Tarti, qeni që u bë gëzimi dhe ngushëllimi i çdo të burgosuri në atë kamp përqëndrimi ku vdekja ishte sinonim i lirisë.

11 Korrik 2023, 20:59Dossier Valdrin Rrahmani

 

 

Tarti, qeni që u bë gëzimi dhe ngushëllimi i çdo

Shumë prej jush mund të keni dëgjuar për krimet e komunizmit në Shqipëri. Por pak prej të rinjve shqiptarë u besojnë atyre ngjarjeve që duken se kanë ndodhur para shumë shekujve duke marrë për bazë barbarinë e atyre mizorive e torturave që shpeshherë kalonin kufijtë e logjikës njerëzore.  E tillë ishte edhe historia e një qeni të quajtur Tarti në Burgun e Spaçit. Tarti ishte i ekzekutuari i pestë i Revoltës së Spaçit, revoltë e cila tronditi themelet e diktaturës komuniste.

Por si u bë që regjimi komunist dënoi me varje si armik i popullit një qen i cili fajin e vetëm e kishte se nuk i pëlqente uniformat e gardianëve të burgut?

  Tarti që nga vegjëlia u mor nën përkujdesje nga të burgosurit e burgut. Ata, ushqimin e pakët që kishin për vete, e ndanin bashkë me Tartin. Kishte raste kur nuk hanin vetë e Tarti nuk mbetej i uritur.  U krijua një miqësi e çeliktë mes të burgosurve dhe qenit i cili vetëm qen nuk ishte. Ai u bë gëzimi dhe ngushëllimi i çdo të burgosuri në atë kamp përqëndrimi ku vdekja ishte sinonim i lirisë. E veçanta e tij ishte se ai përcillte çdo të burgosur nga burgu drejt punishteve në miniera dhe anasjelltas. Askush nuk dinte si e çante rrethimin e burgut dhe si endej poshtë e lartë në atë përpjetëze që edhe njerëzit e kishin vështirë për ta ngjitur. Ai kujdesej për sigurinë e tyre dhe nuk lejonte që asnjë gardian t’u afrohej atyre. Lidhja e tij me të burgosurit ishte unike, krejt e veçantë dhe madje e pabesueshme për shumëkë.  Ai ulërinte e lehte çdo gardian, polic, prokuror a shërbyes të regjimit ndërsa donte e respektonte çdo të burgosur. Tarti tregohej i afërt e i shoqërueshëm me çdo uniformë ngjyrë kafe që vishnin të burgosurit kurse u bë gjithmonë e më agresiv me uniformat jeshile të policisë së kampit. Nuhatja e tij ishte mbresëlënëse aq sa edhe pa uniforma ai arrinte t’i dallonte se kush ishin miqtë dhe armiqtë e tij. Duke qenë se tashmë sjelljet e tij po bëheshin bezdisëse për punonjësit e burgut, ata tentuan ta helmonin dy herë qenin që veçse ishte shpallur “armik i regjimit”. Por falë përkujdesjes nga të burgosurit, ai mrekullisht kishte shpëtuar.

Tarti qëndronte pranë çdo të burgosuri që ishte dënuar në “shtyllën e ndëshkimit” për çfarëdo dënimi, e që në të shumtën e rasteve, ishte mospërmbushja e normës së përcaktuar nga partia (gardianët ndiqnin politikën “ose normën ose shpirtin”). Pavarësisht rrethanave a kushteve klimatike, në shi a borë apo në nxehtësi përvëluese, ai ishte përherë aty, si për t’u treguar shokëve të tij, se megjithatë ka shpresë, se megjithatë ata nuk ishin krejtësisht vetëm.

Ishte 21 maji i vitit 1973 kur në kampin e vdekjes shpërtheu revolta e cila filloi me të burgosurin Pal Zefi të cilit pasi iu dha kumti se i kishte përfunduar dënimi në qeli, iku dhe refuzoi t’u bindej gardianëve. Me të u bashkuan edhe të burgosur tjerë. Qetësia e mërzitshme e mëngjesit në Luginën e Spaçit u prish nga zhurma dhe solidarizimi i të burgosurve tjerë me Palin. Situata tashmë kishte marrë përmasa shqetësuese për regjimin. Posa filloi muzgu, u ndez një zjarr i madh në hapësirat e jashtme të burgut kurse të burgosurit politikë filluan t’i shkatërronin tendat prej druri të emulacionit socialist si dhe brohorisnin parulla me karakter politik si “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, “Poshtë komunizmi dhe Rroftë Shqipëria e Lirë”, “Ju jeni katila”, “Ja liri, ja vdekje”, etj. Rreth orës 03:00 të mëngjesit, kishte arritur zv.ministri i brendshëm, Feçor Shehu me qëllim që të shtypej sa më shpejtë që ishte e mundur kjo “tradhti ndaj sistemit”. Posa zbardhi dita, rojet e burgut kishin vënë re se tashmë në katin e tretë të ndërtesës së burgut po valvitej një flamur kombëtar me shqiponjën dykrenare  por pa yllin komunist në mes. Siç tregojnë dëshmitarët pjesëmarrës, shqiponja ishte “pikturuar” me mjete rrethanore nga Mersin Vlashi kurse flamuri ishte ngritur nga Gjetë Kadeli, Rexhep Lazri si dhe Murat Marta. Të burgosurit ishin të vetëdijshëm se tashmë revolta kishte marrë karakter politik si dhe dënimet (duke përfshirë edhe pushkatimin) do ishin të pashmangshme. Në ditën e dytë në brendësi të kampit kishin arritur njëzetë e shtatë makina të institucioneve shtetërore dhe kishin filluar bisedimet me të burgosurit me kushtin e padiskutueshëm që të rikthehej normaliteti. Sa kalonin orët, aq më shumë shtoheshin forcat e aparatit shtetëror komunist.

Në mesin e kryengritësve më të zot ishte edhe Tarti i cili nuk linte rast pa sulmuar policët, madje edhe duke i kafshuar ata. Sa herë që shihte ndonjë të burgosur në duart e tyre, ai kërcëlliste dhëmbët dhe bëhej gati për t’i mbrojtur shokët e tij nga “njerëzit” që vetëm njerërzillëk nuk kishin. Tarti u vërsulej atyre kurdo që i shihte që maltretoheshin miqtë e tij.

Pas dënimit me vdekje për katër organizatorët kryesorë të Revoltës së Spaçit: Pal Zefi, Dervish Bejko, Skender Daja dhe Hajri Pashaj si dhe tetë të tjerëve me nga 25 vite burg,  regjimi e pa të domosdoshme të dënohej edhe Tarti i cili u bë ndoshta kafsha e vetme e dënuar politikisht në botë. Më 30 maj 1973, Tarti ndodhej në duart e Gjykatës Ushtarake, e cila arsyetohej se “Partia jonë zemërmadhe u bëri nder shkaktarëve të revoltës duke i dënuar me pushkatim, jo me varje në litar, siç e meritonin. Prandaj qenin e tyre ne do ta varim patjetër.”.  Kështu, Tarti u var në një trekëmbësh para shokëve të cilët po qanin pa pushim. Para tyre nuk ishte një qen a kafshë por ishte një mik, i afërm apo familjar tek i cili gjenin gjithmonë prehje edhe atëherë kur zymtësia e burgut e mungesa e diellit rëndonte shpirtat e tyre. Njëri prej tyre, Zefi nga Mirdita bërtiti “Më merrni e më varni mua, vetëm atë mos e varni. Doni një shpirt, më merrmëni mua”! “Ulu, - i thirri një komandant ushtarak, - se do të të vij radha edhe ty!”

 

Tarti, qeni që u bë gëzimi dhe ngushëllimi i çdo

Tarti u var si “armik i popullit” si për të treguar se egërsia e regjimit nuk njihte kufi. Si për t’u bërë të ditur të tjerëve se pushteti do mbrohej me çdo kusht e me çdo mjet, madje edhe duke ekzekutuar edhe kafshët. Tarti duhet kujtuar gjithmonë, jo se është kafshë e jo se është viktimë e një regjimi kriminal, por se Tarti bashkë me katër organizatorët tjerë të revoltës u bë simbol i qëndresës antikomuniste në Shqipëri. Pak vite pas, poeti i burgosur që e pa Tartin në grahmat e fundit, Ylber Merdani kujton Tartin me disa vargje ku shkruan:

“Kështu ndodh edhe për Tartin

Që e varën para syve tanë

Po si nuk na plasën sytë e ballit

Bashkë me të edhe shpirtin na e vranë...”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

9 Komente

  1. L
    Lymi

    Lejini me kto karrliqe se na hapët barkun 30 vjet me përralla...më ësht mbush mendja që flisni vetëm hajvanllëqe se po that tl vërtetën bini vetë brenda ngaqë ishit të gjithë bashkëpunëtorë të regjimit...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kriminelet bene gjithcka ! po juve cfare bete !

      Ke te drejte se atat qe Vuajten nuk u moren fare me ata Xhelatet sic e pershkruajne vete ata,,ne cdo Histori ! ashtu i bie se keta qe Vuajten nuk ju ndje zeri fare tju zbukuronin fytyrat atyre qe kane vene dore per cdo Njerez te Vuajtur ..por u versulen me vrape mbas demshperblimet qe moren dhe me pake para humben gjithcka ne Moral e gjithcka..por perkundryzi nganjehere tregojne takova kete Hetues e takova kete Kriminel Komunist....por ku jane gjithe ato Vuatje...i humbur qe i humbur ishe ,,humbe dhe jeten por me ndere dhe duke ju shkerdhyer Ftyrat atyre Krimineleve..

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lunxherija

      C’jane keto budallalleqe qe shkruani Po ndonje mace nuk kishit ne burg Pse ulni vlerat e te persekutiarve te vertete Apo dhe ju qe ishit Hajdut dhe kriminele , na dolet viktima te diktatures se bashku me qenin

      Përgjigjjuni
      1. p
        per tru shperlaret

        Llumi , mos more nuk te pelqeka te flitet per krimet e koleres komunise , fatkeqesisht ke edhe shume shoke tru shperlare , poooor ju e dini se jeni te deshtuar , sepse ishit te destinuar te deshtoni bashke me illullin tuan fame keq kjofte largun Enver . Ne se nuk e beson historine e keti fatkeqit kater kembesh , ja kujto pak se si e paten denuar ate kalin e bardhe mbasi te zotit djalli Enver i pati dhane plumbin , por ai djalli nuk mjaftohej me kaq por ju humbiste edhe varret ., kush ja pati dhane kete te drejte gjakatarit , apo vete vellai i tij djalli ???!! Tema Flm qe i botoni kato kujtime me te vertete te trishtuara e te pa besuara , por te gjithe e dime qe jane te verteta ....

        Përgjigjjuni
        1. e
          edmond( koder rreshen)

          Ne keto pak komente ligesie per Qenin e burgut,te dalin para sysh videot me helmimin,apo keqtrajtimin qe ju behet kafsheve ne Shqiperi ..... ndoshta gabohem,por do te thoja se jemi nder popujt me antihuman ne bot,besoj se nje rol luan edhe bindja fetare ! Ne oborrin e shtepis mbaj nje qen te races Chow Chow ,jan te shumt kalimtaret qe ndalen per ta admiruar,por ajo qe me ben pershtypje,jan emigrantet nga vendet Islamike,jo vetem qe e kan frik dhe nuk duan te ken kontakt,por ne disa raste dalin ne anen tjeter te rruges per arsye te ngyres se zez qe ai ka ! Nuk besoj se mund te ket krijes me te admirueshme dhe me besnike se sa Qent,nuk do ta besoja se kjo "kafsh" ishte aq e ndjeshme (sa njeriu) deri ne ate pik sa te binte ne depresion dhe te humbte shikimin per disa dit,te mos pranonte ushqimin,te mos pranoj te futet ne shpi,te rrinte tek dera deri ne diten qe i Zoti i tij te kthehej !!! Nje shkrim i admirueshem per ket kriejes besnike te kampit te Spacit,i cili ju ka dhen ate dashuri qe ketyre te burgosurve ju mungonte .

          Përgjigjjuni
          1. G
            Germoni me mire

            E njejta histori ne versione te ndryshme. Eshte servirur shume here. Mundohem te informohem sa me shume per krimet e komunizmit por jane 3-4 histori qe perseriten vazhdimisht.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Spiuni i burgut

              Do të ishte gjë normale, madje e nevojshme, denoncimi i krimeve të diktaturës. Por, të gënjesh dhe shpifësh, deri në paturpësi, duke sajuar dhe fantazuar, pa asnjë provë dhe fakt, mendoj se është paturpësi e atyre që shkruajnë dhe, e mediave që i botojnë. Kjo është vërtetë punë qensh dhe, qentë lehëls, nuk paskan fund në kombin tonë.

              Përgjigjjuni
              1. G
                GjonBalta

                Hatchiko i Spacit, Do të ishte gjë fisnike të kishte një shtatore në Tirane Mund të hapej një llogari bankare, ku emigrantet të kontribuonin...

                Përgjigjjuni
                1. K
                  KATUNDARI PA SHKOLLE

                  Ketij QENI a do ti beni nje shtatore tja kushtoni vuajtjeve tuaje dhe cdo pervjetor te shkoni prane atij QENI per te rikujtuar me njeri tjetrin historite tuaja personale.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje