Është e habitshme se si regjimi komunist, asnjëherë nuk i kuptoi kosovarët që kaluan kufirin për të gjetur lirinë në “Shqipninë nanë”, por herët a vonë, i shpalli njërin pas tjetrit armiq, kinse të dërguar të regjimit titist etj. Ata që nuk i dënoi, i mbajti nën vëzhgim, deri në fund. Nuk u kursye për asnjë, edhe kur harxhoi lekë për shkollimin e tyre në universitete. Tekefundit, nuk ka pyetje pa përgjigje. Ata erdhën si atdhetarë, duke shpresuar se do t’i shpëtonin gjenocidit serb të Tito-Rankoviqit të viteve ’50-të të shekullit të kaluar, përballja me të cilin kishte krijuar një simbol qëndrestari të paepur, si shkrimtari Adem Demaçi e deri te filozofi Ukshin Hoti, në kohë të vona.
Nuk është se ikën nga Kosova, por nga Jugosllavia, që nuk ishte shteti i tyre. Kërkuan parajsën amësore këtu, por gjetën ferrin, baltën dhe zgjyrën e diktaturës. Atdhetarizmi i tyre i kulluar, pak nga pak hasi në internacionalizmin tonë proletar; ata duhej ta donin kombin në një tjetër “mënyrë”, duke dashur Partinë e Punës dhe “Komandantin”, fitoret e socializmit etj. Por, ata komunizmin e kishin pasur atje, këtu kishin ardhur duke rrezikuar jetën në kufi për shqiptarinë dhe jo për partinë.
Këtu nis dhe konflikti që vjen e acarohet përherë e më shumë ndërmjet shtetit shqiptar dhe kosovarëve të emigruar. Një temë për të cilën nuk është folur asnjëherë dhe pse kanë kaluar tridhjetë vite, që kanë rënë burgjet politike. Secili nga ata meriton nderim më vete, aq sa ka vlerë edhe portreti i tyre i përbashkët, prej qëndrestarësh të racës. Në Tiranë është vendosur një memorial turk, me emrat e viktimave që kundërshtuan përpjekjen për grusht shteti në Turqi pak vite më parë, ndërkohë që mungon një memorial kushtuar vëllezërve tanë kosovarë, që u martirizuan! Jepen përditë tituj nga Presidenti i Republikës, por nuk dimë të jetë nderuar ndonjëri prej tyre.
Kush më parë se martirët e meriton titullin “Nderi i Kombit”? Ata janë harruar. Kujtohen vetëm nga familjarët, miqtë e shokët, por jo nga institucionet e shtetit. Një pjesë e mirë e tyre vinin nga letërsia, si shkrimtarët: Agim Gjakova, Kapllan Resuli, Adem Istrefi; mësuesit e mirënjohur: Myrteza Bajraktari, Shefqet Kaçaniku, Ymer Llugaliu, Selim Kelmendi, Gani Ratkoceri, Idriz Zeqiraj, Hysen Bukoshi, Ibish Kelmendi; piktori Sadri Ahmeti; diplomati Esat Myftari; mjekët Jetullah Gashi e Arben Çeta (vëllai i Anton Çetës); inxhinieri kimist Namik Luci; agronomi Kol Nikçi etj., procese gjyqësore që u zhvilluan në Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Lezhë, Mirditë etj.
Është një listë e gjatë shqiptarësh nga Kosova të dënuar këtu, shumë më e gjatë seç mund të mendohet, edhe pse askush nuk ka marrë mundimin ta përpilojë atë të plotë. Disa venin nga burgu në burg, kishin lënë burgjet e Titos, me shpresën se këndej ishte “Toka e premtuar”, por këtu i priti sërish burgu dhe internimi, edhe pse jo pak prej tyre qenë lejuar të vazhdonin arsimin e lartë në Universitetin e Tiranës, mbase me synimin që të përqafonin vijën e Partisë, çka nuk ndodhi.
Studimet e larta do t’i dituronin më shumë, por nuk do t’i bënin komunistë. Agim Gjakova, më i njohuri ndër ta, siç lexojmë në shënimet rreth biografisë së tij, ishte arratisur në ‘60-ën, se kishte qenë një zë i fortë i të drejtave të shqiptarëve të persekutuar atje dhe kjo ishte një kartë e fortë, për të qenë këtu i mirëpritur, mirëpo nuk do të vononte edhe në Tiranë, të ngjallte pakënaqësi te regjimi, me veprën e tij letrare jo konformiste, çka tregon se shtetet totalitare reagojnë njësoj ndaj intelektualëve të pavarur.
Bash në kohën kur nacionalistët e rinj idealistë dyndeshin nga Kosova për këndej, në Tiranë po venitej ylli i një bashkëvëllau të tyre nga Mitrovica, Ramadan Çitakut, pjesëmarrës në themelimin e PKSh-së (1941), në ngjarjet dhe formacionet kryesore politike e ushtarake të Luftës, mbas çlirimit gjashtë muaj ministër i Financave në vitin 1946 dhe ambasador i Shqipërisë në Beograd, deri në vitin 1948, për të vuajtur më pas harresën e gjatë për shkak të përplasjes politike me Enver Hoxhën, që tash e quante; “njeri të jugosllavëve”.
Si miqësia politike shqiptaro-jugosllave, si armiqësia më vonë me Jugosllavinë, sollën persekutim e gjer viktima në radhët e inteligjencës. Kështu, në vitin 1945, u arrestua profesori prizrenas Kol Margjini, diplomuar në Vjenë, mbas tridhjetë e ca vitesh shërbesë në shkollat e mesme të vendit dhe iu dorëzua autoriteteve serbe, ku ndërroi jetë në burg mbas pesë vitesh. Nuk i shpëtoi burgut “dypalësh” as gjuhëtari Selman Riza, sot me shtatoren në Gjakovë.
Studiuesi Aleksander Meksi shkruan se për shkak të veprimtarisë politike thellësisht atdhetare, ai burgoset në vitin 1945 në Tiranë, vetëm disa ditë pas kthimit në Shqipëri, ku kishte ardhur për t’i shpëtuar gjenocidit serb. Shpëtoi atë rast pa u ekstraduar në Jugosllavi, po kjo nuk u shmang në vitin 1948, ku pasi qëndroi tre muaj në Burgun e Tiranës, komunistët shqiptarë e ekstraduan “si kosovar anti-jugosllav”, për t’u gjykuar prej jugosllavëve. Profesor Riza qëndroi tri vite e gjysmë në burgjet jugosllave dhe vetëm në dhjetor të vitit 1953, ai mundi të rikthehet në Shqipëri, ku bashkohet me familjen e tij në Tiranë.
Ndër të parët që ka kaluar kufirin për në Shqipëri, në tetor të vitit 1951, ka qenë “Mësuesi i Popullit” Gani Ratkoceri (Demiri), lindur në një fshat afër Prishtinës, dënuar për agjitacion e propagandë më 1978, me dhjetë vite burg, duke fituar pafajësinë pasi kishte vuajtur gjysmën e dënimit. Kujtimet e tij nga kalvari politik në Shqipëri, ai i ka bërë publike në librat që ka shkruar dhe në intervista, ku flet për marrëveshje mes UDB-së dhe Sigurimit të Shtetit, për dënimin e kosovarëve etj.
Ymer Llugaliu më 1958, kishte lënë Kosovën dhe kishte kërkuar strehim politik në Shqipëri, ku pas kryerjes së studimeve të larta në Fakultetin Histori-Filologji në Tiranë, ishte emëruar mësues letërsie në gjimnazin e Rrëshenit e, më pas transferuar në Kurbnesh, ku arrestohet për agjitacion e propagandë më 1976. Shkrimtari Agim Gjakova e përcolli me këto fjalë ndarjen e tij nga jeta, me 13 qershor në Podujevë: “Ymer Llugaliu ka qenë një ndër figurat më të pastra dhe më të dinjitetshme në Shqipëri, në liri apo në burg, që e mbajti lart qenien e tij kosovar”.
Shefqet Kaçaniku nga Prizreni, gjithashtu mësues letërsie, erdhi në Shqipëri për t’i shpëtuar shtypjes së regjimit jugosllav dhe përfundoi në burgjet politike të Shqipërisë. Në tetorin e vitit 1975, Gjykata e Lezhës e dënon për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”, me dhjetë vite burg. Ishte akuza më e lehtë për t’u “vërtetuar”, mjaftonin tre dëshmitarë në rrenë dhe fati yt nuk ishte më në duart tua. Selim Kelmendi, një tjetër emër i spikatur, mësues i letërsisë në gjimnazin e Fushë-Krujës, më 1983 dënohet nga Gjykata e Lartë, me akuzën se ishte përfshirë në një grup armiqësor, që kinse do t’i bënte atentat Enver Hoxhës, kur ai të vinte për të përuruar Muzeun Historik të Krujës.
Pak vite pas dënimit, ai do të shuhej në Burgun e Burrelit, në rrethana të paqarta, pa iu dhënë ndihma spitalore. Ata qenë atdhetarë të kulluar, profesionistë të zot, të papërkulur para burokracisë dhe, si të tillë, bënin diferencën me vetë kohën e “përkulur” para partisë shtet, që u mori lirinë për të cilën kishte qenë arratisur nga vendlindja. “Pati edhe nga ata që nuk hynë në burg, por mbetën gjithë jetën në hije e të vëzhguar, si Haki Osdautaj, mësues historie dhe gjeografie në gjimnazin e ‘Bajram Currit’”,- shkruan studiuesi Ismet Balaj.
Mbasi kemi shkuar në shkollat e Kosovës pas vitit 2000 dhe jemi takuar me mësues e nxënës atje, i kemi kuptuar edhe më mirë martirët kosovarë këtu, pse ata ishin jo vetëm mësimdhënës të pasionuar, por kryekreje misionarë të gjuhës shqipe. Atje mësuesit kishin vuajtur në burgjet e Millosheviçit, për “mbrothësinë” (mbarësinë) e gjuhës shqipe. Nga Kosova nuk arratiseshin vetëm intelektualë, po dhe plot njerëz të thjeshtë, që dërgoheshin në kampin e emigrantëve në Seman (Fier), ku u nënshtroheshin “formave të edukimit” bolshevik.
Mund të thuhet se kishin rënë nga shiu në breshër. Por nuk ishin vetëm kosovarët që vinin këndej, kishte edhe plot që arratiseshin në Kosovë, kryesisht për të shkuar drejt Perëndimit. Poeti Martin Camaj në vitin 1948, mësuesi shkodran Xhevdet Hoxha, që la klasën ku jepte mësim në Rrëshen dhe u arratis në Jugosllavi, kah mesi i viteve ’60-të etj. Sipas një raporti të CIA-s, rreth 10 mijë shqiptarë, qenë arratisur në Jugosllavi pas Luftës II-të Botërore, ngaqë nuk e donin qeverisjen e Enver Hoxhës.
Kosovarët me diploma universitare i përpiu një nga një Burreli, Spaçi, Qafë-Bari e të tjera kampe të burgosurish politikë. Shumë prej tyre mbeten pa familje. Propaganda partipunase ishte marramendëse, në njërën anë bënte filma për mësuesit si “Komisarë të dritës”, në anën tjetër çonte në burgje ajkën e inteligjencës së vendit, priftërinj, mësues, shkrimtarë, përkthyes, regjisorë, piktorë, gazetarë, inxhinierë etj. Ekranet mbusheshin me imazhet heroike të të parëve, kurse qelitë me vetë padashësit e kundërshtarët e regjimit, larg syve të publikut, mediave vendase e të huaja.
Gjyqet e armiqve të popullit që kishin ardhur si vëllezër ishin ndër më “shembullorët”, siç thuhej në zhargonin e kohës, që të vinin mend të tjerët. Është për t’u theksuar se të gjithë ata ishin njerëz të ditur, çka ngjallte zilinë e mediokërve rreth tyre, që bënin të vetmin “zanat” që dinin: t’i spiunonin. Ata që kanë marrë pjesë në gjyqet e tyre, ndonëse shpesh me dyer të mbyllura, tregojnë për forcën argumentuese, kulturën e të shprehurit të të akuzuarve, duke sfiduar haptazi ata që kishin përballë; aty në të vërtetë vetëm sa luhej farsa gjyqësore, pasi vendimi ishte marrë më parë në zyrat e Komitetit Qendror të Partisë.
Mund të pyetet pse kaq shumë gjyqe e dënime të intelektualëve kosovarë e të tjerë kaq “vonë”? Për regjimin nuk ishin të rrezikshëm vetëm liberalët në letërsi e arte, puçistët (e ashtuquajtur) në ushtri dhe kinse sabotatorët në ekonomi, por dhe mësuesit e poetët, qeniet më të brishta të kësaj bote. Për diktaturën, ata ishin po aq komplotistë, sa gjeneralët madhorë. Ndaj, në vitin 1977, dënohen me pushkatim Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, që mësonin fëmijët e Librazhdit dhe shkruanin poezi si “Saharaja” etj. Më 1979, dënohen me vdekje dy gazetarë të Radio Tiranës, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho, bashkë me Xhelal Koprenckën, për t’u mbyllur ploja me Havzi Nelën, më 1989.
Kurse disidentët shqiptarë në Jugosllavi, dërgoheshin në “Spaçin” e tyre me emrin Goli Otok, në brigjet e thata kroate, mallkuar dhe në poezinë e poetëve kosovarë. Sistemi socialist ndihej në krizë në krejt Lindjen, prandaj nuk reshtte së vrari elitat, mjaft që pushteti të mos binte. E megjithatë, asnjë fjalë, përkujtimore, dokumentar, monografi, përpos disa shkrimeve, intervistave apo librave të atyre që mbijetuan. Ndoshta një minutë heshtje në ndonjërën nga mbledhjet e dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës, do të ishte shenja e parë e një nderimi ndërqeveritar, për emigrantët e salvuar në vendin e vet.
Në rastin arsimtarëve nga Kosova që vepruan në Shqipëri në kohën e krizës dhe shthurjes së kampit socialist, roli i tyre do të kuptohej më mirë, po të kihej parasysh se arsimtaria kishte qenë një traditë mes shqiptarëve në të dyja anët e kufirit, qysh në fillimet e shekullit XX, shpesh duke mos i përfillur kufijtë. Në Krumë të Hasit, në vitin 1928 u çel internati “Kosova”, ku mësonin fëmijë nga Gjakova, Prizreni, Kukësi etj. Në Tiranë, një shkollë mban emrin “Ahmet Gashi”, në nderim të profesorit të shquar, gjeografit të mirënjohur Ahmet Gashi, që kishte dhënë mësim në Prishtinë, “Normalen” e Elbasanit (drejtor i saj) dhe Tiranë – autori i së parës hartë të Shqipërisë etnike.
Është e mirënjohur nisma e Ernest Koliqit për hapjen e shkollave shqipe në Kosovë, duke dërguar në Tokat e Lirueme në vitin 1941, mbi 200 arsimtarë. Ishte kohë pushtimi dhe do të kryqëzoheshin fate komunistësh dhe nacionalistësh shqiptarë. Fadil Hoxha, lindur në Gjakovë e arsimuar në Elbasan, së bashku me arsimtarë të tjerë kosovarë, kthehet në Kosovë (mësues në Hogosht të Gjilanit), nga ku përfshihet në organizimin e Luftës Antifashiste dhe mbas saj zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Kurse mësuesi nacionalist mirditas, Zef Vorf Nekaj, që kishte shërbyer edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, do të bëhej profesor në Amerikë. Në vitet ’70-të, profesorë të Tiranës, që nga Eqrem Çabej e Aleks Buda, do të jepnin mësim në Universitetin e Prishtinës. Por dhe sa e sa tregues të tjerë kulturorë-arsimorë, që dëshmojnë se shkolla shpesh ia kishte arritur me qenë “bashkë”, edhe kur nuk ishte politika. Mbi të gjitha, se ishte e përbashkët gjuha shqipe, flamuri kombëtar dhe vetë Atdheu./ Memorie.al Nga Ndue Dedaj
Sali Ram Berisha , armiku me i madh i gjithe kohrave i luftetreve te Kosoves , ergati i serbeve …sdo shume te mendohesh qe plera kombetare eshte krimineli me i madh i Kosovareve
Shkrimi eshte nje pacavure si ( fatkeqesisht ) edhe disa shkrime te tjere te autorit Ndue Dedaj. Te pergjithesosh te gjithe kosovaret e ardhur ne Shqiperi ( disa mijera )dhe t'i identifikosh ata me disa dhjetera te denuar, do te thote te jesh i pandershem dhe t'ia kesh me hile te vertetes dhe historise. Gjithashtu, t'i konsiderosh te gjithe kosovaret e ardhur ne Shqiperi si patriote, nacionaliste e atdhetare ( kur ndermjet tyre ka pasur edhe spiune te UDB-se, te cileve iu eshte provuar ky fakt ) do te thote se po genjen. Aq me teper qe ceshtje te tilla jane jashte kapacitetit dhe mundesive te autorit Dedaj. Ata kosovare qe u denuan, u denuan ose si spiune te UDB-se, ose per agjitacion e propagande ( fatkeqesisht ) si shume shqiptare te Shqiperise. pra, ata s'u denuan pse ishin kosovare por thjesht sepse shkelen nje ligj ( realisht i padrejte, por gjithesesi ne fuqi ) te shtetit ku jetonin. Pastaj, ajo perralla me Ernest Koliqin qe paska derguar ne Kosove 200 mesues ( kur 200 mesues s'dihet a i kishte krejt Shqiperia ku 85% e popullsise ishte analfabete ) eshte nje veprim qe e ben autorin, jo vetem thjesht nje papagall qe perserit nje genjeshter por duket se eshte edhe nje admirues i purofashistit Ernest Koliqi.
Kam lexu për 60 mësues të dërguar në Kosovë.
Ne fakt ata qe u goditen nga shteti shqiptar ishin SPIUNE te UDB-se!! Kush eshte i interesuar mund te kerkoje dhe marre informacion per kete ceshtje, pasi shteti shqiptar i asaj kohe ishte shume i organizuar dhe funksiononte shume mire. Organet e Inteligjeces Sekrete te shtetit shqiptar kane qene nga me te suksesshmet ne bote dhe zbulimi e kunderzbulimi shqiptar vepronin ne kapacitet te plote. Per te gjithe personat e denuar ka dosje dhe informacion te plote dhe te sakte, kush ishin e cfare ishte veprimtaria e tyre. Keshtuqe rast per rast secili mund te marre informacion per cdokend, natyrisht nese vertet ka interes. Aaaa nese "patriotet" e sotem te pilafit kerkojne te shesin brockulla kjo eshte tjeter ceshtje dhe si i thone fjales : nuk i plas trapi kujt!
Diten e bashkimit Kosove-Shqiperi, Nana Shqiperi lene AMANETIN. Marre nga triologjia Miladin Popoviç, Enver Hoxha, pjesa e trete : Viktimat e Tivarit/// Amanet kete kange t'ma knoni/ Diten qe keni me u bashkue/ Dhe kurre ma te mos gaboni/ N'kete derexhe per me shkue// Amanet kangen t'ma knoni/ Diten qe keni me u bashkue/ Bashke ne sofer ju te gezoni/ Te qaje Nana se ç'kam provue./// vazhdone
KOSOVARET DONIN ENVER HOXHEN SE NUK I PELQENTE SHKJAU SE TITOJA JU DHA PASAPORTAT ME UDHTU NE TANE BOTEN POR IRIQI NE FERR SE NFERR QFAR KERKUT KENI GJET KUR SHQIPTARET JU DIFTONIN TE DREJTEN KUSH ASHTE ENVER HOXHA JU SHANI DHE I URRENIT SHQIPTART USA JU LIROJ NGA SERBET DHE SI SHPERBLIM JU SHKUTE NE SIRI ME LUFTU ME ISSIS FUCK YOU RRACE E SHKERLLYME
Rrofte Shqiperia Etnike dhe gjithe shqiptaret kudo qe gjenden! Shqiperia e proletariatit le te shkoje per theqafje! Vetem shqiptaret e Kosoves i njohin sllavet dhe tere ata "shqiptare",pro-greke dhe pro-sllave,siç i njohin çamet greket gjenocidial!
Arsimtar analfabet, qe ben rolin e patriotit te leshit ...
Rrofte Shqiperia Etnike dhe gjithe shqiptaret kudo qe gjenden! Shqiperia e proletariatit le te shkoje per theqafje! Vetem shqiptaret e Kosoves i njohin sllavet dhe tere ata "shqiptare",pro-greke dhe pro-sllave,siç i njohin çamet greket gjenocidial!
@@shume nga "BVellezerit" Kosovare....ishin..ose Punonin me Deshire per UDB.ne Jugosllave.. 1.NJeri prej tyre.."Shkrimirtari" Kapllan Resuli qe permendet edhe ne kete Shkrim..u be Shkrimtare ne Shqiperi....ai nuk ishte ne JUgosllavi i tille......por ne se do te ishte Patriot..pse do te Arrestohej??????????? 2-Diku nga mesi i viteve 1970-te erdhi nje Grupe Shqipetaresh nga Kosova..per te vizituar Shqiperine..kujtoj se ne ate kohe..sikur u Lehtesuan marredhenjet.. Kulturore .Shqiper-Kosove...me miritatimin e Titos... grupi beri Vizita te ndryshme..ne KOmbinate..Muze...dhe midis te tjerash...nje Shoqerues....thote:Ne kemi edhe Kapllan Resulin ketu "Shkrimtarin " e madhe qe ka shkruar Romanin TRadhetia????????Njeri nga vizitoret u be edhe me KUrjoze te dinte rrethe "Shkrimtarit Kosovare"...qe na Punonte edhe Mesues ne Lushnje....kerkoj te Merrte Romanin e Kapllanit per ta Lexuar...dhe si ja Gjeten....pasi Lexoj Fletet e para...U INTRIGUA....edhe me shume......Ai pra vizitori nga grupi i Turisteve Kosovare qe vinte nga nje Familje Atdhetare....i Deklaron Personelit te shoqerimit qe ishin edhe te sigurimit te Shtetit per kohen.....se..Kapllan Resuli..NUK ISHTE Autori i vertet i Romanit......Kapplan Resulit ja dhane nje KOpje te ketij Romani qe akoma Autori i vertet nuk ariti ta Botoj se u ...Arrestua dhe u Vra nga UDB-ja....ne Kosove...Turisti nga Kosova ....tregoj me Emer dhe Mbiemer....dhe gjithcka rreth Autorit te vertet.... @@Sigurimi i Shteteit u Alarmua....dhe ARRESTOJ Kaplan Resulin..dhe e Burgosi....pra nga keta "Vellezerit" kishte shume UDB-sh qe vinin me "Alibi" te ndryshme dhe qe te Fitonin Besimin e Autoriteteve Besheshin edhe "Shkrimtare".............. @@Tani ne Demokraci....Kapllan Resuli si doli nga Burgu Shqipetare...Cuditerishte u "Rehatua" ne Beograde???Pse?? Une qe po ju shkruaj kete KOmente kame Replikuar me Kapllan Resulin..kuptohet ne NJe Gazet....ku i them Kapllan Resulit:Me qe je "Shkrimtare"..pervec Romanit Tradhetia....me trego se sa Shkrime te tjera ke bere????????????Dhe po cuditerishte ai me tha se ka bere "Shkrime"..apo "TRegime"..ne Gazeten Tanjug te ish JUgosllavise..apo edhe dicka tjeter..por KUrre se si per nje Roman te dyte...... @@Kur i them Kapllanit se JU nuk ma mbushni Mendjen mua me kete lloj "Alibie".....nuk u ndje me....dhe kur i them se ju Banoni ne Beograde dhe jo ne Kosove..perseri nuk u ndje...dhe pa pasur aspake Respekt per Sistemin Komunist i them..MIRE TA BENE qe te Arrestuan....sepse ai qe ka Shkruar Romanin "Tradhetia"....nuk munde te jete nje Kapllan Resuali..por nje Hero...
Kapllan Resuli u kamuflua si shqiptar me ndihmen e UDB-se,por origjina e tij kurre nuk ka qene shqiptare gje qe e ka pranuar vete!
E shef pra qe komuniste kishin te drejte! Gomar arsimkar
Duhet te jeshe:grek,sllav ose rom,me tere kete goje m.. !
Jam SHQIPATAR qe ta rras ne fyt, mor bastard antishqiptar!
Titulli eshte diskriminues per shqiptaret e ish Jugosllavise. Nuk u persekutuan vetem shqiptaret qe ishin nga Kosova por dhe shqiptaret qe ishin nga republikat e tjera te ish Jugosllavise. Nuk e kuptoj se perse shqiptaret e kosoves i mohojne shqiptaret e ish Jugosllavise qe nuk jane nga Kosova. Enverizmi nuk i besoi shumices se te aratisureve shqiptar nga ish jugosllavia duke i trajtuar si te UDB e Titista, por nje pjese paten mbeshtetjen e rregjimit dhe ata i sherbyen me zell. Shume nga keta te aratisur u lejuan te shkolloheshin dhe ju dhane fuksione te vogla ne qeverine komuniste te Tiranes. Shume te tjere u pergaditen ushtarakisht dhe u derguan ne ish jugosllavi si deversanta ku shumica perfundoi keq e te tjere i shperndane neper europe ku kishte emigracion shqiptar ku kryen detyrat e tyre te caktuara nga operativat e tiranes enveriste. Levizja çlirimtare e Kosoves u krijua nga keta njerez. Shume nga shqiptaret e ish Jugosllavise qe nuk donin te beheshin lodra te ish sigurimit shqiptar perfunduan burgjeve e internimeve. Vuajtjet e tyre qene te pa fund dhe dyfish me shqiptaret e shqiperise te denuar sepse nuk i ishin familjet afer qe ti ndihmonin e pakta me pak ushqim. Neper burgje ka apsur solariditet me shqiptaret e jugosllavise te denuar per motive politike. Mendoj se duhet ngritur nje shtatore ne kujtim te kalvarit te tyre te pa fund.
Shtatore i duhet ngritur idiotizmit, qe ka kapluar trute e tua!
Tomson, te admiroj per fjalet e zemres qe ke thene. Ndersa Astriti ket me lart jep te dhena interesante dhe te verteta per agjentin Kapllan Resuli. Koha ka bere te veten, por une i kam ditur edhe emrin atij shkrimtarit qe Kapllani i vodhi jo vetem romanin TRADHETIA, por edhe vepra te tjera. Mua kete ngjarje ma ka treguar patrioti i mrekullueshem Xheladin Ferizaj nga fshati Mikushnice e Kosoves. Ai e njihte mire agjentin Kapllan Resuli, i cili mori dhume hov pasi botoi ramanin tradhetia. Ai me kete akt donte te penetronte si agjent i UDB ne Shqiperi. Petet iu zbuluan shpejt dhe u arrestua me plot te drejte. Xheladini, i ndjere tanime, e njihte mire fashistin agjent Kapllan Resuli. Ky artikullshkruesi eshte nje pleher, nje agjent dhe dashakeq i kombit shqiptar.
Diktatura ka burgosë pa dallim prejardhjeje çdo njeri për të cilin dyshonin se ishin kundër sistemit politik të Shqipërisë. Duke pasur nga të gjitha origjinat, mund të sajohen me seleksionim gjithfarë pikëpamjesh: janë ndjekë "kosovarët", "katolikët", "demokratët", "liberalët", "intelektualët", "patriotët", "nacionalistët", "veriorët", "shkodranët", "mirditorët", etj.
Po vëllezër shqiptar mos hidhini helm ndaj të gjithë pjesëtareve të kombit qoftë në viset e okupuara -Kosovës apo shtetin amë Shqipëri. Ka pas dhe ka spiun të UDB dhe atë kryesisht nga familjet tradicionalisht pro sllavo - serbe bile edhe intelektual – shpirtshitur që i shkolloj e deri në akademik. I njohim të gjithë prandaj dënoni dhe përfolëni për vepëra të pista me emër e mbiemër sepse janë tradhtar – shpirtshitur dhe argat të UDB dhe kundër shqiptarë. Emri tradhtarët e spiun të thuhet zëshëm dhe pa dhimbje e keqardhje. Ka edhe tash të tillë bile bukur shumë duke filluar nga kreu politik i partive e deri te qytetaret e zakonshëm