Jozef Stalini u zhvarros në vitin 1961, pak pasi kishte nisur reforma e destalinizimit. Ndërsa monumentet e tij u hoqën nga hapësirat publike, emri u fshi nga institucionet, edhe trupi u zhvendos nga mauzoleu, ku kishte qënduar shtatë vjet përkrah Leninit.
Trupi i balsamosur i Stalinit u rivarros më 31 tetor 1961 nën murin e Kremlinit në Moskë.
Ceremonia nuk kishte asnjë pompozitet, pasi vendimi u mor shpejt e shpejt (brenda ditës), për t’u justifikuar më pas si “kërkesë e punëtorëve”. Në mëngjesin e së njëjtës ditë, u hap një gropë në tokën pranë murit të Kremlinit, e cila iu shmang syrit të kalimtarëve duke u mbuluar me kompensatë.
Trupi i Stalinit u zhvarros gjatë natës (nga frika se mund të kishte trazira). Fillimisht, ai u dërgua në laboratorin e mauzoleut dhe më pas u nxor nga ndërtesa. 30 oficerë dhe personeli ushtarak më besnik (dhe i heshtur) i KGB-së morën pjesë në operacionin e rivarrimit. Të afërmit e Stalinit nuk u ftuan në ceremoni.
“Ai nuk u mbajt [arkivoli me trupin] horizontalisht, por në një kënd 45 gradë. Dukej se ishte gati të hapte sytë dhe t'u thoshte: "Çfarë po më bëni, bastardë?", citohet nga RBH Aleksandër Shelepin, një nga ish-krerët e KGB-së.
Stalinit iu hoqën të gjitha medaljet dhe vlerësimet, madje edhe butonat e artë dhe spaletat. Trupi i tij u fut në një arkivol druri, kapaku u fiksua me gozhdë dhe varri u mbulua me një pllakë betoni. Stalini është i vetmi udhëheqës që u varros në murin e Kremlinit pa shërbim përkujtimor, pa orkestër dhe pa të shtëna.
Për më tepër, varrimi i tij i dytë përkoi me Hallouinin. Thjesht një rastësi. Por më e rëndësishme se kjo koincidencë ishte fakti se rivarrimi u bë në një moment të zhurmshëm për Bashkimin Sovjetik: testimi i Car Bombës. Një ditë para rivarrimit të Stalinit, bomba më e madhe bërthamore e krijuar ndonjëherë ishte testuar në arkipelagun Novaya Zemlya.
Të nesërmen, titujt e gazetave iu kushtuan testimit të saj dhe rivarrosja e Stalinit kaloi pothuajse pa u vënë re fare.
Mirë ja paskan bërë qenit. Vrau e persekutojë mijëra njerëz. Në djall qoftë.
O Legen ! Por Shqiptaret i ka ndihmuar Stalini , duke na dhene mililarda dollare ndihma falas fare . Na dha fabrika, uzina, hidrocetrale, kombinate, rafineri nafte , arme moderne ne tanke topa, raketa, anije luftarake, plus na dha mijera Bursa per te rinjte te studjonin ne Universitet Ruse , na ndihmoi me specialiste ruse, inxhinjere, profesore, balerine, artiste kinematografije, ushtarake etj, per te ngritur ne Shqiperi infrastrukturen e nevojeshme ne Kinema, teatro, balet, universitet, ushtri , gjeoollogji, miniera , mekanike, etj etj Dhe te gjitha keto ndihma gjigande na i dha falas fare . Ne nuk paguam asnje qndarke .
Mosmirenjohja eshte karakteritike e jona si komne
Raimond keta duan daj samin qe te jep nji dhe te merr 10 Ne jemi mosmirnjohesit me te medhenj prandaj jemi te destinuar te vuajm
Realist lerija vlersimet popullit rus,se ai e di cfare ka hequr.
Ja shiko ne nuk paguam asnje qindarke ! thote Raimond mamria ..... paguam edhe paguam teper shume , e shume shtrejte per demet qe i shkaktoi vendit tone djadhi Enver ne saje te idoologjise Stalinjane , ( duhet theksuar ky halja Enver ja pati kaluar edhe vete mesuesit te tij shpirterore ) kush ishtin pra ato dy te keqia mes shume te tjerash pothuajse te pariparueshme .. 1 zhdukja e prones se shejte private , e dyta edhe ma e keqe formimi i njeriut te ri i çshkolluar e i sakatuar me kuptimin e plote te fjales
O Kar mos fol se je debil.Ha persheshin qe ke para se nuk ke mend per me shume.
Ti hyfte gruas edhe vajzave te tua tru pjerdhur ......
Ha ha ha ha je shume karrrrr!
stalini ish si ish ,kriminel as qe diskutohet...por letra e tij ne 48 te shpetoi nga aneksimi i jugosllavise.do ishe republika e 7.here e pare qe jam dakort me raimond vlonjatin.edhe bursa studimi edhe ndertime ne mbare vendin.te themi qe per shqiperine ne ate kohe ishte si musolini i viteve 30 qe ndertoi tiranen dhe rruget e shqiperise.po qe ishte qen bir qeni kjo s diskutohet.