“Sot u varros bulldogu anglez, Uinston Çërçilli"- Ditari politik i Enver Hoxhës, janar ‘65

20 Shtator 2022, 18:16Dossier TEMA

“Sot u varros bulldogu anglez, Uinston Çërçilli"-

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), ku ndodhet edhe ditari politik i Sekretarit të Përgjithshëm të PPSH-së, Enver Hoxha, midis të tjerash, në datat 25 dhe 26 janar të vitit 1965, ai ka shkruar disa shënime me rastin e ndarjes nga jeta të Uinston Çërçill, ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe që e udhëhoqi atë vend gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili vdiq në moshën 90 vjeçare, më datën 24 janar 1965. Lidhur me këtë në ditarin e tij politik që i përket datës 25 janar 1965, Enver Hoxha midis të tjerash ka shkruar: “Dje vdiq Uinston Çërçilli, burrë shteti shumë i shquar për kapitalizmin dhe imperializmin anglez. Në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, Çërçilli ka qenë kryeministër i vendit të tij dhe si i tillë udhëhoqi me energji të madhe luftën e popullit anglez kundër nazizmit”.

Por ndërsa në këto shënime të tij udhëheqësi komunist shqiptar, Enver Hoxha, ka folur me superlativa për ish-kryeministrin britanik, duket e quajtur atë “një burrë shteti shumë të shquar”,  ç’ka ai ishte në të vërtetë dhe konsiderohej si i tillë nga gjithë bota perëndimore), duket se diktatori komunist shqiptar, është penduar për ato çka ka shkruar për Uinston Çërçillin, pasi vetëm një javë më pas, më 30 janar 1965, po në ditarin e tij politik, ai ka shkruar vetëm katër rreshta për të, duke u shprehur: “Sot u varros bulldogu anglez, Uinston Çërçilli. Funeralin e tij e pamë në televizion”.

Nga Dashnor Kaloçi

Dokumenti arkivor ku ndodhet ditari politik i Enver Hoxhës i datave 25-26 janar 1965, ku ai ka shkruar për vdekjen e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, Uinston Çërçill

Dje vdiq Uinston Çërçilli, burrë shteti shumë i shquar për kapitalizmin dhe imperializmin anglez. Në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, Çërçilli ka qenë kryeministër i vendit të tij dhe si i tillë udhëhoqi me energji të madhe luftën e popullit anglez kundër nazizmit.

Këtë ai u mundua, dhe deri diku edhe e shfrytëzoi, për të imponuar politikën e qarqeve kapitaliste e imperialiste angleze, në dëm të popujve të tjerë.

Në mënyrë të veçantë, Çërçilli punoi me çdo mjet për të sabotuar luftën çlirimtare të popujve të vendeve të Evropës Lindore. Ai bëri çmos për të çarmatosur dhe për të shkatërruar ushtrinë demokratike greke deri në shuarjen e luftës çlirimtare të popullit grek.

Titon dhe klikën e tij, Çërçilli i lidhi kokë e këmbë pas qerres së vet, në dëm të luftës e të fitoreve antifashiste të popujve
të Jugosllavisë.

Çërçilli ishte një armik i egër i Bashkimit Sovjetik e i komunizmit. Megjithatë, gjatë Luftës së Dytë Botërore iu desh të ulet në bisedime me Stalinin në tryezën e takimeve të tre aleatëve të mëdhenj në Teheran, Jaltë e Potsdam.

Stalinit, me gjithë taktin e mprehtësinë diplomatike që edhe Rusvelti e ka vlerësuar lart, i është dashur të ndeshej me Çërçillin e të luftonte me këmbëngulje kundër oreksit të tij të shfrenuar në shërbim të politikës së vjetër kapitalisto-imperialiste të borgjezisë së madhe angleze.

Sot u varros bulldogu anglez, Uinston Çërçilli.

Funeralin e tij e pamë në televizion. Shumë dëme i ka bërë klasës punëtore ndërkombëtare dhe shumë vështirësi i ka nxjerrë socializmit veprimtaria e tij e madhe dhe e egër në krye të imperializmit anglez dhe botëror.

7 Komente

  1. V
    VETERINERI

    O Karzetaro, Bulldok eshte qen dhe rrace e fuqishme,mund ta trajtosh si te duash kete emertim,por jo per fyerje injorantesh si puna jote

    1. P
      Pilo Lala

      Kete doja te thoshja edhe une. Kur nje njeri nuk terhiqet pa e realizuar nje gje, e quajne "bulldog" Enveri ka qene preciz ne vleresime, me nje larmi te pasur te gjuhes, godiste ne shenje.

    2. L
      Luci

      Fiks e ka thene. Plus Kriminel Lufte! Qe vrau 300 mije civile te pafajshem me bombardimet e qellimshme dhe te panevojshme te Dresdenit, etj.

      1. B
        Baliu

        Edhe "Daja" e ka bombarduar Londren me qellim dhe pa nevoj me mbi 10 mije raketa V1.

        1. R
          Raimond vlonjati

          Enveri nuk e ka ditur , por ne Konferencen e Versajes ne Paris , ne 1919, kur po vendosej fati jone , dhe politika Britanike ishte per copetimin e Shqiperise ne favor te Greqise, por ishte me gjysem mendje Kryeminstri Britanik, Dhe ne ate kohe Curcilli ishte Minister i atij Kabineti, por ishte djale i ri, Dhe ngaqe ishte shume pro grek, ishte nisur nga Londra dhe vajti ne Versaje per ta takuar Kryeministrin Britanik, dhe ti thoshte qe "Jugu i Shqiperise ti jepej patjeter Greqise" Mirepo Kreyminstri Britanik, nuk epriti fare Curcillin sepse nuk e pelqente pasi Curcilli ishte familje fisnike nders Kreyminstri Britanik ishte familje e thjeshte dhe nuk i honepste dot keta qe mburreshin se ishin familje te medha . Dhe kjo antipati qe kishte Kryeministri Britanik Lloyed Geaorge per Curcillin na ndihmoi ne nje fare menyre qe Kryeminsitri Britanik te mos e degjonte fare mendimin e Curcillit Keto qe them une jane sipas librit historik per ate Konference , te bere nga Stermbesa e Kryemisntrit Britanik, DHe qe nga ajo kohe Curcilli ishte i betuar ANTI-SHQIPTAR dhe pro Grek Ai donte qe Jugu i jone ti jepej patjeter Greqise Biles kur Misioni Britnaik erdhi ne Shqiperi gjate luftes per te qendruar prane Shtabit te Enverit, Perfaqsuesi Britanik qe erdhi nga Greqia, akoma pa i dhene doren Enverit i tha : "Curcilli mendon qe Jugu i Shqipersie ti jepet Greqise " DHe Enveri ja ktheu: "I jepet Greqise kur jugu i Anglise ti jepet Irlandes " dhe me kaq Enveri nuk komunikonte fare me Britaniket , por vetem nepermjet perkethyesit , se Enveri fliste anglisht sic thone vete Britaniket ne kujtimet e tyre Pra Curcilli ishte i betuar anti-shqiptar ,dhe Stalini i betuar Pro-Shqiperise Tani politikanet tane mburrin gjithmone Curcillin dhe shajne Stalinin, mirepo Fati i Kombit Shqiptar dhe interesat e tij nuk jane mbrojtur nga Perendimoret , ata gjithmone kane dashur te na shkaterrojne ... Stalini na ndihmoi sa mundi, na dha ndihma pa fund , ne miliarda dollare dhe na i dha falas fare dhe pa kerkuar azgje ne kembim --Kjo eshte e verteta jone historike

      2. N
        Nje mergimtar

        Ne te dy komentet s'ka asgje te gabuar.Ne komentin e pare ka thene per kontributin e Tij ne luften e dyte boterore dhe ne te dytin ka treguar se sa i madh ishte Ai per Mbreterin e Madhe.Asgje e pa vertete.

        1. D
          Dajti

          Ne dijenin time ky Dashnor Kaloqi eshte jasht shtetit.Ku i gjen keto dokumenta qe i boton.Mos valle ka mare me vete Arkivin Qendror te Shtetit ??????!!!!!!!........

          Lini një Përgjigje