra brenda.Ne ate kohe ku cdo gje ishte e centralizuar,cdo gje zbatohej sipas urdherit te marre nga lart dhe kur dikush caktohej ne nje vend apo pune nuk e ndryshonte asnje.Mjeket,edhe kur i debonin nga vendbanimi tyre,kur nuk ishin per ne burg,i sistemonin ne pune ne sherbim te komunitetit.Pas nje denimi,vendseshe ku te caktonin dhe nuk kishte llafe duke te survejuar.Bashkepunetoret e operativit te zones ndiqnin cdo levizje e fjale.Kryetar i komitetit te internim debimeve ishte Manush Myftiu.Mjeket ,edhe ne burg punonin mjeke dhe jo ne galerit e minierave.Koha eshte per genjeshtra,por jo te thoni budallalleqe.Ky shtremberim i te vertetes,ku gjithe salla bertet per ti djegur,gje qe s'ka ndodhur kurre,eshte mashtrim i madh.Masa e gjere e njerezve,kur nuk kundershtonin dot,heshtnin.Cmenduria e turmave ka ndodhur e ndodh,por jo ne raste te tilla.

                                                1. K
                                                  Kohe muti

                                                  C’na e kujton ate cmenduri aman !

                                                  1. M
                                                    Malo Lushaj

                                                    O Uran! Po perse e ekspozon veten pa qene e nevojshme. Por ti e di mire se perse ke shkuar atje ne Tropoje! Ke shkjuar si bashkepunetor i sigurimit, nen petkun e te persekutuarit! Ti mendon se njerezit nuk e dine se cili je dhe cfare je duke bere: Po promovon luften civile ne Shqiperi! Ato veprat e tua, me para te vjedhura, tregojne turpin tend dhe te klases tende. Po te ishe burre i forte dhe me karakter, nuk i serviloseshe Sali Komunistit, por Saliu e dinte se cili ishe ti, dhe ti heshte, se ndryshe te nxirrte dosjen! Kaq mjafton!

                                                    1. p
                                                      per tru shperlaret

                                                      Pershendetje tru shperlare, ha ha ha , keni te drejte qe e mbroni koleren komunise .... ne te vertete ishim populli ma i lumtur ne bote , e te lillur si mishi me kocken me partine e me kjofte largun Enver .....A fare e keqe komunisto islamike edhe pse ju bashke me djallin deshtuat plotesisht , ju perseri vazhdoni te mburri me krimet e partise suaj te mallkuar komumute . A me pelqen ta perseris , ju bashke me kjofte largun rate ne hale te bunkereve , e ne baske me ju tru pjerllur fituam lirine e vertete , e dini mas pushtimit sllavo bolshevik 45 vjecare . E fundit perse nuk shkoni ta ndihmoni komunistin e mallkuar Putana tin , mbasi dihet qe ju dhemb zemra duke pare se si po dermohet gjoja bisha ruse ...

                                                      1. P
                                                        Prandaj jemi ketu ku jemi

                                                        Cfar komentesh !! A mund te ndryshohet ndonjehere ky vend me keto njerez qe mendojne si kanibale ? Jemi nje popull qe nuk kemi asgje ne vije. Nje popull qe nuk e dime se c'duam, nje popull amorf pa form dhe pa drejtim qe s'kemi asnje destinacion e qe e gjithe bota na njeh per keq.

                                                        1. Q
                                                          Qazimi

                                                          Uran Butka dhe gjithe sera e tij mund te derdellisin e shkruajne me mijera libra me mashtrime e falsifikime por historia nuk ndryshohet dot. Ajo ndryshohet perkohesisht, pra ndryshohet shkrimi i historise por jo historia, ajo qe ka ndodhur. Dhe, e verteta qe ka ndodhur eshte se uran Butka eshte nipi i atdhetarit Sali Butka dhe djali i kolaboracionistit ballist Safet Butka. E vetteta tjeter eshte se babai i Uran Butkes, Safet Butka e vrau veten ne WC per hesape te tij dhe per shkaqe te tjera dhe jo, sipas perrallave te te birit, se e paska vrare veten per te shpetuar Shqiperine nga vellavrasja. Per ta shpetuar Shqiperine nga vellavrasjsa, ai duhej te vriste drejtuesit e B> Kombetar qe e kishin futur organizaten e tyre politike ne kolaboracionizem me pushtuesit dhe ne vellavrasje me partizanet, pra me luftuesit e pushtuesve. E verteta tjeter eshte se Uran Butken e ka gjetur viti 1990 ( nderrimi i sistemit politik ) si nendrejtor shkolle te mesme ne Tirane dhe as ka qene i burgosur dhe as i internuar. Shkrime te tilla te tij, ashtu si dhjetera te tjere, deshmojne per mungesen e madhe morale dhe te dinjitetit te tij pa dinjitet.

                                                          Lini një Përgjigje