Dëshmia: Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, gjeneral Hito Çakos, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në mesnatë në shtëpi dhe…

16 Korrik 2023, 18:32Dossier TEMA

Dëshmia: Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej

Ishte koha kur regjimi s’mjaftohej që të vriste për asgjë njeriun e dashur, por edhe të detyronte ta mohoje, të shkelje mbi të e, madje, ta denoncoje publikisht. Ajo çka tregon në vijim Gjikë Çako, vëllai i ish-gjeneralit të pushkatuar në vitin ’75, si pjesë e “grupit të puçistëve”, zbulon të tjera detaje rrëqethëse nga kalvari pa fund, i vuajtjeve që kanë përjetuar familjarët e tij pas lajmit të kobshëm. I ka qëlluar atij, siç rrëfen, të përballet i pari me pasojat vrastare për veprën “armiqësore” të të vëllait, Hito Çako, ish-gjeneral-lejitnant, që asokohe mbante funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Politike në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore. Asokohe, 90-vjeçari Çako, ishte anëtar partie, por si vëllai i “armikut të Partisë dhe popullit”, s’duhej të qëndronte më tej në radhët e saj. Furtuna nisi kësisoj pikërisht me pushkatimin e tij politik. Patjetër që kështu do ndodhte, – shprehet Gjika, duke shtuar se – nga kjo mynxyrë s’e ka shpëtuar madje as denoncimi që ka bërë, jashtë vullnetit të tij, në mbledhjen e Partisë, kur është shqyrtuar vendimi për dënimin e “kastës ushtarake, që do përmbyste pushtetin popullor”.

“E donte puna që duhej ta bëja, të denoncoja ‘armiqtë’, të denoncoja Hiton, jo për të ruajtur teserën e Partisë, se ajo tashmë kishte fluturuar’, – kujton vëllai i ish-gjeneralit fatkeq,- ‘por për të shpëtuar çfarë mund të shpëtoja për fatin e fëmijëve, të vëllezërve dhe motrave, të nipërve e mbesave”. E megjithatë, sado që doli mbi veten në atë përballje dramatike, Gjikë Çako s’mundi të ndryshojë asgjë nga trajektorja goditëse e shënjuar nga regjimi dhe Partia-shtet, që qëndronin në këmbë me shpatën e mprehur të luftës së klasave.

 Përtej këtyre përjetimeve të trishta, vëllai i Çakos e gjente të arsyeshme të përmendë edhe ndonjë emër apo episod, që në ato ditë të zymta, risillte njëlloj dimensioni njerëzor në jetën e tyre. Madje, nuk heziton të përmendë as ndonjë prej zyrtarëve të lartë të regjimit, si rastin e Shefqet Peçit, apo Gramoz Ruçit, që në ditët e braktisjes së madhe, gjenin kohën dhe mënyrën për t’u transmetuar mesazhe inkurajimi dhe ndihme…! 

Zoti Gjikë, ju u shprehët se çdo gjë për fatin e vëllait tuaj, Hitos, e merrnit vesh vetëm nga televizori. Si e kujtoni momentin kur dëgjuat lajmin për arrestimin e tij?

Ka qenë mbrëmja e 16 dhjetorit ’74, në mos gabohem. Isha në shtëpi me fëmijët, kur revista televizive e TVSH-së, i vetmi tellall që kishim atëherë, filloi me lajmin për dënimin e “Grupit tradhtar në Ushtri”.

E kam në sy si tani pamjen e spikerit, që lexonte me ton komunikatën e Plenumit të Komitetit Qendror: “Partia fshiu me fshesë të hekurt grupin puçist në Ushtri. Petrit Dume, Hito Çako dhe Rrahman Perllaku u arrestuan në sallën e Plenumit dhe u përjashtuan nga të gjitha funksionet politike”.

Megjithëse e prisja, m’u rrëqeth mishtë. Ajo çfarë do të ndodhte pas kësaj me vëllain tonë, tashmë dihej. Një moment ngriva para ekranit dhe hodha sytë pa vetëdije nga ime shoqe. Ajo që pak a shumë e dinte si po rridhnin punët, u çua nga vendi ku ishte dhe mbylli televizorin. “Na zuri kjo tani, s’kemi ç’t’i bëjmë”, shqiptoi aty për aty si nëpër dhëmbë, duke u kthyer nga mua.

“Në fund të fundit, s’jemi as të parët dhe as të fundit’, -shtoi nxitimthi, -‘prandaj duhet të bëhemi të fortë, të fortë që mos të na qeshin bota”. Në heshtje pastaj diçka foli djali, që për moshën që kishte, akoma s’ishte në gjendje të kuptonte gjëmën që na kishte zënë…!

 Çfarë ndodhi pas kësaj me familjen Çako? Si nisi efekti i luftës së klasave në radhët tuaja?

Pak a shumë ajo që pritej, dihej. Nuk ishim ne të parët që na priste një fat i tillë. Madje as të fundit. Deri në atë kohë, Partia kishte nxjerrë me dhjetëra grupe armiqësore. Për pasojë ishin goditur me qindra nga tërë rrethi i tyre, familja, farefisi, ku ishin e, ku s’ishin, me kuç e me maç.

Tani ishte radha jonë. I pari që u përballa me furtunën, isha unë. Atëherë, siç ju thashë, isha i organizuar, isha komunist. Partia nuk mund të mbante në gjirin e saj vëllain e një “tradhtari e agjenti”. Kjo dihej si buka që hanim. Por mënyra si erdhi përjashtimi im nga Partia, ishte pak e çuditshme.

U bë mbledhje për përjashtimin tuaj nga Partia, apo u përjashtuat me urdhër nga lart?

U bë patjetër mbledhja e Organizatës bazë të fshatit, vetëm disa ditë pas atij njoftimi tronditës. Na lajmëruan të mblidhemi, për t’u njohur e solidarizuar me materialet e Plenumit të Komitetit Qendror të PPSh-së, që kishte dënuar Beqir Ballukun, Petrit Dumen dhe Hito Çakon. Të tilla mbledhje, që quheshin të jashtëzakonshme, bëheshin sa herë dilnin “grupe armiqësore” që i zbulonte Partia. E fundit që ishte bërë deri në atë kohë, kishte qenë ajo për denoncimin e “grupit armiqësor” të Fadil Paçramit dhe Todi Lubonjës.

Ishin mbledhje që kishin të njëjtën fytyrë. Lexohej teksti i komunikatës të Komietit Qendror dhe çohej çdonjëri prej komunistëve e solidarizohej me vendimin e Partisë. Pra, një procedurë e rëndomtë, që vetëm na hante kohën. Tani, në rastin e “puçistëve”, për mua ishte me zarar të madh. E keqja këtë radhë më kishte ardhur te dera e shtëpisë.

Çdo gjë mund të më kisha kaluar në mendje deri atëherë, por se do të vinte ky çast, kur Partia e fshatit do më kërkonte të denoncoja tim vëlla, Hiton, s’e kisha menduar asnjëherë. Dhe për se, pa le, për tradhti ndaj Partisë dhe Atdheut.

Përfundimisht, e denoncuat Hiton në mbledhje?

Si të them, o byrazer. E denoncova, s’kishte rrugë tjetër. S’bëhej fjalë këtu për të ruajtur teserën e Partisë, se ajo tashmë kishte fluturuar, por për të ruajtur çfarë mund të ruaja për fatin e fëmijëve, të vëllezërve dhe motrave, të nipërve e mbesave.

Që nga ai lajm i zi, çdo gjë për ta ishte nisur në rrokullimë. Prandaj hapa gojën dhe fola. Ato fjalë në atë mbledhje janë nga ato raste, kur gjuha duhet të shqiptojë atë që zemra nuk ta ndiente kurrë. Momente këto që njeriu kërkon t’i harrojë, t’i fshijë nga memoria për gjithë jetën.

Të kujtohen fjalët që shprehe në mbledhje kundër Hito Çakos?

Nuk më kujtohen fjalë për fjalë ato që thashë në mbledhje për Hiton, por pak a shumë, mbaj mend logjikën e diskutimit. “Si anëtar Partie, si komunist, – thashë – i mbështes pa rezerva vendimet e Plenumit të Komitetit Qendror për dënimin e grupit armiqësor në Ushtri”.

Pra: “Je dakord me dënimet që u ka dhënë Partia puçistëve”?, më pyeti dyshues i deleguari që kishte ardhur nga Tepelena. “Patjetër që jam dakord”, iu përgjigja. “Edhe për dënimin e Hitos”? ndërhyri sekretari i Organizatës së fshatit.

“Për të gjithë, edhe për atë”, ia ktheva pa përmendur emrin e tim vëllai, duke çuar zërin si për të fshehur mëdyshjen që më gërryente përbrenda. “Duhet ta denoncosh më fort, më prerë, se është vëllai yt, jeni rritur në një zjarr”, ndërhyri njëri nga komunistët më të vjetër. Pastaj, e mori fjalën përsëri i deleguari, që me sa dukej, ishte udhëzuar fije për pe për vendimin që do të merrej ndaj meje. “Kjo e Gjikës, – tha ai, – nuk është e mjaftueshme. Pse nuk ka folur ai më parë për aktivitetin antiparti të Hitos? S’e beson njeri që nuk ka ditur gjë. Ai edhe vet nuk ka qenë në rregull. Disa herë ka pasur probleme në punën e tij si shef tregtie në zonë. Pse, nuk i di Partia këto? Patjetër që i di, por ka pritur të reflektojë. Gjika ka vazhduar në të tijën. Asnjë rrethanë nuk e shfajëson atë. Prandaj unë gjykoj se nuk e meriton teserën e Partisë…”!

Pra, edhe pse e denoncuat Hiton, përsëri ju përjashtuan nga Partia…?!

Këtë e dija si buka që haja, se nuk mund të mbetesha më në Parti, por siç të thashë, përpiqesha të ruaja fëmijët e fisin, nga goditjet e mëdha. Përjashtimi u mor si vendim në organizatën e fshatit, por si rregull, noterizohej në Byronë e Komitetit të Partisë së rrethit. Më thirrën e shkova dhe aty. Atje një tjetër dush i fortë. Telendisje pas telendisjeje. Ç’të bëja. Duhej ta hidhja vallen, sipas oreksit të tyre. S’kisha ç’bëja tjetër. Deri atëherë asnjëri nga anëtarët e Byrosë nuk më njihte për fytyrë, por aty të gjithë në unison, më drejtoheshin me fjalët: “Ti, vëllai i armikut Hito Çako”.

Në lëmshin e diskutimeve me frymë revolucionare, u çua sekretari i Parë t’i vinte kapak muhabetit. “Dëgjo, ti vëllai i tradhtarit, m’u drejtua mua, organizata bazë ka propozuar të të përjashtojë nga Partia për mungesa në detyrë, për shkelje të legjislacionit socialist në tregtimin e mallrave ushqimore. Kaq është pak, po të kemi parasysh qëndrimin oportunist që ke mbajtur për denoncimin e grupit armiqësor në ushtri dhe veçanërisht të puçistit Hito Çako”. Ky ishte momenti që vendosa të ndërhyja për t’i thënë se kjo nuk ishte e vërtetë.

“E vërtetë si drita e diellit”, u shpreh sekretari i Parë, duke kujtuar pohimet e të deleguarit dhe process-verbalin e mbledhjes, në të cilën, sipas tij, nuk rezultonte denoncimi që kisha bërë kundër Hitos dhe grupit të ashtuquajtur puçist në ushtri. Desha të korrigjoja diçka në ato që thoshte sekretari i Parë, së paku për të qenë korrekt, me ato që kisha thënë në mbledhjen e organizatës, por sa u çova, drejtuesi i mbledhjes më tregoi derën dhe më porositi të dorëzoja teserën e Partisë. Kaq ishte bashkëjetesa ime me Partinë.

Në vazhdim, gjërat shkuan keq e më keq. Megjithatë, për hir të së vërtetës, dua të them se jo të gjithë na kthyen krahët e u treguan zemërgurë me ne. Pati dhe nga ata që na qëndruan në krahë, qoftë edhe duke marrë zjarr mbi vete. Se ishin kohë të këqija ato. Sot të gjithë rrahin gjoksin sikur kanë bërë qametin…!

E keni fjalën për njerëz të thjeshtë, apo edhe për autoritete zyrtare?

Shefqet Peçi e Gramoz Ruçi, bie fjala, nuk ishin njerëz të thjeshtë. Shefqeti, veç detyrës shtetërore, ishte deputet i zonës. Gramozi ishte sekretar i Byrosë së Partisë. Ata, ndër shumë të tjerë, nuk na kthyen krahët, pavarësisht damkës që na kish vënë regjimi si familje puçisti.

Bënin përjashtim Shefqet Peçi e Gramoz Ruçi, nga qëndrimi që mbante regjimi ndaj jush?

Nuk mund të them se ishim miq me ta, se na trajtonin miqësisht. S’guxonte kush atëherë të shfaqej mik, me familjarët e tradhtarit. As që e prisnim një gjë të tillë. Se s’mund të prishnin punën e tyre, për hallin tonë. Sidoqoftë, ata ishin ndër të paktit, që nuk na kthyen krahët. Nga Shefqeti në fillim, u trembëm shumë. Kishim dhe një arsye për këtë. Hitua më parë, kishte pasur për grua mbesën e tij dhe e kishte divorcuar.

Menduam se do ta shfrytëzonte momentin për t’u hakmarrë. Por jo. Përkundrazi. Ai sa herë vinte në Progonat, te krushku i tij, Felek Lelo, interesohej dhe për ne. Kuptohet, jo haptas. Indirekt fliste me zyrtarët lokalë, që të mos i merrnin me këmbët e para njerëzit e Hitos. Bëri ç’bëri Hitua, u thoshte, është tjetër gjë. Vëllezërit e motrat, s’kanë pse të vuajnë fajet e tij.

Ndihma më e madhe ishte, që s’u vinte veshin zërave dashakeq. Se kishte jo pak “parimorë” e “vigjilentë”, që u vriste sytë prania jonë. Dhe një e dy, letra për partinë, për Degën e Brendshme: “S’mund të jetojmë në një lagje me armikun e klasës”, “S’ka pse t’i shkollojmë fëmijët, me nipërit dhe mbesat e Hitos”, e të tjera broçkulla të këtij lloji.

Me atë mënyrën e tij prej babaxhani, Gramozi, bënte, ç’bënte dhe i kthente me këmbë në tokë këta tipa. Këtë e ndienim, bile jo vetëm ne, por edhe dashamirësit tanë, që i hiqnin kapelën për këtë sjellje. Tjetër gjë s’kish se çfarë mund të bënte. S’mund të futej mik në shtëpinë e armikut. Megjithëse nuk qederosej fort.

Pse ju ka ardhur në shtëpi në atë kohë Gramozi?

S’kishte rëndësi nëse na i shkelte apo jo Gramozi derën, por mos të na bënte keq. Keq s’na bëri. Sidoqoftë, ka qenë një rast që ka ardhur në shtëpi. Po, po, ka ardhur, bile diku pas mesnate.

Jo, a derëbardhë, po ashtu erdhi puna. Gramozi atëherë flinte në zyrë. Shkonte në Tepelenë, vetëm në fundjavë. Zyra e tij ishte përballë shtëpisë sonë. Afër mëngjesit, një dhelpër kishte sulmuar pulat që mbanim në oborr dhe Gramozi që e kishte parë, na thirri nga dritarja. Ngaqë nuk e dëgjuam, erdhi e trokiti në derë. Për këtë shkak, deshi fati e shpëtuan ato të flamosura. Mbaj mend që, duke ikur, na porositi me shaka, që; dhe në gjumë ta mbajmë një sy çelur, se ndryshe na merr lumi. Ja kjo ishte vizita. 

Memorie.al

35 Komente

  1. T
    Tartufi

    Nuk e zgjata deri aty ku shkruhesh,,,, te mbahemi mos na qeshi bota.!!! Legenet te zbritur nga stanet e dhive te Kurveleshit vendosen dhe grada ,,,si kaptera te bunkerit komunist dhe sot e gjithe diten thone [ gjeneral ] lexo o mut muti ,familje plehu ,,,,juve ju ka qeshur bota sa keni lindur ne kete dynja,por ju genjente mendija e pjerdhur nga spaletat e vendosura nga pederasti i madh i Sokakut te te mareve.

    Përgjigjjuni
    1. M
      MARLUX

      Ata qe zbriten ne stanet e shpetuan dy here Shqiperine. Nje here kur hodhen Italianet ne det dhe kjo beri te vulosej pavarsia e Shqiperise nje here e pergjithemone dhe nje here ne Luften e Dyte boterore qe luftuan kunder Gjermanve, se po te kishin marr mendjen e pulaxhinjve Ballista do na kishin ndare edhe ate Shqiperi qe ngeli. More vesh? Idiot. Ai "pederasti", gjithe pederastat i denonte me burg, sot pederastat shkerdhehen neper cepa.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Putin Gelboqja

        Tartuf, na fol pak per ato gradat Bej, Pasha ose Mufti te vendosura nga te marret e sokakut te Stambollit, apo ato ishin mutra prej Stambolli? Yttt race e degjeneruar me sperma anadolli!

        Përgjigjjuni
        1. p
          pitu

          sakt tartuf me nxjerin akoma ne gazete ngs ky u boshatise shqiperia

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shiko kush flet

            Tuf tuf, çuf çuf. Gomar mbete tërë jetën o i shkretë. Nuk ta Ka fajin Enver Hoxha qe gjyshi t'u bë spiun, dhe tani kerkon ta lash me shurrë, duke u shtirur si antikomunist. Sali Berisha ishte nga ata komunistet me të zellshëm, qe nuk rrinte dot nenje lagje me armikun e klasës, por pastaj Mori flamurin e antikomunizmit, si puna jote.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironci

              Ke te drejte usta. Keta plehra ishin ata qe luftuan dhe e ngriten kete sistem monster, perfituan vete me pozita ne pushtet sic ishte dhe ky zotnia shef i tregetise diku dhe pastaj kur u ra kokes per arsye te luftes brenda llojit qahen pse na ra ne dere ky mallkim.

              Përgjigjjuni
            2. F
              Fitore mbi Fitore !

              E kemi Lexuar dhe njehere kete Intervsite ! Se di se ku dele ne pamje Bamiresia e ish Sekretarit te PPSh te zones ne kete Interviste ! Ps ei mbrojti Pulat qe mos ti hante Dhelpera por ti piqej ketij ne hell mbase ! Nese po e mbajme si kujtese si Bamerise meqe edhe ky zoteria keshtue trajton kete Interviste ! Por por por ! ska por por ka vetem Komunista dhe Spiune ne Qeverite nga 90 e deri me sote akoma..Kjo eshte Realiteti qe te gjithe Qytetaret corjentohen nga Intervistat si ne kete raste ! Ore kush perfitoi nga e kaluara si Kmunist dhe kush perfiton si Komunist dhe Spiun deri ne diten e sotme , ne Politiken e sotme ! Te demtuarit dalin vetem Qytetaret nga Taksak Pagues per Rrogat dhe priviligjet e majme nga Nena Parti e dikurshme dhe nga Nena Parti e sotme..

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fitore mbi Fitore !

                E kemi Lexuar dhe njehere kete Intervsite ! Se di se ku dele ne pamje Bamiresia e ish Sekretarit te PPSh te zones ne kete Interviste ! Ps ei mbrojti Pulat qe mos ti hante Dhelpera por ti piqej ketij ne hell mbase ! Nese po e mbajme si kujtese si Bamerise meqe edhe ky zoteria keshtue trajton kete Interviste ! Por por por ! ska por por ka vetem Komunista dhe Spiune ne Qeverite nga 90 e deri me sote akoma..Kjo eshte Realiteti qe te gjithe Qytetaret corjentohen nga Intervistat si ne kete raste ! Ore kush perfitoi nga e kaluara si Kmunist dhe kush perfiton si Komunist dhe Spiun deri ne diten e sotme , ne Politiken e sotme ! Te demtuarit dalin vetem Qytetaret nga Taksak Pagues per Rrogat dhe priviligjet e majme nga Nena Parti e dikurshme dhe nga Nena Parti e sotme..

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fitore mbi Fitore !

                  E kemi Lexuar dhe njehere kete Intervsite ! Se di se ku dele ne pamje Bamiresia e ish Sekretarit te PPSh te zones ne kete Interviste ! Ps ei mbrojti Pulat qe mos ti hante Dhelpera por ti piqej ketij ne hell mbase ! Nese po e mbajme si kujtese si Bamerise meqe edhe ky zoteria keshtue trajton kete Interviste ! Por por por ! ska por por ka vetem Komunista dhe Spiune ne Qeverite nga 90 e deri me sote akoma..Kjo eshte Realiteti qe te gjithe Qytetaret corjentohen nga Intervistat si ne kete raste ! Ore kush perfitoi nga e kaluara si Kmunist dhe kush perfiton si Komunist dhe Spiun deri ne diten e sotme , ne Politiken e sotme ! Te demtuarit dalin vetem Qytetaret nga Taksak Pagues per Rrogat dhe priviligjet e majme nga Nena Parti e dikurshme dhe nga Nena Parti e sotme..

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Evgjitin po e bere gjeneral ne fillim vret te jati

                    Ka dhe me keq se ty ore brashnjar ……. Gramoz Pashkua , “injoroi “ dhe pshuri figuren e te atit duke e cvarosur per pak kariere te Sali qelbesires , dhe Saliu e “shperbleu “ Mozin ….. e coi ne hale te gomereve , mire Mozi se qe leshko dhe leshkot keshtu perfundojne …po me vjen keq per te birin qe humbi gjene me te shtrenjte jeten …. Une nuk besoj te zoti , per nje arsye ose tjetren , vec Gramozi mori ate cmeritonte , e pa i jati nga lart dhe i tha : hajde ngjitu shpejt ketu lart se nuk e meriton te qendrosh atje me njerezit ….debil ….

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      AY

                      Ti Tartuf mos ha mut! Nuk ka patur Shqiperia asnje here, me degjon asnje here ushtarak me te shkolluar se Hito Cako. Eshte i vetmi shqiptar me tre akademi. Akademi nga me prestigjiozet. Akademia Frunze, akademi Voroshillov dhe akademia e Marined Luftarake Detare. Trim ne lufte, trim edhe para pushkatimit. Hajdeni, c prisni, bini u tha atyre qe asistonin ne pushkatim. Tani, pas nje zagarri si ti, prit kur te dale Enver Memisha, demo i famshem dhe te vjelle vrer. Kur Hito ishte gjalle, Memisha e sorollopi i tij rrinin sus. Gjeneral ishte grade e merituar e Hitos, jo si i marrin gradat sot. Botoje Mero!

                      Përgjigjjuni
                      1. q
                        qenefistan

                        Personalitete njerzore si Gramoz Ruci,jane te paket,ne tufen arnaMute,qe ndjejne vec kenaqesi dhe bjen nme ekstazen ne gjuhen qenerore,ham humeve dhe kam kumeve.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tallavaja

                          Po edhe mburreshin si dicka normale: 500 fryme kish pshati, 600 ishin ofcere e gjenerale. Ky do ishte perfundimi patjeter.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tartufi

                            Je kampion Tallavaja ,,,,,fatkeqesia e nje populli eshte kur rruget e tij jane te mbushura me kaptera idiotesh ,me spaleta oficerash. Enver Hoxha frynte bythen me trute e tyre ,ne c do 5 vjet shpinte ne thertore nje kope nga pjesa e saj dhe i thoshte popullit gomar ,keta ju hane barin tuaj ,prandaj duhen therur ,per shpetim te barit qe ju ushqen .

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Putin Gelboqja

                              Fatkeqesia e ketij populli kane qene bejleret e spermave osmane te cilet e shfrytezonin shqiptarin duke e lene ne bujkroberi dhe ne nje sistem feudal, sistem i cili kishte 400 vjet qe ne vendet perendimore kishte mbyllur ciklin. Ky ka qene motivi kryesor qe populli pati besim tek komunistet si te vetmit qe mund ti clironte nga bujkroberia. Tani vazhdo Tartuf vrima, hajt ...

                              Përgjigjjuni
                          2. K
                            Koli

                            Ishte burre i mire funksionari i larte i partise (kshtu e quan autori) sepse nuk na beri keq! E shikoni deri ku ka shkuar puna? Kurse ky trimi denoncoi vellane per te ndihmuar familjen! Analizojeni mire kte artikull !!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Biku

                              Tartufi je i madh.Kelyshet e kuq qe fusnin ne burg babane e tyre per partine na hiqen dhe si njerez me karakter tani.Fare e keqe.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kartufi

                                O “tufo”! O “rrk “! C’fare kuptove nga shkrimi aman?

                                Përgjigjjuni
                                1. "
                                  "BOHOTINA"

                                  O Tartuf mavria nga mendja e zemra! Po njeriu nuk lind gjeneral, po behet ne jete duke studiuar e punuar. Gjenerale ne tere boten nuk "prodhon" vetem qyteti, por dhe fshati. Te pa numert jane gjeneralet ne tere boten, qe jeta, puna, arsimi, sakrifica, devotshmeria, dashuria per atdheun, etj i ka bere gjenerale dhe nga fshati... Po ti aq di, se ke nje mendje sa te nje zogu grbitqar, se ka dhe zogj te mire.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Hito Cako nje luftetar hero i Brigades V-te

                                    Nuk ka as edhe nje fakt qe Hito Cako ka bere ndonje veprimtari armiqesore pervecse ne mendjen e pervertit Enver, qe i vrau te gjithe shoket e tij te luftes dhe te gjithe ata qe ishin te edukuar ne perendim. Beqir Balluku, atentatori i njohur guerilas i Tiranes, luftetar kunder armikut italian dhe gjerman dhe Hito Cako luftetarc ne Brigaden e V sulmuese qe i shpetojn bythen Enverit dheb luftojn trimerish gjate operacionit gjerman te Dimrit 1943. Madje kaluan edhe ne Kosove dhe Sanxhak. Hito Cako ishte ne drejtimin politik te Brigades. Enver gjakepiresi i eliminojn sepse kishte frike mos i merrnin pushtetin. Nuk kishte te bente me ndonje armiqesi. Ai e dinte mire qe keta luftetare respektoheshin ne ushtri dhe i vrau sic beri edhe me luftetare te tjere legjendarc te luftes nacional, clirimtare. Lavdi emrit te tyre!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sammy

                                      Everteta eshte se gjyqi i pucisteve ishe farse, por edhe sikur ta kishin idene se duhej permbysur regjimi i hoxhes kjo perseri i ngre larte per atdhetarizem dhe gjest patriotik.E verteta eshte se pas figures se G.RUCIT si pjestar i nomeklatures fshihej nje burreri dhe nje gjakftohtesi ne analizen e problemeve.Ai e ka treguar veten ne shume aspekte te jetes ne Tepelene per luften e klasave duke perkrahur futbolliste dhe njerez te vecante qe diktatura donte ti denigronte.Jepi Cezarit cfare i takon Cezarit....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Baca-Bajram

                                        Po c'te zuri ai sjkret, or Tartufull ai ke pir ilacet sot...!??? Mos harro a derzise te paska rrjedur truri...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. k
                                          katundari i sat'eme

                                          A i lexoni mizerjet e partise? Te tane na thone qe e kane dijte se ka kene keq por ato vete kane kene te mire. O tempora, o mores! Po ky qe merr neper goje ato plehnat e partise se e kishin sha e se kishin kerkue qe ta debonin, e qe femijet mos t'i conte ne shkolle? Ky qe ka fole kunder vellaut po si paska ndeje urte ky ma perpara?!! Nji mut jeni te gjithe qe keni kene anetare partie. Nji mut i madh bile.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Pensionisti i Porcelanit

                                            Denimet e njerezve te thjeshte, si dhe kuadrove te PPSH e te Shtetit Shqiptar te kohes me nenin famekeq "55" te Kushtetutes se "Ferrit te Lufte se Klasave", duke hequr mundesine e mbrojtjes me avokat, eshte njera nga njollat e zeza qe nuk do t'i hiqet kurre veprimtarise politike te diktatorit te fundosur stalinist Enver Hoxha.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              M

                                              Tartuf, je per t'u dhimbsur.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Prognoze progonatase

                                                Bukur e the tartuf . Kjo lloj pjelle i dha oksigjen komunizmit te mbahej per shume vjet gjalle….

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  Rambo

                                                  Ky plehra eshte fytyra tranzicionit shqiptar. Me femije kriminel dhe vete miljarder tashme i strukur duke shijuar leket e fituara me gjak.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Damsjoti

                                                    Ore gjithe ky artikull i gjate per te ngritur figuren e Gramoz kermes , qe e quante Tepelena “Arturo Ui” kur ishte sekretar ? Po ik mos u merrni me keto funderrina si Gramoz Ruci.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. p
                                                      per tru shperlaret

                                                      Ja shiko perseri paskan komentuar shume tru pjerllur , njeriu i ri te çshkolluar ne kohen e koleres komuniste , ju ore bastarta ju jeni per ilaçe , megjithese nuk ka ilaç qe ju sheron .... e jo Tartufi qe eshte mendje hapur shme vjet drite larg nga mendjet tuaja te qelbura nga illulli juaj gjakatare kjofte largu Enver , por duhet thene perseri qe mbase e vetmja gje qe pati ba ai pederasti psikopat narcisit e theksoj ekstrem narcisit ishte eleminimi i ketyre plehrave te birose qe i shkonin mbrapa ..

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Tirana

                                                        Plera qe ngriten ate sistem monster. Popullin e tjetersuan menderisht dhe shpirterisht. U ra kokes ajo qe ngriten vete. Fshatare te ndyre e komunista. Hyyyyt rrace e felliqur. Injorante dhe shpirtligj.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. a
                                                          arqile

                                                          gramoz ruci ,nje injorant analfabet me formim super medioker ,nje coban dhish e delesh nga salaria deri dje komunist i thekur qe jepte mish e shpirt per regjimin qe ai dhe te tjere si ai mbanin ne kembe me dhune e terror tani na del nje demokrat liberal etj etj ........shko ore mbushu

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. k
                                                            km

                                                            Gramozi pashkos e kish kollaj,por pati frike e nuk e pshurri.U largua si qen i rrahur nga kombinati.Babai i tij biologjik nuk eshte Josif Pashko,por i mirenjohuri Nevzat Haznedarin.A e dinte?nuk e di,nuk besoj ti kete thene Eleni.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Ari

                                                              Hito Çako , vrasësi i Ramize Gjebresë

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. 3
                                                                300

                                                                Progonati ka nxjer kuadro ,,,,dhe me kohen e p . osmane ,,,me grada jenicere ,,zabit ,, bejler pashallar ,,, po dhe ne kohen e enver pash kamunistit,,,,dhe sulltani nga dhit i merte ,,,dhe i bente zabit ,,

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. k
                                                                  kevin

                                                                  Hito Cako ka qene coban i Hajro Ciniut ne Delvine, si te gjithe djemte qe vinin nga krahina dhe zona te varfera te joshur nga komunistet dhe luga e florinjte u lidh me levizjen komuniste. Beri karriere ne lufte ku ka edhe nje episod tragjik ku ka firmosur per vrasjen e RAMIZE GJEBRESE. Pas luftes beri ca kurse dhe u shpall ushtarak i larte. Edukim siperfaqesor. Me pas perversi Enver Hoxha duke pare se po i cenohej pushteti dhe kishte paranoje se nje pjese e ushtarakeve do ti merrnin pushtetin i vrau te gjithe pa meshire . kjo eshte historia jone tragjike dhe e verteta e grupeve armiqesore qe ai shpallte. Enveri ka qene nje kukull qe mbanin amerikanet. Kjo gje u vertetua pas viteve 90. Atij dhe gjithe bandes komuniste qe shtypi popullin per 45 vjet nuk u hyri asnje gjemb ne kembe. Historia po perseritet. Keta bagabonda dhe horra po vjedhin prape popullin...

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje