Dëshmia e rrallë e ish-oficerit: Ju tregoj shërbimet sekrete të Batalionit Special të Sigurimit të Ministrisë së Brendshme, si dhe objektin ‘Ulliri’, ku përgatiteshin ata që dilnin jashtë me mision…

8 Prill 2023, 10:44Dossier TEMA

Dëshmia e rrallë e ish-oficerit: Ju tregoj shërbimet sekrete

Ish-oficeri i Batalionit Special të Sigurimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Halil Rrahmani, rrëfen për “shërbimet tepër sekrete” që ai personalisht, i kreu në vitet 1971-1991

Nga Dashnor Kaloçi

“Duke pasur parasysh se faktin se, unë kam shërbyer vetë te Burgu Tiranës, (‘Reparti 313’), si oficer roje, për gjatë gjithë periudhës më shumë se një vjeçare (1982-‘83) që zhvillohej procesi hetimor dhe gjyqësor i të ashtuquajturit “Grupi armiqësor i Kadri Hazbiut”, e them me bindje se, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Rrapi Mino, nuk ka treguar të vërtetën. Ai ka dashur të shfajësoj veten me atë që ka thënë, pasi, gjatë gjithë asaj periudhe kohe që ne kemi qenë prezent aty, dëgjonim ulërima nga të dënuarit, gjë e cila kuptohej lehtë se vinte nga dhuna e torturat që ushtrohej ndaj tyre. Po kështu, nga kolegë të mi oficerë apo dhe ushtarë të ndryshëm që kanë bërë shërbim brenda dhe jashtë burgut në atë kohë, kam dëgjuar se, pasi mbaroi gjyqi ndaj “Grupit armiqësor të Kadri Hazbiut” (që u zhvillua brenda ambienteve të atij burgu), një ditë pas dhënies së dënimeve me vdekje, të Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, Llambi Ziçishtit e Llambi Peçinit, nga qelitë e tyre, janë dëgjuar klithma, thirrje dhe ulërima, si p.sh.: “O Enver Hoxha ndihmë, na e fal jetën”, “O Hekuran Isai, ndihmë, na falni jetën, mos na pushkatoni”, etj., të kësaj natyre. Po kështu, në dijeninë time, Kadri Hazbiun e kanë nxjerrë të vdekur nga burgu i Tiranës natën e 9 shtatorit të vitit 1983 dhe kufomën e tij, e kanë dërguar më pas te objekti “Komiteti Ekzekutiv” në Linzë, ngjitur me Batalionin e Sigurimit, ku ishin tunelet sekrete që u pushkatuan Feçor Shehu, Llambi Ziçishti dhe Llambi Peçini, po në atë vend ku vite më parë, ishte pushkatuar edhe Beqir Balluku me Petrit Dumen e Hito Çakon”.

ZHalil, mund të na thoni diçka për veten tuaj dhe si arritët të mobilizoheshit si efektiv në radhët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të asaj kohe?

Unë kam lindur në vitin 1948 në fshatin Shëmëri të malësisë së Tiranës, nga është dhe origjina e familjes sonë. Po në Shëngjergj, unë mbarova dhe shkollën 7-vjeçare (siç ishte atëhere sistemi arsimor), ndërsa shkollën e mesme, e kam kryer në Tiranë, pas mbarimit të shërbimit ushtarak, në degën Mekanike, (pa shkëputje nga puna) te gjimnazi “Partizani”.

Nisur nga fakti se nuk kishim probleme biografie, quheshim familje me biografi të mirë, më 6 shtator të vitit 1967, unë u thirra për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe më dërguan në rrethin e Tropojës, në zonën kufitare, në postën e Sulbicës.

Sa kohë shërbyet në kufi dhe kur u liruat nga ushtria?

Aty unë kam shërbyer deri më 22 maj të vitit 1969, kur më sollën në Tiranë, në Sauk, për të kryer një kurs 6 mujor, për oficer kufiri. Në atë kohë kursi për oficer kufiri, ishte gjashtë muaj, më vonë u bë 9 muaj, pastaj u bë një vit dhe gradualisht dy vjet, e më pas tre vjet.

Ishte kërkesa juaj për të ndjekur kursin për oficer, apo ju përzgjodhën?

Më përzgjodhën për të bërë kursin e oficerëve të Kufirit. E para ishte biografia e mirë dhe ana tjetër ishte përgatitja ushtarake, gjatë kohës së kryerjes së shërbimit ushtarak në atë zonë kufitare, unë isha dalluar në përvetësimin e programit stërvitor, si në lëndët teorike, ashtu dhe në praktikë, gjatë stërvitjes e shërbimit. Isha një ushtar me rezultate të mira, i përgatitur nga ana ushtarake e gjithashtu edhe nga ana disiplinore. Plotësoja të gjitha ato kritere, që duheshin për të shkuar në atë kurs për oficer kufiri.

Gjatë periudhës gjashtë mujore në Sauk, vetëm anën teorike bënit, apo dhe praktikë mësimore në kufi?

Përveç anës teorike në shkollën e Saukut ku komandant ishte Gani Goxhi dhe komisar Halil Pula, kemi bërë dhe praktikë mësimore në kufi, në Han të Hotit dhe në Muriqan, të cilën na e zhvillonin disa oficerë të Kufirit të shkollës së Saukut. Bashkë me mua në atë kurs, ka qenë edhe Razi Xhihani nga Kavaja, Nik Deda, nga Tropoja, etj.

Ku ju emëruan oficer pas mbarimit të atij kursi?

Kursin gjashtë mujor e mbaruam në fund të dhjetorit të vitit 1969 dhe pasi u titullova oficer kufiri, mua më emëruan në detyrën komandant toge, në ‘Repartin 45’, që ndodhej te Komanda e MCR-së (Mbrojtja Civile e Rendit), afër Institutit të Fizikës Bërthamore, ku ishte dhe godina e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku tashmë prej vitesh ato godina janë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Çfarë detyrash kryente ‘Reparti 45’?

Ai ishte një repart Xhenio me tre kompani ushtarësh, që varej nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe komandant ishte Ilo Kristo. Detyra e atij reparti, ishte kryerja e punimeve xheniere në objekte të rëndësisë të veçantë dhe tepër sekrete, që kishte shteti i asaj kohe, siç ishin tunelet e Kërrabës, Skraparit, Selitës në malësinë e Tiranës, etj. Të gjitha ato tunele dhe objekte të tjera ushtarake, si: vend-Komanda Qendrore e Ushtrisë, tuneli i depozitimit të thesarit dhe vlerave monetare të shtetit, tuneli i Arshivës, etj., (ku një pjesë e të cilave janë edhe sot në gjendje pune funksionale), u ndërtuan nga ai repart.

Objekte të tjera ushtarake apo civile, u ndërtuan nga ai repart ?

Ka pasur edhe objekte të tjera që u ndërtuan nga ‘Reparti 45’, si p.sh., reparti i Ndërlidhjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kërrabë, të cilin e projektuan, montuan dhe e vunë në punë specialistët kinezë. Në vitin 1970, reparti ynë u shpërngul dhe u vendos në afërsi të fshatit Linzë, rreth 2 km. më në lindje, aty ku në atë kohë ishte objekti “Ulliri”, i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ne, na dërguan aty, për të ndërtuar objektet e ‘Repartit 324’, i cili ishte Batalioni i Sigurimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një repart special, që varej direkt nga ministri i Punëve të Brendshme, por si hallkë e ndërmjetme, ishte Komanda e Ministrisë, me komandant Rrapo Demo dhe më pas, Nikoll Shkurti. Reparti 324, që kur u krijua në atë kohë, e deri në fillimin e viteve ‘90-të, do të shërbente për kryerjen e detyrave tepër sekrete të një rëndësie të veçantë, që kishte Ministria e Punëve të Brendshme dhe gjithashtu shteti shqiptar i asaj kohe.

Çfarë ishte objekti “Ulliri” dhe përse shërbente ai?

Objekti “Ulliri”, ishte një godinë dykatëshe, që përgatiste kuadrot e Zbulimit Politik Shqiptar për jashtë vendit. Ajo ishte shkolla ku mësonin e përgatiteshin ata persona që shteti i asaj kohe, i dërgonte me mision jashtë, si zbulues ose në detyra të ndryshme sekrete.

Kujton ndonjë nga ata që përgatiteshin për të dalë me mision jashtë shtetit?

Objekti “Ulliri”, ishte një nga objektet tepër sekret dhe të një rëndësie të veçantë që kishte shteti shqiptar i asaj kohe dhe ne të ‘Repartit 45’, (si dhe ‘Reparti 324’ që u krijua më vonë), nuk kishim asnjë lidhje me të. Reparti jonë, u akomodua aty, për një periudhë kohe të shkurtër e më pas na hoqën nga aty dhe u akomoduan në çadra, deri sa u ndërtuan objektet e ‘Repartit 324’. U shfrytëzua një periudhë kohe, që aty nuk bëhej mësim, pasi objekti “Ulliri”, nuk funksiononte gjatë gjithë kohës si shkollat e tjera, por me periudha kohe të caktuara, sipas nevojave të shtetit, kur përgatiste kuadro për t’i nxjerrë me mision jashtë shtetit.

Ndërtimi i objektit “Ulliri” në atë vend, ishte bërë me qëllim që të mbahej sa më i fshehtë nga sytë e publikut dhe larg qendrave të banuara. Ai objekt ishte tepër i sigurt nga të gjitha anët, kufizohej vetëm me reparte ushtarak. Nisur nga kjo edhe godina dykatëshe e saj, ishte ndërtuar në një vend si gropë, në mes të pemëve me ullinj e me shkurre, mezi dukej dhe çatia e saj, vetëm nga një rrugë që kalonte diku më sipër e cila të çonte në fshatin Linzë.

I gjithë objekti “Ulliri”, sigurohej me shërbim 24 orësh dhe mbulohej vetëm nga efektivët e ‘Repartit 324’, ku çdo derë apo dritare, ishte e vulosur dhe kontrollohej e merrej në dorëzim, sa herë ndërrohej shërbimi, në çdo katër orë. Po kështu, ushtari që kryente shërbimin te porta kryesore e objektit “Ulliri”, ishte me mitraloz të lehtë në vend roje, ndërsa të tjerët, me armë automatike “Kallashnikov”. Por të kuptohemi, kjo kishte më tepër efekt psikologjik, pasi nuk mund të afrohej njeri, jo te porta kryesore e objektit “Ulliri”, por as afër tij.

Kur erdhi aty për herë të parë për të dhënë mësim Nexhmije Hoxha, ajo u ankua nga rruga e pa asfaltuar dhe me gropa. Po atë ditë, menjëherë pas ankesës së saj, u dha urdhër dhe brenda tetë orëve, Xhenio e Ushtrisë së Ministrisë së Mbrojtjes, ndërtoi një urë betoni e cila shkurtoi atë rrugë disa km. të gjatë.

Përveç Nexhmije Hoxhës, kujton ndonjë tjetër që vinte aty për të dhënë mësim?!

Një pjesë e tyre që jepnin mësim aty, vinin nga Shkolla e Lartë e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Saukut, apo nga Ministria, sipas lëndëve përkatëse që ata jepnin aty, por nga që ai objekt, apo më saktë ajo shkollë, ishte një sekret shtetëror i rëndësisë së veçantë edhe kuadrot që jepnin mësim aty, vinin dhe iknin me automjete të mbyllura, që të mos njiheshin dhe të mos kuptohej se për çfarë vinin. Përveç Nexhmije Hoxhës që jepte lëndën e marksizmit, nuk mund t’ju them me saktësi ndonjë emër tjetër, pasi vetëm si fytyra i njihnim.

Kur u ndërtua ‘Reparti 324’ dhe për çfarë ka shërbyer?

‘Reparti 324’, u krijua në vitin 1970-‘71 dhe ai ishte vazhdim i ‘Repartit 45’, i cili nga repart xhenio, u shkri si i tillë dhe u shndërrua në “Batalionin e Sigurimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme’, i cili ishte një repart special i koduar, si ‘Reparti 324’. Ky repart varej direkt nga Ministri i Punëve të Brendshme të asaj kohe, Kadri Hazbiu dhe ai u bë pak a shumë si, “Batalioni i Sigurimit të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore”  i cili varej direkt nga Ministri i Mbrojtjes Popullore të asaj kohe, Beqir Balluku.

Batalioni i Sigurimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kryente detyra të ndryshme sekrete e tepër sekrete, të një rëndësie të veçantë, sipas nevojave që kishte apo i paraqiteshin në momente të caktuara Ministrisë së Punëve të Brendshme. Komandant i ‘Repartit 324’, që me krijimin e tij, ka qenë Dane Binaj, (i cili vite më vonë u bë komandant i Gardës së Republikës), kurse komisar, ka qenë Flamur Arapi.

Si e kujtoni ndërtimin e tij, pasi u shprehët pak më lart, se atë e ndërtoi ‘Reparti 45’, ku ju ishit komandant toge?  

Nisur nga rëndësia e madhe që kishte ai Batalion Special i Sigurimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, (i cili përbëhej nga tre kompani dhe një togë autonome kimie), pjesa më e madhe e objekteve të atij reparti, duke filluar nga kapanonet e ushtarëve, fjetoret, klasat ku bëhej mësim me kabinetet përkatëse, salla e mbledhjeve, mensa, kuzhina, depot e armatimit, depot e prapavijës, anekse të ndryshme, si salla e televizorit etj., u ndërtuan të gjitha nën tokë, me tunele beton-arme, të cilësisë së lartë, të cilat kishin sistem ndriçimi dhe ajrimi të bollshëm. Me kushte normale jetese, për fjetjen, mësimin, etj., duke mos pasur asnjë lloj problemi. Pjesa më e madhe e godinave dhe ambienteve të ‘Repartit 324’, për dy kompanitë, të dytën dhe të tretën), si dhe togën autonome të Kimisë, ishin të gjitha nën tokë, jashtë ishin disa zyra të komandës, parku i automjeteve, lavanteria, banjot, dushet, ambientet sportive, etj.

Kompania e parë, ku ishte?

Kompania e parë, (‘Reparti 329’) apo siç njihej ndryshe si ‘Toga e motorëve’, ndodhej në qendër të Tiranës, ngjitur me Akademinë e Shkencave, në hyrje të saj është porta prej muri guri me hark. Dislokimi i asaj kompanie aty, ishte për të qenë sa më afër godinës së Ministrisë së Brendshme, të cilën efektivët e saj, e mbulonin me shërbim 24 orësh. Përveç këtyre, ‘Reparti 324’, kishte dhe një pikë tjetër ushtarake të instaluar në Kodrën e Rrashbullit afër Shkozetit në Durrës, e cila merrej me kontrabandë e cigareve që bënte shteti shqiptar i asaj kohe dhe efektivi i ushtarëve aty, rrinin të veshur civilë dhe me flokë të paqethur. Në atë repart që përbëhej nga një togë ushtarësh, unë kam shërbyer për gjashtë vjet si komandant i saj, nga 1985-sa, deri në vitin 1991.

Po kështu, një pikë tjetër ushtarake e ‘Repartit 324’, ishte dhe objekti “Shtylla” që ndodhej prapa malit të Dajtit, në Qafë-Mollë, në afërsi të Fekenit i cili përbëhej nga disa objekte sekrete të rëndësisë së veçantë, të gjitha në tunele nën tokë, ku do akomodohej ministria e Brendshme në rast lufte.

Si dhe për çfarë shërbenin këto pikat e tjera dhe cilat ishin detyrat konkrete që kryente ‘Reparti 324’?

Para se t’ju tregoj për detyrat që kryente ‘Reparti 324’, apo siç njihej Batalioni i Sigurimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, desha të them se ai repart, bashkë me Gardën e Republikës, ishte një njësi speciale elitë, jo vetëm e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por e gjithë Ushtrisë Shqiptare, pra edhe e atyre të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Kjo gjë, jo vetëm për nga detyrat që kryente, por edhe për kushtet e jetesës që i ishin krijuar, si trajtimi ushqimor me normë të lartë, përbërja e zgjedhur e efektivit të saj ushtar dhe oficer, stërvitja speciale që kryente, kam parasysh këtu edhe fushimet dimërore në Feken dhe ato verore në bregdetin e Karpenit të Kavajës, etj.

Ku konsistonte përzgjedhja e efektivit ushtar dhe oficer të atij reparti?

Përzgjedhja e efektivit ushtar të ‘Repartit 324’, fillonte që në Degët Ushtarake të rretheve, së pari ishin garancitë biografike, pastaj shikohej formimi, arsimimi dhe sjelljet e tyre në punë e shoqëri, që ata kishin pasur para se të mobilizoheshin, etj. Ndërsa për kuadrot, efektivin oficer, përveç anës biografike që shikohej me imtësi në disa breza, shikohej edhe përgatitja ushtarake, rezultatet e shkollës etj.

Cilat ishin shërbimet dhe detyrat që kryente ‘Reparti 324’?

Batalioni i Sigurimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me tre kompanitë e tij, kryente shërbime dhe detyra të ndryshme, me karakter sekret dhe të një rëndësie të veçantë, këto të paracaktuara më parë, apo dhe sipas nevojave që i paraqiteshin Ministrisë së Punëve të Brendshme, në momente të ndryshme. Si p.sh., ngarkim shkarkimi i vlerave monetare të ‘Thesarit të Shtetit’ dhe lëvizja e shoqërimi i tij nga një objekt në një tjetër, si në Kërrabë, Skrapar dhe Bankën Qendrore të Shtetit në Tiranë.

Detyrë tjetër ishte dhe sigurimi, lëvizja, shoqërimi dhe transport i arkivave të shtetit shqiptar, nga një objekt në një tjetër. Kompania e III-të, bënte shoqërimin dhe transportin e vlerave monetare që vinin në Portin e Durrësit nga Republika Popullore e Kinës, dhe dërgoheshin në vendet përkatëse, në Kërrabë, Skrapar, ku ruhej ‘Thesari i Shtetit’.

Të gjitha këto shërbime speciale, që kryheshin nga Kompania e III-të, e cila ishte dhe më e rëndësishmja e Batalionit të Sigurimit, ishin të parashikuara dhe për rast lufte. Këto lloj shërbimesh, nuk ishin shumë të shpeshta dhe Kompania e III-të, gjatë gjithë vitit, kryente stërvitje intensive në repart dhe jashtë tij, sipas programit.

Detyra të tjera special, kryente Kompania e III-të?

Po, kishte dhe detyra të tjera por ato ishin tepër sekret dhe të një rëndësie shumë të veçantë e për to, nuk duhej të dinte askush.

Si kryheshin këto detyrat pa e ditur as komanda e Batalionit…?!

Vinte njoftimi nga Ministria e Brendshme për komandën e Batalionit tonë, ku thuhej se duheshin kaq dhe aq ushtarë, me këto karakteristika, të fortë fizikisht, të kenë këtë lloj armatimi apo pajisje personale me vete, me veshje civile apo ushtarake, etj., të cilët duhet të jenë para derës kryesore të godinës së ministrisë në këtë orë. Pas këtij njoftimi, Komanda e Batalionit, përzgjidhte ushtarët nga Kompania e III-të, të cilët i dërgonte te Ministria e Brendshme, sipas orarit që u ishte caktuar dhe ata aty i priste një person, që i merrte në dorëzim. Si fillim, ai person u bënte instruktazhin e nevojshëm, u caktonte detyrën apo shërbimin që do kryenin ata në Tiranë apo jashtë saj, në ‘x’ apo ‘y’ vend, duke i njohur me detaje për kryerjen e detyrave. Dhe pasi mbaronte shërbim, për një ditë, dy ditë, apo më shumë, ata ktheheshin përsëri në repartin tonë.

Për të gjitha këto, ku kishin qenë, çfarë pune kishin bërë, kë kishin takuar, etj., ata nuk duhet të flisnin në mënyrë kategorike me as njëri. Kjo ishte e prerë në mënyrë kategorike dhe askush, qofshin këta dhe oficerë eprorë të këtyre ushtarëve, nuk kishin të drejtë as të pyesnin se ku kishin qenë ata. 

Memorie.al

38 Komente

  1. I
    Ish ushtar ii 313 tes

    Filluan fshataret e malsis te tiranes te tregojn histori me te kaluaren Nuk e njoh kete oficer sepse un jam liruar nga ushtris 79 dhe e kam kryer ne kete repart Por po shoh dhum ish kuadro qe partia i mori si te besuar te vete I zberthyen breket para ketij gazetari sharlatan we vetem nxin ate kohe

    1. W
      Www

      Përveç anës komike, këto shkrime, në vend që të çjerrin maskat, tregojnë se dikur shteti ishte shtet. Katnarët marojshin me vesh uniforma. Kët huq e kanë akoma.

      1. D
        Deep State funderrine komunisto-islamike

        Te gjitha keto organizime me kosto teper te larte per cfare?Per te mbajtur me dhune me gjak, zjarr dhe hekur nje pushtet gjakatar te zi. Diktature paranojake e cmendur harxhoi kaq shume para,shfrytezoi njerezit si skllever,persekutoi ne menyren me te eger dhe zhduku me mijra shtetas te vet. Popujt e tjere prej qindra vitesh jetojne ne liri dhe demokraci,ndersa shteti ktiminal bastard shqiptar vazhdon ende me kete trashrgimi kriminale.Madje nje pjese e mire e popullit shfaq nostalgji sic duket nga komentet ketu. Skllever dhe bij skllevrish nuk e meritoni lirine

        1. e
          engjelli

          Di gje zoteria sesi jane organizuar ne vendet Perendimore keto sherbime.Eh more gazetar,ke pyetur nje cope komandant toge me 6 muaj kurs dhe po na thua sekretete te medha.A e dine qytetaret Shqipetare se ku ka qene shkolla e xhandermarise Shqipetare ne kohen e mbretit Zogu i I-re.U ngrit nje shkolle xhandarmerie ne Burrel per te stervitur xhandaret e ardheshem me pretendimin se nga krahina e Burrelit kishte me shume kerkesa per tu veshur xhandare....

      2. k
        k

        Këta ishin mostrat çnjerëzorë që diktatura i krijoi të ishin vegla qorre për ti shërbyer asaj. Ne ishim gurë zalli dhe partia na bëri njerëz,përsëritnin me mburrje. Ngelën gurë zalli përjetësisht. Sikur njeriut ti hiqni ndjenjat dhe emocionet,do ishte një kafshë si gjithë kafshët.Spinoza. Këta dhe delet dhe dhitë e koprativës,hyjnë në të njëjtën klasë,sikur dhitë të shkonin në shkollë.

        1. R
          RAIFI

          K Atëher ngjanin në njerzë,punonim për të ndërtuar vendin për të arsimuar për të dal nga injoranca e primitivizmi,por ja sherbkmet e huaj që ta kanë shpëtuar trurin e dhe ty e shkatërruan Shqipërinë.Taini shumë kush i ngjan baktisë shef ku ka kullos më të mirë,ku ka për të vjedh,plaqkit e mashtruar dikend.Tani Shqipëria përmendet në botë për kurvat e shumta të rritura në demokraci,për martesat me serb e maqedonas për të burgosurit e shumtë nëpër Europë.Mendo si njeri e si shqiptar,hiq mendjen nga kullota më e mirë!

          1. S
            SB

            Ik o kar se jane te thella keto pune

            1. R
              RAIFI

              Qoja nënës sate!

          2. T
            Tirana

            Monstra, si ky Kaloci, i cili me njerz te rendomte si ky kapter Halili, botojne te tilla vjellje.

            1. T
              Ti je pusht!

              E cfare na tha ky kapterr idiot? Asgje konkrete,asnje fakt por perralla me mbret! Do te dale edhe ky fshatari nje here ne media,qe t'u mburret fshatareve te vet shikoni kush kam qene jne! Ta them une kush ke qene ti:- O ke qene dje mut muti,o he sot QEN BIR QENI!

              1. S
                Sistemi i tmerrshëm

                Fashistët nuk janë sjellë kështu me pjesëtarët e vet! Absolutisht çdo gjë ka qenë në shërbim të pushtetit personal të diktatorit Enver Hoxha!

                1. D
                  Dila

                  Është betuar se nuk do i tregoj kurr ato që mëson e shikon, apo vepron. Ky nuk është gjë tjetër veçse një thyers i betimit.

                  1. S
                    Shkullaku Uturaku

                    Ky koqja asgje na tha. Sekeet ketu e sekret atje. Dmth nje brime ne uje. VK

                    1. R
                      RAIFI

                      Ushtria dhe policia shqiptare kanë qenë të përgatitura veç kur kishte shumë disiplinë e përgjegjësi që tani "demokratët"po e quajnë dhunë.Shqipëria për mbi 40 vite shkëlqeu dhe ruajti pavarsinë,nderin dhe dinjitetin,ruajti kombin si vlerën më të çmuar në botën bashkohore Tani që agjenturat e huaja po livadhisinë në Shqipëri,tani që nuk ka as ushtri e as polici,tani kur Shqipëria është bërë sinonim i drogës dhe krimit,i varfërisë e mjerimit,i tradhtisë e antishqiptarizmit,dalin e hapin goj ca kuadra të dikurshme duke menduar se po kryejnë ndonjë sherbim e në fakt kryejnë sherbime vetëm për gazetarët e shërbimeve të huaja.

                      1. p
                        per tru shperlaret

                        Per ish ushtarin b..le .. Ajo kohe ishte e nxire kumplet sketerre , si ju duket kur shqipetari burgoste vellain per nji fjale goje e nese i shkreti mund te vdiste ne galeri denohej edhe mas vdekjes e keshtu qe mun te groposej afer ndonje kanali me qellim qe ti humbasin edhe eshterat . Edhe nje shembull , a nuk ishte blloku i nxire e i mbushur me kriminele te cilet nji e nga nji vrane njeri tjetrin , sigurisht nen ullezimet e krye kriminelit jofte largut Enver .

                        1. E
                          Emigrant

                          Ti re tru shplari sali berishes dhe edvin bajges Po tani ca te mire kemi apo pse ka ik gjith populli jasht Apo per bllok qenet e rinj qe skan lene gje pa bere Shih sot mor qorr qe mbi 100 mij cuna vuajn burgjet e botes Sa nuk dihet numri i te vdekurve neper burgjet demokratike Dikur kishte 4 deri pes kampe pune dhe 4 deri 5 burgje Shih tani sa burgje te siguris se lart ka neper shqiperi gati 20 dhe te tjere do ndertohen Ne u qam nga shiu Por ram ne bresher dhe si dihet se ca fundi do biem

                        2. Z
                          Zot na fal cfare ke krijuar !

                          Filloj KAL- OÇI - pune !?

                          1. L
                            Lacjani

                            O Mero lamce po thuaj kaloqes te na botoj ndonje marifet te babait te vete ne Lac ne sherbim te partise se edhe ai si pune e ketij kapteri ishte.

                            1. R
                              Radisti

                              Nje repart i Ministrise tePuneve te Brendshme te asaj kohe qe nuk i ka lyer duart me gjak por qe i ka sherbyer sigurise se sovranitetit te vendit eshte Reparti 75 i nderlidhjes ne Linze e cila punonte edhe per Ministrine e Jashtme. Shkruani diçka per kete Repart

                              1. x
                                xoni

                                Ky idjoti gjith jeten ka qene rrot k*ri.... Mos u merni me budallenj, kjo nuk do te thote se po mbroj ate regjim kriminal por ky idjot ka qene.

                                1. B
                                  Baca Bajram

                                  Amon ku na i nxirrni dhe keta Kapterat qe paskeshin qen kuadro te rendesishem ne repartet speciale, ky qeka bo officer , por ishte roje te 313-ta..., kutone mre ju, dhe per ta ber te besueshem nxjerrin deshmin e tij, we paska degjuar klithmat e Kadriut me shok, dhe paska par Kadriun te dali i vdekur nga burgo... Pirdh pirdh se lirohesh i thojn kesaj pune. Amon paj zotin mos na nxirrni shkrime te tilla te pakuptimta qe jane vetem per te mbushur faqet e gazets.

                                  1. Z
                                    Zen bibilushi.

                                    Pirdh o Kaloç pirdh. O ish ushtari i 313, e keqja është se ky Dashnor Kaloçi, ka qenë vet ushtar i 324 dhe kur ndërroi sistemi nuk la dokument pa vjedhur, për të na i treguar neve sot nëpërmjet këtyre kapterave, të cilët nuk kuptojnë që ky vetëm po u përdor emrin por faktet i di vetë.

                                    1. J
                                      John Qelbashi

                                      keta koqet e lane Shqiperine ne epoken e gurit. Akoma vuajme injorancen e ketyre

                                      1. K
                                        K O R C A

                                        Flitet per periudhen kur Shqiperia kishte shtet te vertete dhe nje emer te nderuar ne bote . Personi qe eshte intervistuar nuk ka qene ndonje kuadro i larte , nuk ka qene i arsimuar per me lart por vetem me kurse mujore per detyren e komandantit te toges .

                                        1. N
                                          Nesti pe Vithkuqi

                                          Po ça vend i nderuar o bole pe Korçe, i nderuar qe nuk aderonte në asnje organizatë dhe izolim me tela me gjemba

                                        2. M
                                          Majori

                                          Çfarë mund t'i besosh një ushtaraku i cili, e filloi dhe e mbaroi karierën e vet, në funksionin më të ultë të oficerit, komandant toge dhe roje. Aha, e kuptoj, Kaloshit të tillë budallenj i duhen, për të gënjyer dhe shpifur sa më shumë.

                                          1. A
                                            Avni Rustemi.

                                            Nga e gjetet kete kapter o Kaloc. Ky ngeli per te treguar veprimtarine e Ministrise se Brendshme. Hajde gallate hajde. Si historite e Nastradinit.

                                            1. f
                                              fjala vjen

                                              E ka marre nje dore te mire parash Rrahmani per te genjyer se ashtu i duhet Kaloshit sot. Kalosh! Merr dhe Lamen e beji bashke hetus e sigurims se ata jane me buze te varrit dhe nje dore parà sot u duhet. U marte purtha shalet, ngelet duke krijuar poezi dhe drama sipas oreksit qe u vjen. Ju besojne vetem budallenjte dhe idiotet apo edhe ata qe kane lindur pas nente muajve si pelat.

                                              1. K
                                                Km

                                                Per trushperarin me l'art. Ajo kohe mbetet me e lavdishmja ne historine e popull it shqiptar. Ne 1939 ishte 80%analfabete,me ekonomise gjysemfeudale, gjithe vendi ne erresire, VETEM nje fabrike cimentoje italiane ne shkoder. Ne 1944 ky vend gjysem feudal, ishte teresisht i shkaterruar nga Lufta. Pas ketij viti, me clirim in nga okupatoret u rindertua, u luftua analfabetizmi, u ngrit sistema arsimor ne cdo fshat e qutet, u ngriten universitetet, uzina, fabrika, u be bonifikimi i venditdhe me bujqesi te perparuar. U ngrit mbrojtjen e forte, shtet ligjore i vertete, PA dallim individual apo klasor. U ngrit pollici dhe organet speciale zbulimi è kunder zbulimi, saqe vete kundershtare è vleresojne. Te gjithe keto nen pression nderkombetar perendimor e lindor. Sa fitova une, nje puntor, aq fitoi Enveri ne ate kohe. Sa ishte gjalle i rruajtet koqet,edhe pse superagjentet i kish rrotull tij. Prisnin te vdiste, PA te fillonin kthesen, shkaterrimin, rrenimin, vjedhjes massive, droge e prostitucionin. SA PER KETE Shkrim-shkrim koti, PA bosht, por perciptazi tregon se eshte punuar, se armiqte è denuar bertisnin "o enver Aman Na fal". POR asnje krim, shkelje ligji, korrupsionin, vjedhje-sic duket Dushan Kaloshit(Mugoshes), si ka mbetur tjeter per te shpifur. Kosova hesapi, te pabese. Shqiptarè i Kane provar keto 32 vjet dhe me pare. I sherbyen UDB me vullnet. Per fat te mire, ajo Diktatura e Proletariatit dhe Enveri i Kane lene te gjithe te shkruara.. Kush ka vullnet ti lexoje, se lexoj e vetem Dushan Kaloc Mugoshen.

                                                1. N
                                                  N

                                                  Nje tregim sharlatan treguar nga nje mjeean.

                                                  1. d
                                                    demo

                                                    te dhjefsha sekretet,sekretet e juaja i mori lumi,,thesarin e vodhi nipi Sulo skraparit,armet i vodhen jevgjit,Strehimet sekrete dhjesin katundaret,.

                                                    1. p
                                                      per tru shperlaret sllavo sovjetik

                                                      Per emigrantin ... paske edhe emigruar shoku shef ??!! perse nuk qendruat atu ku gjoja lulezonte jeta , e kur ushtria jone mund te shpartallonte USA e Europe bashke ??!! simas kjofte largut e disa tru pjerllurve ushtarake . ose te shkonit ne Kube ose Kore te shoku Kim. E per kete k. m , ky kenka edhe ma bole se te tjeret tru shperlare , po na tregon si ishte vendi para se ta merrnin pushtetin sllavo komunistet , ok ishte fukarallek pa diskutim , por ama populli ishte i lire te jetonte mbase ku te deshironte pa i marre leje partise se mallkuar te djallit Enver . Si ka mundesi qe nuk e kuptoni , ose nuk doni ta kuptoni more tru pjerllur shiko sa e thjeshte eshte nese Shqiperia do te orientohej nga perendimi , e jo nga Kurva sovjetike , anuk do te ishte vendi yne te pakten ma mire se Mli i zi e mbase edhe ma mire se edhe Griqia . Ne fund te fundit çdo sistem ben diçka ashtu si sistemi i mallkuar komunist qe i pati ba nga puna e papaguar e popullit e nga gjaku i te burgosurve , plus nga shpronesimi i pronareve , pa harruar pushkatimin e burgosjen e te shkolluarve jashte ... fare e keqe njeriu i ri tru shperlare ...

                                                      1. E
                                                        Emigrant

                                                        Ik o koqe se smerr vesh nga bota ti Shko merru nje cik me drog ose coje femrat e familjes ne bordellon kapitaliste kete quan liri ti Te llapesh gjith diten ne kafene Po punen ku e ke po sqe qene qe ti vesh mbrapa saliut edit apo ilir hajdutit

                                                      2. e
                                                        edmond

                                                        Ky genjen kur thote qe kam mbaruar gjimnazin "Partizani" ne degen mekanike, ky gjimnaz nuk ka qene kurre shkolle profesionale, ka qene gjithmone i formimit te pergjithshem i arsimit te mesem.

                                                        1. T
                                                          Tirana

                                                          Kam pershtypjen se keta Kalocerit kane qene ne poste drejtuese ne kohen komuniste. Po qe keshtu, ky Kaloqi qe merret me keto "zbulimet" eshte pjese e tyre e tani, shitet per antikomunist, domethene nazist.

                                                          1. V
                                                            VLONJATI

                                                            Beni dhe ju ato vepra qe bene ata ne te gjitha fushat pastaj i shani Enveri nuk la pasuri 2miliard dollar sa do ler kucedra e vicidollit SA vrau enveri dihen por sa jane vrare pas vitit 1991 ,nga politika e saliut nuk dihet Maloket ne vend te luftonin fashizmin vinin ne juge e benin reprezalje per te vjedhur duke patur mbeshtetje e katilit kosovar xhafer deven

                                                            1. K
                                                              Katunari

                                                              BRAVO! Komenti i Km, dhe ju o idioter komentues te tjere, lexojeni komentin e Km, dhe lerini budallalliqet qe keni shkruar.

                                                              1. D
                                                                Dibrani

                                                                Mashtrime nga injorantët.Ku jepte Nexhmija leksionë të marksizmit dhe ku në efektivat e ministrisë brendshme. Pa le dha dhe urdhër për rrugën e keqe dhe të nesërmen e shtruan . Edhe Enveri të kishe dhënë urdhër nuk bëhej aq shpejt. Mashtrusa klasik.

                                                                Lini një Përgjigje