Historia e panjohur e Shkollës së Ministrisë së Punëve të Brendshme

23 Korrik 2023, 18:50Dossier TEMA

Historia e panjohur e Shkollës së Ministrisë së Punëve

Nga Katriot Dervishi

Enver Hoxha, i kishte quajtur oficerët e Sigurimit të Shtetit, “Punëtorë partie”. Në vitin 1992, shumica e tyre, rreth 98% u nxorën në lirim. Në vitin 1995, me ligjin për kontrollin e figurave, atyre iu ndalua në tërësi punësimi në administratën shtetërore. Por pas vitit 1997, e gjitha trupa e oficerëve në fjalë, u rikthye në administratën shtetërore. Në vitin 2008, u miratua një tjetër ligj për kontrollin e figurës, por ky u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Këto veprime, duhej të ishin shoqëruar edhe me mosnjohjen e shkollës së lartë, profili Sigurimi, si e pavlefshme për rendin e ri, në të cilin hyri Shqipëria, njësoj siç ishte rasti i mosnjohjes së Shkollës së lartë të Partisë “Vladimir Iliç Lenin”. Për t’u diplomuar si Punëtor Operativ, (dega Sigurim), duheshin bërë 3.664 orë mësimi (1.656 mësim teorik dhe 1.234 në seminare), prej të cilave, plot 516 orë, ishin ‘Histori e PPSH-së’ apo lëndëve të tjera, që lidheshin me marksizëm-leninizmin.

Në Sauk, fshatin më të afërt të Tiranës, ka qenë dikur Shkolla e Bashkuar e Ministrisë së Punëve të Brendshme që përgatiste kuadrot e lartë, të cilët më pas, shërbenin në të gjitha degët, drejtoritë apo repartet e kësaj ministrie. Pasi përzgjidhej numri i caktuar i nxënësve që do studionin në këtë shkollë, ata ndaheshin në 3 profile kryesore: Polici, Sigurim dhe Kufi. Kjo evidentohej edhe në diplomën e studentit, në zërin “profil”.

Kuadrot që dilnin nga profili Polici, punonin në Drejtorinë e Policisë Popullore.

Kuadrot që dilnin nga profili Sigurim, punonin në të tria drejtoritë e Sigurimit të Shtetit. Kuadrot që dilnin nga profili Kufi, punonin në Komandën e Kufirit, në qendër (Ministri) dhe në batalionet e kufirit, përgjatë gjithë vijës kufitare, qoftë kjo tokësore, lumore, liqenore dhe detare. Në vitin e katërt, para se të “dilnin në jetë”, përgatitja profesionale e punëtorëve të ardhshëm të Sigurimit të Shtetit, shihej me shumë kujdes, duke pasur një lloj përparësie, në krahasim me dy profilet e tjera.

Nëse në shkollat e tjera bëhej praktika në uzinë, fabrikë, shkollë etj., praktika e nxënësve të vitit të katërt, zhvillohej pranë Degëve të Punëve të Brendshme në rrethe, si dhe në vendin e një ngjarje, që mund të ndodhte. Përgatitja profesionale e drejtuar nga një Punëtor Operativ i degës përkatëse, përfshinte së pari edukimin ideopolitik, duke kaluar më pas në njohjen dhe përdorimin e evidencës operative.

Në radhë të parë, rëndësi u jepej studimi i dosjeve formuluare (kontroll operativ apo përpunim aktiv), të ‘objekteve’ (personave) që ndiqeshin për “spiunazh”, “agjitacion e propagandë”, tendencë për arratisje jashtë shtetit; sabotazh dhe antiparti. Në këtë mënyrë, përcaktohej fare mirë “puna” e ardhshme që përligjte veprimet e “armës së dashur të partisë dhe popullit”.

Por jo vetëm kaq. Studenti parashikohej të merrte pjesë në një operacion, që mund të ishte; arrestim ose internim. Kjo rriste brumosjen dhe “forconte zemrën” e kuadrit të ardhshëm të Sigurimit të Shtetit. Punëtori Operativ, ishte personi që përgatiste dosjen formulare të objektit për arrestim, elementë të së cilës, mund të përdoreshin për nisjen e dosjes hetimore, që ndërmerrte hetuesia. Duke marrë pjesë në një arrestim, kuadri i ri, shihte lidhjen e hallkave të diktaturës, sesi bëheshin funksionale.

Por edhe internimi, nuk ishte i paktë në pjesëmarrjen e Punëtorit Operativ. Ky i fundit, kishte zonë të caktuar në lagje të qytetit apo fshatit. Mbi bazën e propozimit të Operativit, komisioni vendor që kryesohej nga sekretari i parë i Komitetit të Partisë të rrethit, i propozonte Komisionit të Internim – Dëbimeve pranë Kryeministrisë, marrjen e vendimit për internimin e personit apo familjes, për një kohë prej 5 vjetësh.

Edukimi i kuadrit, vlerësohej i rëndësishëm, ndërsa për këtë çështje, dikur Enver Hoxha kishte thënë: “Çështja e edukimit, duhet të bëhet si çështje e bukës që ha, në drekë e në darkë. Në rast se rrini pa bukë, mund të rrini dhe pa kulturë, pa marksizëm-leninizmin. Prandaj të ndiqni shkollat dhe kurset”.

                                                           ***

Program i praktikës mësimore për studentët e vitit IV-të, dega Sigurim

Në bazë të planit e programit mësimor të Shkollës së Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, studentet e vitit të katërt, dega Sigurim, do të zhvillojnë një muaj praktikën mësimore, pranë Degëve të Punëve të Brendshme në rrethe. Gjatë kësaj periudhe, studentet do të realizojnë këto detyra:

Të marrin pjesë në punën për edukimin ideopolitik, profesional e ushtarak të sektorit të Sigurimit sipas planove të Degës së Punëve të Brendshme.

Të njihen me evidencën operative të Punëtorëve Operative (përjashto pjesën e rrjetit sekret informativ dhe atë të përpunimeve), me situatën operative të zonës, me veprimet që kryen Punëtori Operativ, në marrëdhënie me sektorin e evidencës operative, me Punëtorët Operativë në Degë dhe me Degët e tjera të Punëve të Brendshme.

Të njihen me dosjet formulare të një objekti që ndiqet për spiunazh; të një objekti që ndiqet për agjitacion e propagandë armiqësore; të një objekti që ndiqet për arratisje jashtë shtetit; të një objekti që ndiqet për sabotim dhe të një elementi antiparti.

Të punojnë për hartime të planeve të masave operative, plane kombinacionesh për objektet e përpunimit që kanë njohur.

Të marrin pjesë në një operacion (arrestim ose internim).

Të njihen me dosjet personale dhe të punës të një agjenti, një informatori dhe një rezidenti.

Të marrin pjesë në takimet që organizon Punëtori Operativ me këta bashkëpunëtorë.

Të bëjnë përpunimin e raportove të marra nga bashkëpunëtoret që takojnë.

Të njihen me një dosje të ORV. (Objektet e Rëndësisë së Veçantë)

Të njihen me plan-masash, për sigurimin e udhëheqjes së Partisë e të shtetit, kur vijnë në rreth, apo në stërvitje ushtarake.

Të njihen me një dosje dha fashikull kërkimi.

Të njihen me masat që merren për kontrollin e të huajve që vijnë nëpërmjet kanaleve legale në atë rreth dhe me fashikullin e një të huaji.

Të njihen me procedurën e masave që merr Punëtori Operativ i zones, me shefin e Sigurimit të njësisë, për mbajtjen në gatishmëri e ndjekje në dinamikë të evidencës së kohës së luftës.

Të marrin pjesë në grupet operativo-hetimore, për këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Të shkojnë 3 ditë në zonë me Punëtorët Operativë me qëllim që të mësojnë, se si e organizojnë dhe realizojnë punën ata me rrjetin sekret, me përpunimet, kontingjentet, bashkëpunimin e punës me Punëtorët Operativë të tjerë (Sigurim, Ndjekjen e Krimeve, si dhe atë të Sigurimit të Ushtrisë), marrëdhëniet e Punëtorit Operativ me organet e Partisë e të pushtetit në zonë, si dhe lidhjet me masat etj.

Të marrin pjesë në analizat e punës në seksion apo degës, për probleme të Sigurimit.

Të punojnë dhe të ndihmohen për gjetjen e materialeve të nevojshme për temën e punës se pavarur, ta përfundojnë atë dhe të dërgohet në shkollë deri me datën 4.6.1987.

Të qëndrojnë një ditë pranë oficerit të rojës në degë dhe të ndjekin nga afër veprimet dhe detyrat që kryen ai gjatë shërbimit 24 orësh.

Për hartimin e planeve individuale për çdo student, si dhe për kontrollin e praktikës mësimore, Katedra e Sigurimit do të dërgojë pedagogët e saj në Degët e Punëve të Brendshme përkatëse.

 (Programi në fjalë ishte miratuar edhe nga ministri)

 Programi i shkollës së lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme

Shkollimi në profilin Sigurim, ishte 4 vjet. Provime formimi jepeshin në lëndët marksizëm-leninizmi dhe specialitet. Lëndët që zhvilloheshin ishin këto:

Teoria e shtetit dhe e së drejtës

E drejtë e punës dhe familjes

E drejta civile (pjesa e përgjithshme)

E drejta penale (pjesa e përgjithshme)

E drejta kushtetuese (pjesë e posaçme)

E drejta ndërkombëtare publike

Historia e armës së Sigurimit të Shtetit

Historia e Artit Ushtarak Popullor

8 Komente

  1. O
    O bole

    Ky o nje rrote kari Vetem nje pytje kom a duhej ky shkollim si dje dhe sot….

    Përgjigjjuni
    1. V
      Veshgusi

      Të gjithë ata që sigurimi i kishte vertetuar si agjent të UDB-SË Saliu i grumbulloj rreth vetes.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qafa e Thanes

        Kishte edhe lende mesomore te tjera. Ishte nje program i zgjeruar, edhe me lendet Psikologji, Kontabilitet, Histori institucionesh, E drejte administrative, E drejte detyrimesh, Pergatitje taktike, Pergatitje zjarri, Kriminalistike, Kriminologji, Informatike, Histori e Shtetit e te Drejtes Shqiptare, Histori e Artit Ushtarak, dy te drejtat penale, Procedure penale, Procedure civile, E drejte kushtetuese, Njohuri per zbulimet e huaja, njohuri per ushtrite e huaja, topografi ushtarake, pergatitje fizike, logjike formale, dy ekonomite politike - e kapitalizmit dhe socializmit, gjuhe e huaj. Pothuajse te gjitha lendet jepeshin provim me sezone. Pedagoget ishin nder me te miret e Universitetit te Tiranes dhe te vete Shkolles se Larte te Min. Puneve te Brendeshme. Lendet juridike dhe te formimit te pergjithshem ishin te njejta ne program edhe per deget polici e kufi. Lenda speciale behej e vecuar, sipas degeve. Specialuteti fillonte ne vitin e trete te studimeve. Ne program perfshiheshin te plota gjithe lendet e Fakultetit juridik te UT. Pasqyra e Z Dervishi eshte e pjesshme. Lenda e Historise PPSH nuk perbente perparesi. Po, keshtu Materializmi dialektik e Historik nuk ishin te politizuara. Ishin pjese e kultures qe duhet te kete dijeni cdo student.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Baca Bajram

          Po c'na cat karin me kete idiot duke publikuar keto shkrime, kujt i plas se te gjith e dinin Shkollen e MPB ne Sauk, qe me von u kthye ne Akademin e Policise se Shtetit. Paska bo zbulime te medhaja ku rrota e karit. Prandaj s'bejm hajer se gjithmone duke ecur me koken pas e duke folur per te kaluaren... Shifni perpara se e ardhmja s'e gjemi ne te kaluaren.

          Përgjigjjuni
          1. a
            astrit

            Ajo ishte një shkollë që sëpari kishte qëllim të nxirte njerëz që ti shërbenin enverizmit me devotëshmëri e pa as një kufizim. Pavarësisht nga lëndët që aty janë dhënë studentët e kësaj shkolle në radhë të parë do zbatonin urdhërat e partisë edhe kur këta ishin të paligjshëm. Peversiteti I këtyre njerzëve për të dënuar njerëz sepse kështu dëshironte enverizmi I kalonte caqet e një punonjësi që ishte shkolluar për zbatishmëri ligjin, detyra e tyre ishte të kërkonin fakte e do provonte pafajsinë e të akuzuarit, përkundrazi ato sajonin fakte, interpretonin pjesë nga bisedat e njerzëve duke I shkëputur nga konteksi e duke I dënuar ata për veprimtari që si kishin bërë, puna e tyre ishte e janë të paligjëshme. Për ta skishte rëndësi ligji por urdhërat e partisë, dhe operativët kalonin në ekstrem vetëm e vetëm që partia të ishte e kënaqur me ta.Për ta skishte rëndësi njeriu dhe të drejtat e tij apo fryma e ligjit por vetëm të zbatohej dëshira e partisë. Po ju jap një shembëll nga jeta ime e marë nga dosje operative e familjes time.: Si familje u nisëm të shkonim në breg të detit për të shijuar panoramën e bukur që të ofronte Kepi I Rodonin te pjesa që fashatarët e quanin te “Bova” ishte një shëtitje relaksuese mbasdite pranë detit. Operativi I zonës Ilia ..... mbasi kishte marë informacionin nga bashkëpuntorët e tij në fshat, në relacionin e tij që i shkruan drejtuar kryetarit të degës të Durrësit e interpreton këtë fakt sipas dëshirës e villnetit të eprorëve të tij: Në datën..... familja filan dalin në bregdet dhe në këtë kohë një anije ka dhënë sinjal duke u afruar 100 metra afër personave në fjalë. Fantazi peverse e një njeriu që kishte pushtet. Me këtë pohim të operativit ne si familje u katerizuam si pontacialisht armiqësore dhe si familje që rrezikonim dënimin ose për arratisje ose si agjent të mundshëm të ndonjë shteti tjetër. Shembuj të tillë ka me miljona nga këtë njerëz të kësaj shkolle famëkeqe.

            Përgjigjjuni
            1. k
              km

              Kam ndjekur nepermjet YouTube disa emissione te ketij kastriot dervishit.Shtremberime te pafund te historise se zbulimit shqiptar,vetem me nje qellim "i poshtrit ,Diktatorit Enver Hoxha".Shtremberimit te komplotist te Teme Sejkos,Edhe se per kete ceshtje Jane disa shkrimet"Themi Bare "provokacione,komplote ,deshtime".Gjyqi i grupit cam i votuar fjale per fjale,shoqeruar me foto,i votuar ne tre gjuhen :-shqip,rusisht,anglisht.Avokati mbrojtjes i Teme Sejkos,Kico Dilo,me i miei i kohes,thote vetem kaq:-cfare mbrojtjen mund te bej une ,kur te pandehurit pranojne nje per nje te gjithe akuzat".Gazeta "sot"para disa vitesh jepet te perkthyera dokumenta te deklasifikuara te CIA,ku fare qarte jepet veprimtaria e tyre antishqiptare .Jepet ne emision deponimi i agjentir grek,por tre radiogramet e agjentir "Gjoksi " nuk jepen.Sidomos i treti qe i vuri vulen,sqaroi emrin e agjentir grek Teme Sejko "...agjenti u gradua kunderadmiral."I vetmi qe morì kete grade ne ate kohe ishte Teme Sejko ,kur kaloi nga drejtor i zbulimit ushtarak,ne komandant te FLD.Sharlatan gazetar.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Prec Ulaj

                Cuditerisht, une njoh nje nga studentet ne foto. Nuk ja them emrin.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  anti25642654censurë

                  kokrra e injoranti ky kaç derr vishi!!si e shpjegon mirë Qafa e Thanes,asnjë nga ato koqllëqet që shkruan kaç suma nuk janë të sakta!!shkolla e MPBsë ka qënë 3 vjet deri në '85,në mos gaboj!dhe,në mos gaboj,Qafa e Thanes,ka të drejtë për lëndët që përmënd,dhe jo kaç suma!!një shok gjimnazi në vitet '80,e ndoqi atë shkollë,dhe na tregonte për lëndët që bënin!kishin shumë pak ndryshim nga juridiku!!ai e bëri shkollën me sistemin 3 vjeçar!pas përfundimit të saj ai vazhdoi juridikun pa shkëputje nga puna dhe duke dhënë 3 a 4 provime shtesë e mori dh edipllomën për jurist!kështu që kaç koqja ja fut pordhës si në harados!!në të gjithë shkollat e larta të çanin trapin me histori partie e M-L!!kaç suma do të nxijë patjetër sigurimin!e ka detyrë nga ramizi,e bythecët e tjerë!!dhe kufiri e policia bënin të njëjtat lëndë si sigurimi!mesa mbaj mënd,ai shoku na thoshte se ndryshimi mes degëve ishte vetëm "lënda speciale" e çdo dege!kufiri,kishte lëndën e tij,policia të sajën edhe sigurimi të tijën!gjëja e veçantë që ishte në këto lëndë,ishte sasia e njohurive që kishin degët në materialet e njëri tjetrit!!niveli më i ulët ishte kufiri,më pas policia e si fund sigurimi!që do të thotë pollicia njihte lëndën e kufirit,siugurimi të kufirit dhe policisë,por jo e kundërta!!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje