"Ramizi kishte rol në promovimin e figurave si Berisha!"/ Nazarko: Berisha mori meritën nga studentët dhe ia dha vetes

8 Dhjetor 2025, 22:08Dossier TEMA
"Ramizi kishte rol në promovimin e figurave si Berisha!"/

Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për Lëvizjen e Dhjetorit. 

Nazarko tha se Sali Berisha ka qenë "ura" mes komunistëve dhe studentëve dhe se figura si Berisha u promovuan nga vetë Ramiz Alia. 

"Tenxherja me presion po shpërthente. Studentët ishin autentikë në misionin e tyre, kapërcyen edhe intelektualët e vendit.

Ramiz Alia edhe takimin me intelektualët e bëri për të eksploruar mundësitë e një pluralizmi gradual që nuk do ti krijonte probleme atij dhe regjimit. Ramizi kishte rol edhe në promovimin e figurave si Berisha. Berisha e ka marrë meritën nga studentët dhe ia ka dhënë vetes. Por Berisha ishte urë mes regjimit komunist dhe studentëve. 

Duhet ti japim Çezarit atë që është e Çezarit. Ramizi mbeti komunist, por një komunist me sens pragmatist, që kuptoi se mund të rrezikonte edhe veten.

Lëvizje të tilla, i fusin duart nga pak të gjithë, edhe aktorët e jashtëm, edhe jugosllavët, e me rradhë. Nga pak të gjithë, edhe fqinjët janë përpjekur që në Shqipëri të kishte zhvillime të tilla. Është me shumë ngjyra historia e 8 dhjetorit. 

Ishte ngjarje ku shkëlqen mbi të gjitha, si autentike protesta studentore", tha ndër të tjera Nazarko. 

Lini një Përgjigje