"Miku i fëmijëve”: Historia e errët që fshihet pas fotos së famshme të Stalinit me vajzën sovjetike

29 Gusht 2022, 09:39Dossier TEMA

"Miku i fëmijëve”: Historia e errët që fshihet

Nga Oleg Yegorov – Russia Beyond

Fotografia e famshme e Joseph Stalinit me një vajzë të vogël që e mbante në krahë, e portretizoi atë si një lider të dashur.

Mirëpo kjo fotografi nuk pati të njëjtin përfundim për vogëlushen që shfaqet në të, Engelsina Markizova, prindërit e së cilët u vranë.

Në vitin 1936, Engelsina Markizova, një vajzë sovjetike 7-vjeçare, kaloi 15 minuta me udhëheqësin sovjetik, Joseph Stalin.

Takimi i vajzës me liderin

Ardan Markizov, babai i Engelsinës, ishte një komunist i devotshëm, i cili ia vuri emrin vajzën së tij sipas emrit të Friedrich Engels-it  dhe djalit të tij, Vladlen, sipas emrit të Vladimir Leninit.

Markizov ishte një zyrtar i suksesshëm sovjetik. Në vitin 1936, ai punoi si Komisar Popullor i Bujqësisë në Republikën Autonome Sovjetike-Socialiste të Buryat-Mongol-it në Siberi.

Ishte një nder i madh për Markizovin që të udhëtonte në Moskë me një delegacion zyrtar të Buryat-Mongol-it, vetëm për të takuar Stalinin, por ishte vajza e tij ajo që e vodhi shfaqjen.

“Edhe unë doja të shkoja të shihja Stalinin dhe iu luta babait tim që të më merrte me vete, por ai kundërshtoi”, kujton disa dekada më vonë Engelsina, shkurt Gelya.

“Nuk je anëtare e delegacionit, që të të lejojnë të hysh”, i thoshte babai. Nëna, megjithatë e përkrahte.

Çuditërisht, doli se fëmijët u lejuan të vizitonin Kremlinin pa një leje të veçantë, kështu Markizov e mori Gelyën me vete. Në një moment, pasi u habit me fjalimet e pafundme të zyrtarëve mbi përparimin në fermat e tyre bujqësore, fëmija 7-vjeçar  vendosi të përqafonte udhëheqësin sovjetik.

“Mora dy buqeta me lule dhe shkova në presidium, duke menduar që t’i jap Stalinit këto lule”, tha Markizova.

Megjithëse i habitur, Stalini dukej i lumtur, madje e mbajti Gelya-n në krahë dhe e vuri në tryezën e presidiumit.  Ajo i dha atij lule dhe, kur e përqafoi, kurse gazetarët filluan të fotografonin.

Portreti ikonik

“A të pëlqejnë orët?”, e pyet Stalini vogëlushen. “Po” ishte përgjigja e vajzës, ndonëse ajo kurrë nuk kishte patur një të tillë.

Dhe udhëheqësi i dha Gelya-s një orë prej ari dhe familjes së saj një gramafon. Por ato nuk do të ishin dhurata e vetme që ajo do të merrte.

Anatoli Alay, drejtori i filmit të papërfunduar “Stalini dhe Gelya”, citon kryeredaktorin e gazetës Pravda, Lev Mekhlis: “Perëndia vetë na e dërgoi këtë vajzë të vogël nga Buryati. Do ta bëjmë ikonë të një fëmijërie të lumtur“.

Dhe kështu ndodhi, pasi fotografia Stalinit dhe të Gelya-s u botua në të gjitha gazetat dhe u quajt “Miku i fëmijëve”.

“Kur hyra në sallën e hotelit të nesërmen, dhoma ishte e mbushur me lodra dhe dhurata të tjera … dhe kur prindërit e mi dhe unë u kthyem në Ulan Ude, njerëzit më përshëndetën njëlloj sikurse më vonë do të përshëndesnin astronautët”, kujton Markizova.

Georgy Lavrov, një skulptor i famshëm, krijoi një monument për Stalinin dhe Gelya-n, i cili u bë shumë popullor. Gelya ishte kudo, por jo për shumë kohë.

Rënia

Një vit e gjysmë më vonë, në vitin 1937, gjithçka përfundoi: Ardan Markizov, i përkushtuari komunist i cili adhuronte Stalinin, u arrestua.

“Babai ishte i sigurtë se ishte një gabim dhe se ai do të kthehej”, kujton Gelya. Por kjo nuk ndodhi. Ai u dënua padrejtësisht për spiunazh për Japoninë dhe u pushkatua në qershor të vitit 1938. Letrat e të bijës për Stalinin, ku ajo i lutej për mëshirë, nuk ndihmuan.

Udhëheqësi nuk u ndie kur jeta e Gelya-s po copëtohej. Autoritetet arrestuan edhe nënën e saj Dominika, dhe e dëbuan atë në Kazakistan, ku u gjet e vdekur në vitin 1938.

Markizova besonte se edhe nëna e saj ishte vrarë: kreu i shërbimit sekret vendës i dërgoi një letër Lavrenty Beria-s, shefit të policisë sekrete të Stalinit, ku shprehte shqetësimin se Dominika mund të përpiqet të nxjerrë veten të pastër duke përdorur “lidhjen” e vajzës së saj me Stalinin. “Me këtë kërkesë, Beria shkroi me një laps blu: ELIMINOJE”, tha Gelya.

Sa i përket vetë Gelya-s, ajo u fshi nga raportet zyrtare. Një çështje e ndërlikuar. Stalini nuk mund të dilte në foto me “bijën e armikut të popullit”. Por gazetat ishin botuar tashmë dhe skulpturat ishin bërë, kështu që prej nga ai moment vajza nëpër foto u quajt Mamlakat Nakhangova. Gelya Markizova u fshi.

Një tjetër jetë

Jetimja nëntë vjeçare kishte mbërritur në Moskë, ku jetoi me hallën e saj, duke marrë dhe mbiemrin e saj – Dorbeyeva. Për fat të mirë, autoritetet nuk vendosën për eliminimin e saj.

Ajo u martua dy herë dhe punoi si orientaliste e specializuar në Kamboxhia. Në vitin 2004, vetëm disa javë pasi Anatoli Alay filloi të drejtonte një film rreth saj, Engelsina vdiq. Ajo ishte 75 vjeçe.

“Vetëm pasi njerëzit filluan të kthehen nga kampet e punës dhe të vërtetat u zbulua për epokën e Stalinit, e kuptova çfarë ishte ai”, tha ajo duke kujtuar se pavarësisht të gjithave ajo ka qarë e ka bërtitur ditën e vdekjes së Stalinit, ashtu sikurse edhe shumë sovjetikë të tjerë. Kaq shumë karizmatik pati qenë “miku më i mirë i fëmijëve”.

8 Komente

  1. U
    Une menace pour leur mode de vie criminel, de grin

    Nuk e di pse Mero dhe TemA e tij nuk i ndahen lajmeve komuniste, si Zeri i Popullit? =======================================================================LOL

    1. f
      fbc

      Po na çan gajden o "Kalec Dega". Ti qe hiqesh si i perveluari per demokraci, je nje pleh ku rriten antinjerzit.

      1. R
        Raimond vlonjati

        Pavaresisht si ka qene Stalini per ruset apo per kedo tjeter, per Shqiptaret Stalini ka qene i shkelqyer, sepse ai e ka ndihmuar Shqiperine me ndihma gjigande ne fabrika, uzina, kombinate, rafineri nafte, armatim modern me tanke topa raketa , anije luftarake, nednetse dhe te gjitha super moderne per kohen Po ashtu Stalini na ndihmoi me specialiste nga me te miret per te ngriutr institucionet tona ne kulture, art, industri, bujqesi moderne, ushtri, shkence, teknike , por ashtu na ka dhene bursa pa fund per te rinjte tane ne ate kohe ne te gjitha fushat e jetes ..Dhe per kete ndihme gjigande ne miliarda dollare qe na dha Stalini ne nuk paguam asnje qindarke, aobsoolutihst azgje nuk paguam dhe ai ne shkembim nuk na kerkoi azgje fare fare --E pra, nuk e besoj se ka ne Bote ndonje Lider te tille qe te te ndihmoje ne kete menyre kaq te jashtezakoneshme . Ndaj Shqiptaret te pakten nuk duhet te flasin kunder Stalinit , se ai vetem na ka ndihmuar Se psh flasin politikanet shqiptare per Curcillin dhe e ngrene ne qiell, kur ne fakt Curcilli ishte i betuar ANTI-SHqiptar --Ai donte copetimin e Shqiperise me cdo menyre

    2. S
      Sali paraja

      E dini me kë më ngjani o plehra të këtij dimri të mbarë njerzimit,? Me ate dhinë e zgjebosur që i qepet rëzës se nje shjkembi të madh, ngjitet pak lartë tij, kruan kurizin e zgjebosur pas shkëmbit dhe tek sheh që nga akti i saj i krruarjes rëzohen disa guriçka prej tij ngazëllehet e bindur qe po kontribon në rëzimin e shkëmbit gjigand. Eshtë kolosi që vuri përpara si dërrat hordhitë e Hitlerit dhe të klyshëve të tyre pasi ajo luftë kish shkaktuar dhjetra milion viktima. Sot, për të rifilluar revanshin u janë ngjallur krimat gjithë klyshëve dhe histeria e tyre prej gjakpirësish te ndyrë dhe të poshtër ka synim te rivrasë të rënët dhe kolosët si Stalini, për ti hapur rrugën kështu marrshimit neonazist mbi botën, për te lënë pas pas kësaj katraure të re, qindra milion viktima. E kupton këtë Mero i meruari kur frymëzon histeri të tilla duke botuar artikuj qe u perkasin klaneve neonazite të Europës? Merua do para dhe për para mund të bejë edhe të zezën të bardhë dhe jo vetëm kaq.

      1. H
        Himarioti

        Mero Baze, seriozisht je bërë i besdisshëm me këto kronika të zeza nga diktatura komuniste. O njeri, leri të vdekurit në punën e tyre. Askush nuk mund të vërtetojë nëse janë të vërteta apo gënjeshtra dhe shipfje ato marrëzira që boton ti për njerëzit e vdekur të diktaturës komuniste. Je bërë i padurueshëm. Nëse nuk do të shkruaje, aq sa shkruna, për Berishën dhe Metën, askush nuk do të merrej me gazetën Tema.

        1. k
          km

          Hidhuni perpjete, il Sado plehra te hidhni mbi figure e njerezve te lavdishem,nuk i ndyni dot.Jane njerez qe vendosen "diktatures e klases puntoret,diktatures e shumices qe shtypej prej shekujsh.Nese Europa frymezoi fashizmin drejt lindjes(konferencat a mynihut),shtetit sovjetik me Stalin ne krye mbajti mbi super barren me te rende te luftes,cliroi Europen nga Mortaja fashisto-naziste.

          1. p
            per tru shperlaret

            Si gjithmone tru shperlareve nuk ju pelqen te shkruhet per krimet e shokut Stalin .... sigurisht per arsye se ju shkon ne mendje nxenesi i mustak kriminelit Stalin kjofte largu i mallkuar Enver . Hej tru pjerllur ish oficera , e ish hetuesa e verteta eshte e vertete , keshtu qe krimet e Stalinit e te kjofte largut Enver i din gjithe bota , pak rendesi ka qe ju tru shperlaret perpiqi qe ti fshihni ato , edhe pse sistemi komunist ra ne hale te bunkereve bashke me ju tru pjerllurit , ne 90et , vit qe u fitua liria e vertete , ju e di qe nuk mund ta prenoni qe ne 44 nuk u fitua liria , por erdhi pushtimi sllavo sovjetiko komumut i mallkuar ....

            1. s
              studenti

              Historia e asaj vajze është e vërtetë, s'ka dyshim..E keqja e Stalinit dhe e sistemit të ngritur prej tij duket qartë në Rusinë e sotme te Putini, që e ka idhull Stalinin..Histori rusësh, popull aziatik primitiv akoma!

              Lini një Përgjigje