“Spiro Koleka erdhi nga vila e Dhërmiut me ‘Benz’-in luksoz dhe zbriti në qendër të fshatit, ku deshi të takonte disa burra por..."

14 Shtator 2022, 17:20Dossier TEMA

“Spiro Koleka erdhi nga vila e Dhërmiut me ‘Benz’-in

Përmbysja e ngrehinës së madhe totalitare në Shqipëri do të linte pas, jo vetëm ndryshimin e sistemit, shoqëruar me plot shpresa, mirazhe e klithma lumturie por, fatkeqësisht, edhe mjaft plagë, drama, viktima, pluhur, mllefe e ç’gënjime nga më të ndryshmet. Dhjetë vjet e më tepër pas asaj ngjarje, e cila tronditi thellë shoqërinë, duke përmbysur tërësisht shumë kode, rregulla e koncepte të mëparshme, njerëzit vazhdojnë endé t’i bëjnë vetes pyetje të tilla, si: Ç’kish ndodhur në të vërtetë në shoqërinë shqiptare, gjatë 50 vjetëve të fundit të diktaturës? Si qe e mundur që sistemi arriti të deformonte gjithçka? Përse njerëzit e kishin pranuar atë? Cila qe logjika totalitare e transformimit të shoqërisë e individit? Si qenë konceptuar e funksiononin strukturat e mekanizmave totalitare: propaganda, policia sekrete dhe ushtrimi i ideologjisë së terrorit?  Si ndodhi që ndër mbarë vendet komuniste të Lindjes europiane, Shqipëria të cilësohej përjashtim apo rast i veçantë? Pse Enver Hoxha i qëndroi verbërisht, fanatikisht e gjer në fund besnik Stalinit, duke e kthyer vendin në një burg ku dhuna, frika e spastrimet vazhduan gjer në fund të viteve ’80-të? Pse vendi u izolua çmendurisht, duke i mbyllur njerëzit mes bunkerësh e telash me gjemba? Përse, pra, ndodhën gjithë fenomenet e mësipërme…?!  Libri ‘Post-scriptum për diktaturën’, s’pretendon t’u japë përgjigje definitive pyetjeve të mësipërme, apo kompleksitetit të arsyeve që sollën e mbajtën në fuqi pushtetin totalitar në Shqipëri. As edhe të jetë një afresk i plotë, i thellë e i gjithanshëm i jetës e vuajtjeve që përjetuan njerëzit gjatë atij sistemi.  Autori i tij, ndofta, ka meritën që bashkë me shikimin retrospektiv të periudhës totalitare si dhe zellin e një analisti të pasionuar, është përpjekur të kthejë edhe një herë kokën mbrapa, për të dhenë jo vetëm kujtimet e opinionet e tij personale, por dhe për t’i u rikthyer dhe një herë vizionit të asaj epoke me filozofinë e thjeshtë të ruajtjes së Memories e mbështetjes së Apelit për të mos harruar kurrë maksimën e njohur, se…kadavrës vazhdojnë t’i rriten thonjtë e flokët edhe pas vdekjes! Dhjetë vjet e më shumë pas përmbysjes së madhe, libri në fjalë ka vlera aktuale e shpresojmë të vlerësohet nga lexuesi sepse, siç shprehet edhe një studiues shqiptar…e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë një populli, vjen atëherë kur ai nuk arrin të bëjë analizën e së kaluarës së vet. Një popull amnezik është i detyruar të jetë vazhdimisht neuropatik e të përsërisë përvojat e tij të dhembshme…!

Nga Vasil Qesari

Enver Hoxha, qe vërtet njeri tepër i jashtëzakonshëm, përderisa arrinte që, kur ia donte nevoja e në raste të caktuara, derdhte lot para publikut. Ai qante…! A ish parë ndonjëherë që ndonjë diktator komunist të qante?! Enver Hoxha ishte një aktor i madh!

Po! Aktor i madh! Por, njëkohësisht dhe regjisor e autor i një katastrofe e tragjedie rrëqethëse e plot gjak, të cilën do ta përjetonte gjer në kockë, një popull i tërë…!

POLIFONIA E 12 APOSTUJVE TE LUMTUR

…Para se të marrë formën e një burgu, para se të shndërrohet në një kamp përqendrimi, totalitarizmi përbën një ide. Ai shpreh një logjikë e koncept të caktuar të ndërtimit të botës e shoqërisë. Pikërisht, zbatimin e këtij koncepti si edhe ndërgjegjësimin e masave për përmbushjen e misionit të madh, e kish për detyrë Partia.

Po, ç’ish në vetvete, Partia?  Cilat qenë strukturat e saj?

Ç’përfaqësonin drejtuesit e saj të lartë…?

Së pari, duhet theksuar se, motoja kryesore dhe e padiskutueshme e një partie totalitare, është:

Pushtet absolut e nënshtrim absolut.

Por për të arritur këtë, Partia, krahas platformës ideologjike duhet të ketë edhe strukturat e saj të nevojshme si edhe një organizim e disiplinë të përsosur. Me shumë lakonizëm e precizion, Stalini e përshkruan kështu, strukturën e Partisë Bolshevike:

“Në udhëheqjen e Partisë sonë, numërohen 3 deri 4 mijë drejtues të nivelit të lartë. Ata përbëjnë, në se mund të shprehem kështu, Shtatmadhorinë e saj. Pas tyre vijnë 30 a 40 mijë kuadro të nivelit të mesëm. Këta janë, si të thuash, oficeret e Partisë. E së fundi, kemi rreth 100 – 150 mijë kuadro të zakonshëm, të cilët janë nenë-oficerët e saj”.

Qoftë dhe nga ky përcaktim i pjesshëm e fragmentar, kuptohet qartë se, Stalini e shihte dhe e konceptonte Partinë si një detashment ushtarak me strukturë, formacion e hierarki militare. Përndryshe, nuk është rastësi fakti që, të njëjtat ide e mesazhe përcillnin edhe Dhjetë cilësitë e anëtarit të PPSH-së, të formuluara nga nxënësi i tij besnik Enver Hoxha, i cili ndër të tjera, theksonte:

“Partia jonë është një detashment i organizuar dhe pararojë e klasës punëtore. Anëtar revolucionar i saj është ai, që pajiset me vigjilencë të vërtetë revolucionare, që godet pa mëshirë e me urrejtjen më të madhe ata që janë të pandreqshëm e shoqërisht të rrezikshëm, armiqtë e popullit e të Partisë, që është i gatshëm për çdo sakrificë e i vendosur gjer në vdekje, për t’i shërbyer asaj, që di të përdorë metodat më të përshtatshme të edukimit e bindjes e në fund, ato të shtypjes”.

Natyrisht, në tërësinë e tyre, cilësitë e anëtarit të partisë kishin edhe aspekte të tjera të natyrës propagandistike si, bie fjala, lidhja me masat, njohja dhe zgjidhja e halleve të tyre, dashuria për atdheun e popullin etj. Por, realisht, mbrapa atyre sloganeve, fshihej fytyra e vërtetë e Partisë dhe e pushtetit totalitar: shtypja, dhuna, ndëshkimi, frika, urdhri, disiplina ushtarake, lufta e klasave, shfarosja e armiqve etj.

Por, konkretisht, si qe ndërtuar Partia Staliniste e Shqipërisë?

Pikë së pari, teorikisht, në krye të hierarkisë ish Kongresi. Qe pikërisht ai, i cili në parim, zgjidhte Komitetin Qendror ose antishambrën e pushtetit absolut. Ndërkohë, zemra e KQ qe Byroja Politike me 12 anëtarë (Apostuj), të cilët paracaktoheshin e viheshin në postet e tyre nga vetë Mesia, në unitet të plotë me shokët e rrethi i tij. KQ i Partisë, mblidhej në sesione plenare, zakonisht një herë në tre muaj. Ajo qe Mesha e Rregullt, ku dëgjohej e zbatohej vetëm Fjala e Shenjtë. Urdhrat e detyrat e caktuara nga Sekretari i parë i KQ:

 Le roi soleil ! Mbreti diell !

 Zot i Partisë dhe pushtetit !

Përsa i përket Byrosë Politike, ajo, duke respektuar me fanatizëm Dogmën e Traditën Staliniste, mblidhej një herë në javë, zakonisht ditëve të enjte. Ai ish edhe takimi i rregullt i Mesisë me 12 Apostujt, fjalët e shenjta të të cilit pastaj, ktheheshin në himne e liturgji për mbarë besimtarët, poshtë në bazë.

Pra, në çdo hallkë të veprimtarisë së tyre, Byroja Politike e Sekretariati i KQ të PPSH-së, funksiononin e zbatonin me fanatizëm e gjer në detajet më të vogla sipas modelit sovjetik. (Te kujtojmë se Byroja e parë politike, u krijua nga V.I.Lenini në mars të vitit 1919, gjatë kongresit të 8 – të të Partisë Bolshevike. Gjatë epokës staliniste ajo përbëhej kryesisht nga miqtë më besnikë e më të afërt të Stalinit)

Byroja Politike e Enver Hoxhës, përveç shokëve të vjetër të idealit, kish dhe një veçori tjetër dalluese. Ajo, përbënte pothuajse një familje, me plot lidhje martesore, krushqi e farefisni. Fill pas prishjes me sovjetikët, më 1961, Radio-Moska, në një emision të saj denonconte pikërisht ato lidhje, duke theksuar se:

“Më shumë se gjysma, ose më saktë 53 anëtarë të KQ të PPSH-së, janë të lidhur familjarisht mes tyre. Pikë së pari, në të bëjnë pjesë 4 çifte: Enver Hoxha me të shoqen, Nexhmijen. Mehmet Shehu me bashkëshorten, Fiqretin. Hysni Kapo me Vito Kapon e Josif Pashko me gruan, Eleni Tereziu. Ndersa gratë e Manush Myftiut e Pilo Peristerit janë motra. Kadri Hazbiu është burri i kushërirës së Mehmet Shehut. Vëllai i gruas së Hysni Kapos është Piro Kondi etj…”!

Në vitet që pasuan, uniteti familjar i Byrosë Politike, do të forcohej edhe më shumë. Shokët e Udhëheqjes do t’i bënin mblesëritë, krushqitë e dasmat vetëm midis tyre e brenda mureve të Bllokut. (Kështu, për shembull, mbesa e Ramiz Alisë do të martohej me djalin e Enver Hoxhës, Ilirin etj., etj.)

(Edhe pse, para popullit nuk pushohej së foluri për unitet të çeliktë në radhët e Partisë, intrigat, lufta për pushtet, larja e hesapeve dhe ndarja në klane, ishin tiparet kryesore të KQ të PPSH-së dhe Byrosë Politike. Nenë grushtin e hekurt të Enver Hoxhës, pjesa më e madhe e anëtarëve të tyre, përfunduan nenë breshëritë e plotoneve të ekzekutimeve, ne burgje e internime. Një “fat” të tillë patën fillimisht, Ymer Dishnica, Ramadan Çitaku, Kristo Themelko, Nako Spiru, Koçi Xoxe, Liri Gega, Bedri Spahiu, Kadri Hoxha e më pas, Tuk Jakova, Liri Belishova, Beqir Balluku, Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Kiço Ngjela, Kadri Hazbiu, Mehmet Shehu etj.

Përdorimi i fjalorit figurativ “religjioz” për PPSH-së, nuk është i rastësishëm. Në fakt, regjime të tilla, (ku utopia mplikset me diktatin e “shpëlarjen e trurit”), krijojnë atmosfera, gjendje dhe efekte të përafërta me ato të religjioneve, ose më saktë, mundohen t’i zëvendësojnë ato me “idhujt” e tyre.

Megjithëse, në regjimet totalitare në përgjithësi, s’ekziston asnjë parim ideologjik a dispozitë ligjore me anë të cilave funksionet partiake a shtetërore mund të trashëgohen, kjo s’do të thotë se fenomeni nuk ndodh. Përkundrazi, fëmijët e pushtetarëve, të rretheve të tyre familjare e më gjerë, mbasi arrijnë moshën madhore, janë të destinuar që ashtu si prindërit e tyre, të gëzojnë privilegje Shumë shpejt e me përparësi, emrat e tyre zënë vend në listat e Zyrave të Kuadrit, për emërimin dhe marrjen e posteve të privilegjuara. Ja dy-tre shembuj:

Djali i Enver Hoxhës, Iliri, bie fjala, fill pas mbarimit të studimeve, u emërua drejtor i Institutit të Studimeve Ushtarake, ndërsa dhëndëri i tij, Klementi, drejtor i Institutit të Projektimeve. Mbas vdekjes së Hysni Kapos, gruaja e tij, Vitoja, u emërua ministre e Industrisë së Lehtë e Ushqimore, ndërsa dhëndëri, një ish-futbollist, u caktua kryetar i Komitetit Shtetëror të Sporteve e Fizkulturës. Pas martesës me vajzën e njërit prej anëtarëve të Byrosë Politike, një gazetar i ri u emërua drejtor i Televizionit Shqiptar, ndërkohë që pjesa dërmuese e personelit të ambasadave jashtë vendit, kishin lidhje familjare, direkte apo indirekte, me emra të njohur të udhëheqjes.

Shembuj të tillë qenë me qindra e qindra. Këto ndodhnin, sepse, fenomenet e mësipërme s’ishin përjashtime, por rregulla. Djemtë e vajzat e drejtuesve të lartë s’bëheshin kurrë artizanë a punëtorë, por kuadro të preferuara në aparatin e Partisë, shtetit, institucioneve qendrore, trupit diplomatik etj. Kasta e lartë, e veçanërisht anëtarët e Byrosë, gëzonin privilegje të mëdha e bënin jetë pashallarësh. Ata udhëtonin me vetura luksoze “Benc-Mercedes” të blinduara, të cilat shoqëroheshin nga eskortat e Drejtorisë së Dytë, sektor special i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i ngarkuar me detyrën e mbrojtjes së udhëheqjes.

Gjithë lëvizjet e tyre jashtë kryeqytetit, shoqëroheshin me masa sigurie të jashtëzakonshme. (Ndërkohë që gjithë efektivat e Sigurimit të Shtetit në rrethe, merrnin urdhrin e gatishmërisë së lartë, për mbrojtjen e udhëheqjes nga akte të mundshme terrorizmi të organizuara nga agjenturat e huaja ose armiqtë e brendshëm). Ndërkohë që, në raste udhëtimesh në krahina të largëta, përveç të tjerash ata shoqëroheshin edhe me auto-ambulanca, mjekë specialistë, furgonë me ushqime, sekretarë, gazetarë, foto-reporterë etj.

Anëtarët e Byrosë e shokët e Udhëheqjes së Lartë, jetonin në zemër të kryeqytetit, në një ‘Bllok’ të posaçëm plot vila, të cilat ruheshin ditë e natë nga ushtarë të Gardës e civilë të Sigurimit. Shëndeti i tyre ish ndër preokupimet kryesore të Partisë. Shokët kryesorë, duhet të jetonin sa më gjatë, për të vazhduar punën e sakrificat vetëmohuese për të mirën e popullit e socializmit.

Për atë qëllim, pranë ‘Bllokut’ qe ngritur e funksiononte, Klinika e Udhëheqjes. Atje, ata u nënshtroheshin vizitave e analizave të rregullta mjekësore, nenë vëzhgimin e aparaturave moderne dhe mjekëve të specializuar jashtë vendit. Edhe në jetën e përditshme, ata gëzonin pa limit të mirat dhe bollëkun e shoqërisë socialiste. Çdo familje kish kuzhinjerin, kamerierin e shërbyesen e saj, të cilët vareshin nga ndërmarrja e Furnizimit të Udhëheqjes. Qe ajo, e cila siguronte për ta, jo vetëm shumë llojshmëri ushqimesh, perimesh e frutash cilësore, por edhe pajisje elektro-shtëpiake, kozmetikë, veshmbathje, sende e artikuj të përdorimit të gjerë etj, të cilat importoheshin me valutë nga vendet perëndimore.

(Aty ku pushteti është në duart e në grushti njerëzish apo një individi të vetëm, privilegjet lindin e lulëzojnë, nganjëherë edhe kundër vetë vullnetit të tyre. Nga ana tjetër, është më se normale që vetë pushteti, t’i tolerojë e t’i inkurajoje ato”).  (Primo Levi “Les naufragés et les rescapés”). Kasta e udhëheqjes (ku, përveç anëtarëve të Byrosë Politike, drejtuesve të Qeverisë e anëtarëve të KQ, bënin pjesë edhe sekretarët e parë dhe kryetarët e Komiteteve Ekzekutive në rrethe etj). quhej ndryshe edhe nomenklatura e lartë). Ndërkohe që, V.I.Lenini është quajtur “babai” i Revolucionit Bolshevik, J. Stalini është cilësuar “shpikësi” i nomenklaturës. Sipas fjalorit burokratik sovjetik termi “nomenklaturë”, kish dy kuptime: a) ai përmbante listën e posteve drejtuese të kuadrove të larta dhe b) listën e njerëzve të emëruar apo të rezervuar për ato poste. “Pashallarët e kuq” – kështu titullohej poema e shkruar nga Ismail Kadare në vitin 1973. Teksti i saj, u censurua dhe u kritikua ashpërsisht e, aktualisht, konsiderohet i humbur. Megjithatë, dihet se përmbajtja e saj, stigmatizonte jetën, ahengjet dhe orgjitë e disa prej drejtuesve të lartë partiakë e ushtarake të kohës, si B.Balluku, P.Dume etj.).

Byroja Politike bënte jetë të lumtur. Anëtarët e saj i kalonin pushimet në vila të ndërtuara anë e kënd vendit. Natyrisht, në zonat më piktoreske, si në Dajt, Durrës, Pogradec, Korçë, Sarandë, Dhërmi etj. Në Vlorë, gjithë zona rreth Ujit të Ftohtë qe plot vila, të cilat, në fjalorin zyrtar quheshin ndryshe edhe Shtëpitë e Partisë. Ato mbroheshin nga ushtarë e civilë të shumtë, të cilët vigjilonin jo vetëm përreth tyre por edhe në periferi, mbrapa gardheve, nëpër pemë, shkurre e gjer lart në malin e Shashicës. Edhe pse cilësoheshin si prona të Partisë, vilat kishin emërtime të tilla si, p.sh.: vila e shokut Enver, vila e shokut Mehmet, vila e shokut Hysni etj.

Mjediset e tyre të brendshme ishin luksoze. Pajisjet e ndryshme, duke nisur që nga çelësat elektrikë, abazhurët, dushet, WC-të, banjat e gjer tek aparatet elektronike, sistemet e ngrohjes e të ajrit të kondicionuar, pompat e filtrat e pishinave, qenë të importuara nga jashtë. Shatërvanët, kopshtet, lulishtet e sheshet përreth tyre ishin plot palma, shkurre dekorative e lule të rralla. Pranë vilave, për informimin e shokëve me ngjarjet që ndodhnin në botë, instaloheshin enkas përforcues të stacioneve të huaja televizive. (Ndërkohë që, ndjekja e tyre prej njerëzve të thjeshtë, qe jo vetëm rreptësisht e ndaluar, por edhe me pasoja të renda).

Natyrisht, brenda Shtëpive të Partisë, jeta qe krejt e ndryshme nga ajo e shtëpive të popullit, i cili jetonte në mizerje, varfëri të plotë e me ushqime të racionuara të cilat arrinte t’i siguronte duke mbajtur radhë të gjata e që përbenin minimumin jetik njerëzor. Në to kishte kuzhina të shumta, kuzhinierë, pastiçer e kamerierë të cilët gatuanin e serverin meny të pasura e të veçanta. Mbas buke, shërbeheshin ëmbëlsira, akullore speciale, ujë i gazuar e kafe plot aromë, shoqëruar me amareta e çokollata, të cilat njerëzit e thjeshtë arrinin t’i shihnin vetëm në reklamat e televizioneve të huaja.

Një nga veteranët e Byrosë Politike, Spiro Koleka, e kish vilën e tij në Dhërmi. E ndërtuar buzë detit e mbi shkëmbej, rrethuar nga palma e shatërvanë, ajo qe zonë e ndaluar për çdo pushues të Kampit të Punëtorëve, i cili ndodhej aty pranë. Përveç djemve e nuseve, nipërve e mbesave, antari i përjetshëm i forumit më të lartë të Partisë, merrte me vete edhe një suitë shoqëruesish. Ai qëndronte në parajsën e tij, gjatë gjithë muajve të verës. Ditët i kalonte në plazh, nenë rrezet e diellit mesdhetar apo nenë hijet e tendave me fier të thatë, ndërsa netët duke peshkuar në thellësi të ujërave të freskëta të Jonit…!

Ndonjëherë, shoku Spiro e prishte rregullin e pushimeve të tij absolute, e ngjitej në fshatin e tij të lindjes, Vuno. Një herë, rastisi të ndodhesha aty për realizimin e një kronike televizive. Shoku Spiro erdhi nga vila e Dhërmiut dhe zbriti nga “Benz-Mercedesi” i tij në qendër të fshatit. Mbasi u takua me kuadrot e Partisë e pushtetit në rreth, ai u drejtua nga një grup fshatarësh që loznin me letra, ulur rreth një guri mulliri. I përshëndeti e u zgjati dorën. Asnjë prej burrave nuk u ngrit në këmbë, por i’u përgjigjën ftohtë e pa i kushtuar vëmendje.

Arsyeja e atij qëndrimi ishte se, shokun Spiro nuk e honepste njeri, as në fshatin e tij të lindjes e jo më në bregdet.

Jo vetëm shumica e bashkëfshatarëve, por edhe bregasit në përgjithësi, e përçmonin fudullëkun, karakterin ambicioz dhe rolin e tij të zellshëm në zbatimin e luftës së klasave, e cila kish qenë me pasoja shkatërrimtare në atë krahinë. Por, kish edhe nga ata që nuk e honepsin thjesht për arsye personale apo sepse, gjatë gjithë karrierës së tij politike, nuk kish bërë asgjë, jo më për bregdetin por as për Vunoin, banorët e paktë të të cilit, arrinin të mbijetonin vetëm falë bujarisë së natyrës e punës së tyre sfilitëse.

Më kujtohet se, një herë tjetër, kam qenë dëshmitar në një takim spontan të tij me gratë e plakat e Vunoit. Ndër të tjera, ato iu ankuan atij se, dyqani i fshatit furnizohej shumë rrallë e, në të nuk gjeje as sapun për të larë rrobat. Anëtari i Byrosë, Spiro Koleka, i zemëruar nga pretendimet e grave, nuk e zgjati, po u përgjigj prerë: Po qe se s’kini sapun, nuk bënte kiameti! Bëni siç kanë bërë nenat tona! I lani rrobat me finjë!

 (Larje me finjë – një mënyrë larje teshash e përdorur në të kaluarën në bregdetin e Himarës, në mungesë të sapunit. Ajo konsistonte në shfrytëzimin e hirit të vatrës, i cili mblidhej nga amvisat në një trastë e pastaj vendosej në ujin e vluar të kazanit. Lëngu i dalë prej saj, qe një lloj sode kaustike me veti të dobëta larëse). Memorie.al

50 Komente

  1. T
    Torino

    Finja more zoterinj(nuk e kuptova kush e ka bere p.s),nuk la veti te dobeta larese-perkundrazi;Fustanellat e leberve ishin te bardha si bora e malit ashtu si dhe festet(qeleshet).Ka shkruajtur diku nga 1800-ta Edith Durham.Shkrimit me lart,si heq dot asnje presje!

    1. M
      Mira

      O Torino, pse nuk e pyet ish-telekronistin servil te TVSH, Vasil Cesarin, se sa e ka pensionin si "Azilant Politik" ne France?! Atehere do ta mesosh se pse Vasil Operatori qe filmonte ne cdo takim te Sekretareve te Komitetit te Partise dhe Komitetit Ekzekutiv te rrethit te Vlores dhe i mbushte trastat plot me ushqime bio, deri edhe qumesht dallendysheje. Parazit i privilegjuar ne socializmin diktatorial shqiptar, i privilegjuar edhe ne socializmin demokratik francez. rrace e keqe!

      1. I
        Ish shef i Vasilit

        Këtij Qesarit i paskan ikur dhe ato pak mend që kishte dhe tani , për ti bërë qejfin nuk e di se kujt, shkruan broçkulla duke dalë jashtë realitetit. Vilat e pritjes në bregdet apo diku tjetër , kanë qenë dhe janë prona të shtetit . Ato i kanë përdorur dhe i përdorin edhe sot e gjithë ditën pushtetarët . Ky a ka hallin me Spiro Kolekën dhe dhe ja fut kot. Ky kapso gazetari provincial , dëgjonte ndonjë fjalë lart e poshtë dhe na i tregon tani sikur i ka përjetuar vetë . Spiron himariotët në përgjithësi e donin se u zgjidhte ndonjë hall . Nuk dua të zgjatem po ky Vasilievi ka shumë pasaktësira në shkrim , që ndoshta i ka bërë nga padija apo me kast , këtë nuk e di .

        1. F
          Flase

          Jo vetem kaq; e njihni Vasil Qesarin ju qe tere diten rrinte , priste dhe percillte servilat tek komiteti partise Vlore?! Mbante nje kamer ne krahe, shkonte dhe filmonte grate kur prashisnin grurin, jo misrin neper kooperativa rreth Vlores apo ndonje stalle lope apo derrash, siguronte ndonje gic te vogel dhe kthehesh ne Vlore me ate kameren si pistolet. Nje shkurtabiq palaço qe dukej me shume si propagandist fallco dhe nje servil i ndyre. Tipik si sali Berisha qe ishte komunisti qe njihni vet. Del ketu e na tregon perralla se na ka shkuar ne France apo ku ta di une dhe na shkruan ndonje fjale ne frengjisht se fjalet shqip nuk paskan force te shprehin mendimin tij idiotesk dhe palaço. Ne darke ruante ndonje qe shkonte per ne Tirane dhe i jepte shkrimin dhe bobinen per ta dorezuar tek zeri popullit ose tvsh. Nje mizerje qe te peshtirej.

      2. M
        Mal Cori

        He, he, he........ . Kështu nuk ta lexon njeri librin o plakush............ . Se paske pjerdhur................................................ - Kur shkoi Spiro në fshat të takonte bashkëfshatarët, askush nuk u çua më këmbë, shkruan tekahyti....................... Po ç'janë këto mufka.............. . Jo vetëm u çuan në këmbë, por i dolën përpara kush e kush ta takonte më parë................. A mbase e ke fjalën, për disa që nuk u ngritën, por u shtrinë barkas për ti fshirë këpucët.....

        1. S
          Shaqo

          Ky Qesari, qenka idiot fare. Nuk ke cfare i komenton.

        2. B
          Bardha

          E paske zgjate shume per te dale ne fund,keto qe thua ti more legen i kane ditur edhe budadhenjt por ti qenke hajvani i shpifur

          1. j
            joel shkodra

            Bardha, "budallenjte" e asaj kohe vertet i kane ditur e nuk i harrojne, por eshte mire te perseriten e, madje, te studjohen edhe neper shkolla, sepse brezi i ri nuk di asgje dhe i duken si perralla. Sa per "finjen", ajo eshte vertet nje larese shume e mire qe i zbardh rrobat me mire se çdo larese tjeter.

          2. B
            Beso

            Po sot? Nipi mbreteron ne vilat e dajes...

            1. S
              Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

              U lodha kot me lex.e 5 rreshtave te pare......nje thes me karlliqe e apostolous e pordhe me rigone!!!! Laver sumqiri ishte thjesht nje plehre arabe dhe nuk ishte aspak e veshtire ( per cilin do) qe ai te tallte karin pasi jetonte mes nje populli zoulou,totalisht injorant e pa gjak ne damaret e vet,pipell i pa bes e fe,karakteristike kjo e gjithe popujve muslimone,kujtoj ketu libia,iraki apo edhe Turkey e sotme ku kari Erdogan mbahet si allahu vet....!!!! Ne nje popull evropian bithqiri laver do te mblidhte kanoce..... gezuar ramazonin.

              1. A
                Agim

                Nje shkrim i poshter, kushtuar nje vargu temash vertet te medha ( pyetjet e hyrjes), trajtuar nga nje mendje vertet e varfer, malinje dhe teresisht larg se vertetes.. Nje shares ordiner, qe merr persiper te trajtoje ne menyren me bajate, de profundin e nje regjimi qe Qesari e njeh nga larg, nga jashte, nga rrethinat e nga kthinat. Genjen e mashtron paturpesisht.

                1. K
                  Krenarja

                  E ke gabim , Agim, Vasil Qesari ka qene njeriu me i besuar i Sekretareve te Pare te PPSH ne Vlore dhe i Kryetareve te Komitetit Ekzekutiv, qe mburrej me ta, por shpifjet e tij i duheshin per te marre statusin e Azilantit Politik ne France.

                  1. S
                    Shoku i vëllait të Ciles

                    Po qenka kështu moj Krenare , qenka një mut muti që nuk e ka shokun .

                2. E
                  E verteta tjeter

                  Te shkonte nje anetar I byrose politike ne fshatin e tij dhe fshataret ne sheshin e fshatit te mos ngriheshin ne kembe e te mos ta begenisnin , kjo gje eshte nje genjeshter . Kush e ka jetuar ate kohe e di mire çdo te thote kjo " trimeri " . Nejse , tani mund te shkruash e te thuash çfare te duash .

                  1. M
                    Moisi Golemi

                    Shkrim b¥qirash.

                    1. N
                      Nasi nga Palortoja

                      Qesari kur e ka bere kete liber .a dini gje?

                      1. Q
                        Qytetar i zakonshem

                        Shume e ke zgjeruar analizen . E ke filluar tek Lenini e Stalini dhe e ke perfunduar tek kafeneja e fshatit. Çoç ke dashur te analizosh por ke perfunduar me thashetheme kafenesh......

                        1. C
                          Capo Nord

                          Sot Vunjotesve ju krekoset bythqiri I Spiros Cfare ben shqiptaret asnje gje, prape Ne komunizem borgjes Me Armani e Qillota te Kumandarit Babo e Lindes Se tij e klaneve mafioze. Vetem nje Pinochet mund ta pastroj koleren e majte

                          1. E
                            Erisa

                            Mos u merzit Capo Nord, se shtatori nuk ka mbaruar akoma ditet e revolucionit te popullit ,te udhehequr nga Pinochetet Sali Berisha e Ilir Meta.

                            1. C
                              Capo Nord

                              Koment me pagese.te kam dhier Saliun edhe Meten une Nuk jam njeri qe votoj kurre dhe jetoj jashte .thjeshte me duket shume i peshtire Xhaxhi Qillota llum te gjithe.

                              1. M
                                Moisi Golemi

                                Capo Nord. Ju që jetoni jashtë kujtoni se jeni më të mençur, sepse jeni juropjan ju tashti. As për të votuar nuk votoni, të gjithë i bëni njësoj (dikë më njësoj se të tjerët). Eh, lum ju. Njerëz pa halle. Dhe pa tru.

                                1. C
                                  Capo Nord

                                  Ti qe ha mutin e Rames voto per ta

                                2. F
                                  Flase

                                  Ti el Capo jetoke jashte si Vasil Qesari e si duket edhe ty te paska rrjedhur pak; mundohu te shkoshe ne Shqiperi ndonje dite qe te rifreskohesh se vetem atje karikohet mendja jote!

                            2. B
                              Bardha

                              Joel ,nuk desha te quaj te gjithe budallenj se po ta thoja do futsha edhe vehten,ky tuci qe ka ba kete shkrimin tane problemin e kishte per Ramen si sternip i Spiro Kolekes,kurse te rinjte e sotem e kane marre vesh nga prinderit e tyre e nuk kane prite kete loqen me ja shpjeguar.Sot na shfaqen gjithe fare mashtruesish

                              1. j
                                joel shkodra

                                Sa per shtese: Bardha, po vjen nje brez qe nuk ka ç'meson nga prinderit, sepse edhe prinderit nuk i dine tamam, jane edhe prinderit te rinj. E vetmja rruge eshte qe kjo "histori e dhimbshme" te mesohet ne shkolla, siç mesohet historia e nazizmit, fashizmit etj. I vetmi shpetim do te ishte (qe duhej bere qe ne vitet e para te "demokracise") qe te nxirrej jashte ligjit PPSh (komuniste), simbolet dhe lideri i saj (E.H.) qe te mos na dilnin nostalgjiket çdo feste me parulla e pankarta komuniste-enveriste. Por kush ta bente? Dhe, aq me teper, kush ta beje?

                              2. Q
                                Qeni i Salehut

                                O Zeqo Pilafi,po cfare na tregove,o tregimtar,gjera shume intresante,na cudite,po cudia me e madhe paska qene me Spiro Koleken,qe nuk ju ngriten ne kembe bashke fshataret e tij,e kujt nje nder inxhinierve te pakte,dhe te mire,i shkolluar ne Austri,a ku,se ti duhet ta dish me mire,po si te doli perpara kjo figure,dhe jo nje tjeter,qe mos ta zgjasim shume se eshte kohe e humbur meresh me ty,ti qenke nje byth q.r,dhe i pa fytyre,ti qenke nje shkerdhate,qe te perdorin keta ordinieret,si kategoria e Saliut,Ilirit,apo atij koke bajges se omonias,kunder Rames,medemek qe dhe daja i nenes se tij,paska qene i pa deshiruar,nga rraca juaj,shkerdhata te kombit.O beqir,sherbeje punes,se aty ku pretendon ti me shoke,nuk keni rast te afroheni,nuk ju afron dhe ju jep mundesi me ky popull,kategorise tuaj.Legen

                                1. k
                                  kristo

                                  Une e kam e jetuar vete kohen kur ne vuno na vinte Spiro Koleka . Ishte shume i ditur e i respektuar . E kishim bir te fshatit dhe fshati e donte . Nuk eshte e vertete qe nuk e takonte apo nuk e " honepste " njeri kur na vinte ne fshat . Perkundrazi kush e kush perpiqej ta takonte e te llafosej me te . Ka ndihmuar shume njerez , si ne vuno , si ne krahine . Po shkruhen te paverteta per Spiron nga njerez ordinere e shpirt katran . Kane inat Edin , prandaj cpifin per dajen e Anetes . Ndryshe nuk do e permendnin fare e nuk do shkruanin dengla !

                                  1. V
                                    VV

                                    Ti je Fuksi i Fshatit prandaj.Fjala Vuno eshte greke Spiro dhe shume Orthodhoks te bregut kane bere shume krime ne Zone sidomos ne Himare.Regjim sadistash e Rrufjanesh vrases .Edi nuk e ka njeri inat por e urrejne se eshte hajdut

                                    1. V
                                      Vunjotas 24 karat

                                      O VV te humbte Vula. Vunoi eshte fshat me virtute te rralla. Te folurit pa ditur, eshte si te hash mut dhe te mendosh se po ha bakllava... Himara eshte qendra e Bregut dhe eshte ortodokse 100%. Nuk mund te thuash "...orthodokset e Bregut kane bere krime ne Himare..." eshte shprehje idiote dhe pa kuptim. Sa per ty Kristo: vunjotsit kane patur dhe do te kene respekt per Gogo Nushin, njeri i mire, i thjeshte dhe i dashur. Spiro Koleka ishte njeri meskin, shikonte vetem vehten e tij, packa se vinte nga familje patriote. Ai nuk beri asgje per fshatin e tij. Po te jesh vunjotas, duhet ta dish mire. Per kete arsye nuk eshte respektuar nga fshati, asnjehere; as ai as Sofo Lazri. Dhe e fundit: Kjo histori qe tregon Vasil Qesari eshte e vertete sepse e kam degjuar dhe nga nje burim tjeter, shume te besuar.... Ata qe luanin letra ishin djem dhe jo burra. Pa e prishur terezine, vazhdonin lojen e letrave. Kur pa mungesen e respektit, Spirua u tha: - Po te sillesha une keshtu si ju, tata im do ma thiente shkopin ne kuke" Njeri nga djemte ju pergjegj: - Barba Spirua , tata it kishte shkop, tata im nuk ka shkop, se ja mori kooperativa....

                                      1. A
                                        Akroqeravnos

                                        Ka te drejte Spiro Koleken nuk e .Perdonin sepse ishte fodull dhe nuk kishte bere asgje as per Vunoin jo me per Himaren dhe Dhermiun qe i urrente.Himaren ne vecanti sepse himariotet nuk e votuan ate (por dhe komunizmin ,nuk e pranonin zgjedhjet diktatoriale) ne 2 dhjetor1945,nuk votoi as komisioni ,i hodhen kutiat e votimit ne det.Kete gje ky palo burre nuk ja harroi,i nxorri ujin e zi.Per ate qe thone kane qene vete disa vendas prototipa komuniste bregdetas ,qe i ka nxire jeten komunitetit duke i luftuar,nuk i lejonin per shkolle ,pune i nxinin biografine,i benin letrat per burg.,i benin presion mos flisni greqisht etjJa disa syresh ne Dhermi :Theodhori Treko,Koco Janaqi, nje tjeter me mbiemer Janila etj etj.Ne Himare ka qene plehra Vasil Neranxi

                                        1. V
                                          VV

                                          Juve jeni Qente e Tiranes gjate gjithe historise.spiunet e Tiranes.sa nga fshati yt rrufjan kane bere burg ???? Juve ishit dhe jeni Pushtat e shitur.krahason Vunoin me Himaren o vromoskylo..e di ti se cfare je.Hafie ton katsapliadhinon .Kolere e kuqe .cfare Virtytet keni juve ,vetem spiunllekun jeni Jusufakia te shitur .

                                          1. k
                                            kristo

                                            Jo jeto jooo ! Spirua nuk ishte meskin , po ti nuk e ke njohur vete dhe e ke me te treguar . Patjeter qe kishte vunjotes qe e kishin inat e ja kendonin te bera e te pabera . As ajo qe tregon ti me lart se ai e paska thene " Po te sillesha une keshtu si ju, tata im do ma thiente shkopin ne kuke " nuk eshte e vertete. Spiros i vdiq tata kur ishte ende foshnje (7 apo 9 muajsh , dicka e tille) . Mos njollosni vunjotesit , se kemi bere shtet ne cdo epoke . Nuk jane rastesi arritjet e vunjotesve .

                                            1. V
                                              VV

                                              Oust Vromoskylo ton albanon

                                        2. T
                                          Taqo P.

                                          Me thuaj nje gje qe ka bere Spirua per fshatin...

                                        3. T
                                          TOTO

                                          Na hëngësh munë o Vasil Qesari! Këto përralla me kuçedra komuniste, tashmë nuk trembin as bubuzhelat e arave...Pirthë sa të duash, por ky milet ka kohë që është bindur (me fakte) se shteti ligjor (demokracia) është një dështim total, katastrofik, përpara shtetit të ''Diktaturës së Proletarjatit''. Eshtë një kufomë e kalbëzuar që në vënd të meshës, tipa si puna jote vazhdojnë t'i bëjnë serenatë me qemane pa tela...

                                          1. H
                                            Hasani nga Kucova

                                            Foli dhe Vasil Qesari, djali i drejtorit te komunizmit.

                                            1. L
                                              Loni pe...

                                              Cfare mor Toto, Demokracia e kelysheve te PPSH-es me Sali Shtazen ne krye është ana tjetër e monedhes Diktature e Prolétariatit ku Shqiptaret iken nga syte kembet më 1990, sikunder paten ikur kur ra Krujs ne 1400 e ca

                                              1. P
                                                Populli

                                                Gare e ndyre karakteresh te dobeta si ky Vasil Qezari. Mesojne ca fraza ne gjuhe te huaj, i perqasin sikur kane qene te gjitha gjerat sic i thone keta, nderkohe qe po keta, kane lepire bythen e Kolekeve me shoke.

                                                1. E
                                                  Evgjeni Kaporali

                                                  Sa keq që nuk të njoha para se të më vriste predha në arrë duke punuar tokën e tim shoqi . E ëma riti si të sajët fëmijë 4 jetim nga lufta e parë ballkanike , unë i lashë jetim të mijtë kur ju turën jugut pinxutët e të tjerë që i ushqyem se ai me shokë ishin maleve se si ti po doni të na shuani si kongjijtë në finjë . E ku mer vesh ti o gërmuq i tredhur nga finja . Ne jetuam e do jetojmë në jetë të jetëve e kur të n'a kujoni të vdekur do t'ju pëshpërisim ninullën e t'ju dridhet eshtra . Tani po shtihem se më lëvizën eshtrat . - Qivuri i stërgjyshes .

                                                  1. n
                                                    nje antar i LIBRAS

                                                    O Vasil pathrioti po pastaj cu be sapunin ? Me cfare u la fshati apo u lane ne det pa para. Po rrobat i lane me lopate druri apo me makine elektrike.. Qesar paske qene kot fare,te gjeje ndonje shembull me te mire sepse bie fjala ,Saliu eshte nga Vici i dolit por asgje nuk ka bere per fshatin jo sapun po as uje nuk i dha Saliu. Meta _Metaj apo Mte pervecse shqyen ndonje qingj te pjekur ne Tomor asgje nuk ka bere. Qesar po ti vete cfare bere per Vunoin ,apo mbaje shenime se njehere do te duheshin.

                                                    1. g
                                                      gigi

                                                      Te njhte gjithe Vlora si servil. Ai ke ngelur dhe ne France ku u hoqe si denuar politik.

                                                      1. U
                                                        Umor Isti

                                                        Hajde analize hajde! E meriton vendin e klasikut te antikomunistit, zoti Qesari! Ka bere nje analize, ka bere nje analize, ..., ka bere nje analize vecse ca me vonese. Ta kishte bere nja 50 vjet me pare, ta kishte bere. Do kishte shpetuar njerezimi. Paska vajtur Spirua ne fshatin e tij e s'ia ka varur njeri? Hahahaaaa! Si tha mo ky klasiku? Hahahahaaaa!

                                                        1. N
                                                          Nje tjeter shtetas shqiptar

                                                          Per korrigjim. Pasi mbaroi universitetin, Ilir Hoxha u emerua dhe punoi ne Durres dhe jo ne Tirane, per ca kohe, Kurse Skender Mehmet Shehu u emerua direkt ne n uzinen Dinamo ne Tirane. Ky korrigjim behet per te treguarb realitetin dhe jo per te ndihmuar ndyresirat e komunizmit.

                                                          1. A
                                                            Anketuesi

                                                            Vasil Qesari eshte nga ato kelyshet e qenit qe u rrit ne oborret e 12 apostujve te PPSh dhe si kelysh i rrahur qe ne vogel , kur u rrit si lloj qeni nga bregdeti ha te zotin.Shkruaj Vasil xhani se na mori malli,se kur te na lesh kush do ti mollois bemat e tua …

                                                            1. l
                                                              labi

                                                              VASIL ! UNE JAM NGA VLORA ME I MADH SE TY NE MOSHE KRONIKAT E TUA PER UDHEHEQSIT E PARTISE I KAM PARASYSH BEJE PUNEN ISHTE NDER TE PUNOJE NE ATE DETYRE,DUHEJ GARANCI QE E KISHJE NGA BABAI NJERI I RESPEKTUAR QE PUNONTE NE KOMITET EKZEKUTIV PO TE TE DEGJONTE BABAI KETO QE KE SHKRUAR TI DO TE PESHTYNTE NE FYTYRE O NJERI PAFYTYRE MJALTIN QE HENGRE NE KOMUNIZEM PO E SHET PER MUT,POR HAJE VEHTE SE TE TAKON SPIRO KOLEKA ISHTE AI QE ISHTE DHE SI KOMUNIST KA PJESEN E TIJ ,POR DHE SI INTELEKTUAL ME DIPLOMEN E AUSTRISE SI INXHINJER.ME KUJTOHET QE THOSHIN NE LABERI'LUMI QE MORI VUNON DHE LA QEPARON''KUR THEMI VUNO I THEMI TE GJITHA EDHE FSHATI ME I PASTER IBREGUT

                                                              1. P
                                                                Porto Palermo

                                                                Ore Ti Dhiar Coban Dhishe,te Kemi qire fisin ne Qeparotasit ty.ik ore letire Kaptterat e bajges.se deri ne 91 donit vize te shkelnit Bregun.vetem per spiuna e per Dhi ju mbante Enveri.

                                                              2. V
                                                                Vladimir

                                                                Per Taqon... Koleka ishte teknicen, njeri i drejte e i paanshem ne firmat qe hidhte per investimet e asaj kohe, me gjithe ate per Vunoin e tij, beri gjera. P.sh. rezervuari i ujit ne te dale te fshatit, jo vetem qe investim i konsiderueshem, por edhe novator per menyren si u be izolimi i tij. Te mos flasim per trajtimin e Bregut qe ishte i privilegjuar per nga taksat, furnizimet e tj... krahasuar me fshaterat perrreth. Sa per Qesarin per menyren si shkruan, kendin e shikimit, nuk besoj se ja vlen te flitet, mjerim, ndoshta nga pleqeria, megallomania... Ajo kohe kishte shume gjera per tu qortuar qe shqiptaret i pesuan ne lekuren e tyre, por Koleka asnjehere nuk ka qene percaktues ne politikat e mbrapshta te Enverit, Nexhmies, Ramizit e gjithe klanit te tyre qe u tallen me djersen, enderrat dhe jetet tone.

                                                                1. T
                                                                  Taqua

                                                                  Ladi. Nuk e edi sa i implikuar ishte Spirua ne ndertimin e rezervuarit te ujit ndertuar ne filim te viteve 1980... Sic mund ta dish, u perdor vetem disa vjet se rridhte dhe humbte uje qe ne ndertim. Qysh prej vitit 1988 nuk funksionoi me dhe sot nuk i duket as nami as nishani. Po nje rezervuar per 30 e kusur vjet antar i Byrose politike ???

                                                                  1. v
                                                                    vasil

                                                                    Rezervuarin e fituam VETEM prej Spiro Kolekes dhe ato qe thote Vladimiri jane te sakta. Te vjetrit ne vuno i dine. Ata firuan tani e historine po e tregojne te tjere pa lidhje. Ti mos doje qe edhe ne moshen 80 vjec Spiro te merrej me mirembajtjen e rezervuarit kur kishte pergjegjes per ate pune? Spiro ishte ne pension ne ate kohe dhe regjimi ishte ne fundin e tij. As nuk e pyeste njeri me Spiron qe ta mirembanin rezervuarin. Po tubot qe u vodhen atehere Spiro i vodhi? Mos lini nam jeto.

                                                                Lini një Përgjigje