Arkivi kujton ditëvdekjen e Ahmet Zogut, një prej figurave më të diskutueshme të historisë politike shqiptare, me titullin Mbret.
Në një biografi të shkurtër, sillet në vëmendje se kush ishin mentorët e parë të tij.
“Si sot më 9 prill të vitit 1961, ndërroi jetë në Paris Ahmet Zogu.
Mbreti i Shqiptarëve, Ahmet Muhtar Zogolli, i biri i Xhemal Pash Zogut dhe i Sadie Emin bej Toptanit, u lind më 8 tetor 1895. Mentorët e tij të parë qenë Dervish Hima, Sali Torra dhe Hafus Ismeti. Në moshën 7-vjeçare do të largohej nga vendi për të vijuar edukimin në Turqi, ku krahas liceut francez të Stambollit kreu kursin e oficerëve rezervë.
Në atdhe do të kthehej më 20 korrik 1912, në kohë për të kremtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Relativisht herët, do të niste rrugëtimin e tij në politikë në postin e ministrit të Brendshëm.
Më 31 janar 1925, do të shpallej President i Republikës Shqiptare, ndërsa më 1 shtator 1928 do të mbërrinte në apogje të karrierës, duke drejtuar monarkinë shqiptare.
Me nisjen e pushtimit italian, u shpërngul nga atdheu për t’u vendosur fillimisht në Greqi, prej nga ku do të merrte udhë një kalvar mërgimi me ndalesën e fundme në Francë.
Në vlerësim të kontributit si shtetar, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, u organizua një ceremoni zyrtare për kthimin e eshtrave të tij në atdhe, të cilat u vendosën në Mauzoleumin e familjes mbretërore. Gjithashtu, në këtë kuadër, u dekorua nga presidenti i Republikës me ‘Urdhrin e Flamurit Kombëtar’”, shkruan Arkivi Shtetëror.
Pra, paçka mospajtimeve të thella mbi figurën e tij, ai gëzon një titull të lartë.
Një linjë historiografike e mban atë si të parin njeri që tentoi të ndërtonte një shtet modern shqiptar, ndërsa nga komunizmi për të rrjedh xanxa e satrapit.
Nje mbret qe e sollen ne fuqi serbet.
Nje turk i piset do te ndertonte nje shqiperi evropiane.....!? Mjaft me,me shurrsa turkoshqipfoles.......qelbet edhe sot me 2023 vatoni......e do te qelbet edhe shume shekuj, kush beson te kunderten thjesht ka nevoj per psikiatro.....
Po ty o temmmmaaaa si te duket?
Ne historine e Shqiperise ai duhet quajtur mbreti hajdut. Mbreterit e vertete kane qendruar ne balle te situatave ndersa ky e la popullin pa komande duke ia mbathur me te katra dhe me valixhet plot flori. Me se rrojti ai dhe suita e tij, me çfare vazhdon te rroje nipi I tij i vetequajtur princ, dhe paturpsisht iu jepen pronat e pretenduara te tyre ne mes Tirane, Durresi etj kur vete ishte nje aga Burgajeti. Prandaj mos rini i zhdukni Salen, Meten qofte edhe Ramen se edhe ato një ditë si Zogu do thone une jam mbreti.
Nje burre shteti qe drejtoje nje vend ne epoken e fiseve, duke e drejtuar pa dhune e pa vrasje drejt zhvillimit e prosperitetit. Ne kushtet e nje Shqiperie pothuajse mesjetare ai vuri themelet e nje shteti modern Europian.
Zogollit ia futi te dyja ne nje kepuce Enveri Heroi qe mbreteroi Token e Shqipes. As nuk ishte mbret zogoll dreqi, as nuk e njohu bota te tille kete figure te urryer nga shtresat popullore . Kriminel qe luftoi popullin e vet, vrau e zhduku ajken e Intelektualeve Shqiptare ky kapterr katil i Matit . Ismail Qemali nuk pranoi te behej kjo figure e urryer , andaj ngjane shkaterrimet e pushtimet .
Kush te ka genjyer? Bajram Currin, Hasan Prishtinen, Luigj Gurakuqin kush i vrau? Dhe per ironi te fatit ne dy skaje te bulevardit Zogi i Pare ndodhet busti i Zogollit por edhe i viktimes se tij Hasan Prishtines! Mbreti i Jugosllavise ishte 17 vjec organizoi dhe i rezistoi dy jave gjermaneve. Mbreteresha e Hollandes 23 vjece organizoi rezistencen u desh nderhyrja e Anglezeve qe ta merrnin me force dhe ta largonin nga Hollanda. I famshmi mbret i shqiptareve mori cfare kishte arka e shtetit dhe iku per te krijuar divizione me shqiptar ne mergim. Sa shqiptar ishin ne mergim kur popullsia e shqiperise ishte 800 mije banore?
Asti je nje trap
Edhe ta kap edhe s’ta kap. Bravo Astrit!
tradhtar i vendit te tij.... asnje fjale te mire per keta lloj njerzish....