Pse Jozef Stalini e “lejoi” vdekjen e djalit të tij?

19 Shtator 2022, 18:20Dossier TEMA

Pse Jozef Stalini e “lejoi” vdekjen e djalit të tij?

Nga Andrei Tapalaga, History of Yesterday

Historia e Jakov Dzhugashvilit, djalit të një prej njerëzve më të fuqishëm në planet gjatë Luftës së Dytë Botërore, është shumë e trishtë. Ai përfundoi duke vrarë veten në një kamp nazist, pa u kujdesur i ati.

Stalini donte vetëm pushtet dhe të fitonte luftën kundër nazistëve aq shumë, saqë hoqi dorë nga familja.

Besimi Sovjetik

14 Prill 1943, në Kampin e Përqendrimit Sachsenhausen 30 km larg Berlinit ndodhej shumica e ushtarëve sovjetikë të kapur në dy vitet e para të luftës në lindje.

Bashkimi Sovjetik, nga viti 1936-1941, ishte një shtet që kaloi nga izolimi i plotë në statusin e një pjesëmarrësi thelbësor në Luftën e Dytë Botërore. Brenda vendit, Rusia kishte përjetuar, që nga viti 1936, një periudhë represioni shtetëror kundër qytetarëve të saj, të udhëhequr nga Stalini.

Vlerësimet e historianit britanik Robert Conquest sugjerojnë se 20 milionë qytetarë rusë, armiq të popullit, vuajtën nga spastrimet e mëdha (1936–1938). Proceset politike goditën të gjitha kategoritë shoqërore, nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Stalinit deri te kulakët apo oficerët e ushtrisë sovjetike.

Shumica u dënuan me vdekje ose dënime të rënda. Nga 8 milionë të rinj rusë të dënuar, vlerësimet tregojnë se vetëm 10% mbijetuan. Bashkë me ta, gjatë së njëjtës periudhë, u ekzekutuan rreth 35 mijë oficerë të Ushtrisë së Kuqe.

Ndërkombëtarisht, për shkak të kontekstit, Rusia del nga izolimi i vendosur nga Perëndimi dhe arrin më 23 gusht 1939 të nënshkruajë një traktat me Gjermaninë naziste.

Ky është hapi i parë drejt pranimit të Rusisë Sovjetike si partnere të luftës dhe dialogut nga komuniteti ndërkombëtar.

Djali i Stalinit shërbeu ushtar në front

Epoka e trazuar e persekutimit të brendshëm ndaloi papritur, në verën e vitit 1941, kur Gjermania naziste sulmoi BRSS dhe e gjithë vëmendja e liderëve sovjetikë u përqendrua në përpjekjet e luftës.

Këtu fillon historia jonë. Konkretisht, në Smolensk, ku u zhvillua një nga betejat kryesore në frontin lindor, beteja rezultoi në 250,000 viktima ruse. Midis tyre ishin Yakov Dzhugashvili, djali i Catherine Svanidze dhe Joseph Visarionovici Stalin. Yakov lindi më 18 mars 1907 në Borji të Gjeorgjisë dhe ishte fëmija i parë i Stalinit.

I rritur në Gjeorgji, larg kryeqytetit të BRSS, Yakov Dzhugashvili kishte një marrëdhënie më të ftohtë me të atin. Duke jetuar një pjesë të jetës së tij në një mjedis paranojak, së bashku me një baba të pamëshirshëm dhe mizor, nuk është për t’u habitur që djali i diktatorit kishte një paqëndrueshmëri emocionale, gjë që e bëri që në rininë e tij të tentonte vetëvrasjen.

I riu Yakov u përpoq të vriste veten për dashuri, sepse babai i tij nuk ishte dakord me fejesën e tij me një grua hebre.

Yakov Dzhugashvili, në paraburgimin nazist

Në vitin 1941, në fazat e hershme të luftës, Yakov Dzhugashvili u kap dhe u dërgua nga gjermanët në kampin e përqendrimit Sachsenhausen. Së bashku me ushtarë të tjerë rusë, Yakov ra në kontakt edhe me ushtarë dhe oficerë polakë ose britanikë.

Këtu ai mësoi, pak para vdekjes së tij, historinë e masakrës së pyllit të Katinit, siç u tregua nga gazetat gjermane. Disa burime sugjerojnë se gjendja e Yakov u rëndua nga kjo ngjarje, e cila rriti ankthin.

Nëse në fillim gjermanët nuk e dinin që ai ishte djali i Stalinit, atëherë u përpoqën ta përdornin për të rritur efikasitetin e propagandës gjermane në frontin lindor. Yakov propozoi të bashkëpunonte me autoritetet naziste, të cilën ai e refuzoi. Megjithatë, refuzimi i tij nuk mund të bllokonte përpjekjen për të manipuluar gjermanët, të cilët krijuan një propagandë që sugjeronin se Yakov Stalin u dorëzua për të shpëtuar veten.

Ka disa histori të paverifikuara  rreth kapjes së Yakov Dzhugashvili. Disa të dhëna sugjerojnë se Stalini nuk qëndroi indiferent ndaj vuajtjeve të djalit të tij dhe u përpoq të organizonte dy përpjekje të pasuksesshme shpëtimi.

Gjithashtu, në fund të luftës, Stalini u përpoq të zbulonte më shumë informacion për fatin e Yakovit, duke ofruar shpërblime për ata që kishin informacion në këtë drejtim, sipas disa burimeve.

Megjithatë, këto histori mbeten vetëm supozime.

Në vitin 1943, pas betejës në Stalingrad, kur sovjetikët kapën marshallin Friedrich von Paulus, duket se gjermanët propozuan një shkëmbim: djali i Stalinit kundër marshallit.

Përgjigja e Stalinit duket se ka qenë negative dhe burimet përmendin dy variante. Në të parën, përgjigjja do të ishte “Unë nuk e ndryshoj një marshall me një ushtar” Yakov Dzhugashvili jo vetëm djalin tim Yakov, por miliona djemtë e mi. Nëse nuk i lironi të gjithë, djali im do të ketë të njëjtin fat.

Është e paqartë nëse fshihej një baba pas këtyre fjalëve për pozitën e një njeriu të shtetit apo thjesht Stalini mbeti i pandjeshëm ndaj vuajtjeve të djalit të tij

A kishte frikë Stalini se një shkëmbim eventual i të burgosurve do të dobësonte moralin e shoqërisë në një moment ende delikat ose, përkundrazi, do të refuzonte çdo negociatë për të mos u perceptuar si një lider i dobët?

Këtë, ndoshta nuk do ta dimë kurrë. Siç nuk do ta dimë pse, më 14 prill 1943, një oficer i ri rus, kaloi qëllimisht vijën e demarkacionit të kampit të përqendrimit Sachsenhausen, duke u vrarë në vend të kësaj nga një plumb nazist.

17 Komente

  1. P
    Por Ufo-sh ne mbi Halen Tema

    re te dendura pordhesh ne tavanin e halese tema kujdes nga kondensimi i pordhes

    1. S
      Sali ziu

      Fund e krye propagandë mashtruese e felliqur dhe naziste, pjellë e fantazise se çfrenuar te pinjollëve te nazizmit. Janë këta qe sot ushqejnë e frymezojne hordhitë e reja te neonaziteve , pjellë e kolaboracinistëve për revansh e hakmarrje duke rezikuar nje përleshje përçarëse ne gjirin e popujve qe u perfshinë ne luftën e Dyte Boterore. Kjo po ngjet ne shume vende te Evropës lindore, e financuar ethshëm nga ata që mbahen kampjon të demokracisë . ku reparte e njësi të mëdhaja te klyshve te nazistve qe masakruan dikur popujt e BS dhe të shumë vendeve te tjera te cilat u organizuan kundër nazizmit, po trajnohen e pergatiten për inkurjone ushtarake kundër liris së popujve e në favor të atyre qe i financojnë. E verteta eshte qe Stalini dhe ushtria e kuqe ishin të parët që i dolën përballë nazizmit Hitleria, ishin ata që i dhanë shpresa popujve liridashës, që i treguan Botes antifashiste se lufta mund të fitohet nga popujt e shtypur, Ishte populli sovjetik ai qe humbi disa dhjetra milon kur Europa i hapi dyert Hitlerit, ishin ushtaret Sovjetik ata qe ngriten flamurin e fitores në qender te Berlinit. Sot Per nder te kësaj fitore dhe sakrifice të madhe, akoma rrugë e bulevarde ne qytetet e medha të Europës q mbajnë emrin "Stalingrad" ndersa pak vite më parë ne Teheran u ringrit monumenti i tre burrave qe udhëhoqen në bashkëpunim luften antifashiste, ku spikat krahas çurçillit dhe Roosveldit ajo e Stalinit. Ky eshte opinioni i njerëzve të arsyeshëm për Stalinin ne ditet e sotme jo histeria anti komuniste qe frymëzohet nga revanshi neonazist. Sa i përket shifrave qe paraqiten per "masakrat e Stalinit, lexoni materialin dokumentar të parapak ditëve ku spjegohet se reagimi i pushtetit sovjetik pas luftes ndaj kolaboracionistëve ishte me pak i ashper sesa ai i vendeve europjane. Kjo jo me lojë djallëzore shifrash dhe fantazira neonaziste por me dokumenta autentike. Eshte per te ardhur keq qe gazeta Tema mban flamurin e nje propagande te tille qe frymezohet nga revanshi neonazit.

      1. b
        ben

        Sali ziu-nga komenty juaj kuptohet qarte se jeni nostalgjik i eres komuniste te BS dhe ne vecanti te figures se Stalinit. Ajo qe juve nuk e kuptoni, ose beni sikur nuk e kuptoni, eshte fakti se ne vitet e fundit, jane hapur shume arkiva te shteteve Europiane per dokumente qe perfshijne kohen e luftes dhe periudhen para saj. Me shperberjen e BRSS-se, ne kohen e Gorbacovit, shume dokumente te asaj kohe te mbyllura deri atehere, mbeten jasht kufinjve te Rusise dhe u hapen per publikun. Po keshtu, edhe ne arkivat ruse u hapen shume dokumente, sidomos te periudhes se Stalinit. Nga gjithe keto miljarda dokumente, u mesua se si Stalini juaj ishte as me shume dhe as me pak, nje kriminel qe masakroi popullin e vet, duke vrare e burgosur cdo kend qe shprehej kunder tija, apo qe mundet te ishte kundershtar i regjimit te tij. Te tera keto jane te faktuara dhe vertetojne te kunderten e asaj qe thoni juve per diktatorin e kuq te BRSS-se. Ne fund te fundit, nje histori e ngjashme ndodhi edhe ne vendin tone, apo edhe ne vendet e tjera ish-socialiste. Po keshtu, lufta e popujve sovjetike eshte nje fakt i pa mohueshem, sic eshte edhe e pamohueshme se lufta nuk u drejtua nga Stalini, qe u zhduk ne javet e para te sulmit gjerman, por nga gjeneralet e talentuar te Ushtrise se Kuqe, duke filluar nga Zhukovi e te tjere. Mbi te gjitha ishte heroizmi i ushtarakeve dhe popujve sovjetike qe they hordhite hitleriane duke i detyruar qe te terhiqeshin nga trojet e pushtuara. Nga ana tjeter, ishin pikerisht ushtaraket ruse ata qe kryen krime te perbindshme ne territoret qe pushtuan ne Gjermani, me vrasje e perdhunime te civileve gjermane. Edhe keto jane totalisht te dokumentuara me deshmite e atyre qe i kane pare ose provuar ne kurrizin e tyre krimet qe ushtaret ruse bene ndaj civileve gjermane. Vrasjet e 22 mije oficereve te ushtrise, policise dhe inteligjences polake ne Katyn, ishte nje veprim kriminal dhe imoral i regjimit sovjetik, ku Stalini mban peshen kryesore te ketij krimi te kryer ndaj atyre qe luftuan kunder pushtuesit gjerman, pra realisht ishin aleate te ushtareve sovjetike. Juve vazhdoni te beni propoganden e kuqe, duke injoruar faktet se krimet para, gjate dhe pas luftes u kryen nga te dyja palet nderluftuese, gjermanet dhe sovjetiket. Te mohosh kete fakt, eshte poshtersi.

      2. p
        per tru bunkeret

        Ja shiko si nervozohen tru shperlaret po ju shave shokun Stalin , pa lere nese flitet per krimet e kjofte lagut Enver , E megjitheate nuk eshte per tju vere shum faj , kur mendon se deri ku arrinte tru shperlarja e ish oficereve apo e ish sigurimsave ne kohen e koleres komumute iste .... njeriu i ri i pjerllur ne tru ......

        1. a
          anti25642654censurë

          ke të drejtë o tru bunker!! unë po ta barazpeshoj me një ngjarje të njëjtë të 23 vjetëve më parë!! një baba i dhimshur që një pjesë e shoqipove e konsiderojnë "hero"(jo unë)!! ky na ishte i famshmi rugova!! ai doli në krah të milloshit dhe dënoi sulmet e natos kundër jugosllavisë që po masakronte shqiptarët!! pasi e mohoi 2 muaj rresht ai e pranoi se këtë e kishte bërë vetëm e vetëm "për pak liri për familjen time"!! mos do të ishte po kaq i drejtë veprimi i stalinit që për pak liri për djalin e tij,të mos jepte urdhër që të sulmohej pa pushkë,vetëm me fishekë në dorë,në stalingrad??për pak liri për djalin e tij ndoshta nuk duhej tu kërkonte leningradasve të rrezistonin në rrethim?? për pak liri për djalin e tij duhej të çonte në kasaphanë dejmtë e lopëve ruse?? o tru bunker,nëna i kishin lindur ata 22 mln rusë që u vranë,si ushtarë a si civilë në L2B!nuk ishin as më të mirë e as më të këqinj se një jakov xhugashvili!ai i rezistoi a jo,burgimit!? kjo është diçka tjetër!! të jesh i pari i një vëndi nuk vlen vetëm kur është për të marrë!! po të jap dhe një shëmbull tjetër o tru bunker! parlamenti i kosovës nën presionin e milloshit,hoqi autonominë e kosovës!!ky veprim akoma rekalmohet nga sërbia si një veprim legal!! e dimë të gjithë se ata njerëz u kërcënuan me jetë për ta bërë një gjë të tillë!dhe ata u dorëzuan! e di përse?? sepse ishin tru bunker si ty,sepse ishin atje për të vjelur dhe jo për të mbrojtur interesat e popullit të tyre!! njerëz si ti kemi sot në politikë,o tru bunker,prandaj asnjëri nuk sheh interesat e shqipërisë dhe të shqiptarëve! robt ku i ke!!

          1. s
            shqip

            VEtem injorantet mundet te shprehen sic je shprehur ti. Rugova ishte pacifist, njesoj si Gandi.

            1. D
              Doni

              Te jeshe pacifist kur vritet populli jote ose kushdo tjeter do te thote te marrish pjese ne krim .Gandi ishte krejt tjeter ,lexo pak me shume o s….Rugova eshte i vetmi pushtetar ne bote qe nuk dha asgje ama asgje per clirimin e Vendit te tije Familja e tije dhe ai jetonjin me fondin diaspores ne luks te shfrenuar dhe u bene milionere.Logjka e ledekeisteve per te mos be asgje kundra pushtuesit serbe gjeti shume perkrahje te kosovaret frikacake ,tek ata qe ndejten neutrale ne lufte dhe ata qe ishin ne anen e serbise.Kjo beri qe te akuzoheshin luftetaret ,si fajtore per cdo gje,se lirin e solli NATO ….

              1. s
                shqip

                Doni-une nuk e perkrah ate qe beri Rugova, por permenda vetem ate qe ai gjithmone ka qene kunder shkeputjes se Kosoves me lufte nga Serbia. Sa i perket Gandit, une kam lexuar dhe jo vetem per te, por edhe per shume filozofe apo intelektuale te tjere te vendeve te ndryshme, pasi leximi ka qene dhe mbetet nga pasionet e mija, qe nga femijeria e hershme. Edhe Gandi ishte kunder ngritjes se indjaneve ne lufte me arme kunder pushtuesve britanike. Ne te kunderten, ai predikonte "rrezistencen e heshtur". Rrugova ishte ne te njejten linje, packa se per mendimin tim, ajo linje ishte e gabuar dhe kurre nuk do te sillte clirimin e Kosoves nga pushtuesi serb.

                1. a
                  anti25642654censurë

                  qipe "sh"në nuk ja vlen me e shkrujt!! pasioni tënd është leximi,e kuptoj dhe ta besoj,por në të njëjtën kohë të garantoj,që lidhje me trurin nuk ke,që nuk kupton ato që lexon,që i kupton si ta do qefi ty!! kooooqe,ai gandi me të vërtetë ishte pacifist dhe predikonte pacifizmin,por mos harr se ai,gandi është masakruar nga britanikët më shumë se dhe indiani më i persekutuar!!ai ka qënë në ballë dhe jo në kolltuk e në aeroplanë,si ai koqja me emrin rugovë!! megjithëse nuk ka ndodhur,prap do të të siguroja se ai gandi nuk kishte për të thënë atë që tha rugova"të ndërpriten bombardimet",dhe këtë për të mbrojtur familjen e tij!! copë idioti,as unë nuk jam për luftë nëse ka mudësi me fjalë,por nuk jam asnjëherë për të mbrojtur familjen time në kurriz të familjeve të të tjerëve!! hajvan,mbaje rrugovën në krevat nëse të pëlqen,por mos eja këtu të më thuash se ai ishte i ndershëm!! ai i shkaktoi dëme shqiptarëve shumfish nga millosheviçi!! propaganda e tij e ndyrë i bëri shqiptarët lepuj! millosheviçi vetëm se i vrau!! sabotimi i luftës nga rugova,nuk ka të larë!është një tradhëti aq e lartë sa dhe i vdekur duhet çuar në gjyq!!

        2. S
          Sofi

          Ne pamje duket se mos reagimi i Stalinit per djalin e tij,se ai ishte nje njer i pa shpirt.Por ne qoftese Jakovi kishe baba Stalinin,cdo te thuhej per ata miliona ushtare te BS-tik qe dhane jeten per atdheun dhe ishin rober?Cilido udheheqes atdhedashes do te vepronte ne te njejten menyre.

          1. M
            Maks

            Idjot gazetar Ne lufte ishin te gjith te barabart ne BS dhe po te ndrynte per djalin e vete stalini crar do thonin miliona ushtar rober ne gjermanin hitleriane Ai stalini per atdheun sakrifikoi djalin e tij dhe e fitoi luften

            1. M
              Maks

              Idjot gazetar Ne lufte ishin te gjith te barabart ne BS dhe po te ndrynte per djalin e vete stalini crar do thonin miliona ushtar rober ne gjermanin hitleriane Ai stalini per atdheun sakrifikoi djalin e tij dhe e fitoi luften

              1. M
                Maks

                Idjot gazetar Ne lufte ishin te gjith te barabart ne BS dhe po te ndrynte per djalin e vete stalini crar do thonin miliona ushtar rober ne gjermanin hitleriane Ai stalini per atdheun sakrifikoi djalin e tij dhe e fitoi luften

                1. p
                  per tru bunkeret

                  Ne te vertete idjot komentues , tru shperlare hesapi .....

                  1. k
                    katarakti

                    Stalini tha: "Unë nuk e kêmbej një gjeneral (Von Paul) me një rreshter (djalin e tij)". Që do tê thotê pak a shumë se gjenerali duhej tê shkêmbehej sê paku me 1 000 ushtarê robër! Po të mos ishte djali i tij, të gjithê do ta kuptonin dhe pranonin shkëmbimin e një gjenerali me 1 000 ushtarë robêr. Por në mes ishte fjala për djalin e vet Stalinit. Nazistët, nga ana tjetêr mund të kishin propozuar shkëmbimin e 10 000 robêrve të luftës rusë me 10 000 robër lufte gjermanë. Nê mes tyre mund të ishte edhe Jakovi. Por jo. Ata donin ta vinin në vështirêsi Stalinin para botës dhe bashkëkombasve tê tij. Stalini, ashtu siç e kishte edhe emrin, u tregua zëmërçelik. Apo i pa zëmër edhe ndaj djalit të tij. A bëri mirê apo bëri keq ështê e vështirë ta gjykosh.

                    1. L
                      Loni pe Saigoni

                      Shkrimi ka pasaktesi të mëdha dhe kesisoj është manipulues. Psh: Djali i Stalinit ishte pilot, dhe është hedhur me parashute pasi avioni i tij u godit, dhe u zu rob ne tokë nga gjermanet. Ai u vra ne nje tentative arratisjeje nga kampi Figura e Stalinit është shumë komplekse, dhe për mirë apo për keq kujtesa njerezore do t'i japi vendin e vet

                      1. a
                        anti25642654censurë

                        o pe saigoni nuk është se e ngatërron gjë me atë që "pshurri në motor"??bruno musolinin?? sipas wikit anglez,"Dzhugashvili studioi për t'u bërë inxhinier, pastaj - me insistimin e babait të tij - ai u regjistrua në stërvitje për të qenë oficer artilerie. Ai mbaroi studimet disa javë përpara se Gjermania naziste të pushtonte Bashkimin Sovjetik në 1941. I dërguar në front, ai u burgos nga gjermanët dhe vdiq në kampin e përqendrimit Sachsenhausen në 1943 pasi babai i tij refuzoi të bënte një marrëveshje për të siguruar lirimin e tij."! ndoshta në atë kohë pilotët sovjetik fluturonin me artileri?? apo skishin predha dhe gjunin me njerëz sovjetikët!!

                      Lini një Përgjigje