
Nga Dashnor Kaloçi
E lindur dhe e rritur në një familje me tradita intelektuale dhe aristokrate, si nga ana e babait (me origjinë nga Narta e Vlorës), ashtu dhe nga nëna e saj (nga qyteti i Durrësit), madje prej katër brezash të diplomuar në universitetet më të njohura të Evropës, në degë të ndryshme si; Drejtësi, Ekonomi dhe Mjekësi, edhe ajo bashkë më të vëllanë, (një nga ikonat e Mjekësisë shqiptare, prej gati gjysëm shekulli), nuk mund të “devijonin” nga geni familjar dhe rruga që kishin zgjedhur e përshkuar të parët e tyre, në rrjedhat e jetës. Madje, duke se ka shkuar pak më tej, pasi përveç mësimdhënies si pedagoge, është marrë edhe me politikë aktive, duke u zgjedhur jo vetëm si deputete e Kuvendit Shqiptar, por edhe nënkryetare e Parlamentit, ndonëse për një kohë të shkurtër, aq sa zgjati ajo legjislaturë. Duke pasur parasysh, degën ku është diplomuar dhe profesionin e pedagoges së universitetit, që ka ushtruar deri sa doli në pension, e gjithashtu edhe të vëllait, i specializuar në një nga klinikat më të mira universitare të Parisit, në fillimin e viteve ’70-të, jeta, jo vetëm nuk e ka “përkëdhelur”, por i ka sjellë edhe mjaft peripeci, në rrugëtimin e saj dhe karrierës profesionale. Për shkak të luftës së klasave, Komiteti i Partisë së Rajonit Nr. 1 të Tiranës, e pati etiketuar si: “Vajza e një avokati borgjez, që ka studiuar në Zvicër para çlirimit dhe ajo nuk është e denjë, për të studiuar…”, gjë e cila e privoi edhe nga dega që ajo kishte zgjedhur për të ndjekur. Të gjitha këto, tashmë i përkasin një kohe të shkuar, por për shkak të kërkesave tona të vazhdueshme, Prof. Dr. Margarita Qirko, është e “detyruar” që të prishi “kodin e heshtjes” që e ka zbatuar me përpikëri deri më sot, duke mos i kujtuar ato kohë të shkuara, e duke folur për herë të parë, në një intervistë për historinë e familjes dhe të sajën.
Znj. Margarita, çfarë bëtë pas kësaj?
Në ato kushte, u ktheva tek misioni im, studentët e mi, për të vazhduar rrugën time, të pakthyeshme për aftësimin e tyre profesional. Kisha vetëm një vit shkollor, që isha larguar nga Universiteti dhe pasi bëra kërkesën, më pranuan si pedagoge në katedrën ku kisha qenë. Ndërkohë, unë isha në Partinë Demokratike, si anëtare e Kryesisë dhe e Këshillit Kombëtar të PD-së.
Si i kujton ditët e para kur u kthyet në universitet?
Në ditët e para të shtatorit 1997, ngjis shkallët e Universitetit Politeknik dhe ndeshem me miken time, me të cilën kisha 17 vjet, që punoja në Universitet. Iu drejtova me buzëqeshje, për ta përshëndetur dhe u shtanga nga mënyra me të cilën më shmangu dhe u largua. “Zhgënjimi na lë të heshtur nga jashtë, brenda një zhurmë të papushimtë copërash shpirti të thyer”, thotë i madhi Fabio Privitera.
Vazhdova ngjitjen e shkallëve për të shkuar në katedër dhe vura re, që të gjithë shmangnin takimin me mua. Në katedër, ata pedagogë që ishin prezent, kishin një qëndrim të ftohtë ndaj meje. Ndjehesha njëlloj si në regjimin e kaluar, të para viteve ’90-të, me luftën e klasave, që rëndonte mbi supe dhe një shpërfillje totale, për 17 vitet që kishim punuar bashkë, duke ju dhuruar mirësi dhe sjellje të përveçme njerëzore.
Si do ta shpjegonit sot pas kaq vitesh, qëndrimin e atyre kolegëve?
Njerëzit ndryshojnë, të zhgënjejnë, të harrojnë, sado t’i duash, nuk mund ti mbash gjithmonë afër teje, pasi befas je i panevojshëm për ta.
Pati ndonjë koleg që e priti mirë rikthimin tuaj në auditoret e fakultetit?
Patjetër. p.sh., kujtoj dhe lutem të pushojë në paqe profesori im i Analizës Numerike në Universitet, Vasil Zenjo, të cilin e kisha shef të sektorit të Analizës Numerike në katedrën ku punoja. Ishte socialist, por njeri shumë i mirë. Ai më mori në kafe dhe më dha kurajon, që duhet të vazhdoja të ecja përpara, me vlerat e mia e, më premtoi se do të fillonim bashkë të shkruanim një libër të Analizës Numerike, për degët inxhinierike, pasi nuk ekzistonte akoma për studentët.
U lehtësova shumë shpirtërisht dhe fillova misionin tim, me të njëjtin ritëm si më parë. Pikësynimi im, ishte të mendoja për kapitujt që do të shkruaja, për librin e teorisë së Analizës Numerike. Në këtë periudhë në katedrën tone, po zbatohej projekti “Intereg” për specializimin e pedagogëve dhe të gjithë kolegët shkuan për specializim 1 dhe 2 herë, në Bari të Italisë. E vetmja që isha përjashtuar isha unë.
Si do ta shpjegonit këtë fenomen?
Veprime të tilla të nivelit të hakmarrjes, nuk ishin të pranueshme, në një vend ku të drejtat e njeriut, mbroheshin me ligj. Profesor Zenjo, si shef i sektorit, më propozoi të plotësoja kërkesën për titullin Profesore, duke qenë se isha Asistente Profesore. Plotësova dokumentacionin dhe në vitin 2001, mora titullin Profesore. Fillova punën me intensitet për librin e teorisë së Analizës Numerike, për studentët e inxhinierisë. Fatkeqësisht Prof. Zenjo, ndërroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme në dhjetor të vitit 2001.
Libri nuk ishte përfunduar akoma dhe amanetin e tij, e përfundova së bashku me kolegun dhe mikun tim të nderuar, të Analizës Numerike, zotin Syti Hysko. Sipas recensave libri plotësonte nevojat e programit që zhvillohen në Fakultetet Inxhinierike në bazë të programit të Bolonjës. Në këtë kohë, katedra jonë e Matematikës së Përgjithshme në Universitetin Politeknik, kishte fituar një projekt të programit ‘Tempus’, për specializimin e pedagogëve të katedrës tonë, jashtë shtetit.
Ishit ju në atë listë të pedagogëve që do të shkonin jashtë për specializim?
Në këtë listë të vitit 2004, emri im mungonte përsëri. Shefi i katedrës dhe personi i ngarkuar nga katedra që ishte marrë me realizimin e projektit, kishin hartuar dhe listën e pedagogëve që do të shkonin, së bashku me kohën e qëndrimit. Ky ishte një qëndrim tepër fyes për mua.
Duke zbritur shkallët, (pas njohjes me këtë listë), takoj rastësisht rektoren, zonjën Tamara Eftimi, të cilës i bëri përshtypje pamja dhe fytyra ime e shqetësuar. Më mori në zyrën e saj dhe më pyeti çfarë kisha. I tregova historinë e përjashtimit nga lista e projektit ‘Tempus’, duke qenë anëtare e Katedrës së Matematikës. Për verifikim, ajo thirri në zyrë Zv/Rektorin, z. Agim Anxhaku. Ai solli listën nga shefi, ku vetëm emri im, mungonte.
Çfarë tha rektorja pasi këtij fakti?
Rektorja urdhëroi menjëherë, që kjo listë mos të aplikohet, deri sa të figuronte në të dhe emri im. Në këtë mënyrë ata u detyruan të shtonin emrin tim në atë listë dhe unë shkova për specializim në Universitetin Politeknik të Athinës.
Si e kujtoni periudhën e specializimit në Universitetin Politeknik të Athinës?
Shefi i katedrës i Analizës Numerike në Universitetin Politeknik të Athinës, ishte Profesor Dhimtris Dhougalis. Takimi me profesor Dhougalis, më krijoi një eksperiencë tepër të vleftëshme, pasi u njoha me shumë metoda të reja të Analizës Numerike, të cilat mund t’i shtoja në leksionet dhe ushtrimet që zhvilloja me studentët e mi. Pas kthimit nga specializimi, rastësisht lexova librin, “Leksioni i Fundit”, i Randy Pauch, një Profesor i Shkencave Kompjuterike, i cili në librin e tij, i dhuron çdo pedagogu një eksperiencë të shkëlqyer për mësimdhënien dhe edukimin e rinisë.
Metoda e përdorur nga profesori në librin e tij, lidhet me edukimin njerëzor të brezit të ri, i cili është çelësi kryesor i suksesit në jetë në çdo profesion. Sipas tij, e para në jetë, është të jesh njeri dhe zerot pas, të aftësive dhe dhuntive të tjera, i shtojnë vlerën 1-shit. Nëse nuk je njeri, pra mungon 1-shi në fillim, të gjitha zerot që rreshtohen pas tij, nuk kanë asnjë vlerë. Me metodën që përdorte profesori, gjatë zhvillimit të lëndëve, ai krijonte mundësinë që vetë studentët, të evidentonin mangësitë njerëzore që shihnin tek njëri tjetri, me dashamirësinë e korrigjimit të tyre, që do t’i ndihmonte ata, për një jetë më të vlefshme në shoqërinë njerëzore.
Në lëndën e Analizës Numerike, që unë zhvilloja përveç leksioneve dhe ushtrimeve që jepja, në programin mësimor, ishte dhe zhvillimi i një detyre kursi në fund të semestrit. Pas leximit të këtij libri, më lindi ideja e zbatimit të eksperiencës së Profesorit të nderuar, në detyrat e kursit me studentët e mi. Unë ja jepja detyrën e kursit studentëve të mi, duke i ndarë në grupe me nga 4 vetë. Secili grup kishte detyrën e tij të kursit dhe një kryetar grupi. Pas dorëzimit të zgjidhjes së detyrës në mënyrë të plotë dhe mbrojtjes së saj para meje, çdo anëtar i grupit, do të dorëzonte dhe një fletë tjetër, me karakteristikat kryesore që vërente tek secili nga shokët e tij të grupit, gjatë zgjidhjes së detyrës.
Çfarë rezultatesh pati aplikimi i kësaj metode?
Në vitin e parë, vura re që studentët, e kishin të vështirë të ndërgjegjësoheshin për të kritikuar njëri tjetrin, por në vitet e tjera, pata esse shumë tërheqëse të studentëve, në analizën njerëzore dhe profesionale që i bënin njëri tjetrit. I kam ruajtur për çdo vit këto shkrime dhe i lexoj herë pas here për kënaqësinë time, për të kujtuar përpjekjet modeste për misionin e formimit dhe edukimit të studentëve të mi. Në vitin 2014, miku im, pedagog në degën e Inxhinierisë Elektrike, Romeo Teneqexhi, më tregoi një program informatikë që kishte hartuar, për korrigjimin automatik të provimeve të studentëve.
Realizimi i këtij programi, ndihmonte në shmangien e korrupsionit në korrigjimet e provimeve të studentëve kisha dëshirë ta aplikoja në lëndën time. Për këtë, duhej shkruajtur database i lëndës Analiza Numerike dhe duhej të hartoheshin teza të ndryshme për çdo student. Çdo ushtrim kishte 5 opsione për përgjigje, ku njëra ishte zgjidhja e saktë e ushtrimit dhe ishte prezente, dhe një opsion i ri, i cili shprehej: ”nuk e di”. Opsioni; “nuk e di”, në çdo përgjigje të ushtrimeve, stimulonte tek studentët thënien e të vërtetës, duke u përpjekur sadopak të zbusnin praninë e mashtrimit.
Rezultoi efikase kjo metodë e korrigjimit të provimeve të studentëve?
Pasi dorëzonte studenti i fundit fletën e provimit, futesh në sallë i gjithë grupi dhe me anë të kompjuterit, duke i skanuar të gjitha fletët e provimit, lexoheshin në një ekran të zmadhuar, të gjitha rezultatet e provimit të sapo kryer, nga çdo student dhe në rast se kishte kontestim të rezultatit, lindte e drejta e kontrollimit të fletores së bashku me mua. Kjo metodë korrigjimi, e cila rezultoi suksesshme me studentët e mi, nuk u mbështet nga organet drejtuese të Universitetit.
Sigurisht, por unë e vazhdova këtë metodë korrigjimi automatik, për kënaqësinë e studentëve të mi, derisa dola në pension.
Si do ta përkufizonit jetën tuaj deri më sot, bashkë me karrierën profesionale?
Jeta ime, është një jetë mes jetësh të shqiptarëve, që jetuam në të njëjtën periudhë kohe. Në jetën time, kam udhëtuar në dy autostrada të fuqishme të saj, në përkushtimin ndaj familjes time fisnike dhe në autostradën e kryerjes të misionit tim të shenjtë, ndaj studentëve të mi, për t’i edukuar ata, si njerëz të lirë dhe profesionistë të zotë, në fushën e tyre të dijes. Dashuria për studentët e mi, gjatë gjithë jetës ka qenë një ujëvarë që buronte nga shpirti im dhe nuk shteronte kurrë. Në çdo orë mësimi, ju rekomandoja libra që duheshin lexuar, për të kuptuar më mirë jetën.
Fatkeqësisht sot shpirti, që është karakteristika kryesore ideale e njeriut, është zëvendësuar me paranë, që është materiale. Kjo qenie e re që po avancon në tokë, do ta çojë planetin tonë, në një agresivitet mes banorëve të saj, ku të gjithë gjërat që prodhohen nga shpirti do të zhduken. Udhëtimi në autostradën e përkushtimit të familjes, ishte udhëtimi më i dashur dhe i bukur, pasi misteri më dhuroi prindër të ditur dhe fisnikë, të cilët, më edukuan për të qenë njeri i mirë për shoqërinë, ku dhurimi i dashurisë dhe mirësisë për të tjerët, përbënte lumturinë e jetës time. Ata më mësuan të isha përherë vetvetja, të isha njeri i lirë dhe të kisha përherë paqe me veten time.
Ju për formimin tuaj, një rol kryesor, iu vini edukatës familjare …?
Pa asnjë diskutim po dhe nisur nga ky fakt, unë gjunjëzohem përherë, para shpirtit të tyre, për gjithçka që më mësuan dhe formuan tek unë, konceptin e kryerjes së misionit të shenjtë në formimin e brezit të ardhshëm. Sot unë kthej kokën pas dhe mbushem me lumturi shpirtërore, kur me sytë e shpirtit dhe mendjes, shoh ato orë të paharruara mësimi, që kam kaluar me studentët e mi.
Po për vëllai tuaj, Dr. Prof. Spiron, çdo të na thoni?
Është privilegj në jetën time, të jetuarit me një vëlla të përveçëm. Spiro, është tepër fisnik dhe me një personalitet profesional të spikatur, si kardiolog dhe ekokardiografist. Unë kam marrë pjesë në çdo konferencë mjekësore jashtë shtetit, ku ai referonte dhe kjo ka qenë një universitet me vete për mua. Ai gëzonte një respekt të veçantë nga të gjithë kardiologët e huaj, në sajë të dijes së tij profesionale. Ai është bashkudhëtari dhe këshilltari më i sinqertë i jetës time. Për mua Spiro, ishte busulla që ndiqja në arritjet e mia.
Rezultatet e arritura, ishin fryt i një bashkëpunimi të vazhdueshëm dhe brenda fushave tona profesionale. Privilegji që na dhuroi misteri, ishte se kishim të njëjtën shpirt brenda dy qenieve tona. Kjo krijoi atë harmoni hyjnore në familje, e cila ndihmonte në lehtësimin e problemeve të vështira të jetës, të luftës ndaj vlerave tona, të cilat ishin përherë të pranishme në çdo hap të punës tonë. Nuk thonë kot se: “Harmonia në familje, është lumturia e jetës dhe kush e gëzon këtë, është i privilegjuar”.
Tashmë prej disa kohësh, ju nuk jeni më pjesë e mësimdhënies në universitete?
Unë kam dalë në pension dhe kohën e kaloj kryesisht me leximin e librave psikologjikë, të cilat më lehtësojnë dhimbjen e ekzistencës, sipas Ernesto Sabatos. Dëgjoj muzikë dhe futem në pjesë muzikore klasike e në muzikën e lehtë, që rilindin shpirtin tim. Jam e dhënë gjithashtu edhe pas librave filozofikë, historikë, kuriozitete nga lashtësia dhe shumë e dhënë pa thënieve të arta, të gjenive të mendjes njerëzore, të cilët vërtetojnë në unison teoremën, se: “Në jetë, në çdo epokë, luftohet vlera njerëzore, nga mediokriteti”.
Mund të na e ilustroni këtë me ndonjë rast konkret, nga jeta e njerëzve të mëdhenj?
Po, patjetër. Kam lexuar se në Greqinë e lashtë, 2500 vite më parë, po bëheshin zgjedhjet në Athinë dhe emri i të zgjedhurit, shkruhej në guackat e detit. Aristidhi, i cili ishte kandidat për t’u zgjedhur, ishte veshur në mënyrë, që të mos njihej atë ditë dhe po shëtiste ndërmjet votuesve. Ndaloi tek një person krejt të rastësishëm dhe e pyeti: “Për kë do të votoni”? Përgjigja: “Vetëm për Aristidhin jo”! Aristidhi: “Po përse? Çfarë ju ka bërë”? Votuesi: “Nuk mund të duroj që është kaq i mirë”! Aristidhi: Qeshi 2500 vjet më parë njeriu me vlera luftohej.
Kjo luftë sot është dhe më e fortë. Natyra njerëzore është ziliqare dhe zilia vret përjetësisht. Zilia është hakmarrje e të paaftëve, prandaj është një mëkat i pavdekshëm. Të gjitha këto thënie lapidare të mendjeve të rralla, na dhurojnë guximin, për të vazhduar rrugëtimin tim të jetës së mbetur, në përputhje të plotë me cilësitë e mia njerëzore dhe perdja e shfaqjes të jetës tënde, mbyllet me duartrokitje, pasi mbetesh vetvetja dhe ke derdhur nga shpirti ujëvarën tënde të dashurisë e të mirësisë, për njerëzit me të cilët udhëtove në jetë. Pra, me pak fjalë, do ta përkufizoja kështu: “Erdha në jetë, për të mos u harruar nga ata që jetuan në kohën time”.
Znj, Margarita ju fale-nderojmë për këtë intervistë të gjatë dhe mjaft interesante.
Ju falenderoj unë ju, që patët mirësinë dhe durimin për të më dëgjuar, madje kaq gjatë.
Nje bravo te madhe per zonjen qe kujton te nderuarin profesor z.Vasil Zenjo. Vasili me ka dhene matematike ne fakultet dhe e kujtoj si nje njeri mjaft te pergatitur, komunikues, modest dhe i palodhur. Pata rastin te takoj per here te fundit ne vitin 97 , kur erdha per pak kohe nga emigracioni. I perjetshem kujtimi i tij.
Nuk e kam lexuar akoma kete interviste, por pashe foton dhe e njoha Margarita Qirkon qe e kam patur pedagoge qe me jepte seminaret e matematikes ne fakultetin e inxhinjerise mekanike. Nje person me virtute te admirueshme. Nje zonje e vertete. Gezon respektin tim dhe te gjithe ish studenteve te saj.
E mrekullueshme.
Z Dashnor , vëllai i zonjës që intervistuat në vitin 1870 ka bërë specializimin në Francë ?
Eshte nje interviste qe turperon personin qe eshte intervistuar. Titulli eshte qesharak edhe sa per tu pergjigjur per ata qe i dijne gjerat me mire arsyeja eshte qe nuk te kane pare me sy te mire kur u ktheve ne universitet sepse ishe njohur si mikja e Saliut per shkakun edhe te vellait tend edhe prandaj ta dhane ate post edhe inati edhe urejtja qe kishin per saliun tu percoll edhe ty sepse nuk kishte arsye tjeter por ju nuk e kishit problem per ti kapur gjerat se i kishit shpatullat e ngrohta nga vellai juaj edhe te hapeshe dera kudo keshtu qe mos bej viktimen se eshte qesharake. Ju nuk keni qene ndonje profesioniste ne fushen tuaj edhe niveli yt ka qene me se mesatar. Eshte i njohur fakti qe me shume se 60% e politikes u furnizua nga universiteti edhe te gjithe keshtu luanin kapnin ndonje post edhe ktheheshin ne universitet te gjithe te pikelluar edhe shqetesuar per hallet e studenteve apo popullit. Vetem ne shqiperi behen shkrime te tilla ku edhe shoqerohen me shprehje (familje aristokrate apo doni me per belulin) Artikull pa asnje interes per lexuesin
Nasho rrofsh o zotëri. Këtë do shkruaja dhe unë. Një shtesë kam vetëm. Kjo zonja na rridhka nga një familje aristokrate nga narta e vlorës!!! Vajza e një konti apo markezi nuk e kuptova!!! Apo autori i quan aristokratë bandën e saliut ku ka bërë pjesë edhe kjo "e nderuara"???
Ndaj te njejtin mendim z.Nasho…,ka plasur aristokracia sheshit,zoti na ruajt nga keta bandit!
Zonjë, Fakti që keni qene në PD, për më tepër në kupolen e saj flet vetë... Per cfare vlen Analiza Numerike kur ligji 7501 që e perjetosoi PD, i ka nxjerrë themelet Shqiperise dhe popullit shqiptar... Një fakt flet në tri kohë: të djeshmen, të sotmen, të nesermen...
mos harro profesoresh e nderuar, se edhe Ju ( demokratet ) keshtu vepruat me ish- komunistet, madje edhe me ata qe u rreshtuan ne partine socialiste dhe simpatizanteve te partise socialiste. Ja une qe po bej kete koment,kisha nje shok ,i cili ishte familje e nderuar komuniste, ku hynin e dilnin edhe antare te Byrose politike, edhe pse nje familje e nderuar ne ate qytet te vogel. Por shoku im i 10-15 viteve me habine time e pash ne grupin nismetare te PD=se per qytetin. Ajo qe me habiti me shume ishte se tash nuk me fliste megoje ,sepse u rreshtova me bindje ,jo antgar i PS. Ndaj edhe ju nuk kini qen te pakte. Madje Ju kerkuat dhe vit ne zbatim ligjin 24/1 qe te linte pa buke ,sepse i donte qefi drejtorit demokrat.
Na ngazelleve shume moj zonje e persekutuar dhe me universitet te kohes se komunizmit .Ti spaske puntare as nje dite larg tiranes .Turp per intelektualet e moshuar per kete intervista .Per ju zonj une mund te them me plotgojen se nga ti dhe soi jot e kemi kete demokraci te "KULLUAR "
Te vjellesh me legen. Ishe nen-kryetare e parlamentit te turpit te 1996. Nenkryetare e masakres se firmave piramidale. Nenkryetare e parlamentit te 1997, parlamentit te turpit qe shpalli armik pas Enverit Ameriken. Ndershmeria juaj intelektuale le shume per te deshiruar. Do ju nderonte doreheqja por ju s’kisbit guxim. Kjo interviste deshmon se keni qene me bindje ne postin e Sali Qenit qe urdheronte vrasje dhe lufte civile. Jeni per sevap. Ky eshte i vetmi turp i kolegeve tuaj.
Të japësh intervista të tilla, sikur flet me shoqet në kafene, mendoj se është paturpësi. Por, ky është Kaloçi i gazetës Tema, kaq nivel ka ky dhe, të tillë intervistues, kot fare, na paraqet. Nuk besoj se ka më të marrë se Kaloçi që të lexojnë marrëzitë e tij.
Nuk e di se perse kerkonte respekt nga koleget kjo kur ishte e lidhur me PD ne kohen kur Saliu po better lufte civile. Nese nuk e ke kuptuar akoma, atehere tregon qe e paske pasur hak. Ka pasur dhe ka shume Shqiptare me arsim dhe kulture qe nuk jane perzier me Saliun. Mburru sa te dash por ne ate kohe ke qene ne anen e gabuar te historise.
Mund të jesh një profesor apo profesore universiteti, por përzierja në politikë me krahun ekstremist të humbet shumë vlera. Një intelektual është vizionar, ka njohje për shumë fusha të jetës, duke përfshirë edhe politikën, bën parashikime për rrjedhën e ngjarjeve dhe mban qëndrim në një moment të caktuar... Të shkosh mbas sali berishës, pas një aventurieri dhe karrieristi, është miopi ose aventurë. Kjo ka ndodhur me shumë "profesorë" universiteti dhe midis tyre është edhe zonja Qirko. Shikoni më mirë portretin e "profesor" edmond spaho sot dhe do të kuptoni më shumë...Qëndrimi i ftohtë, mos-shoqërimi me ju dhe indiferentizmi i kolegëve pas kthimit nga politika me saliun është shpërblim dhe një vlerësim për personalitetin tuaj, zonjë! Ju ende nuk e keni kuptuar këtë të vërtetë. Intervista është ulje e personalitetit tuaj dhe ka vetën një vlerë: -që publiku të njohë më mirë se cilët janë intelektualët e tij të vërtetë dhe të admirueshëm. Kaloçi vazhdon detyrën e tij...
Me sa duket zonja paska qenë deputete e 26 majit 1996, deputete e vjedhjes më të madhe historike të votimeve në Shqipëri, e dhunës së përgjakshme të opozitës. Nuk e thotë këtë. Ata pedagogë që kthenin kokën kur kalonte ajo paskan pasë të drejtë.
moj zonje sado e pregatitur te jesh fakti qe ke qene ne PD dhe akoma me keq fakti qe ishe ne PD ne nje periudhe te erret te Shqiperise, te ben me nje damke qe asnje respekt nuk mund te krijoje per ju. ata pak artiste e njerez te kulturuar qe u futen ne PD ne ato vite u larguan shpejt kur e kuptuan ne cfare llumi ishin futur.
O Kaloçi ne Narte ,prej nga vjen zonja nuk ka pasur ndonjehere aristokrate... bollni me keto idiotizma aman ,se na hapet barkun....
Shko pirdhu! Harruat ju te ndyrët e Sali kriminelit se ça ju bëtë qindra intelektualëve duke i hedh në rrugë,ndaj të paktën hesht e mos na çaj trapin
po solle zgjebjen prandaj te largoheshin koleget... shume mire kane bere....
Kjo ka ndjere nga afer pordhet e Pjeter Arbnorit prandaj nuk I afroheshin koleget.Shkurt edhe kjo kishte pordhe si n/ kryetare e parlamenti qe votoi Salen ne kushtet e shtetrrethimit President.
"Ishte socialist, por njeri shumë i mirë."....thote prof Margarita. Njelloj sikur te thoshte. "Ishte kurve, po me zemer te madhe..."
Pedagoge shume e dobet, mediokre. As nuk krahasohej me Jorgo Maliten, Shpetim Leken, Shpetim Bozdon etj,,,nga ana profesionale.
Margarita ishte e re ne ate kohe, nderkohe qe Malita ishte mbi 50 vjec. Edhe Bozdo me Leken ishin me te medhenj ne moshe dhe shume me me teper eksperience se sa Margarita qe kishte pak qe kishte mbaruar fakultetin, por kurrsesi ajo nuk mundet te quhet mediokre.