Dëshmia e ish-zv.ministrit të Brendshëm: Kur Qazim Mulleti i tha Omarit; thuaj atij kunatit tënd, Enverit, të rrijë mirë, se ka dalë urdhëri dhe do ta arrestojnë

20 Korrik 2023, 09:47Dossier TEMA
Dëshmia e ish-zv.ministrit të Brendshëm: Kur Qazim Mulleti i tha

Nga Dashnor Kaloçi

“Miladini, duke thënë se forumi i partisë është provizor, tha që do të jetë një Sekretar i Përgjithshëm dhe ai të jetë Enveri, se ky ka dhe kunatin (Bahriun) në shtëpinë e të cilit strehohet dhe se aty nuk e arreston njeri”. Dëshmia e bujshme lidhur me caktimin e Enver Hoxhës në krye të Partisë Komuniste Shqiptare në 8 nëntorin e ’41-it, për të vetmin fakt se ai ishte nën mbrojtjen e kunatit të tij, Bahri Omarit, asokohe eksponent i njohur i organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar”, vjen prej 92-vjeçarit Nexhmi Ballka, ish-zv / Ministrit të Brendshëm në vitin 1945, i cili në sajë të detyrës që mbulonte, në shkurt-marsin e vitit 1945, u thërrit nga prokurori Bedri Spahiu, për të ndjekur seancat e “Gjyqit Special” ku u ekzekutuan 17 ish funksionarë të lartë, eshtrat e të cilëve u gjetën para pak ditësh tek Kodra e Priftit. ( intervistë, z. Ballka, e dhënë në vitin 2004, pak kohë para se të ndërronte jetë)

Zoti Nexhmi, ku keni shërbyer në vitin 1945, kur filluan hetimet për ‘Gjyqin Special’, ?

Kur u krijua pushteti në Tiranë, mua më caktuan në Ministrinë e Brendshme, si Drejtor i Përforcimit të Pushtetit. Aty, unë drejtoja edhe nja katër drejtori të tjera, sepse nuk kishte zv/ministra. Aty isha vetëm unë me kolonel Haxhi Lleshin, i cili ishte ministër i Punëve të Brendshme, që nga formimi i qeverisë në Berat dhe unë kryeja funksionin e zv/ministrit.

Kush ju caktoi në atë detyrë?

Zv/kryeministri Koçi Xoxe i bënte emërimet, ai më thirri në zyrën e tij në kryeministri dhe ma komunikoi detyrën.

Kur filloi arrestimi i atyre që u quajtën kriminelë lufte?

Këtë nuk e di, se arrestimet i bënte Divizioni i Mbrojtjes së Popullit, por unë u njoftova nga Bedri Spahiu. Ai më tha se do të arrestonin ata që kanë mbetur këtu, pra që nuk ishin larguar jashtë në nëntorin e ’44-ës, dhe se ai ishte caktuar Prokuror i Përgjithshëm.

Në atë kohë Bedriu, më kërkoi të merrja nja dy shokë të Drejtësisë dhe të zinim një lozhë, prapa atyre të Ministrisë së Brendshme. Më tha të kisha kujdes, kur ai të polemizonte me të pandehurit, të vëreja që të mos shikoja ndonjë gabim te ai. Unë mora Bilbil Klosin dhe Shemsi Totozanin, se ata ishin shumë të përgatitur, pasi kishin studiuar Drejtësi në Francë.

Ndërhyri Bedri Spahiu, tek Enveri për mos ekzekutimin e Bahri Omarit?

Nuk e di këtë, por di të them se Bedriu, nuk shkonte fare me Enverin, madje ai nuk bisedonte fare me të. Edhe në mbledhjen themeluese të Partisë më 8 nëntor 1941, vetëm pse ishte Enveri aty, Bedriu nuk mori pjesë.

Gjatë Luftës, është strehuar Enveri tek familja Omari?

Jo vetëm që është strehuar, por Enver Hoxha është ushqyer me bukë nga Omari, se ai kishte motrën e Enverit. Bahriu ka ndërhyrë edhe kur ishte në Tuluzë të Francës për t’i dhënë bursën Enverit, pasi ai edhe pse ishte kundër Zogut, kishte njerëz të njohur këtu. Të të them një episod të njohur ,që ma ka treguar Shemsi Totozani. Shiko si është puna. Kur u bë bashkimi i grupeve komuniste, pra disa kohë para nëntorit ’41 dhe do formohej Partia, erdhi puna e forumit kryesor, pra e atyre që do e drejtonin Partinë, u shtrua pyetja: kë do të vëmë.

Koci Xoxe qe në burg, Miladini që ishte i dërguar i Kominternit, d.m.th, qe i internuar në Peqin dhe i mori ai peqinsi, ai Mustafa Gjinishi me veturë dhe i solli këtu në Tiranë të dy, bashkë me Mugoshën. Tashti aty doli problem se kush të bëhej kryetar i forumit. Njëri tha të vëmë Qemal Stafën, Qemali tha: “Nuk bëhem, se unë kam punë me rininë”.

Dikush tha të vëmë Vasil Shanton. “Jo mor axhë” tha ai shkodrani. Deri këtu nuk foli Meladini, pastaj tha: “Qoftë forumi, qoftë Partia, do të jenë provizore, pasi një parti nuk bëhet pa kongres”. Miladini, duke thënë se forumi i partisë është provizor tha, që do të jetë një Sekretar i Përgjithshëm dhe ai të jetë Enveri, se ky ka dhe kunatin (Bahriun) në shtëpinë e të cilit strehohet dhe se aty nuk e arreston njeri.

Miladini e tha këtë në mbledhje?

Po, Miladini tha, “mirë të bëhet Enveri”. Aty qe edhe Koço Tashko, i cili e mori Enverin nga rruga. Miladini qe shumë i formuar, ishte profesor në Mal të Zi.

Vetëm pse ishte kunati i Omarit, nuk e arrestonin italianët Enver Hoxhën?!

Italianët e arrestonin, por Prefekti i Tiranës, Qazim Mulleti nuk e arrestonte, për hatër të Bahriut, të cilin e kishte mik të ngushtë që nga koha e emigracionit antizogist, ku për vite të tëra kanë qenë bashkë jashtë shtetit, si në Itali, Francë, etj. Qazimi ka qenë njeri me kulturë të madhe, pasi ishte shkolluar në Turqi dhe i diplomuar në një nga universitetet e njohura të Austrisë. Po kështu ai ishte dhe shumë influent në qarqet më të larta të qeverisë së asaj kohe. Nuk qëndron ajo që thuhet për të në komedinë “Prefekti”.

Deri në çfarë periudhe ka qëndruar Enveri tek Omari?

Vazhdimisht, deri sa iku në Labinot. Shkonte dhe në vende të tjera, por vetëm për një ditë. Enveri më shumë aty rrinte dhe Bahriu teksa bisedonte me të, i thoshte: “Enver, ne s’jemi dakord, por ti bëj çfarë të duash”.

Gjyqi Special vazhdoi disa ditë. Di të them se pati njerëz që dëshmuan pro të pandehurve, pasi atëhere lejohej dëshmitari për të pandehurit. Por nga pjesëmarrësit në sallë, u hodhën fjalë emocionale që ata që dëshmuan pro të pandehurve, të arrestoheshin.

Si e kujtoni dhënien e vendimit?

Di të them se, kam ndier shumë keqardhje.

Dihej më përpara, se ata do të dënoheshin me vdekje?

Jo nuk dihej, ne menduam që nuk do i t’i vrisnin.

Mendoni se ata ishin “tradhtarë dhe armiq të popullit” siç u akuzuan në gjyq?

Shiko, tradhtar jo. Ata ishin me aktivitete patriotike.

Pas vendimit të gjyqit, cili ishte reagimi i Bahri Omarit?

Ata ishin shumë të përgatitur dhe pas vendimit të gjyqit, kur po i merrnin për t’i dërguar në burg, Kol Tromara, Bahri Omari dhe ata të tjerët, u mbërthyen prej krahësh dhe dolën nga salla duke kënduar këngë për flamurin.

Kur e mësuat ekzekutimin e tyre?

E mësuam menjëherë, ma tha Bedri Spahiu.

Pati ndonjë pendesë më pas Bedriu për dënimet?

Unë nuk kam biseduar me të, pasi më arrestuan shpejt.

Për çfarë jeni dënuar?

Herën e pare, më akuzuan “për tradhti të lartë ndaj atdheut dhe agjitacion e propaganda”, pasi isha në Grupin e Deputetëve. Ndërsa herën e dytë, vetëm për “agjitacion e propagandë”

Qazim Mulleti: “Bahri, largoje Enverin nga shtëpia”

Gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, Bahri Omari me familjen e tij qëndroi për shumë kohë në emigracion në Itali dhe Francë, me statusin e azilantit politik. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste e Benito Musolinit, ai u kthyer në Tiranë dhe në vitin 1943, shërbeu si Ministër i Jashtëm, në qeverinë shqiptare që ishte nën pushtim. Duke qenë se ai nuk kishte shtëpi në Tiranë, banoi tek “Pazari i Ri” në një shtëpi me qera të cilën ia mori Qazim Mulletit.

Tek ajo shtëpi e Omarit, për më shumë se dy vjet, ka banuar edhe kunati i tij, Enver Hoxha. Kur aty në atë shtëpi, nuk ndodhej Bahriu, Enverin shkonin për ta takuar, disa nga eksponentët kryesorë të Partisë Komuniste, si: Mustafa Gjinishi, Nako Spiro etj. Lidhur me këtë gjë, 92, vjeçari, Nexhmi Ballka, ish-zv/ Ministër i Brendshëm në vitin 1945, dëshmon: “Në atë kohë këtu në Tiranë, prefekt ishte Qazim Mulleti. Ai vete një ditë në shtëpinë e Bahriut dhe në korridor sheh Enverin. Hyn në dhomën e pritjes dhe në këtë kohë, Bahriu i thotë: “Hë mo, ç’ke”?!

Dhe Qazimi i përgjigjet: “Ai kunati tënd, malun, e di ti ç’është”?! “Unë – tha Qazimi, – vetëm pse është kunati tënd, nuk e arrestoj, se je ti. Por ai kapteri im që është aty jashtë, po ta zërë, ka urdhër ta arrestoj, si nga Jakomoni dhe nga qeveria, e cila në vend e pushkaton. Thuaj të rri mire, se del hapur fare”. Bahriu i tha: “I kam thënë gomarit, por çfarë t’i bëj, del në korridor dhe në penxhere”. “Po ja këto të mos i bëj, – i thotë Qazimi, – se një ditë, do të më veshë mua në pozitë, prandaj po ta them. Se mua nuk më dhimbet për atë kokë, por është kunati tënd dhe po ndodhi, mos e kërko tek unë”.

Memorie.al

27 Komente

  1. L
    Labi

    Po,po edhe Berishen kryetar te perkohshem e zgjodhen.Nejse,nje shoqeri anadollake me Bahri e Qazim sado te kulturuar, me qoka turqelish e sollen Enverin...!Kampionin e barbarizmit 5 shekullor.Historia vazhdon...

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Boll o lopcar Labush . Shko ne shkolle fillore o mut muti te behesh njeri se je ne nivelin e kafshes

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labi

        Emer oxidental o sytetlli....aty rrini beni tallava...Kafshet ketu ne Perendim i mbajne larg prej teje me vendim gjykate.

        Përgjigjjuni
        1. T
          TIRONA

          Une nuk njoh as nje Ron ad tjetrin po perse duhet perdorur kjo gjuhe injorante ?

          Përgjigjjuni
        2. F
          Fare e keqe komuniste

          ju thafshin duart qe nuk e hoqen qafe halene,kucedren e kuqe Enver qenin!!Nuk do ishte keshtu ky vend

          Përgjigjjuni
        3. j
          jena knoq me brockullat nastradineve demokartike !

          kur Qazua me halldupat e vet ,mernin vesh se Enveri ishte ne qytet , mcifenin ne shallvaret e sherbetorve te vet . U aha ha ha aha sa gallate demokartike . kufoma e shpilles mop ,ka fillu te haj e ?

          Përgjigjjuni
          1. R
            Raimond Vlonjati

            Ketu tregohen dy gjera qe historia jone nuk i thote : Qazim Mulleti paska qene tip bossi , njeri mire Dhe Enveri paska qene tamam aktivist kryesor kunder Fashizmit , nuk paska qene nje anetar partie i zakonshem qe e morren nga ruga dhe e bene kryetar . Por e paska merituar te ishte kryetar ,

            Përgjigjjuni
          2. C
            Ceni

            Bariu e shpetoi, Bariut ja futi i pabesi. Dhe me pas eleminoi gjithe miqte e tij me metoda bizantine, mesuar nga serbet.

            Përgjigjjuni
            1. O
              O kelyshe?

              Akoma do merreni me Enverin,o derra ,kelyshe te fashizmit she ANTISHQIPTARE te poshter,kur shqiptaret sot po ikin nga vendi se ketu nuk ka as demokraci e as shtet ligjor,por DIKTATURE FASHISTE VESHUR ME SHALLVARE DHE MJEKERR CJAPI?!

              Përgjigjjuni
            2. J
              Jim

              Ne kujtimet e Enver Hoxhes nder te tjera ka pasazhe qe tregojne sa me lart thuhet per qendrimin e e tij tek Bari Omari. Vete Enveri shkruan se tek shtepia e Bari Omarit mblidheshin miqte e tij si Qazim Mulleti, Kole Tromara, Sheh Karbunara dhe luanin me letra. Ne njeren nga netet Qazim Mulleti i thote Omarit "ketu e ke ate Gushkuqin" se keshtu ia kishte vene nofken Enver Hoxhes.

              Përgjigjjuni
              1. W
                Www

                Njishtas: Qazimi s'ka bo shkollë në Turqi, por Zosimea në Janinë. Dyshtas: Enveri paska qenë vërtet i rrezikshëm dhe s'e paska marrë Koço nga rruga ndryshe, përse do ishte kaq i shqetsum Qazimi?

                Përgjigjjuni
                1. c
                  ceni, boston

                  Enveri behet i "rrezikshem " me vone kur mer detyren e sekretarit provizor e forcon pozitat si llafollog e karierist qe ishte. Kjo nuk ndodh brenda dites dhe e ben Qazon te shqetesohet per aktivitetin e Enverit, keshtu e kuptoj une or mik...

                  Përgjigjjuni
                2. k
                  kane ndodhur pa tregohen

                  Qazim Mulleti i pati thene keto fjale Omarit - Thuaji kunatit tend, atij jevgjitit gjirokastrit....(Enveri ka qene i ushqyer ne vogli me qumesht gjiri nga jevgat)

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gjirokastriti

                    ndersa ty te kane ushqyer alienet ...

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Tironci

                    O dashnore po çfar jan kto histori kurvash qe shkruan o llum , kujt i sherbejn kto sajesa , Enveri ishte ai qe ishte qe shqiptaret si kopila i vuni ne rresht i çoi ne pun te ter me detyrim se rrinin kot , ju mbylli kisha xhamia se ishit si ne kabul me perçe kok e kom , nga injorant analfabet ju dorzoi te terve me shkoll te mesme e te lart ju pisave ju la Evropian ju qe ishit mesjetar ne kohen e çazimit qe vetem luante bixhoz dhe punonte per Italin fashiste , sot kto lloj kurvash antishqiptare si cçazimi ju i beni heroj , po te ish per çazimin ju qe komentoni e shani sot nuk do ju njifte kerkush per shqiptar , lavdi Enver Hoxhes qe na beri njerez na nxori nga injoranca mesjeta na beri me shkoll dhe na la shqiptar sot e ksaj dite , mos mbyllte kufirin per 45 vjet Enveri , nga 700 mij banor qe ishin ne luften e dyt nuk do kish me shqiptar ne shqipri , thuajini atij falimnerit se me heronjt e dashnores çazimnat me shok ju sot nuk do egzistonit si komb , mos komentoni kodra mas bregut me historit qe servir nje shkerdhat si dashnor kaluçi, keni 30 vjet me saliun ju xhburrnoj si komb ju ka katandisur ne numer si ne koh te zogut 700 mij banor , lereni se kan mar pasaporta ca kosovar dhe hiqeni sikur jeni shum , rroft saliu per ju o njerez sa me gjat ishalla vje ne pushtet se per shum syresh si ju ate meritoni zhulca .

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Maks

                      Po lereni enverin atje ku eshte Sepse sado qe shani dhe mundoheni ta nxini nuk arrini dote Sepse enveri e morii shqiperin ne injoranc dhe ne bujkroveri dhe dhe e zhvilloj Zhduku anafalbetizmin zhduku kenetat dhe bashk me te dhe malarjen Beri elektrifikimin e vendit Zhvilloi industrin e rend dhe te leht Zhvilloi arsinin nga fillor neeuniverisitete Beri shtete te pavarur me ushtri te fort Na thoni ju qe e shani Pse e kthyet vendin republik bananesh ku komanden e kan ambasadorst e huaj Pse pasurit e vendit ja keni fal miqve tuaj Jepini enverit ate qe i takon dhe nxirjani gabimet e yij ne drit Dhe ballancojani me keta te sotmit

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Putin Gelboqja

                        e ke mire ti, po keta sot me shkrimet mbi Enverin pak a shume shmangin vemendjen e popullit injorant nga bemat e ketyre baxhellave e ketyre 30 vjeteve, deri sa te rrembejne edhe cm. e fundit te kesaj toke e te mos lene asgje, pra vemje si Kaloci jane ne sherbim te hajnave te ketyre 30 vjeteve demoKARI ...

                        Përgjigjjuni
                      2. t
                        tefiku

                        Pordhet me rigon te ketij Ballkes, ose sajesa te Kalocit.Thote se Bedriu nuk shkoi ne mbledhje te formimit te partise se kishte inat Hoxhen po si do shkonte kur nuk ishte delegat i ndonje grupi komunist.Miladin Popovici i derguar i KOminternit genjeshtra e radhes,ai ishte nje i internuar ne Peqin nga italianet dhe e ndihmoi Mustafa Gjinishi te arratisej sipas kerkeses se komunisteve kosovare..Sajojne historira sikur ikane degjuar me veshet e tyre muhabetet e Qazim Mulletit me Omarin.Mesa duket ky Ballka ka lexuar proces verbalet( ose Kaloci) e mbledhjes qe sajon llogje Kavaje, se ne mbledhje nuk u zgjodh as kryetar as sekretar i pergjithshem Enver Hoxha, ai u zgjodh ne Labinot ne 1943.Nuk bejne histori keta vetem marrin ca gjera te verteta dhe pastaj i shtojne me shpifje.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Farruk

                          Qazimi, Omarit! Ça do me per Belulin!

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dashnori i se vertetes

                            Po si paska qene Zv Minister ne 1945, i bie te kete qene 14 vjec , ne klase te 7

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Buda

                              Turp per gazeten "Teama" qe boton keto brockulla te Dashnor Kalocit. Mero, ka ikur koha e partizanllekut, tsni duhen profesionistet te pergatisin rubriken "Dossier".

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bardhyl

                                Ai u caktua sekretar i pergjitheshem se as nje nuk i dilte per zot asaj detyre seishte frika ne mes.Ajo pune donte trimeri dhe aftesi,sot dalin e thone brrockulla,kur ishte per te marre ne kurriz,askush nuk pranonte po ta beje Enveri thane.Keni degjuar ate shprehjen (,NENA E TRIMIT O QANE OSE QESH).Kur piqen fiqte te gjithe thon se u poqen nga sherbimi qe i bera un.

                                Përgjigjjuni
                                1. f
                                  foshnja

                                  He mer dashnor, 14 vjec zv. minister. Vetem ti keput brockulla te tilla

                                  Përgjigjjuni
                                  1. U
                                    UNE

                                    Ah more Qazim, e paskerkemi pasur peshqesh dhe prej teje! C'na ke bere a derezi

                                    Përgjigjjuni
                                    1. .
                                      ...

                                      Po te ishte burre i mire Qazimi nuk linte gruan dhe djalin mbrapa dhe vet u arratis. Vetem ne Albanistan riciklohen bashkepunetoret e fazhizmit pasi ne asnje vend tjeter nuk ndodh

                                      Përgjigjjuni
                                      1. d
                                        dyshuesi

                                        E ç'del nga kjo ? Se i paska thene keshtu apo aushtu. Edhe dikush i tha babait te Ajnshtajnit ky djale nuk nxë mesime çoje te mesoje ndonje zanat por jo per kete arsye ai nuk u be shkencetari me i famshem i kohes se tije edhe me pas . Budallalleqe pa asnje vlere

                                        Përgjigjjuni
                                        1. C
                                          Ceni

                                          Ku di ti kush eshte Ajnshtejni, o i gjore. Ate e nderon gjithe bota per zbulimet qe beri dhe qendron ne krye te listes se gjenive. Teoria e tij mbetet e vertete dhe ne ditet e sotme. Kurse Enveri jot, sa ishte gjalle, mburrej se shqiperia ishte fanar ndricues. Kur vdiq doli se shqiperia ishte vendi me i prapambetur, ku njerzit rronin si majmuna. Ti ende se ke kuptuar se komandanti te ka hedh trute e gomarit.

                                          Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje