Një jetë, karriere dhe famë si në filmat hollivudianë. Një histori pak e treguar për balerinën, që nga dita e parë kur erdhi në Tiranë, kur vallëzonte dhe “love story” me futbollistin e famshëm të “Dinamos” e Kombëtares, Stavri Lubonja, që tronditi mjedisin kryeqytetas, një dashuri pasionante, që do të thyente tabutë e kohës dhe që vazhdon edhe në ditët e sotme, përtej oqeanit. Kanë kaluar vite e megjithatë, Mediha Velçani-Lubonja, solistja e njohur e Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve Popullore, nuk e ka humbur sharmin, që dikur ‘magnetizonte’ këdo që e shihte në rrugët e kryeqytetit, apo kudo nëpër të gjitha skenat e vendit, ku ajo shkonte për shfaqje dhe koncerte. Sot, balerina që “la pa mënd” marinarët rus në “Vollgën” e viteve ’50-të, apo që shtangu francezët në Dizhon, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri, i kthehet së shkuarës…
Nga Uvil Zajmi
Ishte vetëm 3 vjeçe, kur e ëma në moshë të re, vetëm 32 vjeçe, i ndërron jetë nga tuberkulozi. Pas vdekjes së saj, edhe familja Velçani e shumtë në numër, me 7 fëmijë, ndër të cilët 3 motra e 4 vëllezër, pati tjetër rrjedhë. I ati, ish-oficer i Monarkisë së Zogut, u martua sërish, ndërkohë që fëmijët i mori nën kujdesje tezja, dhe një e afërt e familjes, Mimina Klosi, mësuesja me të cilën bën klasën e parë fillore në Mallakastër.
Por, vajza e vogël Mediha, dashuronte baletin, dhe do të bëhej pjesë e grupit të valles në Shtëpinë e Pionierit në Berat, nën drejtimin e Ferbent Shehut, baletmaestër i njohur i qytetit. Ishte 13 vjeçe, kur Pertef Veleshnja, bashkë me një shoqen e saj, e sjellin për konkurrim në Ansamblin e Ushtrisë në Tiranë që po krijohej e kërkonte valltarë. Jemi në vitin 1951, dhe vajza nga Berati, ka dalë para një komisioni e shoqëruar në piano. Kërceu çfarë dinte dhe u pëlqye.
Në Ansambël vetëm 8 muaj…!
Në Ansambël, Medihaja do të gjente një grup prej 20 vetash, ndër të cilët shkrimtarin dhe balet maestron e njohur Pipi Naçe, kërcimtarin Bert Krasniqi etj. Filloi punën me një rrogë 3.800 lekë në muaj dhe bashkë me B. Opingarin, Zh. Petushin dhe B. Krasniqin, do të kërcejë vallen “Më do, s’më do, me lule dele”. Po karriera e sapofilluar do të ndalej papritmas, pasi vëllai i dytë, Gazmend Velçani (mjek i njohur kardiolog, që nuk jeton), nuk ishte entuziast, madje do ta frenonte, pasi fanatizmi ishte i madh në ato vite.
E kthen në Berat të vazhdojë klasën e 5, 6, 7, ndërsa ajo nuk i ndahet baletit dhe me fëmijët e klasës. Nën shoqërinë e Ferbent Shehut, që i sillte nga shtëpia të kuq buzësh për trukim, do të kërcenin “Valsin e luleve”.
Në Teknikum, mësuese e Edukimit Fizik
Sërish i vëllai, Gazmendi, do të jetë vendimtar në jetën dhe karrierën e motrës së tij, Medihasë. E regjistron në Teknikumin e Fizkulturës në Tiranë, në degën e Atletikës, që ishte afër natyrës së saj. Në sezonet 1953-‘55, bashkë me Mustafa e Flutura Çelkupën, janë nga studentët e dalluar të pedagogut Myslym Alla, ku ajo do të shquhej për aftësi të gjithanshme, në gjimnastikë e basketboll.
Medihaja tregon se fillimisht e emëruan mësuese të Edukimit Fizik në Berat, por nuk donte të shkonte atje. Do të qëndronte në Tiranë, ku tashmë kishte edhe vëllain e madh, Irfanin. Kështu, pa e kuptuar, Teknikumi do të bëhej një ndihmë e madhe për të, në profesion si balerinë, gjithashtu edhe shkëndija e parë e një dashurie marramendëse….!
Spikere në “Variete 101”
Ishin vitet ’60-të. Ka qenë një ide e Mihallaq Laurasit, regjisorit të njohur, për t’i dhënë një tjetër mundësi talentit të saj. E fton Medihanë të jetë moderatore në spektaklin e Estradës së Tiranës, “Variete 101”. Për një vit, ka vallëzuar dhe drejtuar njëkohësisht.
Në karrierën e gjatë ruan kujtime me dy persona: Pertef Veleshnjën, që i hapi dhe e mbështeti në fillimet në Berat, e më pas njeriun e makijazhit në Ansambël. Por edhe Ted Nikën, rrobaqepësin e këtij institucioni, dhe ai që i ka qepur gjithçka personale. Nuk i’a harron fustanin bojë qielli, që ia qepi për një koncert zyrtar, ku do të ishte i pranishëm Enver Hoxha.
Festivali i Dizhonit në Francë, triumfi që nuk e harron
Ndonëse ka kërcyer pafundësisht në shumë skena të Europës dhe më larg, viti 1970, pjesëmarrja dhe triumfi në Festivalin e Dizhonit në Francë, ku Ansambli Shqiptar i Këngëve e Valleve Popullore, arrin një sukses të jashtëzakonshëm, mbetet i paharruar edhe sot. Në një konkurrim midis 45 shteteve, në këtë festival folklorik, Ansambli fiton “Gjerdanin e Artë”, duke habitur botën.
Ky mbetet ndër sukseset personale të saj, por mbi të gjitha një triumf i madh shqiptar. “Festë e madhe ka sot Shqipëria”, me protagonist Mediha Lubonjën, u kthye në një himn në rrugët e qytetit francez, atje ku u vallëzua dhe u dëgjua në pafundësi muzikë shqiptare. Ka kërcyer të famshmet e folklorit kombëtar, por cilat janë vallet e famshme të Mediha Lubonjës?
Duke filluar nga “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, të Tish Daisë); “Tropoja” e një valle pa muzikë me koreografi të Gëzim Kacelit; “Malësi e Madhe” e Panajot Kanaçit; Trio e Shupalit, një tjetër kryevepër e arkivit të saj. Pastaj të paharruar janë katër suita madhështore të Panajot Kanaçit, vënë në skenë në vitet ’60-të: Mbeten të mahnitshme edhe sot për nga forca, mesazhi: “Vallja e Dropullit”, “Vallja e Tiranës”, “Vallja e Gështenjës” dhe “Vallja e Shqipërisë”.
Janë monumentale! Pastaj ruan vlerësim dhe kujton me nostalgji kolegët bashkartistë gjatë karrierës së saj, si: Panajot Kanaçi, Gëzim Kaceli, A. Alija, Skënder Selimi, Besim Zekthi, Engjëll Tershana, Eno Birko, E. Vako, V. Mesiti, Leka Mullisi, Liljana Cingu, V. Belle, Rexhep Çeliku, regjisorin Mihallaq Luarasi. Sh. Marikën, M. Keko, Çesk Zadeja, Tish Daija, etj. Ndonëse në pension doli në moshën 45-vjeçare, nuk ka lënë qytet dhe fshat shqiptar pa e shkelur. Kurrë nuk ka munguar në prova e shfaqje, dhe gjatë kohës që ka interpretuar askush nuk e ka dubluar.
“Vallëzimi i ndaluar”…
Medihaja ka shumë për të kujtuar nga ajo kohë. Mjaft të mbyllë sytë dhe i shfaqen imazhe, që nuk i ka fshirë kurrë nga kujtesa. Ashtu si ai “vallëzimi i ndaluar” në “Vollgën” e famshme të kryeqytetit shqiptar të tejmbushur me frekuentues në vitet ’50-të, ndër të cilët shumë rusë. Nën tingujt e një orkestre vallëzohej me shumë pasion. E shoqëruar me vëllain, ajo ka hyrë dhe pasi ka hequr pallton, e ka varur, është ulur, ndërkohë që i vjen një marinar rus dhe e fton për vallëzim.
Një vals, pastaj një tango, kur të gjithë kanë ndaluar për ta ndjekur. Por, në një çast, një dorë e ka frenuar vallëzimin. Gazmendi, e ka marrë për të dalë, duke i’a shkëputur damën djalit nga vallëzimi. Marinari i befasuar, nuk ka reaguar, madje ka vrapuar për t’i mbajtur pallton, por nuk ka mundur pasi, Gazmendi i nervozuar ia ka marrë me forcë atë. E dëshpëruar, vajza nuk ka folur, por vite më vonë, doktori i ka kërkuar ndjesë. Kështu e kujton Medihaja sot atë ngjarje të largët, për të cilën ….nuk bën asnjë fajtor,… “ashtu ishte koha…”!
Dashuria, ajo që tronditi mjedisin shqiptar…
Ka qenë një ndër dashuritë e mëdha, më të bujshme të kohës, ajo e Medihasë me Stavri Lubonjës, futbollistin e famshëm të “Dinamo”-s e Kombëtares shqiptare, djalin simpatik, elegant e të preferuar të vajzave të Tiranës. Një njohje e filluar në Berat, që vazhdoi kur ishin studentë në Teknikumin e Fizkulturës. Me një buzëqeshje shkëlqyese në fytyrë, nuk ka se si të mos kujtojë letrat e para të dashurisë, takimet fshehurazi kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe.
Kujtdo do t’i dukej një histori rozë, nga ato të shumtat, por nuk ishte e tillë për kohën. Të dy ishin të famshëm. Ajo balerinë dhe ai sportist. Dhe një lidhje e tillë nuk do të kishte asgjë të keqe. Madje sot ato janë shumë në modë. Por në vitet ’50-të, sportistët, e në veçanti futbollistët, nuk gëzonin “emër” të mirë ndër vajza…!
Të “ngatërroheshe” me një të tillë, ishte aventurë. Ndaj dhe historia e dashurisë së tyre mori famë e bujë dhe ata do të bëheshin çifti më i diskutuar i kryeqytetit. Ndoshta kishte edhe nga ata që hidhnin “baste” për jetëgjatësinë e lidhjes së tyre, por Medihaja dhe Stavri, do të thyenin të gjitha tabutë dhe paragjykimet e kohës. Nga ajo kohë ruan një çadër të vogël që vihet në kostum dhe që e ka mbajtur në çdo kërcim, si dhe një çelës të bukur me fener ndriçues, që Stavri ia ka sjellë në periudhën e dashurisë së madhe.
U martuan në vitin 1960, në Korçë. Kur erdhën në Tiranë, do të qëndronin për shumë vite në Klubin e “Dinamo”, në Rrugën e “Kavajës”. Vetëm në vitin 1976, çifti mundi të marrë një apartament, të cilin e ka edhe sot. Mediha e Stavri Lubonja, mbeten përshtatja më e saktë e artistes me sportistin, si modeli i harmonisë bashkëshortore, një dashuri pasionante që i shoqëron edhe sot përtej Atlantikut.
Kërcimi që habiti amerikanët…
Medihaja nuk e kishte menduar se Amerika do të bëhej një pjesë e rëndësishme e jetës së saj. Nuk ka dashur të shkojë atje për të jetuar e punuar, por të qenët e Stavrit shtetas amerikan, nga i ati, si dhe dëshira e fëmijëve, e ka shtyrë të kalojë oqeanin. Edhe pse prej vitesh i është larguar skenës, balerina brenda saj ngre krye, kur dëgjon një muzikë të bukur dhe e rrëmben, kudo që të jetë ajo. Në ‘Atlantik City’, atje ku edhe banon prej vitesh, gjatë një mbrëmjeje, në Boardwolk, mbushur me turistë, ka ndjerë një fllad të lehtë, pastaj ka dëgjuar një saks të një muzikanti rumun me emrin Mirce, dhe ndërsa është me mbesën e dy shoqe njujorkeze, i ka lënë për një çast dhe ka vendosur të kërcejë bashkë me turistët e tjerë. Ishte një tango argjentinase.
Të gjithë kanë ndaluar për ta parë. Shumë duartrokitje dhe natyrshëm pyetja: “Ju jeni nga Argjentina”?! Disa djem të rinj do t’i dhuronin një tufë me lule. E njëjta skenë do të përsëritej pas një viti, në “Hjuston Beach Bar”, por kësaj here nën tingujt e këngës së famshme ruse “Oçiçornaja”. Edhe atje do të kishte publik për të, madje një çift kujtonte kërcimin e saj në Boardwolk dhe do t’i dhuronte një shishe shampanjë…!
Nuk e njihnin…
Largimi nga Shqipëria nuk do të ishte i thjeshtë për Mediha Velçanin. Po shkonte drejt një vendi ku nuk e njihnin. Por kur avioni ka hapur rrotat dhe bëhej gati të ulej në aeroportin e Nju York-ut, një zë nga kabina e pilotit e ka uruar: “Miss Mediha, welcome to America”. Kjo ishte befasia e parë, që do të ndiqej me përpjekjen e saj për t’u integruar, duke zhvilluar kurse për të mësuar gjuhën angleze. Ajo tregon se vitet e para janë të vështira, nuk e njihnin dhe nuk ia dinin karrierën. Në një seancë mësimi për gjuhën, studentëve i’u kërkua të përgatisin një temë për jetën e një artisti që njihnin.
Pa hezituar, Midiha Lubonja ka shkruar për të sajën. Pasi e kanë lexuar, drejtuesi i kursit i shtangur, i ka thënë: “Ju dukeni që jeni dikush, mund të shkruani çfarë të dëshironi, dhe nëse nuk flisni mirë anglisht, kuptoheni çfarë kërkoni të thoni”. Jo me pak vështirësi ajo ka arritur të ushtrojë profesionin e saj, por tanimë në mësimdhënie si instruktore baleti. E ka peng që asnjë prej fëmijëve të saj nuk ia trashëgoi profesionin, megjithatë ajo është e kënaqur t’ua transmetojë eksperiencën brezave të rinj, qofshin ata amerikanë, apo të çfarëdo lloj shtetësie.
Shkëlqimi që ruan edhe sot
Vajza për të cilën “çdo kokë e vidhosur, zhvidhosje kur kalonte”, ajo e së famshmes “O k’ce moj çikë”, një Sofia Loren, apo Lazarela, siç e kanë quajtur e thirrur kur kalonte në rrugët e Tiranës, jeton prej vitit 1994 në Nju Xhersi në Atalantik City. Ndonëse në Amerikë prej 28 vitesh, ardhja në Shqipëri i shkakton një tjetër pulsimi zemre. “Sa herë që rrotat e avionit mbyllen dhe kur ato hapen, emocionet e një udhëtimi, sidomos ato të ardhjes në vendin tim, nuk arrijnë të zbehen kurrë, ato janë përherë bashkë me mua. Kur vij, ndihem tepër e lumtur dhe ditën e fluturimit drejt Tiranës e pres me padurim”.
Sa lexon titullin e shkrimit te neveritet niveli i artikull-shkruesit. Nje neveri qe te trondit. Shqiperia e viteve 50 ka qene nje Ferr i vertet, ku fjala art dhe kulture nuk kuptoheshin nga pjesa me e madhe popullsise, mbasi ky vend ka qene vendi ma analfabet ne Europe. O gazetar. Lereni pompozitetin, kthejuni realitetit. Cfar ishte Tirana ne vitet 50 ? Nje fshat i madh, ku arti dhe kultura ishin ne nivelin zero. Dhe nga ky nivel del nje valltare qe se njihte askush te kercente me nje ushtar rus qe edhe ate nuk e njihte askush, dhe ju pretendoni ta interpretoni ne nje " Rromeo dhe Zhuljete ". Ne vitet 50, Tirana dhe e gjithe Shqiperia tronditeshin nga krimet me makabre te komunizmit, ku njerzit grabiteshin dhe vriteshin pa gjyqe nga vellezerit e tyre te kthyer ne horra komunist, me keq se ne fashizem dhe nazisem. E ju na tregoni tronditjen e Tiranes nga dashuria e dy te rinjeve. Sikur ne ate kohe askush s'bente dashuri, pervec Adamit dhe Eves.
Besoj se ju keni probleme me infon per artistet Shqipetare ne veqanti per ciftin ne fjale qe na kan mbajtur gjalle ne varferine qe kishim ,prandaj kishe bere me mire mos kishe fol fare ose ben ate zemerkeqin qe do ta keshe nga lindja.
Saktë,Anna, ka ca njerëz, fatkeqësisht jo të paktë, që përpiqen ta nxijnë gjithçka të para viteve '90. Mediokriteti dhe zemërligësia nuk i lë të pranojnë se në ato vite Shqipëria "prodhoi" artistë e sportistë të kalibrit botëror e jo surrogato siç shohim sot...
E lexova të gjithë shkrimin. Histori interesante dhe e bukur. Çifti të ketë jetën e gjatë e të lumtur. Sa për komentuesin e parë, të gjithë e vuajtëm pabukësinë e komunizmit. Biles shumë vujtën nëpër burgje e u vranë por megjithatë të gjithë shkonim në kinema e teatër, në opera e stadiume ti jepnim pak kënaqësi mendjes së kokës dhe zemrës. E këtë na e dhanë njerëz si Medihaja dhe Stavri. Prandaj ti komentues ka mundësi të jesh bër pishman për komentin tënd tani dhe nqs jo atëherë merr ilaçet bashkë me kafen herët në mëngjes pa dal dielli se ndryshe nuk të bëjnë efekt.
pis
A të shkerdhefshin derrat rracën !. Nuk e kishte lluksin Pushteti Popullor të vriste as një zog pule si gjatë luftes nac-çl si pjese integrale e Luftës Dytë Botērore ,ashtu dhe pas saj . Por çdo popull ka jashtëqitjet e tij ,përfshirë edhe ju sot, që nuk ngurruan të lyejnë deri në shpatulla me gjakun e bijëve më të mirë të ketij populli të shumëvuajtur nga klikat feudale të derigjuara nga hasmit e Shqipetarëve . Prapa diellit shkofsh rracë e ndyrë, drejtësa e popullit ,heret apo vonë do tju shkerdhejë tëmën llumrave toksikë .
Nuk e njeh Tiranen ti mor kar me zile.Gjithe ate kohe ne Tirane eshte bere qejf .Ata qe e kane jetuar Tiranen e para 90 e kujtojne sot si pjesen me te mire te jetes.Me vjen keq per ndonje burgaxhi por vete ka ngrene mut
Mediha Lubonja, nje artiste e madhe. Shkelqimi i saj nuk zbehet. Por dhe Stavri Lubonja i famshem, nje cift model. U urojme jete sa me te gjate e te lumtur. Korifej te baletit dhe futbollit tone. Respekte per autorin e shkrimit, qe figura te tilla nuk ia le harreses.
Nje falenderim te madh nga zemra Ylvi Zajmit,per shkrimet e tij,qe ngjallin nostalgjine e ngrohte,kur fillon perseri te perjetosh rinine tende,ne shqoqeri me talente dhe bukuri fizike dhe shpirterore te asaj kohe. Dhe ndricimi i tyre dukej dhe me i madh,brenda asaj erresire.
JANE YJE TE PASHUAR QE NDRICUAN E LUMTURUAN RININE E JETEN E BREZIT TONE RESPEKTE
Jam kurioz kush ia blen keto lloj historish ketij Zajmit. Ndoshta ndonje nostalgjik 80-90 vjecar. Ky i fillon tregimet me tituj bombastike: U trondit Tirona ne vitet 60( u trondit katuni modh me nje llaf)Esht bo si ato pleqte dikur qe pergjonin ciftet dhe me gojedhena rremon tek jetet e te tjereve dhe na I shet si histori me interes boteror?!?!?Pordh me rigon Vilo.
Komentuesit i pare , eshte nje pinjoll i atyre qe bashkepunuan me fashistet e nazistet e qe ai rregjim , me te drejte , i ngjeshi burgjeve , i vrau e i vari , sic beri cdo shtet tjeter ne Evrope . Persa i perket artit , shkences , arsimit dhe shendetesise , duhet t'a qajme me lot ate rregjim , se nuk kemi per t'i pare kurre . A kishte gabime ? - Sa te duash , por kishte dhe shume te mira , mbi te gjitha , dashurine per njeri- tjetrin . Tani , vret vellai vellane ( para disa javesh) , vret i biri te jatin ( para disa ditesh) , vajzat shqiptare mbushin me prostituta metropolet e Evropes , banditet dhe trafikantet me te rrezikshem ne bote , jane shqiptaret . Do akoma fakte , more komentuesi i pare , qe vetem nxin rregjimin e kaluar ? Per mendimin tim , rendi me i mire do te ishte nje hibrid i perzier me te mirat e pa cmuara te atij rregjimi , bashkuar me te mirat e rendit demokratik .
Shume e vertete kjo qe thote realisti. Komentuesi i pare eshte ndonje gdhe ku mbase ka jetuar ne pyll dhe nuk e ka mesuar se Tirana e viteve 50 ka qene ne kulmin e artit e te kultures, copat e katundareve na tregojne ne se cila ishte Tirana e atyre viteve. jo vetem ne Tirane por ne te gjithe boten ku u preken nga lufta mori njo hov te madh arti dhe mbremjet e vallzimit, kete nuk mund ta kuptojne ata qe vine nga mali.
Mbase eshte ajo qe thua ti per kulmin e artit dhe kultures ne Tiranen e viteve 50 por a nuk me thua nga cilat shkolla arti dhe kulture dolen ato artiste qe ti i quan te medhenj ? E ke idene se per cfar kohe po flet apo futja kot edhe ti .
I madhi Stavri Lubonja.
Me kujtohet Stavri , luante me Dinamon , sebashku me nje tjeter lojtar qe gjuante fort ne porte , Niko Bespalla .
I nderuar Vili ( Uvil) te uroje nga zemra per kenaqesine qe na trasmeton duke kujtuar personalitete vertete mbrese lenes ne Shoqerine Shqiptare, talente qe linden dhe u krijuan ne kohe te veshtira.Erdhi koha, qe sistemi dikurshem pesoji kolaps.Por keta njerez te mrekullushem kane lene pas imazhin qe veshtire se do te zbehet. I bej Apel brezit te ri, te ruaj traditat ne cdo fushe te jetes, perndryshe cdo gje mer fund.Komenti eshte i tepert....
Dmth Medihaja fillon kercimin ne Berat, vazhdon shkollen per atletike, behet moderatore te estrada Tiranes dhe..... BUM. Sukses te jashtezakonshem ne Dijon. Po ca jane kto karrliqe me. Mire qe nuk thojne qe e kerkoi teatri Bolshoi po nuk vajti se u prishem me ruset....
Dmth Medihaja fillon kercimin ne Berat, vazhdon shkollen per atletike, behet moderatore te estrada Tiranes dhe..... BUM. Sukses te jashtezakonshem ne Dijon. Po ca jane kto karrliqe me. Mire qe nuk thojne qe e kerkoi teatri Bolshoi po nuk vajti se u prishem me ruset....
Historinë e një vëndi nuk e bëjnë vetëm politikanët e shquar ose te mbrapshtë,nuk e bëjnë vetëm njerëz të shquar në sfera të ndryshme të jetës.E bëjnë edhe ata individë që me aftesitë e talentin që kanë, kanë zbutur deri diku dhëmbjen e peshës të rëndë të diktaturës të “ploretarjatit”.Duke i kujtuar dhe përmëndur ata plotësojmë një kuadër më real më të plotë të historise. Sejcili po të ketë mundësi a aftësi të shkruajë a të tregoje,të përshkruajë individë a ndodhi të kohes të shkuar,kryen një detyrë historike.Në rast se s’e ka këtë aftësi,te përgëzojë dhe inkurajojë ata që e kanë. z.Zajmi të lumte qe u ngjall nostalgji dhe kënaqësi të gjithë atyreve që kanë kaluar atë kohë dhe janë ende gjallë.
Obobo,u turren ish komunistat te mbrojne rregjimin me te eger qe njeh koha.Jam I sigurte qe shume flasin nga Amerika,Anglia Italia.Nga vendet armike qe urrenin per vdekje.Pse nuk shkuat ne Kube,Rusi,Venezuele?Pleqeri te mbare paci o tru thare.
Historinë e një vëndi nuk e bëjnë vetëm politikanët e shquar ose te mbrapshtë,nuk e bëjnë vetëm njerëz të shquar në sfera të ndryshme të jetës.E bëjnë edhe ata individë që me aftesitë e talentin që kanë, kanë zbutur deri diku dhëmbjen e peshës të rëndë të diktaturës të “ploretarjatit”.Duke i kujtuar dhe përmëndur ata plotësojmë një kuadër më real më të plotë të historise. Sejcili po të ketë mundësi a aftësi të shkruajë a të tregoje,të përshkruajë individë a ndodhi të kohes të shkuar,kryen një detyrë historike.Në rast se s’e ka këtë aftësi,te përgëzojë dhe inkurajojë ata që e kanë. z.Zajmi të lumte qe u ngjall nostalgji dhe kënaqësi të gjithë atyreve që kanë kaluar atë kohë dhe janë ende gjallë.