Nga Mark Brunga
Në vitin 1959–1960, kohë kur Shqipëria ishte anëtare e Traktatit të Varshavës, vëndi ynë u armatos me raketa moderne sovjetike, që e rritën fuqishëm potencën ushtarake mbrojtëse, në raport me fqinjët potencialisht armiqësorë. Me ndërprerjen e marrdhënjeve me Bashkimin Sovjetik, u ndërpre si për të gjitha furnizimet, edhe furnizimi me raketat e drejtuara kundërajrore ‘Sam 2’, krenaria e teknologjisë ushtarake të asaj periudhe, që përbënin garanci për fuqizimin e mbrojtjes së Atdheut. Pas prishjes dhe largimit të sovjetikëve nga baza më e madhe Ushtarako Detare e Mesdheut, raketat filluan të furnizoheshin nga shteti aleat më i ri, Republika Popullore e Kinës së Mao Ce Dunit. Transportin kryesor të tyre e kreu trans-oqeaniku “Vlora”, i cili komandohej nga Kapiteni Qemal Hate, “Hero i Punës Socialiste”, i ndarë nga jeta disa vite më parë.
Raketat që vinin nga Kina, për shkak të distancës së gjatë, dhe moslejimit të mjeteve detare për këtë transport, niseshin në fshehtësi të plotë, duke qenë të çmontuara dhe të mbuluara me ngarkesa orizi në vapor. Po ashtu, edhe për avionët ‘Mig’ të variantit kinez dhe armatime të tjera.
Ardhja e tyre dhe vetë raketat që për atë periudhe ishin nga më modernet, qenë kthyer dhe mbeten ende pjesë krenarie kombëtare, sidomos pas largimit të trupave dhe anijeve sovjetike nga baza e Pasha Limanit.
Punonjësit e Portit tregojnë, se këto mallra të rëndësisë së veçantë, janë shkarkuar vazhdimisht natën. Lidhur me transportin detar të raketave me anijen “Vlora”, tregon Ylli Bare, dhëndëri i Qemal Hates, edhe ky ish-kapiten anije transporti, i cili thotë se transportin e raketave nga Kina, e kreu anija “Vlora”.
Kapiteni Ylli Bare, tregon se anija, përveç rrugëtimit nga Kejp Tauni, kalonte kryesisht nëpër Kanalin e Suezit dhe se për këtë anije, shteti kishte gjetur kanale të jashtëligjshme dhe u paguante autoriteteve të egjiptiane, dollarë me valixhe dhe anija i shpëtonte kontrollit të imtësishëm, që mund të rrezikonte ngarkesën strategjike që sillte në atdhe.
Rreth këtij transporti me rëndësi të jashtëzakonshme politike dhe strategjike, Ylli Bare tregon se, raketat futeshin në hambarët e vaporit në pjesën fundore të tyre, nga 8 deri në 10 copë.
“Përveç tyre, në vapor transportoheshin tanke, topa, deri aeroplanët reaktivë ‘Mig’. Madje edhe aviatorët e parë ushtarakë që do të shkonin në Kinë për t’u trajnuar, shkuan me këtë vapor, rreth 17 vetë. U nisën nga Durrësi dhe u kthyen po me këtë vapor, së bashku me avionët e parë nga më modernët të saj periudhe.
Vetëkuptohet që avionët ishin të zmontuar. Duke qenë se paguhej për kalimin në Suez, “Vlora”, nuk rrinte në radhë si anijet e tjera. Dhe duhet të kemi parasysh se këtu, kishte rrallë të madhe për të kaluar nga anijet e tjera, por anija jonë kalonte pa radhë”, thekson Ylli.
“Në Egjipt, duke qenë se dihej që kishte diplomatë dhe oficerë shërbimesh sekrete që rrinë nëpër ambasadat e ndryshme, zakonisht praktika e mallit që transportohej, deklarohej se ishte ngarkesë me oriz dhe mekanizma bujqësore, ngarkesa që mbulonte objektet ushtarake. Ndërkohë në kuvertë, lejohej që të organizoheshin deri mikropanaire, nga tregtarët vendas.
Për pazarin siç i thonin, lejohej që të hipnin në kuvertë 30-40 egjiptianë, që vinin me varka për t’u shitur gjësendi marinarëve. Ishte një manovër e goditur psikologjike, për të hequr çdo dyshim që mund të kishte ndokush, për llojin e ngarkesës e, për të qetësuar vëzhguesit e huaj, se anija nuk kishte ngarkuar gjera të rëndësishme, nga ato që dyshoheshin…!
Ndërkohë kur anija dilte nga Kanali, dy nëndetëset tona, e prisnin atë në afërsi të portit të Aleksandrisë dhe e shoqëronin me pas nëpër Detin Mesdhe, gjatë gjithë rrugëtimit të mëtejshëm deri në gjirin e Durrësit. Rrugëtimi i nëndetëseve drejt portit të Aleksandrisë në Egjipt, rakordohej me nisjen e “Vlorë”-s nga Kina.
Kur vinte në Durrës “Vlora”, priste natën përsëri për t’u futur në portin, ku puna ishte e ndërprerë në të gjithë sektorët. Mjetet i shkarkonte ushtria natën dhe i transportonte më pas në kushtet e sekretit të plotë ushtarak, për në destinacion. Zakonisht transportet ushtarake Kinë – Shqipëri, priteshin nga Mehmet Shehu”, tregon kapiten Ylli.
Si erdhën raketat e para Sovjetike në Portin e Durrësit?
Raketa e para të drejtuara kundërajrore, erdhën nga Bashkimi Sovjetik. Ardhja e tyre ishte tepër e rëndësishme për vendin tonë, pasi ishim shteti i 2-të në botë, pas Bashkimit Sovjetik, që pajiseshin me këtë teknologji moderne të sofistikuar, për atë periudhë kohe.
Raketat e para kanë arritur në vendin tonë në vitin 1959. Lidhur me këtë ngjarje shumë të rëndësishme, sipas ish-komandantit të repartit të Raketave Kundërajrore, Lelo Leli, raketat e para tokë-ajër në Shqipëri, erdhën nga ish Bashkimi Sovjetik, në muajin dhjetor 1959.
Ato u pritën në portin e Durrësit dhe natën, me masa të rrepta sigurie e ruajtje, u transportuan në Pezë-Helmës. Atje, me kohë ishin ndërtuar baza e ruajtjes dhe e furnizimit të raketave, si dhe objektet e vendosjes së efektivit e aparaturave radioteknike dhe shtretërit e lëshimit.
Ajo u quajt qendra mësimore. Ndërsa baza e mbushjes, u emërtua reparti teknik ose reparti 3700 k. Ato raketa kishin një gjatësi prej 10.88 metrash. Raketat që kanë qenë pjesë e armatimit të Mbrojtjes Kundër Ajrore të Ushtrisë Shqiptare, nuk kanë pasur mbushje bërthamore, por kanë pasur vetëm mbushje luftarake, e cila kur shpërthente, ndahej në 3.600 copa.
Pesha e tyre relative, ishte rreth 2 ton. Arsenali raketor i vendit tonë, përbëhej nga rreth 300 raketa të tipave ‘SAM-2’, (sovjetike) si dhe ‘HQ-1’, ‘HQ-2’, të prodhimit kinez. Ato vazhduan të jetë në shërbim të mbrojtjes së vendit, deri në periudhën e shpërthimit të Gërdecit.
Raketat e para në Port, i priti Enver Hoxha
Ish-inxhinieri i Portit të Durrësit, që i ka shkarkuar këto raketa, ka lënë të shkruara në kujtimet e tija para ndarjes nga jeta, se raketat kanë arritur natën e 16 dhjetorit 1959, në portin e Durrësit. Ato janë shkarkuar në fshehtësi të madhe dhe kanë qenë rreth 28 copë raketa tokë–ajër, të blera në Bashkimin Sovjetik.
Ato kanë ardhur me me anije transporti ushtarake sovjetike. Vinçieri që i ka shkarkuar ato me vinçin e tijë, tip “Ganz” në port, ka qenë një nga vinçierët më të vjetër dhe më me përvojë në port, Qirjako Moçi. Shkarkimin e tyre e ka ndjekur pranë vinxhit, vetë Enver Hoxha dhe Kadri Hazbiu. Enveri ishte i shqetësuar për përfundimin e operacionit të shkarkimit.
Vinçieri kujtonte se Enveri, i kishte shkuar te vinçi dhe i kishte thënë: – “Dëgjo Qirjako, këto raketa i kemi blerë me djersën dhe gjakun e popullit, me flori. Ndaj duhet kujdes i madh”. Qirjako kujtonte se si kanë shkarkuar rreth 28 copë raketa atë natë.
Po ka shfaqur edhe dyshime se ky shkarkim, ishte vëzhguar nga ndonjë shërbim i huaj zbulimi, pasi në një distancë të konsiderueshme një person që gjuante peshk me grep te moli i peshkimit, për çdo raketë të shkarkuar shënonte një shenjë + në një paketë cigaresh “Diamanti”.
Qiriako Moçi, që shkarkoi raketat e para që erdhën në portin e Durrësit, ka punuar si vinçier nga viti 1952 deri në vitin 1989, kur doli në pension. Ishte vinçieri më jetëgjatë në Portin e Durrësit. Në të gjitha rastet e tjera, kur vinin raketat nga Kina, ato në port i priste ish-kryeministri Mehmet Shehu dhe zv/kryeministri e ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku.
Dëshmitë e Kajo Hima, ish – marinari i transoqeanikut “Vlora”
Kajo Hima, është një marinar i vjetër, i cili ka punuar 38 vite në det. Nga këto vite, 9 prej tyre, ai i ka kaluar në anijen “Vlora”, dhe kujton momentet kur transportonte raketat si dhe objekte të tjera të rëndësishme ushtarake. Ai sjell në kujtesë se si, edhe në Kinë, raketat ngarkoheshin natën. Masat e sigurisë edhe atje ishin shumë të larta, sidomos kur në port, kishte anije sovjetike.
–“Na nxirrnin në Radë dhe prisnim që të binte nata për të hyrë në port dhe të ngarkoheshim. Hambarët e anijes kishin 3 kate. Në katin e poshtëm, ngarkonim raketat dhe tanket që ishin të paketuara në arka. Ngarkesën e bragonim fort me kavo dhe me shumë kujdes, me qëllim që, nëse gjatë lundrimit do të kishte furtunë, ato të mos luhateshin dhe dëmtoheshin nga përplasjet që shkaktonin dallgëzimet e mëdha në detëra e oqeane.
Mbi armatimet e rralla ne hidhnim ngarkesa orizi dhe gruri. Që të maskonim udhëtimin me transportin e ushqimeve, kur vinim në Durrës, “Vlora”, po natën hynte në port, për t’u shkarkuar, në kushte maksimale sigurie dhe fikeshin të gjithë dritat.
Lejohej vetëm një korridor drite për shkarkimin, ndërkohë punonjësit tradicionalë të portit, kishin bllokuar turnin dhe shkonin në shtëpi. Po ashtu edhe policia. Në ato momente, porti ruhej vetëm nga oficerët e Sigurimit të Shtetit. Ndërsa ekuipazhi i anijes pajisej me një lejë të posaçme dhe kur linim shërbimin, kontrollohej nga oficerët e Sigurimit që vëzhgonin gjithçka.
Madje nga rigoroziteti i tyre, një natë pata edhe një incident me ta. Bëra një dush dhe u nisa me nxitim. Kur me kontrolluan, u kërkova që të kthehem në anije, për ta marrë lejen. Po ata s’më besuan dhe më dërguan direkt e në dhomat e izolimit të Degës se Punëve të Brendshme. Pas pak kohe, u desh ardhja e Kryetarit të Degës, Kopi Niko, i cili më njihte dhe e zhbllokoi situatën”.
Kajo thotë se; anija “Vlora” ishte nga më të mirat e Flotës Detare Tregtare të vendit tonë, me kapacitet transportues 12.600 ton. Ajo kishte vetëm një vit që ishte prodhuar, kur u ble në Xhenova të Italisë, në vitin 1961, me rreth 4 milionë USD. Anija punonte edhe me solar.
Sapo hyri në përdorim të Flotës sonë Tregtare, duke qenë se ishte piketuar për transportin e raketave dhe mjeteve të tjera ushtarake që furnizonte në atë periudhë shteti kinez, po në vitin 1961, stafi i saj u kompletua me oficerë të Marinës Luftarake Detare.
Anija “Vlora”, kujtohet nga njohësit e saj dhe marinarët, si një mjet detar shumë i fortë, pasi nuk kishte ndodhur të bënte asnjë defekt rrugës. Edhe kur kishte përballuar lundrime të gjata e tajfune në oqeanet që përshkonte. (Shqiptarja.com)
Patrioti me i Madh dhe Nacionalisti me i madh Enver Hoxha ….punesoi,edukoi,dhe mbrojti Shqiptaret dhe Shqiperine sa ishte gjalle…akoma nga Dhjami qe vendosi Enveri po Fryhen Hajdutet Sot..Pa Veprat e Enverit do na linin me bishtuk…kane 33 vite nuk sjellin Ujin e nuk bejne dot Policine e Ushtrine….Shiko me sa dashuri Enveri i shpjegoi,Vinçierit per sakrificat e Kombit ….Sot na sillen si Bajraktari Keta Burracaker Bythqiret legenat e Spiuneve te Enverit….Sa i neveritshem e pisanjoz duket Rama para Enverit ,,,sa Egersire Saliu e cfare katundar Agushi….Enveri kishte Finecen,Stilin,Thjeshtesine ,njeriu i Popullit,jo Arxhi plaçkaxhi hajdut me Qillota e Pa rruajtur si pis …kur njeriu nuk lahet per vete e nuk ka finecen e disipline si Lider por del me Qillota e me bluza homosh cfare ti besosh Shtet….Mussolini,Hitleri,Churchill,Stalin,cdo njeri i madh kishte disipline ,,,,sot ata qe jane ne krye te Politikes jane ata qe Enveri i mbante larg se ishin Demode apo bajga te riciklueshme….
I vetmi nacionalist qe ka njohur kombi shqiptare gjate gjithe historise se vet. Rama me loqet e tranzicionit keto 33 vjet mendojne se jane te zotet e historise.
Toto kellire komuniste ,Enveri me kliken kriminele shkaterroi cdo gje nga pronat,fene,identitetin dhe shpirtin e njerezve dhe cdo gje qe mund te krijoi njeriu i lire.Duke i shtuar dhe krimet gjenocidale plus burgosjet,internimet rezulton diktatori me i madh ne bote,dhe ketu tek ne ka qe adhurojne ende normalisht do jene bijte apo niperit e komunisteve kriminele qe kane nostalgji.Ato gjera qe u bene u bene duke shtypur nje suste ose duke mbajtur doeen mbledhur grusht ,sa do mund te mbahen?sa u lane njerezit gjoja liri u pa ae cfare u be.Raketa aeroplane ka dhe Kim Jongu i Korese Veriut por njerezit vdesin nga uria ose vriten per nje fjale goje njelloj si ne Shqiperine e Enverit tat mor pleh.Por dakort jam me ty qe ky popull ne 80% eshte me shekuj prapa nuk di te ndertoje jeten ne liri dhe shteti kriminal vazhdon ende te abuzoje tmerresisht.Me mire te mos e kishin lejuar qe ky shtet kacak i Shqiperise te ekzistonte,te ishte thjesht nje nocion gjeografik sic e tha Bismarku madh.Shter i pavarur por per cfare we te ikin njerezit,te grabitet prona,te mos arsimosh femijet sic duhet,te mos shkosh dot spital,te rrezikohesh cdo dite ne rruge?Per cfare?
Bismarku nuk e ka thene kurre qe 'Shqiperia eshte nje nocion gjeografik' . Eshte nje keqinformim Serb. Bismarku e shume te tjere politikan te kohes e dinin me hollesi demografin e Ballkanit .
O e verteta po ku e di ti o loqe se cfare eshte North Korea apo degjon shalegjatin qe thote shqiperia ishte north korea e Evropes.. Harroi qe vet priste delegacionet e Kines si pioner i dalluar me ate kohe po nuk ka qejf ta permed.. Cfare di ti o loqe per historine e tyre dhe pse jane nje popull i ndare me dysh? Si vdisnin njerezit nga uria me kohen e Enverit dhe popullsia u trefishua? Ndersa sot qe nuk dine ku ta fusin ushqimin ka ikur gjysma dhe sheh njerez kazaneve te plehrave.. Shumica ish te perndjkur politike apo nga familjet e tyre. Ti jeton jashte si rrefugjat dhe nuk kthehesh dot me vendin tend as kur te vdesin prinderit sepse nuk ke letra apo nuk ke lek.. A ka me persekutim me te madh se ky? Hapni syte se lat nam.
Nje Fakt vetem o Trim,,,ne 1945 e mori me 40 leke Buken,ne 1985 qe Vdiq e la me 40 Leke Buken…Komunistet nuk jane aq te Keqinj Po ti krahasosh me Burracaket qe vjedhin e Arratisen si Kurvicat Sot ..te pakten Komunistet hanin Plumbin si Burra …1945 ,,,85% e kombit Analfabet ,1985 ,,,96%e Kombit te Shkolluar ..Kombi Shqiptar 960mije ne registri in e italianeve me 1942,,,3,2 milione ne 1985 …..Enver Hoxha vdiq e u Varros si Kollos Burre Shteti,,,Sot Burrat e shtetit fshihen si hajduta ne Angli,dalin me Qillota e pine Vere me Serbin e vrasin Shqiptaret ne rruge …..Ke goje ti Mi Kanalesh te shash Gjigandin e Kombit …..leri Shqiptaret te gjykojne ti je askushi ,,,me nje sondazh ju Fiton edhe i Vdekur ….Kur vdiq Enver Hoxha ,,vdiq Populli Shqiptar,,,Larot dhe hajdutet nuk jane populli Ai kishte medicine per ta ,Varje,Ne Spaç te beje Normen apo Plumbin kur nuk kishe Durim te beje burgun e kur qaje si Kurvicat si puna jote .
E verteta jote o e " Vertet" s'eshte asgje me teper veç se nje budallallek i nje naivi qe nuk sherohet kurre. E verteta eshte krejt ndryshe. Duhet ta dish ti edhe shume si ti qe nuk keni haber se ne çfare rrethana udhehoqi vendin Enver Hoxha. Po te mos ishte ai ,Shqiperine do ta kishin shqyer greket e serbet si ujqerit viktimen. Prandaj Enveri eshte dhe do te mbetet i madh,sepse ruajti ate cope Shqiperie te mos humbiste per fare. Po ku merrni vesh ju qe kujtoni se shteti mbrohet e ndertohet me frymen e shejt..!
E verteta, ju shkruani qe; "Enveri shkaterroi cdo gje nga pronat,fene,identitetin dhe shpirtin e njerezve dhe cdo gje qe mund te krijoi njeriu i lire", por egoizmi tend nuk te le qe te kuptosh realitetin e asj "lirie" qe permend ti, ajo nuk ishte liri por per shumicen e popullit shqiptar deri me 1944 ishte "roberi" apo bujk-skllaveri, fshataresia (shumica e popullit) punonin si bujkrober per bejleret e agallaret te vendosur nga pushtuesi Osman. Vazhdon me tej duke thene; "por njerezit vdesin nga uria ose vriten per nje fjale goje njelloj si ne Shqiperine e Enverit". Valle nuk vdisnin nga uria ne kohen e Zogut e te bejlereve e agallareve, une nuk e kam arritur ate kohe, por kam pare foto te asaj kohe, ku shihet fare qarte mjerimi dhe skamja! Vazhdon perseri; "ky popull ne 80% eshte me shekuj prapa nuk di te ndertoje jeten ne liri". Me 1944 ky popull ishte skllav, i mjeruar, i pangrene, i paveshur, i roberuar qe jetonte akoma ne nje shoqeri mesjetare! Dhe e permbyll shkrimin tend; "Shter i pavarur por per cfare we te ikin njerezit,te grabitet prona,te mos arsimosh femijet sic duhet,te mos shkosh dot spital,te rrezikohesh cdo dite ne rruge? Me 1944 nuk behej fjale per arsimim mbasi 92% e popullsise ishin analfabet, njerezit vdisnin ne duart e hoxhes mbasi spitale nuk kishte. Sjkollat dhe spitalet i pane dhe i frekuentuan brezat e pas 1944, gje qe ti nuk e permend fare, mbasi nuk te pelqen e verteta. Natyrisht qe ai sistem sebashku me Enverin paten edhe shume te meta qe me pak guxim mund edhe ti kishin evituar, si lufa e klasave e shum e shum te tjera.
Me qene e verteta si puna jote ky vend do ishte si vendet e afrikes. Mir e ke se ti se ke njohtur kohen e tij dhe ja fut pordhes sot. Ti besoj do jesh ndonje nga kamikazet e qenit qe di vetem te ndezesh shashkat.
Te keshilloj te ndryshosh titullin,nga e VERteta ne mashtrimi.Se EH ishte ai qe ndertoj dhe edukoj familien shqiptare.Sa per fine dhe pasurite qe thua shume mire ua beri.Feja ishte ajo qe u vu ne sherbim te pushtuseve.Pasurite e bejlerevedhe agallareve qe te pasta ngel merak as ishin vene me djerse dhe as ishin blere nga dikush.Ato pasuriI kishin vene duke I sherbyer turkut dhe reaksionit serbo-grek.
cfare ke dashur te goje-dhjesesh o clluf cari?
Sa trishtim qe ka akoma njerez qe mendojne keshtu. Duhem te kesh parasysh qe ai asgjesoi pa meshire cdo njeri me aftesi drejtuese dhe ajo qe kemi sot eshte pasoje e asaj diktature qe kreu gjenocid mbi popullin e vet. Cdo gje qe "ai" dhe kriminelet qe e rrethuan kishte vetem nje qellim: "mbajtja dhe trashegimi i pushtetit". Ne ishim vetem skllever!
Kush ishin ata njerezit e zgjuar o shkodran me 1945 dhe 40 vjet te tjera? Di ndonje emer apo ashtu kot? Cfare ben neper bote pervecse rrefugjate? Te gjithe u bene sklleverit e Serbit e Grekut edhe Amerika i braktisi i pa cfare ishin. Po te ishin te zgjuar do luftonin per atdheun e tyre e mbase Enveri nuk vinte ne pushtet. Pas 33 vjeteve ende ke te njejtet njerez ne pushtet si ne qeveri dhe opozite. Si ka mundesi qe jeni kaq te verber? 1 million te ikur, me qindra mijera te vrare e te zhdukur kufinjve te Evropes apo mbytur ne det. Vetem per pronat jane vrare keto 33 vjet sa dyfishin qe vdiqen me burgjet e Envert apo pushkatuar. Me eshte mbushur mendja top qe Enveri ishte shume here me i mire se keta te sotmit.
Kur je shkodran te tana i ban - edhe rr kari
Mos ja fut kot.Ku la shqipëtarët jashtë kufijve të Shqipërisë,Çamërinë,Dardaninë,Iliridën,Plavë e Guci,Ulqinin,Sanxhakun,Luginën.Aj ka qenë një fundrrinë komuniste si të gjithë komunistet tjerë.
Anija Vlora u shit per skrap ne demokraci. SKANDAL GJYNAH
Rrofte LEXHENDA dhe 400 mije zagaret.
Pordhë me rigon. Dëshmia e këtij vinçierit ( nqs është e tij ) më kujton dëshminë e një veterani nga Shkodra që kishte vrarë 300 gjermanë në luftë !!!! Po mirë vinçieri po ti mor gazetar ( qofsha i gabuar por më duket se ti ke shkruar edhe para '90_s) a mund ta besosh se nga kabina e vinçit mund të shohësh shenjat që bën peshkatari në molo. E para kjo , e dyta dhe më kryesorja që nuk e hanë edhe kalamanjt e sotëm jo më ne që e kemi jetuar atë kohë. A mundej që në afërsi të portit të gjuanin peshk në kohën që aty ishte Enver Hoxha !???? Qofsh ti për përallat që tregon !
O zotii "Alush " nga ato qe shkruan duket qe ti je nje "qyp i zbrazet ne mendime".Me siguri qe ne kohen per te cilen behet fjal ju do te keni qene "pioner i Enveri"
O Alush….po ai agjent u kap o debil ju gjet paqeta etj,etj…eshte i njohur ky fakt o Alush…
Alush , ke plotesisht te drejte . Te ishte Enveri ne port dhe spiuni te gjuante peshk . Kjo per ate kohe ishte utopi , njk bente kurre vaki , aq me teper kur shkarkoheshin armatime te renda . Tregimtari nuk ka qene bashkekohes dhe nhk flet realitetin .
je shum i sakt alusho,ne ato kohe edhe mushkonjat, kontrolloheshin jo me nje peshkatar me paket cigareje diamond vendoste plusat,e habiteshme gayetar qe i ha keto gjera,ato gjith kane qene spiuna,
interesante pjesa "blere me flori dhe gjakun e djersen e popullit". se na kane care trapin per "dhuratat" pa kufi te popullit rus
BRSS shpëtuan Shqipërinë nga uria me drithëra falas në vitet e para të pas çlirimit. BRSS dhe Kina e bënë Shqipërinë me industri e bujqësi të mekanizuar dhe ushtri dhe shkolluan falas mijëra studentë e profesorë. Janë miliarda dollarë të asaj kohe grante të qeverive sovjetike dhe kineze për Shqipërinë. Shqipëria mund të ketë blerë me para vetëm 5% të asaj që ju dhurua. Falë ndihmës së popujve të BRSS dhe Kinës Shqipëria ngriti fabrika,uzina,spitale, shkolla e stadiume, rrugë, hekurudha, flotë transporti detar dhe luftarake, zshtri moderne për kohën etj, etj. Vetëm të pafytyrët dhe mosmirnjohësit mohojnë ndihmën dhe shpirtmadhësinë e BRSS dhe Kinës. Pavarsisht se tani jemi alatë të SHBA-së mirnjohja për vitet kur Rusia dhe Kina na ndihmonin përzemërsisht nuk duhet harruar kurrë.
Edhe kjo shprehje klishé "popujt" nuk ka të bëj me të vërtetën. Vendimet për ndihmë ishin nga kreu shtetëror i BS dhe Kinës.
Shqipëria mund të ketë blerë me para vetëm 5% të asaj që ju dhurua? Ok, po malli qe merrej nga shqiperia kishte nje cmim, jo? E pra shqiperia ne ate kohe blinte me klering, pra nje pjese me para ne dore dhe tjetren ne mall, si korom etj. Mosmirenjohesit? Ata qe ti i quan mosmirenjohes ka derdhur djerse per me shume se 40 vjet dhe me djersen e tyre shteti shqiptar i asj kohe ka likujduar me korrektese deri ne centezimin e fundit ndihmat e ruseve e kinezeve. Mbi kete ceshte shkruan edhe studjuesi i njohur rus Dimitry Okunev; "Regjimit të Hoxhës, iu dhanë kredi me kushte të favorshme dhe ndihma falas me ushqime dhe teknologji. Inxhinierët sovjetikë ndërtuan ndërmarrje industriale dhe linja elektrike në një vend agrar të prapambetur. Ne, shqiptarët, ju betohemi për miqësi dhe përkushtim të përjetshëm”, tha Enver Hoxha, në një nga pritjet solemne që iu bë në Kremlin. Vite më vonë, ai do të arrinte shlyerjen e borxhit, duke njoftuar se uzinat dhe fabrikat u transferuan “si një dhuratë për popullin shqiptar”.
Po more koqe po, po do te mbyste usa me gjithcka po te mos Ishte enver kolera. Do ishim si gjithe Evropa. Turp kur ju ngelet mendja tek enver qeni.
Ke 33 Vjet me USA dhe vetem.po te shkaterron dhe rrje dhe Po te mbyt me korrupsion dhe LGBT. Pse nuk e Ben Tani ate qe do bente atehere? Po na cat derrasqat me idiotlleqet e tua. Injorante dhe debila qe nuk dini cfare flisni
Ke 33 Vjet me USA dhe vetem.po te shkaterron dhe rrje dhe Po te mbyt me korrupsion dhe LGBT. Pse nuk e Ben Tani ate qe do bente atehere? Po na cat derrasqat me idiotlleqet e tua. Injorante dhe debila qe nuk dini cfare flisni
O Toto , ngateron dy breza te ndryshem , dy situata krejt te ndryshme ….. cdo thone pastaj ruset ?? Ku cdo gje iu fal personave nga nje pijanec si Boris Jeltscin . E njeta gje ndodhi ne mbare Europen lindore ku kompani shteterore nderuan dore per nje cop buk , kur ndodhi kjo ne Europen Lindore ne Shqiperi do behej diferencimi ?? Ti ke mendimin tend dhe ne demokraci jane te respektuara te gjitha mendimet vec sbesoj se ke te drejte …. Pastaj mos i cileso njerezit nga veshja ….mos i shiko gunen , por punen……epokat jane te ndryshme po ashtu dhe drejtuesit …… kjo per sa i perket udheheqesve , kurse per sa i perket skuthave te vrimave te miut si Agushi e Saliu smund te bej asnje kritike , zhvaten pa asnje lloj nduajtje pasuri shteterore ….nese e ka bere kete dhe brekushja , sic e quan zotrote atehere dhe ai ne gijotine …..vec sbesoj se Rama eshte ne nje nivel me hajdutet kombetar Sali Berisha dhe Ilir spiuni Agushi …….
Kur Shkon ne Takime Reciproke Pa Rruar dhe me atlete qe veshin adoloshentat dhe Miku qe te pret eshte i rruar me kostum se respekton Karrigen pra Postin dhe Kombin ..nuk shkon se te dergoi babai te blesh buke me atlete…kur thyen protokollin nuk je me modern as me i zgjuar se Makron apo se kushdo,thjesht se harbut egoist ..ofendon Shqiptaret dhe miqte….nuk eshte galeri me shkarravina…..paguhesh nga kombi respekto Protokollin….revolucionarin ne Surrel ne kurriz te Familjes tende jo te Shqiperise
A e ke vënë re se kur takohet me Vučić-in vishet sipas protokollit.
VFLP jo pa qëllim i shkruajta ato 4 gërma.Shkrimi tuaj është mëse i vërtet po ku jan sot ato ?Një turp për shtetin e sotëm dhe të sotmin që nuk hedh në pranga që nga trupa komanduse e ushtris dhe M.M Kryeministrin e kohës,Presidentin etj.
Sikur ato rraketat te kishin qene prodhim Amerikan,Anglez siç i kemi dhe sot Shqiperia do ishte shume me ndryshe.Ose miell Gjerman jo ruso-kinez mbrapa botes 1000 vjet.
Ja fut pordhes . Ne ate kohe ruset ishin me te avancuar se Amerikanet . Pastaj per rajonin tone ato ishin shum mire se ne sherin e kishim me grekun e serbin qe nuk kishin armatime fare
O trapjan, c'fare thua?! "Sikur ato raketat te ishin prodhim Amerikan apo Anglez sic i kemi sot"??!! Po c'prodhim luftarak te ketyre ke sot o rrote kkkk? A po, ke prodhim Rajerson, Biber,Frankeshtajn,Saleh, Azem keta po' qe jane prodhim taleban qe hodhen ne ere ushtrine, industrine e gjithcka ishte bere me mund e djerse me pare, ke dhurate edhe muxhaidinet qe i strehuam per karriken e pushtetit te Saleh
Moderator, une s'jam gjysmak, komentin o postoje te plote, o mos e posto fare. Mbas Salehut, kisha shkruajtur per Edvinin, ketu s'te pelqeu si duket, te kuptoj, s'nxirret kollaj sufllaqia o merhumi i Meros!
https://www.gazetatema.net/2017/08/01/mesazhi-i-enver-hoxhes-per-amerikanet-na-ndihmoni Nje fakt qe jo te gjithe e dine. Enveri kerkoi ndihmen e pare nga Amerika...po nuk mori pergjigje. Kjo na hodhi ne prehrin sovjetik...
O Tropoja o loqka e Sales sa tanke, aeroplane, raketa amerikane ka sot me shqiperia? I dhane 20 makina dhurate qe jane te kohes se luftes se Irakut.. Sa anije luftarake jane amerikane?
O ushtarako amerika ka dhen leshin,po ku din keta cesht politika. Keta e din politiken me hedh shashka e flakadan neper sheshe dhe me djeg e shkaterruar cdo gje.
Një person tek moli peshkimit shënonte për çdo raketë të shkarkuar një në një paketë cigaresh....... . Natën, rreth 200m larg, vinçieri shikonte plusin në paketën e cigaresh............. . Alamet shkrimi e dhisni me budalliqe të tilla.
Rokoko
nuk ishte tironc as maloqir vicizhulsi le mes kakardhive dhish .ishte pasardhesi i Patrioteve me te Medhenj Shqiptare Cerciz e Bajo Topulli etj etj etj jo dumbabiste shallvaresh rrumpall tirone . Prandaj i gezohej Amatimit te Shqiperise me ghjth Shpirt ,sepse e ndjente dhe e donte Atdheun po me Shpirt ,pamvaresishte disa gabimeve te tij , e dobesisve ,qe s'i cfarrosi me rrenje gjith Esaditestet e Antishqiptaret pra si me then gjith Bijt e Bushtrave nga kjo Toke .I vetmi gabim qe po i kushtos sot shume ktij populli e vet vendit . Ramo qurrashi eshte ala nen Hipnozen e Mashtruseve qe mos i vish Breket ti Ramo se s'lejojme ne Asnji ta fusi ty ne By. yyyyyyyyyyyyyyyyyyt maskarenje kurva paAtdhe .Nuk ngeli Shejtan pa tallur cart me ju njerez paDinjitet Kombetare
TOTO Nuk kam cfar ti shtoj me shume komentit tuaj i ke thene te gjitha .
Nuk e kuptoj se per te blere armatim qe nuk u perdoren kurre qenka krenari kombetare. Nuk mund te bliheshin sende qe ti sherbente ekonomise e prosperitetit ekonomik te popullit. Ne fund fare duhet te jemi krenar qe pa buke e pa breke qe na la rergjimi i enverit i hipem deti siper e vajtem nga syte kembet. Krenari moracakesh e idjotesh!
Porten e jashtme e con te blinduar per te ruajtur banesen. Hajduti ndoshta nuk vjen asnjeher por shtepin duhet ta mbrosh. Edhe me shtetin eshte e njejta gje.
Pa bukë e pa brekë të la propaganda serbe e greke të cilës i besoje më shumë se shtetit tenx,njerëzve tuaj,sabotohej gjithkund dhe çdo gje,nuk punohej,vidhej,plaqkitej mendohej se do u ushqen Perëndimi.Ku është Shqipëria sot,sa banor rezident ka,ku është krenaria,ku është ushtria,apo të mjaftojnë kurvat tona që kanë mbush sheshet e Europës dhe djemtë tanë që syrgjenosë në burgjet evropiane.
Kam bere zborin ne nje repart ushtarak tankesh ne vitet 1975 - 1977. Oficeret dhe tekniket qe perdornin dhe mirembanin keto tanke na tregonin se akoma vazhdonin te gjenin oriz ne brendesi te tankeve dhe dihej se kjo kishte ardhur nga transporti ne vapore nga Kina. Keshtu qe nuk ishte aq shume sekrete.
Enver Hoxha ishte udheheqes i madh i nje populli te vogel mosmirenjohes.
Po sot më thuaj Shqipëri si je,porsi lisi i shtrirë për dhe...Sot Shqipëria nuk disponon raketa,nuk disponon aeroplan,sot Shqipërisë ia "mbron" territorin greku që është njejt si ta lidhësh qenin me rryp suxhuku.Ju e dini se ishte edhe Pakti i Varshabës,nuk është më,nesër mundë të mos jetë as NATO ç'do bëhet me Shqipërinë e gjorëdo e gllabëron greku,aq më keq edhe maqedoni që nuk është as komb.Lavdërohet pushteti shqiptar për të arriturat ,cilat janë ato?Sa her që i teket grekut kërcënon dhe përfiton:u mbush jugu i Shqipërisë me varreza monumentale të ushtarëve grek,por edhe serb,gjerë në Tiranë ligjëratat në kishat ortodokse po mbahen greqisht,po fiton një Bashki Agimi i Art e pushteti.po i mbyll sy,duke thënë inshalla jam ëndërr.
Jo në të gjitha ke të drejtë. Në kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë meshohet në gjuhën shqipe dhe ndonjë psalm përsëritet në greqisht sipas liturgjisë. Shko një ditë ts dëgjosh ose dëgjo radion Ngjallja në orën 7.30 në mëngjes se e jep meshën direkt nga Katedraljs e Ungjillizimit që të bindesh. Ose shikon qimen në syun e tjetrit dhe nuk sheh traun në syun tënd. Në xhami dhe nga minaretë pëllitet arabisht 5 herë në ditë dhe ty s'të bën përshtypje.
Lexo Alush e mbaj shenime.E kupton se ku e cuan Shqiperine idhujt e tu?Doctori,Luli,Likja e Piktori.Ne pidh te plakes tate e kan cuar. Me idioti i tyrw Pandeli Majko per nje vit ka sharruar 990 tanke dhe i ka shitur per skrap.Shume nga keta 0km.Bleje nje tank sot ti Alush bolja qe meresh me peshkatarin afer portit
Nuk ka qene vinçer por ( doker ) porti ,or trap keto 33 vite ke qene ne ( koma ) ? Mero djali nuk mund ta ndysh gazeten tende te nderuar me disa shkrime si puna e ketij trapi te rjedhur nga trute e kokes .
Koha i dha te drejte diktatorit... Shume vuajten edhe pa te drejte por ajo kohe ishte. Kur i sheh hajdutet qe nuk kane meshire per vendin dhe popullin si ne pushtet dhe opozite keto 33 vjet e kupton pse Enveri e tepronte dhe i pushkatonte. Vdiq pa asnje lek ne xhep dhe gruan e femijet i la pa strehe e me pension 100 mij leksh. I doli dhe fjala nga varri edhe per naften e gazin qe eshte zbuluar sot. Ishte i fiksuar dhe i bindur qe kjo toke eshte e pasur. Beni referendum sot po jua mbajti bytha per Enverin e do shihni qe shumica e duan.
Sa fatekeqesi me keto shkrime ne Gazeta ! Ne vend te shkruajne te verteten per cdo ngjarje ! Jane trillime shkrimesh per tju pershtatur njerezve qe bashkepunojne ne Bote per Interesat e tyre dhe neve ho burra mezi presim te Lexojme shkrimet ketu ..qe ska te beje fare me realitetin por vetem afersi duke spekulluar per Interesa te tjera..
Sa fatekeqesi me keto shkrime ne Gazeta ! Ne vend te shkruajne te verteten per cdo ngjarje ! Jane trillime shkrimesh per tju pershtatur njerezve qe bashkepunojne ne Bote per Interesat e tyre dhe neve ho burra mezi presim te Lexojme shkrimet ketu ..qe ska te beje fare me realitetin por vetem afersi duke spekulluar per Interesa te tjera..
RRnofte Lexhenda dhe GEDECI !!!!!!!!!!!!!
Rrofte Lexhenda dhe Gerdeci !
Te zesh ne goje nacionalistin me te madh te Shqiperise duhet te lani gojen.Kush flet me mendjen e sotme per te djeshmen tregon qe ka arsye dhe dije te pakta.Gjate kohes se luftes se ftohte mundesia e invazionit ishte reale (sot duket e pa mundur)Cfar po ndodh me Ukrainen sot?Cfar ndodhi me Hungarine e 1956-tes,,me Cekosllavakine e 1968-tes e te tjera?Politika nacionaliste e Enver Hoxhes beri qe ne te mos cenoheshim.Kur jemi kaq te sigurt ,se na mbron NATO- pse blejme arme e mbajme ushtri.I zoti shtepise eshte ai qe e mbron ate dhe jo gjitoni qe kerkon te te gllaberoj.
Arme per tu "mbrojtur" nga Greqia? You o bij te Vezireve,Pashallareve,Bejlereve etj ndate Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke. Kush you ka ne llogari o Idiote. Historia tuaj fillon ne 1913en si nje Pashallek turk. Ismail bej Vlora,Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet etj e treguan veten se sa "Epirote" ishin qe shkuan per te luftuar per Baben dhe kunder Revolucionit Greke te udhehequr nga Heronjte Arvanitas. You jini dobicat e Cilerit dhe Duces o Mavrinj. You mburreni me Arxeollogjine,Historine,Politizmoin (Culture "shqip") Greke te Pirros,Arxileas (Akilit "shqip"),Odhiseut,Zeusit,Pellazgeve,Ilyreve etj. You jini Leter Higias (Higenike) per bythen e Fuqive te Medha. Kur flisni edhe you per "Komb"!
KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi
O Erdogan hajde na boj 1 gojore, por laj gojen perpara. Legenat e grekut.
Meqense flitet per anije Vloren ,nje muaj me par iku nga jeta ne itali ish nostromi i anije vlores,durrsaku Dik Biduli punojn mbi 25 vjet si nostrom.Njeri i heshtur dhe puntor,kujtoj ne bisedat e tij i cili thoshte se kur niseshin per me Kine e qethnin koken zero sepse udhetimi ishte i gjat.Shteti duhej ti paguante me mir mendoj.Nderime dhe respekt gjith marinareve te ish fllotes tregetare shqiptare.
Sa urrejtje ky klyshi kurrves qe shkruan nen llagapin "Erdogan" Do kete ndonje drame ne jeten e ktij.Ose e kane perdhunuar ne grup ne konviktin e shkolles bujqesore ne Sarande,ose ka pare ushtaret e reparit ushtarak ne Lukove duke mbajtur rradhen ,ne shfryrjen kolektive te koqeve tek plaka e ktij bastardi qe shkruan shqip dhe mendon si MONARKOFASHIST.
Kur isha fëmijë e shikoja në revistën Shqipëria e Re paradën ushtarake me rastin e 25 vjetorit të Çlirimit (1969). Më patën lënë përshtypje këto raketa të mëdha dhe ndihesha krenarë me Shqipërinë! Si erdhi në shtëpinë tonë kjo revistë nuk e pyeta babain. Ishte sekret familjarë.
Kije inat, kritikoje sa te duash, por jepi Cezarite ate qe i rakon: Edhe Enciklopedia britanike e kane cilesuaR eNVERIN SI NACIONALIST, dmth, atdhetar i madh. Ato raketa t'i kishte sot Kosova e kercenuar nga Vucici. Ah, c'krim i bere atdheut tone o Sali krimineli!
"Po ka shfaqur edhe dyshime se ky shkarkim, ishte vëzhguar nga ndonjë shërbim i huaj zbulimi, pasi në një distancë të konsiderueshme një person që gjuante peshk me grep te moli i peshkimit, për çdo raketë të shkarkuar shënonte një shenjë në një paketë cigaresh “Diamanti”." e fortë kjo!!pra lali e paska parë,sado larg që paska qënë ky peshkatari,që shkruante nga një " "??a thu se nuk i mbante dot mënd 28 copë,apo po të shkruante nga një "-",nuk do ti besonin ata që e kishin çuar me mision??ça gallat katunari të trashë!!