Giovannina Cezari, italiania bukuroshe që vuajti diktaturën komuniste në Shqipëri për 45 vjet

5 Shtator 2024, 17:29Dossier TEMA
Giovannina Cezari, italiania bukuroshe që vuajti diktaturën komuniste

Historia e studentit shqiptar që dashuroi vajzën italiane dhe e solli në Shqipëri për të kaluar bashkë një kalvar të rëndë vuajtjesh e sfidash për mbijetesë. Historia vjen përmes rrëfimit të jashtëzakonshëm të Gjergj Merlikës, biri i Asllan Merlikës e Giovannina Cezarit.

Nga Luljeta Progni

Ora 22:00 e datës 30 tetor 1975. Korça ish mbuluar në errësirë. Heshtja e natës u trazua nga zhurma e një kamioni që kaloi nëpër lagjen pranë Metropolisë dhe u ndal përpara derës së një pallati në rrugën Sotir Peçi. Oficeri i Sigurimit të Shtetit zbriti nga kamioni, pas tij, tre të tjerë. Ngjitën me hap të rëndë e të zhurmshëm shkallët. Trokitja e fortë e derës u dëgjua në gjithë pallatin. Gjergji hapi derën i çuditur dhe u përballl me prepotencën e oficerit të sigurimit i cili i lexoi menjëherë vendimin: Në emër të popullit jeni të internuar! Bëni gati plaçkat, për t’i hedhur në kamion.

Gjergji mbeti pak sekonda pa fjalë, ktheu kokën dhe pa sytë e trishtuar të të atit që shtrihej në cepin e divanit gjysmë i paralizuar. Mes dyerve, në korridor, nëna Gjana qëndronte e ngrirë në këmbë. Nga dhoma tjetër dëgjohej e qara e bebes. Nuk patën kohë të flasin e as të dëshpërohen sepse duhet t'ia nisnin menjëherë nga puna për të mbledhur rrobat e orenditë që mund të merrnin me vete. Në heshtje dhe me dhimbje, Gjergji, bashkëshortja e tij Pranvera dhe nëna Gjana, filluan të transportonin orenditë dhe rrobat, një e nga një, drejt kamionit që priste poshtë. Pasi morën ç’mundën, në fund, Gjergji mori të atin e tij të paralizuar, e vendosi me kujdes në një cep të kamionit, mbi disa rroba të mbledhura. Pranvera me beben njëmuajshe në krah, u ul pranë vjehrrit të saj, ndërsa Gjana, me plaçkat e fundit në dorë, u ul në anën tjetër. Gjergji, me një thes thuajse të mbushur në duar, u ngjit për të fundit herë mbi karroceri, duke e mbajtur atë me një kujdes të veçantë.

Policët mbyllën spondat dhe kamioni u nis. Kishte hyrë e premtja e 31 tetorit kur kamioni kish lënë qytetin e  Korçës dhe ishte nisur drejt Maliqit për të ecur më pas në Gorë dhe për të mbërritur në Senishtë në mëngjes. Ndalesa ishte para një kasolle bagëtish, ku punëtorët e Sigurimit, me nxitim, shkarkuan plaçkat, i hodhën nëpër bajgat para kasolles. Oficeri iu kthye Gjergjit: "Kjo është banesa juaj në një afat të pacaktuar..." dhe kamioni u largua me shpejtësi.

Gjergji pa përreth, një grumbull rrobash të hedhura pa kujdes, një i moshuar i paralizuar, dhe bebja që qante në krahët e së ëmës. Nuk mund ta linte veten në mëshirë të dëshpërimit, iu bashkua e ëma Gjana dhe ia nisën punës për të kthyer atë stallë të braktisur në një vend që do ta quanin shtëpi. Pastrimi i ambientit mori shumë orë kohë. Më pas vendosja e orendive dhe rrobave. Thesi mbeti në mes të kasolles që kishte marrë në një farë mënyrë pamjen e një banese. Në një lartësi të vogël, për të shmangur lagështirën që ngjitej nga dyshemeja prej dheu, Gjergji ndërtoi një kafaz të improvizuar prej druri. Përdori degë pemësh që i preu në pyllin aty afër dhe i lidhi bashkë, për të krijuar një hapësirë të mjaftueshme ku do të vendoste thesin e tij të çmuar. Ky thes ishte pasuria më e rëndësishme e Gjergjit, një thesar që kishte mbijetuar kohëve të vështira dhe plot histori. Ai ruante aty letrat, fotografitë, kartolinat dhe artefaktet e një historie njerëzore të mbushur me ngjarje emocionuese, por edhe dramatike.

Historia nis në Krujë në vitin e largët 1918, kalon përmes Kalabrisë, Napolit, Bolonjës dhe kthehet në Shqipëri, duke përshkuar qytetet e Durrësit, Vlorës, Tiranës dhe Korçës, për të mbërritur në Senishte midis malesh. Për më shumë se 15 vite, thesi do të plotësohej me të tjera kujtime, histori mbijetese, por edhe humbjesh të mëdha. Ai thes mbante brenda historinë e prindërve të Gjergj Merlikës, doktor Asllan Merlikës dhe bolonjezes së bukur e fisnike Giovannina Çezari (Gjana). Gjergji e ruajti me shumë kujdes thesarin e prindërve të tij, derisa e ktheu në Bolonja, në stacionin më të bukur të jetës së Gjanës dhe Asllanit. Një histori e jashtëzakonshme dashurie, mbijetese dhe sakrificash, e rrëfyer nga biri i tyre Gjergj Merlika, përmes kujtimeve, letrave, kartolinave dhe artefakteve të ruajtura me shumë kujdes.

17 Komente

  1. X
    XhaFCK

    Cfare e kishin tradhetarin Mustafa Merlika keta te Asllanit? Nuk ngeli kelysh kurve qe shiti dhe vrau shqiptaret ne kohen e Luftes, pa dale e pa na u bere hero. Sado te shkruani per ata, copa muti do mbeten, sepse spiunuan dhe vrane shqiptaret se bashku me pushtuesiin.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Korcarja

      Sa turp qe shtremberoni te verteten. Familja Merlika eshte nje familje intelektuale. Gjergji dhe familjaret e tij gezonin te gjithe respektin e banoreve te zones pavaresisht se ishin te persekutuar. Sado floririn ta hedhesh ne balte ai mbetet po flori.

      Përgjigjjuni
    2. p
      pty, sikter, me gen te dhjere

      Por ti XHAF-CK, cfare i ke ata gjrneracionet e tu, qe lane fe dhje atdhe, dhe i shebyen dushmanit shperfytyrues turk, kunder shqiptareve te tjere dhe atdheut te vet.

      Përgjigjjuni
      1. X
        XhaFCK

        Picke e sateme, te dogji e? Muti mut mbetet brez pas brezi. Nuk ju hiqet njolla e tradhetareve or mut muti. Diarre linde dhe diarre do ngordhesh. Ata te mijte o kelysh kurve, dhane gjakun per Shqiperine. Jane deshmore dhe u vrane duke u perballur me kurvat e tua qe shiten bythen tek pushtuesit. Kuptove moterqire?

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vezhguesi

          Po mire more kafshe me fytyre njeriu; cfare faji paska patur Gjergji, gruaja e tij, apo akoma me keq, kalamani nje muajsh per ato qe paska bere Mustafa Merlika? Eshte njesoj si greket qe akuzojne camet per bashkepunim me gjermanet duke shpronesuar te tere shqiptaret cam qe edhe sot nuk i lejojne qe te marrin pasurite e te pareve te tyre. Duhet te jesh vertet nje kafshe te akuzosh edhe ata qe nuk kane lindur per mekatet e gjysherve te tyre. Zoti paste meshire per shpirtin tend.

          Përgjigjjuni
      2. ,
        ,

        Bukuroshe kjo? ngjan si burre jo per gje

        Përgjigjjuni
        1. E
          Enver

          Ok . Po kur thoni e bukur per kete femer me fytyren e nje burri shemtaraq duket sarkastike. Ia veni te bukur vetem pse italjone harroni shqiptaret qe jane kombi me simpatik ne bote.

          Përgjigjjuni
          1. a
            allah akbar

            Ajo ka nje fytyre simpatike dhe inteligjente.Une i kuptoj mire shijen e , dhe vekes( enverit),qe pelqejne gra te beshme me mullaqe te medha. dhe me carcaf.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ariana

              Profesor Gjergji Merlika ka qene dhe eshte i nderuar dhe respektuar nga breza te tere e nxenesve te shkolles 8-vjeçare dhe gjimnazit ne Maliq. Mesues shume metodik, shume korrekt, por e veçanta e tij si njeri ishte ana humane e tij, qe e dallonte ndër te tjere. Ai ishte mesuesi me i dashur per te gjithe ne. Dhe pse kemi lene te 70tat e kujtojme me shume dashuri, respekt dhe mirenjohje mesuesin tone te nderuar Gjergji Merlika. Ishte i vetmi qe oren e mesimit perveç lendes se tij ja perkushtoj dhe edukimit te vlerave qytetare qe une si Nene i kam transmetuar dhe tek femijet e mij. Profesor Gjergji per brezin tone ishte jo vetem mesuesi i Lendes te Fizikes, por njkohesisht dhe nje Misionar i Vlerave Njerezore. Nuk linte nje ore mesimi pa i marre minutat e duhura per te na zgjeruar horizontin ne kultura te ndryshme dhe per te qene sa me praktike ne jete. Me shume i meshonte vlerave humane, qe ai i misheronte ne karkterin e tij te mençur dhe te urte. Me shume keqardhje mesuam per internimin e familjes te tij me dy prinder pleq me gruan e tij Pranvera, qe e kujtoj me dashuri dhe foshnjen e tyre. Fakt ishte qe babaji i Gjergjit kishte kontribuar jo vetem si mjek ne radhet e partizaneve gjate luftes, por i kishte dhene dhe kontribut materjal luftes. E m.gj.th. Gjergji dhe familja e tij e perballoj me shume dinjitet internimin. Duke vene ne dispozicion gjithe potencialin e tij intelektual, mençurine dhe urtesine e tij diti te fitoje zemrat dhe respektin e banoreve te fshatit ku i internuan. As internimi nuk e mposhti dot familjen e Gjergjit, ai me nje sharre elektrike te bere me duart e tij dhe Pranvera me makinen qepese mbajten familjen e tyre te shendoshe ndihmuan dhe familjet e banoreve te fshatit. E jema e Gjergjit vertet ka qene nje grua me bukuri shume fisnike dhe i jati shume doktor i zoti. Gjergji dhe gruaja e tij besnike Pranvera mbajten nje familje te bukur dhe te shendoshe. Nga thellesia e zemres me shume dashuri dhe respekt ju uroj Gjergjit dhe Pranveres gjithe te mirat, Jete dhe Shendet! Nxenesja e tij Ariana Protopapa.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Agim Selenica

                Gjithshka e vertete per prof. Gjergjin, ish mesuesi im i fizikes ne gjimnaz, Pedagog dhe njeri sh i mire, human, me kulture te gjere. Ruaj kujtimet me te mira per prog. Gjergjin. Kam degjuar qe tani banon ne Itali dhe neqoftese i lexon kto reshta i dergoj urimet me te mira. Me respekt

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vezhguesi

                  Pershendetje Ariana dhe Agim. Komentet tuaja ju lartesojne si qenie njerezore. Une nuk ka ma patur fatin qe ta njoh profesorin tuaj, por kam patur raste qe te degjoj histori te ngjashme te individeve si Gjergji Merlika qe na bejen nder si komb, por qe regjimi kriminal komunist i persekutoi tere jeten Gjithe te mirat e kesaj bote jua uroj nga zemra juve dhe profesor Gjergjit me gjithe familjen.

                  Përgjigjjuni
              2. A
                Ariana

                Profesor Gjergji Merlika ka qene dhe eshte i nderuar dhe respektuar nga breza te tere e nxenesve te shkolles 8-vjeçare dhe gjimnazit ne Maliq. Mesues shume metodik, shume korrekt, por e veçanta e tij si njeri ishte ana humane e tij, qe e dallonte ndër te tjere. Ai ishte mesuesi me i dashur per te gjithe ne. Dhe pse kemi lene te 70tat e kujtojme me shume dashuri, respekt dhe mirenjohje mesuesin tone te nderuar Gjergji Merlika. Ishte i vetmi qe oren e mesimit perveç lendes se tij ja perkushtoj dhe edukimit te vlerave qytetare qe une si Nene i kam transmetuar dhe tek femijet e mij. Profesor Gjergji per brezin tone ishte jo vetem mesuesi i Lendes te Fizikes, por njkohesisht dhe nje Misionar i Vlerave Njerezore. Nuk linte nje ore mesimi pa i marre minutat e duhura per te na zgjeruar horizontin ne kultura te ndryshme dhe per te qene sa me praktike ne jete. Me shume i meshonte vlerave humane, qe ai i misheronte ne karkterin e tij te mençur dhe te urte. Me shume keqardhje mesuam per internimin e familjes te tij me dy prinder pleq me gruan e tij Pranvera, qe e kujtoj me dashuri dhe foshnjen e tyre. Fakt ishte qe babaji i Gjergjit kishte kontribuar jo vetem si mjek ne radhet e partizaneve gjate luftes, por i kishte dhene dhe kontribut materjal luftes. E m.gj.th. Gjergji dhe familja e tij e perballoj me shume dinjitet internimin. Duke vene ne dispozicion gjithe potencialin e tij intelektual, mençurine dhe urtesine e tij diti te fitoje zemrat dhe respektin e banoreve te fshatit ku i internuan. As internimi nuk e mposhti dot familjen e Gjergjit, ai me nje sharre elektrike te bere me duart e tij dhe Pranvera me makinen qepese mbajten familjen e tyre te shendoshe ndihmuan dhe familjet e banoreve te fshatit. E jema e Gjergjit vertet ka qene nje grua me bukuri shume fisnike dhe i jati shume doktor i zoti. Gjergji dhe gruaja e tij besnike Pranvera mbajten nje familje te bukur dhe te shendoshe. Nga thellesia e zemres me shume dashuri dhe respekt ju uroj Gjergjit dhe Pranveres gjithe te mirat, Jete dhe Shendet! Nxenesja e tij Ariana Protopapa.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ariana

                  Profesor Gjergji Merlika ka qene dhe eshte i nderuar dhe respektuar nga breza te tere e nxenesve te shkolles 8-vjeçare dhe gjimnazit te shkolles ne Maliq. Mesues shume metodik, shume korrekt, por e veçanta e tij si individ ishte ana humane e tij, qe e dallonte ndër te tjere. Ai ishte mesuesi me i dashur qe te gjithe ne dhe pse kemi lene te 70tat e kujtojme me shume dashuri dhe respekt. Ishte i vetmi qe oren e mesimit perveç lendes se tij ja perkushtoj dhe edukimit te vlerave qytetare qe une si Nene jau kam transmetuar dhe femijeve te mij. Profesor Gjergji Merlika per brezin tone ishte jo vetem mesuesi i Fizikes, por njkohesisht dhe nje Misionar i Vlerave Njerezore. Nuk linte nje ore mesimi pa i marre minutat e duhura per te na zgjeruar horizontin ne kultura te ndryshme. Me shume i meshonte vlerave humane, qe ai i misheronte ne karkterin e tij te mençur dhe te urte. Me shume keqardhje mesuam per internimin e familjes te tij me dy prinder pleq me gruan e tij Pranvera, qe e kujtoj me dashuri dhe foshnjen e tyre. Fakt ishte qe babaji i Gjergjit kishte kontribuar jo vetem si mjek ne radhet e partizaneve gjate luftes, por kishte dhene dhe kontribut materjal luftes.kunder okupatorit te huaj. E mgjth Gjergji dhe familja e tij e perballoj me shume dinjitet internimin. Duke vene ne dispozicion gjithe potencialin e tij intelektual, mençurine dhe urtesine e tij diti te fitoje zemrat dhe respektin e banoreve te fshakuptohet duke sherbyer dhe si Misionar i Vlerave te Verteta Njerezore. As internimi nuk e mposhti dot familjen e Gjergjit, ai me nje sharre elektrike te bere me duart e tij dhe Pranvera me makinen qepese mbajten familjen por ndihmuan dhe fshatin. E jema e Gjergjit vertet ka qene nje grua me bukuri fisnike dhe i jati shume doktor i zoti. Gjergji dhe gruaja e tij besnike Pranvera mbajten nje familje shume te bukur dhe te shendetshme. Nga thellesia e zemres ju uroj Gjergjit dhe Pranveres gjithe te mirat, shendet dhe jete! Me shume respekt nxenesja e tij Ariana Protopapa.

                      Ariana, cfare e kishe Sali Protopapen mi zonje?!

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Ariana

                      Sali Protopapa eshte emri i personazhit te filmit “I Teti ne Bronx” i shkrimtarit Dritero Agolli. Emri i vertete i ketij personazhi ka qene Sali Piluri te cilin ne periudhen e LNÇl e njihte gjithe zona e Devollit. Do me thene ka qene Devolli. Protopapa eshte fshat ne krahinen e Oparit rrethi i Korçes. Nga emri i fshatit familja e babajt tim mbajten mbiemrin Protopapa. Tu pergjigja thjesht dhe te verteten more ti zotni.

                      Përgjigjjuni
                      1. b
                        ben

                        Ariana-mos u merr me idjotet si puna e ketij XhaFCK. Tipa si ky ishin ato qe i perdori regjimi Enverian per te persektuar shqiptaret. Nuk thone kot se sa me injorant qe te jete nje individ, aq me i eger eshte ai ne sjelljen kundrejt te tjereve. Injorantet jane te vrazhde sidomos kundrejt intelektualeve, pasi ndjehen inferiore para tyre.

                        Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje