Kush i vodhi Shqipërisë 23 tonë ar në vitin 1943?

16 Shtator 2022, 20:20Dossier TEMA

Kush i vodhi Shqipërisë 23 tonë ar në vitin 1943?

Nga Klevis Hoxhaj

“Shënim mbi arin e rezervës së monedhës shqiptare”.

Ky dokument i publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka zbuluar të vërtetën e vjedhjes së 23 tonëve ar nga Banka e Shqipërisë.

Data shënonte 16 shtator. Ishte viti 1943 dhe një operacion grabitjeje po organizohej nga pushtuesit nazistë.

Kjo e fundit drejtohej nga majori famëkeq i SS-ve, Herbert Kappler.

Ai shërbeu si shef i policisë gjermane dhe shërbimeve të sigurisë në Romë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sasia e grabitur e arit, sipas DPA-së, përllogaritej të arrinte sasinë e 23 mijë e 408 kilogramëve.

Asetet e çmuara të Shqipërisë u zhvendosën nga kryeqyteti italian drejt “ReichsBank” dhe më pas u fsheh në minierën e kaliumit të Merkens-it të Thuringjisë.

Në vijim, ari u transferua nga aleatët në mënyrë të pjesshme drejt Anglisë dhe Bankës Federale të New York-ut.

Bashkëngjitur dokumentit paraqiten shënime mbi arin rezervë të monedhës shqiptare.

Lëvizjet

Me notën e 3 nëntorit të vitit 1943 drejtuar Kryekonsullatës gjermane, qeveria shqiptare kërkoi që ari të depozitohej në Zvicër.

Kjo, nën argumentimin se si shtet neutral, Zvicra do i jepte besimin mbajtësit të kartëmonedhës shqiptare për sigurimin e kundërvlerës përkatëse.

Një javë më pas, Kryekonsullata gjermane tregoi gatishmërinë për të pritur në “ReichsBank” një komision shqiptar.

Në mars 1944, u nis drejt Berlinit komisioni i zgjedhur, i kryesuar prej Vehbi Frashërit dhe me anëtarë ish-drejtuesit e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, Loro Musani dhe Sandro Bressan.

Në pamundësi për ta çuar në Zvicër, ari mund të depozitohej për ruajtje në “ReichsBank” vetëm në emrin e shtetit shqiptar ose në emër të shtetit dhe të Bankës Kombëtare.

Më 6 prill 1944 ari u depozitua për ruajtje pranë “ReichsBank” në Berlin vetëm në emër të Bankës Kombëtare.

Protokolli u lidh mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, ku përcaktoheshin përgjegjësitë e palëve nënshkruese.

Paris

Konferenca e Reparacionit, thirrur në Paris zgjati nga data 9 nëntor deri më 21 dhjetor të vitit 1945.

Ky ishte forumi i parë ndërqeveritar që trajtoi me rigorozitet të ardhmen e “arit nazist”.

Rezultat i saj do të ishte arritja e një marrëveshjeje mes 18 shteteve, përfshirë Shqipërinë.

Delegacioni shqiptar drejtohej nga diplomati Hysni Kapo.

Qeveritë e Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jugosllavisë, Britanisë dhe 14 shteteve të tjera u dakordësuan që të marrin një shpërndarje të barabartë ndërmjet tyre të totalit të aktiveve.

Kjo, në mënyrë që të vendosej një dëmshpërblim mes agjencive aleate, dhe për të vendosur një procedurë të barabartë për kthimin e arit monetar.

Shqipëria ishte pjesë gjithashtu e rezolutës për dëmshpërblimin nga stoqet ekzistuese dhe prodhimit aktual.

Së dyti, ajo nënshkroi dhe një marrëveshje në lidhje me pronat në Gjermani që i përkasin Kombeve të Bashkuara ose shtetasve të tyre.

Qeveria shqiptare ishte pjesë po ashtu e rezolutës për kostot në lidhje me mallrat e dorëzuara nga Gjermania si dëmshpërblim.

Në përmbyllje, autoritetet shqiptare u përfshinë edhe në rezolutën për pronën e kriminelëve të luftës dhe rekursit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

 

8 Komente

  1. C
    Celo

    " diplomati Hysni Kapo " ? Cfar shkolle diplomacie kishte mbaruar Hysni Kapo ne kohen kur ben fjale ngjarja ? Cfar pervoje diplomatike kishte ai ne kete fushe ?

    1. M
      Mal Cori

      Këtë na e ka thënë shumë saktë Enver Hoxha. Nuk po e zbuloni ju sot.......

      1. P
        Pyerje

        Si shkoi ari ne Rome? Kete na sqaroni!

        1. D
          DinPak

          Ari shqiptar ka shkuar ne Rome, me sa di une, pas pushtimit te Italise dhe bashkimit te Bankes Kombetare Shqiptare me ate Italiane. Dokumenta per kete transferim, me siguri duhet te kete, sepse kur e moren gjermanet me 16 Shtator 1943, siç trgojne dokumentat e botuara keto dite, jane shenuar gjithçka, sasia prej 23.5 tone dhe perkatesia e shtetit shqiptar te atij ari. Me ben pershtypje epiteti "vjedhje" per keto dy transferime, sepse, qofsha i gabuar, si mund te quhet vjedhje kur shkruhet gjithçka ne procesverbale dhe neneshkruar nga te dy palet, prfaqesuse te dy shteteve perkatese. Mund t'i vihet çdo emer tjeter, por jo vjedhje. Vjedhje eshte ajo e Ilir Metes ne Krrabe, ku s'ka asnje dokument dhe, per pasoje, mund te mos vertetohet asnjehere.

        2. X
          Xu’pak!

          Shqiperia vendi i gazetareve Debila , shikojne te bejne ngjarje kot, Kush vodhi Arin Ne 43 Ne kohe lufte, pse nuk shikoni Kush e vodhi Ne 99 hajduti u be dhe president. Vertet ka njeri qe e merr seriozisht kete Shtet burdello

          1. v
            vang

            Shqiperia u denua sepse ishte zyrtarisht pjese e Mbreterise Italiane.(per kete arsye egziston dhe ligji i luftes midis Shqiperise dhe Greqise.Italia u fut ne Greqi permes Shqiperise ,pamvaresisht te perberjes se forcave ushtarake...) Kur erdhi momenti i demshperblimeve te luftes ,Shqiperia nuk u demshperblye per arsyen me lart.Ne fakt shqiptaret bene luften Nac-CL dhe gjate luftes kishim marre ndihma edhe nga amerikanet edhe nga anglezet dhe ata e dinin se luftohej kunder nazifashizmit por letrat nuk ishin ne favor te SHQIPERISE dhe arin e moren amerikanet,anglezet,jugosllavet te cilet ishin ne anen e kundert te nazifashizmit.Ca do zgjidhte HYSNI KAPO.Letrat ishin palosur

            1. M
              Messerschmitt

              Diplomati Hysni Kapo..... Kur o bo jugosllavi gerrko arrixhi diplomat ??????? Kur pallote kurvat ne bazar e vlores dhe te tjeret luftonin ?????

              1. i
                i vjedhuri

                sperehere e kane vjedh ket vend..edhe komunistet i vidhnin shqiptaret duke u mar dollaret me zor https://www.youtube.com/watch?v=DGlwiSJ-6WU

                Lini një Përgjigje