Historiana e njohur: Më 5 nëntor 1945, Kryesia e Këshillit Antifashist, përfshi edhe Enver Hoxhën, pranuan 28 nëntorin si ditë të çlirimi

30 Nëntor 2025, 18:40Dossier TEMA

Historiana e njohur: Më 5 nëntor 1945, Kryesia e Këshillit

Nga Valentina Duka

Një nga çështjet më të debatuara në këto dekada të post-komunizmit ka qenë data e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë gjermanë. Diskutimet pa fund rreth kësaj teme kanë okupuar jo vetëm segmente të caktuara nga sfera e historiografisë, por edhe skenën politike dhe mediatike. Madje ky është një nga rastet “par excellence” kur politika e sotme shqiptare është përpjekur e përpiqet ta përdorë historinë në dobi të interesit, për fuqizim të ndikimit dhe pozicionit të saj në shtresat e ndryshme të shoqërisë.

Madje, sa herë vijnë festat e nëntorit, më shumë flitet për datën e çlirimit se sa për vetë ngjarjet e rëndësishme historike që përkujtohen në këtë muaj. Ky debat sa historiografik, aq dhe politik, demonstron më së miri se sa e vështirë është që të arrihen përfundime të sakta e të qëndrueshme kur palët rreken të krijojnë perceptime e opinione të ndryshme, madje kontradiktore, në lidhje me dukuritë dhe ngjarjet historike, si dhe motivet e veprimet e protagonistëve të tyre, duke u bazuar në interpretime, supozime, konceptime dhe paragjykime shpesh larg realitetit historik të kohës.

Duke parë konfuzionin dhe keqkuptimet që ka shkaktuar dhe shkakton kjo çështje në opinionin publik, si dhe duke konstatuar aty këtu edhe gabime të natyrës metodologjike sikurse janë rastet e sforcuara për të provuar të vërtetën e një date çlirimi me kohën kur është larguar ushtari i fundit nga Shkodra, menduam t’i qasemi kësaj teme duke preferuar shqyrtimin e dokumenteve autentike të vendimmarrësve të atëhershëm që caktuan datën e çlirimit. Vetëm kështu mund të qartësohen më mirë, sipas perspektivës sonë, motivet e vërteta që i shtynë drejtuesit kryesorë të pushtetit të ri komunist për vendosjen e një date të posaçme për të përkujtuar e festuar çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët e huaj.

Më 28 nëntor 1944, Enver Hoxha, i shoqëruar nga pothuajse e gjithë udhëheqja komuniste, hyri në Tiranë triumfalisht si kryeministër i qeverisë së Shqipërisë (të zgjedhur në mbledhjen e Beratit, ku mbajti edhe fjalimin e çlirimit në një tribunë të vendosur përpara Hotel “Dajtit”. Në mënyrë solemne udhëheqësi komunist do të deklaronte: “Në një ditë të shënuar si kjo, më 1912-ën, pas aq kohe robërie, lindi Shqipëria indipendente.

Kur vendi ynë kërcënohej nga të katër anët nga armiqtë e jashtëm, kur për popullin tonë po farkëtoheshin zinxhirë të rinj robërie, plaku Ismail Qemali, me një grusht trimash patriotë, e ngriti lart flamurin e lirisë në Vlorë dhe populli shqiptar mori frymë… Dita e flamurit u bë dita dy herë e shenjtë, dita e çlirimit (nënvizimi ynë- V. D.) dhe e bashkimit të popullit shqiptar”.

(Ky pasazh është shkëputur nga Buletini i Luftës Nacional-çlirimtare botuar më 30 nëntor 1944).

Nga fjalimi origjinal i Enver Hoxhës dhe jo ai i ndryshuar më vonë, duket qartë se udhëheqësi komunist kishte pritur ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntorin, për të mbajtur fjalimin e çlirimit të vendit nga nazi-fashistët, Edhe po të shohim faqen e parë të Buletinit të Luftës Nacionalçlirimtare, 30 nëntor 1944, i cili botonte të gjithë veprimtaritë festive të 28 nëntorit 1944, ishte vendosur në faqen e parë të tij një postër, ku fotografia e Enver Hoxhës si Kryeministër i Shqipërisë, qëndronte në krah të fotografisë së Ismail Qemalit dhe mbi kokën e tyre ishte vendosur një flamur i madh kuqezi. Mesazhi i posterit ishte i qartë: 28 nëntori dy herë i shenjtë, dita e pavarësisë dhe e çlirimit të vendit.

Pas këtyre festimeve treditore dedikuar çlirimit të vendit, për më shumë se 11 muaj në organin shtetëror më të lartë shqiptar të kohës, në Kryesinë e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar, nuk ishte vënë asnjëherë në diskutim 28 nëntori si ditë e çlirimit të Shqipërisë. Mendojmë se kjo ishte një taktikë politike e rafinuar e kreut të komunistëve shqiptarë. Me domethënien e veçantë që kishte në historinë kombëtare të shqiptarëve, në momentet e para 28 nëntori i leverdiste udhëheqjes komuniste për të fituar mbështetje e simpati në popull si çlirimtarë dhe si vazhdues të veprës së madhe të Ismail Qemalit.

Mirëpo për më tej, strehimi brenda 28 nëntorit edhe i ditës së çlirimit, nuk do të nxirrte sa e si duhet në reliev as Luftën e cila ishte kapitali i vetëm politik me të cilin komunistët erdhën në pushtet, as edhe figurën e liderit komunist shqiptar, të cilit rrezikonte t’i bënte hije figura e arkitektit të pavarësisë shqiptare. Prandaj, pas një qetësie të përkohshme filluan manovrat për të gjetur një datë të posaçme për çlirimin. Sinjalet e para në këtë drejtim i dha mbledhja e Kryesisë e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar më 5 nëntor 1945. Në këtë mbledhje ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët e këtij forumi, duke përfshirë edhe Enver Hoxhën, do të diskutohej përveç të tjerash edhe një projekt-ligj që kishte të bënte me amnistinë dhe faljen e të gjithë atyre personave që kishin kryer faje ordinere deri ditën e çlirimit.

Projekt-ligjin e mësipërm e kishte hartuar Manol Konomi, anëtar i Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar dhe jurist në profesion. Në dispozitën e parë të këtij ligji, ai kishte vendosur datën 17 nëntor si ditë të çlirimit të Shqipërisë, ditë kjo e cila do të mbyllte kohën e amnistisë për njerëzit që kishin kryer faje ordinere gjatë luftës. Ai sqaroi në mbledhje se kishte vendosur 17 nëntorin si ditë të çlirimit të Shqipërisë, sepse në këtë datë ishte çliruar Tirana, dhe sipas tij, çlirimi i kryeqytetit në të gjitha vendet, shënon edhe çlirimin e vendit në tërësi.

Mirëpo ky propozim nuk gjeti mbështetjen e pjesëmarrësve të tjerë. Qirjako Harito, anëtar i Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-çlirimtar dhe pas tij Tuk Jakova, komunist i vjetër i Shkodrës dhe komisar i Brigadës së Parë Sulmuese, propozuan që si ditë e çlirimit të Shqipërisë, në shërbim të ligjit të amnistisë, të konsiderohej 28 nëntori i vitit 1944. Sipas Tuk Jakovës, kur iku okupatori prej Shkodre, (28 nëntor), nuk ngeli ndonjë ushtri e huaj në ndonjë vend tjetër të Shqipërisë.

Kjo e vërtetë e shqiptuar nga një prej përfaqësuesve më në zë të shkodranëve në Kryesinë e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar, pranohet nga të gjithë, sepse kështu shkruhet edhe në proces-verbalin e mbledhjes. Më 5 nëntor 1945, e gjithë udhëheqja komuniste e mbledhur në Kryesinë e Këshillit Antifashist, përfshi edhe Enver Hoxhën, pranuan të vërtetën e Qirjako Haritos dhe Tuk Jakovës për 28 nëntorin si ditë të çlirimit të Shkodrës dhe njëkohësisht të çlirimit të Shqipërisë. Kjo fryme e diskutimit në mbledhje u reflektua edhe në ligjin e amnistisë që u aprovua po këtë datë me votim unanim.

Në nenin numër 1 të ligjit thuhet: Amnistohen të gjitha fajet ordinere të kryera edhe ditën 28 nëntor 1944….! Datë kjo e nënvizuar në dokumentin origjinal pa e përcaktuar si ditë çlirimi, por e nënkuptuar nga diskutimet e anëtarëve të Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-çlirimtar, që si ditë fundore për amnistinë do të konsiderohej çlirimi i Shkodrës, si çlirim i gjithë Shqipërisë.

Më 9 nëntor 1945, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-çlirimtar do të mblidhej përsëri, për të diskutuar për herë të parë ditën e çlirimit të Shqipërisë si festë kombëtare, në kuadër të projekt-ligjit për festat zyrtare.

Dëshiroj të nënvizoj faktin se në projektligjin e festave zyrtare, që iu vendos në tavolinë anëtarëve të Kryesinë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, qëllimisht nuk ishte shënuar dita e çlirimit të Shqipërisë si festë zyrtare, por vetëm 28 nëntori – festa e Pavarësisë së Shqipërisë, 9 maji – dita e fitores ndaj fashizmit, 24 maji – dita e Kongresit të Përmetit, 10 korriku – festa e ushtrisë dhe 16 shtatori – dita e Konferencës së Pezës. Mungesa e festës së çlirimit në këtë projektligj tregon se jo vetëm Manol Konomi, si hartues dhe relator i tij, por edhe anëtarët e tjerë të Kryesinë së Këshillit Antifashist Nacional-çlirimtar, madje vetë Enver Hoxha, ishin akoma në mëdyshje për ditën e cila do të konsiderohej prej tyre si festa zyrtare e çlirimit të Shqipërisë.

I pari që e mori fjalën dhe propozoi vendosjen në projekt-ligj të datës së çlirimit të Shqipërisë, ishte Bedri Spahiu, një komunist nga Gjirokastra, i cili propozoi që meqenëse 28 nëntori kishte koinciduar me çlirimin e Shqipërisë, d.m.th., me çlirimin e Shkodrës, emërtimi i festës së 28 nëntorit të bëhej: Dita e Independencës dhe e Çlirimit të Shqipërisë.

Në fakt propozimi i Bedri Spahiut ishte në logjikën e zhvillimit të ngjarjeve në Shqipëri nga 28 nëntori i 1944-ës, pra, hyrjes triumfuese në Tiranë të Enver Hoxhës dhe qeverisë së re të Shqipërisë, por edhe të frymës së diskutimeve për ligjin e amnistisë, 4 ditë më parë, ku 28 nëntori ishte pranuar nga të gjithë si dita e çlirimit të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë.

Mirëpo edhe propozimi i Bedri Spahiut nuk gjeti përkrahje të gjerë. Kur ky i fundit kërkoi të votohet propozimi i tij, në fakt u mbështet vetëm nga 5 anëtarë të Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-çlirimtar. Në proces-verbalin e mbledhjes nuk jepen emrat e anëtarëve të Kryesisë që mbështetën Bedri Spahiun.

Pas propozimit të Bedri Spahiut, mbledhja e Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-çlirimtar për çudi vazhdoi me propozime vetëm për festa fetare, siç ishte ajo e Novruzit, që u përfshi në projekt-ligj, dhe ajo e Shëngjergjit, e cila nuk u pranua dhe askush nuk kërkoi t’i qaset ditës së çlirimit të Shqipërisë si festë zyrtare, deri sa u bënë 5 minuta pushim, që në proces-verbalin e mbledhjes nuk thuhet pse u bë ky pushim dhe nga kush u kërkua. Pas këtij pushimi e gjithë mbledhja u fokusua te dita e çlirimit të Shqipërisë, caktimi i së cilës u shoqërua me shumë diskutime.

I pari që mori fjalën pas pushimit ishte Ramadan Çitaku, i cili si për t’i zënë në faj të gjithë pjesëmarrësit, kërkon të vendoset në projekt-ligj si festë zyrtare dita e çlirimit, që sipas habisë së tij, mungonte. Kemi bindjen se Çitaku në këtë rast bënte edhe zëdhënësin e Enver Hoxhës. Ai midis të tjerash tha:

“Është harruar të vihet dita e Çlirimit të Shqipërisë. Është vënë dita e Konferencës së Pezës, që mori formën Lufta Nacional-çlirimtare, është vënë dita e Kongresit të Përmetit, ku lufta merr formë më të gjerë, edhe ish e drejtë të viheshin dhe të festoheshin këto ditë, por është harruar, si thashë, dita e çlirimit, dita e përfundimit të luftës së madhe që bëri populli shqiptar. Këtë ditë duhet ta kujtojë populli dhe ta festojë brez pas brezi, të mbetet si një ditë historike.

Dita e 28 nëntorit 1912 është e drejtë të festohet, por edhe kjo e Luftës së Dytë, e luftës së madhe duhet të shtohet. Vetëm është çështja e datës. Me sa di unë, pas mesnatës së 28 nëntorit 1944, armiku qe zhdukur nga e gjithë Shqipëria, d.m.th., dita e 29 nëntorit u gdhi duke qenë Shqipnija e çliruar. Prandaj propozoj që dita e 29 nëntorit të shtohet në ditët e festave kombëtare. Ne kemi vënë ditën e mbarimit të luftës së përbotshme, e të mos vëmë ditën e çlirimit të Shqipërisë, me duket do të ishte gabim”.

Ndërhyrja e Çitakut do të ndryshonte rrjedhën e diskutimeve në mbledhjen e Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar. Ajo që bie në sy është fakti se të gjithë diskutantët që morën fjalën në mbledhje pas Ramadan Çitakut, e pranuan 29 nëntorin si festë të çlirimit, megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e asocioi atë datë me çlirimin e Shkodrës. Kjo gjë e detyroi Ramadan Çitakun të rimerrte fjalën disa herë në mbledhje duke këmbëngulur të bindte pjesëmarrësit që të pranonin si të vërtetë alibinë e çlirimit të Shkodrës, për të justifikuar 29 nëntorin si festë kombëtare të çlirimit.

Diskutantët e tjerë që morën fjalën, nuk sollën fakte se kur ishte çliruar Shkodra apo dhe Shqipëria, por këmbëngulnin tek ideja e të pasurit një datë çlirimi për Shqipërinë, e ndryshme kjo nga ajo e 9 majit, sepse sipas tyre, edhe Jugosllavia kishte datën e vet të çlirimit, që ishte çlirimi i Beogradit, 20 tetori, edhe Bullgaria kishte ditën e saj të çlirimit, pavarësisht se bullgarët nuk kishin luftuar sa shqiptarët. Në mbledhje nuk diskutoi Enver Hoxha, por për të kuptuar edhe më mirë vendosjen e 29 nëntorit si ditë feste të çlirimit, është e nevojshme të përmendin fjalën e Tuk Jakovës në mbledhje, ideatori i vendosjes së 28 nëntorit si ditë e çlirimit të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë në dispozitën e parë të ligjit të amnistisë.

Ai nuk e përmendi asnjëherë 29 nëntorin si ditë të çlirimit të Shkodrës, por këmbënguli në pranimin e kësaj date si festë kombëtare, duke renditur edhe arsyet kryesore: “…Dita e 29 nëntorit është një datë historike e shquar dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në ndërgjegjen e popullit shqiptar. Në këtë ditë do të mbahen fjalime dhe të kujtohen sakrificat e mëdha që ka bërë populli; me këtë datë është lidhur secili, kush ka dhënë djalin, kush atin, vëllanë etj. Data e 28 nëntorit 1912 është një etapë tjetër, pas pesëqind vjet robërie është fituar vetë-qeverimi dhe është e drejtë të festohet. Po edhe 29 nëntori duhet të festohet, se dhe për këtë janë bërë sakrifica dhe punë e madhe. Kjo gjë përkrahet”, – thuhet në proces-verbalin e mbledhjes.

Omer Nishani, drejtuesi i mbledhjes dhe njëkohësisht kryetari i Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-çlirimtar, duke mbështetur 29 nëntorin si festë kombëtare, kërkon të votohet dhe pasi propozimi mbështetet me shumicë votash, 29 nëntori si ditë feste kombëtare për çlirimin e vendit, zuri vend në nenin 2 të ligjit për festat kombëtare të aprovuar po më 9 nëntor 1945.

Për ketë datë politika shqiptare ka votuar në këto 75 vjet tri herë. Për herë të parë ka votuar Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-çlirimtar në mbledhjen e saj të 9 nëntorit 1945, ku fituesit e luftës caktuan si festë kombëtare të çlirimit 29 nëntorin, me argumentin se Shkodra dhe e gjithë Shqipëria u çliruan në këtë datë; herën e dytë ka votuar Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në seancën plenare të 22 nëntorit 1993, duke caktuar festën e çlirimit më 28 nëntor mbi bazën e të njëjtit argument historik siç ishte çlirimi i Shkodrës, dhe përsëri Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mbështetur tek i njëjti argument historik, çlirimi i Shkodrës, votoi në seancën plenare të 30 nëntorit 1997, si datë feste për çlirimin e Shqipërisë, përsëri 29 nëntorin.

Po kështu, aparati propagandistik i Partisë së Punës së Shqipërisë, për të mos komprometuar datën e re të çlirimit, 14 vite më vonë ka modifikuar tekstin e fjalimit të 28 nëntorit 1944, në vëllimin e dytë të veprave të Enver Hoxhës, botuar më 1968-ën. Pavarësisht se në veprën e II-të, ribotimi i fjalimit bëhet duke iu referuar Buletinit të Luftës Nacionalçlirimtare, togfjalëshi dita e çlirimit që ndodhet në Buletin, është zëvendësuar me togfjalëshin; dita e pavarësisë.

Në përfundim të këtij shkrimi, dëshiroj të theksoj se ndryshe nga diskutimet tona sot për largimin e ushtarit të fundit nga Shkodra, protagonistëve vendimmarrës në Kryesinë e Këshillit Antifashist Nacional-çlirimtar, fituesve të luftës ndaj fashizmit dhe nazizmit, nuk u duhej asnjë dokument për këtë gjë. Enver Hoxha pas 11 muajsh kërkonte një ditë feste për vete dhe luftën, fabula e posterit të 30 nëntorit të Buletinit të Luftës Nacional-çlirimtare, ku dita e pavarësisë dhe ajo e çlirimit të festoheshin në një ditë, tashmë ishte rrëzuar. Prandaj kemi ndërhyrje dhe ndryshime edhe te fjalimi i tij i 28 nëntorit i ribotuar më 1958-ën.

Pas 9 nëntorit të vitit 1945, në posterin e 28 nëntorit do të qëndronte vetëm fotografia e Ismail Qemailt. Duke gjetur një alibi historike të menduar mirë nga Enver Hoxha, fotoja e këtij të fundit do të ishte pompoze dhe e madhe te posteri i 29 nëntorit, ngjitur por më vete nga plaku i Vlorës, duke mos lejuar në asnjë rast që babai i pavarësisë, t’i bënte hije udhëheqësit komunist. Por pavarësisht motiveve politike dhe mënyrës së caktimit të datës së çlirimit, mendojmë se shqiptarët e rënë për atdheun e meritonin atë datë përkujtimi. Tentativat e mëvonshme për ta ndryshuar atë përsëri rezultuan të padobishme, madje të dëmshme për kohezionin e shoqërisë shqiptare. / Memorie.al

25 Komente

  1. L
    Labi Lekdushi

    Shkrimi juaj është krejtëisht politik, zonjë dhe për qëndrimin dhe idetë tuaja ju njiheni tashmë në opinionin publik. E drejta juaj. Por të vendosësh me shumicë votash, në vitin 1945 për Ditën e Çlirimit ky nuk është sakrilegj, por vet fitimtarët e konfirmuan këtë. Ju luani politikisht edhe kur thoni se Enver Hoxha heshti, edhe kur nga fjalimet e tij janë korektuar data e të tjera.. Zonjë ky është vendimi i atyre që bën luftën dhe më mirë se ata, - jo vonë, por pa mbushur vitin pas çlirimit,-argumentuan fundin e luftës çlirimtare. Pra nuk kemi asnjë ndikim jugosllav siç keni përfolur ju dhe ish-ballistët e tjerë për të shuar këtë luftë e meritat e drejtuesit të saj. Kemi njerëz ende gjallë nga luftimet në Shkodër, njerëz të afërm, - të cilët sot nuk kanë interes të gënjejnë që e konfirmojnë këtë. Ka dokumenta gjermane që vërtetojnë tërheqjen e ushtarit të fundit nga viset e Shqipërisë. Mos vazhdoni të ushqeni turpin e një Shqipërie demokratike, sot, 81 vite pas mbarimit të Luftës!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patrioti

      Çfarë pune ke ti me datën e çlirimit. Mos vallë ke qenë partizanë në Shkodër, apo ke mëndtë e Kriminelit Brrrisha. Mos vallë ke dalë në pension dhe nuk ke me çfarë të merresh tjetër? Rri gëzo pensionin dhe mos u merr me budallallëqe.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje ish I PD

        O Mero unë nuk e di se kush ja ka shkruar këtë sepse ajo është e mësuar që punët ti bëjnë të tjerët siç ka ndodhur me dy librat e fundit që ka nxjerrë kjo zonja hajdute. Një kolegu i fakultetit i shkruajti të dy librat dhe kjo e mashtojë duke i thënë se do ta botojmë së bashku dhe në fund vuri vetëm emrin e saj. Që nga momenti që kolegu u.largua kjo e rreth 13 vjetë më pare nga fskulteti nuk kemi parë ndonjë libër apo shkrim të saj, prandaj them se ja kanë shkruar të tjerët. Kjo është e pa aftë dhe mendoni që kjo firmos për doktorantët dha aq më keq për profesorantët. Ka arritur deri atje sqë për të marrë titullin ta paguajnë ose ti sigurojnë udhëtime familjare në Dubai, Paris dhe vënde të tjera. Këto që thashë më laryë janë të verifikueshme. Me punën e saj duke e mbushur vëndin me tituj ajo ka rënduar buxhetin e shtetit sepse titujt që lëshon baxhella përfitojnë të ardhura shtesë. O z. Kryeministër hidhi një sy efhe këtyre gjërave që ndodhin se këta si puna e kësaj profesoreshe të "shquar" janë hajdut që nuk duken, prandaj dhe luftojnë të rrijnë sa më gjatë në vëndet e punës sepse krijojnë për vehten tyre të ardhura të pamerituara. O, u kujtua kjo baxhellë pas 35 vjetësh të ndyshojë datën e çlirimit të vendit tonë.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kulaku

          Aman moj Dukeshë po Saliu për cilën datë bën be e rrufe?

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fpa

            Hahaha," historiania e shquar"... Qe nga titulli shkrihesh gazit. Pa le kur thote:".. mendoj se tek tuk jane bere gabime metodologjike. Cfare metode eshte gabim dokumentet gjermane, apo clirimi i Shkodres ??Po mire moj historiane kur gelonte debati per daten e clirimit ne 1996 ku ishje ti, pse nuk zbulove kete gershetim "faktesh." Aman na thuaj sa kohe ndenje ne Arkiv duke shfletuar proces-verbalet e mbledhjeve?? Po ti nuk di nga bije Arkivi. Me mire shkruaj se kush ta ka shkruar kete artikull. Nuk behest e shquar me keto " hulumtime". Je shquar per tituj e grade qe ju ke dhene debilave qe kerkojne rritje page dhe karriere nepermjet titujve. Je e shquar si fallcifikatotore.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pjeter

              Pasazh? Shqiperia indipendente?

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shaqo

                Kjo eshte nje debile e lindur. Eshte nje mumje qe kur flet jargavitet, menje fjale nje idiote e kompletuar. Mero, e dijme qe ju te PD, (pervec teje, je lab me kembe ne toke,) doni vetem mjegull per te qorrollipsur popullin, pse i le vend ne gazete ketyre idiotizmave, se Topalli, njeh gabim te Saliut qe nuk i vrau "koministet" apo do t'i varja tek palma e kryeministrise etj. qe na hapin barkun, le t'i bejne tek syri qorr api ku te duan debatet e tyre, tek media serioze nuk duhet t'u jepet hapesire. Kane 35 vjet qe vetem helm nxjerrin nga goja, jane aq te pa vlere sa nuk meritojne asnje rresht apo sekuence televizive. Lereni plakun te vazhdoj gam-gamet me gjithe llapaqenet e vet, pa e marre e bere objekt cfare thote ai, eshte nderi me minimal qe mund t'u beni shqiptareve. Mbasi natyra te bej detyren e vet, vazhdoni e reformoni PD, me ide e alternativa te reja, atehere edhe lufta jote kaq e gjate do te jape rezultatet e veta dhe do te kenaqesh.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fpa

                  Po per shpalljen e Shqiperise si Republike cfare mund te thuhet ?? Cfare ka "studjuar" kjo fallcifikatorja e titujve gradave ??? Jemi Republike pa feste..

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pensionisti

                    Për çfarë është e shquar kjo historiane, çfarë vepra ka nxjerrë kjo e ashtuquajtur historiane wë i shërbejnë vëndit, në cilat konferenca ndërkombëtare ka marrë pjesë për të përfaqësuar denjësisht vëndin, çfarë gjuhe të huaj njeh mirë kjo historiane e shquar, e tjerë e tjerë. Dhe të mendosh që është në dorë të sajë dhënia e titujve si profesorë dhe doktorë. Kjo është turp për vëndin.

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Oficeri dulles

                      Derisa me 28 nentor kishte germane ne shqioeri vendi quiet I okupuar. Dhe sikur ne oren 00,01 te 28 nentorit te kishte germane prap eshte I pushtuar nga germane dhe dita e pare e clirimit eshte ajo dite qe nuk ka as nje kembe pushtuei ne vend . 29 nentori nuk kishte me germane eshte dita e clirimit . Megjithate diten e clirimit Kate te drejte ta vendosin ata qe luftuan

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gimi

                        Shqipëria ka derdhur gjakë e shumë të rrënë në luftën e dytë botërore E meritonë të ketë një ditë çlirimi Tjetër gjë komunistat e partitë e sotme, janë kalimare

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Km

                          Qe qeveria e perkoheshme hyri Ne Tirane me 28 nentor, NUK do te thote qe data e clirimit eshte 28 nentor. Konfirmon futen Ne kryeqytet TE qeveise dite e pavarsise se shqiperise. E kam theksuar dhe me pare, deshira per clirimit ne 28 nentor ka qene edhe Ne shtabin e pergjitheshme, edhe ne fronting nac. Clir. Por deshira mbetet deshire dhe realitet I fushes se luftes percakton. Daten 29 nentor, SI dite e clirimit è konfirmon e Ata qe bene luften, si dhe dokumentat, si te shqiperise dhe te vermahtit gjerman. Dikush e lidh me 29 Nentori e 1945 ne jugosllavi.Gabon rende. Lufta e dyte boterore mbaroi ne 9 maj 1945.pra I bije qe jugosllav te jete liruar 6 muaj pas mbarimit TE luftes se dyte boterore. Njihni historine:Ne 29 nentor 1944 eshte liruar Beogradit nga ushtria kuqe e Stalinit, jo nga forcat jugosllave te Titos. Eshte fakt qe ra Berlinin dhe ne malet e kroacise luftohej ndaj mbeturinave TE ushtrise gjermanet. Pra jugosllavija nuk ishte liruar akoma. Ndersa Shqiperia ne 29 nentor ishte liruar, ne kete date forcat gjermanet dolen jashte shqiperise. Eshte fakt qe forcat e UNC I ndoqen gjermanet dhe bashkepuntor et e tyre deri ne vishegrad, Bosnje, Duke kontribuar ne clirimit e Jugosllavise. Nese pranojme se Enveri koordinoi Daten E clirimit me clirimit e Beogradit, duhet te pranojme qe Enveri komandon te dhe zhukovin qe komandonte forcat ruse qe cliruan Beogradin. Vetem nje budalla dhe injoranti mund ta pranoje nje gje te tille. Clirimit I shkodres eshte realizuar Ne 29 nentor 1944.Nuk u realizuar me 28 nentor, sepse shkodranët ka qene minuar nga gjermanet. Ndaj patì vonese, derisa njesitet guerile te shkodres dhe specialistet te derguar nga UNC, a rriten te cminojne e bllokoje minimet. Nje veteran, ZD, ish komanda t bat. NE Br 22.s,thote se rreth ores 7 te mengjezit forcat partizane u bashkuan ne she'shi kryesor TE shkodres, ku u improvizua nje misting fitoreje, dhe ne kete she's ka shkarkua nje karikatore te automatiku TE tij Beretta, qe sot ndodhej ne muzeu e pezes.

                          Përgjigjjuni
                          1. f
                            fshatari.pafshat

                            E cfare rendesie ka data 5, 6.28, 30 nentor apo janar 1944 ose 1945. Europa feston edhe me vone se 29 nentor 1944-tra. E rendesishme eshte analiza e sistemit qe erdhi dhe cfare ai prodhoi per sovranitetin, ekonomine, arsimin, kuturen etj.,etj kombetare. Ku gaboi dhe pse gaboi etj. Dhe cili ishte sitemi kapitalist me te mirat dhe te ligat e tij...Po sot ku jemi? A prodhon siguri politike, shoqerore, ushtarake, mjedisore dhe te mira materiale per popullin, ose a ndihmon ne prodhimin e te mirave materiale kombetare 5 nentori 1945? lesh me qime! Historiane Pacavuresh antikombetare. Thua se nuk e kuptojne se cfare shkruajne! Jane te koruptuar. Po te vije rusi, neser, do ti shohesh ne vijen e pare te perqafimeve, loteve, puthjeve, shkerdhyerjes politike, ekonomike, fizike, morale ...perseri. Sic bene ne 1991 e vazhdojne sot e kesaj dite...Njerez pa personalitet, qe rrojne me njeri tjetrin, se nuk u afrohet me njeri sepse jane mbartes te koleres shfarosese te shqiptarise...qe eshte fort ne mode ne vendin tone dhe Kosove...

                            Përgjigjjuni
                            1. p
                              pirro

                              Por informacione erdhen se gjermanet iken me 29 nentor. E cfare te keqe ka ketu? Nuk ishte e nevojshme te vendoseshin 2 data te rendesishme me nje dite. Na thuaj cili shtet ne bot ka dy data te rendesishme te vendosura ne nje dite? Asnje. Prandaj te dydatat per nga rendesia le te festohen vec e vec.

                              Përgjigjjuni
                              1. C
                                Ccc

                                Qenke lodhur kot zonjë Asgjë me rëndësi për këtë çështje

                                Përgjigjjuni
                                1. o
                                  opinionisti

                                  Kesaj zonje qe merr fryme me mushkrite e Berishes dhe gjithe atyre qe mendojne si ajo per diten e clirimit, doja tju beja me dije si i percakton historiografia ushtarake diten e pushtimit dhe diten e clirimit. Dite pushtimi eshte dita kur shkel kemba e okupatorit Dite clirmi eshte dita kur parakolon triumfatori Triumfatoret ne Shkoder parakaluan ne 29 nentor. Deshmite dhe faktet nuk mungojne. Kontestuesit e kesaj date nuk kane hallin te data, por te mohimi i Luftes Antifashiste. Turp i madh qe kemi historjane te tille!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. o
                                    opinionisti

                                    Kesaj zonje qe merr fryme me mushkrite e Berishes dhe gjithe atyre qe mendojne si ajo per diten e clirimit, doja tju beja me dije si i percakton historiografia ushtarake diten e pushtimit dhe diten e clirimit. Dite pushtimi eshte dita kur shkel kemba e okupatorit Dite clirmi eshte dita kur parakolon triumfatori Triumfatoret ne Shkoder parakaluan ne 29 nentor. Deshmite dhe faktet nuk mungojne. Kontestuesit e kesaj date nuk kane hallin te data, por te mohimi i Luftes Antifashiste. Turp i madh qe kemi historjane te tille!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. o
                                      opinionisti

                                      Kesaj zonje qe merr fryme me mushkrite e Berishes dhe gjithe atyre qe mendojne si ajo per diten e clirimit, doja tju beja me dije si i percakton historiografia ushtarake diten e pushtimit dhe diten e clirimit. Dite pushtimi eshte dita kur shkel kemba e okupatorit Dite clirmi eshte dita kur parakolon triumfatori Triumfatoret ne Shkoder parakaluan ne 29 nentor. Deshmite dhe faktet nuk mungojne. Kontestuesit e kesaj date nuk kane hallin te data, por te mohimi i Luftes Antifashiste. Turp i madh qe kemi historjane te tille!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. o
                                        opinionisti

                                        Kesaj zonje qe merr fryme me mushkrite e Berishes dhe gjithe atyre qe mendojne si ajo per diten e clirimit, doja tju beja me dije si i percakton historiografia ushtarake diten e pushtimit dhe diten e clirimit. Dite pushtimi eshte dita kur shkel kemba e okupatorit Dite clirmi eshte dita kur parakolon triumfatori Triumfatoret ne Shkoder parakaluan ne 29 nentor. Deshmite dhe faktet nuk mungojne. Kontestuesit e kesaj date nuk kane hallin te data, por te mohimi i Luftes Antifashiste. Turp i madh qe kemi historjane te tille!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. o
                                          opinionisti

                                          Kesaj zonje qe merr fryme me mushkrite e Berishes dhe gjithe atyre qe mendojne si ajo per diten e clirimit, doja tju beja me dije si i percakton historiografia ushtarake diten e pushtimit dhe diten e clirimit. Dite pushtimi eshte dita kur shkel kemba e okupatorit Dite clirmi eshte dita kur parakolon triumfatori Triumfatoret ne Shkoder parakaluan ne 29 nentor. Deshmite dhe faktet nuk mungojne. Kontestuesit e kesaj date nuk kane hallin te data, por te mohimi i Luftes Antifashiste. Turp i madh qe kemi historjane te tille!!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. o
                                            opinionisti

                                            Kesaj zonje qe merr fryme me mushkrite e Berishes dhe gjithe atyre qe mendojne si ajo per diten e clirimit, doja tju beja me dije si i percakton historiografia ushtarake diten e pushtimit dhe diten e clirimit. Dite pushtimi eshte dita kur shkel kemba e okupatorit Dite clirmi eshte dita kur parakolon triumfatori Triumfatoret ne Shkoder parakaluan ne 29 nentor. Deshmite dhe faktet nuk mungojne. Kontestuesit e kesaj date nuk kane hallin te data, por te mohimi i Luftes Antifashiste. Turp i madh qe kemi historjane te tille!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. o
                                              opinionisti

                                              Kesaj zonje qe merr fryme me mushkrite e Berishes dhe gjithe atyre qe mendojne si ajo per diten e clirimit, doja tju beja me dije si i percakton historiografia ushtarake diten e pushtimit dhe diten e clirimit. Dite pushtimi eshte dita kur shkel kemba e okupatorit Dite clirmi eshte dita kur parakolon triumfatori Triumfatoret ne Shkoder parakaluan ne 29 nentor. Deshmite dhe faktet nuk mungojne. Kontestuesit e kesaj date nuk kane hallin te data, por te mohimi i Luftes Antifashiste. Turp i madh qe kemi historjane te tille!!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. o
                                                opinionisti

                                                Kesaj zonje qe merr fryme me mushkrite e Berishes dhe gjithe atyre qe mendojne si ajo per diten e clirimit, doja tju beja me dije si i percakton historiografia ushtarake diten e pushtimit dhe diten e clirimit. Dite pushtimi eshte dita kur shkel kemba e okupatorit Dite clirmi eshte dita kur parakolon triumfatori Triumfatoret ne Shkoder parakaluan ne 29 nentor. Deshmite dhe faktet nuk mungojne. Kontestuesit e kesaj date nuk kane hallin te data, por te mohimi i Luftes Antifashiste. Turp i madh qe kemi historjane te tille!!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. o
                                                  opinionisti

                                                  Kesaj zonje qe merr fryme me mushkrite e Berishes dhe gjithe atyre qe mendojne si ajo per diten e clirimit, doja tju beja me dije si i percakton historiografia ushtarake diten e pushtimit dhe diten e clirimit. Dite pushtimi eshte dita kur shkel kemba e okupatorit Dite clirmi eshte dita kur parakolon triumfatori Triumfatoret ne Shkoder parakaluan ne 29 nentor. Deshmite dhe faktet nuk mungojne. Kontestuesit e kesaj date nuk kane hallin te data, por te mohimi i Luftes Antifashiste. Turp i madh qe kemi historjane te tille!!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. o
                                                    opinionisti

                                                    Kesaj zonje qe merr fryme me mushkrite e Berishes dhe gjithe atyre qe mendojne si ajo per diten e clirimit, doja tju beja me dije si i percakton historiografia ushtarake diten e pushtimit dhe diten e clirimit. Dite pushtimi eshte dita kur shkel kemba e okupatorit Dite clirmi eshte dita kur parakolon triumfatori Triumfatoret ne Shkoder parakaluan ne 29 nentor. Deshmite dhe faktet nuk mungojne. Kontestuesit e kesaj date nuk kane hallin te data, por te mohimi i Luftes Antifashiste. Turp i madh qe kemi historjane te tille!!

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje