Nga Afrim Imaj
“Kur zhvillohej gjyqi i Beqir Ballukut dhe në Tiranë nuk e dinte kush, një ambasadë e huaj, ndiqte nga afër seancat e procesit te porta e 313-ës” Dëshmia e rrallë e Lirim Gjetajt, shfaq më së shumti konturet e një misteri të pazbardhur dhe mbetet në kufijtë e një ngjarje, që nuk ka kaluar pa lënë gjurmë…! Fillimisht, ushtari nga Lezha, e ka vërejtur me shpërfillje, por kjo vetëm disa çaste. Tensioni i trupit gjykues, pas konstatimit tronditës për nxjerrjen e sekretit dhe dyshimi i krerëve të regjimit, për një lidhje të mundshme të puçistëve me agjenturat e huaja, e ka përfshirë dhe atë në vorbullën e makthit. Lirim Gjeta, kujton se, asnjëherë nuk e mori vesh cilës ambasadë i përkisnin diplomatët, që ndiqnin nga afër seancat e gjyqit të bujshëm, por mban mënd se, të gjitha lëvizjet e trupit gjykues, ndiqeshin “rrotë më rrotë” nga një makinë me targa CD.
(Vijon nga numrat e kaluar)
Fjala e fundit e Beqir Ballukut në gjyq: “Një pjatë grosh e një presh”!
“Dëshira e fundit!”. Aranit Çela dhe gjyqtarët e tjerë, nuk mund të ndaheshin me gjeneralët e dënuar, pa mësuar pengun e fundit nga goja e tyre. Ishte rasti ku Beqir Balluku dhe të tjerët, mund të flisnin hapur. Ora e tyre tashmë kishte ngecur dhe nuk bëhej fjalë për zgjidhje tjetër. Lirim Gjetaj, njëri nga dëshmitarët e këtyre çasteve dramatike, kur kërkon të kujtojë mënyrën si u sollën gjeneralët pas apelit rrëqethës, ndalon paksa, si për të sistemuar mendimet dhe humbet i tëri në vegimin e kujtimeve tronditëse.
“E rëndë, shumë e rëndë, të dëgjosh klithmën e fundit të atij që pret pushkatimin”, shprehet ushtari që ishte pjesë e trupit gjykues, në procesin e të ashtuquajturve puçistë. Sakaq, fillon të përshkruaj gjendjen e tyre, duke u munduar të riprodhojë belbëzimin e fundit të gjeneralëve fatkeq. “Po të kisha vetëm pak minuta jetë dhe do më kërkonin çfarë dëshiroja, do t’u thoshja shkurt: Të mësoj edhe diçka të re”. Ka mbetur proverbiale, përgjigja e njërit prej profetëve të shquar në zgjidhjen e dilemës tunduese, para çasteve fatale.
Po ish zëvendëskryeministri i Shqipërisë, tiransi që arriti majën më të lartë të ekzekutivit shqiptar, si reagoi?
Çfarë i kishte mbetur peng pas asaj hetuesie të tmerrshme dhe poshtërimit çnjerëzor, gjeneralit të famshëm që kishte shijuar privilegjet e ‘Bllokut’ dhe ishte përfolur aty, këtu si manjaku i kënaqësive? Ç’tha së fundi, njeriu që kishte patur burrërinë të deklaronte se, kur ndeshen dy vezë, njëra do të thyhej, dhe, ja, qe thyer veza e tij. Me çfarë brenge iku ish-partizani trim, që më së fundi i kish thirrur viteve të betejave ku kish marrë pjesë në rininë e vet dhe kish treguar ballëhapur se, ishte kundërshtar i prerë i “tezës tjetër”, pra, i “Teorisë së rrëshqitjes”, që Enver Hoxha, e kishte cilësuar si diversion kundër mbrojtjes kombëtare, inspiruar nga kinezët.
“Ato çaste u ktheva nga ai”, thotë Gjetaj. “Beqir Balluku perëndoi sytë e lodhur, duke belbëzuar diçka nëpër dhëmbë. Sytë nisën të bëheshin të qeshur paksa, aq sa mund të qeshte një njeri, i shpartalluar fizikisht dhe psikologjikisht. Pa nga ne dhe aty për aty, shqiptoi vetëm dy fjalë. “Një pjatë fasule dhe një pras, o lal”. Lirim Gjetaj, njeriu që ka dëgjuar nga afër fjalët e fundit të ish-ministrit të Mbrojtjes, e ndërpret sërish tregimin, për të vazhduar më tej me dilemat e shumta që ka përjetuar pas kësaj.
Çfarë deshi të thoshte me këtë Beqir Balluku? Kërkesë e një njeriu me mentalitete grykësi?
Sfidë e një natyre tjetër, si ajo e legjendës së krehrit para litarit? Dëshirë e njeriut të ahengjeve, për t’u kënaqur edhe një herë para vdekjes? Një goditje e tërthortë ndaj sistemit që po i merrte jetën, duke i kujtuar se, kish ardhur nga rrogozi, se kish vuajtur si populli, se ishte njeriu i tij, i fasules dhe prasit…?!
Po si rrodhi dialogu i fundit, me ish-ministrin e Mbrojtjes në sallën e gjyqit…! U kujtohet sa ditë zgjati procesi i gjeneralëve?
Me sa mbaj mënd rreth 10-12 ditë. Nisi aty nga fundi i tetorit dhe u mbyll në fillim të nëntorit. U bënë me dhjetëra seanca, u thirrën dhjetëra dëshmitarë, u hodhën prova të shumta e të gjithëllojta. Ishte diçka e lodhshme, shumë e lodhshme, sidomos për mua. Të them të drejtën, gjatë tërë kohës kam qenë si i mpirë. Fakti që nuk kuptoja mirë përmbajtjen e çështjeve dhe izolimi total që më ishte imponuar, madje edhe jashtë seancave gjyqësore, më krijuan një gjendje makthi, plot stres e sfilitje. Isha ushtar, kisha bërë betimin para flamurit, e kjo nënkuptonte zbatim rigoroz të detyrës, përndryshe, pasojat ishin të jashtëzakonshme…!
Çfarë keni parasysh kur thoni se ishit i izoluar edhe jashtë procesit gjyqësor?
Që ditën e parë kur më thirrën nga reparti i Zall-Herit dhe më komunikuan pjesëmarrjen në trupin gjykues, isha i detyruar të qëndroja larg kontaktit me njerëzit. Kjo do të thoshte se veç pranisë në sallën e gjyqit gjatë seancave, tërë kohën tjetër, duhej ta shpenzoja brenda katër mureve, të njërës prej dhomave të godinës së policisë ushtarake të Tiranës. Madje dhe aty me roje te porta.
Nuk bëhej fjalë për liridalje në qytet, për bisedime telefonike me familjen, apo për takime me miq e shokë. Deri në përfundimin e procesit, ato i kisha rreptësisht të ndaluara. Lëvizjet e detyruara për të ndjekur agjendën e seancave gjyqësore, në të gjitha rastet, ishin të kontrolluara dhe në praninë e shoqëruesve të zgjedhur. Për një të ri ky lloj regjimi ishte gati mbytës, por gjithsesi duhej përballuar, gjithnjë në emër të detyrës…!
Të gjitha seancat e procesit gjyqësor ndaj Beqir Ballukut dhe gjeneralëve të tjerë, te ‘Burgu 313’ u zhvilluan?
I gjithë procesi, nga fillimi në fund u bë aty. Gjeneralët e pandehur, vinin me pranga në duar nga qelitë e tyre që ishin vetëm pak metra larg sallës së gjyqit. Ne, pjesëtarët e trupit gjykues, prokurori dhe personeli i sigurisë, shkonim aty nga Gjykata e Lartë dhe sa mbaronte seanca e radhës, ktheheshim përsëri në zyrën e Aranit Çelës, për t’u parapërgatitur për seancën e radhës…!
A është e vërtetë që seancat gjyqësore janë zhvilluar në orët e vona të natës dhe kanë vazhduar deri në agim?
Asnjëra nga seancat e procesit, nuk është zhvilluar në orët e natës. Ato çdo ditë, fillonin në orën 8 të mëngjesit dhe vazhdonin normalisht, sipas procedurës së përcaktuar. Nuk qëlloi asnjëherë që procesi, të kalonte mbi tetë orë në ditë. Pra, zërat se gjyqi i gjeneralëve, është bërë në orët e vona të natës, nuk janë të vërtete.
Flitet se gjatë procesit ka patur debate të nxehta midis të pandehurve dhe trupit gjykues…?!
Në një farë kuptimi, i gjithë procesi ishte një debat, një ballafaqim midis dy palëve, por në përgjithësi nuk pati përplasje të nxehta siç flitet aty këtu. Gjeneralët, vinin aty pas një sfilitje të jashtëzakonshme, gjatë hetimit një vjeçar në kushtet e izolimit të plotë. Kjo binte në sy menjëherë, sidomos nga fytyrat e përvuajtura dhe pamja e venitur e vështrimit të tyre.
Po kështu edhe në aspektin psikologjik, dukeshin të shkërmoqur. Megjithatë, mënyra si dëgjonin dhe dialogonin me përfaqësuesin e akuzës dhe gjyqtarët, të linte të kuptoje se ishin të kthjellët, pavarësisht se aty këtu e humbitnin durimin dhe rrëshqisnin nga rrjedha e çështjes…!
Pra, e ruajtën vet përmbajtjen…?
Në përgjithësi, me sa më kujtohet, ata shfaqeshin të kujdesshëm në të gjitha përgjigjet dhe ndërhyrjet e tyre. Në tërë atë maratonë seancash, pati dhe momente kur ndonjëri prej tyre, humbi vetëkontrollin. Po kjo, vetëm për një çast, sidomos kur bëhej fjalë për ndonjë akuzë të rëndë, siç ishte ajo për grushtin e shtetit dhe eliminimin e Enverit…!
Çfarë keni parasysh kur thoni që gjeneralët patën raste që e humbën vetëkontrollin gjatë procesit?
Të tilla ka pasur vetëm pak, disa episode sporadike që aty ndizeshin e aty shuheshin. Ndër to, më kujtohet një përplasje e kryetarit të trupit gjykues, me Beqir Ballukun. Ishte një argument i akuzës, që bënte fjalë për grushtin e shtetit që do bënin gjeneralët. Aranit Çela, i nxehur nga qëndrimi mohues i ish-ministrit të Mbrojtjes, i’u kthye hakërrues: “Kot mundohesh të dredhosh Beqir Balluku. Partia dhe shoku Enver, ta dogjën planin në xhep dhe të sollën këtu si puçist. E di ç’të pret apo jo”?!.
Si reagoi Beqir Balluku?
“Unë nuk bëra plan, nuk kisha pse ta bëja…”! u përgjigj aty për aty Beqiri, por Aranit ja zuri fjalën në grykë: “Deshe t’i bije murit me kokë, po harrove se do thyeje qafën”. “Ç’është ky mur, po qafa e thyer, ç’hyjnë këto këtu?”, plotësoi Beqir Balluku i revoltuar. “Hyjnë, si jo, hyjnë”! shtoi me ironi Araniti. “Muri, nuk është si veza që thyhet kollaj, shoku kryetar” “Pa hë Beqir, na i shkoqit pak këtë punën e vezëve ti”? Sakaq Beqir Balluku, u ngrit prape në këmbë dhe me një ton të qetë, ja ktheu shtruar. “Sa për vezët po, ato thyhen. Thyhen kur përplasen me njëra tjetrën. Po jo të gjitha. Më të fortat durojnë. Kështu, apo jo?! Kjo ndodhi dhe me vezën time?! U përplas me të Enverit dhe u thye. Patjetër që kështu do të ndodhte, se ndryshe…”! Këtu durimi i Aranitit, nuk mund të përmbahej. Mbaj mend që, përplasi grushtin në tavolinë, duke ju kërcënuar ashpër, urdhëroi mbylljen e seancës, me një zë luftarak.
Mos ndoshta e ngatërroni këtë episod, pasi është folur se, reagimin me historinë e vezëve në sallën e gjyqit, e ka bërë Hito Çakua…?!
Nuk bëhet fjalë ta ngatërroj, sepse ky ishte një nga momentet më tronditëse, jo vetëm për mua, që isha më i riu ndër gjyqtarët, por edhe për të tjerët. Si sot e kam parasysh Beqir Ballukun në këtë reagim të papritur. Po, po, e kam fiksuar mirë. Ai u çua dhe aty për aty, ja dha si me breshëri “I thoni Enverit se, dy vezë që përplasen, njëra do të thyhet. Veza ime ishte më e dobët dhe kuptohet fati i saj”. Për herë të parë në atë proces, emri i Enverit u përmend jashtë etikës zyrtare dhe në një qasje disi shpërfillëse. Po siç e thashë, Araniti, nuk e la t’i rrëshqiste situata nga dora dhe e mbylli seancën menjëherë…!
Po gjeneralët e tjerë, si reaguan përball akuzës?
Petrit Dumja, fund e krye qëndroi në pozita pohuese, lidhur me gabimet e artikuluara nga akuza dhe dëshmitarët e shumtë, por në të gjitha rastet, e mbyllte ligjëratën e tij me refrenin “pa dashje” “pa qëllim”. Pak a shumë, me të tillë profil shfaqej dhe Rahman Perllaku, i cili dukej më i lënduar nga pasojat që e prisnin. Ndërsa Hito Çako, herë pas here rebelohej dhe mundohej t’i kundërshtonte akuzat e shumta. Të paktën kështu më janë fiksuar mua. Kanë kaluar 30 vite dhe kuptohet, nuk ka si t’i mbaj mënd të gjitha detajet…!
Çfarë u kujtohet nga mbledhja e trupit gjykues për të marrë vendimin, kush e drejtoi dhe a kishte zyrtarë të tjerë në të?
Ky moment, në mos gaboj, erdhi diku aty nga dita e dhjetë. Pikërisht kur kishin mbaruar të gjitha procedurat zyrtare, Aranit Çela, u çua në këmbë dhe komandoi tërheqjen e trupit gjykues, për të marrë vendimin. Një moment, mendova se do futeshim në ndonjë zyrë, e do diskutonim gjatë, por çuditërisht, Araniti, sa dolëm në korridor, u vendos në një kënd të tij dhe hapi një dosje të verdhë që mbante në dorë. “Ja dhe kjo punë kaq e pati”, tha aty për aty dhe lexoi vendimin e parapërgatitur, për dënimin e gjeneralëve. “Besoj se e kemi të qartë”, – tha në fund dhe si pa që nuk kishte ndonjë mendim të kundërt, na ftoi të futeshim në sallë. Aty ishin vetëm të pandehurit, të cilët sa u hap dera, u çuan në këmbë si me komande.
Aranit Çela, si zuri vend, rihapi dhe një herë dosjen e verdhë dhe komunikoi me një ton solemn: Vendim i Gjykatës së Lartë i Republikës Popullore Socialiste…! Sot më….Beqir Balluku dënohet me vdekje (pushkatim)… Petrit Dume me vdekje (pushkatim)… Hito Çako me vdekje (pushkatim)…! I gjithë ky kumtim i tij, nuk zgjati më shumë se pesë minuta. Pastaj, sallën e pushtoi një heshtje varri. Ishin momente të tmerrshme. Për një çast, hodha sytë nga tre gjeneralët e sapo dënuar me vdekje. Fytyrat e tyre ishin zbehur tërësisht dhe dukeshin në kllapi të plotë.
Sakaq Aranit Çela, i ulur siç ishte, mbylli dosjen që kishte mbi tavolinë dhe ja zgjati sekretares, duke shqiptuar diçka si nëpër dhëmbë. Kur konstatoi që nuk e morën vesh çfarë tha, shpjegoi se e kërkonte procedura që, të pandehurit, të shpreheshin për dëshirën e fundit. Ky me sa dukej do të ishte dhe kontakti i fundit me ta. Të parit ju drejtua Beqir Ballukut. Beqiri perëndoi sytë e lodhur dhe qeshi pa vetëdije, aq sa mund të qeshte një njeri i shpartalluar fizikisht, moralisht e psikologjikisht. Unë, çfarë desha unë, shtoi aty për aty dhe si ndenji disa çaste i menduar tha se; donte një pjatë me grosh me një presh.
Cinizmi i Enver Hoxhës në Kuvend: “Si thoni, ta pushkatojmë Beqirin?!
“Hë mo, si thoni, ta pushkatojmë Beqir Ballukun”?! Gjashtë muaj pas ekzekutimit të Beqir Ballukut dhe gjeneralëve të tjerë, Enver Hoxha, kërkon me cinizëm miratimin e deputetëve të Kuvendit Popullor për pushkatimin e tyre(!) Dokumenti me këtë ndërhyrje të çuditshme, mban datën 6 maj 1976. Dosja me vulën e parlamentit komunist, ka në faqen e parë rendin e ditës së mbledhjes, ku si pikë e pare, parashikohet shqyrtimi i letrës së Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Çakos, për t’u falur jetën. Ishte ky një ritual i rëndomte sipas të cilit, të dënuarit me vdekje, mund të përfitonin nga “zemërgjerësia” e kreut të shtetit komunist, i cili formalisht, vendimin e tij do ta noterizonte në organin më të larte legjislativ të vendit.
Në rastin e gjeneralëve fatkeq, të dënuar nga Gjykata e Lartë me vendim të formës së prerë me vdekje (pushkatim), në fillimin e nëntorit ‘75, kërkesa ishte depozituar brenda afateve te kabineti i Haxhi Lleshit dhe Enver Hoxhës, por i qëlloi fati i keq, me shqyrtimin pas gjashtë muajsh, ndërkohë që ata kishin ndërruar jetë! Patjetër që Enver Hoxha, e dinte çfarë kishte ndodhur me gjeneralët e kryqëzuar, madje në dhjetëra tubime politike, e kishte trumbetuar me të madhe: “vrimën e miut ku i futi Partia puçistët e rrezikshëm”, por “lojën” me ta, nuk mund ta mbyllte pa përçmuar fundin e viktimave të tij.
Pikërisht në çeljen e mbledhjes së Kuvendit të datës 6 maj 1976, Enver Hoxha, me pamje solemne, u çuan nga vendi dhe me një letër në dorë, u drejtua nga salla: “Kam këtu kërkesën e Beqir Ballukut dhe puçistëve të tjerë për tu falur jetën. Si thoni ju, t’i pushkatojmë apo jo”? Sakaq, sallën e pushtoi heshtja. Të gjithë mbetën të befasuar. Çfarë kërkonte kreu i tyre, tani që gjeneralët kishin shkuar në botën tjetër? Mos vallë lajmi për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, kishte qenë një farsë? Çdokush prej tyre, dinte dhe rrethanat në të cilat ishte bërë ekzekutimi i tyre.
Sidoqoftë, Enveri nuk mund t’u kërkonte kot miratimin e tyre. “Hë mo si thoni, ta pushkatojmë Beqir Ballukun?”, u drejtua ai përsëri nga salla. “Shoku Enver, shoku Enver…gjeneralët më duket se janë pushkatuar. Partia na ka informuar se, vendimi i gjyqit është ekzekutuar”! Më në fund dikush nga deputetët, mori guximin dhe u çua për të korrigjuar lapsusin e tij. Sakaq, Enver Hoxha me vështrim të menduar, shtoi: “Pra, pika e parë e rendit të ditës qenka ezauruar. Kalojmë në pikën e dytë”! Si tha këto, u ul qetësisht dhe ja dha fjalën drejtuesit të seancës. Komedia e turpshme, i përket seancës së parlamentit komunist të datës 6 maj 1976.
Apo shpirteMuteve qe jetojne e lumturohen pas Fatkeqsise te tjerve .Ptuuuuuh rrac e ndyre kriminlesh .Nuk jane rastesi kto lloj shkrimesh ,por ajo qe jua gezon kur tjetri shkaterrohet .Ky eshte mentaliteti qe vazhdon ala sot ne Shqiperi ,prandaj Kriminelet e degjenrua 32-vjet kte vend dhe akoma jane ne krye te Bandave Parti edhe pasi ju kan vrare poshteruar vjedhur gjithcka e shkaterruar ,sepse keshtu jetojn bastradet me gjak Krimineli .Plehra qe zbaviteni me fatkeqsite e te tjerve .Dhe sikur mos te mjaftonin krimet e fatkeqsite qe i ka sjell salih berisha ,kto 3-vjet ktij populli , kerceni dhe hapni Arkiven te kaluaren duke cjerre Plagen e Familjareve te Viktimave perseri sot , madje rregulkishte her pas here ,qe ata mos te ndjejne qetesi . Kafshe Primitive
Kurse kjo Ballukja thithlopa bythmadhe e dhjamosur do kerkoje gjize e tylyn me buke misri te thekme kur ra fusin ne kaush di gjyshin. Primitive oriental dallkauk anadollak. Nuk mund te jesh europian me emrin Beqir,Mehmet ,Kadri eshte rrenjosur nr ADN ose ne gjak orientalizmi aziatik.Kur duan te hiqen si europiane fallcojne dhe e kane kompleks
Problemi eshte se ata nuk e konsideruan veten myslimane por praktikues komuniste= kriminele, pa zot, pa din, pa iman, hajdute pasurish, vrases te bashkeqytetareve te tyre,mosperfilles .Femijet e tyre jane ata qe keni ne koke , a jeni te kenaqur pas gati 80 vitesh? Ftyra jote s'mundet te sulmoje islamin me emrat e ketyre, pasi keta ju dolen nga shalet nenave te veta qe te behen kokrrat e shkerdhatave sic jeni edhe sot. Mos ke merak pasi ju plotesuan te gjithe deshirat ju erdhi hakmarrja e ALLAHUT atyre qe genjyen njerezit se do te hanin "me luge floriri".. Ska me keq se Kur harron te shkuaren se te le prapa e tashmja, dhe mesimi se ne si popull nuk zeme mend. Termete mund te bien prape , per hir te veseve tona si popull, por mos i ngre syte siper. Ah harrova Belinda e ka nonen ortodokse..
Çka të bëjë kjo me fenë nuk e kuptoj por nejse. VK.
Degjo E.v, shqiptaret kane qene te mashtruar e te merkembur ne te gjitha epokat, si ne kohen e turkut, ashtu edhe gjate mbreterimit te bejlereve e agallareve me ne krye zogun e kurves, po ashtu edhe me Dull diktatorin, vazhdoj tallja e bythes me sigurimsat hajdute e kriminele qe formuan PD-ne pas 90' duke mashtruar popullin se po i sillnin demokracine e vazhdon akoma sot me piktorin megalloman e hajd ...
...ky ushtari i Himajt eshte si puna e atij "oficerit" qe terhoqi per hunde sigurimin e shtetit...pika Meros e Carlos se bolinos qe duan te "diskreditojne" sigurimin e shtetit me cicerimat e tyre. Toni Blair ia ka futur kot qe "ne deshtuam me sigurimin e shtetit".
Shqiptarë çnjerëzorë.Dje diktatorë pseudo-komunistë.Sot kriminelë super-korruptuar dhe mafjozë.Ka edhe ca nga ata që dje spiunë degjenerata sekretar partie,sot të korruptuar non grata të demaskuar universalë.Dmth dopio kriminelë.Èshtë geni gjenetik i degraduar.
Pra ky Beqo Balluku ishte Armik e Tradhetar e Spiun i REVIZIONISTEVE apo ishte Enveri Bythce qe shihte enderra horror ne diell...qe ta sqarojme edhe shoqke Balluken e qeverise, de!
as njera e as tjetra, me pak fjale gjeneralet ne ato vitet e fundit ishin bere me te pavarur nga partia, nepermjet disa organizimeve qe i kishin bere struktures se ushtrise, ishin bere te fuqishem dhe shume te lidhur midis tyre, benin festa, darka e drekra te organizuara nga strukturat e ushtrise por vetem midis tyre, pa pranine e organeve te partise apo perfaqesuesve te saj. Sigurisht qe midis partise e gjeneraleve kishte edhe mendime te dryshme persa i perket ceshtjeve strategjike te mbrojtjes kombetare. Une personalisht mendoj qe sebep u be pavaresia e tyre nga organet e partise por edhe pushteti i tyre perhere ne rritje, keto 2 elemente ndoshta jane pare si nje rrezik real ndaj ekuilibreve te shtetit, por ne nje diktature ku predikohej plotfuqia e Ppsh-se, ishte utopi fuqizimi i pushtetit te gjeneraleve, ja pra pse u eliminuan ata, gati te gjithe pa perjashtim. Ne fakt pas eliminimit te tyre u hoqen gradat ne ushtri dhe u reformua numeklatura, me i fuqishmi ne cdo strukture ushtarake u be sekretari i partise!
Putino, e per kete "pavaresi" qe paskan patur ata ushtaraket u damkosen si Armiq, u pushkatuan si tradhetare dhe u varrosen si qener qe nuk u dihet as varri? Jo mor jo, se nuk mbeti komandant a komisar i mbetur gjalle nga lufta qe me pas nuk mori denime e pushkatime e kjo ka vetem nje arsye- se Komunizmi i Enverit hengri bijte e vet deri kur edhe ate 27-vjet kryeminister e shpalli Poliagjent te 7 agjenturave pasi e varros-zhvarrosi nja 3 here deri kur ja humbi varrin fare.
Ylli, cfare mund te presesh nga nje diktature qe vetequhet me krenari "diktatura e proletariatit"? Asnjeri nga ata te cilet kishin punuar per ate diktature (por edhe per kultin e komandantit) qe me pas u eliminuan, nuk e kishte shkuar nepermend ndonjehere se diktatura mund t'i hante edhe ata?
Ne pergjithesi gjykimi eshte i drejte, keta Gjenerale te Ushtrise filluan te shkeputeshin nga masat, kishin axhende personale, me gjueti, me abuzime, me darka te shfrenuara. Kudo piqej mishi ne hell, , keta kishin krijuar te besuarit e tyre neper rrethe, shkonin atje, hanin e pinin si derra. Kishin pyjet e tyre ku gjuanin derra, thelleza. Si kudo, xhelozia i hengri koken. Sa per heqjen e gradave, e ke gabim, gradat ishin hequr 7 vjet me pare se te gjykoheshin Gjeneralet.
Ke te drejte o Pile Loqja, po te haje mish te pjekur ishe armik i Partise e i Popudhit se i beje hije Enver Boles.
Ky ështe pra Enver Terroristi... Kush i talle dhe i demtone, kufomat dhe viktimat e tyre? Njerzit më të lig të planeti, terrorista, komunista dhe hajdute, kët gjë bër edhe ilir Meta, me viktimat e 21 janarit, duke i quajtur koke pa lare, viktimat e tyre.... Enver Hoxha terrorist, dhe sistemi i ti vertet Ka pase qëne groshe dhe presh. Por të njëjtin sistem kemi edhe sot pak a shume nga klyshet e ti, Sali Gerdeci, ilir spiun hajduti, dhe Ed Ram turk hajdut Erdogani edhe këta horra e kane bër Shqiprine groshe e presh si shoku Enver..
Ktu me kët rast është mundësia që Enveri të marrë një dënim Publik
Komedi 6 maji 1976?! Kush eshte ky idiot qe e quan komedi?! Ai eshte vazhdimi i tragjedisë o pras! Enveri ia kujtoi atyre ne sallë se kushedi kishin harruar dhe iu genjente mendja se ia kishin hedhur pas goditjeve te medha te grupeve ne Ekonomi, Ushtri dhe Kulture.
Edhe Jaro leshi mustaqemuti te njejten kerkese kish para se te shkonte ne Boten tjeter .....nje pjate grosh dhe ....nje presh ......
Edhe Jaro leshi mustaqemuti te njejten kerkese kish para se te shkonte ne Boten tjeter .....nje pjate grosh dhe ....nje presh ......
...dhe ky loqja hime himaj, na e nxori ushtarin hero, nuk dihet puna e ushtarit ne krah te Aranit Celes...cudira. Pir himj, dihet, ka qene spiun dhe do te mbrohet duke share, si Saliu e Metaj, kogen ne dhe per te cilen punuan e shkelqyen. Te kishe gjetur te tjere "antikomuniste" o Mero, ko keta tipa si puna e himeve qe mbeten, dhe u jepet derrave ose gomereve per tagji. Nuk zene vend sharjet e tyre...
O ti që ke shkruar se këtë ushtarin e ndiqte një makinë me targa CD dhe ky se mori vesh kurrë, nuk ka mundësi të jetë e vërtetë. Janë dy mundësi, ose sigurimi i shtetit i ndiqte këta vetë me makinë, por me targa CD, ose ky gënjen, sepse të gjitha makinat të çdo lloji të Trupit Dipllomatik, gjithmonë ndiqeshin nga makina të sigurimit të shtetit. Pra ishte e pa mundur që këta ti ndiqte një makinë me targa CD sepse këto makina kishin nga mbrapa një makinë të sigurimit të shtetit.
"Laver Hoxha" ishte nje Hijen qe hante edhe Klyshet e tije.. 1-Ne gjithe Qeverisjen e tije Enver Hoxha, ndoqi gjithcka qe kishte bere Stalin..edhe ai Vrau te gjithe Gjeneralet me Shkolle te Vjeter Cariste me 1935-en...dhe Gjeneralin e Luftes se dyte Boterore Teodor Zhukov e mbajti nen Kontroll se mos i Bente ndonje Grushte Shteti... 2-Edhe Kadri Hazbiun .Enver Hoxha e kishte ne Listen e Likujdimit se Ai ishte Shefi i Agjentures Shqipetare dhe si i tille Ai kishte bere Punet e Pista per Llogari te Qeverisjes se Enverit, sikur se beri Hurshovi me Laurent Beria e KGB-s Sovjetike.. 3-Rrjedhja e Informacjonit se Nje "Ambasade" e dinte se nje Gjyqe Behej Tregonte se AGJENTURAT e Huaja NE sHQIPERI sado e Izoluar qe ishte prape se prape kishin Agjentet e tyre edhe ne Institucjone Shteterore ,Ushtri apo Sigurimin e Shtetit..(Ka shume mudesi te kete qene Makine e Ambasades Jugosllave) 4-Enver Hoxha kur vrau Kunatin e tije Bahri Omari, qe e kishte mabjtur me Buke dhe Strehe, do te Falte Beqir Ballukun???Beqirin e Shkrete e Denoj vetem se kishte FRIKE NGA NDONJE Grushte Shteti..lol
Kur degjon per historine e gjyqeve te Enverit kunder shokeve te tij eshte per te ardhur keq! E dhimbshme! Dhe qesharake akuzat e Enverit, dhe trupit gjykues! Aranit Cela vampir! Lere pastaj sa qesharake ishte mbeshtetja "revolucionare" e byroisteve te rinje Hekuranit, Palit Lenkes MuRRAJ ECT.... iso iso
O komentues, Kadriu kishte ne dore vetem ruajtjen e rendit brenda vendit. Trupi diplomatie ishte qark i mbyllur dhe varej direct nga Nexhmia. Dhe armiqte i zbulonte gjithmonë Partia me sigurimin jasheligjor të Enverit Ai regjim mos ardhte kurrë se pak ndryshonte nga ai i Pol Potit. Por arritjet e Shqiperise ishin epokale krahasuar me vetveten, dhe ishin vepër e atyre që luftuan e ndertuan bashkë me të perndjekurit të réhabilitation gradualisht. E gjitha rendoi mbi popullin që hëngri bukë e ujë. Gjithcka u shkaterrua nga pasuesit e Enverit: Berisha, Meta, banda e cekut e të tjerë. Shkaterrim që në fakt kishte filluar me asgjesimin e gjeneraleve, kokave në ekonomi, në nafte etj Mos pergjitheso: sénilité hakun, djalli fshihet mes imtesive
Nje rast tipik per mar veshe se cfare kolere ishte regjimi hoxhist,mjafton nje gllenke per te kuptuar veren ne fuci,edhe rasti i ketij ushtari injorant qe behet gjyqetar,konkluzionin nxireni vete. Por ai edhe injorant,por sot i djallezuar,thote se nje makine me targa diplomatike po na ndiqte,kjo sipas tij do thote se gjeneralet ishin lidhje te sherbimeve te huaja,hahahah nje fantazi qe edhe sot ushqene mendjen e dhjere te shqiptareve. Prandaj vajten punet corap,ja nga ushtare qe i perdornin si pushke e mbushur vetem per te firmosur,po kjo vetem kaq. Injoranca nuk pati kurre shfrenim me Shqiperi,i njejti fenomen u shfaqe edhe mbas 90,uzurpatoret e rrinje qe hodhen rrenje ne popull,qe u vete shpallen demokrate,basarduan shtetin me injorane e pizaveng,vetem e vetem per te vjedhur e shkateruar. Drejtor e nenpunes pa rasim militante me rrenje komuniste etj,etj.Nuk po e e vazhdoj me tutje se me vjene per te vjelle.
Gjenerale u vendosen kunder njeri tjetri nga udb jugosllave per to perhapnin thashetheme dizinformonin debris u be problem shteteror.dizinformacioni coj ne mungese besimi dhe filluan te luftojne njeri tjetrin der ne trajtimin e ceshtjes si tradheti
Babai yne ishte njelloj si ata
Krimineli ai vagabondi i “Sokakut të të marëve”të Gjirokastrës kish kohë që kish lajthitur.S’është e vërtetë që interpretimi në seancën e kuvëndit ai ju kërkonte deputetëve 6-të muaj. pas pushkatimit,”si thoni,t’a pushkatojmë Beqirin…..? E vërteta është se ai kish rrjedhur dhe kish aluçinacjone e çregullime psiqike,ashtu si gjithë kriminelët që i ze ghaku i viktimave. Po ashtu pas një farë kohe që Baqiri ish pushkatuar, në një mbledhje në selinë e komitetit qëndror të PPSh-së ,Enveri kish mbajtur një fjalim dhe midis diskutuesve u ngrit dhe Hamit Beqja.sa kish nisur diskutimin Hamiti,indërhyn Enveri :Dëgjo ti Beqir…S’jam Beqiri ,jam Hamiti,u përgjigj me zë të mekur Hamit Beqja.Ulu!Beqir të them!… Ishin çoroditje mendore rë diktatorit kriminel.I fanepseshin viktimat dhe s’dinte ç’thoshte.
Krimineli ai vagabondi i “Sokakut të të marëve”të Gjirokastrës kish kohë që kish lajthitur.S’është e vërtetë që interpretimi në seancën e kuvëndit ai ju kërkonte deputetëve 6-të muaj. pas pushkatimit,”si thoni,t’a pushkatojmë Beqirin…..? E vërteta është se ai kish rrjedhur dhe kish aluçinacjone e çregullime psiqike,ashtu si gjithë kriminelët që i ze ghaku i viktimave. Po ashtu pas një farë kohe që Baqiri ish pushkatuar, në një mbledhje në selinë e komitetit qëndror të PPSh-së ,Enveri kish mbajtur një fjalim dhe midis diskutuesve u ngrit dhe Hamit Beqja.sa kish nisur diskutimin Hamiti,indërhyn Enveri :Dëgjo ti Beqir…S’jam Beqiri ,jam Hamiti,u përgjigj me zë të mekur Hamit Beqja.Ulu!Beqir të them!… Ishin çoroditje mendore të diktatorit kriminel.I fanepseshin viktimat dhe s’dinte ç’thoshte.
Dushk per gogla shkoi kjo pune. Mos na i kujtoni te vjetrat, se na tmerrojne te rejat. Fani Bufi