Raporti i Sigurimit: Leka Meksi, thotë se; Enver Hoxha ka rrjedhur, kurse Dhurata shton; udhëheqësi është budallallepsur dhe për pesë vjet, do i vrasi…

7 Prill 2023, 17:45Dossier TEMA

Raporti i Sigurimit: Leka Meksi, thotë se; Enver Hoxha ka rrjedhur, kurse

Nga Dashnor Kaloçi

“Si u takuan përsëri, burimi shkoi me Dhuratën dhe Lekën te dhoma e tyre. Aty Dhurata i tha se është keq kur e ke budalla të zotin e shtëpisë, se të gjithë punët rrëmujë shkojnë, mjerë ne që kemi budalla dhe udhëheqësin kryesor të Partisë. Leka shtoi se udhëheqësi kryesor i Partisë, ka rrjedhur fare, vuri një herë një palë, pastroi një herë një palë, kurse tani pastrojnë të tjerë dhe po pastrojnë këta të fundit, d.m.th., Kadri Hazbiun etj. Nuk ka më besim tek asnjëri, tha Leka, më parë mbante një kimist që i kontrollonte ushqimin, kurse tani i gatuan vetë e shoqja dhe e para ajo e provon gjellën, pastaj udhëheqësi kryesor i Partisë. Dhurata shtoi se udhëheqësi kryesor i Partisë, do t’i vras të gjithë, brenda pesë vjetëve nuk do të mbetet asnjë nga udhëheqësit e tjerë të Partisë”.

Kështu thuhet në mes të tjerash në një raport-informacion të dy Punëtorëve Operativ të Sigurimit të Shtetit, Subi Kaso dhe Gëzim Bejko, efektivë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, i cili mban datën 19 tetor 1982, që është përpiluar me të dhënat e marra prej bashkëpunëtores së Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin “Nerenza”, lidhur me ndjekjen e survejimin që ajo i ka bërë bashkëshortëve, Leka dhe Dhurata Meksi, duke dhënë me detaje edhe të gjitha bisedat ,që ajo kishte zhvilluar me ta, në një periudhë kohore prej tetë ditësh.

Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë, i cili është shkëputur nga një dosje voluminoze që ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dega e Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtorja “Nerenza”, ka qenë një njeri që ka pasur miqësi të ngushtë me Dhurata e Leka Meksin, mike e ngushtë e familjes tyre, pasi ata e kanë futur në shtëpi (në dhomën e hotelit ku banonin asokohe Leka me Dhuratën), dhe i kanë besuar, duke bërë me të biseda me karakter politik, madje mjaft të rrezikshme për kohën, duke marrë nëpër gojë, udhëheqësin kryesor, Enver Hoxhën dhe bashkëshorten e tij, Nexhmijen.

“Bisedat armiqësore” që ata zhvillonin, bëri që ndaj tyre, (Leka dhe Dhurata Meksi), të hapej dosja përkatëse në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit, e cila “u pasurua” ndër vite edhe me shumë dokumente të tjera, duke u mbyllur dosja në vitin 1991, me shembjen e regjimit komunist. Madje siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë me faksimilet përkatëse, që me denoncimin e bërë nga “Nerenxa”, Drejtori i Sigurimit të Shtetit ka vënë shënimin me shkrimin e tij, duke thënë që “janë me rrezikshmëri të theksuar dhe të goditet njëri prej tyre”.

Por kjo nuk ndodhi, ndoshta për të mos e djegur bashkëpunëtoren “Nerenxa”, e cila pas shembjes së regjimit komunist, u largua nga Shqipëria, ku si për ironi të fatit, përfitoi azil politik në një vend perëndimor, duke u ankuar se “ndjehej e rrezikuar” nga qeveria demokratike e sapo ardhur në pushtet.

Dokumenti me raport-informacionin e Punëtorëve Operativ, Subi Kaso dhe Gëzim Bejko, me të dhënat e bashkëpunëtores së Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin “Nerenza”, mbi ndjekjen dhe survejimin e Leka e Dhurata Meksit, e bisedat që ajo ka zhvilluar me to.

Marrë nga P.Op. Subi Kaso dhe G. Bejko

Dhënë nga B.p “Nerenza”

Baza “Perzerëmrsia”

R A P O R T i datës 14.10.1982

Burimi informon se ai gjatë tetë ditëve, e ka takuar shpesh Dhurata dhe Leka Meksin. Burimi i ka shkuar për vizitë dhe Dhurata ka qenë njëherë për vizitë në shtëpinë e burimit. Në një rast, në dhomën e Dhuratës, duke biseduar, Leka i tha atij se i duhej një makinë shkrimi dhe e pyeti atë nëse mund t’ja gjente.

Kur djali i Lekës mori nga tavolina disa fotografi me pamje ndërtesash antike, si dhe kalanë e Durrësit, Dhurata i tha që në verë do të shkojmë në plazh dhe do ta shohësh kalanë dhe shtoi: se gjer në verë, do të jemi në ndonjë plazh të Gjermanisë Perëndimore. Leka e shikoj në mënyrë qortuese Dhuratën dhe tha se gjermanët, i kalojnë pushimet verore në plazhet e Italisë.

Të dielën në darkë, dt. 10.10.1982, burimi i takoi rastësisht Dhuratën dhe Lekën në “Rrugën e Elbasanit”, tek ura, ata i thanë atij se kemi dëgjuar se Kadri Hazbiun, e shkarkuan. Leka i tha atij të qëndronte me Dhuratën dhe vetë Leka shkoi dhe shikoi përballë shtëpisë së Kadri Hazbiut.

Si u takuan përsëri, burimi shkoi me Dhuratën dhe Lekën te dhoma e tyre. Aty Dhurata i tha se është keq kur e ke budalla të zotin e shtëpisë, se të gjithë punët rrëmujë shkojnë, mjerë ne që kemi budalla dhe udhëheqësin kryesor të Partisë.

Leka shtoi se; udhëheqësi kryesor i Partisë, ka rrjedhur fare, vuri një herë një palë, pastroi njëherë një palë, kurse tani pastrojnë të tjerë dhe po pastrojnë këta të fundit, d.m.th., Kadri Hazbiun etj. Nuk ka më besim tek asnjëri, tha Leka, më parë mbante një kimist që i kontrollonte ushqimin, kurse tani i gatuan vetë e shoqja dhe e para ajo ja provon gjellën, pastaj udhëheqësi kryesor i Partisë. Dhurata shtoi se udhëheqësi kryesor i Partisë, do t’i vras të gjithë, brenda pesë vjetëve nuk do të mbetet asnjë nga udhëheqësit e tjerë të Partisë.

Do që të dali vetë fitimtarit, ndonjë ditë kur të vrasi edhe gruan e tij, biles dhe fëmijët e tij. Leka tha se po të studiosh historinë, i kupton këto gjëra, një Karl i Spanjës, deshi të shikonte se si do të ishte varrimi i tij, dhe duke qenë gjallë, zhvilloi gjithë ceremoninë e varrimit.

Pastaj Leka shtoi se; gruaja e Stalinit, i’a hoqi vetes, kurse gruaja e Molotovit, ndodhej në burg. Leka tha se mbas këtyre arrestimeve të fundit, si të marrin fund spastrimet, mund të lirojnë të pafajshmit që ndodhen në burgje, por ma merr mëndja që jo, s’ka për të nxjerrë të pafajshëm, por udhëheqësi kryesor i Partisë, do ta shtoj terrorin më shumë.

Dhurata, thoshte si ka mundësi kjo gjë, shokët e viteve të Luftës, njerëzit më të afërt të tij, udhëheqësi kryesor i Partisë, i vret. Leka thoshte se Mehmet Shehu, që nga viti 1975 e tutje, kontrollohej dhe nuk ka pasur asgjë në dorë, kurse Kadri Hazbiu, vepronte vetëm në bazë të urdhrave që i jepte shoku Hysni Kapo, dhe këto gjëra unë i di mirë, tha Leka.

Më datën 11.10.1982, Dhurata me burimin dolën shëtitje, Dhurata i tha burimit që do të qeras dhe e çoi te Pallati i Kulturës, atje në tavolinën ku u ulën, Dhurata i tregoi atij për jetën e vet që fëmijë, i tha se si dolën nga burgu xhaxhallarët e saj. Ademi, babai i Dhuratës, iku nga shtëpia e përbashkët ku jetonin dhe se duke ndërruar shtëpi, kishte ndodhur që një vit, kishte jetuar nëpër rrugë, pa strehim.

Si kishin gjetur shtëpi, Ademi ish i pa punë, qepte kostume burrash privatë dhe nga që ishte keq për lekë, Ademi, copat e stofit që i binin për t’i qepur, i shiste, edhe kur na bëhej havale ndonjë që nuk na shqitej, i jepte ndonjë flori monedhë.

Si dolën nga Pallati i Kulturës, Dhurata filloi përsëri të thotë që, e kemi budalla të zotin e shtëpisë, e kemi matuf, duke bërë kështu aluzion për udhëheqësin kryesor të Partisë. Sot Kadri Hazbiu me shokë, mund të ishin fshatarë ose punëtorë të ndershëm, por ai i përkëdheli e i përkëdheli, duke ju dhënë gjithë të mirat, pastaj i përdori si vegla dhe kreu me ta të gjithë poshtërsitë, pastaj ai i shtrydhi mirë si limoni dhe i hedh në plehra, biles dhe i demaskon, duke ua numëruar ato që kanë bërë.

Më datën 13.10.1982, burimi vajti përsëri në shtëpinë e Dhuratës dhe i gjeti bashkë me Lekën. Në bisedë, Leka tha se udhëheqësi kryesor i Partisë, ndjek metodat e Bizantit e mesjetës si dhe shembujt e viteve 1200, ku në Francë, nëna i nxirrte të birit sytë me shtizë, në mënyrë që ta zinte vetë fronin, e të bëhej pastaj mbretëreshë.

Dhurata tha se babai im, Ademi, ka simpati dhe flet mirë për Bedri Spahiun. Si doli Leka, sepse tha se do shkoj diku për vizitë, Dhurata i tha atij se sikur të ishim vënë të gjithë ne dhe do të donim të vrisnim udhëheqës dhe gjeneralë, kurrë nuk do të vrisnim kaq shumë sa ka vrarë udhëheqësi kryesor i Partisë, po udhëheqësi kryesor i Partisë, qenka i joni, tha Dhurata dhe ja shkrepi të qeshurit.

Dhurata i tha tij se vëllai i saj, Besa, mbrëmjen e datës 12.10.1982, kishte luajtur bixhoz dhe i kishte rrethuar policia, bile kishin qëlluar me revole, por ai ishte fshehur duke u futur në lumë.

Në mbrëmjen e datës 11.10.1982, si dolën nga Pallati i Kulturës, Dhurata i tha se; na duhet një makinë shkrimi, mbasi kemi disa dolumenta Partie dhe na duhet t’i shtypim. Burimi e pyeti Dhuratën se, çfarë lloj dokumentesh kishin, Dhurata iu përgjigj, nga gazetat.

Gjithashtu në bisedë, Leka i tha burimit se; e di nga një person i sigurt, se udhëheqësi kryesor i Partisë, mbas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, ka dërguar një letër në Ministrinë e Mbrojtjes, ku lavdëron Kadri Hazbiun, për vigjilencën e tij.

Kjo ka qenë për të vënë në gjumë shtoi Dhurata. Leka tha se; para zgjedhjes së kryeministrit, mbas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, asnjë nuk e dinte se kush do të caktohej në postin e kryeministrit, bile as vetë zëvendëskryeministrat, sepse, nuk ka mundësi që njëra nga gratë e zëvendëskryeministrave, e cila ka shoqe të ngushtë të ëmën e Gramoz Pashkos, të mos i thoshte gjë kësaj të fundit. Kjo tregon tha Leka, se sa shumë frikë, kanë dhe ata.

“Nerenxa”

Vlerësimi i të dhënës: Raporti është me vlera operative dhe jo vetëm tregon pozitën armiqësore të Dhurata dhe Leka Meksit, por edhe atë që këta informohen për probleme të ndryshme Partie dhe nga dikush i marrin vesh.

Sqarim: Dhurata dhe Leka Meksi, janë në përpunim për aktivitet armiqësor.

DETYRA: Mundohuni që nëpërmjet bisedave me Dhuratën, të mësoni se çfarë dokumentesh Partie ka dhe përse duan t’i shtypin, kjo me kujdes dhe vetëm me Dhuratën. Gjithashtu të mundoheni të mësoni se, cilët persona ka shokë Leka dhe me ta çfarë bisedon?

Masat Operative: Objekti Leka Meksi, duhet vënë në survejim, për të parë dhe zbuluar jo vetëm lidhjet, por edhe se mos ky ka ndonjë material sekret dhe don t’ja japë dikujt?

Dhoma e tij në hotel, duhet të pajiset me mjetet e T.O.

Të sqarohet se cilët shokë ka në Ministrinë e Mbrojtjes.

Raporti të shtypet në katër kopje, një për Dhuratën, e t’i jepet Punëtorit Operativ. A. Mihali, qe e ka 2/A, një për Lekën, Punëtorit Operativ, B. Bajraktari, që e ka në PP (Përpunim paraprak, shënimi ynë, D.K.), një kopje Ministrisë dhe një në fashikull.

Punëtor Operativ

Subi Kaso

Shënim: Sipas këtij raporti dhe një raporti tjetër të dhënë nga B.p. “Nerenza”, Dhurata dhe Leka Meksi, janë armiq me rrezikshmëri, prandaj mendoj se duhen vërtetuar dhe goditur shpejt, njëri prej tyre.

Ka mundësi që këta armiq, të jenë autorët e trakteve anonime, prandaj jo vetëm t’u merret dorëshkrimi për ekspertizë, por duhen ndjekur shpejt dhe me masa aktive, se duhen të kenë dhe lidhje të shumta.

Nëna e Gramoz Pashkos, është shoqja Eleni Pashko (Terezi), dhe duhet sqaruar se ku njihen këta armiq me Gramozin.

19.10.1982                                                          

Punëtori Operativ

Dakord me masat                                                          

Kiço Petro

E. Zeneli

20.10.1982

Shënimi me shkrim dore në krye të dokumentit, nga Drejtori i Sigurimit të Shtetit dhe ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai

Enver Zeneli, Kiço Petro dhe Subi Kaso, të tre të venë tek shoku Zylyftar, dhe të bisedojnë. Kush janë këta? 

Të gjejnë lidhjet. Mund ta rregullojmë me kujdes një makinë shkrimi.

T’i survejojmë.

Më saktë mendoj, ta bisedojmë gojarisht së bashku.

Duhet shpejt, Është me rrezikshmëri.

Mos nuk janë vetëm. Duhet ta kapim edhe si vjedhësa.

Mund ta ulim në një vend, ku ka gjëra me vlerë.

Ajo që vodhi tabelën, vjedh edhe gjëra të tjera.

Ta vrojtojmë, të jemi të sigurt ta kapim, si vjedhëse.

(Hekuran Isai)

20.10.1982

Memorie.al

15 Komente

  1. N
    Noci

    Kur jane bere zgjedhjet e para per kryetarin e PD me votim fitoi Aleksander Meksi ,por Berisha arriti ti anulloje kete dhe ne votimin e dyte fitoi Berisha.

    1. T
      Traktori me zinxhira

      Kush mund te me thote:C'vlere kane keta lloj shkrimesh sot?

      1. N
        Na myten

        Kaloshi ose eshte trap ose i hedh “si pa dashje” keto dokumente. Pse? E di ai. Pyetjet jane ngritur qe atehere. Pse Leka Meksi, arkeolog, shtyp dokumente partie? Cfare dokumentesh? Per llogari te kujt? Kush e mbronte? Pse bente xhiro nga shtepia e Kadri Hazbiut nje “arkeolog”? Pastaj Kaloshi ben habi pse “Nerenxa” fitoi strehim politik.

        1. baftiari tropoje

          eh shyqyr mor nori qe na dole se na kishte mar madhi

          1. H
            Hapini ato mut dosje, pse nuk i hapni?

            Është interesante të zbulohej se kush ka qënë "Nërënxa". Por më interesante do të ishte lidhja që ka Subi Kaso, ky zyrtar i sigurimit të shtetit me Ivi Kaso, sot zyrtar në shërbim të partisë së Sali Berishës. I ati i Ivit, dihet, ka qënë një hetues dhe prokuror në Fier në shërbim të diktaturës shumë i zellshëm dukej në detyrën që ushtronte.

            1. k
              komentues falas

              Doli prape ky Dashnor Muti?! Erdhi era deri ketu

              1. m
                mister GABI

                Oficer i ushtrisë greke, thonë se ka qënë gjyshi apo babi i këtij Lekës...Di gjë ti Dasho Kal? Ç'thonë ata qitapët e tu prej hajvani? Merri edhe Lekës ndonjë intervistë sa nuk ka ngordhur dhe nuk e mësojmë dot të vërtetën...hë evlat, që ngrënçë topin e Pali Miskës...ose edhe shoqes Lenka nëse të shijon...

                1. L
                  Luli

                  Shko degjo cfare bisedohet ne familje. Eja na i thuaj dhe vini pergjues se jane te rrezikshem per shtetin. Keto ishin punet e partise dhe sigurimit. Prandaj shkoi ne plehra ai sistem.

                  1. C
                    Cubel Breca

                    E vertet eshte prandaj e mbajti pushtetin 40 vjet dhe jua martoi mamin kush e kruajti.

                    1. L
                      Lini

                      Tha, them, thanë, thashetheme per pmejarne e kafexhinj fshati.

                      1. T
                        Turp e faqe zeze

                        Po mire more Kaloc, pse se jep emrin e spiunit apo te spiunes por vetem pseudonimin. Ore ju keni frike akoma, nga se? Llogjika te con qe ju keni qene bashkepuntore e spiune dhe vete, se ska si shpjegohet ndryshe. Nxirrini emrat ta marrin vesh te gjithe kush ishin ata vete e kush jane pasardhesit e tyre. E kini bere showaten e te persekutuarve dhe PD cerdhe te is spiuneve.

                        1. K
                          Kadoshi

                          Kalosh me siguri ky eshte edhe sponsori qe te ka punesuar ne gazeten e djalit te tij!Apo jo ore Kadosh!Na trego ndonje thenie te prijsit se bashku me Lirin se tashme Enverin se njeh me kerkush pasi qytetaria ka emigruar e per rrjedhoje dhe deshmite jane shume larg e te shperndara.Na thuaj ndonje gje per Zenin dhe nuk e di se perse Mero te mban akoma aty dhe nuk te çon tek "Syri i Peshkaqenit"apo se le bashkepronari!!!!!!!

                          1. G
                            Goliku

                            Gazeta Tema, me kalemxhinjtë e vet, nga koshi i plehrave të historisë, po bëhet gjithnjë e më e neveritshme. Nëse Mero Bazes i duhen Kaloçët apo, të gjithë Kaloçët, gërmuesë në koshin e plehrave të historisë, kërkojnë Bazen, si mundësi për të publikuar shpifjet, gënjeshtrat, trillat e tyre, antishqiptare, pak rënëdsi ka.

                            1. K
                              Kontrabandisti

                              O KALUC GOMARI. Ne interviste e ardheshme me leka Meksin, beji nje pyetje:a KE d'ore ne kontrabanden qe bene yt Vella dhe djali i tij ne1993 me Greqine. Kollona te tera kamionesh 36 tonesh te shoqeruara me persona te veshur me kostum e ollare dhe me pistolete makarova ne brez. Te lidh gje me to o I biri I Marikes dhe VELLAI i Nikos?

                              1. A
                                Anonim

                                Dhurata mos eshte ajo qe kapen me Aleksandrin dhe e detyruan ta merrte per grua?

                                Lini një Përgjigje