Dëshmia rrëqethëse në diktaturë, si u përdhunuan në qeli gruaja dhe e bija e të burgosurit politik: Oficeri ishte i zhveshur, ajo qante…

11 Prill 2023, 11:48Dossier TEMA

 

Dëshmia rrëqethëse në diktaturë, si u përdhunuan

Robert Krasta, e kishte bërë zakon që në çdo përvjetor të prindërve, të shkonte në varreza dhe të vendoste një tufë me lule, mbi varrin e tyre. Vështronte fotografinë e stamposur në porcelan dhe fillonte bisedën me ta. Këtë zakon, kishte kohë që e kishte bërë. Biseda sikur i qetësonte shpirtin. U tregonte për gjithçka kishte ndodhur në familje. Ndonjëherë, kur gjente vështirësi në ndonjë gjë, u kërkonte ndihmë atyre dhe i dukej sikur ata i përgjigjeshin. Ndoshta kjo, mund të ishte ndonjë hamendje e tij, megjithatë ai e besonte.

Nga Reshat Kripa

(Vijon nga numri i kaluar)

Në zyrë hyri me ndrojtje Isufi.

– Më falni shoku kryetar, a mundem?

– Më falni, kam prurë këtë shkresë.

Kryetari e pa i habitur. Ai ishte një nga nënoficerët më të rregullt.

– Po ja, si t’ju them. Nuk e ndjej veten të aftë për të kryer këtë detyrë. Pastaj, dua të iki në fshatin tim ku kam edhe prindërit. Tashmë ata janë pleq dhe të sëmurë dhe kanë nevojë të më kenë pranë.

Isufi, paraqiti dy variante që kundërshtonin njëri – tjetrën. Edhe thoshte se nuk e ndiente veten të aftë dhe pastaj pretendonte se do shkonte pranë prindërve. Kryetari ia njihte mirë aftësinë. Ai ishte nga më të aftët. E kuptoi se shkaku duhej të ishte ndonjë tjetër.

– Dëgjo shoku Isuf! Unë të njoh shumë mirë dhe i di aftësitë e tua. Prandaj mos e sill rreth e rrotull. Përse do të largohesh?

Isufi nuk dinte si të vepronte. Të tregonte të vërtetën, kishte frikë se mos keqkuptohej dhe pasojat diheshin pastaj. Por edhe variantin e prindërve, e kuptoi që kryetari nuk e besoi. Mbasi ndenji një farë kohe pa folur, më në fund i tha:

– Po ja shoku kryetar, do t’ju them të vërtetën. E kam fjalën për shokët Demir dhe Ilia. Kjo ka ndodhur ditën e festës së çlirimit. Kisha shërbimin në qelitë e të paraburgosurve. Vjen shoku Myfit dhe më thotë se; me urdhër të shokut Demir, që kishte shërbimin e rojës, të shkoja të qëndroja te porta për çdo gjë që mund të ndodhte. I thashë se kush do të qëndronte te qelitë po të ikja unë. Më tha se ky ishte urdhri. Shkova. Pas pak kohe pashë Selimin që u kthye me makinë. Prej saj, zbritën shoku Ilia dhe dy femra, një grua dhe një vajzë. Hynë brenda. Mua më bëri përshtypje. Po afronte mesnata. Ç’kërkonin ato në atë orë të vonë?

Çështja filloi t’i interesonte kryetarit. E kuptoi se një ngjarje e jashtëzakonshme duhej të kishte ndodhur. Dy oficerët kishin përfituar nga dita e festës, për të bërë ndonjë proçkë.

– Nuk vonoi shumë dhe erdhi një plakë që kërkoi t’ju takonte juve. Unë i thashë se nuk ishit aty dhe e pyeta përse donte t’ju takonte në atë orë. Më tha se një oficer i Degës kishte marrë nusen dhe mbesën dhe i kishte sjellë këtu. Fjalët e saj, përkonin me ardhjen e shokut Ilia me dy femrat. Kuptova se ishte nëna e të paraburgosurit, Agron Canaj. I thashë se, do shkoja të interesohesha. Lashë një shokë te porta dhe shkova në zyrën e shokut Demir, për t’i raportuar. Atje gjeta të pandehurin dhe Myfitin. E pyeta dhe më tha se Demiri ndodhej poshtë te birucat. Zbrita poshtë. Në radhën e birucave nuk kishte këmbë njeriu. U habita si ishin lënë vetëm të paraburgosurit, pa asnjë roje.

– Të thashë t’i lësh komentet, – tha kryetari, duke humbur durimin nga zgjatimet e Isufit.

– Atëherë shkova te birucat speciale. Në dhomën e trajnimit nuk kishte njeri. Dëgjova një rënkim të çuditshëm në dhomën pranë. Hapa me ngadalë portën dhe pashë shokun Ilia, që kishte vënë poshtë gruan. Ai ishte i zhveshur. Ajo qante. U largova dhe shkova në dhomën tjetër. Atje dëgjova zërin e vajzës që qeshte dhe qante njëkohësisht si dhe rënkimet e Demirit. Prita përjashta. I pari doli shoku Ilia. Kur më pa, u prish në fytyrë dhe më tha që ta provoja edhe unë. Nuk pranova. Pastaj doli edhe shoku Demir, i cili më kërcënoi se, po të hapja gojë, do më punonin qindin. Pastaj më tha që ato të dyja, t’i shpija te makina për t’i çuar në shtëpi. Kështu veprova.

– Po. T’ju them të vërtetën më erdhi shumë rëndë. Kam kaq ditë që e mbaj të fshehtë, por kur mora vesh vdekjen tragjike të tyre, nuk mund të rrija dhe të punoja më me ta. Ndaj vendosa të jap dorëheqjen.

Kryetari u ngrit i nervozuar dhe filloi të vinte vërdallë nëpër zyrë. Nuk fliste asnjë fjalë. Sillte ndër mend skenën e llahtarshme që kishte ndodhur dhe sikur në atë çast t’i kishin dalë para ata dy, nuk e dinte çdo kishte bërë.

– Dëgjo shoku Isuf, ke bërë detyrën që të takon. Por kujdes. Nuk duhet ta bisedosh me asnjë. Ma lerë mua ta gjykoj dhe të marrë vendim. Mos u thuaj asnjë fjalë atyre dyve. A më kuptuat?

– Si urdhëron shoku kryetar!

– Tani shko dhe vëri vath në vesh ato që të thashë.

Isufi nderoi dhe doli. Kryetari, vazhdonte të vinte rrotull. Gjatë karrierës së tij në organet e Punëve të Brendshme, i kishin ndodhur edhe herë të tjera ngjarje të tilla të rënda, por, asnjëherë të kësaj natyre dhe të këtyre përmasave. Iu kujtua koha e Luftës. Për një veprim të tillë, të ngjashëm, ishte pushkatuar një çift i ri. Por ai nuk kishte qenë përdhunim. Ata ishin dashuruar. Ishte kohë lufte dhe dashuria ishte e ndaluar. Një gjë e tillë, ndodhte pikërisht tani, kur atij po i hapeshin rrugët e suksesit. Kishte fituar famë për zbulimin e disa grupeve armiqësore, ndërmjet të tjerave edhe të këtij të fundit. Por ngjarja që i tregoi Isufi, do ta zhvlerësonte këtë sukses. Pasojat do të binin natyrisht edhe mbi kryetarin.

Duhej vepruar sa më parë. Nuk duhej lënë që ngjarja të merrte dhenë. Vërtetë e kishte porositur Isufin që të heshte, por ku i dihej? Sikur ai ta bisedojë me ndonjë njeriun e tij të afërt? Fjala po doli nga dy dhëmballë, merr një mëhallë, thotë një fjalë e urtë. Këtë ngjarje e ka parë edhe Selimi. A e ka marrë vesh se çfarë ndodhi? Edhë nëse jo, po vajzën të dalë prej andej të çmendur, ai e çoi në shtëpi. I ra ziles. Në zyrë hyri sekretarja.

– Lajmëroni shokët Demir dhe Ilia të vinë menjëherë këtu.

Nuk vonuan dhe ata u paraqitën.

– Po ja, shoku kryetar, gjithçka shkon më së miri. Me grupin e fundit i kemi kopsitur dosjet, ashtu siç na porositët juve, –foli Demiri

– Mua më duket se nuk keni vepruar ashtu si ju porosita unë.

Kryetari u ngrit në këmbë dhe me një zë të ashpër u tha:

– Mos ju paskam porositur unë t’i përdhunoni ato dy fatkeqe?

Ata mbetën të shtangur dhe po vështronin njëri-tjetrin. Së fundi Demiri foli:

– Ç’thua ashtu, shoku kryetar…?!

– Çfarë them? Mos do mundoheni ta mohoni edhe këtë?

– Unë nuk kam faj, – u hodh Ilia. – Demiri më detyroi.

– Të betohem shoku kryetar, për ideal, që më detyroi Demiri.

– Pushoni, maskarenj! Për këtë veprim të ndyrë do jepni llogari para Partisë. Tani shkoni!

Ata u larguan thellësisht të trembur. Ora po shkonte katër pasdite. Ndërkohë trokiti dera.

– Hyni! – foli me një zë të lodhur kryetari.

Në zyrë hyri sekretarja e Degës.

– Më falni shoku kryetar! – tha sekretarja, –  po ju shqetësoj pasi ka ardhur një telegram urgjent nga Ministria.

– Faleminderit! – tha kryetari duke marrë telegramin, – mund të largohesh.

Sekretarja doli. Kryetari hodhi vështrimin mbi telegram. Vinte nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, pranë Ministrisë së Brendshme. Binte në sy mbishkrimi “Tepër sekret”. E hapi me të shpejtë dhe filloi ta lexojë: “Në mënyrë urgjente, të paraqiteni në drejtorinë tonë”.

U nis në çast. Nuk e mori Selimin. Makinën e ngiste vetë. Në Ministri e priste Gjika, drejtori i Drejtorisë së Sigurimit. U mbyllën të dy në zyrë dhe Gjika tha:

– Na duhen dy shokë besnikë dhe të zgjuar, për t’i dërguar me mision jashtë shtetit, në Greqi dhe këtë detyrë po jua ngarkoj juve, pasi kam besim se do e kryeni më së miri. Duhet të keni parasysh se, ata do paraqiten atje me identitet tjetër. Në regjistrat e gjendjes civile, ata duhet të figurojnë të vdekur. Ndaj duhet të përgatitni ndonjë lloj aksidenti, ku gjoja ata do të humbasin jetën.

Petritit i kishte dalë fati në rrugë.

– Po sikur të sakrifikojmë edhe ndonjë person tjetër në këtë aksident, ndonjë peshë të lehtë? – pyeti me një kënaqësi të madhe.

– Natyrisht ndonjë njeri jo shumë të rëndësishëm. Vetëm kini mendjen. Çdo gjë duhet përgatitur më së miri dhe në fshehtësi absolute.

– Si urdhëron! Kam dy oficerë shumë të zotë. Njëri prej tyre zotëron gjuhën greke, – tha kryetari që, aty për aty e gjeti zgjidhjen e çështjes që e kishte shqetësuar aq shumë.

– Cilët janë ata? – pyeti Gjika

Kryetari i dha emrat e Demirit dhe Ilias.

– Pasnesër në orën shtatë të mëngjesit, duhet të jenë këtu. Që nga ai çast ata nuk do të ekzistojnë më.

U ndanë dhe kryetar Petriti, u nis menjëherë për në qytetin e tij.

Nga shtëpia mori në telefon dikë.

– Nesër eja në zyrë në orën tetë, – i tha me një zë të akullt.

Ai erdhi. Biseduan kokë më kokë dhe në fund kryetari tha:

– Tani do të nisesh me ata dy për në Tiranë dhe nesër në darkë, duhet të ketë marrë fund gjithçka. Mos harro Tatrën

Si u largua vizitori misterioz, thirri Demirin me Ilian.

– Partia do ju ngarkojë një detyrë shumë të rëndësishme. Për këtë, do të niseni për në Ministri urgjent. Atje do të kërkoni Gjikën, drejtorin e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, i cili do t’iu tregojë detyrën e re. Në asnjë mënyrë nuk duhet ta kundërshtoni. Kryerja me nder e kësaj detyre, do shlyejë turpin që keni bërë. Shpërblimi vjen më prapa.

– Si urdhëron shoku kryetar! – folën të dy me një zë duke ndjerë një lehtësim në veten e tyre. U nisën menjëherë, në rrugën e gjatë dhe plot të fshehta.

Kryetari nuk kishte kohë të priste. Duhej vepruar sa më parë. Thirri Isufin.

– Sipas informatave që kemi, – i tha – sonte në orën dhjetë, te Shpella e Ujqërve, do të zhvillohet takimi i një të dërguari të KGB-së me dikë, që nuk ia dimë ende emrin. I dërguari, punon diku në kryeqytet dhe kërkon informacion për bandën që kemi zbuluar. Personi, që nuk ia dimë emrin, do t’ia japë këto informata. Të dy duhen arrestuar menjëherë. Për këtë, janë nisur qysh dje Demiri me Ilian. Prandaj nisu menjëherë me Selimin. Merr me vete edhe armatim. Ora po shkon shtatë. Kam besim te ty, prandaj po ta ngarkoj këtë detyrë.

– Si urdhëron, shoku kryetar!

Nuk vonoi dhe “Gaz”-i u nis. Shpella e Ujqërve ishte afër majës së një mali, që ndodhej mbi det. Rruga ishte shumë e vështirë. Një rrugë e ngushtë, të cilën shiu që kishte rënë e bënte shumë rrëshqitëse, por zotësia e Selimit në timon, bënte që vështirësitë të kalonin. Pasi kishin bërë pothuajse dy orë e gjysmë rrugë, po i afroheshin fundit. Ja, edhe një kthesë të fortë kishin dhe pastaj shtrihej një pllajë e vogël dhe, pas dy tri kthesave më të vogla, do të arrinin te Shpella e Ujqërve. Te pllaja, pas kthesës së fortë, do të linin makinën dhe do të afroheshin fshehtas më këmbë, në mënyrë që të mos diktoheshin nga dy të kërkuarit.

Sapo kaluan kthesën një dritë e fortë u verboi sytë. Një “Tatra” e madhe me drita ndezur, po vinte drejt tyre. U munduan t’i dredhojnë, por ishte e kotë. “Tatra” vazhdonte të ecte, me gjithë thirrjen e tmerruar të tyre. “Gaz”-i u rrokullis disa herë dhe në fund u dëgjua zhurma e diçkaje të rëndë që bie në det.

Të nesërmen barinjtë e stanit të kooperativës, që kishin dëgjuar zhurmën e rënies së “Gaz”-it, por nuk e kishin kuptuar se çfarë kishte ndodhur, dolën për të parë. Prapa një shkëmbi gjetën dy kufoma njerëzish të gjakosur. Lajmëruan postën e policisë dhe brenda një kohe të shkurtër, erdhi një ekip i Degës së Punëve të Brendshme, me kryetarin në krye. Kërkuan për të tjerë por ishte e kotë. Kufomat u ekzaminuan dhe rezultuan se ishin të polic Isufit dhe shofer Selimit.

Ceremonia mortore, u zhvillua në sallën e Degës së Punëve të Brendshme. Ishin katër arkivole, të Demirit, Ilias, Isufit dhe Selimit, të vendosur në ballë të sallës së madhe. Njerëzit bënin homazhe pranë tyre. Qëndronin gatitu para fotografive të viktimave të vendosura pranë çdo arkivoli, duke nderuar me grusht. Familjarët ishin rreshtuar njëri pas tjetrit dhe prisnin ngushëllimet.

– Ngushëllime dhe të paharruar qofshin!

– Të rrojë Partia dhe shoku Enver!!

Këto ishin fjalët që shkëmbeheshin ndërmjet tyre. Në fund, arkivolet i hipën në makinën e funeraleve që u nis për në Varrezat e Dëshmorëve. Ata kishin rënë në krye të detyrës dhe Komiteti Ekzekutiv, kishte vendosur të varroseshin si Dëshmorë të Atdheut. Një turmë e madhe, ishte mbledhur për t’i përcjellë. Në varreza, mbajti një fjalim prekës kryetar Petriti.

Nga ministria, mbërriti radiogrami i mëposhtëm: “Shqiponjat fluturuan lart”.

Pas tri ditësh, Petriti dërgoi një relacion të gjatë në Ministrinë e Brendshme. Pasi parashtroi arsyen e misionit, ndërmjet të tjerave shtoi:

“Duke udhëtuar për të kryer këtë detyrë të rëndësishme, për shkak të shiut që kishte rënë, shoferi humbi kontrollin e makinës dhe ajo ra në humnerë, duke përfunduar në det. Nga të katër amtarët e ekipit, u gjetën vetëm kufomat e dy prej tyre, policit të nderuar Isuf Tahiri dhe shoferit Selim Bredhi. Oficerët e shquar, Demir Vreshtazi dhe Ilia Ndreçko, përfunduan në det. Me gjithë kërkimet tona intensives, nuk u bë e mundur gjetja e trupave të tyre”.

Çdo gjë ishte kopsitur më së miri. Për agjentin e KGB-së dhe bashkëpunëtorin e tij, si dhe për automjetin “Tatra”, që doli papritur dhe pa kujtuar, nuk u shkrua asnjë rresht. Askush nuk e mori vesh të vërtetën, madje as vetë viktimat. Memorie.al

61 Komente

  1. A
    Alba

    Po pra, ata bene poshtersine dhe partia i coj ne ferr. Po tani e keni parasysh sa gra perdhunohen e ngacmohen seksualisht e s'bene gje njeri?

    1. V
      Varja ...na lodhem .me keto Histori..

      Shume bukur shkurt dhe sakte. ! Por pjesa me e madhe plus Ligjet Demokrate qe jane gjithe keto 32. Vite ,askush nuk eshte pergjigjur para Ligjit per krimet. ! Njerez te tille Kriminele ja kane vdekur ne rehati dhe ne qehtesi bile dhe Jete Lluksoze. ! dhe askush nuk u more me keto krime. ! Na cane koken vetem duke mbushur Gazetat dhe duke perfituar nga shitjet vetem Civerimat e Gazetareve. ! Mos flasim per Familiet e ketyre qe kane qene Viktima. ! qe i kane haruar fare keto krime qe Ju kane ndodhur pjestareve te Familieve te tyre. ? me vrape mendjen tek perfitimet Si te perndjekur. ! nderi dhe Familie zero....

      1. R
        Raimond vlonjati

        Ky tregim eshte genjeshter me nivel halabaku fare . Ne ate kohe femra respektohej me shume se kushdo tjeter c'faredo shtrese klasore qe te ishte ajo. Nga menyra se si e trgon ky sharlatani, kuptohet me shume niveli prej lopcari ketij Reshat deficentit., qe genjen sikur eshte ne fillore .

        1. Z
          Zoni ,98 vjec

          Sistemi i kaluar kishte ligje shume te ashpra per ata qe nepermjet postit abuzonin seksualisht,sidomos punonjesit e ministrise se brendshme.Faktikisht me sa mbaje mend ,dy ish kryetar dege ne Durres,njeri ne vitet 60 dhe tjetri ne 75-82 u denuan njeri 8 vjet dhe tjetri 12 vjet burg me se shumti per imoralitet duke abuzuar me femra te cilat direkt ose indirekt(nuk i paragjykoje) kishin probleme me drejtesine.Sistemi politik i E.Hoxhes predikonte nje shoqeri me moral te lart komunist dhe keto episode sidomos ne organet e sigurimit dhe drejtesise,nuk ju pelqenin per arsyen e thjesht te diskretitimit ne popull.Por ky fenomen ishte me se shumti problem ne ndermarjet ekonomike dhe bujqesore kur kishte nje numer te konsiderueshm rastesh kur drejtora,apo pergjegjesa shfytezonin ne menyra shume te kamufluara postin per qellime seksuale.Kuptohet qe disa mbroheshin dhe faleshin prej lidhjeve qe kishin mbasi edhe shume femra shkonin me deshiren e tyre,por nese binin shume ne sy te opinionit vepronte ligji edhe ndaj tyre.

        2. N
          NAPOLEON BONAPARTI

          Kur lexon " tregime " te tilla te bere nga " talente " si kripa apo Piperi, fatkeqesisht te vjen ne mendje shprehja: Mire ua ka bere Hoxha kesaj kategorie njerezish pa nder e moral Te tille " kundershtare " politike pa dinjitet paska pasur, mashtrues dhe trillues te klasit te pare, horra me shkolle e pa shkolle dhe pa moral. Sistemi i Hoxhes ka pasur fajet dhe krimet e vet dhe nuk ka nevoje t'i sajohen eshtohen gjera te paverteta si ky tregimi i ketij Sanco Pancos prej Kripe. Ai sistem te diskreditinte, internonte, denonte apo vriste por nuk te perdhunonte. Para ligjeve dhe shtetit te atehershem ruheshin njelloj si personaliteti dhe nderi i gruas se te burgosurit politik ashtu edhe ai i gruas se sekretarit te partise. Mjaft e diskredituat veten o te mjere !

        3. V
          Varja ...na lodhem .me keto Histori..

          Shume bukur shkurt dhe sakte. ! Por pjesa me e madhe plus Ligjet Demokrate qe jane gjithe keto 32. Vite ,askush nuk eshte pergjigjur para Ligjit per krimet. ! Njerez te tille Kriminele ja kane vdekur ne rehati dhe ne qehtesi bile dhe Jete Lluksoze. ! dhe askush nuk u more me keto krime. ! Na cane koken vetem duke mbushur Gazetat dhe duke perfituar nga shitjet vetem Civerimat e Gazetareve. ! Mos flasim per Familiet e ketyre qe kane qene Viktima. ! qe i kane haruar fare keto krime qe Ju kane ndodhur pjestareve te Familieve te tyre. ? me vrape mendjen tek perfitimet Si te perndjekur. ! nderi dhe Familie zero....

          1. P
            Prec Ulaj

            Keto jane tregime per klasen e katert fillore. Perralla me Sigurimsa. Shkrim shume i dobet. Pa nivel.

            1. B
              Babi eshte I burgosuri apo gardiani?

              Qe komunistet i kane perdhunuar nenat motrat dhe grate e te burgosurve politike, kjo as qe vihet ne dyshim. Por ketu histori nuk jane per tu treguar, se do fillojne femijet te dyshojne ne identitetin ateror. Ajo eshte nje plage qe duhet mbyllur, se po e hape ndoshta shume njerezve nuk do tu pelqejne cfare do zbulojne. Cfare do ndodhi nese nga ky shkrim, dikush do zbuloje se babai i vertete eshte gardiani i burgut dhe jo i burgosuri? Boll deme kane ardhur nga tjetersimi i pronave... nuk u duhet familjeve te persekutuara edhe tjetersimi i atesise... boll kane vuajtur. Nuk i dihet sa shume burra dhe gra sot do stresoheshin po te merrnin vesh se babai i vertete eshte ai qe kane urryer gjithe jeten. Pastaj duhet te kthejne leket e burgut qe kane marre nga babai i burgosur, pastaj duhet te votojne komunistet... ohuuuu

              1. T
                Tori

                Nga arsyetimi qe ben dukesh qe e ke pasur babane komandant ushtrije dhe nqs nuk eshte e vertete beji analizat dhe do e shikosh i kujt je.

            2. S
              Sebastia

              Ca ferri coji partia o idiot. Dy mostrat e partise nuk u vran ne aksident por u inskenua sikur vdiqen nderkohe vdiqen me urdher te partis dy deshmitar kyc,njeri madje dhe njeri me moral qe dha doreheqjen dhe raportoi krimin e eprorve te tij. Kte beri partia e djajve,vrau dhe dy te pafajshem te tjere.

              1. E
                Enver Hoxha një Terroristi Talibane

                Kjo tregone fetyren e vertet, të Enver Terroristi, dhe të sistemit që ai, bashke me disa pordhunuse dhe vrase kishin nurture. Një historie shume e dhimshe. Por keshtu ndodhe kure sundone i ligu, për her i keqi del i lare, dhe i mir përfundone shume keq.

              2. N
                Nje lushnjar

                Ate koh qe flisni gacat me biografi te keqe i hiqnin vete ato te shkreta mjafton qe ti thoje Dhe tani tregojn tregime me perdhunime Mire e kane u zgjidh thesi tani

                1. M
                  Malo

                  Ty Lushnjar kush ta treguar Kete qe shkruan Nena jote Gruaja apo Vajza jote,a ka mundesi te lexoshe se cfar ti komenton edhe mos ta Qishe ty bythe edhe cfar ke ti?po pse mor Bir kurve Komuniste cfar te ben te shkruash ato pisllqe qe ne shtresa e vuajtur si kemi bere?a ke byth te thuash kush je qejfe kame te takoje.

                  1. H
                    Hordhia e ndyre e Sali Rrumpalles

                    Mos ja vini re ketij qe e quan veten Lushnjar. Ky nuk është Lushnjar. Ky është nje laluc per te ardhur keq. Ky edhe tani i heq vete ato të shkretë, pa ja kerkuar fare njeri Lusnjare janë zona kodrinore e Lushnjes të cilët kane vuajtur nga regjimi komunist, u persekutuan si bashkepunetore të Ballit. Ideally e Luftes Antifashiste u tradhetuan mbas lufte. Ky duket si tregim fantazi, dhe me shumë bën dëm se sa sensibilizon opinionin publik. Por ngjarje te tilla kane ndodhur plot. Ndodhin sot kur nuk ka më frikë njeri, e jo atehere kur ndyresirat qe punesoheshin ne Sigurimi e Shtetit shfrytezonin frikën qe diktatura mbolli ne popull. Kishte plot komunistë dhe sigurimsa të ndershëm, por ishin disa qelbesira qe meritonin të vareshin, por shpetuan paq, sepse Sali Berisha ose i mori ne PD, ose u tha të iknin jashte Shqipërisë Dhe nuk i hapi dosjet që nuk i hapi. Mjere ata qe vuajten persekutimin mbi kurriz, se vetem ata e dinë. Prandaj gjyshi im vdiq antikomunist me bindje, sepse provoi vete torturat e Sigurimit, megjithese kishte strehuar partizane dhe ilegalë gjatë Luftes. Ashtu si kemi respekt per ata qe dhanë jetën ne lufte kunder fashizmit, të kemi respekt edhe per viktimat e regjimit komunist.

                    1. P
                      Pilo Lala

                      Nqse ti pretendon qe tregimi eshte i vertete, pse te mos pretendoj Lushnjari per vertetesine e komentit te tij? Ne drejtim e ne timon, lala lalen e ndihmon...., ti Malo nuk ke cna bon.

                    2. K
                      Kolera kuqe

                      O lushnjar kerme e kuqe,uroj te te qijne nenen,motren,grune dhe gocen ne byth qe te te vije mendja rrotull

                      1. N
                        Nje lushnjar

                        Na rrufshit topet ti malo me gjith ata ballistat nga ballagati dhe ai anti komunisti i pas 91 Un vetem sa thash nje mendim qe kisha mer kyngujt e rritur ne hije E kisha me genjeshtrat masive qe thuhet per keto perdhuninime Ne ate koh skishte burr ti prekte nje femer me zor sepse e kishte te sigurt 25 vjet burg

                      2. h
                        ha-haha

                        Dhe në cilën dosje ishte fshehur ky plan për roman me spiuna!?????????????????????

                        1. t
                          tefiku

                          Bejne romane dhe i praqesin si te verteta .

                          1. A
                            Aqili

                            kush i shkruan keto perralla ne Nastradin !? oooo Merooo koke loqja ! Po karandisesh edhe ti si Fantomasi i Klanit ! Te befsha mutin mu ne gazete qe ke

                            1. t
                              të përdalët

                              Qelbësira propagandistike për të indoktrinuar brezin e ri që nuk i ka jetuar ato kohë. 10 pash nën dhe do të fuste ligji i asaj kohe epokale për një krim të tillë. Për një dashuri partizançe u dënuan rëndë dy partizan në kohë lufte e mendoni më pastaj se se në ç'vrimë të ligjit do të futej një oficer i asaj kohe për këtë poshtërsi imorale. Ju mashtroni ndyrësisht, poshtërsisht, në mënyrën më monstruoze për ato kohë kur populli fitoj besimin tek klasa politike e asaj kohe pikërisht për moralin e saj të lartë dhe ligjshmërinë e reptë. Këto sjellje morale janë tipike për klasën politike të sotme, për administratën e koruptuar deri në palcë , për median e kriminalizuar si një bondë gjobvenese, për imoralitetin që ka përfshirë gjithë shoqërinë shqiptare. Ju nuk mund ti mbuloni realitetet e sotme drithëruese, të frikshme duke shpifur për një epokë që i bëri shqiptarët denjësisht të moralshëm , të civilizuar dhe modern. Pështyj me neveri mbi këtë imoralitet mediatik, shpifës e sajues që paguhet nga antishqiptarët e kamufluar si antikomunist. Haram që jeni shqiptar o bastard.

                              1. B
                                Bureto

                                Për ti i @'Perdali'! Sa per dijeni ata dy te rinjte që thote kryetari (Petriti) ne shkrim, por qe i permend dhe ti, ishin Zaho Koka nga Vunoi dhe Ramize Gjebrea nga Gjirokastra. U pushkatua Ramizeja, por jo Zaho. Ky u vra gjasme ne nje aksion partizan siç kane dashur ta justifikojne vdekjen e tij, ka qe thone se u vra nga te tijte, por ka edhe nje variant te trete qe per krimin qe bene komisaret dhe komandantet e tyre partizane, Zaho teper i hidheruar, e stimuloi vdekjen vete. Per kete histori jane shkruar shume si nga deshmitaret okulare, por edhe nga ata qe kane shfletuar dokumenta te arkivave. Në fund te fundit, e perbashketa e te gjitheve, eshte se Gjebrea nuk u ekzekutua per thyerje të ndonje "morali" partizan, por më shumë si porosi nga shemrat e saj, që ishin prapa të "mëdhenjve" të tyre. Per keta mund te lexohen librat e Kasem Trebeshines, komunist i bindur, komisar dhe batalioni, i cili tregon edhe per kete moral, sidomos per veren e vitit 1944, kur në Helmes te Skraparit, zhvillohej Kongresi i Rinise Komuniste. Kush ka qejf, per te mesuar rreth atij morali, le të lexojë më shume. Por ketu gjetke e kam muhabetin. Ato te asaj kohe edhe jane, edhe s'jane aq te shpeshta dhe kesisoj nuk mund te banalizohen. Në ate kohe, per faktin se në formacionet partizane u ftuan apo u vetofruan, edhe vajza te reja, shtabet i druheshin ndonje degjenerimi, qe do ishte nje ushqim per kundershtaret e tyre sidomos Balli Kombetar, qe ishte kunder pjesmarrjes se vajzave në lufte. Po gjithsesi keto i takojne vetem asaj kohe. E pra, mbas fitores nga komunistet, nuk rezultoj e njejta gje. Rastet e imoralitetit në rradhet e tyre, por sidomos perdhunimet e hetuesve dhe sigurimsave ndaj femrave nepermjet poshterimit, u perdoren, qofte per te shfryre epshet shtazarake, qofte per t'i detyruar te depononin ato genjeshtra, qe atyre u duheshin per te arritur qellimet e tyre, ndeshkimin e "armiqve" dhe/ose të familiareve te tyre. Edhe per keto ka mjaft shkrime, dokumente dhe fakte gjenden kudo neper arkiva, biblioteka etj. Sidoqofte me duhet që të hedh poshte me neveri, komentin e nje fare @"lushnjari" aty me siper, i cili me siguri do jete ndonje bastard i ndyre i atij kontigjenti që po diskutojme. Turp per te dhe per kedo qe mendon si ai. Të mos kesh empati per viktimat e perdhunimeve te hetuesve sigurimsa te diktatures, më e pakta eshte te jesh vete nje prej tyre ose siç tashe ndonje bastard i tyre. Mallkuar qofte gjithe raca e tyre! Ketyre te kesaj race, por edhe kuriozeve, u rekomandoj te lexojne dhe romanin "Deshtaku", të patriarkut te PS, pra dhe të tyrin, Dritero Agolli.

                                1. S
                                  Sebastia

                                  Ia ke qendis bukur por disa nga ata edhe pse ndoshta njerez me principe te mira jan te qorruar nga ai sistem i cili fshihte nen tapet gjakun,torturat,vuajtjet, perdhunimet dhe te gjitha padrejtsit qe bente mbi "armiqt e pushtetit popullor". Mjafton vetem te kujtosh qe po te tentoje te largoheshe ne nje vend tjeter denoheshe me 10 vjet heqje lirie per "tradhti ndaj atdheut". Nderkohe qe ne Jugosllavine dhe Greqine fqinje shtyhej emigrimi i popullsis drejt vendeve me te pasura sepse te ardhurat e emigranteve mbushnin arkat e shteteve te tyre, ashtu si ndodh sot me ne. Po pse nuk lejoheshin e pse ishte ai ligj? Pikerisht sepse e dinin qe ne momentin qe shqiptaret do shikonin boten me sy nuk do besonin me asnje genjeshter e mashtrim te "parajses buze adriatikut" dhe programeve si "Vende dhe Popuj" ku shfaqeshin vetem vende afrikane e te mjeret shqiptar besonin qe vendi i tyre ishte vertet parajse. Ndersa disa te tjere jan bijt e djajve te kuq dhe ashtu si baballaret e tyre jo vetem qe nuk turperohen per poshtersit qe kan bere eterit e tyre por jan krenar per to, madje po te kishin mundesi do i ripersertnin.

                                  1. I
                                    I përdali antikomunist

                                    Bureto. Je më i përdalë nga ment e kokës apo nga urrejtja unë këtë nuk e përcaktoj dot. E qartë eshtë që ti vjell fermentin që ke në vete. Ata që i dolën zot vendit në kohën e luftës dhe të tjerë pas lufte janë emblema morale e popullit shqiptar në historinë e tij shekullore, si asnjë brez tjetër, përjashtimet nuk e përligjin qenlehjen. Të lehësh si qen pasi kanë ikur dëshmitarët, të lyesh e njollosesh me vrerin e barkut tënd kjo nuk përbën as argument e as punë mendje e arsye. Kjo është vetëm dëshmi se ti dhe gjithë kategoria juaj janë plehrat e këtij kombi që qelbin prej 30 vjetësh.është koha jote dhe mjerimi i këtij populli.

                                2. G
                                  Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                                  Pas pushtimit 500 vjecar osman, Enveri dhe Partia ishin e keqja me e madhe per tere shqiptarine.

                                  1. V
                                    Vranakonti

                                    Shpifje dhe vetem shpifje. Ne ate sistem kishte rregull,disiplne,kerkese llogarie dhe zbatim ligji. Kushe shkelte ligjin futej ne burg ose haje koqen e plumbit. Per perdhunim te gave ne burg nuk behej kurre kjo gje,por ruhej me fanatizem e drejta e gruas ne burg. Memoria.al kete pune ka dhe paguhet per baltosjen e ati sistemi,socialimit.

                                    1. m
                                      mister GABI

                                      Na hëngësh munë o Reshat Kaka, me gjithë këto shpifësira që zhgarravit. Atëherë të prekje femrën edhe një fije floku, të shkërdhenin të katërmbëdhjetat...edhe prizën e macen e shtëpisë nuk ta kursenin...pfuuu dava debili...

                                      1. S
                                        Sebastia

                                        Ta shkerdhenin ty o cop mishi me dy sy, ty si skllav te denonin me pushkatim ose burgim pa mbarim nese perdhunoje nje femer, qe gjojash kemi shtet te drejt por ata qe kishin pushtetin nuk pyesnin per ligj , sidomos kur behej fjale per gra dhe vajza te denuarve politik. Te shkerdhefsha trut e gomarit.

                                        1. m
                                          mister GABI

                                          Duket fare qartë o Sebastia Kaka, që jo vetëm ke qënë spiun, por edhe kurvë birucash e galerish...Ta pasakan kallaisur mirë sumën o plak matuf, që edhe sot nuk të ndahet kromi nga vëra...tyt hajdut, mut qëni.

                                          1. Sebastia

                                            Jo fismoterqir, rrjedh nga nje familje komuniste qe fatkeqsisht u manipulua nga ai sistem.

                                      2. I
                                        Intelektuali

                                        Fantazi mjerane per sensacion !?

                                        1. V
                                          Veshgusi

                                          Ja ke fut kot plako,32 vjet ke ndonjë arsye që ta lavderosh,po e ardhmja si do jetë,po pe gjitmon mbrapa do biesh ndonjë puset fekalesh aty do gjesh veten.

                                          1. N
                                            Niko Shpiragu

                                            Pyetja ime eshte: kater vet e dinin kete histori, dy perdhunuest, dy deshmitaret dhe vet kryetari qe gjeti menyren per ti eleminuar deshmitaret dhe nuk mund ta dekonspironte se denohej vet. Si e mori vesh autori i shkrimit kete ngjarje?! Mos ai vet ka qene kryetari Deges se puneve te brendeshme! Ju lutem a ka ndonje njeri qe mund te ma sqaroje kete se jam konfuz. Eshte edhe nje variant tjeter qe eshte normal: nje krijimtari letrare per te shitur libra dhe per tu dukur si shkrimtar. Me miljona shkrime letrare jane bere dhe vazhdojne te behen ne bote dhe ato lejohen se deklarohen si krijime letrare, por ky pse deklarohet si real kur nuk ka as deshmitar dhe nuk figuron ne ndonje dosje?! Ne interesin e autorit do ishte qe te quhej krijim letrar se i ngrinte vlerat si shkrimtar, por ai pretendon se eshte ngjarje reale, te cilen mund ta beje kushdo dhe nuk paraqiste ndonje vlere per autorin. Kuptimi i vertete i ketij shkrimi eshte se ai eshte politik per te hedhur sa me shume balte ne te kaluaren dhe pikerisht keto kohet e fundit per te terhequr vemendjen nga opinioni i keq diskreditues qe ka mare demokracia ne vendin tone duke u thene njerezve: mos u qani se ka qene shume me keq me pare . Nuk eshte bere aq shume tani, por ajo koha e pare ka qene nje menxyre e vertet do te thote ky shkrim jo real qe paraqitet ketu si real.

                                          2. R
                                            RAIFI

                                            Nëse është e vertet kjo ngjarje e përshkruar autorët,pushtetarët ishin nga Greqia apo Serbia?Nese ishin shqiptar pse nuk i denoncoi askush?O njerzë mos u merrni me të kaluarën por analizoni të tanishmen që e kalon atë kohë me përdhunime,vrasje,plaqkitje,kurvllek të organizuar brenda vendit dhe jasht vend,drogë brenda vendit e jasht vendit,tradhti kombtare,martesa me serb e maqedon e çka jo tjetër.Ka ky vend pushtet apo kriminel,ka ky vend intelektual për të demaskuar këto fatkeqësi kombtare apo që të gjithë jeni fut nën sqetullën e Serbisë.

                                            1. S
                                              Sebastia

                                              Ke te denoncoje o rrot kkkaaari? Kur edhe sot qe je ne "demokraci" duhet te mbash gopro ne koke 24H ndezur sepse edhe nje polic i thjesht rrugor abuzon me ty dhe po nuk pate prova me video askush nuk te beson biles te fusin dhe nje te rrahur ne komisariat. Imagjinoje tani ne at kohe kur zagaret e demonave ishin te plotfuqishem. Si mendon se rezistoi ai sistem per 45 vjet ? Nga njerzit e mire dhe te urte ? Nga ata njerez qe sapo u hapen kufijt u larguan me eksod biblik nga "parajsa buze adriatikut" ai sistemi nuk do zgjaste as 1 jave. Ai sistem u mbajt gjalle pikerisht nga bastarde e hiena te pashpirt si hetuesit, policet, dhe spiunat komuniste. Por duke dit se pikerisht ishin shqiptare ata qe skllaveruan, torturuan dhe vran mijera shqiptar e miliona i mbajten si skellever un te them ty, 1 milion here me mire me serb, grek e maqeon sesa me shqipHIEN. Serbet ne kohe te komunizmit edhe kriminelet e tyre nuk i burgosnin por i linin te lire, Tito burre me mend, u thoshte ne jugosllavi mos beni gje, ne europe vidhni, q..ni motren. I la te vetadministronin punen e tyre , i la pronen e lire, i la te punojne neper europe e bote jo si ky qeni i ndyre qe i mbylli ne ferr miliona skllever e vet bente jet alla frenga. shqipFISQIRI as te BOLET nuk I vjen serbit ,grekut dhe maqedonasit. Ata e duan e njeri tjetrin, nuk skllaverojn popujt e tyre.

                                              1. L
                                                Larg llumit

                                                Tpu , farë e keqe që i gëzohesh mjerimit 30 vjeçar të një populli gati të martirizuar. Asnjëherë o plehrë e ndyrë populli shqiptar nuk ka qënë i dyzuar, i konfliktuar brenda vetes si këto 30 vjet që të dhanë mundësinë ty të perifrazosh mbroçkulla si ato më sipër, të denigrosh figurën morale të tij përball popujve të tjerë fqinj o bastard. Atë sistem e mbajti gjallë besimi tek klasa politike e asaj koihe, tek ligjet me karakter popullor, tek drejtësia dhe forca për të mbrojtur interesat e popullit përball fundërinave si ty e kallëpi jot. Ishte pikërisht toleranca që dekadën e fundit u tregua ndaj mostrave si ty që i dha revanshin asaj të keqe që sot po kërcënon existencën e shqiptarëve. Po të qe ndryshe nuk do ishte arritur një nga qëllimet më të larta humane gjatë 45 vjetëve, strehimi gati falas, mjeksia falas arsimi i përgjithshëm falas me një popullsi që u nxorr nga mesjeta 850 mijë banor (80% analfabet e shendetlig) dhe arriti gati 4 milion të arsimuar, kulturuar, shëndetshëm e sigurtë, o llum halesh

                                                1. R
                                                  RAIFI

                                                  Të gjithë elementet dhe agjentet e huaj duan të shajnë dhe denigrojnë çdo gjë shqiptare,jo rastësisht janë dënuar e burgos grupe agjenturore.Sot ca halabak të mbuluar me "mushema demokratike" duan njejt si bagëtia të kullosin ku është më së miri,pa punuar duke vjedhur e plaqkitur ,duke shkatërruar pronën shtetërore e at publike por na marrin të keqen.

                                                  1. S
                                                    Sebastia

                                                    I neveritshem, e verteta dhemb!

                                                  2. R
                                                    RAIFI

                                                    Bëru serb po deshe,të pranojnë me siguri pas kanë marr me mijra nuse serbe edhe ty ta bëjnë një vend.Po del në zgjedhje ti,po po njerzit tuaj po dhe kend votoni apo ruset a bullgaret po u bëjnë dëme,vet jeni të tilm,duan të fitoni për një javë dhe të bëheni milioner andaj shteti të sulmon ,kërkon rend e rregull.Edhe një gjë mësohu me kundershtue mendimin e tjetrit pa fjalë banale se po të ndihet goja kur po i merr në goj.

                                                    1. S
                                                      Sebastia

                                                      Te vjen natyrshem qe te thuash je rrot kkk kur flet rroma per toma. Pse nuk e denoconin thua ti a thu se vjen nga nje galaxi tjeter. Serbia thuj flm qe t hapi dyert e botes e t beri pak njeri se ndryshe shpellar do ishe akoma.

                                                    2. i
                                                      i drejti

                                                      bravo nuk kam se cfare te komentoj i the te gjitha ti cfare doja te thosha.

                                                  3. K
                                                    Kllapa

                                                    Keta kujtojne se Shqiptaret linden pas 92 ,,,o Hale ,,nje rast edhe mund te kete pasur,tjetri ishte president i amerikes e shperdoroi Postin….por Shqiptaret e dine qe nderin ja u mbronte ai sistem me shume se ky sistemi sot …na ka Marre Malli te shikojme Trekembshat ne Mes te Qytetit …ata ishin sistem gjapiresish edhe mes tyre keshtu qe ,Po te merrej vesh dicka e tille Oficeri do kishte Fatin e Feçor Shehut….Keto jane shpifje se ai sistem pas 32 vitesh akoma Po mund sistemin e Kurvave,bythqireve,kodosheve e Llumit qe na i promovojne me gjoja Shqiperia evropiane

                                                    1. S
                                                      Sebastia

                                                      Ai sistemi u krijua me gjak, vrasje, masakra , mashtrime dhe vjedhje te prones private. Jo vetem qe kan qen raste shume te shpeshta por ishin pikerisht njerzit e lige e shpirt katrana qe i sherbenin me zell dhe i duheshin me shume se cdo kush tjeter djajve te kuq. Ishin kta njerez pa mbeti ne kembe sistemi se pa te tille monstra nuk kish ca bente bastardi impotent kopili i turkut bashke me hienat e tjera qe i hengri njeri pas tjetrin. 32 vite pas sistemi "demokrat" eshte pjelle e asaj fare te keqe qe mbiu ne 44. Sali Berisha,Fatos Nano,Pandeli Majko,Ilir Meta, Edi Rama jan te gjithe pjella komunista ,djaj te kuq qe ndjekin me perpikmeri hapat e baballarve tyre. Nuk mundet me te bejn kampe koncentruese,nuk munden me te mbajn nen zinxhir skllever shqiptar por vjedhjet,abuzimet dhe urrejtjen ndaj ktij populli nuk e kan ndaluar kurr.

                                                      1. K
                                                        Komunistet

                                                        Nuk Po na jep Alternative ti ??? Harrova sistemi i Mbretit Turkoshak qe ja hypte te Motrave eshte sistemi yt.Ke goje te shash komunistet ti Bajge balliste.

                                                        1. Sebastia

                                                          Alternativa eshte zhdukja e fares orko-hieniane te kuqe. Alternativa eshte DEMOKRACIA e vertet pa virus te kuq brenda. Te shkerdhefsha mbretin dallkauk bashke me kopilin turkoboshnjak.

                                                    2. A
                                                      Alo ushnja, ushnja

                                                      Romani:-QIRJA E TE PERSEKUTUARES" BUKUR e ka shkruara eeeee? Keta kripat, e Sheqeret è persekutuar, Jane denuar me vendim gjyqi, sipas ligji te kohes. A I bejne dot publike vendimet me te cilat Jane denuar? Po gjyq per te fituar pafajesine me denim in e padrejte, antiligjor, per ta merituar titullin e l'arte te demokracise "i persekutuar i Diktatures" pse nuk e hapin? Dihet qe ligji per amnistia nuk te jep pafajesine, por fal denim in. pra je i denuar i falur, jo i persekutuar. TE persekutuar te ben vetem vendim i i gjyqi. Asnje nuk e ka bere. Pse? Duan te rehabilitohen, te fshehin aktin antiligjor te kryer. Me trego i dot nje shtet qe nuk i denon spiunet, hajdutet, kriminele, etj?

                                                      1. P
                                                        Per komentuesit e zellshem dhe te paduruar.

                                                        Shume vone u kujtuat. Do ishte mire te ishit shprehur ne vitin 1992 - 1993 dhe 2005 - 2013 kur ishte ne Pushtet AntiKomunisti me i Eger Boteror prof.doc.lexhennde.gjigand.mret etj. SALI BERISHA. Tani i kane rene dhembet. Sidoqofte kujtimet dhe vuatjet tuaja te dhimbshme duhen respektuar por si dhe nje komentues me lart sot po ndodhin krime me makaber qe krahasuar e juaja nuk viheshe re. Flm

                                                        1. A
                                                          Ajo kohe qejfi ta ka posta mban

                                                          Edhe sikur me kokra kane qene, pas 90 po te shiten si skllever OZ, Reshat spo ben me oershtypje ta krahasosh naten me diten ne kete drejtim. U mesuan me kete dhe sju ben me pershtypje ,normale dhe hajde ndreqe.

                                                          1. K
                                                            KATUNDARI

                                                            Autori i shkrimi nje idiote ne fund te shkrimit thekson:Askush nuk e morì vesh te verteten madje as vete viktimat .Hajde e merre vesh cfare don te na thote.Kur se moren vesh te gjallet or trap si do ta merrni vesh te vdekurit ?

                                                            1. p
                                                              petrit

                                                              ....... Kete punen e perdhunimeve ne qelite e diktatures e ka SHPJEGUAR shume mire kengetari i burgosur politik Sherif Merdani. me duket se ky eshte nje hartim sikur i benim dikur ne shkolle te mesme.

                                                              1. R
                                                                Raimond vlonjati

                                                                Edhe i ndjeri Dritan Prifti, me figure dhe me ze e kish biseden me Ilir Mutajn, por xhahili Sali, si SOMELIER KAVALJER qe eshte doli, e tha qe vera qe piu ne darken qe hengri ne shtepine e Mutajt, (12 ore para se gjykata e tredhur e plepave te jepte vendimin per vertetesine e vidjos) ishte e nje cilesie shume te mire. Pas ca oresh xhahili Sali, "Komunisti me Rolex" i regjimit te E Hoxhes,dergoi ne grope 4 viktima qe kishin dale per "ti mar pushtetin me dhune" ne bulevard. Ky eshte fisqiri Sahale, qe se bashku me fisqirin tjeter, Ilir Mutajn, na kerkojne voten per te na vrare perseri, por kete radhe jo kater vete, por disa qindra. Dhe si popull pa kujtese qe jemi, ka plot nga ne qe i ngrene lavde ketyre kobzinjve, dhe qo do ti japin disa vota perseri.

                                                                1. M
                                                                  Mali

                                                                  Po pse mor mister GABI nuk prejej fera në ato kohra! A nuk punonin në llac dhe ngarkim-shkarkim gratë dhe vajzat e të perndjekurve Gjë krejt në kundershtim me traditen e shqiptarit

                                                                  1. M
                                                                    Mali

                                                                    O ushnja o qyqar, Ligjet e asaj kohe idhin ligje antinjerezore Me c'te drejtë ligji të denonte po mos ta doje fjala vjen komunizmin Idéologjia komuniste është një nga shumë ideologjite që ekzistojne dhe njeriu duhet të jetë i lire të zgjedhe atë që i pelqen

                                                                    1. L
                                                                      Lugu gjat

                                                                      Te liq dhe kriminelet ka ne c'do kohe ne c'do sistem. Ne ate kohe dhe mund te kete ndodhur ndo nje akt i tille, keqardhje per viktimat. Por neqoftese nje akt i tille dilte ne drite persekutori i kish te lara hesapet me kete jete brenda pak ditesh.

                                                                      1. D
                                                                        Dajti

                                                                        Turp per shkruesin e artikullit! Turp per gazeten Tema qe e boton! Turp per “komentet” me fjalet me te pista!

                                                                        1. S
                                                                          Ska

                                                                          Nuk eshte e qarte ne se eshte njarje e vertete apo krijim artistik bazuar ne njarje te ngjashme, por eshte vertet nje pershkrim renqethes qe mezi pres ta lexoj. Nje pershkrim tmerrues I veseve te krimineleve te sigurimit.

                                                                          1. A
                                                                            Alo ushnja, ushnja.

                                                                            O qyqar Mali. Cdo shtet ka ligje te vetat. Kete po te kerkoje, fito te drejte me gjyq. Nese jo, hiqni d'ore nga titulli i persekutuar, Ka qene nje direktiven e UDB per agjenturen e saj ne shqiperi-perpiquni te kanalizoheni dhe gjukoheni me ligjin per agjitacion e propogandes. Ishte denimi me I lehte per nje AGJENT. A KE degjuar gje ti, zoti Mali, qe edhe nje hajduti kur e pyeten pse vodhe, u pergjegjes :-"Desha te demtoja ekonomikisht komunizmin". Kane hyre njere, ne burg per vjedhjes, per shperdorim posti, per mardhenie seksuale me te mirur, etj dhe Kane Dale te persekutuar politike. Nje mesues ne shkolle e mesme bujqesore ne golem te kavaje u denua per here te pare per mardhenie seksuale me nxenesen e tij. Doli dhe u be politikan me vone. Kete po kerkoje, deshmi me vendim gjukates qe je denuar me x ligj komunist, pra denim te padrejte. Fitoje me vendim gjyqi, jo me dengla. Tjeter pune se te djeg. Nese te djeg, kruaju, thote popull i.

                                                                            1. X
                                                                              Xhaxhi

                                                                              Te prekje femren te fusnin 7 pale nen dhe o plehra ne kohen e xhaxhit. Ka 32 vjet qe eshte permbys sistemi pse nuk thoni nje emer te vetem? Fecor Shehun xhaxhi e vari prej bolesh vetem sepse mashtronte grate e mbante dashnore. Ne ate kohe femrat luanin volejboll ne Mirdite e Tropoj me breke dhe nuk guxonte njeri te hapte gojen ndersa sot te fusin celularin poshte shaleve apo ne hale. Plehra qe mashtroni e genjeni. Sa me shume shpifni aq me shume populli kerkon xhaxhin.

                                                                              1. S
                                                                                SAMIU

                                                                                O Reshat Shellira Shiko cfare ndodg sot nga nje deshmitare qe eshte gjalle dhe me emer mbiemer dhe post te larte... E ke ketu tek TEMA kete histori te vertete ... jo shpifjet e tua Ish-drejtoresha e burgut në Tiranë rrëfen historinë rrëqethëse: Nëna vrau të birin, ai e përdhunonte dhe i priste trupin me thikë... Ja cfare plageh te thella ka kjo shoqeri e sotme .. nuk po permend as korrupsionin, as bandat, as tritolin, as vrasjet me pagese etj etj... Shkruani realitetin e sotem se ai regjim pervec varferise gjithshka e kishte shume me mire se sot se kishte shtet ligjor....

                                                                                1. S
                                                                                  Sula

                                                                                  Shume e drejte!

                                                                                  1. M
                                                                                    Mali

                                                                                    Alors ushnja o qyqar, Mua s'me djeg fare se mes të tjerash kam jetuar mirë në atë sistem Në kuptimin që i jepni ju që statusin e të perndjekurit e kanë marrë të burgosur ordinere, keni të drejtë Por këtë e kanë bërë bashksrisht PS dhe PD si pasardhese të PPSH Unë flas për të persekutuarit e vërtetë ku besoj ben pjesë dhe fsmilja Kripa

                                                                                    Lini një Përgjigje