Propaganda dhe peizazhi i varfërisë/ Parulla nga Shqipëria komuniste (VIDEO)

12 Janar 2026, 17:20Dossier TEMA
Propaganda dhe peizazhi i varfërisë/ Parulla nga Shqipëria

Marshon Shqipëria Socialiste” shkruhet në një banderolë të madhe me ngjyrë të kuqe, diku në një fshat të thellë malor. Poshtë saj, në kontrast të dhimbshëm, duken njerëz të rreckosur, të varfër e të rraskapitur, që në fakt rrëfejnë marshin e mjerimit.

Ky ishte paradoksi i përditshëm i diktaturës, parullat e forta komuniste mbi një peizazh mjerimi në Shqipërinë e varfër të diktaturës. Në çdo cep, në çdo mur, madje edhe në shpatet e maleve e kodrave, parulla shfaqej si një urdhër i ngurosur.

Përmes tyre mitizohej diktatori dhe Partia-shtet, të vendosur mbi shoqërinë si figura absolute, të paprekshme dhe të kudogjendura. Fjala e shkruar nuk ishte thjesht propagandë, por një mekanizëm presioni psikologjik.

Parullat ishin ndër elementët më të dukshëm të propagandës komuniste, të pranishme në çdo detaj të jetës shqiptare: në shkolla, fabrika, ndërmarrje, rrugë e sheshe. Me një gjuhë patetike dhe “heroike”, ato kërkonin entuziazëm aty ku kishte lodhje, besim aty ku sundonte frika, dhe duartrokitje aty dhe duartrokitje aty ku heshtja ishte forma më e sigurt e mbijetesës.

16 Komente

  1. t
    toni mavrija

    Nuk i pame njerzit e rreckosur.

    Përgjigjjuni
    1. P
      PARADOKSI

      Te marresh nje fotografi te vjeter te bere dikur diku ne nje fshat te humbur te Shqiperise dhe ta paraqesesh si " prove " te varferise eshte me teper se imoralitet. Shqiperia ka qene historikisht e varfer, me e varfera ne Evrope. Sot eshte dicka me mire por te gjithe e dime se bazat kryesore te " mireqenies " aktuale jane burimet e krimit si droga, prostitucioni, korrupsioni etj.. Kushdo mund te marre me qindra foto te sotme nga New york, Los Angeles, Londer, paris etj. ku shihen njerez te leckosur, te dehur e te droguar, krejtesisht te mbaruar, dhe pastaj te thote: E shikoni si jetohet sot ne SHBA, Angli, France ? Keto foto dhe kete propagande e bejne ata qe jane me se te lumtur me pasurine e bere neprmjet horrlliqeve dhe sherbimeve kundrejt pushteteve te rradhes.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Babale

      Ore palo gazetar ! Mire te tera e te tera, po rreckosjen ku e shikon ti ? Nese ti ne ate kohe ti ke qene leckaman, kjo eshte puna jote !

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sheshttu

        I qafshi hallin asaj shqiperie ju qe boni propaganda te poshter.

        Përgjigjjuni
        1. A
          AS

          Kapitalizmi keq (mjafton te shihet si po sillet US ne bote dhe brenda territorit te saj). - - - - - - Komunizmi/socializmi keq (mjafton te shihej si u katandis Europa lindore). - - - - - - Kina duket sikur ka gjetur celesin ne keto 10 vitet e fundit pa luftera dhe me zhvillim gjigand ne infrastukture, industri, dhe energji. Ndoshta populli nuk eshte akoma ne gjendjen ekonomike te atij perendimor, por nuk eshte dembel, qaraman, dhe problematik (per shoqerine).

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sotiraqi

            Atëherë ishte fukarallëk por tani edhe maskarallëk.Cilat janë të arriturat për 35 vite demokraci: apo si arritje llogarisni ikjen e gjysmës së popullsisë nga vendi,dhënien e minierave në shfrytëzim të huajve,naftës,shkritorës,shitjen për skrap mbi 1000 tankeve,aeroplanëve e kthimin në lahperllëk.

            Përgjigjjuni
            1. v
              vari l***t

              I vetmi ndryshim me sot eshte se parrullat nuk ekzistojne me, por pamjet e njerezve jane identik me te shkuaren.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lani

                1000 her me mire atehere se keto kriminela te poshter qe e shkaterruan komplet shqiperine skandal

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Uranjaku

                  Varferia erdhi nga viti 1983-1990 kur Enveri kishte vdekur menderisht dhe pastaj fizikisht. Pse nuk thoni çfare beri ai burre nga 1945-1980? Perveç luftes se klasave,beri nje Shqiperi per zili te komshinjeve. Mos e shikoni bardh e zi historine o njerez.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Te lavderoshe nje kriminel, nuk shkon !

                    Ai burre ne rradhe te pare ka ulur pantallonat..... pastaj Ai burre ku te gjithe shqipetaret e quajne kriminel Diktatore po ashtu dhe bota , beri ate qe nuk la njeri te gjalle, por i vrau nje mbas nje kudo ne cdo cepe te shqiperise.... Gjithsesi ti mbase nuk qenke prekur nga Ai Diktatore.... Paske qeen njeri me fate, e paske duruar ate kohe....

                    Përgjigjjuni
                    1. 6
                      600 vjet nuk u poqe, o shqiptar kokloqe

                      Jugosllavi, Greqi , Itali jane komshinjte. kap 1 dhe bej krahasimin per zili or ti.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Njesia R18

                        Sepse keshtu i ka mesuar Lea Tahypi, Edison Hypi me shok Vdiqen nga inati qe i madhi Enver Hoxha nuk i perndoqi dhe nuk kan karten e viktimes

                        Përgjigjjuni
                      2. P
                        Pensionisti

                        Turp,LAVDI ASAJ EPOKE.Shkrimi sukur ta ketë shkruarnjë Milosheviçi.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          A...

                          Nxirrni sekuenca filmike nga dokumentarët e viteve 50- 60, dhe i shisni sikur gjendja ka qenë e tillë dhe pas viteve 70-të. Me mashtrime nuk mbulohet dot e vërteta.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Realisti

                            Mos ja fusni kot, ne foto asnje pre atyre njerezve nuk eshte i veshur me rrecka, veshja e tyre duke mese normale edhe per ditet e sotme.

                            Përgjigjjuni
                            1. d
                              drejtesi e munguar

                              Lereni "diktaturen" atje ku ishte dhe mos u krahasoni me te.Ne 1990-ten u tha se ai shtet kishte lidhur fijet e rymes tek autoparlandi e jo tek motori punes.Mbase per ndonje gje mund edhe te flitej ,sic na tregoni parullat edhe sot.Po sot Shqiperi me thuaj si je?Si lisi i madh rezuar perdhe. Ku cdo i huaj e kriminel te gllaberon e ku korupsioni mbijeton.Sot je kethyer ne nje vend qe cdo gje e pret nga te huajt,qe nga mbrojtja e deri tekbuka.Ku "turizmi"pordhimi me i madh po e con vendin me te pa sigurte.Duhet te jemi "krenar" se prodhojme drogera te leta e te renda dhe gjithe veprat e ndertuara,ku propaganda madheshtore na rendit ne narkoshtet.Ju gazetar,te pa afte per te na thene realitetin,duke nxirre njerin e ndritur tjetrin "udheheqes",qe kerkoni te te beni vajze te re e te bukur shemtirat e perditeshme,jeni nje nga te keqiat e ketij vendi.Ajo "diktatura" mund te kishte ligje te pa arsyeshme,qe shkelnin te drejtat e njeriut,ku kulaklleku u trashegua nga brezi ne brez por,ligjet zbatoheshin per te gjithe njesoj.Po sot a zbatohen ligjet qe ky shtet krijon?Mjaft me te tilla gjera qe kerkojne te mbulojne grabitjen e madhe kapitaliste te pasnikeve te rinj.Lereni diktaturen atje ku eshte dhe i jepni popullit realitetin e jo propagande te piste.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje