Mëngjesin e acartë të 12 dhjetorit 1984, dy fatorino treni të linjës së Shkodrës, L. Dukeli dhe S. Çekerku, kishin rendur të takonin njëra-tjetrën si të marra. Fytyra u kishte ikur, ndërsa nëpër duar shtrëngonin ca bileta treni të cilat, ua kishin marrë në mirëbesim pasagjerëve të nisur nga Tirana. Dyshimi i ditëve të shkuara, ishte vërtetuar sërish. Pasi ishin marrë vesh, dy gratë, të cilat më pas do të dekoroheshin për këtë zbulim, që nga ana tjetër do të shkaktonte pushkatimin e dy qenieve njerëzore, një prej të cilëve, muzikanti i njohur Gasper Çurçia, kishin nxituar të takonin dispeçerin, apo përgjegjësin e trenit, Xh. Beshnuni.
Në kabinën e këtij, dy gratë këmbëngulnin se një pjesë e biletave që pasagjerët kishin në vagonët e tyre, ishin krejt ndryshe nga të zakonshmet. Ato nuk kishin as ngjyrë, as letër të njëjtë. Dispeçeri, ishte bindur shpejt, se diçka e madhe ishte duke ndodhur, se biletat sigurisht duhet të ishin false dhe se kjo histori, duhet të përfundonte medoemos në polici. Duke i punuar mendja, ai i urdhëron dy gratë që, në afërsi të stacionit të Shkodrës t’u grumbullonin udhëtarëve të gjitha biletat, duke gjetur justifikime të ndryshme dhe të njëjtin urdhër, ua komunikon edhe faturinave të tjerë. Pak kohë më vonë, teksa zbrisnin në stacionin e Shkodrës, udhëtarët vëzhguan forca të shumta të policisë, që bllokuan zbritjen e pasagjerëve nga dy prej vagonëve.
Në stacionin e Shkodrës, policia e kishte pasur fare të thjeshtë. Të gjithë pasagjerët që kishin në duar biletat e dyshimta, kishin dhënë të njëjtën adresë të blerjes së tyre. I kishin blerë atë mëngjes, tek sporteli i dytë në radhë, në bletarinë e Stacionit të Trenit të Tiranës. Madje dikush, kishte përmendur edhe emrin e gruas që punonte aty. Quhej Bukurie.
Brenda të njëjtës ditë, 12 dhjetorit, pa përfunduar orarin zyrtar të punës, kolegët e policisë së Tiranës, kishin vënën nën vëzhgim, sportelin e dytë të biletarisë së stacionit të Tiranës. Gruaja quhej Bukurie Gjeçi, ishte rreth të dyzetave, e martuar, me dy fëmijë të mitur dhe pa ndonjë problem të reklamuar me mbarëvajtjen në punë. Urdhri kishte qenë i prerë. Ajo duhet të ndalohej dhe kontrollohej, pa përfunduar orarin zyrtar. Policët që iu afruan sportelit të saj, më pas do dëshmonin se tjetrës për pak i kishte rënë të fikët, kur i kishin thënë se, duhet të bënin një kontroll.
Sipas një hetuesi të çështjes, shuma e përfituar nga biletat false të shitura, kryesisht gjatë vitit 1984, nga Bukurie Gjeçi, bashkë me shumën e atyre biletave false që ende nuk ishin shitur, shkonte diku te 4.7 milionë lekë të vjetra. Një shumë që në atë kohë, mund të konvertohej me vlerën e përbashkët të disa shtëpive të banimit.
Pra, policia e gjeti çantën personale të Gjeçit, tumllas me bileta të falsifikuara. Kishte qenë vetëm ajo shitësja e biletave false të trenit, të njëjtave bileta, për të cilat kishin dyshuar ato ditë të ftohta të dhjetorit 1984, dy faturinat e linjës Tiranë–Shkodër.
Pa shkuar te marrja në pyetje e shitëses, policët duke i hedhur një sy çantës së sekuestruar, kishin vëzhguar me sy të lire, dy lloj biletash false. Një pjesë ishin pothuaj bardhë e zi, ndryshe nga origjinalet, që kishin një nuancë të ngjyrës jeshile. Ndërsa pjesa tjetër, apo gjysma e tyre, ishin krejt si origjinalet. Por gruaja e terrorizuar, nuk i kishte lënë të mundoheshin gjatë. Ajo ishte treguar e gatshme të bashkëpunonte.
Arrestimi i muzikantit Gasper Çurçia
Atë natë do të kishte edhe një tjetër arrestim. Rreth orës 20:00 të mbrëmjes, një grup policësh do të zbrisnin nga makina pranë një pallati në rrugën “Ferit Xhajko” në Tiranë, ku banonte muzikanti Gasper Çurçia. Nuk dihet se si kishin rrjedhur ngjarjet me marrjen në pyetje të shitëses së biletave, por sigurisht që ajo makinë policie, u gjend aty në bazë të së dhënave të saj.
Policët kishin kërkuar fillimisht, të bënin kontroll në dhomën personale të muzikantit, duke e pyetur me kërcënime se, ku i mbante lekët. Muzikanti u kishte treguar një sirtar, u kishte dhënë edhe çelësin madje, por policët kishin mbetur të pakënaqur nga sasia e të hollave të gjetura. Më tej, ata e kishin mbyllur dhomën, për të shmangur prezencën e familjareve të tjerë dhe e kishin bindur Çurçinë se, tashmë dinin aq shumë, sa do ishte mirë, që ai të tregonte të hollat, si dhe makinerinë stampuese të biletave të trenit.
Më pas, në popull do të përhapej fjala, apo thashethemi i vërtetë, se Gasper Çurçia, i kishte fshehur të hollat në brendësi të pianos dhe se këto të holla, ishin në një sasi habitëse. Në të vërtetë, policia në brendësi të pianos, kishte gjetur vetëm stampën, ndërsa të hollat, ishin në një sirtar të kyçur. Rreth mesnatës, policët ishin larguar “duarplot”, duke e marrë me vete edhe të zotin e shtëpisë, Gasper Çurçia. Sipas një përllogaritjeje, ata kishin gjetur në shtëpinë e tij, një shumë prej rreth 15 mijë lekësh, pa llogaritur vleftën e biletave të fabrikuara, që ishin ende të pa shitura.
Po atë ditë, pasi ishin ndërruar vetëm datat, por jo ngjyra e zezë e natës, Gasper Çurçinë e, Bukurie Gjeçin, do i ndiqnin nëpër hapat e të njëjtit fat edhe disa të prangosur të tjerë, që të gjithë, të implikuar në falsifikimin e biletave të trenit. Shpejt hetuesit, kuptuan se po konfiguroheshin dy grupe të ndryshme falsifikuesish, që ia jepnin biletat të njëjtës shitëse, Bukurie Gjeçit.
Po sipas hetimit, grupi i parë, që kishte bashkëpunuar me shitësen e sapo prangosur, kishte në përbërje, veç Çurçisë, edhe një bashkëpunëtor të tretë, N. Hyskajn, një punonjës të NTUS (Ndërmarrja Tregtare e Ushqimit Social) të Tiranës. Edhe ky kishte ndihmuar në realizimin e falsifikimit të biletave të trenit dhe rrjedhimisht kishte marrë një pjesë të fitimit.
Nga ana tjetër, grupi i dytë i të arrestuarve, që duket kishte vepruar në konspiracion të plotë, nuk kishte asnjë lidhje me Gasper Çurçinë, madje asnjë prej tyre, nuk e dinte se edhe Çurçia, “furnizonte” me bileta të njëjtën shitëse. Kreu i grupit të dytë, ishte një djalosh i gjatë e i pashëm, me punë në Postën e Tiranës, që quhej Shkëlzen Doçi. Ai duket kishte qenë, gjahu i madh i radhës për policinë. Në shtëpinë e tij, saktësisht nën krevatin ku flinte i vëllai, ishte gjetur edhe një valixhe metalike me të holla, që të gjitha të përftuara nga shitja e biletave false të trenit.
Duke qenë se para hetuesve të asaj kohe nuk mund të trimërohej askush, shpejt në pranga përfunduan edhe gjashtë bashkëpunëtorë të tjerë, të lidhur në një mënyrë apo në një tjetër me Shkëlzen Doçin dhe falsifikimin e biletave të trenit. Përfundimisht, në mars të vitit 1985, shkojnë para gjykatës, kryesisht nën të njëjtën akuzë, dhjetë të arrestuar për falsifikimin e biletave të trenit.
Habia e hetuesve, ishte bërë edhe më e madhe pasi kishin mësuar se dy grupet, që kishin si pikë të përbashkët shitësen e tyre, Bukurie Gjeçi, kishin metoda të ndryshme të prodhimit të paligjshëm të biletave të trenit. Në dokumentet e dosjes gjyqësore, nuk thuhet saktësisht se, cili nga grupet ka nisur i pari falsifikimin. Vetëm shkruhet në një rast se, Bukurie Gjeçi, kishte komunikuar më parë me një të njohur të Shkëlzen Doçit.
Kështu që, për të dy palët përmendet e njëjta periudhë e bërjes lekë me anë të biletave false, që korrespondon me fillimin e mbarimin e vitit 1984. Nga ana tjetër, dokumentet sqarojnë saktësisht, dy mënyrat se si realizoheshin falsifikimet.
Ish-muzikanti Gasper Çurçia, kishte mundur të sajonte në ambientet e shtëpisë së vet, një pajisje artizanale stampimi, që punonte me filma dhe që realizonte bileta treni false, të një cilësie të lartë.
Saktësia e tyre, dukej qartë te ngjyra e arrirë e biletës, që pothuaj nuk dallonte nga origjinalet, por çalonte në elementët e tjerë, sidomos në shkronjat e numrat. Ndërsa grupi tjetër, që falsifikonte biletat me ndihmën e një makine fotokopjuese që gjendej në zyrën e inxhinierit të Postës Qendrore, Shkëlzen Doçi, ishte më pak i suksesshëm, në cilësinë e ngjyrës së biletave, por tepër si saktë në projeksionin e germave e numrave. Madje, pohohet se, biletat edhe pse fotokopjoheshin bardhë e zi, shiteshin me sukses, duke mos shkaktuar dyshime te pasagjerët e trenave.
Në plumb, për 5 milionë lekë…!
Në kohët e ardhura, mund të duket e pabesueshme, por dikur, kur e ashtuquajtura “diktatura e proletariatit”, apo “lufta e klasave”, mbanin gjallë ngrehinën e kalbur të Shqipërisë komuniste, mund të shkohej në plumb, edhe për vjedhje, ku nuk përdoreshin armë, ku nuk plagosej apo kërcënohej kush. Kështu, vetëm për vjedhjen e vleftave të biletave të trenit, me anë të falsifikimit, në vitin 1984, me një shumë dëmi prej rreth 4.5 milionë lekësh (të vjetra) të asaj kohe, gjykatat dërguan në plumb, tre prej dhjetë të akuzuarve.
Dhe kjo bëhej, jo sepse, dëmi i shkaktuar mund të trondiste Bankën e Shtetit Shqiptar, por, për t’u treguar gjithë banorëve të vendit të rrethuar me tela me gjemba, se shteti komunist, është shumë i fortë dhe se që të gjithë ata që do tentojnë të vënë dorë mbi “pasurinë e përbashkët”, do të kenë fat të njëjtë. Pra, një politikë që, më shumë se zbatimin e ligjeve, kishte për qëllim, jetë zgjatjen e sistemit, përmes frikës së krijuar nga bërja shembull, e një pjese të qytetarëve të vet.
Gjithsesi, Presidiumi i Kuvendit Popullor, që kishte atributin e faljes së jetës, vë dorën në zemër, vetëm për një të dënuar me vdekje, të dosjes së biletave të trenit, ndërkohë që nuk ndryshon asgjë, për fatin e Gasper Çurçisë dhe Shkëlzen Doçit. Të dy këta, do të pushkatoheshin natën, 24 orë para se ish-diktatori shqiptar, Enver Hoxha, të jepte shpirt zyrtarisht.
Edhe të arrestuarit e tjerë, të së njëjtës dosje, nuk u shpëtuan dënimeve të skajshme, që shkonin deri në 17 vjet heqje lirie. Si për të plotësuar gjithë kuadrin, nga ana tjetër, nga ana e atyre që ishin pajtuar me rregullat, pavarësisht cilësisë së jetës që ato diktonin, për të njëjtën çështje, pati edhe të dekoruar. Ishin pikërisht dy faturinat e linjës së Shkodrës dhe dispeçeri i trenit, që morën meritat e zbulimit të këtij grupi keqbërësish.
Duke i bërë edhe këta, krejt padashur, protagonistë të një historie, që dikur tronditi një popull të tërë. Për këtë ngjarje të përmasave të pazakonta, që pati një impakt të madh në opinion në kohën kur ndodhi, kemi përgatitur një cikël të plotë shkrimesh, duke sjellë fakte dhe dokumente të papublikuara më parë. Janë siguruar gjithashtu, edhe dëshmi të protagonistëve, të hetuesve të çështjes, si dhe të njerëzve që morën pjesë drejtpërdrejt në pushkatimin e Gasper Çurçisë dhe Shkëlzen Doçit.
Të arrestuarit e “Grupit të falsifikatorëve të biletave të trenit”
Bukurie Gjeçi, e datëlindjes 20.11.1946, lindur në Shijak dhe banese në Tiranë, Lagjja Nr. 1, Rruga “Dhimitër Kamarda”, Pallati Nr.7, hyrja 9, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me origjinë e gjendje shoqërore punëtore, me punë ish-shitëse biletash në Stacionin e Trenit në Tiranë, e martuar me dy fëmijë të mitur, e pa dekoruar, pa imunitet, me arsim të mesëm ekonomik, e padënuar, pa parti, e arrestuar më datën 12.12.1984.
Gasper Çurçia, i datëlindjes 13.11.1934, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, Lagjja Nr. 3, Rruga “Ferit Xhajko”, Pallati Nr.63/1, me shtetësi e kombësi shqiptare, me origjinë shoqërore tregtar i mesëm, me gjendje shoqërore pensionist, ish-punonjës në ndërmarrjen e mjeteve mësimore në Tiranë, i martuar me tre fëmijë, me shërbim ushtarak të kryer, pa imunitet, i pa dekoruar, me arsim të mesëm, i padënuar, pa parti, i arrestuar më datën 12.12.1984.
N. Hyskaj, i datëlindjes 25.01.1942, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, Lagjja Nr.4, Rruga “H.Dalliu”, pallati 16/1, me shtetësi e kombësi shqiptare, me origjinë shoqërore tregtar i mesëm, me gjendje shoqërore piktor në NTUS, Tiranë, i martuar me një fëmijë, me, i padënuar, pa imunitet, pa Parti, me arsim të mesëm të pambaruar, arrestuar më 15.12.1984.
Shkëlzen Doçi, i datëlindjes 30.11.1949, lindur dhe banues në Tiranë, Lagjja Nr. 4, Rruga “Kongresi i Përmetit”, Pallati 144, ap, 44, me origjinë shoqërore nëpunës i pushtetit popullor, me gjendje shoqërore nëpunës në Ndërmarrjen e Shërbimeve Transite, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, beqar, i pa dekoruar, pa imunitet, me arsim të lartë, pa Parti, i pa dënuar, i arrestuar më 13.12.1984.
B. Erebara, i datëlindjes 25.06.1951, lindur dhe banues në Tiranë, Lagjja Nr. 9, Rruga “Skënderbej”, pallati 33/2, me shtetësi e kombësi shqiptare, me origjinë shoqërore piktor në Ndërmarrjen Elektroteknike Tiranë, i martuar me dy fëmijë, i pa dekoruar, pa imunitet, me arsim të lartë, Instituti i Arteve, i padënuar, pa Parti, i arrestuar më 15.12.1984.
K. Shefqeti, i datëlindjes 21.10.1948, lindur dhe banues në Tiranë, Lagjja Nr.7, Rruga “Pandi Dardha”, pallati 44, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me origjinë dhe gjendje shoqërore punëtor në Kombinatin e Autotraktorëve, beqar, me shërbim ushtarak të kryer, i pa dekoruar, pa imunitet, me arsim të mesëm, i pa dënuar, pa Parti, i arrestuar më datën 15.12.1984.
S. Sadkaj, i datëlindjes 15.11.1950, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, Lagjja 10, Rruga “Aleksandër Moisiu”, Pallati 36/3, Apartamenti 39, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me origjinë dhe gjendje shoqërore punëtor në Fabrikën e Këpucëve, i martuar, martesa e dytë më katër fëmijë, me arsim të mesëm dhe shkollën e Lartë Ushtarake, i pa dënuar, pa imunitet, pa Parti, i arrestuar në datën 13.12.1984.
D. Vasho, i datëlindjes 25.10.1948, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë, Lagjja Nr.8, Rruga “Myslym Shyri”, pallati 10/1, apartamenti 20, me shtetësi dhe kombësi shqiptare me origjinë dhe gjendje shoqërore, punëtor në sektorin e serave të Ndërmarrjes së Gjelbërimit, i martuar me dy fëmijë të mitur, me shërbim ushtarak të kryer, i pa dekoruar, pa imunitet, me arsim të mesëm, i pa dënuar, pa Parti, i arrestuar më datën 13.12.1984.
B. Koxhaxhiku, i datëlindjes 10.03.1949, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë. Lagjja 9, Rruga “Muhamet Gjollesha, pallati 39/1, Apartamenti 19, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me origjinë e gjendje shoqërore nëpunës, inxhinier elektrik në fabrikën e këpucëve, i martuar me dy fëmijë, i dekoruar me Urdhrin e Punës të Klasit të Tretë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, pa imunitet, me arsim të lartë, i padënuar, pa Parti, i arrestuar në datën 13.12.1984.
R. Fejzo, i datëlindjes 15.06.1953, lindur në Allagjatë dhe banues në Tiranë, Lagjja 10, Rruga “Niko Avrami”, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me origjinë dhe gjendje shoqërore punëtor në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Urave, i martuar me dy fëmijë të mitur, me shërbim ushtarak të kryer, pa imunitet, i pa dekoruar, i dënuar për mashtrim me 6 muaj heqje lirie në vitin 1977, me arsim 8 klasë, pa parti, i arrestuar në datën 17.12.1984./Memorie.al
Te gjithe keta do ishin bere biznesmen te demokracise. Ndoshta ndonjeri prej tyre edhe deputet apo oligark. Ai regjim ato ligje kishte.
A e kuptoni se çfare reklame superpozitive po i beni atij regjimi me menyren si e keni koceptuar kete shkrim? Sidomos per ata qe nuk e kane jetuar ate kohe, por po jetojne vjedhjet e paskrupullta te sotme.
Hajduti thote populli eshte me i poshter se krimineli dhe tradhetari dhe i ka hake te gjitha llojet e denimeve.
Denimi ka qene ekstrem dhe e mbaj mend sh mire kete ngjarje. Por pse duhet te nxirret kjo histori me kontekst sikur e kane fajin fatorinot qe e zbuluan dhe njekohesisht kujt i sherben gjithe kjo ne kete kohe hajdutesh te pa denuar. Te nderojme Enverin?Qe skishim buke por ekzekutonte hajdutet. Apo. Te nderojme Hajdutet ?e demokracise ku po hame te gjithe e spo denohet njeri.
Harruat të thoni që inxhinierit i Postës Qendrore, Shkëlzen Doçi, ishte shok i ngushtë i Ilir Hoxhës, djalit të Enverit. Dhe ky Shkëlzeni, u dënua me vdekje për këtë vjedhje. Përfytyroni të dënohej sot me vdekje një shok i ngushtë i Zen Berishës, vetëm sepse vodhi shtetin.
Je i madh Moisi Golemi …!
Moisi thuajevte verteten deri ne fund. Shkelzen Doci ishte nipi i nje anetari te KQ te PPSHse, por kjo nuk e shpetoi. Me ligjet e asaj kohe pushkatoheshe po te vidhje 500 mije leke te vjetra. Ata vodhen gati 5 milione. Cfare ka per te shkruar sot per ta?
Pa na tregoni ju tru shperlaret cili ishte ai qe nuk pati vjedhur ne kohen e koleres komuniste .. te paret a nuk ishin kriminelet e bllokut , a nuk kishte ferma te posaçme neper Shqiperi e privilegje te većanta per gjak piresit e bllokut , a nuk villte persh drejtori , kryetari i kolkozes , oficeret , kapterret , agronomet edhe mesuesit ne forma te ndryshme etj etj etj pa fund , arsyeja e thjeshte prona kolektive , puna bashke e bytha jashte thuhej me ze te ulet pertej syrit vigjilent te sigurimsave djadhezore . Keta shume pak shembuj nuk do te thone qe una nuk e urrej vjedhjen , por keshtu e paten nis sllavo sovjetiket pa e marre pushtetin mire me vjedhje plaçkitje , shpronesime burgosje , pushkatime me nje fjale shkaterrim total i prones se shejte private , perfundimi ne 91 , popull e rreskapitur fukara , e çveshur e i zbathur , kocke e lekure popull pa dinjitet , a nuk na pati urryer gjithe Europa , a nuk dallohej shqipetari edhe nji km larg , kush eshte shkaku .. pa diskutim 45 vjet roberi e tru shperlarje plus kryesorja njeriu i ri qe ja pati sakatuar trurin kjofte largu Enver ne shkollat e koleres komuniste kjo esg=hte shkaku e arsyeja e te gjitha te keqiave qe ndollen mas fitimit te lirise se vertete ne 1991...
Mos fol o kokkarr ti je nje debil qe me llogjiken tende duhet te flasesh vetem me femije kopshesh.Mos nderhy vend e pa vend per na treguar irritimin tend fallco per padrejtesite e rregjimit tani paskemi fituar lirine e vertete hajde hajvan shijoje kete liri debil po rri andej dhe pastron halet e botes.Na cave trapin te njejta fjale dhe menyre shprehjeje ti i mencuri debil i lindur.
Funderinat e memorie.al. Pse shtoni komente si banka e shetit nuk do falimentonte, pushteti mbante vehten me te tilla denime etj.? Keshtu ishin ligjet vodhe kete shume merr denimin perkates. Sot more nje arke peshku denohesh, vjedh me bllok ne dore, me video, miliona, behesh president!
Te vjedhesh eshte e rende. Dikur mbreterite iu prisnin duart hajduteve. Kjo vjedhje biletash treni u zbulua nje dite por imagjinoni se sa fitime kishin realizuar hajdutet per vite me rradhe duke demtuar shtetin. Edhe po mos ekzekutoheshin, meritonin denim te perjetshem me burg.
Edhe ilirhajduti premtoi se kush vjedh do i pritet dora.Po te ishte prokuror llalla,kraja e dum dum dumani kete ceshtje nuk do e kishin zgjidhur as per 24 vjet e jo per 24 ore,sot po vidhen banka ,florir dhe saliu pagezon shokun e tij ilirfloriri e pasuri e pa fundme e sa e sa krime e vrasje dhe nuk zbulohen e jo te denohen.
Keshtu me dhune eshte bere Anglia, etj etj a e dini si i pritje dora atyre qe vidhnin, por ju pritje dhe koka. Pra nqs duhet te behet shtet dhuna eshte shume e nevojshme, sidomos mes popullates me nivel te ulet. Varferia sigurisht eshte maskarallek po nuk do te thote qe ti lesh njerezit te vjedh in.