Të sapoardhura nga Stambolli: Ç’përmbajnë 1 milion dokumenta për Shqipërinë nën sundimin Osman?

1 Shtator 2022, 20:30Dossier TEMA

Të sapoardhura nga Stambolli: Ç’përmbajnë 1 milion

Nga Drejtoria e Arkivave u njoftua ardhja e 1 milion dokumentave osmane, të cilat bartin të dhëna mbi realitete të ndryshme të Shqipërisë nën sundim osman, arkivat e së cilës kanë një prestigj botëror. 

“Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) është pasuruar me mbi 1 milionë njësi dokumentare, të përftuara në formën e një dhurimi të radhës prej institucionit homolog, Arkivit të Perandorisë Osmane me qendër në Stamboll”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Arkivave.

“Dokumentet e marra nën zotërim në trajtë digjitale mbulojnë veprimtarinë politike dhe shoqërore të shqiptarëve përgjatë sundimit osman pesëshekullor. Mes tyre gjenden vendime dhe dekorime të personaliteteve të ndryshme, siç është kërkesa për ngritjen në grada të Mahmut Pashës; informacione mbi përplasjet politike midis prijësve në hapësirën shqiptare, sikurse konflikti mes Ali Pashës dhe Ibrahim Pashës; evidenca mbi mësimin e shqipes në Vlorë dhe në Shkup; informacione mbi dinastitë e qyteteve shqiptare; të dhëna mbi lëvizjet nacionale shqiptare, greke, serbe etj dhe dokumente të karakterit religjoz”, thuhet në njoftim.

Interesante duhet të jetë pjesë e realiteteve fetare në to, siç thuhet në njoftim.

“Gjithashtu, pjesë e këtyre dokumenteve që i shtohen fondit të materialeve osmane, janë zhvillimet fetare në rajon, si feja Islame, e Krishterë dhe Judaizmi. Në këto dokumente do të gjejmë edhe dinamikat sipas shoqërive përkatëse”.

Drejtoria e Arkivave vijon duke thënë se “ky dhurim vjen në vazhdën e përpjekjeve disavjeçare të Arkivit shqiptar dhe të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve, për shkëmbimin e dokumenteve arkivore. Më herët, në vitet 2015 dhe 2020, Arkivi i Stambollit ka dhuruar përkatësisht rreth 5 mijë dhe 350 mijë fletë dokumente. Mes tyre gjendeshin urdhëresa, fermanë, të dhëna biografike të Ismail Qemalit, si edhe dokumentacion mbi Ali Pashën, një pjesë e të cilit i është dhuruar organit të kujtesës lokale, Muzeut të Tepelenës.

Kjo bazë e gjerë kërkimore do të shërbejë si shtysë për kryerjen e hulumtimeve të mëtejshme, që hedhin dritë mbi veprimtarinë tërësore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve gjatë periudhës osmane deri në shpalljen e Pavarësisë”.

Kujtojmë se historiografia shqiptare vuan ende nga diktati i versionit komunist të historisë, duke dhënë realitete të shtrembërruara që nga Mesjeta e deri sot.

7 Komente

  1. A
    Astrit

    Lajm shume i mire per historine. Falenderoj Turqine.

    1. Y
      Yyyyyypppppp Xhixhi

      Motren ne pith Turqise.

      1. A
        Arbër

        Motën në pidh Turqisë dhe Astritit!

      2. v
        vlera historike me shume vler per historine tone

        me ne fund turqia ky vend mik i shqiperise ,po i kontribon zbardhjes se vertetave historike te shqiperise dhe popujve te ballkanit . eshte koha ,qe shume ne ballkan qe vijne nga histori te trilluara nga bota , te fusin turinjt e tyre te qelbur aty ku i shijon

        1. i
          ik ere pirdhu

          Turqia e leshit te "kontribuonte" per Shqiperine ne 1911-1912-n, atehere kur i kishte te gjitha mundesite qe te 5 vilajetet (Janines, Manastirit, Selenikut, Kosoves, Shkodres) t'u jepte statusin e nje Vilajeti te vetem Autonom. Keshtu do ishte krijuar nje Shqiperi e plote autonome dhe baza per nje shtet te pavarur. Kete te drejte te Vilajetit Autonom, si rruge e ndermjetme, ja kishin dhene edhe Greqise edhe Serbise edhe Rumanise edhe Bullgarise, por Shqiperise nuk qe nuk ja dhane. Ishin po te njejtet, po ata turqit osmane!!! Por Turqia e leshit nuk e beri kete per trojet shiptare, sepse i perdorte territoret shqiptare per mall shkembimi, per te ruajtur interesat e veta, kur humbte ndonje lufte i jepte te tjereve nga nje cope shqiptare dhe ruante pjeset e tjera lindore apo veriore. Apo doni te thoni se atehere nuk kishte Turqi, po Perandori Osmane!? Pordha me rigon, kemi te bejme me te njejtin popull dhe te njejten shtet, kemi te bejme me vazhdimesi historike dhe politike, pavaresisht ndryshimit te struktures shteterore nga mbreteri ne republike! Pastaj dokumenta historike jane marre (edhe mund te merren te tjera ne te ardhmen) edhe nga arkivat serbe edhe greke. Kjo do te thote se ato kane "kontribuar" ne te vertetat historike te shqiptareve? Ketu merita e Turqise eshte zero! Me siguri kane kerkuar ndonje "koncesion" per te dhene dokumentacione te arkivave, qe ne fund te fundit per ate pune jane, qe te studiohen nga profesionistet e historise. Merita i shkon autoriteteve shqiptare (profesionisteve te fushes) qe kane vite qe perpiqen te marrin dokumentacione jo vetem ne Turrqia, po edhe ne Itali, Vatikan, Viene, Athine, Beograd, Sofje, Bukuresht, ...

          1. v
            vk

            SAKTE BRAVO "ik ere pirdhu"

        2. B
          Baliu

          Shqiptart i kan shtypur me shum se gjithe popujt tjere nga mllefi i pashuar per lufterat e Gjergj Kastriotit. Ai mllef vazhdon edhe ne kohen e sotme.

          Lini një Përgjigje