
Nga Ani Jaupaj
Vajza e ish-ministrit Vasil Kati, tregonte jetën e saj, nga Moska, ku ishte shoqe me mbesën e Stalinit në Pekin. Kthimi në Tiranë, gjimnazi dhe klasa e “gjenive”, dënimi i të atit me 15 burg, ndarja nga bashkëshorti dhe internimi i krejt familjes. Si rrodhi më tej jeta e Kozara Katit, nga ndjekëse e motrave të Nënë Terezës, te Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut. Kur mendon se e ke drejtuar jetën në shinat e duhura, mund të ndodhë që gjithçka të përmbyset. Ama do t’i nënshtrohesh, nuk ke nga ia mban. Derisa, ky “fat i dytë”, do të bëhet i yti, sado që nuk mund ta harrosh të parin. Kur ishte fëmijë, e shëtiste botën kapur pas dorës së të atit, Kozara Kati, e bija e ish-ministrit në kohën e diktaturës, Vasil Kati, me siguri mendonte se për të, jeta do të ishte e buzëqeshur gjithmonë.
Do kryente studimet, do zinte një punë, do krijonte familje, pra do ndiqte me përpikëri ritualin që të ofronte jeta e viteve ’70-të. Ashtu bëri! Nuk doli nga vija e udhëzimeve! Por siç ju të gjithë e dini, mund të dilnin fare mirë të tjerë. Të të përmbysnin gjithçka, kishe ndërtuar me duart e tua e të gjendeshe befas duke punuar në bujqësi, në një vend që as emrin nuk ia kishe dëgjuar. Për pasojë të akuzave që iu bënë babait të saj, Kozara Kati, bashkë me gjithë familjen, mamanë, nënën, motrën, vëllain dhe djalin dyvjeçar, që mbajti vetë pas martesës së ndërprerë, u internuan.
Jetuan në internim për 15 vite, gjatë të cilave babain e takonin vetëm në burg. Nëse tani bëni ndonjë lidhje mes imazheve të lajmeve të kohëve të fundit dhe saj, po, kjo është lidhja. Përveçse si drejtuese e Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, Kozara, gjendej përditë pranë tendës së sajuar të grevistëve ish-të burgosur, për t’i vizituar, sepse e ndiente veten pjesë të tyre. Ajo dhe familja e saj, dje, atje në pastrimin e kanaleve, mund të kenë qenë me nënën, e cilitdo prej grevistëve që në ato ditë, betoheshin se do të vdisnin aty, në rrugë, nën shi. Vajtje-ardhjet e Kozarës tek ta, na bënë t’i drejtoheshim, për të na rrëfyer historinë e saj. Që nga fëmijëria, kur ndryshe nga shoqet, kishte fatin të shëtiste në Moskë e në Pekin, e deri kur mbeti e vetme, me djalin e vogël, për të rritur.
Znj. Kati, për shkak të pozitave të babait, fëmijëria ka qenë e lakmuar nga shumë bashkëmoshatarë tuajt… na tregoni për të…?
Në atë moshë, sigurisht që nuk e kupton këtë gjë, pavarësisht që jeton ndryshe nga të tjerët. Fëmijëria ime, ka kaluar duke shëtitur nga një vend në tjetrin. Shkollën, pas fillores, e kam kryer në Moskë, sepse babai u emërua atje, si përfaqësues i Shqipërisë, në Këshillin Ekonomik të Vendeve të Lindjes. Atje, isha shoqe klase me Svjetllana Vasilvjena Stalin, mbesën e Stalinit. Edhe apartamentet i kishim në të njëjtin kat.
Pra, kishit edhe hyrje-dalje në shtëpi…ç ‘kujtoni nga ajo shtëpi?
Për gjyshin, Stalinin, ajo nuk fliste shumë, as edhe familja e saj. Kujtoj, vetëm që na tregonin, për dhuratat që u kishte bërë. Mbaj mend një piano të vogël, kristale, disa orendi me vlerë, si një bufe me dru trëndafili. Vonë mësova që të atin, Svjetllana e kishte në burg, por sa ishim atje, nuk e zunë kurrë në gojë. Edhe pas largimit nga Moska, vazhdova korrespondencën me të, derisa për shkakun tim u ndërpre, erdhi koha që nuk mund t’i çoja më letra. Pas viteve ’90-të, kam mësuar që familja e tyre, ishte shuar tragjikisht.
Sa kohë qëndruat në Moskë?
Qëndruam 3 vjet, më pas për shkak të prishjes së marrëdhënieve më ’61-shin, u larguam. Shkuam në Pekin, ku im at, u emërua sërish, si përfaqësues i Tregtisë së Jashtme. Edhe atje ndenjëm po 3 vjet.
Në Kinë, keni qenë më ë madhe në moshë, mund të përftonit e shijonit më shumë, prej atij vendi të largët…?
Edhe pse në Moskë isha më e vogël, arrita të shoh e të njoh shumë, jam njohur atje me veprat e klasikëve të mëdhenj, kam ndjekur jetën artistike të qytetit, muzikën, baletin, galeritë. Kam qenë me klasën në ‘Sheshin e Kuq’, pasi u kthye Juri Gagarin, nga kozmosi. Ishin gjëra që i shihja për herë të parë dhe kujtimet ngelen të skalitura përgjithnjë. Në Kinë, na futën së pari në një shkollë ruse, për shkak të gjuhës. Pastaj u hap aty brenda komunitetit një shkollë shqiptare. Një mbresë e asaj kohe, është që i kam dhënë dorën perandorit të fundit, kam parë Mao Ce Dunin, kam bërë një tur nëpër qytetet më të bukura të Kinës.
Kujtoj një drekë, ku për shkak të traditës, duhet të hanim 30 lloje ushqimesh e, kur pas këtyre 30-tëve, na vjen dhe ëmbëlsira aspak e shijshme, e morëm me vete dhe bëmë sikur e harruam në tren. Na e sollën përsëri në hotel të nesërmen në mëngjes. Por nga Kina nuk kam vetëm kujtime të bukura. Në kohën që ishim atje, ndodhi një ngjarje mjaft e rëndë për Shqipërinë. Një avion i nisur për Tiranë, u dogj ne Aeroportin e Irkutskut, me 7 shqiptarë brenda.
Ishte në të Felek Malile, bashkë me dy fëmijët, Miranda dhe Besniku, poeti i madh, Drago Siliqi, Xhafer Bakllamaja, me gruan Nadire dhe djalin e tyre të vogël, Gimin. Ime më, i pati përcjellë kur u nisën e, kur mësuam lajmin, përjetimi ishte shumë i dhimbshëm. Jetonim të gjithë bashkë atje. Ka qenë i tmerrshëm momenti, kur i kanë sjellë në Pekin.
Kaluam menjëherë te jetesa jashtë, pa folur për familjen këtu, në Tiranë…
Unë kam lindur këtu në Tiranë, im atë nga Labova e Kryqit të Gjirokastrës, ndërsa mamaja nga Korça. Babai ka qenë pjesë e Lëvizjes Nacionalçlirimtare, komisar batalioni, e në ’45-ën komisar politik, në qarkun e Vlorës. Më vonë erdhi në Tiranë, ku u emërua në poste drejtuese, si ministër Ekonomie, zv/ministër, ministër i Tregtisë.
Në ’64-n u rikthyet në Tiranë, ishte koha e gjimnazit…?
Po, kam qenë në gjimnazin “Petro Nini”. Ka qenë kohë shumë e bukur, sepse ishim klasë kompakte, kishim njëkohësisht tensionin e studimeve, por edhe kohën e humorit e argëtimit. Kanë qenë në atë klasë shumë emra, që janë bërë të njohur në fusha të ndryshme: Mariglen Spiro, Svjetllana Dume, Skënder Gjinushi, Pal Xhumari, Maks Mema, Ilir Hoxha, Gux Bekteshi, Pavli Zëri, Shpresa Shamblli, Iskra Qafzezi e shumë të tjerë. Miq po kaq të mirë, kisha edhe që nga koha kur shkoja në çerdhe, prindërit na çonin kudo bashkë me Shpresa, Sokol dhe Spartak Ngjelën, Mira dhe Etleva Klosin, Nina dhe Ben Theodhosin.
Domosdo që do ishit klasë e mirë, mes jush ka qenë djali i Enver Hoxhës, ku duhet t’i kenë pasur të gjithë sytë asokohe…?
Në fakt, mes nesh kjo gjë nuk është ndier. Unë nuk kam vënë re ndonjëherë që Iliri, të demonstronte shenja superioriteti. Ishte nxënës si gjithë të tjerët, mesatar në rezultate, nuk mund të them që ndriste, edhe pse nuk shquhej për ndonjë ambicie.
Po që “ndrisnin”, ka pasur, përderisa disa emra kanë qenë të dëgjuar në gjithë këto vite…?
Po ka qenë një absolut, Skënder Gjinushi. Ishte gjeniu i matematikës, që zgjidhte në mënyrë ekzemplare, të gjitha ushtrimet, pa ia hedhur sytë teorisë. Atëherë thuhej, kur ishim në vit të parë, që zgjidhte edhe ushtrimet e motrave të tij, që ishin në vit të katërt. Mblidheshim përpara provimeve e, zgjidhte ushtrimet për të gjithë. Merret me mend që gjeni të tillë, ishin të ndarë në kategori, ai i përkiste vetëm matematikës, sepse në degët e tjera, merrte 4-ra, por përsëri buzëqeshte.
Ç’ndodhi me ju pas gjimnazit?
Shkova në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ku u diplomova për Gjuhë Shqipe dhe Angleze, ashtu ishte diploma e atëhershme. Ndryshe nga gjimnazi, shoqëria e kësaj periudhe, nuk mund të ishte më e njëjtë, megjithatë ishte koha e formimit akademik. Falë pedagogëve të asaj kohe, unë u ndjeva e zonja më pas, kur u bëra vetë mësuese, te Shkolla e Gjuhëve të Huaja. Ka qenë një punë që e kam gjetur veten shumë mirë, sepse jam e prirë të bashkëpunoj dhe komunikoj me njerëz të çdo moshe.
Edhe pse gjetët veten, nuk do t’ju linin ta bënit gjatë këtë punë…?
Jo, sepse në ’75-ën, u përmbys gjithçka kishim ndërtuar gjatë gjithë jetës. Im atë u arrestua, me “Grupin sabotator në ekonomik”, bashkë me Kiço Ngjelën e Avdyl Këllezin, i akuzuar si; “poli-agjent që dëmtoi vendin”. Asnjë nga këto akuza, nuk u vërtetua ndonjëherë, por dënimi u dha sidoqoftë, u dënua me 15 vite burg. E nisi nga Ballshi, Zejmeni e, përfundoi në Qafë-Bari. Pas burgosjes së tij, do të merreshin masa edhe për familjen patjetër. Na çuan në fshatin Ndërnënas të Fierit, ku vdiq edhe ime gjyshe, sepse nuk erdhi askush ta kuronte, për sëmundjen që kishte, e mandej na çuan në Kotë të Vlorës, më pas akoma në Sheqes të Beratit.
E gjithë familja u internua, ju nuk ishit martuar ndërkaq?
Po e gjithë familja, mamaja ime Fedra, gjyshja Fotini, motra Pranvera, vëllai Adriani, djali Denisi dhe unë. Asokohe isha martuar, por për shkak të kësaj ngjarjeje, im shoq i dha fund martesës dhe unë shkova në internim bashkë me tim bir, Denin, që ishte 2 vjeç. Të njëjtin fat si unë pati edhe ime motër.
Pra gjithë ç’kishit ndërtuar, u pre në mes…?!
Nisi një jetë tjetër, që askush nuk e kishte menduar më parë. Ata që e kanë jetuar e që nuk janë të pakët, e dinë se ç’ është. Megjithatë po të përpiqesh të gjesh edhe një gjë të mirë nga gjithë ç’ndodhi, e gjen. Të paktën ishim të gjithë bashkë dhe kjo ndihmoi të ruanim shëndetin mendor, të gjithsecilit. Dolëm prej andej, me plot shpresa për të ardhmen, pasi nuk i lamë shpresat të na vdisnin. E gjithë kjo, është pa dyshim edhe meritë e mamasë, që diti të na mbajë me kurajë edhe mes asaj që ndodhi, që diti, pavarësisht të gjithave, të bënte sikur nuk kish ndodhur asnjë gjë, për ta kapërcyer gjendjen.
Si jetonit?
Jetonim në një dhomë të vogël, aty flinim të gjithë. Hanim bukë misri, një herë në kaq kohë, mund të merrnim edhe 1 kg qumësht dhe për Vit të Ri, ndoshta një gjel deti, që dukej i bukur, por brenda ishte krejt i zi. Kemi bërë vajin vetë, me këmbë nëpër govata, jemi lagur në shi, sepse hynte brenda uji, kemi pasur probleme shëndetësore dhe asnjë mjek të na shihte, kemi punuar në kanale, në prashitje e, kudo ku na vinin. Nuk mund të flisnim në shtëpi, se kishim përgjues, dilnim jashtë. Megjithatë, këto gjëra janë të sikletshme për t’u kujtuar.
Babain shkonit ta takonit?
Shkonim patjetër, duhet të punonim edhe për të mbajtur atë. Të gjitha bisedat, ishin krejt familjare, sepse merret me mend që ishim të vëzhguar në çdo kohë e, nuk mund të flisnim, qoftë edhe për të mësuar arsyen, e gjithë asaj që na ndodhi. Babai na shkruante shpesh letra, për raste ditëlindjesh, apo festa të tjera. Kur ai u burgos, mësuam edhe prirjen e tij, për të shkruar poezi, apo fragmente të shkurtra që na gëzonin domosdo. Kur doli nga burgu, me gjithë ato letra, ai realizoi një libër të vogël.
Babai pati fatin që të jetonte ende për disa vite me ju pasi doli nga burgu. Në këtë kohë nuk ju ka treguar për gjithë pikëpyetjet që kishit pasur?
Së pari, babai kishte ndryshuar mjaft pas daljes nga burgu. Distanca kishte bërë të sajën. Ai zotëri i gjatë e i fortë, që kujtonim tashmë ishte kërrusur, ishte zbardhur e kishte rënë në peshë. Ai kurrë nuk na tregoi, nuk donte të tregonte, për 2 vitet e torturave në hetuesi, për të mos na mbushur me ndjenjën e hakmarrjes, të urrejtjes.
Askush nuk do mjaftohej me këtë qëllim të tijin, edhe pse mund të jetë e drejtë…?
Patjetër, as ne nuk e bëmë. Na kanë treguar mjaft miq të tij, me të cilët babai, fliste më shumë për torturat çnjerëzore që i bënin ekipet drejtuese të hetuesisë, për të pranuar akuzat. Kujtoj njëherë, na sollën me time motër në burgun e Tiranës dhe na thanë të prisnim, se do vinte dikush të na takonte. Pas dy orësh, erdhën e thanë se takimi nuk do te bëhej. Kur doli, e pyetëm rreth situatës dhe na tha se ishte duke na parë nga kati i tretë, i shoqëruar nga hetuesit që i thoshin se; ja ku i ke vajzat, nëse nuk pranon, nuk do t’i kesh më. Pasi ka kaluar e ka jetuar me këtë frikë, asgjë nuk i janë dukur lidhjet që i bënin në arkivol, apo detyrimet për të ngrënë jashtëqitje etj. etj.
Në fakt, ju, a u ndjetë ndonjëherë të kërcënuar?
Disa herë, por sot nuk dua të flas për këtë.
Vdekja e Enverit, a ishte ndonjë shenjë drite për ju?
Ishte patjetër dhe jo vetëm për ne, besoj. Lajmi na ka gjetur në Sheqës, dhe ishte një farë çlirimi, shpresë se do të zbutej lufta e klasave dhe do të përfundonte ajo jetesë që në fakt zgjati edhe disa vite.
Ç‘ndodhi me ju kur u gjendët sërish të lirë?
Pas daljes nga burgu të tim eti, gjëja e parë që bëmë, ishte të çonim time gjyshe në Labovë, ku kishte lënë amanet ta varrosnim. Në burg, babai kishte mësuar për vdekjen e saj, përmes letrave, na kërkonte që ajo t’i shkruante, qoftë edhe një fjalë, e ne u detyruam t’i tregonim. Im gjysh, kishte qenë qytetar amerikan, pat emigruar shumë herët atje, e nuk u kthye. Në një nga veprat e tij, Enver Hoxha shkruan, se; babai i Vasil Katit; është qytetar amerikan; e unë s’e dija. Patjetër që e dinte, por e nxori në momentin që i interesonte. Në ’91-shin, u gjendëm të gjithë pa punë, pa të ardhura, pa shtëpi e, me familjen për të mbajtur. Në këtë kohë, unë u angazhova me motrat e Nënë Terezës dhe e konsideroj nder, që kam mundur ta takoj e të qëndroj me të.
Pak kohë më pare, ishte Dita e Lumturimit të saj… Si ishte ajo, për çfarë flisnit?
Më thoshte se do më merrte në Kalkuta dhe kujtoj se sa mirë ndihesha nga këto fjalë. Ishte, siç e dimë, një grua e vogël në shtat, por me shpirt të madh. Të gjitha bisedat ishin vetëm për problemet e njerëzve. U kam shërbyer një herë si përkthyese të dy prindërve shkodranë, që kishin një fëmijë që nuk mund të ecte. Nënë Tereza, bëri të pamundurën dhe arriti t’i sigurojë fëmijës, kurimin në Itali. Një tjetër rast, është ai i Mondës, që motrat e gjetën një mëngjes, të shtrirë përpara derës së tyre, duke fjetur. Monda ishte shtatzënë, e braktisur, dhe gjeti aty një strehë për vete, e për fëmijën e saj, Injacion. Di që ende edhe sot, Monda është me Motrat.
Po ju, ç’ju çoi te ato? Asokohe njerëzit as që e dinin se ekzistonin…?!
Kisha lexuar për Nënë Terezën, shumë vite më parë, ndoshta në 1966-ën, një artikull në revistën “Reader’s Digest”. Thuhej se një vajzë 16-vjeçare nga Shqipëria, e quajtur Gonxhe Bojaxhi, kishte nisur udhëtimin nga Anglia, Dublini, e më pas, ishte bërë infermiere në Kalkuta, ku ndihmonte të sëmurët me lebrozë. Kur kam takuar At Zef Pllumin, që ka qenë me tim atë në burg, më ka thënë: “Një dite pyeta Vasilin: A është e vërtetë që Enver Hoxha, është njeriu që trumbetohet e njihet në gjithë botën”? Përgjigjja e tij ka qenë befasuese: “Egjithë bota, njeh nga Shqipëria, Nënë Terezën e Kalkutës”. Babai pa dyshim që e ka njohur që më parë, sepse ka qenë më shumë se unë, në kontakt me mediat ndërkombëtare.
Ndërkaq ju u bëtë edhe pjesë e një organizate, krijuar nga ish-të burgosurit politikë…?
Po. Në momentin që ishin të lirë, ish-të burgosurit kuptuan nevojën e një bashkimi, sepse i lidhte kalvari i vuajtjeve dhe interesi për t’u rimëkëmbur. U krijua kështu një shoqatë, që përfshinte këtë shtresë që kërkonte rehabilitim moral, mendor e material. Duhet të garantohej edhe një sistem adekuat ligjor, që t’u garantonte mundësinë e integrimit të tyre, në jetën normale të shoqërisë. Shoqata u ngrit e nisi kështu edhe sensibilizimi i opinionit kombëtar e ndërkombëtar, derisa, vit pas viti, u degëzua në shumë shoqata të vogla…! Në këtë kohë, unë u largova e nisa të merrem me punën që bëj ende edhe sot.
Që për nga qëllimi, është e ngjashme me atë që keni nisur 20 vite të shkuara, pavarësisht se, nuk është e fokusuar brenda një kategorie…?
Ky aktivizim, ka shërbyer edhe që u bëra pjesë e organizatës së sotme. Në një takim me Këshillin e Europës, lidhur me rehabilitimin e viktimave te torturës, kam takuar një zonjë norvegjeze, Berit Backer, njohëse shumë e mirë e problemeve të Shqipërisë në diktaturë, si dhe e shqipes. Ajo donte të ndihmonte këtë shtresë dhe për këtë, do kishte projekte që lehtësonin jetën e tyre. Ishte ajo që më propozoi të punoja me të e, të nisja kështu një punë të mirëfilltë, sepse aty nisa të mësoj, gjëra krejt të reja. Së pari, të njihesha me kompjuterin dhe të bëhem njëherë e mire, e varur ndaj teknologjisë. Sot, një rrugë në Tiranë, mban emrin e asaj zonje, e cila mbeti e vrarë vetëm pak kohë më pas, më 7 mars 1993. Berit, kishte adoptuar edhe një fëmijë, Besmirën nga Vlora, që sot është 22 vjeç e jeton në Norvegji. I ndihem borxhlije, jo vetëm për mundësinë që më dha, por edhe kontributin që i ka dhënë si Shqipërisë, ashtu edhe Kosovës.
Në fakt, lufta e Kosovës ka qenë një tjetër ngjarje që e keni ndjekur nga afër…?
Nga më të dhimbshmet. Është një rast që shpresoj të mos përsëritet më kurrë e që askush, nuk e mendonte t’i ndodhte kaq afër. Asnjëherë nuk e kemi marrë vesh, se sa njerëz erdhën gjatë asaj kohe në Shqipëri, nuk dimë sa ishte numri i saktë. Kam parë me sy vuajtjet dhe pasojat e asaj ngjarjeje dhe ne kemi kontribuar në rehabilitimin psiko-social dhe shëndetësor të tyre. Aty kam parë, se si funksionon rrjeti mafioz i organizatave ndërkombëtare, që me të mbaruar lufta, u larguan dhe u instaluan në Kosovë. Ditët e para të çlirimit të Kosovës, kam parë fushat e rrethuara që paralajmëronin zonat e minuara, thasët e zinj, me trupa të vdekur që ende, kur shoh këta lloj thasësh, rrëqethem. Qytete në flakë, pamje që s’besoja se do i shihja ndonjëherë.
Ta mbyllim me atë që e nisëm… me arsyen pse ju pranuat ta rrëfenit jetën tuaj, grevën. Keni takuar në gjithë këto vite njerëz me të njëjtin problem nëpër botë. Ç’koment keni për ta?
Jam investuar e trajnuar shume ne fushën e post-komunizmit, viktimave te torturës dhe rehabilitimit te tyre. Madje, në vitin 1993, kemi krijuar Qendrën e Rehabilitimit te Viktimave te Torturës, kjo në funksion te evidentimit dhe rehabilitimit të ish-të persekutuarve politikë te regjimit komunist. Janë kryer studime lidhur me torturat e aplikuara nga persekutoret e atëhershëm, janë botuar shumë libra e antologji, janë miratuar shumë ligje, për të garantuar kompensimin e tyre, moral e material, është ngritur një Institut shtetëror për këtë kategori njerëzish, etj. etj.
Nuk mjafton. Kanë kaluar 21 vjet dhe shumë pak është bërë për ta. E tregoi greva me kërkesat e parashtruara. Persekutimi politik, teorikisht dhe praktikisht është vuajtje, lot, torturë dhe shkatërrim. Trauma që ka lënë pas, është shumë komplekse dhe e vështirë, për t’u matur e kuruar, ndoshta as paratë qe do marrin, nuk do të mund t’i lehtësojnë. Çdo njeri, e përjeton dhe e vuan në mënyrën e vet. Kam diskutuar me njerëz të ndryshëm, qe vijnë nga shtresa e persekutuar, të vuajtur, të torturuar, te stresuar, të traumatizuar, te aftë e të paaftë. Pa përjashtim, të gjithë janë, Viktima te Torturës.
Sot, e gjithë shoqëria, duhet të përulet para këtyre viktimave; politika, konsensualisht, duhet tu’a garantojë të drejtat e mohuara për kompensim e rehabilitim dhe historia, duhet t’i dokumentojë, për të mos lejuar kurrë më, përsëritjen e një sistemi te tillë. Duhet bërë shumë më tepër, që brezat e ardhshëm, të njihen me të kaluarën komuniste, dhe mos lejojnë shkeljen e të drejtave te njeriut. Jeta është e shkurtër, por nuk është kurrë shumë vonë. Kjo është dhe lidhja ime me grevën e urisë. Është një lidhje vuajtjesh, solidariteti, respekti, besimi dhe përgjegjësie. Jam dhe do vazhdoj të jem kudo, ku protestohet për të drejtat e njeriut, si një aktiviste e të drejtave te njeriut dhe si një qytetare, që kërkon respektimin e tyre.
Mesuesja me e mire ne shkollen e gjuheve te Huaja Kam patur nderin ta kisha mesuese
Pordhet e kopilave te komunizmit …o ju donit Formulen e Çausheskut pa dallim …ose varrje si ja u bete juve shqiptareve .Po ik moj breshke plake ti dhe gjakpiresit qe na tregon
Normal Respkt per sa Lexuam dhe dhimbje e madhe per juve dhe per shume vuajtes te tjere dhe si ne kete raste ne kete Tregim Historie ..dhimbje dhimbje sa here Lexojme te tille Histori.. Por shumica ne ato kohe shume te veshtira Sakrifikuat Jeten Familiet dhe humbjet ne Familiet..por mbas 90 apo 91 u versulet te gjithe paperjashtim te gjithe per tu Rimbusuar me te ardhura si demshshperblimet qe moret ne vite gjithsecili....dhe i haruat ata gjakatare qe ishin shkaktare per Vuatjet e te gjithve te Presekutuareve... Pyetje : cfare u be me ata Gjakatare Kriminele te asaj kohe ! mesa kemi pare dhe ndegjuar po ata u Rilinden dhe shumica u bene me Kriminele sec ishin ,, dhe Jetojne si Sheik dikush ka Vdekur dhe nga Natura ..por askush nuk ndermori dicka per keta Gjakatare Kriminele ...duke filluar qe nga Saliu dhe jane te shumnte me rradhe qe sote ekesaj dite akoma Gezojne Shendet dhe Degjenerojne nje Popull ? e Skllaveruan me keqe se dikur por me forma te tjera.... Mbase e kam gabim ! mos valle e meritojm si Popull per sa kemi Vuatjur dhe Vuajme akoma ! se nuk ndermotrem asnje veprim ndaj Krimineleve ,, perkundrazi i duartrokasim akoma dhe ju dalim per te zote per Demostrata,,si e si qe keta Kriminele te mos i preke askush...
respekte per zonjen ,ka folur pa viktimizim ,komunizmi nuk ja shuajti dot driten....shume respekt
Shkrim me mllef, ju hengri bytha prandaj e pesuat....
Ha ha ha ha Na hapen zorret pinjollet e diktatures.
Histori bllokmenesh. Nje here ne maje e me vone ne burg. Kulaci e kerbaci jane ne kete rast bashke. Te vjen keq kur njerezit vuajne aq me teper burgosen , pa asnje faj. Kohe e larget. Mos ardhte me , per persekutimet e burgosjet politike.
Enveri me ata qe e tepronin i leronte para dhe mbrapa.Sot ish blloku frekuentohet per tallavane dhe jet nate ,idene e jetes se nates e kishin ne ate kohe keta qe quraviten duke u hequr si me te zgjuarit,me te bukurit e asaj kohe.Per ta populli ishte bageti, inferiore.Sot keta duan te perfitojne ,te marin ajken sepse cfar bejne keta asnje tjeter smund ta bej.
Po a jetonin njeres ne ate fshat Sheqes ka qene kooperative jo e varfer ju paskan cuar mire ne Sheqes te Lapardhase se kishte zona malore ku hante pula gure thote populli si Zona e Terpanit Teman Tozhar e shume zona te varfera qe duheshin te zhvilloheshin po nga kush nga ne njerzit me shkolle te arsimuar te jepnim kulturen tone . Nuk ishit vetem ju te persekutuarit por qe nga Agranomi Doktori Arsimtari Mamia Infermjeri qe duhet te sherbenim dhe jo vetem ne nje fshat po ne disa fshatra po ketyre si tja u veme emrin? TI te pakten shijove ca nga jeta e bukur po keta qe permenda me lart nuk arijnr te kuptjne ty qe ankohesh per jetesen ne fshat qe ke nxjer vaj me kemb. Une them se keni qene te priviligjuarit e kohes prandaj ju ka bere pershtypje Fshati.
Po a jetonin njeres ne ate fshat Sheqes ka qene kooperative jo e varfer ju paskan cuar mire ne Sheqes te Lapardhase se kishte zona malore ku hante pula gure thote populli si Zona e Terpanit Teman Tozhar e shume zona te varfera qe duheshin te zhvilloheshin po nga kush nga ne njerzit me shkolle te arsimuar te jepnim kulturen tone . Nuk ishit vetem ju te persekutuarit por qe nga Agranomi Doktori Arsimtari Mamia Infermjeri qe duhet te sherbenim dhe jo vetem ne nje fshat po ne disa fshatra po ketyre si tja u veme emrin? TI te pakten shijove ca nga jeta e bukur po keta qe permenda me lart nuk arijnr te kuptjne ty qe ankohesh per jetesen ne fshat qe ke nxjer vaj me kemb. Une them se keni qene te priviligjuarit e kohes prandaj ju ka bere pershtypje Fshati.
Nga Labova e Kryqit? Perse nuk thua nga Labova e Evangjelos Zapas moj Idiote? Akoma kini "frike"? Ishte ky qe solli Lojerat Olimpike moderne ne 1896A.D ne Greqi. Ishte ky qe hapi rreth 150 Skolio Greke ne Vorio Epirin e Kastriotit. Cne ty me nje Misionare me qellime politike si Tereza e Kalkutes? Babai ta tha Troc moj Idiote qe Pashalleku i quajture Albania njefet nga Tereza! Kaq "Te Lashte" jini katan disur moj Kozara? Fotini e kishte emrin gjyshja "Tende" moj Kozara. Vasili perse nuk te quajti Fotini (Ndricime) shqip? Te pakten keshtu ishte tradita e familjeve te Krishtera dhe Turke Myslimane.
Mender qirie @Erdogan! Meso se ka dy Labova, njëra e Kryqit dhe tjetra e Zhapes. Zhapa ishte nga kjo e dyta, ndaj dhe njihet si e tille.
O koqe Vangjel zapa krenohej qe ishte shqiptar ortodoks dhe asnjehere spranoi te ishte grek Lexo o koqe greko fil se cfar shkrujej per te nga rilindasit tane
Zagoriti, respekte. Ky është debil, lere sevte bën pis. Por edhe kjo bija e Vasilit nuk durohet dot. Na hapen zorret këta qe u perkedhelen per nje fare kohe, pastaj ua futi Enveri. Po ne qe nuk patem kurre privilege por sot jemi neper Europe me tituj shkencore dhe akademikë ne universitete Europianë? Dhe nuk viktimizohemi as per diktaturën qe torturoi ne fakt gjithë popullin, as per gjoja "demokracine", qe na detyroi të lining Shqiperine per të njohur veten tone. Ne nuk ankohemi, as mburremi. Por mos na hapni zorret me gjoja viktima qe qahen se i detguan të punojne ne Kutalli. Unë nuk flas sepse nuk jam ndonje hero. Me detguan të punoj 15 vjet ne fshat, dhe sot jam pedagog ne një universitet Europian. Si mund të flas unë para Daut Gumenit she Visar Zhitit qe provuan burger e diktatures si heronj duke ja perplasur ne fytyre edhe gjykatesit të diktatures. Ndersa këta quajnë privilegjet e humbura. Mbyllni gojen dhe mos flisni, zorraxhinj. Sepse fshataret e Shqioerise hanin bukë misri ne diktature, megjithese prodhonin gjithe grurin e Shqiperise. Turp të keni qe keni fytyre dhe dilni të bëni viktimën.
Ik ti Ore se ka Dalur e te kerkon Fshati,,,Prape e kepute Qaforen
O erdogan,vesi më i keq i njeriut është kur i duket vetja shumë i zgjuar që në fakt është krriç se gomar është ai që e polli.Do të jipja të drejtë nëse do kishe ngatruar Vabovën e Madhe nga Labova e vogël ose Labova e Sipërme me Labovën e Poshtëme.Po të ngartosh Labovën e Zhapës me Labovën e Kryqyt,vetëm kur je krriç e bën këtë. Vangjel Zhapa hapi shkolla,po në kohën kur ai hapi shkollat dhe alfabet shqip nuk kishte dhe librat ishin në greqisht. Rëndësi ka të jesh i shkolluar ,po në cilën gjuhë shum pak rëndësi ka.Edhe ti që vajte në shkollë shqipe prap krriç ngele.
Po ne Moske pse shkove?
bajge antishqiptare. s'e rregullon dot biografine
Na kenaqe o zonja Kati, hahaha, ne fakt respekte per kohen qe je persekutuar, sinqerisht qe me vjen sh keq, por juve nuk ju falet, qe pranuat ne gjirin, apo me mire te themi, tju terheqi per hunde nje super komunist, sali sheqere berisha, qe talli bythen me ju gjithe keto vite, prandaj nuk ju falet e jane te kota historite qe tregoni, ai jua ka zhvleftesuar te gjitha vuajtjet.
Vasil Kati ka qënë zv/ministër i tregëtisë pormbulonte tregëtinë e jashtëme. Ministër ka qënë Kiço Ngjela, i ati i Spartak Ngjelës së sotëm…
SVJETLLANA Dume, Allah Allaaaah, runa Zotn prej qenve te tërbuar dhe allbanistancave.
Po ate Isksra,etleva,kjo Kozeta,po keta cfar emra jane?Te gjithe sllave dhe nuk paska pas te drejte Enveri?
(Svjetllana = Drita) / (Iskra = Shkëndija) / (Koza = Dhia). Emra sllavë. Kozara quhet një rajon në ish Jugosllavi dhe një film me partizanë. (Nada = Shpresa). Ne që e dimë serbishten, në sekond na kap veshi emrat sllavë.
Në një interviste qe ka dhene në Itali, aty nga vitet '90, i denuari politik Gjergj Komnino, ka treguar dhe kete episod me Vasil Katin, i cili ishte baxhanak me Bedri Spahiun e "famshem", te dy komuniste, me bindjen se nepermjet luftes do te mund te realizonin revolucionin proletar: " Nga qe kishte studiuar në France dhe e njihja shume mire frengjishten dhe qe dija po ashtu makinen e shkrimit, më kishin caktuar në Shtabin e Zones se Pare Operative me qender në Shepeer te Zagorise. Nje dite hyn në te ashtuquajturen zyre, Vasili i shoqeruar nga dy partizane me pushke në sup. Më urdheron qe te beja makinen gati dhe te shkruaja nje trakt te Qarkorit Komunist: Ishte nje thirrje qe u behej fshtareve te Dropullit dhe Vurgut, qe te ngriheshin per te luftuar kunder bejlereve dhe agallareve te Gjirokastres dhe Libohoves. E pashe i habitur dhe i thashe: "Shoku Vasil, a nuk kemi dale në lufte qe të çlirojme Atdheun nga gjermanet. Nuk kemi dale te luftojme shqiptaret. Kete nuk e shkruaj!". Menjehere i nevrikosur u dha urdher partizaneve qe te më merrnin dhe te më pushkatonin, por në atë çast, per fat erdhi, nje korrier partizan i cili i dha Vasilit nje leter. Ajo vinte nga shtabi i pergjithshem i ushtrise partizane me firme te Enverit, i cili më njihte personalisht dhe urdheronte qe une te nisesha urgjent per në Labinot. Dhe keshtu shpetova, tregon Komnino. Më tej Gjergji tregon dhe kalvarin e tij pas çlirimit, burgjet, internimet etj. Nuk besoj qe Vasili, pasi doli nga burgu, t'ua kete treguar kete episod vajzave. Gjithsesi ma merr mendja se ato do ta kene lexuar kete interviste te botuar në një nga te perditshmet shqiptare.
Bureto, je i madh. Unë jam zagorit, dhe këtë ndodhi ma ka treguar nje nga burrat e moshuar të Sheperit, saktesisht si e ke treguar ti. Respekte. Kjo e bija e Vasil Katit, po të kishte tru, nuk do kishte pranuar të jepte intervistë. Mbaje dashurine per babain per veten tënde. Po e nxore ne pazar, prit baltë e mut pastaj
I dashur @ Lexues nga Zagoria! e hapa kompjuterin per te bere kete qe kisha ndermend, por ja qe ndesha edhe me komentin tend. Ndaj më duhet te pergenjeshtroj veten dhe njekohesisht dhe ti të mesosh te verteten, sa i takon Vasilit. Në komentin tim te mesiperm i jam referuar memories time, por jo dokumentave qe kam ne arkivin tim. Me von ngaqe dyshova, kerkova aty dhe gjeta intervisten në fjale, qe i ishte dhene RAI-t ne korrik 1991 (bot. "Gazeta Shqiptare", 6 korrik 1991). Çdo gje e shkruar në komentin tim te pare eshte e sakte, me perjashtim te faktit se nuk ka qene Vasil Kati, por Shemsi Totozani ai per te cilin kam dashur te referoj. Ndaj per kete pasaktesi i kerkoj falje motrave Kati, por edhe lexuesve. Vasil Kati ka qene bashkevuajtes me vellain tim në Qaf Bari dhe per te më ka treguar, se ai ishte nje burre i zgjuar, por edhe pse i denuar, kishte mbetur komunist. Per çdo gje qe ishte ndodhur mbas vitit 1944 ne Shqiperi, vasili bente fajtor vetem Enver Hoxhen. Të pershendes!
Kozara (ndjes paste) ka shijuar maksimumun deri ne 1975, por pas ‘90 i ka q@ nonen parave te fondacioneve dhe OJFve, u be milionere. Paraja ka shku ke komunistet e spiunet e sigurimit dhe bijte e tyre
Padyshim babai Zoti Vasil ka qene partizan As na thua moj xhane sa gjermane, fashiste , balliste ,zogiste ka vrare babai juaj ? a ka patur dekorata trimerie babai ?Keto na trego pa se ke ke patur ne klase nuk na hyn shume ne qese.
E mbaj mend kur e internuan familjen Kati ne Ndernenas, te Libofshes, nje fshat ne bregdet rreth 20 km nga Fieri, sepse ne ate kohe mbi 100 gjimnaziste benim stazhin 1 vjecar pas mbarimit te shkolles se mesme. Nuk i afronte njeri, pervec te internuarve te tjere ( ishin rreth 20 familje). Mbaj mend te birin e Vasil Katit qe kishte mbaruar per inxhiner elektronik dhe nuk e linin te punonte as punetor transporti por vetem me lopate. Edhe ne mezi e perballonim punen e veshtire ne bujqesi vaj halli ata qe vinin nga Tirana, ndofta me vone u pershtaten. Kam pershtypjen se nuk e jepnin veten dhe ne na dukeshin qe mundoheshin te ruanin dinjitetin.
Çfarë jenë këto internime? Ju keni shkuar aty ku kishte njerëz, shqiptarë, patriotë, jo në shpella. Ata të prapameleve të Shqoipërisë, që u vendosën në Tepelenë apo rajone të tjera të vendit, mësuan tavolinën, të hanin me piru dhe lugë, secili në pjatën e vet, të ecnin si njerëz. Ju i përkisni luftës brënda Bllokut, asgjë më shumë. Tani hiqeni si viktima të diktaturës.
Lufta brenda llojit ka bere kerdine ne vendet komuniste duke vrare njeri tjetrin dhe shkaterruar familjet.Te njejtin fat kane pesuar shume shoke dhe miq te Enverit.Per familjet e tyre ka qene e tmerrshme nga nje jete luksi ne bllok ne internim cfilites qe i shpetoi vetem 1990.Ne ministrinë e Tregetise e pesuan shume.Mbaj mend Zija Rexha zv minister nga Shkodra e hoqen se si sek.i.PPSH ne ministri nuk qe vigjilent perfundoi punetor ne Bushat,pas pak kohësh dy shoke te tij e paditen kot dhe hengri 10 vjet burg .Ky ishte komunizmi
Ore, mund te kete qene mesuesja me e mire, por te shprehet qe nuk dija gje nga bujqesia dhe ta perçundoj ne kete forme, do te thote se paska qene e nevojshme te punonte atje. Bythepambuksit e qeverise se dikurshme ankohen sot se moren jetuan atehere si princa, moren dhe thaset me para e me viagra tani.
Nganjehere Gazeta "TEMA" boton artikuj te kendshem dhe jo vetem qe nuk te merzisin, porse te japin kenaqesi. Mesoj qe Kozara Kati paska vdekur ne tetor te vitit te kaluar. Pra ky artikull eshte si "kofini, pas te vjelave". Nuk e di se çfare moshe ka autorja e ketij artikulli dhe se a ka njohur ndopak kohen kur ka jetuar Kati. Shume komentues te ketij artikulli kane shkruar verejtjet e tyre me teper objektivitet. Atehere, perse duhet te botohen te tille artikuj qe nuk kane asnje vlere, porse irritojne jo pak njerez. Kozara Kati dhe mjaft te tjere si ajo kane perfituar nga fakti qe dinin anglisht dhe u zgjodhen nga organizmat apo projektet e huaja qe u sulen ne Shqiperi vetem per te perfituar nga fondet qe u akorduan per "te ngritur" Shqiperine. Te huajte qe drejtonin keto projekte nuk donin t'i a dinin per te kaluaren e njerezve qe i perkisnin realisht klases se persekutuar. Po ashtu injorimi qe i benin keta te huaj shqiptareve ishte aq i madh, sa nuk mund te merret me mend. Po jap nje shmbull. Ne Tirane ishte nje projekt amerikan qe kishte per qellim te ndihmonte grate shqiptare qe punonin ne bujqesi. Ky projekt drejtohej nga nje amerikane ( me duket quhej Debi, nqs nuk gaboj) dhe kishte punesuar jo pak specialiste shqiptare, si zooteknike, inxhiniere kimiste, etj). Keto specialiste niseshin me sherbim ne fshatra dhe u jepnin "keshilla" grave te fshatit(?!) Pas disa vitesh, kur ajo u largua, mesova qe ne USA ishte botuar nje artikull, ku theksohej qe kjo grua kishte ndryshuar jeten e qindra grave ne fshat, pasi i kishte mesuar se si "...te milnin lopet"(!? sikur grave te fshatit u a milnin lopet burrat e tyre. Keta te huaj paguheshin nga parate e taksapagueve te vendeve te tyre dhe i mbushen xhepat mire para se te largoheshin. Puna qe u be ne ate kohe u be nga stafi shqiptar, qe tregoi aftesi teknike te jashtezakoneshme,. Kurse, projektet si ato te Kati-t, ishin pese me hiç siç thoshin jo pak persona me reputacion asokohe.
Kemi 33-vite qe lexojme "intervista" te ketyre njerezve te "persekutuar".Nga asnjeri nuk emi degjuar e lexuar te thone per bemat e tyre apo te prinderve te tyre.Mos valle Enveri ishte vetem dhe i vuri ne resht?Ai sitem utopik,u ndertua nga ata idealiste qe dolen per clirimin e Shqiperise e pas fitores mbi fashzmin i hypen ne qafe popullit fukara.Kjo zonje qe u rit me gjithe te mirat kur mijra te tjere vuanin,e ka menduar ndonje here?Sa shoke e shoqe te kesaj zonje,qe kishin mbaruar per mesuesi u emeruan menjeher pas studimeve ne Kryeqytet ne nje nga shkollat me te mira?Privilegjet i kish nga te qenit e babait ne kupolen e larte.Ata i sherbyen me zell diktatures e diktatorit.Ata pasojat i kishin nga lufta e berylave midis njeri tjetrit e jo per parime e per te treguar qe po luftonin per permiresimin e jetes.Lufta e klaneve,si kurdohere,dhe ne ate kohe edhe sot jane lufte per pushtet e para.Ato qe sot behen hapur atehere beheshin "nen rrogoz",duke i bere gropen njeri-tjetrit.Ai sistem ishte utopik(ne teori eshte me i miri) por,nuk mund te realizohet me aftesit prodhuese dhe shperndarje (shati terheq gjithmon nga vetja).
Jane persekutuar padrejtesisht?Eshte denuar Vasile Kati dhe Kico ngjela padrejtesisht?Poshtersi,por me e madhja Poshtersi e tyre Jane sjelljet e femijeve te tyre,p.sh. Kozara dhe Spartaku.U bene 32 vjet dhe nuk Kane marre mundimin te shkojne ne nje gjukate te kerkojne denoncim per denimin ,burgosjen e padrejte te prinderve te tyre,te kerkojne pafajesi te tyre.Me intervista nuk i riviegjeron,nuk i Pastroni.Pastrimi behet vetem me vendim gjukate.Madje te kerkojne denimin e gjyqtarit qe Ka dhene vendim te padrejte,shoqeruar me demahperblimin.Jo kaq tolerante,sepse poshteroni prinderit tuaj.Aq me teper,Spartaku...juristi...avokati.