Kujtimet e ish-kryehetuesit të regjimit: Kryeministrit Mehmet Shehi iu vunë përgjues, bisedonte vetëm në ballkonin e shtëpisë

13 Gusht 2022, 09:27Dossier TEMA

Kujtimet e ish-kryehetuesit të regjimit: Kryeministrit Mehmet Shehi iu

Nga Qemal Lame

Pjesë nga libri “Miq dhe armiq”

Mehmeti nënvleftësoi mundësinë e zëvendësimit prej tij me mospërfilljen e vjetër duke mos e cilësuar si rival, por si intrigant të maskuar. Enveri i shmangte takimet me Mehmetin, ndërsa shfaqej gjithnjë e më dendur nëpër rrugët e Bllokut në Tiranë dhe në ato të Vlorës, si dhe në Pogradec, bashkë me Ramizin. Këto demonstrime figurative dhe publikimi edhe i ndonjë fotoje edhe në shtypin e përditshëm, njoftimet në radio dhe rubrika të shkurtra televizive ishin me domethënie të qartë:

– Që nga Blloku të shihej konkretisht dhe të mos kishte iluzione të tjera për pasardhësin e tij, Ramizin.

– Mehmeti të humbiste autoritetin e pushtetit të tij që e kishte arritur në saje të meritave të tij, por që kërkohej me djallëzi dhe cinizëm që të tërhiqej me detyrim, të pranonte dhe t’i nënshtrohej realitetit për vendin që do të kishte në të ardhmen dhe të priste fundin e karrierës dhe të jetës së tij.

– Pretendentët potencialë të përfolur, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu, të cilët kishin kontribute dhe ishin afirmuar ndër personat e udhëheqjes dhe në tërësi në popull si personat më të aftë që mund të drejtonin Partinë dhe shtetin, të hiqeshin faktikisht dhe në mënyrë demonstrative nga vetë Enveri dhe të mos diskutohej më tej për kandidaturat e tyre.

– Me këtë vendim përfundimtar të Enverit kërkohej të imponohej rendi i ri në hirerarkinë e piramidës, partisë-shtet dhe ta kishte të qartë dhe në mënyrë përfundimtare, të kishte më shpresa për cilido tjetër nga pjesëtarët e udhëheqjes partiake dhe shtetërore ose në funksione të tjera që mund të ndodhte të guxonte të ëndërronte në mendjen e tij për më shumë pushtet pas vdekjes së udhëheqësit, por që nuk arrinte të shprehej hapur.

– Mehmeti, Kadriu dhe personat e tjerë që nuk vlerësoheshin të besuar, në bazë të praktikës së njohur dhe të zbatuar me egërsi, do t’i nënshtroheshin ritualit të njohur për realizimin e vendimit të dënimit si komplotist, deri edhe në eliminimin e tyre. Në këtë atmosferë pritjeje dhe ankthi Enver Hoxha kreu shtoi edhe presionin psikologjinë ndaj kryeministrit, që ai të ndihej i izoluar praktikisht edhe në Kryeministri, në ambientin zyrtar dhe shoqëror ku ishte numri një. Në organizatën bazë të Partisë ku bënte pjesë i kërkohej me insistim thellimi i autokritikës për qëndrimin dhe vendimin e marrë për fejesën e djalit të tij. Kërkesa për autokritikë nga kryeministri dëshmonte edhe mesazhin e udhëheqësit se kryeministri i kishte ditët të numëruara dhe do të ndëshkohej.

Kryeministrit do t‘i shkatërrohej pushteti, do të humbiste autoritetin dhe do të detyrohej të pranonte edhe uljen e dinjitetit e personalitetit edhe në marrëdhëniet e përditshme të punës në selinë e kryeministrisë dhe anëtarët e Qeverisë, ku ai kishte vendosur pushtetin e tij të rreptë. Ata që dridheshin nga autoriteti i kryeministrit do të fillonin ta nënvleftësonin dhe zhvleftësonin papritur dhe në mënyrë demonstrative injoruese dhe ofenduese. Vartësit e bindur menjëherë ndryshuan etikën e sjelljes dhe reagimeve, dëshmonin hapur distancimin me qëndrime dhe gjeste që tregonin deri edhe përçmimin ndaj tij. Kështu ata tregonin se mbështesnin vendimet e udhëheqësit dhe do të ishin të gatshëm për të reaguar në çdo situatë.

Ndjekja agjenturore ndaj kryeministrit në detyrë

Pushteti absolut i Enver Hoxhës bëhej edhe më kërcënues dhe i frikshëm nga mekanizmi i fshehtë agjenturor i Sigurimit të Shtetit që vihej menjëherë në lëvizje, gjurmonte, regjistronte, manipulonte dhe inskenonte situatat që do të parapërgatitnin masat drastike të ushtrimit të pushtetit shtetëror me anë të akuzave për faje dhe dënime drastike, megjithëse të pafajshëm. Edhe ndaj kryeministrit Mehmet Shehu është zbatuar me të gjitha mjetet e kohës procedura e kontrollit, ndjekjes dhe përpunimit të fshehtë agjenturor nga Sigurimi i Shtetit. Eliminimi i personit që vendosej të dënohej i nënshtrohej fillimisht ndjekjes dhe përpunimit të fshehtë agjenturor me të gjitha format dhe mjetet që zbatoheshin me urdhër të udhëheqësit kryesor, në bazë të kritereve të miratuara në Platformën e Punës Operative.

Mehmeti e kishte të qartë këtë procedurë, edhe si ish-ministër i Punëve të Brendshme dhe prej përvojës personale të detyrave të fshehta të realizuara me porosi të vetë Enver Hoxhës. Ai e konstatoi atë edhe në veprimet e hapura që po bëheshin në fillim të shtatorit 1981. Mehmeti reagonte me zemërim për kontrollin ndaj tij me anë të përgjimit të telefonit. Gjatë kohës që ishte me shërbim në Lushnjë dhe më pas në Korçë, atij i bllokohej telefoni në shtëpinë e pritjes, i zhurmohej dëgjimi i bisedave dhe i vonoheshin lidhjet direkte telefonike nga funksionimi i aparaturave përgjuese etj. Mehmeti ka kërkuar shpjegime nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga dega e ndërlidhjes, e cila kishte për detyrë garantimin e ndërlidhjes dhe të sigurisë së funksionimit të rrjetit të lidhjes telefonike për udhëheqjen, Komitetin Qendror, Këshillin e Ministrave, Presidiumin e Kuvendit Popullor.

Reagimi zyrtar i kryeministrit shkaktoi shqetësim te drejtuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Edhe kuadro të tjerë të Sigurimit të Shtetit kanë pasur dijeni për ndjekjen dhe reagimet e kryeministrit. Këta filluan të flasin në rrethe të ngushta shoqërore, pas dënimit të grupit komplotist. Megjithatë, ndjekja vazhdoi si edhe më parë, po me porosi të udhëheqësit kryesor. Nga të dhënat operative dhe hetimore del se përpunimi agjenturor është intensifikuar me të gjitha mënyrat dhe mjetet teknike pas prishjes së fejesës, në kohën që po realizohej plani për eliminimin e kryeministrit.

Ka tërhequr vëmendjen fakti se ai shkonte dhe bënte biseda vetëm me Fiqiretin dhe Vladimirin në ballkonin e dhomës ku mendonte se nuk përgjohej. Familjarëve u ka tërhequr vëmendjen fakti se bëheshin biseda pa praninë e tyre, pa kuptuar shkaqet e vërteta. Marjeta Shehu ka shpjeguar se: “Mehmeti u sëmur, pra rezultoi me ishemi në zemër para Kongresit të 8-të, nuk bënte më stërvitje me biçikletën që kishte në dhomë, fliste pak, bisedonte vetëm me Fiqiretin dhe me djalin e madh, Vladimirin, kurse me ne, me mua dhe Bashkimin, nuk bisedonin, pasi na konsideronin të rinj, të papjekur.”

Këto vërtetohen me anë të materialeve, me të dhënat operative dhe hetimore të administruara dhe të vëna në përdorim të grupit operativ-hetimor. Masat ishin miratuar nga udhëheqësi kryesor dhe pasardhësi i tij. Ramizi u përkushtua dhe punoi në shumicën e kohës për të realizuar porositë dhe detyrat për ndjekjen operative, arrestimin, gjykimin dhe dënimin e personave të vlerësuar si më të rrezikshëm dhe të caktuar si pjesëtarë të grupit komplotist. Me anë të manipulimit të të dhënave dhe provave në rrugë operative dhe hetimore do të legalizoheshin dhe merrnin fuqinë edhe masat e arrestimeve, akuzave si të pandehur dhe të dhënies së dënimit nga gjykata në formën e kërkuar ligjore të parashikuar nga Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale.

Analiza e të dhënave të njohura, megjithëse të pakta, tregon se kryeministri ka qenë në ndjekje të fshehtë.

– Ai shpesh ka thënë se udhëheqësi ynë është në dijeni dhe ka kontroll mbi gjithçka.

– Mehmet Shehu ka ndier presionin e kontrollit të fshehtë agjenturor, si dhe të kontrollit drejtpërdrejt nga ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu.

– Mehmeti ka reaguar vetë ndaj rasteve që i ka vlerësuar si veprime që kufizonin, pengonin apo krijonin dyshime në realizimin e funksioneve të tij shtetërore e partiake.

– Në ndjekjen e tij ka vepruar aktivisht edhe ministri i Punëve të Brendshme.

– Kadri Hazbiu ka deklaruar vetë se ka vënë në dijeni Enver Hoxhën për qëndrimet e Mehmet Shehut, të cilat ai i vlerësonte të dyshimta. Midis kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme ka pasur edhe mosmarrëveshje dhe qëndrime të kundërta. Me gjithë pushtetin që kishte si kryeministër, Mehmeti nuk mund të impononte pushtetin dhe vullnetin e tij. Marrëdhëniet specifike krijoheshin për arsye se Kadriu ishte edhe anëtar i Byrosë Politike, njëlloj si edhe ai, kishte lidhje dhe komunikim të drejtpërdrejtë me Enver Hoxhën dhe zbatonte urdhrat e tij edhe pa dijeninë e kryeministrit. Këto raporte zyrtare midis kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Brendshme krijoheshin për vetë kriteret politike dhe ligjore të partisë-shtet, nga rregullat e përcaktuara në dokumentin bazë të punës së Sigurimit të Shtetit “Platforma e Punës Operative”, si dhe prej parimeve të sanksionuara në Kushtetutë për Këshillin e Mbrojtjes, ku përcaktohej roli i Enverit si Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Në bazë të këtyre kritereve, Kadriu me pushtet dhe ndikim të madh në organet e partisë dhe të shtetit dallohej në fakt për marrëdhënie efektive me Enverin dhe marrëdhënie formale me Mehmetin. Sipas metodës së parapëlqyer dhe vendosur nga Enveri, kjo mënyrë vartësie dhe kontrolli të plotë të tij ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme, sidomos ndaj Sigurimit të Shtetit, zbatohej edhe në rrethe, në marrëdhëniet midis sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit dhe kryetarit të degës së punëve të brendshme. Kryetari i Komitetit Ekzekutiv kishte një lidhje formale me shefin e policisë së rrethit, i cili vepronte nën urdhrat e kryetarit të degës së punëve të brendshme.

Mehmeti i ka ndier pasojat e këtij inferioriteti, të cilat nuk kishte mundësi për t‘i mënjanuar. Marrëdhëniet jo të mira me Kadriun, si dhe dyshimet që kishte krijuar edhe për ndjekjen e tij, kanë ndikuar edhe në epitetin që Mehmeti i kishte vënë atij, duke e cilësuar: “Jagua”.

Bisedat e Enverit me Mehmetin, Fiqiretin dhe Vladimirin

Enveri ka parapërgatitur dhe realizuar me qëllime të qarta bisedat e tij me Mehmetin, Fiqiretin dhe Vladimirin.

Më 11 shtator 1981, Enveri dhe Mehmeti kanë biseduar së bashku për problemin e fejesës. Në këtë bisedë Mehmeti ka shpjeguar qëndrimin që ka mbajtur vetë, si dhe atë të pjesëtarëve të familjes së tij. Nuk ka të dhëna të shkruara për këtë bisedë. Përmendet nga Enveri në shënimet e bëra për bisedën e mëpasme, më 12 shtator 1981.

Më 12 shtator 1981, Enveri dhe Mehmeti kanë pasur një bisedë për fejesën e Skënderit. Në përfundim të kësaj bisede ata kanë arritur në përfundimin që këtë çështje ta rishikojnë “me gjakftohtësi dhe pa dhimbje për Partinë”.

Enveri shkruan se në fund e porosita Mehmetin ta diskutojë shtruar me Fiqiretin dhe nesër të vijnë bashkë për të më treguar variantin konkret si do ta zgjidhin likuidimin e situatës së rrezikshme. Më 13 shtator 1981, me kërkesën e Enver Hoxhës, kanë shkuar në shtëpinë e tij Mehmeti bashkë me Fiqiretin.

Në ditarin e tij personal Enveri i kushton rëndësi bisedës së zhvilluar me Mehmetin dhe Fiqiretin. Në këtë bisedë del se ka qenë e pranishme edhe Nexhmija. Si përfundime kryesore të bisedës evidentohen tri alternativat që Mehmeti i ka parashtruar për zgjidhjen e çështjes.

Varianti i parë: Skënderi të kuptonte gabimin dhe të prishte fejesën.

Varianti i dytë: Të mos e pranonte ndarjen dhe të martohej me të duke zënë apartament jashtë shtëpisë së Mehmetit.

Varianti i tretë: Të vriste veten nga dëshpërimi.

Nga të tria variantet tërheq vëmendjen ai i “vetëvrasjes”. Enveri ndalet në analizën psikologjike të bisedës, duke e vënë theksin në vetëvrasjen e Mehmetit me anë të adresimit te Skënderi. Ai i ka kushtuar minuta të tëra kësaj teme, për të bindur Mehmetin se një gjë e tillë nuk mund të ndodhte kurrsesi. Nga shënimet e bëra, lë të kuptohet se ai nuk e dëshironte as për Mehmetin dhe as për Skënderin një fund të tillë tragjik! “Mos ki merak fare, iu ktheva Mehmetit, se Skënderi tënd ka kaluar shumë herë në këto rrugëra dhe as që është turbulluar, pale të vrasë veten.”

Takimi është mbyllur pa dhënë ndonjë zgjidhje të qartë. “Sidoqoftë, për mua është e qartë, duhet prishur fejesa, por sot s’ia thashë se ishte shumë i tronditur, do t’ia shtroj nesër kur të qetësohet dhe të zgjidhë këtë lëmsh që bëri.

Për takimin e 12 shtatorit 1981 Enveri shkruan se ishte zhvilluar me kërkesën e vendosur të Mehmetit, i cili pas reflektimit për bisedën e një dite më parë sforcohej të sqaronte qëndrimin e tij dhe të familjarëve të tjerë për fejesën e bërë. “Mehmeti i alarmuar dhe me sy të errësuar nga sentimentalizmi i sëmurë karshi fëmijëve, duke bërtitur me duar, thoshte: “Jo, shoku Enver, unë kam faj, vetëm unë jam fajtor, unë e bëra këtë, djali erdhi më pyeti etj., etj.”

Përpjekja e Mehmetit për të lehtësuar bashkëshorten dhe të birin duket se nuk ka pasur ndikim te gjakftohtësia e Enverit. Enveri lë të kuptohet se kësaj strategjie të Mehmetit i është kundërvënë i nervozuar: “E laç të mbaronte dhe të pushonte të qarit, pastaj i them: “Shif Mehmet, ti dhe Fiqeretja s‘ka asnjë dyshim se keni bërë faj shumë të rëndë, por ka gabim edhe Skënderi, i cili ka bërë edhe skandale të tjera.”

Debati i zhvilluar katër orë pa ndërprerje ka treguar se Enveri nuk i besonte më besnikërisë së Mehmetit dhe përfundimisht ai e ka imponuar e thelluar më tej haptazi qëndrimin e rreptë për ndarjen midis tyre.

E diel, 13 shtator 1981. Mehmeti me gjithë Fiqeretin erdhën përsëri te ne dhe sigurisht, të tronditur dhe alarmuar për gabimin e madh politik që bënë, në mes të tyre bluanin në kokë shumë variante prapë alarmante që mund të ngjisnin me Skënderin kur t’i thoshin se duhej të prisnin marrëdhëniet me Turditë. E dëgjoja Mehmetin me gjakftohtësi pse e merrja me mend çfarë variantesh kishin imagjinuar.

Varianti i parë: Skënderi të kuptonte gabimin e tij dhe të prindërve e ta pranonte të likuidohej kjo situatë e rrezikshme.

Varianti i dytë: Të mos e pranonte ndarjen dhe të martohej me të duke zënë apartament jashtë shtëpisë së Mehmetit.

Varianti i tretë: Të vriste veten nga dëshpërimi.

I them Mehmetit: “Varianti i parë do të ngjasë dhe ai duhet të bëhet. Mos ki merak, i them, se djali tënd ka lënë dy-tre vajza, mund të lërë edhe të katërtën pa gjë të keqe fare. Kurse dy variantet e tjera, të siguroj unë se nuk do të ngjasin. Po të ngjasi varianti i dytë, ai braktis rrugën e Partisë për rrugën e reaksionit, ai hyn në rrugën e armikut. Po nuk do ta lëmë të ngjasë një gjë e tillë dhe s’ke pse e mendon këtë variant. Ti e njeh më mirë djalin, por mua, i them Mehmetit, më çudit pse mendon kështu. Sa për variantin e tretë, mos ki merak fare se e vret veten. Skënderi tënd ka kaluar shumë herë në këto rrugëra dhe as që është turbulluar, pale të vrasë veten.

Mehmeti m’u përgjigj: “Ishalla kështu u bëftë, por këto variante më shkuan ndër mend.” Pas kësaj, Mehmeti më nxori nga xhepi një tok letra për të më treguar përbërjen komplet të Turdiut dhe të familjes së tij (Pipa janë). i them s’është nevoja, ato që duhet të di t’i thashë dhe ato qëndrojnë. Po, tha Mehmeti, ato janë, por desha të shtoj vetëm disa përcaktime: “Arshi Pipa, udhëheqës i reaksionit shqiptar në Amerikë, nuk është vëllai i nënës së vajzës, por djali i xhaxhait.” i them, njëlloj është. Por, shtoi Mehmeti, të ta lexoj një çikë, ja tri faqe janë, m’i ka dhënë Sigurimi: Profesor Turdiu, babai i vajzës, dy herë është futur në listat e Sigurimit; kriminelët e luftës, të burgosurit, të arratisurit janë, por në listë filloi të më numërojë pjesëtarë të familjes së Turdiut, nja katër a pesë, që njeri punon atje, tjetri atje.

Kjo ishte nga ana e Mehmetit një lehtësim, njëfarë shfajësimi, por edhe për variantin e dytë mund të shërbenin që fundi-fundit mund të pranohesh. Kjo nuk më erdhi mirë dhe i them: Asgjë nuk lot, kjo është një familje plot me armiq dhe këta që më numëron ti, heshtin se kanë frikë, por po gjenë rastin, bëhen si të tjerët. Ashtu është, tha Mehmeti. Atëherë u ndamë, u përpoqa ta qetësoja deri sa t’i vinte djali nga Athina, të cilin e kthen për ta shtruar çështjen dhe të merrte fund. Mendimi im është se Mehmeti realizon se ka bërë gabim politik, por këtë realizim s‘e ka të thelluar në konsekuencat e rënda, por në platformën “si më ngjau mua” dhe jo “pse më ngjau mua” dhe ku është burimi. Për mua është e qartë, nuk ia thashë sot se ishte shumë i tronditur, por do t’ia shtroj nesër kur të qetësohet dhe të zgjidhë këtë lëmsh që bëri. Është në interesin e madh të Partisë që të kuptojë Mehmeti këto gjëra, se mund të bëjë prapë gabime./bw/

20 Komente

  1. L
    Llazi , shoku i Hajros

    Ne fillim te viteve '80 ne Elbasan u vra djali i Simit, nje shofer ne degen e puneve te brendeshme ne Elbasan. Hetuesia qe drejtohej nga Flamur Cato te cilin Qemal Lame mbas kesaj ngjarje e mori si zevendes ne Tirane, hetoi dy persona. Njeri quhej A. Greca ( ka vdekur ne Kanada ) dhe tjetri Arben Xhaja, vellai i Abdyl Xhajes, atij antikomunistit qe u be ca kohe minister i ekonomise ne qeverine Meksi. Vrasja ngeli pa autor, pra nuk u denua asnjeri prej tyre megjithese vrasja u be ne kushte shume te qarta. Zoti Lame, kur ta kete lexuar kete koment, Enveri , pra vellai i Qemal Lames qe u be zv.prokuror i Tiranes me shkollen e plepave, a mund te na thote qe kete ceshtje e mbylli e mbylli i ati i Bleona Qerretit apo Flamur Cato?! BEHET PER VRASJE ne vitin 1983. Vrasjen e kane bere dy personat qe permenda me siper me siguri 100 %. Se keta tani jane te gjithe antikomuniste te thekur dhe qe kane luftuar me arme ne dore komunizmin, ama ne fakt kane qene bashkepunetore FAMILJARE me rregjimin.

    1. n
      nacionalisti

      cuditerisht asnji nuk e permend nje ngjarje qe ka ndodhur e cila sipas mendimit tim ka shume lidhje me te gjithe pjesen qe iu "strukturua" me pas Mehmet Shehut, qe nga fejesa "me indicie" e te sigurimit qe te kishin nje arsye per ta goditur. Per te gjithe ju te vjetrit qofte nga mosha e qofte dhe nga profesionet, nji pyetje kam: Ne cilin vit eshte bere stervitja me e madhe e ushtrise shqiptare me drejtim Veriun e Shqiperise?

      1. e
        elbasanlliu

        Ben Xhajen e kam njohur personalisht. Nuk kishte kellqe ai per te bere vrasje sic thua zotrote; dhe kur pa ne 83-shin, kur te varshin per gjuhe per gjera me te vogla dhe jo me per vrasje.

        1. V
          Vito mashtruesi, shoku i Nikos

          Elbasanlliu, nje pyetje kam une : ku ka punuar Ben Xhaja para viteve 90 ?

          1. M
            Muci Xhepa

            Vito, Ben Xhaja ka punuar si disinjator ne kombinat, nje skuth i neveritshem dhe e mbanin vetem prej atij skuthit tjeter Abdyl Xhajes, familje e degjeneruar

        2. j
          jevgu

          O Qemal suma, po kush hyte ne Bllok athere mor qorr cdo rruge qe te conte ne bllok kishte ushtare me arme dhe ushtari qe ruante kryeministrine ishte pa arme.. ca na thua o derdimen qe shef endrra me sy hap kujt ja mbante bytha ti vinte pergjus Metit pa dhen urdher Dulla mjaft me histori sigurimsash, 80 lekshash fuksash AGBV-rash ja qifsha jeten ahahahahah

        3. p
          ppa

          Nuk lexohen shenimet e ketij mashtruesi dhe genjeshtari...

          1. a
            anti anarkisiti

            Duke u mundur ti arsyetoni tradhtarët dhe spiunët po tregoni se jeni pjesë asaj historie të errët kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë. Çtë thrë tjrtër j- TURP.

            1. v
              vezhguesi

              Paske mbetur akoma ne kohen e komunizmit more mik! Ato qe mendoheshin se i rrezikonin fronin sulltanit te kuq, eleminoheshin duke ju vene nofka apo epitete spijunesh apo armiqsh. Vetem Enveri paska qene i lare ne kete mesele, pasi te tjeret paskan qene armiq. Del se luften e paskan bere dhe fituar nje tufe armiqsh, por qe cuditerisht luftuan per te cliruar vendin. A ke mend qe te kuptosh kete paradoks?

            2. p
              per tru shperlaret

              Mehmuti, mori ate qe meritonte , parti kriminelesh , te drejtuar nga skizofreni narcisist , ekstrem racist kjofte largu Enver gjak piresi , çdo kush e din , me perjashtim te tru shperlareve , tru pjerllur . Lind pyetja nder shume te keqia , kush ishte e keqja ma e malle , e thjeshte njeriu i ri qe la mrapa djalli enver i çshkolluar ne shkollat e koleres komuniste , nje i tille eshte nje komentues qe nderron shume emra ...heu bre , ća po thua , u ha ha m..t ha etj ... Me pelqen ta perseris , ne 90en u fitua liria jo vetem per ata qe e urrenin koleren komuniste , por edhe per ju more tru shperlare , e sigurisht edhe per familjet tuaja tru shperlara . Kjo eshte ajo e jashte zakonshmja e pa imagjinuar per rreth 50 vjet diktature liria e vertete ne 1990en , pra edhe per ju tru shperlaret , pamvaresisht se nje pjese e juaja e kishit vendin ne burgjet e ferrit komunist , (e ne te vertete shume shpejt filluat te shijoni lirine ne boten perendimore , bote qe kjofte largu e urrente aq shume ) kete duhej ta bente Berisha , por si mund ta bente ky sigurisht qe jo , a nuk ishte edhe ky njeriu i ri qe na e la mbrapa sistemi anti shqipetare diktatorial 45 vjećare ...bashke me shume te tjere qe drejtojne vendin keto 30 vjet , E megjithate ndryshimet jane te pa imagjinuara...

              1. p
                per tru shperlaret

                A harrova respekte per artikull shkruesin , ky te pakten ka kerkuar falje , sigurisht mbasi e ka kuptuar se nga çnjerez u drejtuam per 45 vjet , me ne krye kjofte largun Enver skizofreni ....

                1. K
                  Km

                  O Qemut,Nese Jane vene pergjues te Mehmeti,ato nuk viheshin PA kerkesen tende dhe te Prokurorite te pergjithshem.Eshte fat i madh qe Enveri i Ka lene te gjitha te shkruara ,publike dhe sekrete.Sic del,nga sa shkruan,ose i keni vene pergjues Edhe Enverit,ose Jane fantazite e tua per rehabilitim e Mehmetit me ndihmen e kelysheve te tij,sidomos me ate kurven Durrsake qe nuk Ka lene hu pa thyer ne shijak,vec bilbilushit francez te ambasades.Ke shume gjynahe.

                  1. b
                    ben

                    Ti po qe na mbushe mendjen. Prokurori i Pergjithshem apo kryehetuesi ishin numerore topi. Kujt do ja mbante qe ti vendoste pergjues Mehmet Shehut, po qe se kjo nuk ishte urdheruar nga Enveri. Brezi im e di shume mire se si funksiononin ato pune, pasi populli i shikonte se si beheshin gjerat ne ate kohe. Ne fillim beheshin kritika, autokritika, ulje ne detyre, transferime, perjashtime nga partia dhe ne fund vinte arrestimi, denimi si armik me akuza te stisura e deshmitare te rreme deri tek ekzekutimi dhe groposja ne ndonje maje mali o breg lumi.

                  2. H
                    Himarioti

                    Ky kryehetuesi me emrin Qemal Lame, është turpi i kombit tonë, i të gjitha kohërave.

                    1. D
                      Deshmitari

                      Po kush e lexon kete hale,kete mashtrus dhe kriminel me pushtet te fund rregjimit,zaten ai rregjim,prandaj u katandis ne ate derexhe,se pati nga keta pederast ne drejtim,ai nuk ishte i zoti ti dilte per zot gruas te tij,jo me sistemit

                      1. T
                        Teksas

                        Qemal Lame genjen .E para, ne Bllok tw Udheheqejes nuk mund te futej asnje njeri vec nje pjese te Gardes se Republikes dhe pjesa inteligjente, Drejtoria e Dyte e sigurimit te Udheheqejes . KY Qemali I paafte dhe mashtrues ordiner, nje kriminel , shkruan kete artikull qe nuk ka asgje te vertet .Mehmet me Kadriun ishin shoke e miq tq mire dhe ne shtepite e Udheheqejes se kohes , perishing Mehmetin , kurre nuk Jane vendosur pergjues .Qemali as ne ender nuk I ka pare rruget e Bllokut dhe te kete idene e jetes ate. Qemali per here te pare eshte futur vetem ne shtepine e Mehmetit kur ndodhi vrasja , pra 50 metra distance nga Bulevardi .

                        1. S
                          Shaqo Bregu

                          Ky person eshte nje psikopat i lindur.E njoh qe 14 vjec ne shkollen 'Skenderbej, ne politeknikumin 7 nentori dega metalurgji.Ndoqi rrugen e fuksit dhe e la zanatin.

                          1. k
                            klemi

                            Ore shaqo, lamen e kam pasur shok klase ne politeknikum, eshte ashtu sic e quan ti, nje ndyresire e vertete.

                          2. B
                            Bredhi

                            Qemal. L.qe! Kjo fytyre e ndyte e sistemit monist.Po Ku kishe bythe ti o.Qimal Lo.e te kundershtoje ,e ke Enverin.!!!Kujt ja shet keto pordhe ti or Qimal Lo.e.Ik or Çecen Muti.

                            1. P
                              Pokeristi

                              Qemal Lame Leshi! Ke bërë një çorbë me fakte, fantazi dhe yndyrë personale. Në rast se të gënjen mëndja se je dikush,më mirë hesht,mor pusht.

                              Lini një Përgjigje