Zjarri në Astir, dyshohet i qëllimshëm: dyshohet se pronari i vuri flakën makinës

13 Korrik 2023, 15:14Dossier TEMA

Zjarri në Astir, dyshohet i qëllimshëm: dyshohet se pronari i

Flakët e zjarrit kanë përfshirë parkingun e një pallati në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas informacioneve praprake mësohet se si pasojë e zjarrit janë djegur disa nga mjetet të cilat ndodheshin të parkuara.

Burime për mediat bëjnë me dije se zjarri dyshohet se ka qenë i qëllimshëm, madje nga vetë pronari i një prej mjeteve të djegura.

Mënjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë si dhe forca të shumta zjarrfikëse të cilët po bëjnë të mundur neutralizimin e flakëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.07.2023, në Unazë të Re, ka rënë zjarr në parkingun e një pallati, dhe si pasojë dyshohet se janë djegur disa mjete.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Lini një Përgjigje