Hollandezja dhe shqiptarja e 1940-ës

29 Prill 2023, 10:14Dossier TEMA

Hollandezja dhe shqiptarja e 1940-ës

Nga Roland Qafoku

Majtas është një foto e vitit 1940 dhe vlerësohet historike për disa arsye. Është një grua hollandeze në fermën e saj. Realisht nuk mund ta shikosh këtë foto vetëm një herë. Duhet ti kthehesh e ti kthehesh për të parë shumë detaje, fillimisht për të mësuar sa shumë ka evoluar bota. Por më shumë për të kuptuar edhe se në këtë pamje ka shumë kontradikta.

Së pari, gruaja mban në trup dy kova me qumësht, një punë shumë e rëndë për një grua që tregon prapambetje, por ama këtë kjo grua e bën e hipur në biçikleë, një mjet lëvizës që tregon një shkallë sado të vogël zhvillimi. Gruaja duket me mbingarkesë, por ama pamja në fytyrën e saj është e qeshur. Mundet të jetë në rrugën e kthimit dhe kovat mund të jenë edhe bosh, megjithatë gruaja e fsheh vështirësinë që ka kaluar, apo që e pret.

Tjetër, me pënën që po bën, duhet që në trup ajo të kishte rroba të pista, të përlyera me baltën e fermës. Por jo. Rrobat e saj janë shumë të pastra sikur po bën xhiro nëpër qytet. Duket sikur i ka veshur enkas për të bërë foto. Tjetër akoma, gruaja duket si një ekuilibriste në cirk dhe e ruan këtë pa sforco. Ajo duket sikur shfrytëzon vështirësitë dhe lodhjen për tu argëtuar dhe për këtë duket e lumtur duke i shtuar akoma më shumë kontradiktat. Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia. Është afërmendsh të pyesësh ku janë burrat këtu dhe përse transportin e qumështit e bën kjo grua.

Debateve dhe pyetjeve të këtij lloji në Hollandë dikush u përgjij se burrat ishin në luftë, derisa ishte koha e L2B. Por edhe kjo tezë bie se vërtetë hollandezët bënë rezistencë, pork jo u bë krysisht nëpër qytete dhe jo nga banorët e fermave. Thjehst, emancipimi paska qenë larg edhe në atdheun e Van Gogh-ut. Dhe tani e krahasojmë me Shqipërinë. Edhe në kushte vështirësie, sa larg kemi qenë. Jo vetëm në atë kohë, por edhe sot, një grua shqiptare nuk do ta shikonim kurrë në një version të tillë. As zengjinet bejleresha, e as gratë e ngrata të familjeve të varfëra.

Fotoja në krah të djathtë është po e vitit 1940 në Vuno të Shqipërisë. Është një grua që mban një djep në shpinë dhe sigurisht po shkon për të bërë një punë tjetër. E zymtë në pamje, e vuajtur edhe në shpirt, ajo nuk tregon asnjë ndjenjë kënaqësie të jetës. Janë dy pamje që na kanë ndejkur prej shekujsh dhe që tregon sa dallime kemi patur dhe kemi mes dy shoqërive. E para është thjesht hollandezja e 1940-ës dhe e dyta shqiptarja po e 1940-ës. Larg, shumë larg Shqipërisë. Edhe kur vuan, ajo qesh.

7 Komente

  1. N
    Noci

    Ju po krahasoni nje shtet te zhvilluar ne ate kohe qe ka qene kolonialist dhe nje pjesë te te ardhurave i merrte qyl ne koloni pa te keqen se Holanda ka qene e pasur por per te luftuar nuk ka hedhur nje pushkë kunder Gjermaneve por e mira do ishte qe perveç jetes se mjere shqiptare te shohin sot vajzat tona se gjyshet e tyre kane punuar çdo pune me djep ne shpine .Erdhi Enveri dhe jua lehtesoj pak ,erdhi demokracia e perveç djepit u shtua dhuna kurse vajzat sot cigare, kafe,silikon dhe vetem modele dhe moderatore e nuk duan pune tjeter

    1. k
      kacidhja

      krahasime kot,po na tregon ate qe e dime te gjithe.

      1. G
        GjonBaba

        Potenciali i gras nga Vunoi është shumë më i madh nga ai i hollandezes Në Vuno nuk pihej droge, gezimi s'kishte nevojë për të, kurse ne Hollande po

        1. e
          emigranti

          Qafok ja ke fut kot. Fotografia ne te majte eshte thjesht nje reklame qe nuk ka te beje me " gjendjen e gezuar " te holandezes, ndersa fotografia ne te djathte tregon per nje nene shqiptare me shume te cuditur se sa te merzitur nga shkrepja e aparatit fotografik qe per ate ishte dicka e panjohur.

          1. b
            ben

            emigranti-besoj se e verteta per foton e hollandezes ka nje emer: "fotomontazh". Roland Qafoku ka permendur po vete ne kete artikull shume gjera te cuditshme qe duken ne kete fotografi, por e ka marre ate te mireqene. Ne fakt, fotomontazhet kane vite qe perdoren dhe sot kane arritur ne persosmeri. Fotoja nga Shqiperia e 1940-tes, eshte reale dhe eshte bere ne kohen e pushtimit italian. Kishte filluar rezistenca e popullit tone kunder okupatorit te huaj fashist. Kam lexuar se fundi dy libra qe flasin per te njejten ngjarje te shpetimit te infermiereve e mjekeve amerikane qe u rrezuan ne zonen e Dumrese afer Elbasanit me avjonin e tyre te transportit kur pilotet humben drejtimin qe kishin per ne Bari te Italise. Keto dy libra ("Albanian Escape"-Arratisja (nga) Shqiperia dhe "The secret resque"-Shpetimi sekret) Pamvaresisht se qellimi i ketyre librave nuk ishte qe te pershkruanin gjendjen e Shqiperise ne ate kohe, perseri flitet qarte per episode ku tregohen mungesat e ushqimeve me elementare, si dhe autoret flasin me admirim per mikpritjen e shqiptareve kudo ku ata shkelen, te cilet ndane edhe kafshaten e fundit me amerikanet.

          2. l
            labi

            Dy fjale si informacion per hajdarin Qafoku,kur ne Shqiperi grate luftonin krah burrave e mbas luftes votonin si burrat ketu ne Zvicer rreth viteve 80 ishte nje kanton i fundit qe dha te drejten grave te votonin.

            1. s
              shqip

              Komenti juaj ka vlera shume te medha dhe verteton se shqiptaret nuk kane qene kurre te prapambetur karshi pjeses tjeter te botes. Qe ne lashtesi, kemi patur gra te mencura qe kane udhehequr vendin sic ka qene Mbreteresha Teuta. Edhe me vone, grate shqiptare u kane qendruar ne krah burrave te tyre dhe kane luftuar per lirine e vendit. Nora e maleve e Shota Galica jane shembujt me te spikatura te heroinave shqiptare ne periudha te ndryshme te historise sone te mevonshme.

            Lini një Përgjigje