Më 24 tetor 1913 konsulli austro-hungarez në Mitrovicë raportonte se nga një burim i mirëinformuar kishte mësuar se më datën 22 tetor 1913 një komision i përbërë nga një zyrtar i naçellnikut të qarkut, nga zëvendësi i prefektit, nga kryeplaku i rajonit dhe nga një imam kishte shkuar në shtëpinë e Isa Boletinit.
Zyrtari i naçellnikut i tha nënës së Isa Boletinit se do të dëbohet “në Serbinë e vjetër” bashkë me familjarët e saj nëse brenda muajit nuk arrin ta bind të birin e saj të kthehet. Nëna e Isa Boletinit, sipas raportit të konsullit austro-hungarez një grua e thjeshtë, por e mençur dhe energjike, ishte përgjigjur kështu:
“Nuk e di ku gjendet djali im, andaj nuk do të ndërmarrë asgjë për ta detyruar të kthehet. Ta dini se unë jam nëna e Isa Boletinit. Po ju them që askush nuk mund të na detyrojë të braktisim shtëpinë tonë. Mund të hapni zjarr ndaj nesh ose të na digjni kulmin mbi kokë, por të gjallë nuk mund të na largoni nga shtëpia”.
Në vijim të raportit të tij konsulli austro-hungarez shkruan se po ia lejonte vetes të shtonte edhe informatën se popi Angjellko, i cili hapur ishte angazhuar te autoritetet serbe për interesat e familjes së Isa Beut dhe për interesat e muhamedanëve të shtypur, para 10 ditësh ishte fjalosur dhe prishur me naçellnikun e këtushëm për shkak të familjes së Isës.
Pastaj popi Angjellko, i veshur me rrobe shqiptare dhe i përcjellë nga disa shoqërues, kishte marrë rrugën për në Drenicë. Në fund të raportit Konsulli Austro-Hungarez nga Mitrovica shkruan: “E konsideroj gjithsesi të mundshme që ky pop ortodoks, i cili ka qenë sekretar, furnizues me armë dhe mik i Isa Beut, të kalojë krejtësisht në anën e shqiptarëve”.
Burimi: Politika dhe shoqëria në Vilajetin e Kosovës dhe në Kosovën e sunduar nga serbët. Raporte të konsujve austro-hungarezë nga Ballkani qendror (1870-1914), botoi Akademia Austriake e Shkencave, Vjenë 2020. Edituar nga Oliver Jens Schmitt dhe Eva Anne Frantz. (Tekstet janë botuar në origjinal në gjuhët që kanë shkruar konsujt, gjermanisht dhe herë-herë frëngjisht). (E.Robelli)
Liber i rendesishem: Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Prishtinë 1998, fq. 302;
Cfare eshte nje pop ortodoks? Si pekthehet fjala pop? O mjerane qe ju duket vetja studjues dhe shkrimtare. Shkruani ne kete gazete pacavure ca lajme te shkurtra pa asnje lidhje me fjale te sajuara, me gabime drejtshkrimore.
Eshte prift (mos ne thuaj se kurr Nuk ke degjuar fjalen pop ortodoks (keshtu i quajm ne shqiptaret e dardanis,keta talibana ortodoks.