VIDEO/ Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

9 Shtator 2025, 11:05Dossier TEMA
VIDEO/ Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste

79 vjet më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend.

Zona e Shkodrës kishte filluar organizimin për një rezistencë antikomuniste me shpresën se do të kthehej në një kryengritje të madhe popullore.

Në pjesën më veriore të vendit, komunizmi ende nuk kishte lëshuar rrënjë dhe qëndronte dobët.

Në Postribë filloi të organizohej një lëvizje e nxitur kryesisht nga kleri me mbështetjen e elementëve nacionalistë.

Mbledhjet e para patën si qëllim pjesëmarrjen e gjerë të fshatrave dhe banorëve të qytetit të Shkodrës.

Në korrik, një mbledhje u mbajt në shtëpinë e Cin Serreqit. Në Shegaj të Ibros në Postribë, nën drejtimin e Osman Haxhisë, u mblodhën përfaqësuesit kryesorë të fiseve, edhe nga Hoti i Ri.

Në këtë takim merrte pjesë edhe përfaqësuesi i njohur i fisit të Kazazëve, Jup Kazazi, i cili kishte një autoritet shumë të madh në Shkodër e fshatrat rreth saj.

Forcat nacionaliste të Ndoc Kol Bibës në Iball të Pukës dhe të Mark Gjonmarkaj në Mirditë, u solidarizuan me këtë mbledhje kuvendi nëpërmjet një letre që i dërguan atij.

Në kuvend u cilësua data e fillimit të kryengritjes, e cila do të kishte karakter të përgjithshëm, që do të fillonte me çlirimin e të burgosurve politikë në burgjet e Shkodrës e më gjerë.

Thirrja e djemve ushtarë, më datë 09.09.1946, nxiti mbledhjen e datës 07.09.1946 në shtëpinë e Abdullah Sahitit në fshatin Kullaj, ku u la që të nesërmen pas dreke të mblidheshin bajraktarët e paria e popullit, rreth 150 vetë në fshatin Kodër Boks në vendin e quajtur Shegat e Ibros. Prijësi Osman Haxhia i bindi pjesëmarrësit që kryengritja të fillojë më 09.09.1946.

Kryengritja e Postribës u shtyp nga regjimi duke dërguar forca të shumta, Osman Haxhia, u kap dhe u dënua ndërsa Jup Kazazi i rrethuar nga forcat shtetërore, u vetëvra dhe kufomën e tij e shëtitën rrugëve të Shkodrës për të dhënë një mesazh.

10 Komente

  1. D
    Drejtësia

    Moren ate qe meritonin plumbin

    Përgjigjjuni
    1. B
      BAJRAM BEGU

      " Kryengritja " e Postrribes nuk ishte as antikomuniste dhe as demokratike por ishte thjesht nje manipulim i katundareve kokeboshe te Postrribes dhe fshatrave perreth nga disa kriminele te luftes sic ishin Jup Kazazi ( kryetar i partise Fashiste dhe bashkepunetor i pushtuesve italiane ), Llesh marashi ( nazist dhe kriminel lufte qe kishte spiunuar e arrestuar dhjetera shqiptare qe luftonin kunder pushtuesve gjermane dhe qe pastaj u derguan ne Mathauzen nga ku s'u kthyen me ) si dhe disa krere te tjere qe i druheshin ndeshkimit per krimet qe kishin kryer. Kjo " kryengritje " s'kishte asgje demokratike dhe as atdhetare pasi behej bga ca katundare te manipuluar dhe drejtohej kunder nje pushteti te ardhur me voten e zgjedhjeve te 2 dhjetorit 1945. " Viktimat " moren ate qe merituan dhe qe do te kishin marre ne cilindo shtet evropian apo SHBA. Ne Bibel thuhet: " Kush rremben shpaten, nga shpata do te vdese ". Pse, cfare prisnin keta mytebere nga pushteti i kohes, pasi i kishin vene pushken ?! Lule dhe dekorata ?!

      Përgjigjjuni
    2. D
      Doda

      Po c kryengrirje! Ishin disa fshatare te varfer te genjyer dhe te tradhetuar nga Kazazi qe I tregoi te gjithe dhe I arrestuan

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiperia Etnike

        Kryengritja e Postribës nuk ishte kryengritje për liri, por kryengritje e kulturës mesjetare tribale, e pushtetit feudal të bajraktarëve, e pushtetit ekstremist dhe mesjetar të klerit, e zakoneve të tmerrshme të errësirës së qytetërimit human, folklorizmit pseudonacionalist tribal, e profetëve të llumit të provincave, e kulturës së gjakmarrjes, e rrolit social të gruas të barabartë me qentë, e analfabetizmit total, e injorancës dhe hajnisë, e mungesës totale të etikës dhe kulturës së punës, kundër revolucionit të dhunshëm të shkollimit, nxjerrjes së femrës nga errësira e shekujve, eleminimit të dhunshëm të feudalizmit dy shekuj pas botës së qytetëruar, eleminimit të gjakmarrjes, nxjerrjes së njerëzve në punë, ngritjen e ndërgjegjes nga kultura e gropës së provincës në kulturën kombëtare, qarkullimi i njerëzve dhe hapja e mendjeve të tyre përmes punës dhe ushtrisë, etj, etj. Ishte një luftë e dhunshme midis dy rendeve sociale, feudalizmit klerikalo- tribal, që duhet të kishte vdekur 200 vjet më parë dhe po zhdukte Shqipërinë nga faqja e dheut dhe një rendi të ri, komunizmit ateist socialist që kishte lindur në Perëndim si zhvillim i ndërgjegjes dhe filozofisë dhe kishte funksionuar vetëm në Lindje, për të njejtën arsye si Shqipëria; egzistencës e tejzgjatur të feudalizmit mesjetar që rrezikonte t'i zhdukte në një botë të industrializuar që ecte shumë shpejt. Shumë vjet më vonë, e njejta kulturë berishiste tribalizmi, hajnie, tradhëtie, zjarrvënie, antishteti, vorioQimarjotizmi maloqesh, e shitur me pompozitet si antikomuniste, e djathtë, nacionaliste, konservatore, mori nga shqiptarët, historia dhe demokracitë më të mëdha të planetit të njejtën shuplakë dhe i trajtuan si jashtëqitje të kulturës njerëzore, hajdutë histerike që nuk kanë asgjë të përbashkët me kohën, me demokracinë, me ligjin, me kulturën shtetformuese, me integritetin territorial dhe sigurinë e Shqipërisë. Tribalizmi mesjetar, pavarsisht emërtimeve moderne që i jep vetes, nuk mund të jetë aleat për askënd, përveçse armiqve të betuar të Shqipërisë. Si sot berishizmit që është shpallur armik i PDsë, i së djathtës, i institucjoneve, i demokracisë, i SHBAsë, i Anglisë, por ushtar i Janullës, Mavit, Agimit të Artë dhe Ferid Bejlerit, i copëtimit të Shqipërisë, duke u shkedhyer me çdo lloj qeni, vetëm për grykën e dy pjellëve bastarde dhe avujve të emocioneve kafshërore tribale që gjallojnë akoma në kulturën tonë. Pavarësisht degradimit të socializmit shqiptar në dhunë, izolim total dhe mizerje, lufta e Postribës është një ngjarje e shënuar historike e fitores së një rendi të ri mbi një rend mesjetar dhe një leksjon historie, se sa dhunshëm mund të përfundojnë rende sociale, kultura primitive dhe profetë të paskrupullt, pjellë të kulturës së barkut të mizerjes, që koha ju ka kaluar prej 200 vjetësh

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkodrani

          Te lumte, fole si "Xhoda"!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Martin Iden

            Vella, po i bie kot legenit. Nuk ha pyka nga ajo ane ky milet, sidomos me kendveshtrimin e ngushte dhe te tjera cilesira (qe nuk dua t'i shkruaj). Pergezim per mendimin e sakte.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Shkodrani

            Ishin burra te nderuar qe rane per mbrojtjen e Atdheut kunder pushtimit sllavo komunist pasojat e te cilit akoma sot po e djeg e shkaterron popullin shqiptar. Fatkeqesisht per Shqiperine, fale ndihmes serbe dhe pabesise qe ai rregjim misheronte ajo kryengritje deshtoi. Shqiperia ishte futur keq ne daren sllavo ruse dhe pavaresisht se shumica e popullit nuk e donte ate rregjim, u detyrua ta pranonte. Lavdi, trimave qe moren pjese ne ate kryengritje, sepse ata ishin heronjte e vertete te Shqiperise/

            Përgjigjjuni
            1. N
              Next level

              Pavarësisht hipokrizisë dhe rrënimit të pakthyeshëm të Shkodrës drejt anarkisë dhe feudalizmit, Shkodra ngelet djep i komunizmit dhe i qytetarisë. Në fillim të shekullit të 20 në Shkodër kishin hedhur rrënjë si një kulturë qytetare, muzike, sporti, emancipimi, letërsie moderne, rilindje politike dhe sociale aq edhe një kulturë provincialiste fshatarake, folklorike, fetare, arkaike, tribale. Migjeni, poeti ynë më i madh i të gjithë kohërave është fryt i këtij kontrasti. Njëkohësisht partia më e madhe komuniste ishte ajo e Shkodrës e ndjekur nga Korça. Shkodra i dha revolucionit komunist më shumë dëshmorë se askush tjetër, më shumë kuadro, inxhinierë, oficerë, aktorë, artistë dhe komunistë më shumë se çdo qytet tjetër, përveç Tiranës. Shkodra ishte edhe një ndër qytetet më të industrializuar dhe të zhvilluar të komunizmit. Kryengritja e Postribës ishte një përpjekje e provincave analfabete, tribale dhe feudale për t'i marrë pushtetin qytetit. Kjo lloj lufte civile për pushtet midis klasës qytetare intelektuale dhe mizerjes së tribalizmit fshatarak , vazhdon sot e kësaj dite, prandaj vazhdojmë e jemi sikur Jugosllavia e bombarduar nga serbët e viteve 1990. Komunizmi ishte diçka dytësore dhe kalimtar në atë dramë që ishte para tij në Shkodër dhe Shqipëri dhe që vazhdon edhe sot. Parësor ka qenë dhe ngelet dualizmi dhe polarizimi ekstrem social dhe kulturor.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poema e Mjerimit

                Nuk kanë pse qahen! SHkodranët si Viçidoli dhe Postriba deshën të bëhen, si Postriba dhe Viçidoli u bënë. Doçër, Frrokër, Bajra, kumbarë, duar Vatikani dhe islami që shtrihen për t'u puthur, kryqe dhe minare të ngurta, gjakmarrje si thertore, analfabetizëm dhe Lul të mjeruar, fshatarë pabuksa Viçidoli si profetë. Po ti shihte Migjeni pas një shekulli, do rrotullohej në varr, që edhe mbi Shkodrën fitoi rendi i provincës, i urisë, i inçestit, i prostitucionit, i kryqeve dhe minareve, i kafshërisë, i analfabetizmit dhe mjerimit.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Poema e Mjerimit

                  Nuk kanë pse qahen! SHkodranët si Viçidoli dhe Postriba deshën të bëhen, si Postriba dhe Viçidoli u bënë. Doçër, Frrokër, Bajra, kumbarë, duar Vatikani dhe islami që shtrihen për t'u puthur, kryqe dhe minare të ngurta, gjakmarrje si thertore, analfabetizëm dhe Lul të mjeruar, fshatarë pabuksa Viçidoli si profetë. Po ti shihte Migjeni pas një shekulli, do rrotullohej në varr, që edhe mbi Shkodrën fitoi rendi i provincës, i urisë, i inçestit, i prostitucionit, i kryqeve dhe minareve, i kafshërisë, i analfabetizmit dhe mjerimit.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje