Pasi vuajti 12 vite burg, Agroni gjeti vetëm nënën të paralizuar, e cila i dha letrën e lamtumirës nga gruaja: Në bark kam fëmijën e një krimineli, ndaj po vras veten

13 Prill 2023, 11:10Dossier TEMA

Pasi vuajti 12 vite burg, Agroni gjeti vetëm nënën të

Robert Krasta, e kishte bërë zakon që në çdo përvjetor të prindërve, të shkonte në varreza dhe të vendoste një tufë me lule, mbi varrin e tyre. Vështronte fotografinë e stamposur në porcelan dhe fillonte bisedën me ta. Këtë zakon, kishte kohë që e kishte bërë. Biseda sikur i qetësonte shpirtin. U tregonte për gjithçka kishte ndodhur në familje. Ndonjëherë, kur gjente vështirësi në ndonjë gjë, u kërkonte ndihmë atyre dhe i dukej sikur ata i përgjigjeshin. Ndoshta kjo, mund të ishte ndonjë hamendje e tij, megjithatë ai e besonte.

Nga Reshat Kripa

(Vijon nga numrat e kaluar)

Më në fund, pas dhjetë vjetësh, tre muajsh dhe dymbëdhjetë ditësh, erdhi dita e lirimit për Agron Canajn. Ishte dënuar dymbëdhjetë vjet. Ato që kishte fituar nga puna, bënë që të lirohej përpara plotësimit të vuajtjes së dënimit. Atë ditë, e kishin lajmëruar të mos dilte në punë. Po priste ta lajmëronin për të dalë. Priste dhe kujtonte. Kujtonte dhjetë vitet e kaluar në burg.

Kujtonte kampin e parë, Spaçin. Dy vjet para se të shkonte ai, atje kishte ndodhur një revoltë e madhe. Për herë të parë në historinë e kampeve të punës së detyruar, ishte ngritur flamuri pa yllin e komunizmit. Ai kishte valuar për tre ditë. Por egërsia e autoriteteve, e kishte shtypur me dhunë këtë revoltë. Katër djem të rinj ishin pushkatuar dhe dhjetëra të tjerë kishin marrë dënime të rënda.

Së bashku me të, në kamp kishin sjellë edhe Yllin, Gazmendin dhe Përparimin. Gjergjin e kishin dërguar në burgun e Burrelit. Agroni u mundua të afrohej me ta, por ata i qëndruan shumë ftohtë. Nuk mund të harronin se ai ishte bërë shkaktar i dënimit të tyre. Këtë gjë nuk mundi ta thyente edhe fatkeqësia familjare, që i kishte ndodhur Agronit.

Një ditë ndodhi një fatkeqësi. U shemb galeria dhe zuri nën vete tre të burgosur. Midis tyre ishte edhe Përparimi. Agroni e ndjeu thellë humbjen e shokut. I dukej sikur ishte ai shkaktar i asaj vdekje.

I vetmi që shoqërohej me të, ishte Besimi. Ai ishte një i burgosur i vjetër. Po paguante për veprimtarinë e të atit që kishte qenë komandant çete nacionaliste dhe që ishte arratisur jashtë shtetit në vitin 1944. Besimi i kishte dëgjuar fjalët e përhapura për Agronin, megjithatë një zë i brendshëm i thoshte, se ai nuk duhej të ishte spiun si disa të tjerë që ndesheshin çdo ditë në atë mjedis. Për këtë arsye, ndërhyri disa herë te shokët e tij për t’i afruar me Agronin, por çdo gjë shkoi kot. Ata nuk u tërhoqën që nuk u tërhoqën.

Agroni ishte nga të paktët që nuk kishte asnjë ndihmë. Në shtëpi kishte vetëm një nënë plakë, me një pension të zakonshëm, që nuk i dilte as për vete. Përveç kësaj, ishte edhe e sëmurë nga tensioni i lartë i gjakut. Vëllai e kishte braktisur. Ndonjëherë, ndante diçka me të Besimi, kur i vinte ndonjë ushqim nga familja. Për këtë, Agroni i ishte shumë mirënjohës.

Në atë kamp kishte qëndruar pesë vjet, kur ndodhën trazira të tjera. Një djalë i ri, një demokrat i vërtetë, së bashku me dy gazetarë u dënuan me pushkatim, vetëm e vetëm sepse kishin guxuar t’i shkruanin letër diktatorit. Përsëri ri dënime të tjera. Agronin nuk e ri dënuan, por e çuan në burgun e Burrelit.

Atje midis të tjerëve gjeti Gjergjin. Iu afrua, i foli dhe deshi të bisedonte me të, por ai i ktheu kurrizin. U mundua të shpjegohej. Ai nuk pranoi. Agroni u tërhoq i heshtur në qoshkun ku kishte dyshekun e tij. Edhe shokët e tjerë të dhomës, duke dëgjuar rrëfimin e Gjergjit, i qëndruan ftohtë. Vetëm Besimi, me të cilin kishin ardhur bashkë nga kampi i Spaçit, i bëri shoqëri dhe i tha:

– Mos u mërzit! Ditët do të kalojnë dhe e vërteta do të dalë në shesh.

Kështu, Agronit i duhej që, vetmisë së madhe të burgut, t’i shtohej edhe ndarja nga shokët e vuajtjes.

Pas dy vjetësh të tjerë, e transferuan në kampin e Qafës së Barit. Edhe atje ndodhi një revoltë. Si për çudi revoltat e ndiqnin në çdo kamp që shkonte. Ato ishin bërë motoja e ditës për të burgosurit. U pushkatuan tre djem të rinj dhe përsëri ri dënime të tjera.

Në kamp, gjeti Yllin, që e kishin sjellë nga Spaçi. Për më tepër e caktuan në skuadrën ku ishte ai. Ishin dhjetë vetë. Detyrimisht do të kishin kontakt me njëri-tjetrin. Megjithatë Ylli vazhdonte t’i qëndronte ftohtë. Një ditë Agroni e ndaloi dhe i tha:

– Ylli, dua të bisedoj me ty.

– E çfarë mund të bisedojmë tani, që çdo gjë ka marrë fund.

– Kam një brengë të rëndë në ndërgjegje. Ajo po më vret. Kam nëntë vjet që po torturohem prej saj. Pothuajse çdo mbrëmje më shfaqet Stefani. Mundohem ta largoj nga mendja, por ai nuk më shqitet. Po ashtu edhe ti me Gjergjin, Gazin dhe Përparimin. Ju më akuzoni mua. Është e vërtetë. Por a mund ta merrni me mend se në çfarë rrethana isha që bëra një veprim të tillë?

– Agron, leri këto filozofira. Ajo që u bë nuk ç’bëhet më.

– Jo, dua të ta them. Nuk e mbaj më dot të fshehtë, megjithëse është shumë e rëndë.

– Më mirë mbaje për vete, ashtu si deri tani. Ndoshta ne mund të na i kthesh mendjen, po Stefanit a mundesh?

U largua duke i kthyer shpinën.

Kështu, i vetmuar dhe i ndarë nga një pjesë e të burgosurve, Agroni, duke mbajtur mbi shpatullat e tij peshën e tradhtisë dhe pabesisë, kaloi dhjetë vite burg, deri sa erdhi dita e lirimit. Agroni e ndjeu veten të lirë, pa patur pas shpine as roje, as policë. Tani mund të merrte frymë lirisht.

Ndjeu një ngashërim që i pushtoi shpirtin. Para syve iu shfaqën Lumtua dhe Irida. Diçka i theri në zemër. Ato nuk do t’i gjente në shtëpi. Atje ishte vetëm një plakë qyqe që kishte mundur të jetonte vetëm, në sajë të premtimit që i kishte bërë të birit. Ditën që kishte përfunduar gjyqi, bashkë me mandatën, ajo i kishte thënë:

– Nuk do të vdes, deri sa të dalësh ti.

Premtimin e kishte mbajtur. Kishte jetuar njëlloj si ai, e vetmuar dhe e ndarë nga e gjithë bota. Një aksident i kishte ndodhur para shtatë vitesh. Një i dehur e kishte përplasur me makinë. Plagët e tjera i ishin mbyllur nënë Gjylos, por njëra nga këmbët i kishte mbetur pothuajse e paralizuar. Lëvizte me shumë vështirësi me ndihmën e një bastuni. Për më tepër, nuk ishte në gjendje të shkonte të takonte të birin.

Qyteti i tyre me kampet, ku ishte syrgjynosur i biri, ishin shumë larg dhe ajo nuk udhëtonte dot me kamionë të rastit. I shkruante vazhdimisht letra, për të mos e lënë të vetmuar. Edhe ai i kthente përgjigje një herë në muaj, ashtu siç ishte rregulli i burgut. Të dy nuk kishin kujt t’i shkruanin tjetër. Ndonjëherë, kur i tepronte, ajo i postonte edhe ndonjë lekë. Kështu kaluan ato vite.

Agroni mbërriti vonë në qytetin e tij. Kishte ndërruar disa kamionë deri sa arriti. Në atë kohë ora e qytetit tingëlloi dymbëdhjetë herë. Ishte mesnatë. Rrugët ishin të shkreta. Tek-tuk shihej ndonjë polic, që kishte shërbimin ose ndonjë i vonuar, që kthehej në shtëpi. Të ëmën, disa muaj pas dënimit të tij, e kishin nxjerrë nga apartamenti, me pretekstin se ajo ishte e vetme dhe apartamenti ishte i madh. E kishin dërguar në një dhomë, që dikur shërbente si ambulancë lagjeje, në rrethinat të qytetit. Ai kishte adresën, por nuk e përcaktonte dot godinën. Dhoma ndodhej në katin e parë të një pallati tre katësh.

Ndërkohë aty po kalonte një burrë i moshuar. Agroni i foli:

– Më falni, a mund të më thoni se ku banon Gjylo Canaj?

Burri ndaloi dhe po vështronte me vëmendje.

– E ç’ju duhet e ngrata plakë? Lëreni në hallin që e ka zënë dhe mos e shqetësoni në këtë orë të natës. Kush jeni ju që e kërkoni në këtë orë?

– Jam i biri. Vij nga larg, nga një botë tjetër.

– Agroni? Po ti mirëserdhe more bir! Eja shkojmë në shtëpi që të gëzosh të shkretën plakë.

– Po ju kush jeni që na njihkeni kaq mirë?

– Jam Syrjau, miku i babait tuaj.

Agronit iu kujtua se kishte qenë pikërisht ky Syrjau, që kishte sjellë trupat e pajetë të të atit dhe Sabriut për t’i varrosur në varrezat e qytetit.

– Po ku keni qenë në këtë orë të vonë? – e pyeti Agroni

– Isha në një vaki. Ka vdekur një shoku im i burgut. Por nuk qëndroja dot më shumë. Nesër do të vete që me mëngjes për ta varrosur. Edhe unë e kam shtëpinë këtu afër. Eja të shkojmë tani, pa kemi kohë të bëjmë muhabet.

U nisën dhe pas pak mbërritën te shtëpia. Syrjau trokiti në portë dhe vuri prapa vetes Agronin.

– Qëndro këtu. Nuk është mirë të të shohë nëna ashtu papritur. Duhet përgatitur.

Një zhurmë hapash u ndie nga brenda.

Por nëna e ndjeu. Ia ndjeu zemra.

Porta u hap dhe të dy ranë në krahët e njëri-tjetrit. Lotët ishin preludi i këtij takimi. Kishin kaq vite pa u parë dhe tani nuk ndaheshin dot. Shtatë vjet pa u takuar, si dikur kur shqiptarët shkonin ushtar në Jemen dhe shumica nuk ktheheshin më. Por Agroni kishte patur fatin që të ishte një nga ushtarët e paktë, që ishte kthyer në gjirin e nënës plakë.

– Eja të mbyllim portën, – foli Syrjau.

U futën në dhomën e vetme me derën drejt e në rrugë. Në një cep kishte një aneks që shërbente si banjo. Syrjau, si ndenji edhe pak, e kuptoi se duhej të shkonte. Përshëndeti dhe u largua.

– Erdhe bir më në fund, erdhe, – foli nënë Gjyla. – Unë e mbajta fjalën. Të thashë se do të pres dhe të prita. Tani edhe sikur të vdes, nuk më vjen keq.

Agroni hodhi vështrimin në murin përballë. Një fotografi e madhe e familjes qëndronte atje. Ishin të tre, Agroni, Lumtua dhe Irida. Vuri kokën midis dy duarve dhe filloi të qajë. Sa do të dëshironte t’i kishte edhe ato në këtë çast.

-Qaj bir, qaj! Lotët të lehtësojnë. Ndoshta nuk i prekim. Ndoshta nuk i shohim, por ato janë me ne. Kanë fluturuar në qiell për të na mbrojtur.

Agroni ngriti kokën dhe po vështronte të ëmën. Ajo, intelektualja e shquar, një nga mësueset e para të vendit, gruaja e një ushtaraku të njohur, ishte shndërruar në një plakë kërcure. Ku kishte shkuar bukuria e asaj fytyre? Vështroi nga faqja tjetër e murit. Një fotografi e të atit me të ëmën qëndronte atje. Kishin dalë vitin që ishin martuar. Dukeshin një çift i lumtur.

Tërë atë natë nuk mbyllën sy. Qëndruan duke biseduar me njëri-tjetrin dhe biseda e tyre nuk kishte të sosur.

– Si ndodhi aksidenti, nënë.

– Po ecja në anë të rrugës kur erdhi makina dhe më përplasi. Thanë se shoferi kishte qenë i dehur. Por unë nuk e besoj. Për mua ai kishte marrë urdhër për ta bërë atë veprim. Mendova se kaq e kisha. Por jo. Megjithatë mbeta sakate për tërë jetën.

Agroni hodhi edhe një herë vështrimin nga fotografitë.

– Po ajo si ndodhi? – pyeti.

– Ajo, tragjedia. Si u fikën të dyja njëra pas tjetrës?

Nënë Gjyla u mendua para se të përgjigjej. I biri kishte vetëm disa orë që ishte kthyer dhe nuk donte ta shqetësonte me kujtime të hidhura. Por ai ngulte këmbë. Ndaj duhej t’ia thoshte ato që dinte.

– Çdo gjë nisi natën e zezë, kur erdhën të takuan ty në qelitë e Sigurimit, – filloi ajo. – Irida u kthye e shpërfytyruar. Takimi me ty e kishte tronditur. E vizitoi doktor Sotiri. Vendosi ta shtronte në psikiatri. Lumtua i qëndronte te koka, por duhej të fillonte punë, përndryshe do ta pushonin. Pas disa ditësh erdhi lajmi i zi se ishte hedhur nga ballkoni i katit të tretë. E varrosëm siç e meritonte. Mori pjesë pothuajse i gjithë qyteti. Të gjithëve u erdhi keq për atë humbje.

Natën kur u mbushën të dyzetat e vajzës, Lumtua më solli një letër. Më tha se ishte për ty, kur të dilje nga burgu. I thashë, përse ma jepte mua, kur ajo do jetonte vetë. “Jo, – më tha, – jepja ti, se ti do të jetosh” dhe iku duke më uruar natën e mirë. Në mëngjes prisja që të ngrihej për të shkuar në shkollë, por më kot. Shkova në dhomë. E gjeta të shtrirë në shtrat pa jetë. Ishte veshur me fustanin e zi që e kishte blerë me rastin e vdekjes së vajzës. Pranë saj, mbi komodinë, ishte një shishe helmi bosh. Nuk e di se ku e kishte gjetur. Dukej si një engjëll në gjumë.

Plaka u ngrit, hapi një komodinë, nxori një letër dhe me duart që i dridheshin ia dha Agronit. Ai e mori. I dukej sikur letra i digjte dorën. Më në fund mundi ta hapte dhe lexoi:

“I dashur Agron!

Në çastin që po të shkruaj këto radhë, jam bërë gati të pi lëngun vdekjeprurës. Në çastin e fundit të jetës time, dua të të tregoj shkakun e një veprimi të tillë. Çdo gjë filloi natën kur na çuan në Sigurim. Ngjarja nuk mbaroi pasi të larguan ty. Akti tjetër i saj u krye pasi na hoqën nga ajo birucë. Ne u bëmë pre e akteve epshore të atyre dy banditëve. Kur ikëm prej asaj skëterrë, vajza ishte çmendur, ndërsa unë si një grua mëkatare.

Iridën e shtruam në spitalin Psikiatrik. Me gjithë kujdesin e doktor Sotirit dhe mjekëve të tjerë, vajza sa vinte dhe përkeqësohej. I vetmi emër që përmendte ishte ai yti”. E kanë rrëmbyer harpiet,- thoshte,- unë do të fluturoj te babi” dhe ashtu bëri. Një ditë fluturoi nga ballkoni.

Pas disa javësh kuptova se kisha mbetur shtatzënë. Në bark kisha fëmijën e një kriminelit. Si do të dilja para njerëzve? A do të kisha kurajo të të shikoja ty në sy? Vendosa t’i jap fund jetës. Kjo është e vetmja zgjidhje që më ka mbetur. Më fal Agron: Më fal për sa të kam shkruar në këtë letër. Të përqafoj përjetësisht për vete dhe për Ridën! 

Mos na harro!

Besnikja jote

Lumtua

Memorie.al

33 Komente

  1. G
    Goliku.

    Tani që u shfaq edhe ky Kripa, pas shumë kalemxhinjëve të tjerë nga kazani i mbeturinave të historisë, duket se përrallat, me shpifje dhe trillime nga e kaluara komuniste, do të bëhen më të shijshëme. Kalemxhinjë të të gjithë kazanave historikë, mblidhuni tek gazeta Tema!

    1. S
      Sebastia

      Sa i neveritshem je, dhitu ne duar e ferko fytyren tende te shpifur para pasqyres o vemje.

      1. O
        Operacioni Zjarri

        Po bejeni pak me tragjike, ceshte kjo keshtu. Agroni doli nga burgu pasi u perdhunua rende gjate gjithe kohes se qendrimit ne burg. Nderkohe gardianet e merrnin me dhune dhe i merrnin vazhdimisht gjak per nevojat e shokeve te Byrose. Nderkohe gruan ia perdhunonin anetaret e organizates baze te partise. Nenes se tij i kishin hequr nje veshke per transplant se kishte nevoje nje ish partizan me emer. Keshtu duhet shkruar. Ne fund te fundit letersi eshte, shkruaj cte duash

        1. P
          Prec Ulaj

          Nuk ka nevoje per ta perkeqesuar tregimin. Po ta vesh re, ky autori Kripa tregon nivelin e larte te edukates midis te burgosurve, ata thjesht e injoronin Agronin. Jashte burgut jeta ishte aq mizore, ndersa ne burg kishte ardhur paqja, mirkuptimi. Shkrim medioker, pa nivel.

        2. R
          Realisti

          Sa keq që nuk rë kam përpara o plerë të të pështyj në fytyre!! Njerëz si ty zemermut I shërbyen diktaturës me sytë mbyllur gati të bënin gjithçka të keqe kunder të tjerëve. Plerë!!

          1. O
            Operacioni Zjarri

            O realist i karit. Nuk ke kuptuar asgje. Ca si puna jote vazhdojne ti sherbejne komunizmit duke treguar te paverteta per ate sistem e ne kete menyre behen te pabesueshem per njerezit. Shkruani per krimet qe kane ndodhur ne komunizem por shkruani realitetin jo karlliqe qe te tallin trapin njerezit me ju. Sa per ate te peshtyren veshtire do ta kesh se ju minjte deri tek loqja me vini mua. Tani dil e shkruaj qe ngelem si minj se na late pa buke ju.

            1. R
              Realisti

              Unë të dy prindërit I kam pasur komunistë por klasë punëtore. Nuk jam persekutuar nga diktatura. Por kam parë të tjerë intelektualë që janë nxjerrë me pranga nga pallati kulturës apo kine.aja e qytetit në vitet 1975-80. Njerëz tejet të respektuar në qytet. Ata u torturuan dhe familjet e tyre u surgjynosën. Në emër të kujt o plerë që vazhdon akoma jeton me Operacionet e Zjarrit??? Po të vinte radha jote një ditë.se dikush do shpikte se ti shave Enverin ku do përfu doje more qen bir qeni?

              1. O
                Operacioni Zjarri

                E kuptova qe qenke provincial. Kur dilnin njerezit me pranga cfare mendonin prinderit e tu ne rast se jane qene vertete komuniste? Ta them une. Duartrokisnin dhe kur vinin ne shtepi diskutonin plote pasion per vigjilencen e larte te treguar nga partia dhe organet e sigurimit. Nemnin me ulerima armikun e klases. Ti mor mi gjirizesh qe je rritur ne ate atmosfere tani kerkon te na mbushesh mendjen se ke qene kunder diktatures. Ti je nga ata palaco qe me renien e komunizmit thjeshte nderruan pllaken dhe u bene me te eger se ata qe ishin persekutuar realisht nga komunizmi. Ti me kujton thenien e Vaclav Havelit qe me te keqinj se komunistet jane komunistet antikomuniste. Cfare te nenes donin prinderit e tu punetore te thjeshte qe te beheshin komuniste? Perfitime ja se cfare kerkonin. Perfitime kerkon dhe ti duke u hequr si antikomunist. Gen i prishur qe ne gjeneze.

        3. t
          toni mavrija

          mbushe gazeten me prralla o Mero qe te mos ta lexojm me

          1. L
            Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

            Flasin keta qe i persekutoi saliu kur ishte sekrekar i ppsh,mehdi bushati kryetar dege hetues sadist e djali tij dhjerokrat si saliu,rustem gjata qe u be dhjerokrat i saliut dhe djali tij pallosh na flet per dhjerokracine.......

            1. H
              Hasani nipi i Reshatit

              Hahahahahaahahahaahha. I madh Kripa. Te pakten botoini pa emer, se Vlora e njeh cfare diteziu ishte

              1. T
                Turpe

                Ne ngjizjen e nje femije marin pjese dy veta...

                1. p
                  per tru shperlaret

                  Nuk jane perralla , por te verteta shume te hillura ... fare e keqe sllavo sovjetike alla Enverjane , tru pjerllur

                  1. M
                    Mondi Vlore

                    Per ty trushplare num ekziston shkronja "dh" ne shqip? E zevendeson me "ll" ?

                  2. S
                    Shqip

                    Boll na cate bythen me fragmentet e ketij tregimi a novele a tomani, çfare dreqin eshte. Ka plot libra te mire me kujtimet e te persekutuarve apo dhe romane nga te perndjekurit,si Fatos Kongoli. Para dy shekujsh botoheshin librat me copa neper gazeta. Tani ka platforma te tjera bol ku dikish te botoje trillimet e veta. Mos na humbni kohen me keto sajesa. Nuk kane asnje vlere per lexuesin .

                    1. p
                      pordhaci

                      na hapet barkun. perralla per femijet e kopshtit. I njeti stil kur shkruanin ne komunizem per te kaluaren.

                      1. M
                        Milano Moda ...

                        Po cfare jane keto" thrillera" aman!!

                        1. M
                          Mos flini gjume ,i kerkoni dhe jepuni ate qe merit

                          Keto jane ngjarje te verteta ,se mbi te gjithe jetojne ata qe kane vuajtur.Dhe nuk eshte mire qe te tallen me keto vuatje te cilit do qe ka vuajtur. Por fatekeqesia me e madhe eshte se lexojme shume Histori te tilla ngjarje teper rrengjethese,dhe po keta qe kane vuajtur kaqe shume , i kane haruar keto halle ! Se shumica juane versulur demshperblimeve , ne vend qe tju versulen njerezve qe i kane lyher duart me gjakun e ketyre qe kane perjetuar krime si vete apo dhe Familiaret . Njerezit qe kane bere te tilla Krime ,nje pjse mbase nuk jetojne me ,ndersa nje pjes elevizin lirisht kudo ...keshtu qe keta mjafte me, duke dhene Intervista neper Gazetare ,por te merren me njerezt qe jane Fajtore..

                          1. V
                            Vl

                            Po te jet histori e vertet eshte vertet e triste.

                            1. Sebastia

                              Fatkeqsisht eshte 100% e vertet. Do te doja dhe un te ishte roman por s'eshte aspak i tille. Ata qe versulen si hiena te uritura dhe kerkojne te hedhin balte mbi kto ngjarje te dhimbshme jan te bijt e poshter te atij sistemi gjakpires.

                              1. P
                                Petrit

                                Ke te drejte, ajo kohe u hoqi njerezve edhe ate fije cipe qe i ndan nga kafsha. Shihet nga pjellja qe eshte sot ne komente.

                            2. V
                              Voci

                              Jane te vreteta te gjitha o ju qifte Kina familjet te dyve ju kurva sigurimi.

                              1. L
                                Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

                                po mire more voce,kur jane te verteta,kush i beri,ku jane ata?mos jane shoket e saliut qe na mburresh se hynte ne bllok dhe ishte dr i gjyshit hysni,sa prej tyre u mbrojten dhe i mori saliu ne partine e tij,mos kishte gisht RUSTEM GJATA qe 30 vjet i sherbeu saliut dhe i dha palloshin clirim si antar e drejtus partie,apo mos ishte MEHDI BUSHATI kryetar dege dhe hetues sadist qe edhe i kafshonte ata qe persekutonte,lexo pak Megan pojanin se cfare i ka bere familjes se saj dhe presidenti spiun ilir mutaj e dekoron,ku jeton ky i jati andi bushatit qe ka mare flamurin e dhjerokracis dhe me ato qe thote ja kalon gjyshit kriminel dhe te jatit xhahil e nuk ngopet ti shikoj njerzit te vrasin njeri tjetrin.Dhe keta te persekutuar qe na hiqen antikomunista e dashurojne aq shume andi bushatin sa jane gati ta bejne te persekutuar edhe ate.Cdokush nga ju qe thoni se jane te verteta,asnje nga ju nuk jep emra se mund te keni qene edhe vete qe keni persekutuar njerez dhe sot jeni bere dhjetokrat si saliu,si tritan preshi,si edmond dantes spahi bilbili qe kerkon rritje rroge qe te shtoj vilat dhe te jetoj si lubonja si bushati qim peka nipi ambasadorit si sonila buzfryra qe mburresh ne vidio me banjot e maces sasha te ilirmonikes

                              2. G
                                Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                                E dhimbshme. Dhe kriminelet vazhduan te jetojne te qete edhe pas ramjes se diktatures. A thua nuk kishte trima Shqiperia apo te gjithe ishin sterkequr?

                                1. E
                                  Ermali

                                  Kjo histori mund te jete trillim artistik e shkruar shume thjesht nga nje dore amatori, por shume njerez ne ate kohe kane patur histori edhe me te zeza se kjo. Shikoni sa liri ka sot, njerezit flasin cfare te duan dhe s'i hyn gje ne kembe. Imagjinoni qe edhe per nje pakenaqesi ndaj udheheqjes te shprehur mes miqsh te perfundoje 10 vjet ne burg dhe familja te degdisej ne mes te ferrit te internimit. Ju lutem komentuesve te tregojne pak respekt per ata qe kane vuajtur per hiçgje ne ate regjim absurd.

                                  1. Q
                                    Qafa e Llogarase

                                    Po ca bejne pse nuk I denoncojne me emer , mbiemer tu lene Turpin ne dere me gjithe femijet ca kane nga pas? Po vetem kshu ne ajer kot me kot? Shpesh shumica e ketyre tingellojne te pavèrteta kur thuhen keshtu ne tym, perderisa nuk ka nje emer.Emri I atij qe te ka bere kete gjèm nuk mund te harohet as ne ate bote..

                                    1. I
                                      Idioti

                                      Ne tregime te tilla mire eshte qe te jepen emrat e vertet ndryshe nuk ka sherim

                                      1. K
                                        KATUNDARI

                                        Po njeri tjetrin e keni spihunuar e keni keqtrajtuar apo e keni perdhunuar sepse si na e trego zoti kripa (thone gjella me kripe e kripa me karar ) NE burgjet e atij sistemi ju paskeni qene ne parajse. He mos u tut trego kush te perdono i pari guardiani apo komisari se tek burgu i grave behej nami nga komiaret dhe gojet e liga thone qe ne PD jane sigurimsat me kopilet e tyre .

                                        1. N
                                          Niko Shpiragu

                                          Ky eshte nje tregim i krijuar nga autori, sepse po te ishte ngjarje reale ai duhet te tregonte emrat e atyre hetuesve e prokuroreve dhe te paraqeste dicka nga dosjet qe kane patur ne perdorim per keto tridhjet vjet. Nje ngjarje reale ka emra dhe dosje dhe jo fantazira. Ne krijimet letrare keto imagjinata jane legale, ndersa ne ato qe jane reale, nuk mund te deformohen sipas ideve te shkrimtarit. Ky po na i nxjer te gjithe ata qe ben luften si te denuar nga regjimi, gje qe nuk ishte e vertete se ata trajtoheshin me mire se te tjeret.

                                          1. M
                                            Mali

                                            Një baba i kishte djemte të martuar por hé ça të hedhur. Dhe plaku here pas here u thoshte: Mos djem, kujdes, se po rate në burg, do t'ju shqyejne nuset ata të deges Behet fjalë për të denuar ordinere, mendoni për ata politike Artistikisht rrefimi i zotit Kripa është i arrire, asgjë të tepërt nuk në të. Organizata e të perndjekurve ta propozoje për cmim Nobel nëse është roman .

                                            1. K
                                              Kapllani

                                              Reshat Kripa nje mashtrues, shpifes mbeti tere jeten.

                                              1. p
                                                per tru shhperlaret

                                                Mondi me shoket tuaj tru shperlare , kush ju tha se jemi ne provimin e gjuhes ketu ?, megjithe se eshte mire te shkruash pa gabime , por gabimet mund te jene normale sepse ka ma shume se 32 vjet qe gjuha shqipe nuk me hin ne pune ..... Sigurisht qe ma me rendesi eshte qe ju tru shperlaret te keni turp e qe nuk ndjehi keq per krimet qe i patet ba popullit se saje te zbatimit te urdherave te illullit tuaj gjakatare kjofte largu Enver , ju kujtohet se si ju keni ba krime arrestime pushkatime edhe ma e pa besuara gjoja ne emer te popullit ....Si do te ndiheshit sot ne se femijet tuaj do te burgoseshin ose internoheshin po themi per nji krim te tuajin .... aaa fare e keqe komunisto islamike ...

                                                1. z
                                                  zalli

                                                  Po Sali Sekretari i Partise,a i kishte degjuar keto tmerre,kur duartrokiste neper tribuna PPSH,e udheheqsit e saj,sa turp te shikosh sot ate te e djathta,o trushpelare therriteni mendjes pas kuj po shkoni

                                                  Lini një Përgjigje