Dëshmia e rrallë e Limoz Dizdarit: Babanë e vranë pas shpine shokët e tij partizanë, po ashtu edhe vëllanë tim ushtarak në 1970-ën, pasi e detyruan të vriste një deputet që do arratisej në ’63-in…

12 Dhjetor 2025, 17:15Dossier TEMA
Dëshmia e rrallë e Limoz Dizdarit: Babanë e vranë pas shpine

Nga Agron Mema

Ngrënia e “kokave” brenda llojit, filloi që nga Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare e, deri ditët e sotme, në pushtetin dhe qeverisjen e Partisë Komuniste Shqiptare. Rruga drejt pushtetit mesa duket, për këtë forcë politike që qeverisi 50 vjet këtu në Shqipëri , 70 vjet në gjysmën e botës dhe vijon edhe sot në disa shtete, udhëton përmes krimit. U vranë e u shpallën tradhtar bashkëluftëtarët e tyre, u burgos dhe u internua një pjesë e madhe e njerëzimit pa asnjë faj, u shpronësuan të pasur dhe të varfër. U zhdukën edhe pa varre dhe ende të afërmit rropaten për të gjetur eshtrat e tyre.

Një rast i tillë është edhe ai i Hulësi Dizdarit, babait të artistit e kompozitorit të njohur, Limoz Dizdari. Emri i Hulësiut, më 5 maj 2020, pas shumë vitesh heshtjeje nëpër labirinte enigmash, u rreshtua në listën e “Dëshmorëve të Atdheut”, ndonëse propozimi ishte bërë vite më parë nga vet Sulo Gradeci, si ish-partizan i Brigadës së Shtatë Sulmuese, përsëri u vonua shpallja e tij “Dëshmor i Atdheut”.

Po çfarë ndodhi me Hulësiun dhe djalin e tij, të dy partizanë?

Atij me të vërtetë i takojnë vargjet e këngës: “Ç’është kështu dëshmorë me ju/ Vitet tutje e ju tëhu”. Sepse, sado vite që kaluan nuk e zbehën dhe as e fshehën dot të vërtetën ndaj Hulësi Dizdarit. Në moshën 43 vjeçare doli partizan së bashku me djalin e tij, Basharin, duke u rreshtuar në Brigadën e VII-të partizane, duke lënë nga pas gruan, Myzejenin 35 vjeçare, me pesë fëmijë. Për ta mbrojtur familjen e tij nga persekucionet e pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, e strehoi tek miku i tij në Fushë-Bardhë, në familjen Çarçani.

Myzejen Dizdari ishte rrobaqepëse dhe u aktivizua duke qepur rroba për partizanët e Zonës së Parë Operative, kështu që rreshtohet si aktiviste e LANÇ-it. Data fatkeqe e Hulësiut do vinte më 15 korrik 1944, në luftimet e Therpelit të Skraparit. Dokumentet dhe dëshmitarët e kohës si dhe vet i biri, Limozi, thonë dhe flasin me ashpërsi, se; “e vranë shokët prapa krahëve në pabesi”. Ndaj vite më vonë deri në 5 maj 2020, ai u mbulua me heshtje. Limozi dhe miqtë bashkëkohës kanë sjellë një shembull si fakt për të argumentuar vrasjen e pabesë të Hulësiut.

Ata thonë se para se të vritej Hulësiu, shtabi i brigadës e transferon djalin e tij Basharin, për në Brigadën e 19 Sulmuese. Ndoshta ka qenë pjesë e skenarit për të mos parë vrasjen e të atit. Bashari nuk deshi të ikte dhe qëndroi i fshehur nga partizanët, në kundërshtim të urdhrit të firmosur nga zv/ komandant i Shtabit të Brigadës. Qëndroi dhe pa babain të vrarë në rrethana të dyshimta, ashtu si koha në vitet më pas do të vërtetonte këto dyshime të vrasjes së pabesë dhe pas krahëve.

Por një fat akoma më i keq e ndoqi Basharin, të birin e Hulësiut dhe vëllain e artistit, Limoz Dizdari, ndonëse ai kish dalë partizan që 15 vjeç. Çlirimi i Shqipërisë e gjeti 16 vjeçar. Në 1945 u hap shkolla “ Pionierët e Luftës”, e kadetëve dhe më pas u quajt shkolla “Skënderbej”. Kërkoi të shkonte të studionte në këtë shkollë, por nuk e çuan. Këtu fillon dhe kalavari i madh dhe fati që do t’i nënshtrohej pabesisë si i ati. Në vitin 1964 arrin të realizojë ëndrrën e tij, për t’u arsimuar si ushtarak.

Futet në shkollën ushtarake ku diplomohet me nota të shkëlqyera. E emërojnë në Shkodër. Por çuditërisht aty e lanë për pak kohë dhe në mënyrë qesharake, e emërojnë n/drejtor të shkollës Pyjore. E mori si tallje, por nuk e dha veten. Çfarë i duhej shkollës Pyjore një oficer i lartë? Diskriminim. Dhe më 19 janar 1970, pas kthimit nga Tirana ku qe dërguar të merrte mjete mësimore për shkollën, si makete armësh me kallama bambu, shoferi gaboi dhe ndërroi rrugë, makina del nga rruga dhe përmbyset në Bunë. Shoferi ja doli mbanë, ndërsa Bashari humbi pa gjurmë e, nuk u gjet kurrë më!

Artisti Limoz Dizdari na thotë se: “për neve dhe vet logjikën, vëllain na i vranë”. As për ngushëllim nuk na erdhi njeri. “Vajta vet, – vijon Limozi, – në Ministri të Mbrojtjes. Takova Dilaver Poçin. I thashë pse kjo heshtje nga Ministria dhe komanda. Pse nuk bien as pagën e tij tek familja, as edhe një gjë a send të tija, që ka lënë këtu”. Përgjigja e Dilaver Poçit qe e thatë dhe plot enigma. – ‘Ka një rregull, – më tha, – që për ushtarakët që nuk u gjendet trupi, nuk lejohen ceremoni’. Me kaq u ndamë. Por dua të shtoj edhe një fakt tjetër.

Dikur në vitin 1963-1964, ka qenë një n/kolonel i Ministrisë së Brendshme, Haxhi Hajdari. Ky qe edhe deputet i Malësisë së Madhe. U ngujua në një shpellë dhe nuk e kapnin dot. U detyruan ta qëllojnë me top. U caktua Bashari si artiljer i zoti dhe i besuar i partisë, si anëtar i saj, që 15 vjeç”.

Kjo është e gjitha historia e Hulusi dhe Bashar Dizdarit mes enigmave dhe pluhurit të heshtjes. Kohë më parë ai i është drejtuar kryeministrit Rama të mbrojë vlerat kombëtar se edhe Qendra Kulturore “DEA” e Ksamilit është e tillë dhe nga mbi 140 të tilla që u trashëguan nga sistemi socialist, sot vetëm kjo ekziston me një funksion të tillë.

Artisti Limoz Dizdari, me rastin e shpalljes së babait të tij dëshmor, ka marrë shumë urime dhe vlerësime. Ai mes një letre publike, u jep falënderimet atyre që mbi emrin e babait të tij, vunë kurorën e lavdisë dhe lulet e krenarisë mes fjalëve si nderim.

LETRA  E LIMOZ DIZDARIT, PAS SHPALLJES “DËSHMOR I ATDHEUT” TË ATIT, QË U VRA NGA SHOKËT E TIJ PARTIZANË TË BRIGADËS VII

“Dje në FB të bashkëshortes sime, Adrianës, lexova mirëkuptimet shpirtërore të një grupimi të shumtë njerëzish që me fjalë të zgjedhura shpirti, me rastin e 5 majit më uronin për vlerësimin e Hulësi Dizdarit, babait tim, si ‘Dëshmor i Atdheut’, i vrarë në LANÇ nga vet shokët e tij të Brig. 7-të Sulmuese. Ishte me të vërtetë shumë emociononte për mua ky gjest spontan i Adrianës që mori një vlerësim të posaçëm të një rrethi të gjerë njerëzish, që matanë brengës që na ka shoqëruar, të gjej frazën dhe fjalën e duhur t’u falënderoj të gjithëve për gjestin tuaj fisnik që flet shumë e më shumë nga sa thotë…! I mësuar me urdhrin të mos flisja e as të komentoja, ju të dashur miq e njerëz të mirë, me të cilët bashkudhëtoj, u bëtë në këtë 5 maj shumë të zhurmshëm, me dritë dhe me emocion.

Një jetë kam heshtur e kam buzëqeshur. Nëna ishte zmadhuar. Ishte baba, ishte dhe nënë. Ishte nënë e butë, por duhej të ishte dhe e fortë. Ajo që më ka habitur më shumë në gjithçka tek ajo grua, ka qenë përgjigja e pyetjes se, si ka përballuar tërë atë trysni të ushtruar nga e liga: Nga familja e saj prej 6 personash, nga të cilët tre veta dolën në mal për të qenë zot në vendin e tyre; ajo vet, burri i saj dhe djali i madh, Bashari, burrin ja vranë, djalin ja zhdukën, atë vet e mbuluan me heshtje. E sikur të mos mjaftonin këto, në ditët e fundit të luftës i vranë edhe djalin e xhaxhait, Nebil Çikën, ku është rritur si e mbetur jetime që i dha emrin Myzejen dhe emri i përkushtohet “Pou-pai” e që të gjithë kështu i flisnin Pepe-kukull.

Edhe kur u rrita i flisja kështu nënës dhe nuk mendoja se sa ironik kish qenë fati i jetës së saj me të, por lumturohesha se xhaxhai i saj i mirë, Nuredini, e trajtonte mbesën e tij të dhimbsur si kukull, pa menduar se jeta e saj më shumë do t’i ngjante në fatin e jetimit e pothuaj asfare me atë të ëndërrimtares që dhe pse i flisnim Pou-pai—Pepe—kukull, ajo e jetoi jetën si jetime. Çdo fjalë falënderimi për ju, o njerëz të mirë, është e vobektë të shprehë respektin tim që kam. Ju jam mirënjohës…!  Ju me siguri e thatë me këtë rast nderimin dhe respektin, dhe unë do ju dua më shumë kur lexoj shpirtin e atyre që vlerësuan këtë akt shumë të vonuar dhe zunë një hapësirë të gjerë përfaqësimi shoqëror. Ju falënderoj shumë e plot brengë të gjithë juve kolegë kompozitor, artist, nga do që vini me urimet tuaja nga vendet e shumta e të ndryshme të botës.

Me kënaqësi të falënderoj, o mikja ime Hebraike e mençur, e talentuar dhe plot virtyte me bollëk. Falënderoj të gjithë ju ushtarakë që fati na afron shumë me njëri-tjetrin e që na imponojnë të bëjmë vazhdimisht pyetjen “…Po nesër…”??? Ju faleminderit shumë juve të nderuar diplomat, politikanë e njerëz të thjeshtë, të qartë e të kthjellët që më uroni me shpirt për këtë vlerësim të vonuar…të vonuar shumë nga shteti im apo juaji, që edhe pse i tillë, vrastar, i papërgjegjshëm, i heshtur e pa zë e të kuq në fytyrë, u mundova të këndoja, jo pa sukses…nuk isha i vetëm, kishte shumë të tjerë hallexhinj, por ngushëllohem se dhe bylbylat që këndojnë në zabelet e këtij vendi e të këtij populli, janë bashkë.

Me siguri, të gjithë ju që po ju kthej falënderimin, bëni të njëjtën pyetje: “Po nesër…”? Ju pyesni se do të jetë nesër ai njeri që do të respektojë datën e respektimit të të rënëve të gjeneratës së re? A do të jetë i ndërgjegjshëm e i virtytshëm, patriot si Ismail Qemali, apo oligark e i pasur, i shitur apo i importuar, i veshur me kostume të kushtueshme e me makina jashtë serie? Sidoqoftë, 5 maji, kjo ditë me dritë e me dhimbje njerëzore, është një pikë referimi e popujve, por jo e qeverive antikombëtare. Dita e Dëshmorëve as nuk mësohet e as nuk diktohet, ajo është vetëm pjesë e një ndërgjegje të madhe kombëtare.

Unë e di mirë dhe dua t’u bëj me dije se vlerësimi i Hulësiut është vetëm një akt administrativ që pothuaj nuk ka asnjë vlerë sa kohë që fakti i së vërtetës vazhdon të dergjet nën dhe’ duke mbajtur peshën e baltës më të rëndë të kohës dhe vlerën e njeriut si jo ndonjëherë. Përsëri, sidoqoftë, 5 maji si Dita e Dëshmorëve dhe afrimi i njerëzve rreth kësaj date, pavarësisht shkakut, është një vijë kufiri ndarës midis së mirës dhe së keqes, midis atyre që e duan vendin dhe shkojnë me qejf në luftë për të mbrojtur familjen dhe atdheun dhe atyre që shesin lehtësisht interesat e vendit në këmbim të sigurimit të një vendi diku poshtë instinktit të një lope a të një kali të përkëdhelur përditë nga parfumet që përdoron ajo zonë e vendqëndrimit të tyre…”!

Me respekt

Limoz Dizdari

Memorie.al

31 Komente

  1. C
    Cajupi

    Doli edhe Limozi I persekutuar nga memorie.lesh

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Prandaj i këndoi komunizmit se ishte i persekutuar ? Të persekutuarit e vërtetë e kalun jetën nëpër kampet famekeqe apo u kalbën burgjeve. Shqiptaret jane popull matrapaz dhe pa asnjë moral dhe etikë. Kur doli edhe sekretari i partisë antikomunist,çdo gjë eshte e pranueshme.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gigi

        Je i madh

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lani

          Dmth të persekutuarit duhet të dalin përgjegjës për krimet e komunizmit.

          Përgjigjjuni
        2. I
          Iso

          Robte ku ti keni! Si ore te gjithe ata qe kishin privilegjet me te medhaja ne ate sistem po na dalin te "persekutuar?!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kutuzovi

            Nuk mendoja se edhe Limoz Dizdari eshte shpifes,genjeshtar dhe trillues. Me keto ai ka nje qellim,te dalin si i perdkutuar. Do ndonj lek nga Berisha mesa duket. Partzanet nuk te vrinin kurre pas kraheve se ata ishin partzan dhe jo ballista. Edhe per vellan eshte shpifje,se ai na paka qene trim te vriste deputetin.

            Përgjigjjuni
          2. F
            Fantazisti

            Limoz, ben gabim qe pergjitheson ngjarjen. Nuk thuhet qe babain tim e vrene mbas shpine shoket e tij partizan. Kjo vrasje nuk mund te spjegohet sot, por ajo qe dua te te them eshte shiko kush ta vrau babane, sepse parizanet kishin gjyqe per tradhetaret dhe nuk vrisnin mbas shpine. Mbas shpine vret gjaksi...Politizimi i nje ngjarje fatkeqe, por banale duke e pergjithesuar ate ne idene "se ashtu ishin partizanet" , tregon se ti ke rrezerva per partizanet dhe ne kete rast edhe per tet ate qe doli parizan, por me sa duket yt ate ka pasur huqet qe shpreh edhe ti sot... Pyet aty rrotull or derdimen se mos ndonje partizane(femer) e vrau babain tend sepse "ja kerkonte". Leri hipoerbolizimet per ngjarje banale qe nuk u dihet zanafill... Turp per ty qe "perdhunon" babane tend qe vertet ka qene patriot...

            Përgjigjjuni
            1. A
              Altin Borshioti

              Pusho ore korak i kuq se duhet te lash gojën për familjen e Limozit dhe atë vetë. Familja e tij dhe ky vetë kanë Bërë diçka në jezë ndersa ti pas tastiere duke u paguar nga taksat tona shan njerëz të ndershëm. Plehrë

              Përgjigjjuni
            2. z
              zaçe

              Na doli i persekutuar edhe ky hunderri... Jepjani një pishtar të kruaj hundën.

              Përgjigjjuni
              1. çudi

                Asgjë nuk merret vesh. asnjë argumen apo prove që e paskan vrarë shokët pas krahëve. Po pse? si qysh? o po thuaj çtë mundësh mjafton të jesh brenda modetit të kohës. Kjo vjen era protogonizëm sipas trendit të pas 1990.

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Opozitar

                  Ky eshte per gjynah, ka vite qe ka ik nga mendja.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Saliu

                    Limozi,sa kuptoj une paska lajthitur. Ka pjerdhur. I shkreti. Ngushellime per mendjen qe e ka lene.

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Antifa

                    Respekt!!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Besimtari

                      O gazetari... Kur eshte shkruar kjo leter ? Na e thuaj o I uruar..

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hajdari

                        Dolen te gjithe te persekutume o ne pajdh te somes,mas 40 vjetesh u kujtu ene ky?

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Per korrektese

                          Ne fakt, keshtu ka ndodhur edhe me deshmore dhe heronj te tjerë. Per shembull Themo Vasin nga Nivani i Zagories e vrane mbas shpine ata qe ai i quante shokët e tij. E gjithë Zagoria e di, qe nje fare Bexhet nga Gjirokastra e vrau Themo Vasin, se i prishte punë, nga që ishte i zoti. Dhe Bexheti u be i madh me vonë.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fate

                            Hahahaaaa... Vërtetë më erdhi për të qeshur me letrën e shokut Limoz Disdari...

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Piro

                              Kjo histori e dhimbeshme me kujtoi keshillen e një mikut tim: mos u merr kurre me trafik dhe politike. Perkushtimi ndaj punes dhe familijes mjaftojne në këtë jetë.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nardi

                                Dhe Limozi deri ne fund besnik I partise ngeli edhe pse e paskan masakruar si famije.Keta jane komunistat.Njerez pa shtylle kurrizore dhe servila.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lena

                                  keta Dizdaret jane te gjithe te fandaksur...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. 7
                                    777

                                    Si durove tash 35 vjet pa fol. Kush ta mbushi mendjen. Ke vuajt shum e nuk ke faj . Tu mbush mendja edhe ty me sha , se nuk na rrihet ne. Ne shajmë drejtuesat tonë dhe lavdrojmë ata të shteteve tjera që na kan pushtu e na kan pi gjakun.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Telo Rushiti

                                      Limoz Dizdari, babai jot eshte vrare per pedofili.Sot nuk rrojne shume nga Rusani,Delvina. Edhe Feti Rrugji nuk jeton, por syrin se humbi per heroizem. Ti lute zotin qe kishe mamane zonje grua. Por kur dole lakuriq, ne shetitore pas darkes mbi banken e shtetit, partizanet e kishin fajin apo orgjia me Alfredin,Kosten etj.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Pashku

                                        Nardi! Ky po hiqet si i persekutuar e jo si komunist,pra besnik i partise demokratiko komuniste.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. J
                                          Jugu

                                          Limoz dukesh i perzier, i pa qarte fare, kofuz, i turrullosur. As per baban nuk jep saktesi datash edhe ngjarjesh. Lere per vellan qe paska vrare dike me top e mortaje dhe tani ti thua ta kan vrare. Dukesh qe deshiron vemendje, deshiron te perfitosh ne cdo kohe. Here is partizan dhe pastaj si i persekutuar. Dmth, kot fare. Duket si nje shkrim genjeshtrash me bishte. Po ke femije duhet te te flasin dhe te mbajn larg nga shkrimet se mosha ben te sajen.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. X
                                            Xhaxhi

                                            Halera paska fshehur ky kombi yne.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. G
                                              Gurakuqi

                                              Vazhdon me sukses seriali "Përralla nga e kaluara komuniste". Art për injorantët.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. V
                                                VISI

                                                NA DOLI DHE KY MOTER QIRI I PËRNDJEKUR JUVE QE KENI BASHKËPUNUAR ME OKUPATORIN DUHET TU SHUHET RRACA O MOTER QIR

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Populli Gri

                                                  Je vone Limoz sepse ke pas privilegjet me te medhaja ate regjim. Mos ja ben edhe ti si nje artist nga Shkodra qe tha rregjimi donte te me helmonte. Por rregjimi e con ne Gjermani per kurim te specializuar. Ne ate kohe shume pak njerez dilnin jashte per turizem jo per tu sheruar . Ky eshte muhabet kot Limoz . Mbas 35 vitesh qenke kujtuar te dalesh i persekutuar.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. F
                                                    Fieraku

                                                    ik o Limoz..per koken tende..dhe Ruaj Vlerat qe ke Trasheguar nga Babai..dhe Familja,.... 1-Po pse te gjithe ata qe Vriteshin ne Lufte nga "Shoket" Vriteshin?? 2-Babai juaj z.Dizdari nuk ishte ne Organet Drejtuese...qe themi i "Hanin koken njeri Tjeterit"... pra shkurt..e kapi nje "Pelumbe qorre"....dhe iku... 3-Sa per Vellain tuaj nuk them dote gje....por nje gje e di te sigurt:Ju keni qene i Privilegjuar ne Sistemin Komuniste.....e degjonim me te Madhe Emerin tuaj ne Radio dhe Televizjone..prandaj...shko qe futi ndonje "Boze" te Freskoshe mendjen e Pleqerosur....

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. m
                                                      muzikanti

                                                      Nuk po them gje se i jane thene te gjitha...

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. L
                                                        Laura

                                                        Te lumte goja Altin Borshioti! Eshte liruar me ne fund ky njeri, zoti e di sa mund te kete vuajtur ne heshtje. Me erdhen ne mendje ca vargje te degjuara nga nena ime: “Ia dha gurit dhe e cau, ia dha drurit dhe e thau, ia dha njeriut dhe duroi” Ia dedikoj gjithe popullit tone te vuajtur e te heshtur e ne vecanti zotit Limoz Dizdari.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje