Historia e panjohur e 11 prillit ’85/ Ditën që vdiq Enver Hoxha, Ibrahimi hyri te klubi i fshatit dhe i tha bufetjerit: Sot është dita jonë, më bëj një raki

6 Gusht 2023, 09:36Dossier TEMA

Historia e panjohur e 11 prillit ’85/ Ditën që vdiq Enver Hoxha,

Në sektorin Çermë, ishte bërë zakon që, kur merrnin rrogat, burrat shkonin gjithë gëzim te lokali i vetëm që kishin. I thoshin banakierit: “Sot është dita jonë, një kafe e një raki”! Për dy ditë lokali ishte plot. Edhe brigadierët ato ditë, edhe ata zinin një tavolinë me punëtorët. Për të porostnim ne. Gjithashtu, nuk mungonte as Operativi i Sigurimit, Bujar Peza, i cili ulej në një cep pranë derës, edhe për atë, do porositnin ne. Ajo gotë që pinim atje, për disa ishte dalje hundësh në shtëpi, nga gratë, pasi rrogat ishin të ulta.


Gjithë ditët e tjera lokal ishte i qetë. Vetëm pensionistët shkonin të pinin një kafe dhe kalonin ditën me muhabete.

Fjala: “Sot është dita jonë, një kafe një raki”, ishte bërë e zakonshme.

Atë e përdornin edhe ditët e tjera, kur ndonjëri shkonte të pinte kafe, ose më tepër, kur i vinte ndonjë mik që do i jepte një kafe, porosiste banakierin me parullën tonë miqësore. Asnjërit nuk i shkonte në mendje, se kjo fjalë do të bëhej e dëmshme një ditë.

Këtu fillon historia…!

Ibraim Qosja, punonte te elektro pompa ujit të pijshëm në Konjat, prej njëzet e katër orësh, nuk ishte larguar nga puna. Në mëngjes, pasi la punën, bëri rrugën e lodhshme të tij, sepse sektori ishte mbi një orë e gjysëm larg dhe hyri në klub e dha menjëherë parullën: “Sot është dita jon, një kafe, një raki”.

Derëziu, nuk kishte dëgjuar as radio, as kish hapur të lexonte ndonjë gazetë.Në kafene, pleqtë rrinin përmbys filxhanëve të kafeve dhe nuk luanin domino e të grindeshin si gjithmonë. Herë pas here, ndjente vështrimin e pleqve, nga një shikim nënë vetulla, që i shqetësonte alegria e tij. Banakieri, kur i vuri kafen e rakinë në tavolinë, duke e shikuar drejtë në sy, i tha:

– “Po, sot është tamam dita jote”. Ibrahimi duke qeshur i tha:- “Faleminderit gruas që më dha edhe për sot të pi kafen. Gruaja është i parë shtëpie, ato e kanë hesapin, ne burrat kot mburremi” dhe qeshi me të madhe.

Pleqtë e shikuan si të habitur, dy prej tyre, u ngritën, dolën pa i përshëndetur tjerët. Ata çuditeshin me alegrin e Ibrahimit, kurse Ibrahim, vriste mendjen: “Çkanë këta sot që rrinë sikur u ka vdekur ndonjë”? Pasi piu kafenë e rakinë, i përshëndeti por, as një nuk i ktheu përgjigje.

Kur shkonte për në shtëpi, qendra dhe rrugët e sektorit gjallonte. Atë ditë nuk kishte lëvizje. “Ç’kanë këta njerëz sot me mua”, tha prapë me vete Ibrahimi. Sapo u fut në shtëpi, nga lodhja dhe habia që po i merrte mendtë, ja futi gjumit.

Atë ditë, ishte ditë zije, se kishte ndërruar jetë udhëheqësi kryesor i Partisë, për tetë ditë ishin pezulluar të gjitha argëtimet; nëse ishte planifikuar ndonjë gëzim: fejesë apo martesë, ose të prapësohej, ose ta merrnin në shtëpi dhe kaq. Të gjithë shqiptarët këto ditë, duhet vetëm të qanin.

Kishte ndërruar jetë, jo prindi i ndonjërit, sido kudo, por, “Babai” i të “gjithë” shqiptarëve. Disa i thoshin: “Babë Enveri”, disa; “xhaxhi Enver”. D.m.th., të gjithë do qanin: për “babën” ose për “xhaxhin”, sido që ta quanin.

Më ëndrrën e pare, i trokitën tek dera. –“Ç’është ky që nuk më lë të fle?!- tha me vete Ibrahimi, duke hapur derën. –“Hë more pse ma nxore gjumin, sapo kam ardhur nga puna, jam njëzet e katër orë pa gjumë”?! Komshiu me kokën poshtë i tha: “Të kërkon operativ Bujari”.

-“Pse…”? – e pyeti.

-“Nuk e di”! – u përgjigj shoku.

-“Ku është, te lokali”?! Mendoi se e ka ftuar të pinë ndonjë kafe bashkë, të gjithë kujtonin se e kishin shok, ishte privilegj i madh, të pijë kafe me të.

-“Jo, jo! te dhoma që kanë këtu”.

-“Epo, mirë, shko! Sa të vishem”.

-“Po mos u vono, kështu më tha”. Këta nuk e dinin se Operativi nuk kishte shokë, se ai ishte më i rrezikshëm se ujku; ujku e ndiqte tufën gjithë ditën, priste të ndahej ndonjë bagëti nga tufa, ta rrëmbente, kishte raste që pas gjithë atij mundimi, ujku mund të vritej nga bariu, kurse Operativet, për të kapur gjahun, nuk mundohej fare, e kërkonte në zyrë dhe viktima shkonte vetë.

Kur vajti të dhoma e Bujarit, dera ishte gjysmë hapur, Ibrahimi e shtyu derën si herët e tjera, kur e ftonte për kafe – dhe, duke qeshur, sapo do e përshëndeste si herët e tjera, papritmas dëgjoi një Britmë: “Ku futesh kështu pa trokitur, në shtëpinë tënde! Jashtë”.

Për një moment Ibrahimi, mbeti si i ngrirë në derë, duke e shikuar, mundi të thotë; “Më.. më… më fal shoku Bujar! Erdha si herët e tjera”. U zmbraps dhe trokiti. Nga lodhja dhe pa gjumësia ishte këputur, përçmimi dhe pritja e gjatë, e legjendisi fare. Më në fund, dëgjoi Bujarin; “Hyr”!

Ishin të dy më këmbë, ballë për ballë, njëri shikonte i habitur pa kuptuar, pse sot Bujari po e shikonte me egërsi? Nga sikleti, iu djersit balli. Papritmas dëgjoi, ti thotë: “Pa më thuaj, more -mut muti- ç’e kishe gjithë atë gëzim sot”?! “Ç’a gëzimi, shoku Bujar?! Unë sa erdha nga puna”!

-“Partinë gënjen ti, ëh! E di ti, kush jam unë”? Dhe iu afrua

-Jo shoku…. nu….nuk po gënjej…! -“Ke thënë te lokali: sot është dita jonë! Pse është dita jote sot”?!

-Ibrahim qeshi, kujtoj se po bënte shaka Bujari- “Si gjithnjë shoku Bujar: një kafe një raki, se, sot është dita jonë- i thash klubistit”. –“Po pse është dita jote sot, ëh”! –“Sot nuk është tamam se, nuk është ditë rrogash – tha duke qeshur – po ti e di që kjo është bërë zakon ta themi, edhe herët e tjera”.

-“Ashtu, si herët tjera ëhhh? Na, ta tregoj unë si është dita jote, qen e biri i qenit”- ja futi syve, Ibrahimi nuk po kuptonte, “shoku … shoku….”, po të parën e pasoj e dyta, e treta e me radhë, Ibrahimi nuk mund ta shqiptonte emrin e operativit. Kur Bujari po rrinte më këmbë, Ibrahimi me lot në sy, mund të thotë: “Po pse more shoku Operativ, pse ma bëre këtë?!

-“Pse, ça do ti, të përkëdhel, edhe burgun e ke pak, për atë që ke bërë, dhe…”! –“Po kështu kemi thënë gjithnjë, kur marrim rrogat, kështu thash edhe sot”. –“Sot që të gjithë shqiptarë qajnë, për ty qenka ditë gëzimi, ëhhh”!? –“Pse shoku operativ, ça ka ndodhur”?!

-“Sot që ka ndërruar jetë udhëheqësi ynë, ti na je zgërdhirë si ato putanat, në lokal, kaq shumë qenke gëzuar, ëh”?! Ibrahimi e shikoi, i ra kokës me grusht – për të treguar dhimbjen që ndjeu, duke e shikuar, sikur shikonte viktima xhelati. Bujari sot, nuk ishte ai tavolinës që i buzëqeshte, kur i shkonte porosia. “A e di se me këtë, u ke bërë qejfin armiqve? Edhe burgun pak ke, me atë që ke thënë”.

-“Nuk di gjë, të betohem, unë sapo erdha nga puna, piva kafen dhe rashë në gjumë”. –“Nuk ke dëgjuar gjë fare, nuk të tha njeri? Po radion, nuk e dëgjove”?! –“Po, jo o shoku Bujar, ku pata kohë të dëgjoj radio, sa u futë në shtëpi, rashë në gjumë, të betohem” dhe u shkreh në vaj prapë. –“Po e di, se kjo që ke bërë ti, quhet armiqësi”? E kapi për jake, e shtyu jashtë: “Zhduku, m’u hiq nga sytë, dhe këto dit, mos u largo nga sektori”!- i tha.

Gjithë ato ditë- Ibrahimi, priste mos e arrestonin. Tani e kuptoi Ibrahimi, se biografia nuk të shpëtonte. Të gjithë në familjen e Ibrahimit, ishin të trishtuar, frika e torturoi për shumë kohë, fjalën:- “Sot është dita jonë”, dhe kur e përdornin tjerët, kishte frikë ta dëgjonte. Kur shikonte Bujar Pezën te cepi i lokalit, sa nuk i binte pika, kur merrte kafen- i thoshte banakierit: “Çoi shokut Buja….”, banakieri i thoshte: mirë, duke buzëqeshur e, duke luajtur kokën.

Kafen e pinte sa më shpejt, që të largohej prej aty. Një ditë kur kthehej nga puna, një shok e pyeti: – “O Bimi, pse je dobësuar kaq shumë more, ke qen gjë sëmurë”?! Ibrahimi e shikoi pak- i tha: “Po, shumë sëmurë, kam qenë”. -Pse, ça pate?

-“Si gjithnjë, piva një kafe një raki, nuk di pse, po desh vdiqa, vuajta shumë, aq shumë sa, shpirti ma di. – “Qëllon nga një herë, s’dihet si qëllon trupi i njeriut, ndoshta nuk ta pranon stomaku. Të shkuara”! – i tha shoku. Faleminderit! – iu përgjigj Ibrahimi./ Memorie.al

21 Komente

  1. f
    flp

    Histori idiote

    1. F
      Fener Zizi

      Fshatari e kishte fjalen per Lepurin, Trimi nga Lushnja hahhahahahahha. Vari K .

      1. V
        Vranakonti

        Nuk din çfare te shkruajn,te shpifin e te sajojn kundra Enver Hoxhes keta kundershtaret e tij. Shpifni sa te doni,ai ngelet kollosi me i madh,shqipetari me i madh qe punoi per popullin dhe ndertoi shqiperine e beri baçe me lule se e mbushi me fabrika e uzina,kombinate,zhduku morrat nga qafa shqipetareve,zhduku malarjen,zhduku injorancen duke hapur shkolla ne çdo cep,ndertoi hekurudha,ngriti nje ushtri me te modernizuar ne ballkan,siguroi jeten e njerzeve.Te gjitha keto fitore,i zhduku Sali Beriisha brenda nje dite me horrat e tij.

      2. t
        t'hyri o krriç

        Ky e paska rrezuar komunizmin...

      3. K
        KATUNDARI

        Sot nuk eshte as 9 prilli

        1. M
          Malok fare.

          Katnaro, jo 9 Prilli por 1 Prilli. Injorant.

          1. M
            MIKELANXHELO BUONAROTI

            Jane nje tufe antikomunistesh te semure rende, te gjithe te ndare nga grate, te gjithe horra qe kane bere miliona keto vite, dhe qe tani qe nuk ua varin as femrat e tjera per arsye te moshes dhe te faktit se jane deshperimisht te shemtuar, ashtu si pronari i kesaj gazete, s'iu ka mbetur gje tjeter vecse te masturbohen me " antikomunizem ", duke na treguar perralla se keshtu tha ai e keshtu beri ai tjetri. Keta s'i kane dashur grate e tyre dhe perpiqen te na impresionojne ne me perralla se ky apo ai nuk paska dashur Enverin apo komunizmin. E, cfare pastaj ? A thua vdiq Enveri me merakun se nuk e paskan dashur nja 10% e popullsise kur 90% e tyre e brohoriten dhe duartrokiten derisa iu pervelonin duart ?! Ha,ha,haaaa. Rrace e keqe.

          2. S
            Saranditi i vjeter

            Ky me teper eshte nje keqkuptim se sa dicka qe shkonte kundra , une di rast ne Sarande , ne qytetin tim qe nje fis i madh dhe i degjuar ne ate qytet te vogel atehere beri feste , me kenge dhe me te gjitha mjetet qe i nevojitet nje feste te madhe ...ata ishin fisi Stefani ., shtepia e tyre e madhe me tre kate eshte diku mbi axhensine e vjeter , ata u gezuan me shpirt kur vdiq Enver Hoxha ....per kedo qe eshte sarandit i vjeter i njeh ata , vec nuk e kuptova kurre se kush ishte arsyeja e nje gezimi dhe kush ishte zanafilla e urejtjes se madhe sepse te gjithe ata , dmth fisi Stefani ishin te regullur me pune dhe me bursa dhe nuk ishtin te denuar nga regjimi i atehereshem vetem e vetem besoj se ata do ishin demokrate te vertete , ata po ata ishin demokrate origjinal dhe kundershtare te regjimit ....te tjere zabrahane dhe bythlepires qe rembyen rastin dhe ben kollotumben e madhe i qeras me nje tas me mut te hane dhe te ngopen ...te me falni per banalitetin , vec disa gjera nuk kaperdihen , nuk mund ta quash te bardhen te zeze sepse e thote dikush ,,,deri dje sali berisha denonte dhe conte shoket e tij ne tranxhe vetem e vetem se servilosej dhe desh te tregonte se sa i besuar i PPSH ishte .....si Sali qeni ka plot ske nevoj te kerkosh , vec ai eshte etaloni i njeriut te pist , te pabese , intrigant dhe njeriut me dy e me shume fytyra ...tung

            1. S
              SADIU

              Si përfundim doli një mut trim pas 47 vjetësh të tregoj "burrërin" e tij

              1. p
                per tru shperlaret

                Kur vdiq , jo jo atij gjakatare i shkon ma shume kur ngordhi e shkoi ne hale te bunkereve ....Shpresoj qe moderatoti ta botoi ??!!

                1. P
                  Patrioti

                  Gejeni me lezet se I keni leshuar ato pa dogane. Sidomos kur flitet per te kaluaren.Atehere nuk kishte kafene neper fshatra.Nuk kishte koperativist te shkonte ne mengjes te pinte kafe.

                  1. O
                    Operacioni Zjarri

                    Dhe rroga nuk merrej ne daten 11 por ne date 1 ose 2 dhe 16 ose 17 te cdo muaji.

                  2. E
                    ELEKTORATI GRI

                    Ai vdiq ne Shqiperi te tjeret vdiqen ne mergim si qyqet . Kno moj qyqe se na erdh behari.

                    1. H
                      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

                      Pavaresisht se ky trapi i Memories dhe Agron Tufa janë kllufa, keto ndodhira janë të verteta. Kështu ka ndodhur. Vetem nje gjë nuk ka bythe ta thotë ky i Memories. Që flamurtari i ideologjisë social-komuniste, dhe të dashurisë per "shokun e shtrenjtë" Enver, e mbante Ai, intriganti me i madh i dy shekujve, Heroi i hakmarrjeve tropojane qe vuri gjithë Tropojën dhe Shqiperine në zi, ai qe të merrte më qafë edhe po të mbaje flokë të gjata, ai që degdisi ne interning koleget e tij mjeke të spitalit, ai qe nuk lau duart 6 muaj mbasi takoi Enver Hoxhën, ai qe perdori çdo makinacion per tu afruar si mjek të udheheqja, qe ishte mjek i Hysniut por shoqerohej me femijet e Enverit, AI qe të bënte gjëmën per Enverin, idhullin e tij, Sali Voldemort Katunar Berisha. Ja,kete, ky kllufi i Memories nuk ka bythe ta evidentoje me arkivat ku ka humbur si miu ne magazinën e djathit kaçkavall. Por i falet. Nuk mund të behesh trim me dike që te ha mbrapa shpine. Saliu është si ata të fortet e lagjes qe Jane të forte sepse kane arme dhe tritol, dhe kane shumë vetë nga mbrapa qe i perdorin per të të bere keq. Se kështu tek e tek? Dhiten para teje, mjafton t'u tregosh qe nuk ke frike prej tyre dhe t'i kapesh prej fyti, bejne shurrën. Por duke ikur thone "hajde se ta tregoj unë ty, sa të mbledh grupin." Pra nuk ka bythe të ta tregojë aty, sy per sy. Jo aty perballë. Ohuuu, si frikacak qe është ky i forti, ai merr arme e municione, vjen vete i pestë, dhe pastaj behet trim me ty qe je vetem dhe pa armë. Pas nje jave, Pas nje muaji, kur të të kapë pa pritur,kur ti e ke harruar komplet ngjarjen. Ja, si këta është Saliu. Të hante atehere nga mbrapa nepermjet Sigurimit, të ha prapë nga mbrapa me intriga, dhe me katunarët qe i shkojnë nga mbrapa. Qen bir qeni. Edi Rama nuk është ndonje burrë i mire. Ose të pakten nuk e ka treguar akoma nëse është vërtetë burrë i mire. Kohë Ka akoma. Por per nje gjë duhet tiyheqim kapelen. Ate Saliun, e ka pjerdhur fare. Tete me dy ja ka bere. E ka bere Lolo tani ne pleqeri, si ata barbonët qe verdallisen rrugeve. Po e vret avash avash me një tmerr pa fund. Per kete, hallall. Pastaj per të tjerat, populli e gjykon vete Ramën, se unë nuk jam ndonje analist i madh si Bushati apo Shkullaku, apo si i varferi Lubonja qe i kane humbur dhitë. Nuk marr persiper t'i jap mend ketij populli qe e ka ndergjegjen kolektive 3 mijë vjeçare. Populli gjykon vetë, dhe nuk gabon. Edhe kur gabon, prapë e ka mirë.

                      1. T
                        Trimi

                        Per ndyresirat e Kombit E

                        1. p
                          patronazhisti i kuq

                          Nje histori e kotë me barcaleta komunistësh e postuar 2 ore më parë 11 komente Nje postim politik i ditës së kaluar 5 komente!!!

                          1. D
                            Demokrati jo i Saliut jo jo nojojo

                            Atje ne ate klub shkonin vetem te iternuarit dhe operativi i zones dhe ky Ibrahimi besoj pjestar i asaj armata te deklasuarish , dmth qe Ibrahimin e denoncuan shoket e tij qe ishin atje dmth ishin fuksa te njeri tjetrit e na hiqen sikur kane qene patriota te medhenj . Kete e verteton Fatos Bole-onja qe denoncoi babain e tij e ne jep leksione per demokracine . Shumica e atyre te denuarve e kishin hak me vjen keq vetem per ata qe i iternonin se jo te gjithe ishin te keqinj , pa te burgosurit pothuaj 90% e kishin hak burgun se i zinin duke vjedhur , i kapnin ne flagrance me fermra e per te mos prishur familje i futnin nje nen politik .

                            1. B
                              Badjava

                              Mir e ke thon, shumica per vjedhje, i fusnin 1 agjetacion dhe prapagand per ti shtuar 7 vjet. Kur erdhi demokracia 99% u bon milionera duke mar miliona kot.

                            2. G
                              GjonBalta

                              Oh sa kam qesh: "Sot është fita jone" trembej kur e dëgjonte...

                              1. S
                                Sokrati

                                Tregim i sajuar nga horra dhe isiotë sëbashku, lëtyrë qensh. Tani që rrogat janë "të mëdha", pini dhe dehuni, pastaj shtrihuni e shkërdhehuni, se bollëku "ka hyrë në çdo shtëpi"! Plehëra! Nuk kishit atëhere dhe nuk keni edhe sot as sy, as tru! Nuk shikoni si vdesin dhe vriten njerëzit rrugës, në lokal, në shtëpinë e vet, si shkatërrohet jeta çdo ditë nga kriminelët ordinerë dhe politiqenët, që nuk rrinë dot pa kolltukun nën sumë! Nuk shikoni një brez të rinjsh të etur për dije, profesion dhe familje, por bythë, gjoks dhe shalë përjashta orë e çast dhe zgërdhitje pa fund...dhe kini fytyrë të shani rrogën, punësimin,shkollimin, shërbimin shëndetësor, rendin, qetësinë dhe vdekjen e Enverit të pavdekshëm!

                                1. g
                                  gjergji

                                  shkrimi me idiot qe kam lexuar se paku qe prej 75 vitesh.Pse duhet te botohet ky shkrim kaq i dobet ne nje gazete serioze si Tema????

                                  Lini një Përgjigje