Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka kujtuar ngjarjet dramatike të dhjetorit 1990.
Zogaj kujtoi një moment kur Sali Berishën po e nxirrnin jashtë nga mbledhja mes studentëve dhe të dërguarve të Ramiz Alisë, pasi mbështeste kërkesën e Ramiz Alisë që studentët të shkonin në mësim si kusht për dialogun. Zogaj kujtoi se ai ndërhyrë që Berisha të mos nxirrej jashtë.
“Mua më kishte thirrur Shinasiu dhe Azemi. E ndalova sepse mu duk veprim i padrejtë. Dua të flas për një të drejtë, nuk mund të nxirret tjetri jashtë se tha një mendim ndryshe. Po të niste ashtu… Kjo është më 10 dhjetor, mbledhje deçizive për kushtet e dialogut.
U tha që nuk mund të zhvillohet dialog duke ndejtur në protestë. Diskutimi ishte do të shkojmë apo jo në mësim. Disa nga ne thamë, këta sheshin kanë, po vajtën në mësim nuk kanë gjë tjetër. Ai shpërtheu, sepse Saliu tha rëndësi ka pluralizmi. Unë i them, nëse nis kështu, kush ka mendim të kundërt të dalë jashtë…
Ka 3-4 raste, që gjendem në një moment në zgrip të karrierës së Berishës dhe e kam ndihmuar”, tha Zogaj.
Zogaj foli edhe për lindjen e Partisë Demokratike, e cila shumë shpejt pati një divorc nga studentët dhe intelektualët, duke përfunduar në një parti me qasje populiste.
“Formohet një parti politike. Fillon partia, fillon lufta e bërrylave, historia që e ndoqi, edhe sot e kësaj dite, pamundësia për të menaxhuar diversitetin. Studentet largohen, PD ndërpret lidhjen. Azemi ka ndejtur më gjatë me gjithë kondradiksionet, por ndërpritet simbioza. Lindi si parti studentore intelektuale popullore.
Ndodh ndërprerja e parë e simbiozës, që pasohet me një ndërprerje të dytë, ndërprerja me komponentin intelektual. Statusi u konceptua nga disa mendje, Leka Meksi bëri idenë e partisë me letra.
Në status u vendos, u konceptua kufizimi i mandatit, mendimi intelektual ishte i përparuar. Pastaj ndërpreu simbiozën me studentet dhe pastaj intelektualët. Si përfundim, partia derivoi në qasje populiste”, tha ndër të tjera Zogaj.
Edhe ti nje si ata perfundove, pjese e atij llumi u bere, tani ikni fshihuni mos tju shohim se na hapet bythen..!!
Per loket parti eshte bajraktarizmi, gjynah qe nje shans i tille u shperdorua per turp e faqe te zeze duke sjell si pasoje shkaterrimin e shoqerise dhe ekonomise shqiptare. Jazek per shoqerine tone qe u deformua deri ku s'ta mer mendja nga partia e LOKEVE.
Vidio-dokumenti ku Edmont Trakua ia plasi ne fyter Preç Zogajt s’e ishte ai i derguari i sigurimit dhe ishte po preçi qe e beri berishen kryetar te pd-së si dhe ÇORODITJA E PREÇ ZOGAJT KU E HUMBI KOMPLET E NUK DINTE SE KU ISHTE, U ZVERDH E KISHTE SHIKIM NE “ HAPSIRE”, E NE FUND TE EMISIONIT THA” shihemi neser ne oren gjashte. Ëëëë?! … me falni ne oren 18”, duhet ruajtur Mero si dokumeti me i rralle i 30 viteve te fundit. Ky “dokument” i cili doli me ndihmen e rakipit dhe menyra sesi e beri rakipi, eshte kryeveper. Nder re tjera: Ti prec i ke shkruar te gjitha, te gjitha(?!)…S’ke lene gja pa shkruar ne librin tend(?!)( lottttttttt) Te shenohet se “ preci zogaj, pervec se na doli si shkerdhata me i madh, na qenka dhe ideatori ( i fshehur) i ndarjes së madhe veri-jug .
Ky Preci cfare pseudonimi kishte ne kohen e Ramizit???
Kisha pseudonimin * Perci i cjapit *….
Ciftelia