1200 burra të vrarë në Prizren dhe rrethina. Kufomat e tyre po i hanë qentë dhe zogjtë

14 Prill 2023, 11:24Dossier TEMA

1200 burra të vrarë në Prizren dhe rrethina. Kufomat e tyre po i

Në raportin e datës 30 janar 1913, konsulli austriak Oskar Prochaska njoftonte mbi pasojat e pushtimit serbo-malazez në Prizren dhe rrethinë. Sipas Prochaskas popullsia e qytetit të Prizrenit ishte shumë e frikësuar nga sundimi i dhunshëm.

Në rrugicat e qytetit, sipas diplomatit austriak, shihen pothuaj vetëm ushtarë, muhamedanët dalin nga shtëpitë e tyre vetëm në raste urgjente dhe me perëndimin e diellit qyteti duket si i vdekur. Shumë shtëpi muhamedanësh janë të zbrazëta.

Ato shtëpi që nuk janë të zëna nga ushtarët, po okupohen nga popullsia serbe. Meqë dyqanet plaçkiten gjatë natës, tregtarët muhamedanë që kishin kursime, i kanë mbyllur dyqanet pas fillimit të invadimit. Së fundi u plaçkit shtëpia e Shani Efendiut, pasanikut më të madh të këtushëm.

U vodhën edhe qilimat e Xhamisë së Sinan Pashës. Në qytet dhe rrethinë u ekzekutuan gjithsej 1200 burra.

Kufomat mbetën në qytet të pavarrosura me javë të tëra dhe u shërbenin qenve dhe zogjve si tagji. Edhe tani ekzekutimet po vazhdojnë herë pas here.

***

Burimi: Politika dhe shoqëria në Vilajetin e Kosovës dhe në Kosovën e sunduar nga serbët. Raporte të konsujve austro-hungarezë nga Ballkani qendror (1870-1914), botoi Akademia Austriake e Shkencave, Vjenë 2020. Edituar nga Oliver Jens Schmitt dhe Eva Anne Frantz. (Tekstet janë botuar në origjinal në gjuhët që kanë shkruar konsujt, gjermanisht dhe herë-herë frëngjisht). (E.Robelli)

1 Komente

  1. J
    Jane Rezultat i c'aramtimit qe i beri Kurva Plake

    Eshte c'aramatimi qe i bene shqiptareve ,eshte mosorganizimi i shqiptareve ,duke e len gjithcka Rastesise apo Meshires se Krimineleve serbe te Armatosur nga Rusia nderkohe qe urdhrat per spastrime etnike vinin po prej andej . A kan masuar dicka sot mbas gjithe asaj Historie Masakrash serbo malazeze ndaj popullsise shqiptare ne Kosove ,se ne cdo kohe ato mundet te perseriten , nqs shqiptaret perseri do bejne idiotin dhe sdo dijne te Armatosen e mos ndertojne Stradegji Mbrojtese ne raste Agresioni serb apo X - Armike ??????????? Apo do rrijne si gjithmone e presin ti vij mbrojtja nga Lart , duke u falur dhe presin sa te vijn shkau ne shtepi e marri e vrasi pleq _gra_femije ! Cfar bejn shqiptaret sot ? Si e garantojne ata jeten e femijeve te tyre ne rast Lufte ? Kjo duhet te jet sot nji Teme ne gjithe shoqerine Kosovare ,madje shperndahet Broshua ne t cdo Familje per t'i orientuar ,cfar masash duhen marre nga te gjithe per mos te qen i papregatitur ne raste te nji Sulmi serb atj . Kjo eshte detyra e shtetit por edhe Parioteve qe duhet te jen te zhgjuar e aktive ne gjithcka .duke mos e len popullin te papregatutue ne cdo suituate ,duke ber ne cdo Epoke Viktimen idiote

    Lini një Përgjigje