Agolli: Këtu u vranë katër të rinj dhe ne i vështrojmë ministrin e të tjerë me sentimentalizëm dhe s’duam t’i shkarkojmë, pasi ende punojmë me mendje të vjetër. Po sikur të ishin vrarë katër veta të Partisë së Punës, a nuk do të shkarkoheshin?
Më 2 prill 1991, Shkodra u kthye në simbol të përplasjes së fundit mes një regjimi që po perëndonte dhe një shoqërie që kërkonte liri. Vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit, Shkodra shpërtheu në protesta masive kundër manipulimit të votës dhe vazhdimit të pushtetit komunist. Qindra qytetarë u mblodhën përpara godinës së Komitetit të Partisë së Punës, në një nga revoltat më të mëdha të asaj kohe. Protesta u shoqërua me përplasje të protestuesve me policinë, që më pas solli edhe momentin fatal kur forcat e regjimit hapën zjarr mbi turmën, duke shënuar një nga ngjarjet më tragjike të tranzicionit shqiptar. Si pasojë e të shtënave, mbetën të vrarë katër të rinj: studenti i dhjetorit Arben Broci, bashkë me të rinjtë Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Ngjarja solli tensione të shtuara politike dhe përplasje të ashpra mes PPSH-së dhe opozitës së sapo themeluar. Në parlament pati mjaft debate mes deputetëve të PD-së dhe atyre të PPSH-së. Në këtë debat spikat një fjalim i Dritëro Agollit, i cili bën thirrje për drejtësi për katër viktimat e Shkodrës. Gjithashtu edhe një fjalim i Xhelil Gjonit, në atë kohë deputet i PPSH-së, i cili kritikon ashpër qëndrimin e zyrtarëve të lartë komunistë në Shkodër.
Tema sjell fjalimin e Agollit dhe reagimin e Xhelil Gjonit në seancën parlamentare të 3 majit 1991, në debatin për ngjarjen e 2 prillit të atij viti.
Seancë parlamentare, 03.05.1991
Dritëro Agolli - Të nderuar deputetë,
Ngritja për diskutim e problemit të ngjarjeve të Shkodrës ishte mëse e domosdoshme, veçanërisht komisioni i posaçëm parlamentar. Kjo do të thotë se Kuvendi Popullor nuk mund të rrijë indiferent ndaj ngjarjeve që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve, me gjakun, që kërkon respekt dhe përgjegjësi të madhe qytetare. Prandaj vështrimi i ngjarjeve tragjike të Shkodrës në Kuvendin Popullor, me këmbënguljen e disa deputetëve dhe me përkrahjen e të gjithëve, ishte një gjest fisnik dhe një tregues i rritjes së përgjegjësisë qytetare të përfaqësuesve të popullit.
Kuvendi Popullor, me shqyrtimin e kësaj ngjarjeje, jep paralajmërimin e rreptë se askujt nuk i lejohet të përdorë në mënyrë arbitrare dhe ç’njerëzore dhunën e armës dhe të përgjakë fëmijët e popullit, djemtë dhe vajzat e vendit të vet.
Në procesin e gjatë dhe të vështirë demokratik, ku të lodhshëm e ku ngazëllyes, ku të gëzuar e ku tragjik, kanë humbur jetën ose janë lënduar njerëz, qytetarë, demonstrues, kufitarë, simpatizantë të njërës ose tjetrës partie. Një njeri është vrarë këtu, një atje, një në një manifestim, një në një grumbullim turme. Për këto jetë të humbura ka pasur pak shqetësim qytetar, pak ose aspak përgjigje nuk është dhënë. Pluhuri i harresës i ka mbuluar, ndërsa të afërmit dhe shokët e viktimave përherë nuk i ka lënë të qetë dëshpërimi.
Në Shqipëri, gjatë procesit të demokratizimit, nuk janë bërë vrasje masive në turma si në Kinë apo në Rumani. Nuk kanë ndodhur sepse edhe kemi qenë të arsyeshëm, edhe pse jemi një popull i vogël, me lidhje të ngushta shpirtërore, farefisi, miqësie dhe shoqërie; nuk kanë ndodhur sepse edhe opinioni botëror do të na dënonte rëndë, nuk kanë ndodhur edhe për gjykimin e matur dhe tolerant të Ramiz Alisë.
Por vrasje të veçuara, tek-tuk, njësh e çift, nuk kanë ndodhur pak. Vrasje të kësaj natyre janë të liga dhe tinzare, finoke dhe të ulëta, pasi fshehin djallëzi, mbulohen me mjegull para opinionit kombëtar e ndërkombëtar dhe vrasësi apo shkaktari, urdhëruesi i hapjes së zjarrit apo ngritjes së dorës humb gjurmët lehtë dhe forcat e drejtësisë bien në qetësi. Kur ndodhin këto vrasje tek-tuk, e çift e çift në manifestime, grupime apo turma, të duket sikur dikush urdhëron fshehurazi, me qëllime të caktuara dhe prapamendime. Dhe kulmin kjo mënyrë e arriti me ngjarjet e Shkodrës, më 2 prill të këtij viti, ku nuk u vranë një apo dy, por katër veta. Me këtë vrasje u ngrit në këmbë një opinion i tërë kombëtar, foli edhe shtypi botëror dhe çështja u shpua deri këtu, në forumin më të lartë të Republikës, në Kuvendin Popullor, duke paralajmëruar: asnjë pikë gjaku të mos derdhet në kohën e demokracisë dhe të qytetërimit, përndryshe turpërojmë veten dhe vendin.
Deklaratat zyrtare të gënjeshtërta i rritën akoma dyshimet ndaj fajtorëve dhe e shtuan mjegullën drejt së vërtetës. Neve na vjen, me të drejtë, keq që, sipas të dhënave të Komisionit të posaçëm parlamentar, hetimet nuk kanë dhënë përfundime të qarta. Me sa duket, këto lloj vrasjesh hetuesia dhe organet e drejtësisë i kanë nënvleftësuar prej kohësh, i kanë quajtur si gjëra pa rëndësi, të nisur nga një psikologji e dëmshme, nga psikologjia e kundërshtarit, e armikut politik: “s’ka gjë, një opozitar u vra”. Kjo psikologji nuk të lejon të hetosh e të zbulosh nëse me të vërtetë kjo ekziston. Nuk duhet të nisemi nga mendimi dhe tendenca politike se për çdo skandal, që bëjnë turmat, është faji i një partie apo i një tjetre, i Partisë Demokratike apo i Partisë së Punës ose qoftë edhe i të tjerave. Po në Itali që refugjatët shqiptarë e dogjën vetë kampin ku strehoheshin, mos vallë Partia Demokratike i ka nxitur që ta djegin? Po të gjykosh në këtë mënyrë, hetimet i bën të ftohta e pa pasion, i bën si nëpunës indiferent.
Ka ardhur koha që partitë politike të luftojnë më shumë për vendosjen e qetësisë në Shqipëri, përndryshe anarkia dhe pasiguria do të bëhet rrezik i vetë partive, do të humbë jo vetëm autoritetin e tyre, por edhe do të kthehet në kërcënim të drejtpërdrejtë, pasi anarkia duket si besnike, por në të vërtetë është një bushtër e keqe dhe e pabesë.
Ne kemi hyrë në epokën e një parlamenti të ri pluralist, si rrjedhim i procesit të vështirë demokratik përparimtar. Siç thashë, derisa të vinim në këtë epokë, kemi lënë pas viktima dhe të rënë nga të gjitha korentet, partitë dhe organizatat. Ka pasur të tjerë që kanë gjetur fatkeqësinë në tokë dhe të tjerë në det, të mbytur duke ikur nga vendi ynë. Gjaku i tyre meriton nderim dhe dhimbje njerëzore. Për të gjithë këta të rënë, që janë fëmijët tanë, duke arritur kulmin me katër djemtë e Shkodrës, Kuvendi ynë duhej të kishte mbajtur një minutë heshtje. Me këtë ne do të respektonim popullin që na ka zgjedhur dhe do të respektoheshim nga populli më shumë.
Gjaku i të rënëve nuk njeh nomenklaturë. S’ka këtu të mendojmë se për ç’rang njerëzish do të mbajmë një minutë heshtje. Heshtje do të mbajmë për të gjithë të rënët dhe viktimat në këtë kohë të fitores së demokracisë, siç mbajmë për viktimat e një tërmeti. Ky që kaluam dhe po kalojmë është një tërmet shoqëror i ngadaltë, i zgjatur, jo i përnjëhershëm. Prandaj viktimat e tij kërkojnë respekt edhe në zbulimin e shkaktarëve, edhe në nderin që ne duhet t’u bëjmë.
Qeveria e ardhshme të angazhohet më seriozisht dhe më me vetëdije për Shkodrën dhe për të gjitha problemet e saj. Gjendja e Shkodrës mund të qetësohet po të shpejtohen hetimet dhe të jepen përfundime të vërteta, pa marrë parasysh asnjë lloj autoriteti që do të jetë fajtor.
Lidhur me masat që u propozuan këtu, ato janë me vend dhe i shoh shumë të arsyeshme. Ne nuk jemi mësuar me shkarkime ministrash dhe personalitetesh pas ngjarjeve tragjike. Para pak kohësh u shkarkua Ministri i Brendshëm i Koresë së Jugut pasi vdiq një student i rrahur nga policia. Këtu u vranë katër të rinj dhe ne i vështrojmë ministrin e të tjerë me sentimentalizëm dhe s’duam t’i shkarkojmë, pasi ende punojmë me mendje të vjetër. Po sikur të ishin vrarë katër veta të Partisë së Punës, a nuk do të shkarkoheshin? Është ky sentimentalizëm që ngadalëson edhe hetimet….
Xhelil Gjoni - Të nderuar deputetë,
Preokupacioni kryesor sot është qetësia e rendit. Aktualisht njeriu ynë është i tronditur, pa qetësi, madje do të thosha dhe i pasigurt. Nëse kemi patur pasuri, qetësia ka qenë pasuria më e madhe që kemi pasur gjer tani. Këtë, duket, po e humbasim dhe po na ikën nga duart për fajin tonë. Pse them kështu, shokë deputetë? Shkaqet, më duket mua, janë të ndryshme. Unë, pa iu shmangur disa konkluzioneve të dy informacioneve që na u dhanë nga komisioni parlamentar, ashtu dhe një pjesë të madhe të diskutantëve këtu, ethet partiake, elektorale, por dhe të pamësuar me pluripartizmin, më duket mua kanë të veten.
Unë, si anëtar i Partisë së Punës, nuk ua fal sekretarëve të partisë të rrethit të Shkodrës mosdaljen në turmë, edhe sikur të vriteshin. S’është humane të fshihesh vetë, kur digjet pazari. E aq më tepër, siç na thonë këtu shokët, atje kanë qenë fëmijët e tyre, në radhë të parë, nxënës shkollash, të vegjël, qofshin edhe të rritur etj. Nuk do të bëhej qameti se do të vritej një sekretar partie. Këtu shoh atë shkëputje të Komitetit të Partisë dhe ky besoj e ka analizuar vetë gjendjen, duke shkarkuar tërë strukturën dhe duke ngritur një komitet organizator me shokun Shaqir Vukaj në krye, shoh atë shkëputje flagrante të këtij komiteti me njerëzit. Deri dje, pardje, komiteti i partisë ka pasur organizatën e partisë në shkollën e mesme “Jordan Misja’”. Ku janë këta komunistë? Si nuk dolën këta në ballë të fëmijëve dhe t’u bënin thirrje sekretarëve të partisë të dilnin para turmës e të mos rrinin brenda, futur skutave! Kësaj i thonë të ruash lëkurën e të mos mendosh për popullin.
Të më falin shokët, ndoshta edhe unë jam i emocionuar, këtë ethe partiake e shoh që është hapur edhe në popull poshtë. Të them të drejtën, këto ditë kisha një gëzim, vajta në një dasmë në fshat. Gjysma e fshatit s’erdhi, megjithëse në raste të tjera ishin njësh. Dukej sikur qe futur një grindje, mëri te njerëzit. Unë kujtoj që këtu partitë duhet të mbledhin mendjen, t’i propagandojnë pikëpamjet e tyre, por jo të fusin ndasitë në njerëzit për të keq.
Unë shoh në këtë çështje edhe inkopetencat e organeve kompetente. S’dua të bëj llafologji këtu. Këto organe, më duket mua, akoma e shohin veten e tyre si dikur, kur hetuesia duhej t’i shërbente Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo prokuroria të mbështeste njërën ose tjetrën dhe nuk janë të shkëputura ta shohin veten në oponencë me njëra-tjetrën për të shkuar drejt së vërtetës. Një nga arsyet thelbësore e shoh këtë. Dhe shoh edhe inkopetentë. Ne sot nuk kemi asgjë të saktë ligjërisht.
Me pyetjet, me mundin, me lodhjen që ka bërë komisioni parlamentar, shokët janë për t’u përgëzuar. Këtu mund të kishte dhe përjashtime, mund të kishte shokë edhe më të zotë. Unë kujtoj se kanë bërë një punë jo thjesht voluminoze, pa i spostuar organet e hetimit, sepse do të bënin një gabim të dyfishtë apo të kundërt, por duke i vënë këto në lëvizje. Nga kjo pikëpamje, duke mos patur gjë të saktë, në këto kushte unë e kam të vështirë të jap gjykim. Prandaj mendoj se hetimi duhet të vazhdojë intensivisht, për dy arsye: edhe për të dalë e vërteta, edhe për t’u prerë një herë e mirë rrugën, duart, krahët, kokën, kujtdo qoftë që vë dorë mbi gjakun e popullit. Jam me atë frymë të diskutimit të Dritëroit këtu.
Katër të rinjtë e vrarë u shpallën më pas “Dëshmorë të Demokracisë”, duke u kthyer në simbol të sakrificës për liri dhe ndryshim. Por përtej këtij vlerësimi, ngjarja e 2 prillit mbetet një plagë e hapur në kujtesën kolektive dhe një provë e fortë për drejtësinë shqiptare.
E konsideruar gjerësisht si “masakra e fundit e komunizmit” në Shqipëri, ajo dëshmoi se një regjim në rënie mund të mbetet i rrezikshëm deri në momentet e fundit. Sot, më shumë se tre dekada më pas, 2 prilli nuk është vetëm një datë përkujtimore, por edhe një kujtesë se pa drejtësi të plotë, historia rrezikon të mbetet e papërfunduar.
*Fotot e realizuara nga Angjelin Nenshati
Vrasesin serial e keni akoma me molotov ne dore. Pas kater vetave ne Shkoder, vrau Remzi Hoxhen, pastaj 26 ne Gerdec, pastaj Kosta Trebicken, pasta 4 vete ne bulevard, pastaj Sokol Olldashin. Ketu nuk po rendit qindra te rrahur nga maloket karaduze dhe ca mijra te vrare per karrigen presidential ne vitet 96; 97; 98.
Nje nder shoqerite me hipokrite qe egziston,kush Ishin organizatoret e 2 prillit,udheheqsja komuniste e PD se sapo themeluar me kryetar Sali Berishoviç,qe si nxites direkt dhe indirekt shkaktoi pasojat e 2 prillit,duke I perseritur te njejtin numer vrasjesh ne 21 janar 2011,ta mbajme deri ne fund kete relike komuniste dhe ti bejme nji mouzeloum qe ta njohin brezat e ardhshme
Katër jetë të humbura dhe 40 vjet manipulim nga PD në emër të 4 viktimave I ka hedh trut e gomarit të gjithë PDistave
Tamom ashtu është! Tiron është bo bukur, qytet dhe Metropol, por kur del plaku Mere të dhembin sytë dhe ma erë e keqe Kriminel më i madh i Shqipërisë
Shkodra demokrate futja kot ata qe kan themeluar partin komuniste bashk me korcen.
Po po, ta mbeshtesin fort bindjen. Ne Shkoder i ka vrare Berisha me snajper. Ke harruar se si shtyhu Gramoz Pashkon dhe sesi hodhi ne ere helikopterin. Po shqyeji syte mire, shiko ca endrra me sy hapur si gomari, dhe shtoje listen.
Po te shtoj dhe gomeret patronazhiste te Salmut Brrishes, vrases dhe kopil, si ti "Lum Partia qe te ka", lista do te arrinte deri ne Viçidol.
Ah, mos t'ju hame hakun. Patronaxhimin dhe kopilllekun e keni marre me tapi. Sic thoshte i ndjeri Pjeter Arbnori, "Keta nuk jane socialista, keta kane specialist". Kurse ju, kopilat e partise, jeni mjeshtra te mitomanise. Berisha ka gjynahe plot. Marrim 97 p. sh., kryengritjen me take e arme, e banda te partise. I vrau Berisha? I vrau dhuna per pushtet e PS. Fakti qe kurre nuk ngriten asnje akuze ndaj Berishes per 97 e verteton kete. A kishte pergjegjesi PD per situate deri ne 97? Po. KM i asaj kohe, perfaqesuesit e PD, presidenti Berisha, ministrat. Po kjo nuk c'ben faktin se pasi u rrezua shteti, per shkak te shfrytezimit te revoltes se ligjshme te qytetareve, filluan vrasjet. E more vesh, o trulesh. Edhe 2 prillin e ben ata qe e ben. Pergjegjesi a e PD eshte qe nuk deshi a nuk mund I te faktoj vrasesit.
Ju, komunistet vdisni dhe nuk dorezoheni. Mbas çdo komenti qe shan baben tend kobzi Salmutin, ngrihen bijte e eterve komuniste per te mbrojtur kanibalin, vrasesin e pa bese, Salmut. Kjo eshte motoja e juaj si salixhinj komunista te qelbur. Po na çani karin me protesta, mblidhni nja 50 bathorexhinj maloke te mbaruar dhe thoni se do rikthejme "demokracine". O pika ne bythe ty dhe demokracise se shpellave dhe drejtesise se plepave maloke ne kohe te Salmutit qe "nuk ngriti akuze" per Salmutin. O pika ne bythe, o te mbaruar, o fatkeqesia e qenjeve njerezore.
Koqe kandari, mos na fyej drejtesise e re te Liderit. A man, derman. Ju ka ngelur ora tek plepat, po jemi ne epoken e drejtesise se ferrave. Ne mendjen tuaj te pjerdhur, o Malok Mavi, ju mendoni se cdo kush we eshte kinder kesaj qeverie eshte nga Bathoria. Ju jeni ca primitive mjeran we do vdisni duke nderruar sy hapur vdekjen e Berishes. Merreni me djalin e e ngordhur, nderkohe Gomari gjate po ju ha turinjte
"Idiot blu demokrat"! Drejtesia e re eshte e liderit te kanibaleve shpellar dhe malokeve te Bathores, Salmutit dhe jo Drejtesi e drejte. Po te ishte e tille nuk merte udhezime nga malokja Argite, por zbatonte ligjin. Perderisa perballe kesaj qeverie vihen shpellaret Flamut Rroçka, Agromut Gjekmutaj si ushtare te prijsit te tribuse Salmutit i shpallur familjarisht vjedhes i pronave shteterore, patjeter qe llogjika e ftohte dhe arsyeja e shendoshe do te na vendosin pro qeverise aktuale. Bathorexhinjte kur ishin maj fikut e mbyten Tironen ne shurre dhe balte pa permendur vrasjet dhe rrahjet e kundershtareve. Çashto o loqe.
Ehhh budalla. 97 ishte veper e salinverit. Armatosi militantet e pd te qyteteve te veriut per ti ndersyer kunder jugut. Sa kriminel. Sa per socialistet, ato e shpetuan sepse e pranuan tek ajo tavolina e pajtimit kombetar ( kur nderkohe ky monstra kishte bere gati valixhet).
Xhelil Gjoni përmendi arsimtarët e shkollës Jordan Misja që morën nxënësit e shkollave dhe i çuan para Komitetit Partisë Punës.Unë i bëj dy pyetje këtij. 1- A lejohet me çu fëmijët në protestë. 2-Me urdhër të kujt i kan çuar në protestë. Gjithashtu Xhelil Gjoni e din dhe gjith xhelilat tjerë të P.S dhe të P.D që edhe me dt .1 prill u bë protestë, por nuk pati të vrarë se ata që morën urdhër nuk arriten ta zbatojnë. Prandaj duhej bërë edhe me dt . 2 - Prill dhe duhen vrarë. Pse nuk u bë edhe me dt. 3 prill, sepse u realizu ajo që kërkohej. Pse nuk hetuan kush kan fjetë nëpër hotelet e Shkodrës 2 dhe 3 netë para ngjarjes dhe nga janë,. Vetëm nga këto 3 ose 4 gjëra hetimet dhe gjyqet do ishin të sakta. Ndërsa ka tash 35 vjetë që krimineli shkon tek vendi i krimit e dhe hiqet sikur jua qanë hallin familjarëve të tyre.
Përgjegjëse për 2 Prillin është veç partia në pushtet e kohês!PPSH( sot PSSH, nëse ka ndonjë element socialist në të!) Berisha ka gjynofet e tij, po e vetmja akuzê që mund ti bëhet për 2 prillin, është se pse nuk i dënoi siç duhet dhe sa duhet përgjegjësit e ngjarjes!) Në çdo rast kur ka protesta me viktima, për mendimin tim fajtor jan ata që vrasin!( përjashto raste super ekstreme!)! Nëse fajsojm organizatorët e protestës, nuk na mbetet të themi tjetër se fajtor për 21 janarin të bëjm protestuesit e bulevardit!!!( do ish absurde dhe çnjerëzore!) Siç ishte fajtore dhe përgjegjëse PP(S)SH në 2 prill, ashtu ishte fajtore dhe përgjegjëse PDSH në 21 Janar! Por çuditërisht, të dyja këto organizata, jo vetëm nuk ndërshkuan fajtorët, POOOR, e shfrytëzuan revoltën e popullit dhe gjakun e martirëve( nga 4 për të dyja tragjeditë), për të marr pushtetin! PD erdhi në pushtet 1 vit pas 2 prillit, e PS 2 vjet pas 21 janarit! Sot e kësaj dite drejtësia mungon për të rënët, ama vazhdon përdorimi i tyre për intetesat e të dyja palëve!
Sefero, urte se po na çan karin me keto deduksjonet e tua, gomar tiranas nga Shmrija. Ata 4 ne Shkoder dhe disa mijra te tjere ne mbare Shqiperine i kam çuar vete me urdhrin tim dhe doren e malokve te mi ne boten tjeter. Boll, mos na çaj me karin me traplliqe, pijanec muti.
TEMA! Kam bër një koment për kte tipin Pse nuk e publikoni??? Apo njona pal të ofendoj, tjetra jo! Ju lutem publikojeni, ose mos i jepni zë TRAPAVE si ky!
Sefero, urte se po na çan karin me keto deduksjonet e tua, gomar tiranas nga Shmrija. Ata 4 ne Shkoder dhe disa mijra te tjere ne mbare Shqiperine i kam çuar vete me urdhrin tim dhe doren e malokve te mi ne boten tjeter. Boll, mos na çaj me karin me traplliqe, pijanec muti.
Budalla mire apo keq per 2 prillin u be nje gjyq edhe publik ne tvsh, per 21 janarin asgje!
Respekt per Herojnte e Demokracise qe humben jeten e tyre ne Rini....dhe dhimbje shume e madhe per Familiaret dhe per shqiperine.... qe asnjehere nuk do te harohet per keta trimat qe u vrane parbarisht mbas shpine.. Barbaret kriminele nuk pesuan as nuk u denuan per pergjegjesine e vraseve te trimave Shkodrane.. Shkodra Heroike duhej te luftonte qe vrasesit te mbanin pergjegjesi per kete krim barbar... Fatekeqesisht Partite qe ishin ne ate kohe , haruan dhe e lane te haruar kete ngjarja , qe kriminelet te Hetoheshin dhe te dilnin perpara Drejtesie...
I ka thene Gramoz Ruci te gjitha, se kush ka qene autori dhe organizzatori. Por te thuash se "... nuk u be qameti se u vra nje sekretarit partise" kjo eshte e rende. AQ me teper nga nje sekretarit I KQPPSH. AQ me teper nga kunati I Hysniut Kapos. Kjo njollosur se pari edhe drejtuesit e PpSH te asaj kohe, Ramiz Aline, se pari, pastaj vete kunati e Hysniut. Fakt eshte qe 2 Prilli u organizuar nga agjentura e UDB ne shkoder. Por qendrim I I Ramiz it,, kunati te Hysniut, Driteroit eshte shume kompromentues. Pra, NUK eshte vetem Saliu dhe Azemi, me grupin e UDB, por edhe Ramiz, rekrutuar nga keshilltarit I tij jugosllav kur ishte komisar I divizionit qe cliroi shkodren,pra Div. 5 S te UNC
Mos prisni te behet drejtesi,per gjitha rastet e vrasjeve,ku ne to merr pjese politika.I pari ne ngjarjen e Shkodres u qellua deshmori Arben Broci.Ate e cuan ne spital por,trupi i tij u kethue prap ne shesh,(ky fakt doli ne gjykim dhe gjyqtari Qazim Gjoni e anashkaloj.Pse?)Gjykimi i asaj ngjarjeje u be per te ardhur ne pushtet PD-ja.Kupola e asaj kohe te PD-s i ka duart te lyera me gjak.Populli i Shkodres dhe gjithe Shqiperise e di mire kush e organizoj dhe realizoj ato vrasje.Ishte detyre qe vendi te shkretohej sic u be.Ai krim kerkonte hetim te sakte por nuk u be kurre.Ne Shqiperine e pas 1990-teska shume raste qe krimin dihet kush e ka bere.Kur ne krim eshte e perzier politika e pushteti e verteta nuk del kurre.
Pak fjale per gazeten dhe gazetarin: Sot mbas 35 vitesh, kur jane bere 2 vjet hetime dhe eshte gjykuar ceshtja, madje nga gjykatat e drejtuara e te sunduara nga Sali berisha, te thuash e te shkruash se viktimat u vrane nga policia apo shteti i kohes, megjithese nje gje e tille nuk eshte provuar asnjehere, do te thote, ne rastin me te mire, te jesh i papergjegjshem, dhe ne rastet e tjera te jesh njeri i lig. Nje gazete dhe gazetar qe ne tekste perziejne fjalet apo fjalimet e te tjereve me mendimet e gazetes apo gazetarit, eshte nje media joprofesionale dhe e padenje. ndersa mashtrimi qe iu behet lexuesve duke nxjerre konkluzione qe s'i kane nxjerre as gjykatat, eshte poshtersi dhe imoralitet. Te gjitha aktet e ekspertimeve te bera per ngjarjen e 2 prillit 1991 e kane perjashtuar autoresine e policise ne ato vrasje. Atehere, nga e e nxjerr gazetari imoral konkluzionin e vet per autoresine ?!!!
Sherbime te huaja ("mike" dhe "armike" ) jo vetem ndikuan ne ngjarjet ne Shkoder por ne pergjthesi nisen ate qe ne e quajme "revolucioni demokratik. Thelbi eshte qe ngjarjet ne 1990-1992 nuk ishin natyrore/organike te ardhura direkt nga populli, por te nxitura nga jashte. Ambasada te huaja e njerez te inlfitruar, ishin ne kontakt te vazhdushem me drejtuesit e levizjeve qe nga ajo e studenteve, tek ato te sindikatave, nga themelimi e veprimet e PDse e deri ne ngjarjet e Shkodres. Zgjedhjet e para te 31 Marsit e treguan se ne si popull akoma nuk ishim ( dhe nuk jemi akoma) gati per nje sistem demokratik te lirise se fjales e te tregut. Mendesia jone ( mes lindjes e perendimit) eshte te drejtohemi e te urdherohemi nga nje individ apo grup individesh te caktuar, per sa kohe keta individe na sigurojen te hame nje cope buke e te bejme nje cope m...t, dhe na bejne te dukemi si te huajt ( jo si Shqiptare) . Kaq i kemi ne kerkesat per jeten. Kerkesat tone ne 90 ishin te behemi si Jugosllavia apo Bashkimi Sovjetik, te kemi buke te hame e te na lejojne te kendojme e kercejme Rock'n'roll dhe kaq. Pa menduar se Jugosllavia dhe Bashkim Sovjetik ishin vende komuniste ne drejtim e ekonomi. ( Udheheqesit e sotem, qe ne ate kohe ishin te rinj, akoma kete kane mendje dhe e quajne demokraci) Te huajt e shfyrtezuan kete dhe meqense sistemi komunist ne Shqpiperi nuk ishte si ai i Jugosllavise e Bashkimit Sovjetik ( nuk jepte buke nuk na lejonte te kercenim rock'n'roll) ndikuan/influencuan/organizuan per te bere revolucion ne emer te gjoja lirise e demokracise. Sot eshte njesoj. Trazirat e sotme ne politiken Shqiptare nuk kane asgje organike nga popullit, por pasoje e nderhyrjeve nga jashte dhe reflektim i shereve mes te jashtme. Nuk mund te krijosh nje sistem perendimor ne nje vend qe asnjehere ne jeten e tij nuk ka patur nje te tille ( as ne tradite e as ne kulture) . Nuk mund te krijosh nje sistem nga hici ( nga azgjeja). Dhe kete e provoj jo vetem Shqiperia por edhe vendet e Afrikes Veriore, Lindjes se Mesme e disa vende te ish Lindjes komuniste qe nuk kishin kete tradite. Disa te tjera megjithese 50 vjet nen komunizem e rikrijuan sistemin demokratik menjehere pas renies se komunizmit, sespe kishin ate tradite. Sistemin e nderton kultura e tradita e popullit ( jo te huajt) dhe nuk eshte sistemi qe nderton traditen e kulturen e popullit. Kur ben te kunderten e trad
Ja edhe komunistet me ne fund u luten(tolerant): nuk behej kijameti se vritej dhe ndonje sekretar Partie. Mirpo Mirdita e kishte provuar vrasjen e tradhtarit te tradicionit te Maleve, bashkpuntorin e te Kuqeve Bardhok Biben. E ai me duket se dhe sot, bashke me vrasesin me para Avni Rustemi kendohen si heronje. Ka nderruar sistemi por heronjte nuk kane nderruar. E keshtu dhe parlamenti qe grinden me zhurme çdo dite, luajne teater dhe Edi Rama qe nuk do me pushtet por Rrotacion thote: ju kane mundur grate! Me te vertet grate duan te majten(!). E ka thene me kohe nje grua Mirditore: Burrat e Mire i vrau Enver Hoxha , te Keqinjte i ka lodhe llastiku (gerbaçi).