“Është fëmija i një përbindëshi, do jetë djall si i ati”- Biseda e nënës me vajzën e vdekur dhe fundi tragjik: S’duroi dot turpin të lindte foshnjën e hetuesit kriminel

10 Prill 2023, 11:10Dossier TEMA

“Është fëmija i një përbindëshi, do

Robert Krasta, e kishte bërë zakon që në çdo përvjetor të prindërve, të shkonte në varreza dhe të vendoste një tufë me lule, mbi varrin e tyre. Vështronte fotografinë e stamposur në porcelan dhe fillonte bisedën me ta. Këtë zakon, kishte kohë që e kishte bërë. Biseda sikur i qetësonte shpirtin. U tregonte për gjithçka kishte ndodhur në familje. Ndonjëherë, kur gjente vështirësi në ndonjë gjë, u kërkonte ndihmë atyre dhe i dukej sikur ata i përgjigjeshin. Ndoshta kjo, mund të ishte ndonjë hamendje e tij, megjithatë ai e besonte.

Nga Reshat Kripa

Viti i ri filloi me probleme të rënda për familjen Canaj. Agroni, vazhdonte të qëndronte në birucat e Degës së Punëve të Brendshme. Ndërsa Lumtos, vdekja e vajzës i kishte shkaktuar një traumë të rëndë. Por sikur të mos mjaftonte kjo, një çështje tjetër i kishte dalë përpara. Kish kaluar më tepër se një muaj dhe asaj, nuk po i vinin menstruacionet. E tmerronte mendimi se mund të kishte mbetur shtatzënë. Gjithë natën pothuajse e kalonte pa gjumë.

Rrinte dhe mendonte fatin e saj të zi. Si do t’u dilte para syve shoqeve dhe në mënyrë të veçantë Agronit, në rast se një gjë e tillë do të ishte e vërtetë? Çfarë t’u thoshte? T’i tregonte të vërtetën? Kjo ishte e pamundur. Atëherë ta hiqte me ndihmën e ndonjë mamie plakë? Kush e siguronte se një gjë e tillë, nuk do të merrej vesh? Ndoshta plaka mund të mos e mbante të fshehtë një gjë të tillë?! Vaji e mbulonte dhe qante e qante pa zë, me orë të tëra.

– Vazhdoj të eci. Vazhdoj të jetoj. Deri kur? Nuk e di, –Përsëriste vazhdimisht me veten e saj. – A ja vlen? Përsëri nuk e di. Rida, ka një muaj që ka fluturuar. Në ç’qiell ndodhet vallë? Me siguri shumë larg. E rrethuar nga engjëjt. Apo ndoshta nga kentaurët që e degdisën kaq larg. Rida, më thuaj ku je? Nëna po të pret. Më ka pikur malli, moj bijë. S’kam kujt t’ia qajë hallin. Ah, sikur të kisha pranë Gonin! Do e ndanim dhimbjen së bashku.

Nëna jote ka dhe një hall tjetër më të madh, moj bijë. Më dridhet i gjithë trupi kur e kujtoj. Më duket se pres një fëmijë. Por ai nuk është as vëllai dhe as motra e jote. Ai është fëmija e një përbindëshi. Me siguri edhe ai do të jetë një djall, ashtu si i ati. Kurse ti, ishe një engjëll. A mundem unë të kem një engjëll si ti dhe një djall si ai?

Nënë Gjyla, e shikonte me shqetësim gjendjen e nuses. Edhe ajo kishte shqetësimin e të birit dhe të mbesës, por e kishte të qartë se, në këtë situate, duhej të tregoheshin të fortë. Nuk duhej ta lëshonin veten. E gjora plakë nuk e dinte të vërtetën që kishte ndodhur.

– Nuse, mblidhe mendjen! – i tha një ditë. – Përse vjen rrotull dhe pëshpërit me veten tënde? Përse e ke lëshuar veten?

– Jam nënë dhe më dhemb zemra për time bijë. Përveç kësaj edhe Agronin e kam në burg dhe nuk e di në se, do dalë ndonjë ditë. Për këto qaj dhe vajtoj

– Po unë mos nuk jam nënë? Edhe unë kam humbur burrin në moshën tënde dhe tani nuk e di nëse, do ta shoh më tim bir, se jam plakë dhe nuk e di se deri kur do të jetoj. Po Irida, a nuk ishte mbesa e ime, mjalti i mjaltit tim?

E doja më tepër se vajzën time, po të më kishte falur Zoti një vajzë. Por e mbaj veten. Fatkeqësitë më kanë mësuar të jem e fortë. Kështu duhet të bëhesh dhe ti. Mos u bëj qejfin atyre që nuk na duan.

Fjalët e saj sikur e qetësonin disi zemrën e Lumtos. Ngrihej, kryente punët e shtëpisë dhe lexonte ndonjë libër. Në ato çaste sikur e harronte gjendjen. Por kjo nuk vazhdonte gjatë. Tragjedia kishte ndodhur. Irida kishte vdekur. Në familje kishin mbetur vetëm dy qyqare të vetmuara, të ndara nga pjesa tjetër e botës. Njerëzit që u vinin për ngushëllim, sa vinte dhe pakësoheshin. Erdhi një ditë që edhe ata mbaruan dhe mbetën vetëm ato të dyja, të mbuluara nga dhimbja dhe zia.

Në një mbrëmje të vonë janari, trokiti porta e shtëpisë. Nënë Gjyla u ngrit dhe e hapi. Para saj qëndronte Syrjau me një tufë trëndafilash të bardhë në dorë.

– Urdhëroni brenda, – i tha.

Ai hyri si me ndrojtje. U ul në një karrige që gjeti përpara.

– Jo, jo aty. Urdhëroni uluni në divan.

– Faleminderit, por jam shumë mirë. Kam parë edhe më keq dhe tani më duket shumë mirë.

– Ngrehuni ju lutem dhe uluni në divan. Na fyeni nëse nuk pranoni.

U ngrit dhe u ul atje ku i thanë.

– Më vjen shumë keq, – i tha Lumturisë. – Por duhet të bëheni të fortë. Njeriu duhet t’i bëjë ballë çdo fatkeqësie që i bije.

– Por, a mundemi? – tundi kryet Lumtua.

– Duhet t’ia impononi vetes. Duhet të gjeni forca për ta përballuar. A e dini se ka patur edhe më keq?

– E ku mund të ketë më keq se kaq?

– E keni këtu para syve tuaj.

– Ç’doni të thoni me këtë?

– Jam unë. Dikur edhe unë kam patur prindër, vëlla dhe motër, nipër dhe mbesa. Kam patur edhe unë familje. Po tani? Asgjë. Babanë ma pushkatuan. Nëna më vdiq, kur unë isha në burg. Vëllai u arratis jashtë shtetit dhe e shoqja u martua me një tjetër, duke marrë me vete edhe fëmijët. Motra më vdiq në çastin e lindjes, duke e lënë të shoqin me një djalë, pesë vjeç. Nga frika ai i preu marrëdhëniet me mua dhe kam disa vjet, që nuk i shoh nipërit dhe mbesat.

Vetë jetoj në një kasolle në rrethinat e qytetit. Punoj në ndërmarrjen bujqësore dhe me ato pak para që marr, mezi jetoj. Para kasolles kam mbjellë disa lloje lulesh. E kam pasion. Ato janë pjesëtarët e familjes time të sotme. Nuk jam martuar. Kur dola, pas njëzet vjet burg, nuk vendosja dot të martohesha. Kështu që kënaqësia ime e vetme mbetën lulet. Nga ato kam prurë këtë buqetë. Janë trëndafila që lulëzojnë gjithë vitin. I kam sjellë për lulen e shtëpisë. Megjithëse nuk është më, ajo mbetet lulja e kësaj shtëpie. Një lule që nuk do të thahet kurrë.

Syrjau heshti. Të dy gratë shikonin fytyrën e tij të përvuajtur dhe kuptuan se në botë paska fatkeqësi shumë më të mëdha

-Shumë të faleminderit! – tha më në fund Lumturia. – Nesër këta trëndafila, do t’ia shpie Ridës, se ajo ishte me të vërtetë një trëndafil.

– Ndaj ju them të bëheni të forta, — vazhdoi me zërin e tij të ultë dhe bindës Syrjau. – Ju jeni e re. Agroni një ditë do të lirohet dhe ju do të lindni fëmijë të tjerë dhe atëherë kujtimi i Iridës, do kthehet në një ëndërr të bukur të së kaluarës.

Syrjau u ngrit, u takua me to dhe u largua.

– Mos harroni ato që u thashë, – foli duke ikur.

Të dy gratë mbetën pa gojë. Fjalët e tij sikur kishin goditur zemrat e tyre. Për çudi, e ndjenin veten më të qeta. Ai kishte patur të drejtë. Bota ishte e madhe dhe fatkeqësitë, ndonëse ishin kaq të mëdha, përsëri e gjenin një rrugë zgjidhje.

– E dëgjove? Janë fjalët e arta të një të mençuri, – tha nënë Gjyla.

– Po unë, ku ta gjejë forcën e atij burri?

– Duhet ta gjejmë. Duhet ta gjejmë së bashku.

– Nuk mundem nënë, nuk mundem.

Të nesërmen Lumtua shkoi në varreza dhe vendosi tufën e luleve që kishte sjellë Syrjau. Fundi i janarit dhe menstruacionet nuk erdhën. Kjo e bindi Lumton se kishte mbetur shtatzënë. Brenda saj po rritej fëmija e një krimineli. Tashti ishte e sigurt për atë që kishte ndodhur. Duhej të merrte një vendim.

Po afroheshin të dyzetat e vajzës. Duheshin bërë përgatitjet për të përkujtuar atë ditë, për të pritur ata që do të vinin. Pastaj do të shihte dhe do të vepronte, si të ishte më e arsyeshme. Një ditë, duke qenë në një gjendje shpirtërore të rëndë, shkoi në shtëpinë e shoqes së saj, Anitës, për të gjetur pak qetësi. Nuk e gjeti në shtëpi. Të nesërmen, kur e takoi e pyeti:

– Ishim te mamaja, se kishim bërë shtëpinë me helm për tartabiqet.

Një mendim i flakëriu në mendje.

– Ndoshta ju ka tepruar pak se edhe ne kemi tartabiqe.

Të nesërmen i dha Lumtos një shishe të vogël me helm.

– Është shumë i fortë. Hidhe në pesë litra ujë dhe spërkat dhomat.

Ditën e të dyzetave u ngrit herët dhe u nis për në varreza.

– Prit të vij edhe unë, – i tha nënë Gjylua

– Jo, ti më mirë qëndro këtu, se mund të vijë ndonjë dhe nuk gjen njeri.

Në varreza, u gjunjëzua pranë varrit të vajzës dhe vendosi disa tufa lulesh, që i kishte blerë në treg. Shikonte fotografinë në pllakën e granilit të porsa vendosur dhe lotët i mbulonin fytyrën.

– Irida, mos je mërzitur duke më pritur? Do të vij bija e mamit dhe do të rrimë bashkë përjetësisht.

U ngrit, fshiu lotët, puthi fotografinë dhe u nis për në shtëpi. Nuk qau më. Gjithë ditën priti njerëzit që erdhën dhe në mbrëmje u mbyll në dhomën e saj, ku qëndroi për rreth dy orë. Pastaj u kthye në kuzhinë, ku ishte edhe nënë Gjylua, dhe duke i zgjatur një zarf të mbyllur i tha:

– Kjo letër është për Agronin. Jepja kur të dalë prej burgut.

– Ç’është kjo letër, moj bijë? Po ti je shumë më e re dhe nuk ke pse të ma japësh mua që jam plakë dhe nuk e di nëse do të rrojë apo jo deri atëherë!

– Po nëno. Ti do të rrosh dhe do t’ia japësh këtë letër. E kam shkruar për të.

– Pse m’i thua këto fjalë moj bijë? Çfarë ke ndër mend të bësh?

– Asgjë, por e ndjej që të keqen e kam këtu brenda, – dhe me dorë tregoi barkun. – Nuk e kam shumë të gjatë. Do të vete të bashkohem me vajzën time dhe nuk dua të iki pa i treguar tim shoqi të vërtetën.

Por ajo nuk foli më. U largua dhe u mbyll përsëri në dhomën e saj. Nënë Gjyla mendoi se e kishte nga dhimbja që iu ngjall nga përkujtimi i të dyzetave. Nesër kjo do të kalonte dhe me kohë çdo gjë do shkonte në rrjedhën e saj. Lumtua u kthye përsëri, shtroi tryezën dhe hëngrën darkë në heshtje pa folur me njëri-tjetrin. Pastaj u ngrit dhe kur shkoi te dera e dhomës.

– Natën e mirë! – i tha nënë Gjylos me një zë të çuditshëm.

Të nesërmen nënë Gjylua u ngrit si zakonisht herët. Bëri kafenë dhe po e pinte. Iu kujtuan fjalët që i kishte thënë nusja dhe ndjeu një shqetësim brenda vetes së saj. Vështroi orën. Ajo tregonte gjashtë e një çerek. Po nusja pse nuk po ngrihej? Ajo zakonisht ngrihej para orës gjashtë. Më shtatë nisej për në shkollë. U ngrit dhe trokiti në derën e saj. Asnjë përgjigje. Trokiti përsëri dhe thirri:

Përsëri nuk u dëgjua asnjë përgjigje. Hapi derën dhe hyri brenda. Mbi shtrat ndodhej shtrirë nusja, e veshur me një fustan të zi që e kishte bërë me rastin e vdekjes së vajzës. Një pamje e zbehtë i kishte mbuluar fytyrën. Mbi buzë një varg shkume. Shkoi dhe i vuri dorën në ballë. Ai ishte i ftohtë si akulli. Nënë Gjylua u drodh. Pranë trupit pa një shishe të vogël bosh. I mori erë. E kuptoi se ishte helm. Mbi komodinë ishte një pusulle. E lexoi:

Mos akuzoni njeri. Jeta ime nuk kishte më kuptim. Lumturia.

Filloi ta qajë me zë të ulët që të mos e dëgjonte njëri. E puthi në ballë dhe lotët i rridhnin nëpër faqe. Nuk kishte patur vajzë dhe Lumtua ishte bërë vajza e saj. Pastaj mori telefonin dhe lajmëroi Degën e Brendshme.

Ata erdhën menjëherë. Morën kufomën dhe e çuan në spital. Autopsia tregoi se kishte vdekur e helmuar me koçifos. Mjeku ligjor vërejti se, në barkun e saj kishte një fëmijë afro tre muajsh. Lumton e njihte shumë mirë. Njihte dhe karakterin e saj. Mendoi se duhej të kishte ndodhur diçka e jashtëzakonshme, diçka e pabesueshme. Ndaj në proces-verbalin përkatës, nuk shkroi asgjë përsa vërejti. E prunë përsëri në shtëpi. Nënë Gjyla i bëri të gjitha nderet. Të nesërmen e varrosën pranë varrit të Iridës. Skënderi, megjithëse u lajmërua, edhe kësaj radhe nuk erdhi të merrte pjesë në varrimin e kunatës.

(Memorie.al)

21 Komente

  1. H
    Hetuesi

    Tani, meqe nuk keni me histori burgjesh, keni filluar na botoni tregimet e nje varikarsi si Reshat Kripa si te verteta, i cili meqe ra fjala ka qene denuar per hajdut.

    1. i
      i drejti

      o shkerdhat me duket se je ti krimineli qe e ke bere kete gje po jan faktet mor legen eshte varri ne tirane mor kurve mashkull se te ma kishin bere mua kete gje i kisha zhduk me gjithe fare fis kurv nxjerr faktet se nuk eshte e vertete ose mbylle halen qe qelbesh mut muti e mut farefisi jote pttyyyyy shkerdhat.

      1. R
        Realisti

        Të kesh turp o Hetues nuk ka kuptim të ta them por që je një kovë plehrash me dy këmbë këtë ta garantoj 100%. Unë nuk vuajta nga komunizmi por që dija shumë mirë kuptimin e luftës së klasave dhe njerëz të tjerë që e pësuan nga kjo gjë. Ti more plerë në çfarë planeti ke jetuar??

      2. i
        i drejti

        ja pra komunistat rraca me shkerdhat qe ka zbritur ne toke kriminela perdhunusa femijesh te pa fajshem nena e motra te pa mbrojtura kta jan komunistat morracaket qe zbriten nga malet dhe grabiten te gjitha pronat e qytetareve te ndershem me preteksin se jan borgjez po tani kush jane borgjezet vazhdoni e mbroni komunistat per nje rrog sheteni grate e vajzat per nje vend pune per dy leke njerez pa karakter pty rrace e keqe qe hani turpin me buke.

        1. R
          Realisti

          I drejti nuk ke folur aspak drejt. Koministat ishin prindërit tanë punëtorë që besonin në një ideal që në fakt I përdori që të punojnë dhe mbajnë kokat ulur. Kjo ishte fatkeqësi e tyre. Por të thuash që komunistet ishin racat më shërdhatë do të thotë që ti nuk ke haberin nga komunizmi.... sigurimsat e shtetit ishin kriminela por prapë mund të them jo të gjithë prej tyre. Por ama nuk kishin asgjë të bënin me komunistat e thjeshtë punëtorë që hapnin kanalet dhe rrugët e që punonin nëpër uzina e fabrika. Të flasësh kaq keq për komunistet më kujton Salë komunistin që shante komunistat. Shqiptarët janë një popull me tru të shplarë keqas nga Enveri dhe zor se kemi për tu bërë.

          1. S
            Sebastia

            Prinderit tan puntore nuk ia kishin dhe nuk ia kan ende sot haberin komunizmit. Prindrit tane dhe gjysherit tani ishin "bageti dhe bujqesi". Klasa politike ishin komuniste dhe ishin pikerisht pasqyrimi i vertet I komunizmit. DJAJ TE ETUR PER GJAK! Kudo ku kta djaj moren pushtetin nuk pati gje tjeter vecse mashtrim,varferi, dhune, vrasje e mallkim qe ndjek edhe sot.

        2. L
          Lushnjari demokrat

          Shume e dhimbshme ngjarja. Poshte komunistat si Sali Berisha non grata qe mundohen edhe sot te mbajne gjalle komunizmin!

          1. K
            Koperativisti PPSH/PS

            Posht i biri Kristaq komunistit Edvin socialisti. Liri popullit. Rrnoft Sali Berisha.

            1. D
              Demokrati orëve të para

              Rroftë Sali Berisha komunisti i vetëm i mbetur gjallë, me mbi 20 vjet me teser komunisti.

            2. O
              O sa turp me qene Shqiptar o hej !

              Ketu nuk kemi te bejme as me komunista e as me demokrate...por me histori Shqiptaresh. Ok ne ate kohe qe e quajme komunizem...ndodhnin keto histori qe po degjojme sot...por jo perdite...sic po degjojme historite e "demokrateve" perdite, vrasje, droge, motrat qe I cojne prostituta... te fut plumbin pse me pe shtrember...tritol, vrasje perdite... dhe me e tmershmja eshte qe keta demokratet qe bejne keto sot thone...komunistet ashtu e komunistet keshtu...Jo mor Jooo jemi ne Shqiptaret, lerini komunistet dhe demokratet ne punet e tyre...keto vijne sepse ne si popull zgjedhim per udheheqes ku te jete me I keqi, me mashtruesi e me krimineli...

              1. Z
                Zina sallaksja e qishme

                Po ça botoni kete pallen, Reshat spiunin e burgjeve? Sa te burgosur ka mare ne qafe ky cope MUTI? Tani na del si disident????PLERË. Shko qiu????

                1. B
                  BABO

                  Rrëfim i stisur, me personazhe të stisur, pa asnjë vlerë artistike; skematik sipas skemave të realizmit socialist...thjesht harxhim kohe për lexuesin...Edhe pse i shkruar nga një person që në emrin e tij, gjysma është kripë, rrëfimi në vetvete është një thartirë bajate, që të krijon të vjella...

                  1. S
                    Sebastia

                    O qenje e ndyre , ashtu si ka permendur me lart edhe dikush tjeter ke fakte te pamohueshme, ke varret e ktyre njerzve ne Tirane. 90% e bastardeve te ndyre te shqipKARMOTERFISQIRAVE si ti duhen zhduk me acid. Si popull jeni populli me I lig i planetit Toke. Ta veja koken posht tankut e te shtypja perpara e mrapa e nuk do ngopesha kurre. Ty dhe gjithe at rrac te ndyre qe ndot at toke te vuajtur.

                  2. A
                    Adriatiku.

                    Reshat Kripa ka punuar ne nje ndrmarje buqesore ne Vl.Biografin mund ta kish te keqe por shoket qe shoqerohej ne pune ca ishin antar partir e ca kuadro e Reshatin e kishin gjithmon pran ne tavolinat e klubeve.Reshati eshte vellai i aktores se madhe te ndieres Drita Kripa Pelingu.Luften e klasave nuk ja dha puna e shoqeria por ja dha ne menyren me mizore gruaja e femijet per keto te shkruaj Reshati.

                    1. N
                      Niko Shpiragu

                      Vetem nje gje duhet te sqaroj autori i ketij shkrimi. Kjo familje ishte e persekutuar nga regjimi si kundershtare apo per ndonje arsye tjeter. Ne te dyja rastet ajo duhet te kete qene nje familje e zakoneshme, pa perkrahje si shumica e familjeve shqiptare si ne ate kohe e tani. Por ne e dime me siguri se telefona ne shtepi ne kohen e monizmit kishin vetem disa vete qe ishin shume te rendesishem me detyra te rendesishme ne shtet. Ku kishte ndonje familje e zakonshme shans te kishte telefon ne ate kohe sic na thote autori ketu. Ne se eshte e vertete qe ajo familje kishte telefon ne shtepi, atehere me siguri qe ajo ishte perkrahese e zjarrte e regjimit komunist dhe me detyra te rendesishme ne shtet. Ne te kundert kurre nuk mund te kishte telefon ne shtepi. Pra, kjo ngjarje eshte e trilluar dhe jo reale. Cfare do qe te bej nje bulmez, ne fund do ta gjej rrugen e rrjetes. Te gjithe ata qe kane jetuar ne kohen e monizmit e dine shume mire qe njerezit e thjeshte nuk kishin telefona ne ate kohe, pavaresisht ne se ishin me regjimin ose jo. Kjo familje ose ka qene familje e rendesishme e regjimit komunist, por sic duket autori pa e thene le te kuptohet se ishte kundershtare e regjimit dhe e persekutuar, por ne se ishte e tille ajo kurre nuk kishte mundesi te kishte telefon ne shtepi. Le ta dine brezi i ri kete: vetem familjet e nomenklatures dhe personat me rendesi kishin ne ate kohe telefona. Pra, ky eshte shkrim i improvizuar per te bere propogande dhe jo real.

                      1. S
                        Sebastia

                        Si ka mundesi qe merresh me tel e nuk futesh te besh ca kerkime e te shikosh qe eshte trillim apo ngjarje e vertet. Ja ku po ti hap un syt pa cka se i mban t mbyllur vet. Familja ne fjale ishte me biografi te mire, babai i te ndjerit Agron Canaj njeri i arsimuar, ushtarak dhe deshmor i luftes "NACIONAL-SHFAROSESE". Me urdher te vet Enverit eshte varrosur te varrezat e deshmorve. Ka vdekur ne 43 dhe ka len amanet qe te varrosej ne krah te nje miku te ngushte qe luftonte me nacionalistet. Djajte e kuq i kerkuan gruas tij qe t'ia leviznin eshtrat sepse nuk mund te qendronte nje partizan krah nje nacionalisti por gruaja e tij nuk pranoi dhe djajte e kuqe larguan nga aty eshtrat e shokut tij. Kur u krijuan varrezat e deshmorve, morrat e kuq nuk e harruan kundershtimin e gruas dhe nuk pranuan ti zhvendosin eshtrat e burrit te saj tek varrezat e deshmorve. Gruaja e tij gjeti menyren te takonte KryeDemonin e kuq dhe me urdhrin e tij ,eshtrat e burrit saj u zhvendosen tek varrezat e deshmorve. Agroni ka qen Kryeinxhinier ndersa Lumturia drejtoresh shkolle, pra te dy me pozicione super te mira dhe nuk eshte aspak cudi qe te nlkishin nje tel ne shpi.

                        1. N
                          Niko Shpiragu

                          Nuk eshte detyra ime te bej studime per nje artikull z. Sebastia, por eshte detyre e atij qe shkruan te bej artikullin te qarte. Ai duhet te tregonte ngjarjen sic ishte dhe njerezit si une nuk kane nevoje te bejne studime. Ti e dike ngjarjen, shume mire qe na e bere te njohur tani, por duhet te bashkohesh me mendimin tim qe autori duhet ta bente kete dhe jo une. Une thashe qe familjet e zakoneshme nuk pajisesshin me telefon ne ate kohe dhe kjo eshte e vertete.Tani qe ti po na e sqaron kete, ne e kuptojme me mire pse autori nuk e tregon plotesisht ngjarjen. Ai do te thote qe ai sistem denonte vetem kundershtaret e tij te luftes, por tani mesuam se ai deonte edhe nga ana e tij. Kjo dihej, po perse autori i fshihte? Mund te na e sqarosh zotrote kete! Ne se kjo eshte nje ngjarje reale, autori duhet te jepte edhe mbiemrat e atyre njerezve, se keshtu ajo eshte vetem nje krijim letrar. Ai duhet te jepte edhe emrin e prokurorit ose hetuesit kriminel ne se eshte e vertete dhe te tregoje ku ndodhet ai tani qe ta njohin edhe njerezit kete kriminel. Por sic thote nje komentues ai ka emer dhe tani eshte nje nga ata demokratet e flakte. Perse autori nuk e thote kete qe te demaskohet ai.Sic duket artikulli eshte me natyre politike qe ka per qellim te denmaskoje vetem te kaluaren, ndersa tani ai krimineli i athershem na eshte bere burre i mire.

                      2. Sebastia

                        Publikojeni gjithe historine e dhimbshme te familjes Canaj e jo vetem nje cope. Sesi nisi e si perfundoi. Hetuesit Demir Kapedani dhe Ilia ( mbiemrin e ktij nuk e e di ) qe perdhunuan te gjorat Irida dhe Lumturi Canaj u ben "demokrate" dhe vazhduan te ken poste te larta ne shtet ndersa per Iriden ,Lumturien dhe Agronin nuk pati kurre drejtesi dhe as hakmarrje. Vellai i Agronit, Skenderi lau m.t me sh.urre, i ngriti varre "madheshtore" vellait dhe nenes tij. Reshat Kripa, tregimi “Epitafi” Vlorë, më 10 maj 2003. Nxjerrë nga libri me tregime: “Një tregim për mikun tim”.

                        1. H
                          Hetuesi

                          Vetem piperi te mungon o Reshat se e ke kripe fare...Pse na harxhon kohen kot ne te lexojme te budallalliqet e tua. Per ata qe jane te rinj, raste sporadike abuzimesh edhe mund te kishte ne ate sistem, por nuk ishte rregull si na e paraqet ky kripa e sapunit ketu. Edhe hetuesit mbikeqyreshin dhe per abuzime xhaxhi (e di ti per ke e kam fjalen) ti priste koqet dhe te linte eunuk po te mbeteshe gjalle..Ndryshe do qe bere hataja dhe gjysma e shqiptareve do dilnin kopila hetuesish sipas ketij kripes. Kjo eshte thjesht perpjejke e Karloqeve me shoke per te nxire cdo gje ne ate sistem. Kane kalur mbi 30 vjet dhe frika ka ikur...pse nuk na e thote autori i ketij shkrimi te felliqur emrin e hetuesit qe ta dine gjithe mileti? Prandaj Kripa mos grij sallate dhe me mire na bej autopsine e kesaj dhimokracia ku kane frike femrat te dalin ne rruge apo te shkojne ne pune se ju kerkon shefi favore seksuale....Dhe tani nuk me plas fare nese ndokush me quan nostalgjik. Nuk jam aspak dhe nuk kam lidhje me ate sistem, por me irritojne genjeshtaret....

                          1. r
                            rita

                            mori telefonin?? S'ka nevoje me sajue gjana sepse kane ba boll ato perbindsha. Prandaj ju lutem te jeni te kujdesshem kur shkrueni histori sepse per detaje te tilla, si kjo e telefonit te ju, atehere bahen te pabesueshme edhe te tjerat. Prandaj ma respekt per viktimat e komunizmit.

                            1. a
                              arsen

                              Po nuk na the kush ia nguli lumturies qe nuk i erdhen menstruacionet o palikari gazetar

                              Lini një Përgjigje