Pulovra e larë me gjak e Qemal Stafës dhe idealizmi i rinisë

5 Maj 2023, 10:13Dossier TEMA

Pulovra e larë me gjak e Qemal Stafës dhe idealizmi i rinisë

Nga Roland Qafoku

Si sot 81 vjet më parë, në Tiranë u vra Qemal Stafa. Ishte vetëm 22 vjeç, 1 muaj e 15 ditë atë 5 maj të vitit 1942 kur u ekzekutua në afërsi të një banesë pranë Medresesë. Këto janë sendet personale që ai kishte ditën që u vra (Foto 1). 

Violina, partitura, pasaporta, libri i “Historia e Materializmit”, libri me poezi të poetit milanez Alessandro Mazoni, një libër historik, një set me dokumente dhe 4 blloqe shënimesh. (Foto 2: Foto e pasaportës së Qemal Stafës). 

Por ajo që bie më shumë në sy është pulovra e gjakosur që ai mbante në trup kur në orën 09.35 u qëllua nga disa karabinierë që kishin rrethuar shtëpinë ku strehoej (Foto 3: Skica e punuar nga miku im Gjergj Diko). Nuk po merrem në këtë staus me detajet e ngjarjes, inskenimet, kurthi dhe dëshmitë e të pranishmëve, të cilat i kam trajtuar me hollësi në librin tim “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”. 

Ajo që më ka bërë përherë përshtypje ishte idealizmit ekstrem i këtij djaloshi. Ne të brezit që jetojmë në vitet 2000 nuk na e rrek mendja se si Qemal Stafa dhe shumë të rinj si ai lanë studimet në Itali për t’i bërë rezistencë fashizmit në Shqipëri. Ne të brezit sot nuk na e rrek fare mendja se si një djalosh i ri, krahas violinës dhe Mazonit mbante në brez pistoletën Smith. Krahas erudicionit të madh që zotëronte të kishte edhe literaturë komuniste. 

Duhet ta themi që Qemal Stafa ishte i majtë si shumë nga ai që dalldisën në Evropën e asaj kohe, por unë pak e besoj se ai ishte komunist tipik si shqiptarët i njohëm komunistët pas vitit 1944. Unë nuk besoj se idealizmi i Qemal Stafës ishte komunizmi që ndërtoi Enver Hoxha dhe që nëpërmjet tij i bëri gjëmën Shqipërisë për 45 vjet. 

Por, ama unë besoj që Qemal Stafa ishte produkti më i mirë i një plejade të tërë idealistësh që sakrifikuan rininë e tyre për të luftuar fashizmin. Me libra dhe me armë, me poezi dhe granata dhe këta djem dhe vajza nuk ishin me dhjetra e me qindra, por me mijra. Sot duket si një frazë e shkruar dhe e thënë lehtë, por ata djem dhe vajza e bënë me vepra këtë. Shumica e atyre që u vranë nuk ishin më shumë se mosha e Qemal Stafës. 

Prandaj nga e gjithë ajo histori, pulovra e larë me gjak e Qemal Stafës mbetet simboli i sakrificës së një brezi të tërë të rinjsh që e nisën atë luftë për patriotizëm, por që Hoxha ua konvertoi në një komunizëm të pështirë dhe gjakatar. Por ama ne kurrë nuk duhet ta përdhosim këtë sakrificë dhe këtë gjak të derdhur. 

Ai duhet të na bëjë vetëm krenarë dhe të vetëdijshëm se që nga Vasil Laçi e deriu te Margarita Tutulani, ishin një aradhë e tërë të rinjsh që vunë Shqipërinë përpara jetës së tyre. Gjaku në pulovrën e Qemal Stafës është certifikata e asaj që bëri ai brez. Nderim për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë!

16 Komente

  1. A
    Alphazeta

    Bravo. E ke shkruar si duhet. Por unë në mënyrë cinike do të shtonja: Më mirë që u vra dhe mbeti hero, se ndryshe do të ishte vrarë nga katili Enver Hoxha dhe do ishte konsideruar si poliagjent!

    1. R
      Rexhina.

      Bravo Z Qafoku per kete shkrim.Ajo kohe e Qemalit i kish te dyja si idealizmin e atdhe dashurin e ky brezi i sotem nje vetem boten materiale e per pjesen dermuse shthurjen.Duan te behen milioner per nje muaj.Nuk e kuptojn se rruga e shkurter te nxier me gjate ose dhe te ha koken.

      1. L
        Labi

        Komunizëm nuk pati kurrë në Shqipëri. Është një lojë e ndyrë që luhet me një ëndrrat idealiste të njerëzimit.Aq e vërtetë është kjo sa në vitin 1948, Enver Hoxha i'a ndërroi emrin partisë, ndërsa anëtarët e saj u quajtën thjeshtë anëtarë partie. Të quajtura " krimet e komunizmit", në të vërtetë ishin paranoja frikë dhe urrejtje për ata që mendohej se synonin rrëzimin e një pushteti pa ideologji.. Qemal Stafa as e imagjinonte çdo të ishte Shqipëria e pas Luftës..

        1. G
          Gjeli

          HAHAHA Ku dhe si e di ti se çfar kishte ne mendje bolsheviku Qemal para 80 vitesh?!?!?!

        2. K
          Kroi Bones

          Keto dite,presidenti italise ka vleresuar e dekoruar prof.calamandrei,mik i ngushte i qemal stafes autori kushtetutes se italise.respekt.

          1. s
            sokratz

            Lavdi te perjetshme, nderim, respekte dhe perulesi ndaj Qemal Stafes dhe gjithe deshmoreve qe dhane jeten per Shqiperine! Kontributi qe ata dhane e nderon Shqiperine ne bote dhe na ben krenar si komb! Ata qe duan te hedhin balte mbi figuren e Qemal Stafes duke krijuar lloj-lloj historish dhe programe te shemtuara televizive jane bukeshkale, mosmirenjohes, fallsifikatore te historise dhe pinjolle te bashkepunetoreve te pushtuesve te Shqiperise! Qemal Stafa me diturite, largpamesine, guximin dhe vepren e tij na ben krenare dhe jep shembull qe duhet ndjekur nga te gjithe shqiptaret kur vjen puna per te mbrojtur interesat e kombit dhe per te ndertuar nje Shqiperi bashkekohore! Sot rralle gjen figura te tilla! Rrofte dhe u kujtofte ne perjetesi Qemal Stafa!

            1. D
              Dini

              ...qe dhane jeten per bolsheviszmin sllav !!!!

              1. H
                HASAN ZYKO KAMBERI

                @ Dini Qe dhane jeten per pillin e motres e te gruas tende. Ata luftuan per Shqiperine, ndersa kriminele si puna jote, vajten pas 1944 dhe u bene spiune dhe terroriste te UDB-se. Kjo eshte historia e fakteve o Dini pa din e pa iman.

                1. D
                  Dena

                  Bre koperativist Hason, je gabim me qellim o fatos i partise sllavo-komuniste. Per çfar Shqiperie luftuan ata ne udheheqejn e e Duihanit, Miladinit, Rankoviçit???? O i palare, i paditur, muzhik sllav qe ke msue shqip.

            2. B
              Bilushi

              Qafok, Qemali vrau veten! Perdoren figuren è tij per propagande, me pas Nje lloj Shkurte Vata ne kohen e vet... Tjeter gje sa vlera kishte Qemali si person, ai u be idhull sepse u duhej

              1. B
                Buda

                "Bilushi"- pseudonimi i camit Ardit Bido, drejtorit injorant te AQSH, qe i ka dokumentet e spiunimit dhe te vrasjes ne fondet e Arkivit Qendror te Shtetit qe drejton dhe nuk i lexon.

              2. E
                Ervin

                Qemal Stafa dhe shumë të djem e vajza të reja të Shqipërisë së asaj kohe ishin :së pari atdhetarë të mëdhenj,ata nuk duronin dot të shihnin një atdhe të pushtuar nga çizmet fashiste dhe që lëndonte në mjerim.Se dyti ai dhe mjaft të tjerë ishin antifashiste,për ta fashizmi ishte e keqja më e madhe që duhej çrrënjosur sa më parë sepse po ju sillte gjëmën popujve.Së treti ishte një komunist idealist po njohur me zhvillimet në Itali dhe jo me bolshevizmin sovjetik apo komunizmin sllav.Kjo ishte për vizionin e kohës për Qemalin e plot të rinj si një mënyrë e formë per të plotësuar dy të parat. Sa për atë se çfarë do ndodhte pas 1945 me Shqipërinë as e dinte dhe as e imagjinonte.Të njëjta ideale ndante dhe gjyshi im që doli partizan 18 vjeç në fund të 1942.Enver Hoxha dhe Mehmet shehu me kompani vranë e përdhosin çdo ideal e ëndërr.

                1. A
                  Ara

                  Edhe nese pranohet se ti i di tani se çfar mendonin ata para 80 vitesh, ata kane qene te pa afte per te dalluar e kuptuar krimet serbe e sllave e greke kundra shqiptareve qe vazhdonin pa nderprerje. Ti i dallon? Sepse dukesh qe nuk i dallon.

                2. a
                  astrit

                  Une besoj se Qemal Stafa ishte i majte nga formimi dhe nacionalist, ai dhe shume te tjere nacionalit qe u futen te organizata balli kombetar lane shkollen ne itali dhe luftuan per atdheun. Qemali u shpall hero balliste nacionalist u shpallen tradhetar. Kete histori eneveriste kemi shpallet hero vetem ai qe i shkonte per shtat pushtetit te Enverit. Kemi nevoje per nje qasje tjeter per herojte e kombit. Mitet jane te demshme

                  1. L
                    LAVDI PER JETE DESHMOREVE.

                    Per te gjithe shtresen e pasur qe u nrgiten ne lufte kunder pushtuesit ideali i tyre ishte clirimi I vendit nga okupatori.Enveri doli ne skene mbasi iken trimat dhe me ndihmen e Jugosllaveve mori pushtetin dhe dihet se cberi dhe mbas tij arriten hajdutet dhe maskarenjte qe i ropen per se dyti pronaret gjithe shtresen e pasur dhe pasurite e vendit..Lavdi per jete te gjithe te rinjve dhe te rejave qe dhane jeten per te miren e vendit.Mos ngaterroni kurre Luften me Enverin qe nuk ka zbrazur nje pushke .

                    1. M
                      Mato Gruda

                      disa injorantë këtu, shkruajnë pa kuptuar asgjë nga idealizmi i djaloshit revolucionar Qemal Stafa! sot akti dhe vepra e tij janë katërcipërisht të pakuptueshme! sot këta injorantë, nuk mud të kuptojnë se mund të luftohet për Atdheun dhe jo për para, kurva, tendera, për pasuri të gjithfarllojshme, etj. ishte Qemali dhe disa të tjerë të rinj të pamolepsur me aromën e pisllëkut shoqëror, që renditën Shqipërinë fashiste, në anën e fitimtarëve, duke shkatërruar ëndërrat e disa fqinjëve për copëtime e gëlltitje.... e mor njerëz, Qemal Stafa me aktin është vite dritë larg mentalitetit dallkauk dhe materialist që sundon në këtë vend...nderim dhe përjetësi djaloshit 20 vjeçar, që mbeti i tillë përgjithmonë.............

                      Lini një Përgjigje