“Shpëtimi, që nuk shpëtoi…! Një histori rrëqethëse por e vërtetë e një mjekeje që i ka përjetuar ato kohë të hidhura…”
Nga Donika Shanaj
Në vitet ’80-të, kur unë mbarova Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, u emërova mjeke, në zonën e Oblikës të rrethit të Shkodrës dhe kisha si detyrë të mbuloja shërbimin shëndetësor në Muriqan, që është fshati në kufi me Malin e Zi, një fshat shumë i bukur buzë lumit Buna, që shtrihej mbi një kodër, si dhe fshatrat në pjesën malore nga mbrapa malit të Taraboshit, që ishin fshatrat Villgar, Obot, Vallas dhe Velaj. Për të vajtur në Muriqan, m’u desh të mësoja biçikletën, pasi deri në Oblikë shkonte autobuzi që çonte punëtorët e fermës bujqësore, pastaj ishte mbi 1 orë rrugë në këmbë.
Ditën e parë që fillova punë, takova infermierin dhe maminë që do punonin me mua, të cilët punonin nëpër fshat me nga një çantë në dorë që mbanin ca shiringa që i sterilizonin në Qendrën Shëndetësore të Oblikës, infermieri bënte vaksina dhe injeksione të sëmurëve, kurse mamia ndiqte gratë shtatzanë dhe fëmijët 0- 1 vjeç.
Pasi i pyeta ku është ambulanca dhe më thane; nuk kemi ambulance, po kur bie shi, mund të rrimë te magazinat e kooperativës, e ndjeva veten shumë keq, pasi përveç vështirësive të ardhjes me biçikletë nga Shkodra deri në Muriqan, që ishte afërsisht nga shtëpia ime në Shkodër, rreth 15 km. vajtje dhe po aq kthim, nuk kisha as vend ku të vizitoja të sëmurët.
Pas shumë ndërhyrjesh në Këshillin Popullor të zonës, meqë Sekretar Këshilli ishte Drejtori i Shkollës së Muriqanit, Z. Bari Shullani i (cili ka ndërruar jetë) dhe unë dua ta përmend, pasi ishte një arsimtar i zonës, i cili më ndihmoi shumë në punën time. Ai boshatisi kopshtin e fëmijëve, që ishte një ndërtesë më vete me dy dhoma e një banjo dhe aty ne ngritëm Qendrën Shëndetësore të fshatit Muriqan, e cila filloi të funksiononte normalisht.
Kam shumë kujtime nga puna në atë zone, pasi aty fillova të formohesha si mjeke, por në memorien time në ato vite shumë të vështira, edhe pse ajo zonë është e begatë, varfëria ishte prezente kudo dhe në çdo hap që hidhje.
Fshatrat kishin çerdhe pasi gratë pas lindjes, kishin vetëm 45 ditë pushim, pastaj dërgonin fëmijët në çerdhe dhe punonin në kooperativën bujqësore, gjë e cila ishte me pasoja të rënda për fëmijët, sepse atyre ju privohej me ligj ushqyerja në gji, pasi mbas 45 ditëve, nënat që punonin gjithë ditën në arë, nuk kishin mundësi të ushqenin fëmijët me gji dhe ata ushqeheshin artificialisht, me qumësht lope dhe lëng orizi.
Por kjo gjë bënte që këta fëmijë të bëheshin distrofë (shumë nën peshë) dhe që shumicë e tyre të përfundonin në Spitalin Distrofik, ku pas shumë sëmundjeve, një pjesë e të cilëve vdisnin atje. Kjo ishte edhe arsyeja që vdekshmëria e fëmijëve, 0-1 vjeç në Shqipëri, ishte më e larta në Europë.
Nuk do të harroj kurrë fytyrat e zbehta të atyre fëmijëve që ishin tejet të vuajtura dhe ne që luftonim t’i shëronim me penicilina, ndërkohë që ata nuk merrnin ushqimin e duhur. Edhe pasi bënin 1 vjeç, unë isha e detyruar t’u lëshoja receta fëmijëve, 1 deri 3 vjeç, për të ngrënë bukë gruri, sepse pa recetë nuk përfitonin as bukë gruri, por vetëm bukë misri, që nuk e shponte as plumbi, e jo të ushqehej fëmija 1 deri 3 vjeç.
Por ajo që do ju tregoj tani, është një ngjarje e dhimbshme që ka ngelur në memorien time dhe më bren në ndërgjegje çdo ditë.
Ishte verë dhe po kthehesha me biçikletë nga puna e diku rreth orës 16.00, takova maminë, e cila më tha se në fshatin Vallas, kishte lindur një grua një fëmijë prematur 1700 gr. Kuptohet që fëmija duhet të dërgohej në Spitalin e Prematurancës në Shkodër, që drejtohej nga mjeku i nderuar, Dr. Xhavit Gjylbegu. I them mamisë që të lajmërojë menjëherë ambulancën e Spitalit Prematur dhe t’a dërgojnë atje.
Mamia më tha që familjarët, nuk pranonin ta dërgonin në Prematurancë. Unë isha e detyruar të bëja çmos që fëmija të shkonte të merrte shërbimin e kualifikuar në spitalin përkatës, por meqë familjarët nuk pranonin, duhej të shkoja vetë në shtëpinë e fëmijës, t’i bindja ata. Atëhere mora infermierin dhe shkuam bashkë e, pasi ecëm 2 orë në këmbë, (sepse nuk shkonte makina në fshat), se nuk kishte rrugë makine dhe kur arritëm në fshat, ishte errur e bërë natë.
Shtëpia e tyre ishte vetëm me një dhomë me një oxhak dhe me dy shilte e një krevat druri dopjo, në një qosh të shtëpisë, ku mjerimi ishte ulur këmbëkryq. Gruaja që kishte lindur atë ditë, rrinte shtrirë, e zbehtë e dobët dhe e pafuqishme, ndoshta ishte edhe e paushqyer.
Aty në dhomë, ishte i shoqi dhe një fëmijë 8 vjeç. Pasi e pashë gruan dhe fëmijën, që ishte shumë i vogël, e peshuam dhe ishte fiks 1.700 gr., i thamë që duhet të dy, t’i dërgonim në spital, gruan në maternitet dhe fëmijën në Prematurancë.
Familjarët nuk pranonin kategorikisht, pasi ajo kishte lindur edhe 4 fëmijë të tjerë premature, që i kishin vdekur të katër në spital. Nuk do ta harroj kurrë, se si më lutej nëna e re, mos t’ja merrja fëmijën, e t’ja çoja në spital, pasi nuk besonte që fëmija do shpëtonte, po të shkonte në prematurancë.
– “I kam dhënë spitalit katër fëmijë – më tha…! Ky do rrijë këtu, t’i jap unë gji, po deshi zoti do e shpëtojë, po nuk deshi, do shkojë ku kanë shkuar të tjerët”!
Kuptohet që komunikimi u bë shumë i vështirë, por ne duhet të bënim detyrën, ta dërgonim fëmijën atje ku mendonim se do merrte shërbim të kualifikuar, por fëmija kishte nevojë në radhë të parë për nënën, për qumështin e gjirit dhe pastaj për spitalin.
Edhe pas disa orëve që diskutonim, nëna nuk vendosi që të shoqëronte fëmijën dhe pothuajse e pabindur, na e dha ne fëmijën në duar, ta çonim në spital, pasi ne i bëmë presion që shanset për fëmijën, do të ishin më të mira në spital.
Pasi e mbështollëm fëmijën, e pyeta nënën: – Çfarë emri do këtë fëmija?
– “Nuk i duhet emri – tha – se edhe ky do ketë fatin e të tjerëve”!
Nuk e di se përse, por unë isha optimiste, se fëmija do bëhej dhe i thashë: “Do ja vëmë emrin Shpëtim” – dhe e morëm fëmijën me vete unë dhe infermieri.
As i shoqi nuk erdhi, po i lamë të dy si dy gurë varri, që nuk lëvizën nga vendi, edhe kur ne dolëm jashtë shtëpisë.
Ishte ora 2 e natës kur unë, infermieri dhe fëmija, arritëm në Qendrën Shëndetësore të Oblikës e lajmëruam autoambulancën, e cila erdhi pas 30 minutash dhe fëmijën e dërguam në prematurancë.
Shkoja çdo 4-5 ditë, për t’u interesuar për fëmijën në spital, por pas 3 javësh, fëmija nuk ja doli. Nuk e di a i shkoi nëna për ta parë ndonjëherë, pasi refuzoi të shtrohej në spital, që ta kishte afër edhe t’a ushqente’ nëse ishte e mundur.
Arsyeja pse me është ngulitur në mendje dhe nuk e harroj këtë rast, është se ndoshta, po ta kishim lënë me nënën, fëmija mund të ishte bërë, atë që se bëri spitali, mund ta kishte bërë nëna me dashurinë e saj dhe ushqyerjen natyrale.
Ato ishin kohë shumë të vështira, për të gjithë popullin edhe për ne, që punonim në kushte tepër të vështira, me aq sa kishim mundësi, por gjithsesi “Shpëtimin nuk e shpëtuam dot”…!
Zonje.Nderimet e mija te sinqerta,se une jam shkodran dhe ju keni sakrifikuar ne ate zone ,nder me te bukurat dhe pjelloret ne bujqësi.Une edhe sot jam i bindur se ato vende vazhdojnë të prodhojnë zarzavatet me nuk ne Shqiperi.Ju tregoni nje rast qe eshte i dhimbshëm per kedo por me shume per prindet dhe mjekun.Keni nxjerre nje shkrim ne kohen e duhur qe duhet t'a lexojne studentet por dhe opozita qe kundershtojne pune ne Shqiperi ne nje kohe qe shume mjeke ndoshta edhe ju keni lene rininë kudo ne vend.Paçi jeten e gjate zonje
E gjithe ajo zone eshte sot me partine socjaliste meqe ska me parti komuniste prandaj une them qe ka dicka qe nuk shkon ketu. Zona e ana-malit siç i thone eshte zone e bukur por me njerez te indoktrinuar islamik dhe anti katolik te thekur. Enveri qe e dinte kete i ndertoi ca pallate dhe futi dukagjinsa me qellin te shartoheshin dhe te mos vdisnin me. Kjo funksionoi dhe tani vdekshmeria aty eshte pothuaj zero
Leja e lindjes në vitet 80 ka qenë 1 vit dhe jo 45 ditë siç kjo zonja thotë. Kjo po konkuron me Migjenin më duket. Unë jam emëruar në fshatrat e thella të mirditës në vitet 80 dhe aty kishte shkollë, çerdhe, ambulancë dhe doktorë. Biles edhe një gjinekolog, të gjithë ishim nga Tirana. Buka e misrit është e vërtetë vetëm në atë artikull. Varfëria ishte e njëjtë kudo. Gënjeshtra më e madhe është që vdekshmëria foshnjore ishte më e larta në europë. Po ku i dije ti statistikat e europës o dokore???!!!
Dmth ti kundershton faktet jetuara? Mos ndoshta deshiron te kundershtosh qe distrofiku ishte plot, apo ndoshta qe ajo familja humbi 5 femije. Leja e lindjes nuk ishte e njejta per kooperativat dhe per kategori te tjera. Une kisha babane drejtor dhe nenen mesuese, kam lindur ne Shkoder dhe jetuar pjeserisht ne Fierze. Ne kishim te ardhurat me te larta te mundshme, por ate qe mund te them eshte se ne ishim me te vertete te varfer dhe personalisht si femije kam par vdekjen disa here dhe kjo duke pasur parasysh maksimumin e kujdesit qe ajo shoqeri mund te jepte. Zona qe flitet ne artikull ishte kufitare dhe sherbimet ishin edhe me te pakta. Me kujtohen kooperativistet e fshtrave te nen Shkodres dhe ishte e veshtire t'i shikoje sepse dallohej nga larg qe keta njerez kishin mungesa vitaminash, proteinash dhe burrat dukeshin si femije. Per zonen e mbi Shkodres gjendja ishte edhe me e rende. Sot nga fshtrat e nen dhe mbi Shkodres kemi sportiste nga 2 metra e permbi. Edhe djali im 13 vjec eshte me gjate se une sepse eshte ushqyer sic duhet. Ne te gjith kemi mbetur te uritur, prandj kujdes me komente propagandistike.
Rrefim rrenqethes, dhe me shume vertetesi. Respekt per tere mjeket qe sherbyen ne cdo skaj te vendit,per mbrojtjen e jetes se njerzve,pavarsisht kushteve shume te veshtira. Respekt per reflektimin e mjekes Donika Shanaj,,,,Nena dhe Bebi I saj kurrsesi nuk duheshin ndare,,, duhej te dy te shkonin ne spitalin e Shkodres.Nuk ka terapi qe zevendeson qumshtin e gjirit per bebet dhe afeksionin e perhershem te nenes per femijen e vet.
O rrote,thirri menies….
Çar do me thon kjo , qe i vriste kalamojt komunizmi , se kta shkodront kur i japin rrug imagjinates behen komplet qesharak.
Kjo ka hape thesinee rrenave,vdekja e femise nen 1 vjec ishte ngjarje e jashtezakonshme ne Shqiperi por sollat ate pune kane
U mallëngjeva pa pasur me historinë tuaj. Varfëria kishte pllakosur plotësisht vendin veçanërisht fshatrat. Njerëzit heronj si ju mbajtën gjallë njeri tjetrin me aq sa mundeshit. Mbaj mend kam shkuar bashkë me dajon si vizitor në një fshat afër urës Vajgurore dhe në shtëpinë që hyra pashë një dhomë ku dyshemeja ishte prej balte dhe me gropa vende vende por më e tmerrshme ishte se ngjitur me dhomën e madhe që ishte edhe vendi ku gatuanin edhe ku flinin ishte një kthinë e hapur që të lidhte me qerren dhe demat. I zoti i shtëpisë ishte qerrexhiu i fshatit. Nuk kishte asnjë lloj dere mes dy ambienteve. Kam qenë 13 vjeç atëherë, viti 1980 I ngriti Enveri uzinat por njerëzit prapë ishin skllevër dhe pushteti kishte lirinë të shqyente kë të donte.
Mashtues 24 karadësh je kodosh Realisti. Fshatarët merrnin kredi dhe ndërtonin shtëpi të reja dhe pas 4-5 vjetësh u falej kredia, sidomos në urën Vajgurore që ishte një qyteze e vogël e jo fshat. Gënjeshtra për brezin e ri , jo ata që kanë jetuar ato kohë. Të pasur nuk ishim, jetonim thjeshtë por të sigurtë për shëndetin, për arsimin, të sigurtë nga hajduti apo vrasësi, nga i koruptuari që sot me faturat e ujit dhe të dritave të rrjep lëkurën.
Nuk di të them për rrastin por, në atë kohë, Shqipëria ishte ndër shtetet e para për moshën më të re në Europë, si dhe lindshmërisë. Ndoshta në krye . Sidoqoftë, kjo mjeke le të kënaqet me ato që thotë vetë, siç është moda tani, për të nxirë. Fatkeqësisht tani hapen më shumë varre se djepe të reja. Kjo më shqetëson .
Ti je fund e krye një mashtruese e pështirë. Nuk mund të imagjinohet që të emrohej mjeku në fshat dhe të mos kishte ambjentet e punës gati. Nuk kishte fëmijë distrofik sepse ushqeheshin me qumësht bio nga lopët edhe nëse nëna nuk kishtë mjaftueshëm qumësht. Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri , në vitet 80 arriti mbi nivelin mesatat të mortalietit të fëmijëve të porsalindur në Europë. Bile duhet thënë që shtrirja e kujdesit shëndetësor deri në zonat me të largëta malore , me infermjer mami dhe së fundi me mjek ishte një nga arritjet e atij sistemit që tani, në këtë sistemin e ri nuk është e mundur edhe në mjaft qytete te vogla apo që tani mungojnë specialistët ne mjaft qytete e rajone të vendit. Eshte poshtërsi të disinformosh brezin e ri me ksi gështrash të paguara. Si do ishte e mundur me këto kushte shendetësore qe sajoni ju të katërfishohej numri i popullsisë në Shqipëri për 40 vjet? Duket qartë që ky artikull synon të pastroj imazhin e mjeksisë sot që eshtë kthyer në një bisnes pa moral e pa asnjë pikë humanizmi, krejt e kundërta me mjeksin dhe mjekët e ndershëm të periudhës se socializmit Mund ë jesh kundërshtar i atij sistemi por të vertetën thuaje ashtu siç është sepse ndryshe demoskon vetveten dhe qëllimet e mbrapshta që të shtyjnë të mashtrosh e shpifësh. Zonjë, që nuk e meriton këtë titull moral, sot ka frik njeriu të sëmuret se duhet të shesi shtëpinë për të paguar të pangopurit e mjeksisë, që nga sanitaret e infermjeret e deri tek mjekët që populli ka paguar për të studjuar. E kupton ti këtë të vertetë para të vertetës tjetër që asaj kohe shkonte njeriu pa problem në vizitë tek mjeku apo shtrohej në spital pa i kërkuar kush asnjë kokër leku? Nuk mund të jesh mjeke ti përderisa shpif në mënyrë të paskrupull.
Shko dhe zbukuro genjeshtrat ne ndonje vend tjeter daku.Sepse ne qe kemi marr 300 gram qumesht me racion ,jemi akoma gjall.Kishte mjek ne cdo grup fshatrash, por me aspirina ne cant, asgje me shume.
Zonja Donika nuk po shpif por po kujton kushtet e veshtira te kohes punen e sarificat e mjekeve dhe lidhja e ngushte me komunitetin e zones etj
Ik ore Karobosh. çfarë kushtesh të vështira kishin mjekët asaj kohe.Ata i priste fshati me gjithë të mirat dhe jetonin si veshka në mes të dhjamit. Ishte e vërtertë vështrirësia e të qenit larg familjes por kjo ishte nevoja e kohës, kështu jetonin edhe mësuesët, agronomët e zoteknikët etj etj sepse përmirësimi i kulturës së jetesës në fshat ishte një qëllim i politikës së asaj kohe pavarësisht se sa u realizua. Kam qënë vet athere në fshat , kishte edhe dentist me arsim të mesëm por shërbimet dentare ishin gratis ndërkohë edhe mjeku edhe dentisti shkonin perjodikisht nër shkolla për vizita masive që synonin ruajtjen e shëndetit të fëmijëve gjenerat pas gjenerate. Kjo është e vërteta dhe jo mbroçkullat e "mjekes" gazetare që sajon pa pik morali dhe dinjiteti.
Mjeke apo doktoreshe, te me shkruaje per vitet 50 do te ta besoja,por per vitet 80 shiko se mos je ne enderr.Shani genjeni por jo kaq trashe.Nga vitet 70 e ketej per nje foshnje te vdekur mjeket pergjigjeshin me koke dhe veprimi apo mos veprimi i familjes si ne rastin konkret (po ta besojme se eshte i vertete) perbente objekt i shume hallkave te pushtetit dhe nuk e linte ne doren e vetem te familjes apo qofte dhe vetemmjekut.Kjo eshte e verteta pastaj sa per heroizma e heronj mund te leshosh imagjinaten deri wdhe ne planete te tjera zonja mjeke.
Ne kete shkrim zonja po na tregon me ciltersi se ka qene nje mami apo mjeke e paafte dhe qe duhej vene perpara drejtesise per superiori detyre.
Ngjarje e dhimbshme po e po , por " Fatekeqesi " shume e madhe per keto komentues qe nuk besojme ! shyqyr zoti nuk keni qene vete nje nder keto Familie sic e shpjegon dhe Mjekja e nderuar, nese do te ishit vete , atehere do ta besonit te kaluaren Kriminele Komuniste me ne KryeKriminelin Hoxha dhe Panteren e zeze vejushen Nexhmije dhe me te gjithe Grupin e Burose se atehershme dhe me keto Spiunet trashegues te Komunizmit Kryekriminel Sali dhe ky po me Grupin e tije Spiunash qe i mban nen Presion..
Ngjarje e dhimbshme po e po , por " Fatekeqesi " shume e madhe per keto komentues qe nuk besojme ! shyqyr zoti nuk keni qene vete nje nder keto Familie sic e shpjegon dhe Mjekja e nderuar, nese do te ishit vete , atehere do ta besonit te kaluaren Kriminele Komuniste me ne KryeKriminelin Hoxha dhe Panteren e zeze vejushen Nexhmije dhe me te gjithe Grupin e Burose se atehershme dhe me keto Spiunet trashegues te Komunizmit Kryekriminel Sali dhe ky po me Grupin e tije Spiunash qe i mban nen Presion..