Historia e panjohur e revoltave antikomuniste dhe emrat e 47 të pushkatuarve

24 Korrik 2023, 21:40Dossier TEMA

Historia e panjohur e revoltave antikomuniste dhe emrat e 47 të

Nga Ndue Bacaj

Nga fundi i nëntorit 1944, kur ikën gjermanët, në Shqipëri Komunistët tundnin “sahanët”, për të bërë zhurmën e “fitores”, si dhe festën e “korrjeve” të farës kuqe sllavo-ortodokse, të mbjellë që në vitin 1941 nga “specialistët” jugosllavë. E kjo farë si për koincidencë, quhej ‘Komunizëm’ duke pasur një mbarës të përbashkët, me fashizmin e Izmat e tjerë, të cilëve jo pak ju a kishim parë sherrin ndër mote…! Gjithsesi suksesi i ‘farës së kuqe’ kishte qenë i mahnitshëm, në trevat jugore të Shqipërisë, e komunistët grekë kishin padyshim meritën e tyre, ku në pamundësi për të kultivuar farën komuniste në tokën greke, tashmë po kontribuonin në tokën shqiptare, që shpesh e konsideronin si të tyre.

Në këto kushte, Shqipëria po “pushtohej” nga një ideologji e re, por me prapavijë të vjetër, dukshëm antishqiptare, ku çdo vonesë do të kishte pasojat e pariparueshme, për fatet e mjeruara e sakatuara të shqiptarëve. Sidoqoftë Shqipëria “priste” kushtrimin, e ky kushtrim nuk vonoi, madje ai erdhi nga treva simbol e shqiptarisë, Malësia e Madhe, e cila në janar të vitit 1945, kur ‘fara e kuqe’ komuniste e mbjellë nga Popoviçët, Mugoshët, Titistët e Stalinistët, sapo kishte filluar të mbijë edhe në Malësi. Malësorët dhanë të parët kushtrimin: “Të rroken armët e shkatërrohet kjo farë e huaj që po rritej për të zezën e Malësisë e Shqipërisë”.

Natyrisht Malësorët e ndëgjuan kushtrimin e përkohësisht arritën ta çlirojnë Malësinë, por fatkeqësisht kushtrimi nuk u ndëgjua nga pjesa tjetër e Shqipërisë e si rezultat, kryengritja u shua, Malësia e Shqipëria, nga fara e kuqe u pushtua…! Por edhe pas këtij kobi që mbuloi vendin e shqiponjave, idealet e ndezura në janarin e vitit 1945, nuk u shuan kurrë edhe pse për ato u pagua mjaft shtrenjtë me jetë njerëzish, vite tepër të gjata burgosjesh e internimesh, si dhe persekucioni të pashembullt në luftën e gjatë civile, herë të ftohtë e herë të nxehtë, e që në gjuhën marksiste quhet luftë klasash.

Padyshim, këto ideale lirie, ishin e vetmja dritë në fundin e “tunelit” të ftohtë dhe errësirën e pashoqe ku komunizmi Sllav e lakenjtë e tij Enver Hoxha, Hysni Kapo e tjerë, e kishin mbyllur Shqipërinë…! Natyrisht, për ta kujtuar sadopak këtë ngjarje, tashmë jo vetëm historike, e cila ishte padyshim kryengritja e parë antikomuniste, kushtrimi më antikomunist, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Europën e re, që pretendohej të ndërtohej, e cila fatkeqësisht nuk e dëgjoi kushtrimin tonë, i cili na kushtoi si gjithnjë jo vetëm ne, por edhe vetë Europë, në kapërcyellit e së cilës, kishim lënë jo pak ne shqiptarët…!

Ishin ditët e fundit të vitit 1944, kur burrat e urtë e trima që Malësia e më gjerë i donte e i respektonte, kishin bërë takimin solemn në Malin e Shkrelit e në Bajzë të Kastratit, për t’u organizuar e dhënë besën njëri-tjetrit, që komunizmin ta luftojnë me armë në dorë, siç kishin luftuar çdo pushtues tjetër, edhe pse rreziku ishte tepër i madh e me pasoja, për këta burra që kurrë nuk e kishin bërë fjalën dysh, kur ishte puna për të mbrojtur trojet tona, zakonet tona, jetën tonë, nderin tonë, besën, burrërinë e fenë e të parëve kristjanë e muhamedanë, e që pushtuesit komunistë, jo vetëm nuk i njihnin, por kërkonin t’i përdhosnin përgjithnjë.

Fjalët e njërit nga drejtuesit e kryengritjes antikomuniste më datën 24 dhjetor 1944, trimit të urtë, Gjon Martin Lulati, në takimin e zhvilluar në shtëpinë e Gjok Tom Kokajt, me bashkëluftëtarët e organizatorët e kryengritjes, do të kumbonin në veshët e kryengritësve më shumë, e plumbat e renegatëve komunistë të marrë “hua” nga parcelat e jugut të Shqipërisë, apo nga vendas të “gënjyer”, e Gjoni atë natë të paharruar, ndër të tjera tha: “Vëllazën, mirse u bashkuam në këtë kuvend burrash malësorë, i cili që tashti na thërret që me guxim e trimni, por edhe me zgjuarsi e besë që kurrë s’u ka munguar, të bisedojmë në mes vedit e të caktojmë detyra për secilin, që pa humbur kohë të shkojmë, fis në fis, katund në katund, shpi për ship, për të përgatitur ditën e kryengritjes.

Por për këtë, ne e dimë se malësorët e më gjerë, janë të gjithë me ne, por për ta përforcuar këtë, kisha dashtë me e ditë të gjithë, se çfarë është komunizmi, dhe çfarë do të thotë të sundojë ai, se po ta dini mirë si e di vetë, ma parë do të pranojshin të gjithë me u mytë në Vire (një thellësi e ftohtësi e pashoqe të liqenit të Shkodrës).

Për këtë duhet t’i sqaroni njerëzit’ se komunizmi ju grabit tokë, bagëti, shtëpi e pasuri, ju prish kisha e xhamia, ju ban të mohoni nanën, babën, vëllanë e motrën, ju ban mos me njoftë kushëri, fis as kumari. Ju grumbullon si bagëtia në një vathë e ju çon me punue e jetue në rresht, tuj u grahë e rrahë hori i horave, që e vënë komunizmi në krye të huqametit të vet. E kur t’u teket këtyre horave komunistë edhe ju vret e pret, ju fut në burg, e trupin tuej ju a qet qenve, për mos me u gjetë as kurrë vorret tuaja. Prandaj duke pasë parasysh këto të këqija që s’kanë fund, ju baj thirrje që edhe nëse vdesim sot, të vdesim me nderë e, për hatër të fëmijëve tanë, që të jenë pa komunistë nesër…”!

Në këtë kuvend, qëndronin edhe trimat, luaj malesh; Mirot Paloka, Mark Gjok Kokaj, Kol Gjok Kokaj, Tom Lek Daka, Mark Luc Gjoni, Gjok Nikoll Voci, Zef Ded Nika, Pjetër Gjok Doda, Palok Gjokë Hoti e Pjetër Gjokë Hoti, Kol Llesh Malaj, Zef Gjon Malaj e Mark Nikoll Malaj, Gjergj Prek Malaj, etj. Ndërsa në Shkrel përgatiste terrenin për kryengritje oficeri famëmadh Llesh Marashi i cili padyshim ishte edhe figura kryesore që do të drejtonte krejt kryengritjen e Malësisë në ditët e ardhshme të Janarit 1945.

Madje kryengritja po përgatitej të fillonte edhe në Kelmend, ku si prijës kishin legjendarin Prek Cali, por kryengritja po përgatitej edhe në Mirditë, në Shkodër, Postribë e, mbi të gjitha, në zonën e nënshkodrës, që njihet me emrin si “Kryengritja e Berdicës”, por që në fakt pjesëmarrësit që përgatiteshin për këtë kryengritje, ishin nga të gjitha katundet e zonat e rrethit Shkodër, nga ku shpresonin se do të dëgjonin edhe trevat e tjera shqiptare, duke marrë trajtat e një kryengritjeje mbarëkombëtare. Mjerisht, planet e kryengritjes, sado sekret që të ishin ato, shpesh po dekonspiroheshin e raportoheshin tek komunistët, nga vigjilentët e tyre spiunë të cilët po dëmtonin jo pak interesat e kryengritjes, por pa vonuar edhe të tyre e familjes tyre.

Gjithsesi në këto kushte, po lindte nevoja e fillimit të kryengritjes, jo kur ishte planifikuar nga pjesa më e madhe e veriut të Shqipërisë, në fillim të pranverës, por menjëherë në janarin e egër nga moti i stinës dhe “boja e kuqe” komuniste që po invadonte me shpejtësi Malësinë e Shqipërinë. Menjëherë pas kësaj situate, që në ditët e para të janarit, deri me datën 10 janar 1945, Llesh Marashi e Mirot Paloka, kishin grumbulluar disa malësorë trima, të cilët i kishin organizuar në çeta të përqendruara në Katund e Kastrat, të cilat stërviteshin e strehoheshin nga familjet bujare të zonës, ku dallohet për bukëdhanë, familja e Nikoll Vat Ivanit.

Siç thashë më sipër, as ky organizim nuk i kishte shpëtuar syrit vigjilent të spiunëve komunistë, fatkeqësisht edhe malësorë, ku si rezultat, me datën 10 janar, te kisha e Katundit Kastratit, u bë përpjekja e parë me armë, në mes kryengritësve e komunistëve, ku pasi zgjati disa orë dhe forcat komuniste u thyen, mbeti i plagosur rëndë dhe vdiq shpejt, dëshmori i parë i kësaj kryengritjeje, Kol Shotaj, i cili luftoi trimërisht me armë në dorë kundër bishave të kuqe që si manekin, ishin indoktrinuar e importuar nga “parcelat” e jugut.

Me të dëgjuar këto krisma, që paralajmëruan stuhinë, organizime çetash antikomuniste pati deri në Reç e, sa për Kelmendin, ai tashmë ishte përfshirë i tëri. Në këtë kohë edhe në zonën e nënshkodrës, antikomunistët e njohur; Jup Kazazi e Abaz Ermenji, ishin të strehuar në fshatin Trush, në shtëpinë e Xhurretajve, ku kishin bërë shumë takime me vendas antikomunistë, si me vëllezërit Xhurretaj, ku spikaste Shaqir Xhurreta, por edhe trimat Ded Shabani (prej Malit Kolaj), Sadik Mema, Nikoll Zefi, Veli Xhepi e Sait Cani, prej Trushit. Tjetër kuvend ishte zhvilluar po në Trush, në shtëpinë e Dedë Gjondashit, ku kishin marrë pjesë Ded Shabani me trimat e tij, por edhe nga Lezha, Xhemal Mlika, që përfaqësonte parinë antikomuniste atje.

Nga këto takime, sipas të mbijetuarve në qendër të vëmendjes, ishte lidhja e koordinimi i veprimeve me kryengritësit malësorë, Prek Cali e Llesh Marashi, si dhe me Gjonmarkajt e Mirditës. Qëllimi ishte që kryengritja të shpërthente në një kohë, që mbasi të merrej Shkodra, me krijue një zonë e lirë deri në Portin e Shëngjinit, ku shpresonin se do të zbarkonin forcat aleate antikomuniste të Europës Perëndimore e Amerikës. Për të arritur këto, që në mbrëmjen e 14 janarit të vitit 1945, te Kisha e Beltojës, u mblodhën qindra burra trima të betuar kundër komunizmit, të cilët ishin nga katundet; Trush, Berdicë, Melgushë, Mali i Kolajve, Ana e Malit, Beltojë e tjerë, të cilët ishin të gatshëm me msye “pushtetin” komunist, të instaluar dhunshëm në kryeqendrën veriore të Shqipërisë, Shkodrën e pushtuar në ato ditë tragjike.

Për të realizuar çlirimin e Shkodrës nga komunistët shqiptaro-sllavë, po më 14 janar 1945, si masë paraprake ishte prerë lidhja telefonike me pjesët e tjera të Shqipërisë, si dhe bllokuar rruga kryesore, që lidhte Shkodrën me Tiranën, me mjetet rrethanore, e të gjitha këto do të bënin që kryengritësit e Shkodrës e nënshkodrës, të takoheshin në Shkodrën e çliruar, me forcat kryengritëse të Malësisë së Madhe, që do të çlironin Malësinë nga forcat komuniste, nga ku besohej se Europa e Bota, do të dëgjonte thirrjen e kushtrimit, për të shkatërruar farën bolshevike që rrezikonte krejt kontinentin. Gjithsesi në këtë organizim, dalloheshin figurat patriotike e antikomuniste, si: Abaz Ermenji, Ded Shabani, Jup Kazazi, Halit Gerbeti, Arif Selimi, e mbi të gjitha trimi legjendar, Hasan Isufi, e tjerë.

Natyrisht gjatë kësaj kohe, në Malësi të Madhe ziente lufta për organizimin e përgatitjen e kryengritjes, që tashmë po bëhej e pashmangshme, e me rreziqe të sigurta për Malësorët, të cilët nuk donin t’ia dinin më, por donin vetëm të luftonin për të dëbuar e dëmtuar komunizmin sllav, që paralajmëronte fundin e “Botës” Shqiptare.

Me datën 21 janar, Llesh Marashi që ishte dhe udhëheqësi kryesor ushtarak i kryengritjes, ishte i strehuar në shtëpinë e Luket Marashit, nga ku komunistët të mirën-formuar, kërkonin ta kapnin të gjallë. Por përpjekja tjetër e kryengritësve, ishte lidhja me Prek Calin, e për këtë, u nisën nga qendra e kësaj kryengritje, vetë trimat; Gjon Martin Lulati e Mirot Paloka; me disa kryengritës. Gjatë rrugës në Grishaj; këto forca u ndeshën ballë për ballë me forcat komuniste, ku pas luftimesh të ashpra; fituan kryengritësit e Shkrelit e Kastratit; të cilët zunë robër 15 partizanë komunistë, të cilët vetëm sa i çarmatosën e ju falën jetën, ndonëse ata kishin plagosur luftëtarin e lirisë Gjokë Hotin, (nipin e Gjon Martinit).

Pas kësaj beteje fitimtare, kryengritësit arritën në Bajzë, ku takuan priftin e famullisë, Pater Çiril Canin, i cili në shenjë alarmi u ra kumonëve të kishës, ku brenda një kohe tepër të shkurtër, u grumbulluan te kisha qindra kastratas trima e antikomunistë, që me armë në dorë zhvilluan një betejë të pashoqe, kundër Forcave të Ndjekjes e komandës komuniste të instaluar në Bajzë. Këto luftime të ashpra, bënë që të kenë edhe viktima nga të dyja palët, ku për fat të keq, të vrarët ishin të gjithë malësorë!

Nga kryengritësit, ranë me armë në dorë, trimat; Lulash Cuk Curri nga Jerani dhe Zef Toma nga Shkreli, ndërsa nga forcat komuniste, u vranë Jonuz Naçi nga Aliajt dhe Myftar Sokoli, nga Reçi. Në këtë betejë, u arrit që të merret jo vetëm posta ushtarake e forcave komuniste, por edhe Komuna si institucion, ku për këtë ndihmoi padyshim sekretari i komunës, intelektuali me banim në Shkodër, Luigj Gjekë Kastrati, i cili nuk pranoi të bashkohej me forcat komuniste, por madje “keq informoi” pushtetin komunist në Shkodër, duke mos u treguar situatën reale në Malësi të komunistëve, natyrisht për këtë e pagoi më vonë me jetën e tij, por kështu ai më mirë preferoi një vdekje me nderë se një jetë me faqe të zezë.

Pas kësaj që u arrit në Bajzë, forcat çlirimtare të Malësisë u rritën në mënyrë të mahnitshme, duke krijuar kështu një kryengritje të madhe antikomuniste, ku pjesëmarrësit u shtuan nga të gjitha trevat e Malësisë. Nga këtu u nisën këto forca për çlirimin e Koplikut, që në atë kohë ishte N/Prefekturë, ku pas disa luftimesh, u arrit të merrej kjo qendër e rëndësishme, ku nga forcat komuniste, u kapën rreth 20 robër, të cilët pasi u çarmatosën u mbajtën në gjendje arresti, në dyqanin e Lekë Gjeloshit të Pjetroshanit në Koplik, por që as nuk u dhunuan e as nuk u pushkatuan. Ato ditë janari, ishin vërtetë të stuhishme për Malësinë e më gjerë, pasi tregonin trimërinë e guximin e kësaj treve legjendare ndër shekuj, për t’u ndeshur me këlyshët e “ulkonjave slave” që kishin “lindur” edhe në tokat, mjerisht shqiptare.

Megjithatë gjatë atyre ditëve ishte çuar në vend amaneti i të parëve, për të pritur me pushkë çdo pushtues, qoftë ky edhe me emra shqiptarësh. Data 25 janar 1945, i gjen kryengritësit në formacion luftimi, tek Ura e Rrjollit, përballë forcave të shumta komuniste, që për fat të keq, nuk kishin arritur që “kryengritësit” e Shkodrës e nënshkodrës, t’i ndalonin, pasi “Kryengritja e Berdicës”, siç njihet kishte dështuar aksidentalisht, ose më saktë ishte tradhtuar mizorisht nga këlyshët e kuq, që, ditën “hanin” tek antikomunistët, e natën “lehnin”, tek komunistët.

Forcat antikomuniste malësore ishin ndarë në tre formacione luftimi; në krahun e djathtë, qëndronte Gjon Martini me trimat e tij, në krahun e majtë, qëndronte me trimat Mirot Paloka, ndërsa në qendër të Urës së Rrjollit, ishte vendosur me “luanët” e tij Llesh Marashi. Lufta tashmë ishte ndezur me tërë arsenalin e saj, “luanët” malësorë luftonin pa u trembur kundër mijëra forcave komuniste, (lufta zgjati disa orë), deri sa ranë në krye të betejës, trimat legjendarë; Gjon Martin Lulati e Mirot Palok Kokaj, si dhe u plagos luftëtari Gjon Nikë Preçetaj. Pas kësaj beteje të pabarabartë, ku forcat kryengritëse malësore mbetën të izoluara, u detyruan të tërhiqen, por për të vazhduar përsëri rezistencën.

Pas kësaj, krimineli sadist Mehmet Shehu, (që drejtonte operacionin në krye të forcave ushtarake), për të gënjyer malësorët, shpalli amnisti për të gjithë pjesëmarrësit në kryengritje, por duke përjashtuar, drejtuesit e kryengritjes Llesh Marashin, Rrok Kantin (nipin e Lleshit), Pjetër Gjokën, (Bajraktarin e Vrishit), si dhe po të ishin gjallë; Gjon Martinin e Mirot Palokën…! Në fakt, pas kësaj në mal mbeti vetë komandant Llesh Marashi, me disa bashkëluftëtarë të tij, por duke parë fatin tragjik të shokëve të tij të rinj, ai vendosi të dorëzohet e sakrifikohet vetë, për të shpëtuar bashkëluftëtarët e tij, të rezistencës antikomuniste.

Siç dihet, Lleshi u ekzekutua nga komunistët me varje, por pjestarët e forcave të tij, të dorëzuar më pare, edhe pse kishte dalë amnistia, pësuan kalvarin e tmerrshëm të makinës kriminale komuniste, që i preu në besë. Konkretisht, po citojmë disa nga ata burra që morën pjesë në mbledhjen e 24 dhjetorit 1944 dhe në kryengritje, por që sipas amnistisë, ishin falur, por pabesia komuniste u mori jetën, duke i lënë shpesh (ashtu si i paralajmëronte komandanti trim, i Kastratit, Gjon Martin Lulati), pa varr! Ata janë; Gjokë Tom Kokaj, Kol Llesh Malaj, Mark Nikoll Malaj, të cilët pushkatohen me datën 8 shkurt 1945…!

Por pa vonuar, do të pushkatoheshin edhe trimat kryengritës; Luigj Kastrati, Tom Lek Dakaj, Gjon Nikoll Voci, Ndok Nikë Preçetaj, Mark Lucë Gjoni e, së bashku me ta, edhe Prek Cali e trima të tjerë. Gjithsesi pas kësaj, Malësia e Madhe pësoi kalvarin më kriminal, që një regjim komunist gjakatar kishte kryer deri në atë kohë. Për këtë, mjafton të kujtojmë se rreth 167 burra malësorë u pushkatuan, vetëm se donin lirinë e Shqipërinë, ndërsa vetëm periudha pas kryengritjes (1945-1952) shënon emrat e 47 viktimave, që ndonëse disa po i përsëris, nuk po mundem pa i shënuar të gjithë së bashku, ashtu siç dhe u flijuan ata:

Interesant është se dy nga emrat e kryengritësve, që luftonin kundër komunizmit bashkë me malësorët, janë kosovarët vëllezër; Shemsi Ferri e Hamdi Ferri, (nipat e patriotit Jakup Ferri), të cilët kishin lënë Kosovën nga shtypja Serbe, por që edhe në Shqipëri, kishin gjetur po ideologjinë serbe, që zbatohej në mënyrë të tmerrshme nga lakejt e komunizmës. Mbasi kryengritja e dështuar e Bërdicës, ka lidhje me kryengritjen e Malësisë, ja vlen të themi disa fjalë, edhe për trimat që pësuan fatin e mjerë të bashkëluftëtarëve malësorë, nën regjimin komunist që po instalohej.

Batalionet partizane të komanduara nga krimineli Shefqet Peçi, do të provonin (siç thoshte Mit’hat Frashëri): se “Komunizma, s’ka as më të voglin dyshim, se e keni kuptuar edhe vetë, se është sëmundje e tmerruar, si tërbimi i Qenve e Ujqërve, është një kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin, por e më tepër akoma zemrën dhe shpirtin e njeriut…”! E kështu të tërbuar komunistët, do të pushkatonin e vrisnin shqiptarë nga më shqiptarët, si; Hasan Isufin, bashkë me të vëllanë Ahmetin, si dhe, pasi ta kapnin të gjallë, do ta pushkatonin pas pak ditësh edhe Ademin, të cilët ranë heroikisht duke luftuar në Malin e Kolajve.

Të akuzuar për ngjarjen e Berdicës do t’u pushkatojshin prej katundit Berdicë; Taip Halili e Rexhep Halili (babë e bir), Veli Sala, Lush Paloka, Shaban Dani, Hider Dyli, Martin Rroku, Pjetër Darragjati, e në prani të popullit të asaj zone, do t’u pushkatojshin pa gjyq, Pjetër Harapi e Pjetër Loroja.

Pa vonuar, u pushkatua edhe lezhjani Xhemal Mlika dhe Arif Selimi i Vukatanës, i cili nuk pranoi kurrë të tregonte vendin ku ndodheshin Kazazët, që kërkoheshin nga komunistët dhe më vonë u diktuan dhe do të pushkatoheshin. Ndërsa pjesëmarrësit e tjerë që përmenda më lart, në organizimet e mbledhjet për kryengritjen e Berdicës, kaluan nëpër vitet e tmerrshme të “Mat’hauzenit shqiptar” që quheshin burgje, apo më lehtë kampe internimesh.

Duhet theksuar se; në Lëvizjen e Berdicës, spikatë emri i një vajze shqiptare nga Lushnja, Neta Fuga, e cila kishte “braktisur” ushtrinë komuniste, për t’u bashkuar me shqiptarët e vërtetë, patriotët që dhanë kushtrimin për të mbrojt atdheun nga invazioni i ideologjisë së kuqe sllavo-komuniste, edhe pse kjo fatin e saj, e parashikonte mirë në duar të xhelatëve komunistë, që nuk kursenin as fëmijët e të moshuarit, pa lëre femrat…!

Tashmë komunizmi pas shtypjes së kësaj kryengritjeje antikomuniste të Malësisë së Madhe, e deri përpjekjet e vëllezërve të tyre të nënshkodrës e më gjerë; filloi të forcohet jo vetëm në trevat e tjera të Shqipërisë, por edhe në simbolet antikomuniste shqiptare në Malësi e Shkodër, kur padyshim, kalvari çnjerëzor ka qenë më i tmerrshmi i të tmerrshmëve, që njeh historia e gjithë diktaturave, të të gjitha kohërave, të paktën që nga mesjeta e vonshme e këtej…!

Por duke e mbyllur këtë shkrim modest, pasi kanë mbetur shumë ngjarje e figura që kanë lidhje me atë kushtrim antikomunist që u ngrit në “qiell”, por që nuk u dëgjua në “tokë” (Shqipëri), për të mos u zgjatur, situatën pas “pushtimit” komunist të Malësisë (edhe Shqipërisë), po e përshkruaj shkurt, duke përsëritur fjalët e vajtores famëmadhe, Tone Kuqja, e cila në ato ditë vajtonte:

“Mjera ti more Malësi/
Shpija e stane, shkrum e hi/
Sa nuk ka ma as gjethë, as bar/
Ma të mirët burra, vjerrë në litarë/
Të tanë Hotnit, lidhë me tel/
Keq në Kastrat, e ma zi në Shkrel/
E në Kelmend, s’këndon pulë as gjel…/

Po sot në shekullin e XXI-të, dikush mund të pyesë; si është Malësia që në demokraci meritonte vendin e parë?! E përgjigja është, si shpërblim nga pasardhësit e komunistëve që qeverisin sot, ajo vazhdon të paguajë pasojat e kryengritjes antikomuniste të vitit 1945, që trazoi jo pak shpirtrat e baballarëve të komunistëve të rinj, me mantel të dalur boje, nga të kuqe në ngjyrë Rozë…” Memorie.al

 

15 Komente

  1. V
    Vuk Karaxhic

    E cna rrojte bolet or maloq drequ. Po façizmin si e luftun qeta kstoliket e tu bre? A me buqeta me lule aaaa!!! Yt truthare muti. Shan kamunizmin me mentalitet kamunistash. Ik ajros trunin pastsj na llafos dokra me heronj imagjinar

    Përgjigjjuni
    1. N
      NAPOLEON BONAPARTI

      Merreni me mend ku ka arritur puna qe nje njeri, kokrra e injorantit, si Ndue Bacaj te na tregoje historine e Shqiperise dhe, edhe sot pas 80 vitesh nga ngjarjet e treguara krejt rrejshem prej tij, te ju fryje borive te ndarjeve krahinore e ideologjike, me nje fjalor rrugaci e ordineri katundesh. Ky fare " historiani ", na ngre ne qiell sot ish-bashkepunetoret e pushtuesve italiane e gjermane, duke na i shitur per atdhetare e shqiptare 24 karatesh. Po keshtu, ky horr qe ka lene krraben e dhive tek stani, nuk konsideron pushtues fashistet italiane apo nazistet gjermane, sic i konsideron gjithe bota e qyteteruar, por shqiptaret, mjafton qe keta shqiptare ishin nga jugu dhe i perkisnin nje ideologjie qe s'i ka pelqyer Baces dhe gjithe budallenjve te katundeve qe ai permend, budallenj pa asnje klase shkolle, te cilet u genjyen nga veglat e nazi-fashisteve, si Llesh Marashi e Jup Kazazi, te cilet donin te shpetonin bythen e tyre nga ndeshkimi per krimet qe kishin kryer. Shikoni si na e paraqet " historine ky bariu i dhive me emrim Ndue Bacaj: Na thote se nje katundar i malesise, Gjon Martini, pa asnje klase shkolle, iu paska paraqitur fshtareve po kaq injorante nje tablo se cfare ishte komunizmi dhe gjithe tufa e injoranteve te katundeve u sqarua dhe u frymezua ne lufte kunder " komunizmit " sepse donin sistemin feudal me bajraktare, pa shkolle, pa spital, pa mjeke, pa rruge, pa drita etj. por mjaftonin bajraktaret dhe kenget maja krahut. Gjithashtu, ky fare " historiani ", pervec se ka shkruar nje numer te pafund genjeshtrash e mashtrimesh, na thote se edhe prifti i fshatit na qenka angazhuar ne luften kunder " komunisteve " duke iu rene kumoneve te kishes per te bere thirrje per....armatosje dhe lufte> vertete keshtu ka qene, domethene njeriu i Zotit, te cilin Bibla dhe Krishti e mesonin te predikoje paqen, faljen e pajtimin, paska bere thirrje per lufte e vrasje ?! Pervec keqardhjes per nje tufe budallenjsh qe, duke qene 100% injorante, iu shkuan mbrapa krimineleve te luftes, te tjeret moren cfare kerkuan. Ku ka pare apo degjuar ky Bacani se ka ndodhur ne ndonje vend te botes qe shteti t'iu pergjigjet me lule atyre qe rrembejne armet kunder tij dhe qe vrasin e presin njerez qe s'u kane asnje borxh ? Kur lexon njeriu kesi shkrimesh dhe kesi autoresh pa karakter, edhe sot kur kane kaluar 33 vjet nga renia e sistemit, kur lexon kesi legenesh qe te flasin per atdhe, patriotizem, atdhetarizem e familje sot kur keto fjale jane kthyer dhe po kthehen ne gjera boshe, pikerisht sot pas renies se atij sistemi, dhe jo gjate atij sistemi, nuk ke se si te mos qeshesh me te madhe por edhe te vesh kujen per faktin se ku i ka mberritur puna ketij vendi e ketij populli, t'i tregojne moralin, historine dhe atdhetarizmin palacot e kesaj kohe, si Ndue Bacaj dhe cobene te tjere bagetish nga malet e larta te Shqiperise.

      Përgjigjjuni
    2. 1
      19

      Prralla .

      Përgjigjjuni
      1. A
        Akroqeravnos

        Kane patur kellqe qe kane luftuar me kaq guxim kucedren e kuqe!Respekt dhe nderime si heronj duhen ti behen ketyre burrave, qe ju kundervune fares se kuqe te djallit. Ndersa Veriu luftonte masivisht me arme ,ne 2 dhjetor 1945 diten e votimeve vetem Himara ka bere ate qe nuk e bere askush ne Europen lindore komuniste.Himariotet nuk votuan fare burra dhe gra madje dhe komisioni.I moren kutiat dhe hodhen ne det.Kjo i kushtoi shume i hoqen statusin e mionoritetit,i mbyllen shkollat ne gjuhen amtare,pa llogaritur vrasjet

        Përgjigjjuni
        1. t
          tonin

          ku dinin gje malcoret ca ishte komunizmi apo kapitalizmi, ata ishin akoma ne feudalizem; shkonin e luftonin ku i conte bajraktari dhe aq. pike.

          Përgjigjjuni
          1. a
            arsen

            Ca prrallash, gallate malokerie

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jeronim Baze

              Shkrim I shkrujtur me urrejtje.Ata partizanet qe luftuan me te paret tuaj ishin me shqiptare se ju. Shqiperia nuk eshte 1 bajrak ne Malesi, eshte me e gjere se kaq. Sidoqofte komunizmi jua qiu rracen para e mbrapa.

              Përgjigjjuni
              1. s
                shqiptar zemergjeri

                keta qe jane ne foto kane bere "antikomunizem"?Te vesh kujen.Ata jane as me shume e as me pak por ca njeres te mjere ,te pa shkolle qe nuk ia kishin haberin fare se cdo te thote komunizem.Shqiperia ne 44' en ishte 95%analfabete.Yxhym thoshte bajraktari,e keta te gjore vane dhe u sakrifikuan kunder nje ideje qe edhe ata qe e krijuan nuk dinin ta spjegonin.Qofshin te paqte atje ku kane rene.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiptari

                  Lavdi legjendarit Enver Hoxha qe i tregoj vendin tradhtarve dhe bashkepuntorve te pushtusit nazifashist , dhe garantoj lirin dhe sovranitetin e vendit i votuar nga 99.99 perqind e shqiptarve , atij burri shteti i dedikohet egzistenca kombit shqiptar , se po te ish per kta qe flet ky ne kte artikull shqiperin ne koferencen e paqes ne paris do e kishin ndar pergjysem greku dhe jugosllavi si vend i lidhur me nazifashizmin ku ishin te lidhur kta mbeturinat e kombit , lavdi luftes nacional çlirimtare qe solli lirin nga pushtusi dhe nga kta tradhtar qe e quajn veten antikomunist per te zbehur tradhtin komtare , siç esht ber stil e kamuflohen kto 30 vjet rrumpallhane .

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dardani i Ri

                    Të mendosh se, shpellarët, cubat e maleve, njerëzit e egër, injorantë dhe analfabetë, në vitin 1944 paskan qënë demokratë, është marrëzia më e madhe e shekullit. Mjafton të shikosh fotot e tyre, prej njerëzve të Mesjetës. Më kuptove o Ndue Bacaj, si autor dhe, Mero Baze, si botues që, vazhdon ta nxijë gazetën me marrëzira të tilla.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vishja plot

                      Ky shkrim bie era veriu kunder pjeses tjeter te Shqipërise, Nuk me duket me vend qe ne emer te luftes kunder komunizmit te shtremberohen te vertetat. Autori deklaron qe ata qe drejtojne sot jane fare komuniste, kurse komunistin 24 karat Sali nuk e permend. Jam me disa parashkrues, Shqipëria vinte nga feudalizmin dhe komunizmin e njihnin shume pak ose aspak, dhe aq pjesa analfabete dhe bujkrobe e Shqiperise. Pjesa me e madhe e Shqipërise e mbeshteti levizjen nac.cl jo se njihnin komunizmin por donin ndryshim dhe mund te dilte me mire ose me me keq. Lufta e Malesise se Madhe s'ishte lufte antikomuniste por lufta midis shtetit te ri komunist dhe pushtetit te vjeter te barajktareve

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shkodrani

                        Cuditem se sa thelle ka mbetur e ngulitur ne mendjen e shqiptareve propaganda komuniste! Saliu dhe ngordhesirat e tjera te pas atyre viteve te para te pas luftes ishin produkt i rregjimit te djallit te kuq te ardhur nga rusia. Saliu ishte spiun qe ato qe e pane 91-in (un e kam pare nga afer), te tregojne se kush e beri president. Nuk ka kush gja me jugun, por duhet te dish qe fryma "anti-malok" qe i referohet te gjith gegeve buron nga cdo pore e pushtetit shqiptar qe ne 1944 dhe ne "demokraci". Diskriminimi, persekutimi, ndeshkimi, dhe gjenocidi massiv fizik dhe kulturor filloi ne ate kohe dhe vazhdon edhe sot. Te fshihesh pas saliut, qenit komunist, serbofil si ishte edhe enveri eshte mjerane dhe e pabese ashtu sic ishin komunistet qe i dolen nga mali i zi per te sulmuar ata burra trima e patriote. Eshte saliu qe mban kelyshet mafioze dhe neokoministe ne pushtet. Ishte saliu qe pengoi luften clirimtare te kosoves ne fillimin e viteve 90. Ishte saliu qe fshehu dhe me kujdes mbuloi krimet monstruoze te 50 viteve komunizem se bashku me ngjarjet (krimet) e ambasadave. Te gjitha keto ne perputhje te plote me deshirat e pushtetit te te degjenerur komunist. Mos u fshihni pas saliut se ai ketij pislleku i sherben. Sa per dijenine tende asnjeri prej tyre kerkonte pushtet ose privilegje. Ate cfare ata burra kerkonin ishte ruajtja e atdheut nga serbi dhe rusi. Ate qe ata burra pane dhe kuptuan atehere shqiptaret fatkeqesisht akoma nuk e kuptojne.

                        Përgjigjjuni
                        1. v
                          vishja plot

                          Shkodrani, Kam respekt per shkodranet per disa aresye. Une jam nga jugu dhe maloket jane edhe verior edhe jugor, sic ka malesor nga jugu dhe veriu. E drejte eshte, shume here fjala malok eshte perdor si sinonim i injorances. Por shkrimi eshte tendecioz dhe i fryn eres veriu kunder jugut ose anasjelltas. Ne qe jetojme sot duhet te mundohemi te kuptojme mentalitetin e asaj kohe bazuar ne nje nivel pothuajse primitiv te shoqerise, qe vinte nga levizjet e 'dum baben'. Demokracia e sotme ne vendet e konsoliduara eshte arritur me gjak, keshtu qe s'mund te pretendojme qe shoqeria shqiptare e njihte demokracine apo komunizmin ne ate kohe dhe aq me teper njerez te munduar, te mjere qe te genjyer nga bajraktaret luftuan vellezerit e tyre veriore dhe jugore. Ata ishin viktima fatkeqe te nje perplasje per hegjemoni: Kanuni apo Shteti i ri i ashtuquajtur komunist

                          Përgjigjjuni
                      2. D
                        Diktatura

                        Po të kishte demokraci, nuk do të kishte kryengritje.

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          GjonBalta

                          Një pyetje: po të kishin fituar malesoret kryengrites më 1945, do të kishin shqiptaret, sic dhe po ikin, nga sytë këmbët më 1990, 1991 etj...

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje