“Sa mbusha 16 vjeç më internuan në Savër të Lushnjes dhe më futën në një barangë që kishte vetëm burra beqarë, ishte e tmerrshme"

12 Shtator 2022, 17:30Dossier TEMA

“Sa mbusha 16 vjeç më internuan në Savër të

-Dëshmia e rrallë e Valbona Çoku Mirakaj, e bija e Mentor Çokut, ish-kryetar i Bashkësisë Islame të Europës Perëndimore, i cili në shkurtin e vitit 1992, priti për darkë në Trieste, tre liderët e rinj të Shqipërisë postkomuniste: Fatos Nano, Aleksandër Meksi dhe Sali Berisha-

Vetëm 16 vjeç, Valbona Çoku Mirakaj e mban mend mirë makinën që erdhi ta merrte me vete. Oficerët e Sigurimit të Shtetit ishin duke ndjekur fëmijën e kundërshtarit të tyre politik, Mentor Çoku, në mënyrë që ta internonin në kampin e Lushnjes, për mosbindjen e të atit. Regjimi e kishte ndarë Valbonën nga mamaja dhe babai i saj që në një moshë shumë të re. Kështu që, ajo u dërgua në një kazermë ku dërgoheshin burrat pa familje. Edhe ushtarët e kampit ndjenë keqardhje ndaj një vajze kaq të vetmuar, kështu që Valbona u lejua t’i bashkohej një familjeje tjetër që jetonte në kamp. Ajo punonte me orë të gjata në fusha, dhe mban mend që nuk kishte mbajtur në dorë as edhe një çadër, përpara se do ti duhej të mbante vegla të rënda pune. Kaq i gjatë ishte qëndrimi i saj në këtë kamp, saqë aty njohu dhe takoi burrin e saj, me të cilin sollën në jetë 3 fëmijë (prapë gjatë qëndrimit në kamp), ndërkohë që jetonte me frikën se edhe fëmijët e saj do të kishin të njëjtin fat si ajo. Babai i Valbonës, Mentor Çoku, ishte një personalitet dhe aktivist i diasporës antikomuniste shqiptare, (ashtu si babai dhe xhaxhai i tij Pal Bibë Mirakaj dhe Kolë Bibë Mirakaj) dhe regjimi komunist i Shqipërisë së Enver Hoxhës, kishte vënë një shpërblim për vrasjen e tij.

Në nëntorin e 1944-ës Mentori u arratis nga Shqipëria për në Itali, kur Valbona ishte akoma një bebe e sapolindur. Në të njëjtën kohë, mamaja e saj u sëmur shumë dhe u largua nga vendi në kërkim të një trajtimi mjekësor të specializuar në Korfuz të Greqisë, duke lënë kështu pas Valbonën, me mamanë dhe vëllain e saj.

Më pas, nëna e Valbonës, u hidhërua tej mase kur kuptoi që nuk mund të kthehej më, pasi gjatë qëndrimit të saj në Korfuz, kufijtë e Shqipërisë u mbyllën dhe nuk do të hapeshin më për 47 vitet e ardhshme. Kjo çoi në ndarjen e familjes, dhe Valbona nuk do e takonte më kurrë mamanë e saj.

Valbona u ribashkua me babain e saj, mbas 30 vitesh por ishte tepër vonë për nënën e saj – një grua e cila e mbushur me dhimbjen e ndarjes.

Tashmë, e martuar dhe me fëmijë, Valbona shprehet se është e rëndësishmes që të flitet për padrejtësitë që ju bënë gjeneratës së saj, edhe në qoftë se njerëzit janë të shokuar nga mizoria e këtyre akteve…!

Lidhur me këtë, Valbona tregon:

“Kur bëra 16 vjeç, sapo kisha mbaruar vitin e tretë të shkollës së mesme dhe një ditë, më thanë që do internohesha në Lushnje. Mendoja se më ngatërronin me dikë tjetër, megjithëse e dija mirë historinë e prindërve të mi; por mendoja që ata do ishin duke ndjekur njerëz më të rëndësishem dhe jo një fëmije. Më dërguan në një kamp në një fshat të Lushnjes. Kishte disa fshatra në Lushnje, ishin më shumë si sektorë fermash dhe jo fshatra, të cilat ishin shndërruar në kampe internimi. Mua më dërguan në një vend që kishte qenë dhe babai im dhe më futën në një kazermë ku dërgoheshin burrat beqarë pa familje. Ishte e tmerrshme. Isha komplet vetëm. Ta quash kazermë është ti besh qejfin. Ishte si një magazinë e madhe me beqarë. Familjet ishin në kazerma të tjera, isha shumë e turpshme por kur e pashë veten në atë vend u tmerrova.

Kaq e frikësuar isha sa ju afrova një oficeri dhe e pyeta në qoftë se mund t’i bashkohesha një familjeje. Çuditërisht, atij i erdhi keq për mua. Nuk kishte parë ndonjëherë një rast të tillë, që të internohej një vajzë e vetme. Zakonisht kishte nëna me fëmijët e tyre, sepse baballarët dërgoheshin në burg, por një vajzë të internohej vetëm? Asnjëherë. Kështu që më tha që mund t’i bashkohesha një familjeje vetëm në qoftë se do të më pranonin.

Pyeta një nënë disi të vjetër e cila kishte 3 vajza të rritura, nëse mund të rrija me to. Ajo tha po dhe ndau krevatin e saj me mua.

Dy kazerma kishin 20 familje. Mund ta dëgjoje personin tjetër duke marrë frymë nga ana tjetër e murit. Dita fillonte me apel.

Rreshtoheshim të gjithë. Më pas, shkonim nëpër fusha. Një ditë do korrje grurë. Një ditë do gërmoje ndonjë kanal. Ndonjë ditë do punoje tokën. Ndonjë ditë do korrje misër. Kështu, punë ferme kryesisht. Veglat e punës ishin shumë të rënda pune. I tërhiqja me vete. Vitin e parë, shkoja në shkollë, sepse më duhej të përfundoja maturën. Më lejuan të shkoja në Lushnje. I vetmi kusht ishte që të kthehesha në darkë. Punonim rregullisht çdo ditë. Punë shumë e vështirë.

Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë horrorin e vërtetë të atyre kushteve. Ne u martuam në kamp (me burrin Sokolin) dhe fëmijët tanë, që të tre, u lindën aty në kamp. Jeta u bë akoma më e vështirë, sepse na duhej të rrisnim fëmijë në ato kushte. Ndërkohë që fëmijët rriteshin, të pushtonte një mërzi e madhe përbrenda, sepse mendoje që dhe ata do të kishin të njëjtin fat si ty. Në vitin 1990, doli një ligj që të gjithë Shqiptarët duhet të pajiseshin me pasaportë, sepse pasaportat nuk ekzistonin atehere. Kështu që shkuam te Zyra e Punëve të Brendshme dhe polici aty më tha që nuk mund të merrja pasaportë. Në gazetë, shkruhej që personat me çështje penale dhe ata në moshën e ushtrisë, nuk mund të pajiseshin me pasaporta. I thashë policit se unë nuk isha as në ushtri dhe as nuk kisha kryer ndonjë krim.

Babai im, Mentor Çoku, jetonte në Romë dhe ai ishte Presidenti i Bashkimit Islamik të Evropës Perëndimore, kështu që kishte një farë pozite shoqërore. Polici me pyeti se përse nuk mund të bënte gjë babai im për ne, megjithëse ishte person kaq i rëndësishëm. Për ta thënë më saktë, ai tha që: “Si nuk lëviz as një gur të vogël për ju”?! Kështu që u largova që andej dhe thashë me vete që nuk do mund ta takoja dhe u ktheva në shtëpi duke qarë. Në atë kohë, policët filluan të merrnin para. Sokoli pagoi 600 dollarë për pasaportat tona; timen dhe të tim biri. Ishte viti 1991. Babai im ishte në Romë, presidenti i Unionit Islamik. I lashë vajzat e mia me burrin dhe mora djalin me vete.

Shumë njerëz më pyesin se si ishte takimi me babain tim mbas 47 vitet. Edhe mbas 47 viteve, e njoha fytyrën e babait tim, e cila ishte si një dritë për mua. Ishte e vetmja gjë që shihja midis turmës së njerëzve. U futëm në shtëpi. Ai ndenji jashtë, dhe më la të futesha vetëm. Kishte vënë një foto të mamasë time përballe hyrjes së shtëpisë dhe një buqete me lule me një shkrim që thoshte: “Mirëserdhe në shtëpi, moj zonja e shtëpisë”.

Mamaja ime vdiq në 1988-ën dhe unë se pashë dot më kurrë. Ajo vdiq e depresionuar me një fëmijë të vetëm, të cilin nuk mund ta takonte dhe aq më keq që ishte në një kamp internimi. Ajo fajësonte veten për këtë gjë. Takimi im me babanë ishte një gjë e jashtëzakonshme, madje e paimagjinueshme, pasi përveç të tjerash unë nëpërmjet tij, arrita të takoj në njëfarë mënyre, edhe nënën time. Ka qenë një histori e veçante, një histori e trishtueshme.

Kur jetonim në kampin e internimit, unë kisha një foto të nënës dhe babait që e mbaja me vete gjithë kohës. Mendoja: ‘Mjerë ju, si jetoni pa mua’. Nuk e shikoja situatën e mjerueshme në të cilën gjendesha vetë. Sidomos mbasi linda fëmijët…!

Sot kam dy fëmijë në Itali; vajza më e vogël dhe djali. Më qan zemra çdo herë që ikin nga këtu, kështu që përpiqem dhe imagjinoj se si kanë jetuar prindërit e mi pa më parë asnjëherë.

Brezi i sotëm, pra ata që nuk kanë arritur ta jetojnë atë regjim dhe peripecitë e shumta, që kemi hequr në një kalvar të pafundmë vuajtjesh e mjerimi, janë të shokuar nga gjërat që kanë ndodhur atehere. Madje, as nuk i besojnë që janë të vërteta kur i dëgjojnë këto.

Këto që po shkruani në këtë intervistë që po bëjmë bashkë, duhen dhe kanë shumë vlerë, pasi njerëzit duhet të mësojnë efektin e vërtete të komunizmit në vendin tonë. Të rinjtë e sotëm siç u’a thashë, nuk e kuptojnë dot, nuk e perceptojnë dot faktin se si mund të burgosesh për vite të tëra, thjesht sepse po dëgjoje një këngë të ndaluar, apo një libër të ndaluar. Duhet thënë e vërteta ashtu siç ka ndodhur. Këto gjera duhet të studiohen nëpër shkolla, sepse këto i dinë vetëm njerëzit e moshës tonë dhe përfundojmë duke folur vetëm me njerëz të cilët i kanë kaluar edhe vetë këto gjëra të cilët e dinë se çfarë ka ndodhur.

Bisedat dhe dëshmitë tona duhen dëgjuar nga të rinjtë të cilët nuk i kanë përjetuar këto gjëra. Të gjitha këto gjëra, i duken si fantazi rinisë së sotme. Por ky është një realitet që duhet shkruar”, shprehet në përfundim të bisedës së saj Valbona Çoku Mirakaj, është 78 vjeç. Ajo ka lindur në 19 tetor 1944 në Tiranë ku dhe jeton së bashku me bashkëshortin e saj, Sokolin.

Kjo ishte një histori e shkurtër e Valbona Çoku Mirakaj, e bija e Mentor Çokut, i cili përveç veprimtarisë së tij antikomuniste dhe fetare si kreu i Bashkësisë Islame të Europës Perëndimore, është i vetmi person që bëri bashkë tre nga krerët kryesorë të politikës të Shqipërisë postkomuniste, pasi në shkurtin e vitit 1992, kishte për drekë Fatos Nanon, Aleksandër Meksin dhe Sali Berishën. Memorie.al

34 Komente

  1. W
    Www

    Katoliku - president i myslymanëve të Europës Perendimore?????

    1. B
      Busho

      Mos u nxito mor Wwwww, ne mos e ben me qellim. Mentor Coku nuk ishte katolik, dhendri i tij Sokol Miraka ishte katolik e Mentori e deshi dhe e respektoi shume. Dizinformimi yt i turpshem e i qellimte i fryn zjarrit te dasise fetare, aq e demshme per shiqerine tone. Turp!

      1. T
        Tiku.

        E ç'ti beç shokut Enver.Enveri shqiptaret i vrau dhe i futi neper kampe perqendrimi pa dallim moshe. Ndersa minoritaret grek i bente doktora dhe oficere

    2. S
      Shqipe

      Zonja Valbona,me vjen shume keq persa Ju keni kaluar,por vet ju thoni qe babai juaj (nese mund te quhet i till) vepronte kunder ligjeve te kohes (te drejta ose jo),nderkohe qe ne baze te pozites i njihte shume mire pasojat. Mendimi im; nuk bejme femije per ti lene rrugve .

      1. O
        Osman Gazepi

        Ne nje sistem politiko shoqeror human, fakti qe babai i nje femije vepronte kunder ligjeve te kohes nuk mund te jete motiv per te internuar nje vajze 16 vjecare qe nuk e ka njohur kurre te atin, por ne nje sistem dizuman po!

        1. T
          Tarrasi

          Ik mor komunist i felliqur

          1. S
            Shqipe

            Ti femijen tend do ta lije ne meshire te fatit per te shpetuar prapanicen tende?! Une jam aq komunist sa c’je edhe ti

            1. T
              Tarrasi

              Ti je komuniste e fellqur sepse i ve fajin prindit dhe jo komunizmit … kush ka ardhur nga jashtë e ka shpëtuar njeri nga kthetrat e komunistëve të qelbur … por për një komuniste krimet a komunzmit janë të padukshëm sigurisht fajin e ka dikush tjetër

              1. S
                Shqipe

                Une fola per shtet dhe ligje te cilat do apo s’do duhet ti respektosh;larg nga une ideologjite,mos te te ngelet hatri por ata qe komunikojne me menyren tende jane pak fashist

                1. T
                  Tarrasi

                  Jo unë jam imperialist shko pyet xhaxhin

                  1. D
                    Diktatura

                    Ku ka shtet qe femijet e braktisur i denon me internim per tere jeten?

            2. m
              mendimi im

              Nuk duhet gjykuar koha e atehershme me logjiken e sotme, vec neqoftese don me ja fut kot. E vlersoj empatine qe shpreh per Valbonen.

              1. S
                Shqipe

                Me dhemb per Valbonen. Babai i saj dinte se c’bente…la nje foshnje ne meshire te fatit,ne dore te diktatures se proletariatit.

              2. N
                Nje tjeter shtetas shqiptar

                Nuk ka patur asnje here ligje per te futur njerezit ne kampet e perqendrimit. Ka ekzistuar vetem nje komision per internim debimet, me mduket i atashuar prane kryeministrise. Pra, te gjitha keto internime ishin te jashteligjeshme. E keqja eshte se ka jo mpak histori te tilla, porse mjaft njerez vazhdojne te ruajne mentalitetin e vjeter te kohes se komunizmit. Para shume vitesh gazeta e shoqates te te ish persekutuarve ka botuar edhe deshmi reale, kur per te pushkatuar ata qe donte diktatura, megjithese ishin me te vegjel se 18 vjeç, u rrisnin ne menyre fiktive moshen. Keshtu , krimineli Rita Marko pushkatoi nje te ri me prejardhje nga nje familje e njohur shkodrane, megjithese nuk i kishte mbushur ende 18 vjeç dhe e kishin marre ushtar, diku andej nga fshatrat e Sarandes.

              3. B
                Buda

                Shkenca e historiografise demokratike e cileson denimin dhe internimin e familjareve te denuar per faje te ndryshme nga gjyqet e kohes se Diktatures Komuniste ne Shqiperi, si veprimtarine me cnjerezore , nje njolle e zeze e pahlyeshme e atij regjimi, me ne krye diktatorin Enver Hoxha dhe bashkepunetoret e tij me te ngushte: anetaret e Byrose Politike, anetaret e Komitetit Qendror te PPSH, deputetit dhe Kryesia e Kuvendit Popullor, ministrat e qeverise dhe punonjesit e organeve te dhunes, nder ta edhe punonjesit e Sigurimit te Shtetit. Por deri me sot, gjykatat e shtetit demokratik, shtypi dhe propaganda nuk i kane marre me radhe anetaret e KQ te PPSH dhe deputetet qe benin ligjet, por vetem punonjesit operative dhe policet roje e administratore te kampeve te perqendrimeve, qe punonin per te siguruar buken e gojes...

                1. .
                  .

                  Ligjet kishin vulen e pipullit,ishin te qarta dhe zbatoheshin. Nuk tha kush qe jemi vend demokratik,perkundrazi,trumpetohej gjithandej si Diktature e Proletariatit …

                  1. S
                    Sara

                    qe ishte nje ferr mbi dhe

                    1. .
                      .

                      Per armiqte e Shqiperise dhe bijte e tyre…

                      1. f
                        frrok cupi

                        Armiqte ?!! Nje zot e di do behesh njeri ndonjehere .

                  2. H
                    Historiani

                    Ne 1990 te kishe 6oo dollare per te rryshfetuar policet do te thote se keni pasur dhe ca te tjera menjane.Interesante ky pasurim ne epoken e ferrit

                    1. S
                      Sulejman Pumi

                      Hiqe nicknamin historian. One je nje hale. Ne Shqiperi Kishte Treg te Zi te Floririt, besoj se Kete nuk e Mohon o I ashtuquajtur historian. Ky treg lulezonte. Dhe me ato lek qe Kishte , kush kishte nevoje blinte dollare. Pa le qe Mentor Coku edhe mund ti dergonte dhe shteti do ja jepte ne reportin nje me kater. , Shkruarja e nje note ne shprehjen e fundit eshte revoltuese.Meso te silliesh. Nje femer qe nuk e Kish pare babane do bente gjithcka per te siguruar ato 600 dollare

                    2. H
                      Ha Merr Ik

                      Diktatur e Proletariatit ka kene me partine demokratike mbas vitit 1991, pra me plakun mere, sal serb berisheviç. Nuk ka luftua vetem ata qe e menonin nryshe, po ka vra gra, fmi, pleq e plaka. Shyqyr qe nuk I voton ma kurkush. Hija i tyne larg kjoft.

                      1. T
                        Tarrasi

                        Shikoi komentet e mësipër komunistët janë akoma gjallë … keto komunistë duan xhelatë komunistë që të kuptojnë cështë komunizmi

                      2. M
                        Moisi Golemi

                        O artikull-shkruas idiot. Si thua që "Regjimi e kishte ndarë Valbonën nga mamaja dhe babai i saj që në një moshë shumë të re", dhe më poshtë thua se babai u arratis jashtë shtetit dhe nëna e braktisi sepse iku në Korfuz. Ptuuuuu, vemje të ndyra. Ju duheni vrarë me bukë në gojë.

                        1. k
                          kavajsi

                          Po kush i ndau ? Mos te ishte komunizmi do ndaheshin ato ?

                          1. M
                            Moisi Golemi

                            Kavajs, o idiot. E para, babai u largua sepse ishte kriminel lufte. Dhe këta kriminelë u dënuan gjithkund, nga Greqia deri në Norvegji. E dyta, nëna ngeli në Greqi jo prej komunizmit, por sepse Greqia pati shpallur Ligjin e Luftës ndaj Shqipërisë dhe nuk kishte marrdhënie, që prej luftës italo-greke. Kishte lëvizje gjatë pushtimit nazi-fashist, sepse qeveritë nuk kishin fuqi, ishin kukulla. Por pas çlirimit të Greqisë, ishte vetë Greqia që i mbylli kufinjtë dhe preu marrdhëniet. Diku ke të drejtë. Greqia nuk do i mbyllte kufinbtë nqs në pushtet do vinin aleatët e tyre, ballistët, të cilët patën firmosur për federatë të përbashkët me Zervën dhe për qendër të shtabit, Athinën. Apo jo, o kavajs??

                        2. J
                          JETO per vete

                          Dhe ja e mesuam dhe ket, e pastaj çfare? Po mua qe me ka pushtuar tre veta Sali Berisha? Po Remzi Hoxhen qe e hodhen ne det dhe policet e Londres te paguar nga Sali Berisha i vune dhe çipin dhe pastaj u "iku"?...........................................Do na lini rehat me keto shkrime qe tallin bythen me ne se moren dhe nga nje thes me para nga taksat tona dhe tani tallen neper bote?! Kjo na ben dhe ne fut ne armiqesi njeri me tjetrin. KJo eshte poshtersi.

                          1. T
                            Tarrasi

                            Sali berisha është komunist dhe pjella e komunizmit Edi rama vjen nga Familje ultra komuniste dhe është pjellë e komunizmit Shumica e krytarëve të dhjerë që jemi pasur janë pjellë e komunizmit ose komunistë e fuksa të regjur

                          2. A
                            Anketuesi

                            Hartim shume i bukur , cdo njeri qe interrnohej ne kohen e monizmit interrnohej mbi bazen e nje vendimit qe merrte Komisjoni i Interrnim Debimit.Prandaj qe kjo histori te behet e besueshme eshte mire qe shkruesi te botoje vendimin e internim debimit qe ndodhen ne Arkivin e ish MPBrendeshme

                            1. s
                              shelegura

                              Mjere kujt i binte ne pjese ajo dhune politike,nuk i perkas asaj pjese te shoqerise por perata qe jane presekutuar duhet pendes njerezore .

                              1. G
                                Gjush akullorja

                                Titull qe nuk i shkon shkrimit. Turp ( por Tema nuk e njeh turpin)

                                1. Q
                                  Qytetari

                                  Te vij zor qe genjeni ne kte menyr kaq te turpshme , kurr ai shtet nje grua me femij se fuste tek burrat panvarsisht perkatsis dhe tradhtis qe kishin ndaj vendit njerzit e tyre , keni 30 vjet vetem shpifni dhe mashtroni lat nam , ate sistem panvarsisht politikes qe ndiqte e drejtonin njereit me atdhetar dhe te ndershem te kti vendi , ata qe e mbrojten me gjak kte vend nga pushtusi , ata ishin human ishin te ndershem dhe per grat e femijet kishte mbrojtie te veçant , ti mund te ishe ne nje teritor ku kishte burra , por jam i sigurt qe ka patur dhomen tende veç te tjerve , po te ngacmonte njeri jasht deshires tende ai shtet e fuste shtat pash ne dhe moj zonj , e kemi jetuar ate sistem mos na tregoni sikur flisni per kohen e perandotis osmane , genjeni merni parat shperblim qyl ne kurriz te njerzve sot dhe beni qef , por nje gje ta kesh te qart ti dhe te ter qe ai sitem qe ishte denonte vetem shkelsit e ligjit ne baz te ligjeve qe kisht nje shtet i votuar nga 99.99 perqind e shqiptarve .

                                  1. T
                                    Tarrasi

                                    Ik mor sylesh ti qenke një stuc kokdhjerë që nuk shikon as hundën tënde.

                                    1. S
                                      Shaqo

                                      Rrace e keqe kane qene, e ashtu jane. ...e kane lene te fleje me burrat... ...sa trashe qe mashtrojne... Ndersa ata ae japin opinione pro, jane rraca e saj, mashtrues ordinere. Asgje e besueshme, lereni nje femer mes meshkujve, edhe sikur engjej te ishin, dicka qe eshte njerzore, di ta kishin bere, ose duhet qe ajo femer te pranoje qe mashtron ne menyre skandaloze

                                    Lini një Përgjigje