“Për 14 orë po nuk e zëvendësuat flamurin e grisur, ju shkarkoj”, Mitro Çela tregon historinë me Azemin pas kthimit nga Greqia: Para na doli polici me mustaqe kur…

17 Dhjetor 2025, 08:40Dossier TEMA
“Për 14 orë po nuk e zëvendësuat flamurin e grisur, ju

Pas në kohë është kthyer Mitro Çela, duke treguar një histori interesante të vitit 1992, kohë kur ishte deputeti i PD, me Azem Hajdarin, teksa ndodheshin në një vizitë në Greqi.

Me një përshkrim edhe me batuta të holla, ai kujton momentin kur janë kthyer dhe në doganën shqiptare në Kakavijë kanë parë flamurin shqiptar të vjetërsuar, të grisur, dhe urdhrin që Hajdari u ka dhënë për ta ndërruar brenda 14 orëve, në të kundërt do të pushoheshin nga puna.

Postimi i plotë:
POLICI REBEL ME MUSTAQE
Tetor 1992. Me Azemin dhe Filipin në Greqi.
Azemi ishte kryetar delegacioni dhe shofer.
Në Athinë na u bënë nderet maksimale.
Fjetëm në hotel me pesë cepa (Hilton).
Vizituam dy-tre buzukë.

Na priti ministri i Jashtëm Samaraj.
Në kthim, pasi kaluam Janinën qëndruam në Kakavijë.
Pasi hodhi një vështrim në godinën e doganës, Filipi tha:
– Ne Azem, jemi udhëheqës. Shiko Flamurin! I grisur. Copë-copë.
Nuk e lëviz as era.

Turp për qeverinë tonë demokratike!
Në kohën e Enverit, flamuri valëvitej krenar?!
Na merr inat i uruari Azem! Ishte i prerë për çështje kombëtare!
I sulet shefit të policisë, drejtorit të doganave, këdo që i doli përpara…
-Nëse nuk këmbehet flamuri për 14 orë, të gjithë jeni të pushuar në vend…

Pas këtij akti revolucionar, morëm rrugën drejt Gjirokastrës.
Në atë mot, ende greku nuk e kishte bërë autostradën.
Rruga ishte e ngushtë. Gropat nuk lejonin të shihej asfalti.

Duke ecur, përpara u shfaq një makinë.
Në timon një djalë 12-13 vjeç.
Në krah i rrinte një polic me mustaqe.
Azemi tentoi ta parakalonte. Djalka i bënte dredha.

Dhe kujt:
heroit të demokracisë!
Më në fund, kur inati i Azemit kishte arritur në zenit, falë edhe këshillave gjithë lezet të Filipit, e parakaluam makinën.
Qëndruam.

Nga makina doli polici dhe djali shofer.

Polici me mustaqe ishte bërë karroqe.
– Dy herë faj, – ulëriti Azemi. – Ke pirë në detyrë. Makinen e nget një fëmije?!
– Të kërkoj ndjesë zoti ministër, – tha polici.
– Nuk jam ministër. Jam Azem Hajdari! Nuk ke bërë gabim. Faj. Faj të rëndë. Kush bën faj dënohet.
– Ashtu, – tha polici. Po me çfarë dënimi?
– Prangat, janë pak!

Filip: vuri prangat këtij maskarai që militon në radhët e policisë sonë demokratike?!
– Nuk ka problem, – tha polici me mustaqe duke iu marrë goja. – Unë nga burgu kam ardhur! Kam qenë i dënuar për politikë…

Me të thënë këto fjalë, kryqëzoi duart dhe i drejtoi nga Filipi.
– Azem! Nuk kam më pranga. Ato që kisha i “shpenzova” rrugës. Le ta falim mavrinë!

6 Komente

  1. N
    Nga Praga

    Ketu ne Prage para disa vitesh Flamuri i ambasades ishte flamur anijesh me material sintetik dhe vij te bardhe ne presne ku futesh bushti….. Mora flamurin tim nga shtepia dhe e vendosa ne ambasade Pamvarsisht se flamuri dipllomatik ka permasa te tjera…. Turpi i derrave qe marin fryme vetem per nji rroge sic ishte rasti i ambasadorit te at´hershem…..

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moni

      Mitro, bythelepires mbete tere jeten o derezi! Nga komunist i devotshem na u bere demokrat i devotshem, pastaj nje pervers i devotshem ne korridoret e top mutit. Kujton se je shkrimtar....... brezat e rinj as pyesin kush je. Nje mbetje nga e kaluara qe nuk i hyn ne pune askujt. As me keto tregime idiotesh

      Përgjigjjuni
    2. H
      Hahahahaha, rracen jua shkerdheftë Labëria.

      Hahahahahahahahahahahaha, jua shkerdheftë rracen e gjithë Laberia, sepse Tropoja ja ka shkerdhyer e stër-shkerdhyer motren, gruan dhe gratë e rracês sê pallosh, më falni, patriotit Azem Hankarit. Ky tregim i një rracë-qiri sot, na verteton komplet kush ishte Azem rracë-muti. Kjo nevri-karosje e Azem Hankarit, që qënka tronditur, shokuar dhe nevri-karosur kur ka shikuar flamurin Shqiptar të grisur....!!! Kurse, nevrikarosja dhe kercenimi i tij ndaj pulicit të pulave, për t'ja vënë prangat, vjen nga inercia e jetës së Azem Hankarit, i cili mgjthse nuk kishte asnjë detyrë dhe mandat shtetëror për t'ja vënë prangat askujt, ka kujtuar se është hala koha kur, si spihun legal dhe i vet-deklaruar sigurimit, mund t'ja vinte prangat ndonjë armiku të Partisë në Trapojë. Ti moter-qiri që tregon ketë histori, a mundesh të na spjegosh, se nga çfarê pozite apo çfarë funksioni, Azem Hankari mund të prangoste nji fakir me uniformë pulicie....? Hahahahahahaha, palloshi, me falni, patrioti Azem Hankari, qënka tronditur sa gati-gati ka kaluar nji krizë kardiake kur ka parë flamurin e grisur në qoshe të qoshes së Jugut Shqiptar, kurse flamujt Shqiptarë të bërê zhele-zhele nê mes të Tiranës, ose mungesa totale e flamurit Shqiptar në Trapojë, nuk e paska shokuar....?!!! Azem Hankari, të vetmin flamurë që ai dhe familja e tij e kanë mbajtur lart, të pastêr dhe të hekurosur, ka qënë flamuri që valonte mbi çatinë shtepisë së tij dhe simbolizonte që trualli i tij, ishte dhe ka mbetur edhe sot, "tyrbja" kombetare e nji rrace kurvash, spihunjsh, hajdutësh dhe shkerdhatash. Ky flamurë, që valvonte mbi çatinë e shtepisë sê Azem Hankarit, ishte dhe luante rrolin e fanarit, që tregon rrugën dhe epiqendren ku mund të drejtohen të gjithë sigurimsat vullnetar, të gjithë deshmitarët para-fabrikat të gjyqeve të sigurimit të xhaxhit Kadri, si bujtinën ku mund të shfrynte bolet çdo i degjeneruar i batalionit të shkerdhatave të Trapojës. Pt'huuuuu Mitër Çela, ke "shkuar në Kinë", për të na treguar "indirekt", që rracë-kurva Azem Hankari ishte pallosh, më falni, patriot deri në detajin më t*ë vogël, i cili, sipas teje, e shikonte morrin në flokët e të tjerve, dhe nuk e shikonte miun e haleve në flokët e tij të pa-lara.

      Përgjigjjuni
      1. e
        edmond ( koder rreshen )

        Mitro nuk e njihka realitetin Shqiptar,na tregon nje ngjarje sikur Flamuri i grisur ishte len nga neglizhenca ,por ne depo kishim flamuj te rinj ?! Nuk me kujtohet me saktesi ne ishte viti 97 apo 98 por ne lajmet e Tv Greke u dhan nje reportazh, ku pika kufitare Greke, i dhuron nje Flamur Shqiptar pikes kufitare Shqiptare ( ne zone e Korces ne mos gabohem) per ta ngritur ne oborrin e repartit sepse nuk kishin ! Sa her qe e kujtoj ate moment tek shihja Ushtarin (apo Oficerin ) ton si gjynafqar te gjetur rrugesh,tek merrte Flamurin pa asnje emocion por si nje cop leck ne ngjyr te kuqe , them se nuk mund te ket Popull me pa krenari per Kombin ,dhe te shitur se sa ne Shqiptaret !

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beqiri

          Historikisht ka qene popull me mllefe midis krahinave,,,me kujtohet ne kohen e komunizmit, shanin me perbuzje camet,shqiperia e mesme shante jugun,leberit,,,,jugu shante dhe perbuzte myzeqaret,verioret etiketoheshin maloker,etj etj.Korcaret e mbanin veten per pordhace esnafer dhe nuk llogarisnin kerkend pertej Korces.Shkurt popull me probleme me vetveten.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asd

            Keto probleme krahinore dhe diferenca kulturore i kane te gjitha vendet e botes. Nuk eshte ndonje tragjedi.

            Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje